Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ZELANDË E RE – Të vdekur dhe të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve

22 January 2026 at 10:01

UELLINGTON, 22 janar /ATSH/ – Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë rrënojat në një kamp pushimi në Zelandën e Re, në kërkim të personave të zhdukur, mes tyre edhe fëmijë, pas një rrëshqitjeje toke të shkaktuar nga reshje të dendura shiu, e cila ndërpreu furnizimin me energji për mijëra banorë dhe shkaktoi dëme të mëdha, sipas Reuters.

Deri tani rezultojnë dy viktima.

Banorë u evakuan dhe rrugë u mbyllën, ndërsa shirat e  rrëmbyeshëm përfshinë pothuajse të gjithë bregdetin lindor të Ishullit të Veriut.

Policia vlerëson se numri i personave të zhdukur ende nuk dihet pas rrëshqitjes së tokës në zonën turistike të Mount Maunganui.

Ekipet e shpëtimit thanë se fillimisht dëgjuan zëra që kërkonin ndihmë nga nën rrënoja, por deri në fund të pasdites nuk u zbuluan më shenja jete, ndërsa u shtuan shqetësimet për qëndrueshmërinë e shpatit.

Rrëshqitja vjen pas ditësh reshjesh të rrëmbyeshme të lidhura me një sistem moti tropikal, i cili ka sjellë sasi jashtëzakonisht të mëdha shiu në zona të gjera të Ishullit të Veriut.

Shërbimi i ndihmës së shpejtë njoftoi se rreth 40 zjarrfikës, përfshirë ekipe të kërkim-shpëtimit urban dhe qen nuhatës, po punonin në vendngjarje, e cila është evakuuar plotësisht.

Dy ekskavatorë janë angazhuar gjithashtu për të hequr mbeturinat.

Dëshmitarë përshkruan skena kaosi teksa shpati u shemb./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post ZELANDË E RE – Të vdekur dhe të zhdukur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme

18 January 2026 at 16:52

TIRANË, 18 janar /ATSh/ Rrëshqitje masive toke kanë goditur fshatin Spathar, në bashkinë e Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa, infrastrukturë rrugore dhe toka bujqësore.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ndau në rrjete sociale momente të zonës së dëmuar, teksa bëri të ditur se lëvizjet e para të dheut u vunë re të shtunën rreth orës 14:30, ndërsa rreth një orë më vonë fenomeni u riaktivizua me intensitet më të madh. Në orët e vona të pasdites, situata u përkeqësua ndjeshëm, kur rrëshqitja përfshiu një bllok të tërë banimi, kryesisht në lagjen “Hoxha”.

Sipas Emergjencave Civile të bashkisë Librazhd, shtatë banesa janë dëmtuar rëndë dhe konsiderohen të pabanueshme. Zona e prekura ndodhet pranë ish-depos së furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët vendas.

Situata mbetet kritike, ndërsa bashkia Librazhd ka aktivizuar të gjitha strukturat për të mbështetur banorët dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme nga rrëshqitjet e dherave.

/e.xh/r.e/

The post Rrëshqitje masive toke në Spathar, shtatë banesa të pabanueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dëmtohen dhjetëra banesa

By: Ela
17 January 2026 at 18:01

Rrëshqitje masive të tokës janë regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha toke. Në orët e vona të […]

The post Rrëshqitje masive të tokës në Spathar të Librazhdit, dëmtohen dhjetëra banesa appeared first on BoldNews.al.

HAPËSIRË – Një meteorit nga Alaska zbulon origjinën e ujit në Tokë

13 January 2026 at 21:21

LONDËR, 13 janar /ATSH/ – Një meteorit i rrallë, i gjendur në Alaska, po bën që shkencëtarët të rimendojnë origjinën e ujit në Tokë.

Gjetjet e reja sugjerojnë se planeti ynë mund të kishte hidrogjenin e nevojshëm për të formuar ujë vetë, pa ndihmën e asteroideve, duke sfiduar teorinë që Toka e hershme ishte e thatë, sipas” Daily Glaaxy”.

Ky informacion vjen nga studimet e kryera nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, të cilët analizuan një meteorit enstatit chondrite të njohur si “LAR 12252”. Përbërja e tij, që ngjan me Tokën para 4,55 miliardë vjetësh, tregoi sasi të konsiderueshme hidrogjeni që më parë nuk ishin zbuluar.

Studimet e mëparshme kishin gjetur vetëm gjurmë të vogla hidrogjeni në “LAR 12252”, të cilat mund të ishin shkaktuar nga kontaminimi pas mbërritjes së meteoriti në Tokë. Ekipi i ri analizoi matriksin, materialin që rrethon chondrulet, dhe zbuloi hidrogjen sulfurik natyral.

Sipas Thomas Barrett, autor kryesor i studimit, kjo tregon se hidrogjeni nuk erdhi nga toka, por ishte pjesë e përbërjes origjinale të meteoriti, duke ofruar prova që uji mund të ishte formuar në Tokë natyralisht.

Meteoriti “LAR 12252” bën pjesë në grupin e rrallë të enstatit chondrite, që përputhet ngushtë me përbërjen izotopike të Tokës së hershme. Këta meteorite shihen si “fotografi” të materialit që formoi planetin tonë.

Mendimi i mëparshëm ishte se Toka ishte relativisht e thatë dhe uji erdhi më vonë nga asteroidet e lagura. Gjetjet e reja tregojnë se përbërësit e Tokës mund të kishin qenë “të pasur me hidrogjen”, duke mundësuar formimin natyral të ujit.

Ky zbulim ndryshon mënyrën se si kuptojmë evolucionin kimik të Tokës. Sipas studiuesve të Oksfordit, formimi i ujit ishte një pasojë natyrore e materialeve të planetit, jo një rastësi kozmike.

Teoria tradicionale që uji erdhi përmes goditjeve të asteroideve mbetet e diskutueshme.

Prania e hidrogjenit natyral në meteoritin “LAR 12252” sugjeron fort se uji mund të ishte krijuar në Tokë vetë, duke sfiduar perceptimin e deritanishëm në shkencën planetare. /Ad.Ab./ a.jor.

 

The post HAPËSIRË – Një meteorit nga Alaska zbulon origjinën e ujit në Tokë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuotat e lumenjve nën kontroll, 945 hektarë tokë bujqësore me prani uji në Shkodër

12 January 2026 at 09:32

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Bashkia e Shkodrës njoftoi sot se situata hidrologjike paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre.

Sipas bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë sipas njësive administrative Dajç rreth 120 hektarë, Velipojë rreth 195 hektarë, Ana e Malit rreth 600 hektarë dhe Bërdicë 30 hektarë.

Sipas bashkisë, prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë, është i bllokuar kalimi me mjete për shkak të rritjes së nivelit të ujit në rrugë.

Bashkia Shkodër bën me dije se situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.64 metra. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.70 metra, rreth 0.50 metra nën kuotën kritike (9.50 metra). Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.70 metra, rreth 2.30 metra nën kuotën kritike (10.00 metra).

Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal. Argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesit e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.

/e.i/j.p/

The post Kuotat e lumenjve nën kontroll, 945 hektarë tokë bujqësore me prani uji në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjurmët më të hershme kimike të jetës në Tokë zbulohen në shkëmbin 3,3 miliardë vjeçar

21 December 2025 at 08:55

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/- Shkencëtarët kanë zbuluar “jehona” kimike 3,3 miliardë vjeçare të jetës së lashtë, sipas “ScienceAlert”.

“Jehonat kimike” në Shkencën Mjedisore i referohen pranisë së vazhdueshme dhe të dallueshme të substancave sintetike ose antropogjene në një mjedis shumë kohë pasi lirimi ose përdorimi i tyre fillestar ka ndaluar.

Karboni i fosilizuar i ruajtur në shkëmbin 3,33 miliardë vjeçar “Josefsdal Chert”, në Afrikën e Jugut ka dhënë provat kimike më të hershme dhe më të sigurta të jetës – të zbuluara deri më tani në Tokë.

Duke përdorur të dhënat nga piroliza-kromatografia e gazit-spektrometria masive (Py-GC-MS), studiuesit identifikuan modele delikate dhe karakteristike të fragmenteve organike që dallojnë karbonin e prodhuar biologjikisht nga materiali jo-biologjik.

I trajtuar në 406 mostra që përfshijnë organizma modernë, fosile të reja, stromatolite dhe karbon të lashtë të ndryshuar – algoritmi arriti saktësinë mbi 90% – në identifikimin e nënshkrimeve biotike, edhe kur fosilet e dukshme mungonin ose degradimi ishte ekstrem.

Kjo tregon se jeta e lashtë mund të lërë pas “jehona kimike” të qëndrueshme që vazhdojnë shumë kohë pasi strukturat fosile konvencionale janë fshirë.

Studimi, gjithashtu zbuloi prova më të hershme të forta të fotosintezës, duke gjetur sinjale biotike në shkëmbinj 2,52 dhe 2,3 miliardë vjeçarë nga Afrika e Jugut dhe Kanadaja, përkatësisht, duke zgjatur afatin kohor të dokumentuar të këtij metabolizmi me më shumë se 800 milionë vjet.

Ndërsa ende nuk është në gjendje të konfirmohet jeta në mostra edhe më të vjetra – siç janë karboni i Groenlandës 3,7 miliardë vjeçar dhe stromatolitet australiane 3,5 miliardë vjeçare – puna tregon se jeta ishte shfaqur në Tokë 3,33 miliardë vjet më parë dhe se gjurma e saj biokimike mund të deshifrohet përmes mjeteve moderne të inteligjencës artificiale.

Duke kombinuar analizën kimike të avancuar me të mësuarit automatik, shkencëtarët po përdorin një mënyrë të re për të lexuar “fantazmat molekulare” te shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës, me ndikime jo vetëm për jetën e hershme në planetin tonë, por edhe për zbulimin e jetës së kaluar në botë të tjera.//a.i/

The post Gjurmët më të hershme kimike të jetës në Tokë zbulohen në shkëmbin 3,3 miliardë vjeçar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

300 hektarë tokë mbeten nën ujë në Lezhë, shkaktojnë dëme të shumta në bujqësi

By: M C
25 November 2025 at 16:29

Moti i keq i alternuar me rreshje shiu intensive ka shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, në qytetin e Lezhës. Si pasojë e kësaj situate, rreth 300 hektartë tokë buqësore është përmbytur. Ndër zonat më problematike paraqiten fshatrat Tresh dhe Spiten, ku niveli i ujit në toka ka arritur deri në 1 metër.

Sipas te dhënave të strukturave te Mbrojtjes Civile niveli i ujit ka rënë dhe sipërfaqja e përmbytur aktualisht është rreth 300 hektarë, me mbylljen e argjinaturës së çarë të Lagunës së Vainit. Prej disa ditësh strukturat përkatëse dhe grupet e punës të Bashkisë Lezhë, ndodhen në terren ku po punojnë për stabilizimin e situatës dhe po verifikojnë dëmet e shkaktuara nga moti i keq.

The post 300 hektarë tokë mbeten nën ujë në Lezhë, shkaktojnë dëme të shumta në bujqësi appeared first on Albeu.com.

HAPËSIRË – NASA vëzhgon asteroidët që kalojnë pranë Tokës këtë javë

18 November 2025 at 22:44

UASHINGTON, 18 nëntor /ATSH/ – Një asteroid me madhësinë e një autobusi shkollor po i afrohet Tokës këtë javë, duke u vëzhguar nga afër nga NASA dhe astronomët në mbarë botën, sipas CBS.

Edhe pse nuk përbën rrezik për përplasje, afërsia e tij e konsiderueshme vjen në një javë të ngarkuar me vizitorë kozmikë, duke rritur interesin për objektet pranë Tokës (NEO).

Asteroidi 2025 VP1, me diametër rreth 11 metra, pritet të kalojë në një distancë prej 361 000 miljesh, më afër se Hëna.

NASA thekson se nuk ka arsye për shqetësim, por ky kalim i afërt u jep shkencëtarëve mundësi të studiojnë sjelljen dhe orbitat e objekteve të vegjël hapësinorë. Një tjetër asteroid i ngjashëm, “2025 VC4”, do të kalojë po këtë javë, por në një distancë më të largët prej 2 milion kilometrash.

Ndërsa këta dy janë relativisht të vegjël, një vizitor shumë më i madh po i afrohet gjithashtu Tokës.

Bëhet fjalë për asteroidin “3361 Orpheus”, me diametër rreth 430 metrash, i cili po udhëton me një shpejtësi prej 32 000 kilometra  në orë.

Edhe pse nuk i afrohet rrezikshëm planetit tonë, madhësia dhe orbita e tij e vendosin në kategorinë e “asteroidëve potencialisht të rrezikshëm (PHA).

Objektet PHA nuk kërcënojnë menjëherë Tokën, por për shkak të madhësisë së tyre dhe distancave relativisht të afërta, ato kërkojnë monitorim të vazhdueshëm.

Orbitat e tyre mund të ndryshojnë për shkak të ndërveprimeve gravitacionale, ndaj NASA i ndjek me kujdes në periudha të gjata kohore.

Këto kalime të shpeshta ilustrojnë dinamikën e sistemit tonë diellor dhe rëndësinë e studimit të asteroidëve, të cilët shpesh janë mbetje të formimit të planeteve. Shumica vijnë nga brezi midis Marsit dhe Jupiterit, por ndonjëherë orbitat e tyre i afrohen zonës së Tokës, duke i bërë objekt vëzhgimi.

NASA, përmes Qendrës për Studimet e Objekteve pranë Tokës (CNEOS), përdor rrjete teleskopësh globalë për të mbledhur të dhëna dhe për të përmirësuar modelet e orbitave. Këto të dhëna janë jetike për misionet e ardhshme të mbrojtjes planetare, si DART, që synojnë të devijojnë objekte potencialisht të rrezikshme.

Edhe pse këtë javë asnjë asteroid nuk përbën rrezik për Tokën, kalimet e tyre të afërta shërbejnë si kujtesë e nevojës për vëzhgim të vazhdueshëm. NASA siguron se nuk ka asnjë objekt të njohur që rrezikon të godasë Tokën në të ardhmen e afërt, por kërkimi dhe monitorimi mbeten prioritet për sigurinë afatgjatë të planetit./   /Ad.Ab./

The post HAPËSIRË – NASA vëzhgon asteroidët që kalojnë pranë Tokës këtë javë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

HAPËSIRË – Toka po errësohet gjithnjë e më shumë dhe po pasqyron më pak dritë dielli

11 October 2025 at 07:41

UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Toka është errësuar nga viti 2001 deri në vitin 2024, që do të thotë se ajo po pasqyron gjithnjë e më pak dritë dielli, ka raportuar një grup studiuesish në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS).

Sipas studimit, ky zhvillim është më i theksuar në hemisferën veriore sesa në atë jugore të planetit.

Një ekip i udhëhequr nga Norman Loeb nga Qendra Kërkimore Langley e NASA-s në Hampton, në shtetin amerikan të Virxhinias, zbuloi këtë pabarazi të panjohur më parë midis dy hemisferave pasi analizoi të dhëna satelitore.

Në përgjithësi, hemisfera jugore fiton energji rrezatuese në shtresat e sipërme të atmosferës mesatarisht, ndërsa hemisfera veriore pëson një humbje neto, shkruan grupi kërkimor.

Megjithatë, studimet e mëparshme tregonin se ky çekuilibër kompensohej nga qarkullimet atmosferike dhe oqeanike që transportojnë energji përtej ekuatorit, nga hemisfera jugore në atë veriore.

Studimi i tanishëm tregon se qarkullimet atmosferike dhe oqeanike nuk kanë qenë në gjendje të kompensojnë plotësisht ndryshimet gjatë dy dekadave të fundit.

Me një marrje mesatare të energjisë nga rrezatimi diellor prej 240 deri në 243 vat për metër katror, një devijim prej 0,34 vat për metër katror në dekadë nuk është shumë i madh, megjithatë, vlera është statistikisht domethënëse, thekson ekipi.

Zhvillimet e ndryshme në hemisferat veriore dhe jugore i atribuohen ndryshimeve në avujt e ujit dhe retë në atmosferë, si dhe ndryshimeve në aftësinë pasqyruese të sipërfaqes së Tokës. /Ad.Ab./

 

The post HAPËSIRË – Toka po errësohet gjithnjë e më shumë dhe po pasqyron më pak dritë dielli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mori kredi 65 mijë euro për të blerë tokën në Theth, qytetarit ia shesin dy herë

By: Ela
26 September 2025 at 21:40

Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, banor i zonës, pretendon se në vitin 2018 bleu 11 dynym tokë nga familja Praçaj, duke paguar 65 mijë euro me kontratë noteriale. Paratë, sipas tij, shkuan kryesisht për të shlyer borxhet e njërit prej trashëgimtarëve.  Megjithatë, […]

The post Mori kredi 65 mijë euro për të blerë tokën në Theth, qytetarit ia shesin dy herë appeared first on BoldNews.al.

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro

TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Ish-kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro është liruar nga burgu pasi ka përfunduar së vuajturi dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Goro u arrestua më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK dhe kreu dënimin prej 2 vite e 20 ditë burg për tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë në Himarë.

Ndërkohë, ndaj tij vijon një tjetër proces gjyqësor në Apelin e GJKKO, ku ai ka ankimuar vendimin Gjykatës së Shkallës së Parë që e dënoi me 2 vite burg.

Dënimi ndaj tij parashikoi po ashtu edhe heqjen e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Jorgo Goro u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre, vepër e kryer në mënyrë të përsëritur, në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Livadh, në Bashkinë e Himarës.

/m.q/j.p/

The post Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Jeta është e mundur edhe në planetë pa ujë

27 August 2025 at 21:17

MASASHUTSES, 27 gusht /ATSH-ANSA/ – Jeta mund të ekzistonte edhe në planetë pa ujë nëse do të ishin të pranishme përzierje fluide të kripërave (lëngje jonike) të afta për të strehuar molekula biologjike si proteinat, sipas një studimi nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit.

“Ne e konsiderojmë ujin të domosdoshëm për jetën sepse kjo është ajo që na nevojitet për jetën në Tokë. Por nëse marrim në konsideratë një përkufizim më të përgjithshëm, shohim se ajo që na duhet është një lëng në të cilin mund të ndodhë metabolizmi për jetën”, thotë Rachana Agrawal, e cila drejtoi studimin.

“Tani, nëse përfshijmë lëngun jonik si një mundësi, kjo mund ta rrisë ndjeshëm zonën e banueshme për të gjitha botët shkëmbore”, shton ajo.

Studiuesit zbuluan se ky lloj i veçantë lëngu mund të formohet lehtësisht nga përbërësit kimikë që pritet të jenë të pranishëm në sipërfaqet e disa planetëve dhe hënave shkëmbore.

Lëngjet jonike janë kripëra që ekzistojnë në formë të lëngshme nën rreth 100 gradë Celsius.

Eksperimentet e ekipit kanë treguar se lëngje të ngjashme mund të prodhohen nga një përzierje e acidit sulfurik dhe disa komponimeve organike që përmbajnë azot: acidi sulfurik në planetët shkëmborë mund të jetë një nënprodukt i aktivitetit vullkanik, ndërsa komponimet që përmbajnë azot janë zbuluar në disa asteroide dhe planetë në Sistemin Diellor, që do të thotë se ato mund të jenë të pranishme edhe në sisteme të tjera planetare.

Lëngjet jonike nuk avullohen; ato mund të formohen dhe të vazhdojnë në temperatura më të larta dhe presione më të ulëta sesa mund të tolerojë uji i lëngshëm.

Sipas studiuesve, ato mund të përfaqësojnë një mjedis mikpritës për biomolekula të caktuara, të tilla si proteinat. /os/

The post FOKUS – Jeta është e mundur edhe në planetë pa ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kërpudha magjike: si zbuluan shkencëtarët se kërpudhat janë përbërësi sekret për restaurimin e pyjeve të botës

By: gaze tare
15 August 2025 at 12:42

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje të veçantë dhe thelbësore midis kërpudhave dhe pyjeve të botës, të cilat mund të jenë çelësi për ripyllëzimin e pyjeve të dëmtuara dhe të degraduara. Kërpudhat mikorizale, të cilat krijojnë lidhje simbiotike me rrënjët e pemëve, ndihmojnë në shkëmbimin e lëndëve ushqyese midis bimëve dhe tokës, duke u mundësuar pemëve të rriten dhe të mbijetojnë.

Një studim i fundit në ishullin Seil të Skocisë, në pyjet e lajthisë, ka zbuluar se kërpudhat janë pjesë e rëndësishme e rigjenerimit të pyjeve të lashta, duke stimuluar rritjen e pemëve dhe duke siguruar një ekosistem të shëndetshëm për habitatet e ndryshme. Megjithatë, kjo pjesë e natyrës mbetet ende e panjohur për shumicën e shkencëtarëve. Sipas ekspertëve, shumë kërpudha janë ende të pazbuluara dhe njihen vetëm nga ADN-ja e tyre, duke vënë theksin në nevojën për më shumë kërkime dhe studime.

Në këtë kuadër, Britania ka filluar një iniciativë për të restauruar pyjet tropikale të buta, të cilat përbëjnë më pak se 1% të sipërfaqes së vendit. Kjo ka ardhur si pasojë e shqetësimeve për zhdukjen e këtyre ekosistemeve të veçanta dhe ndikimin që ndryshimet klimatike mund të kenë mbi to. Kërkimet e reja tregojnë se këto pyje mund të jenë shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të motit dhe mund të humbasin deri në dy të tretat e sipërfaqes së tyre për shkak të ngrohjes globale.

Një hap i rëndësishëm për restaurimin e këtyre pyjeve është kuptimi dhe përdorimi i kërpudhave mikorizale për rigjenerimin e tokës. Disa projekte, si ai i “Devon Wildlife Trust” në Angli, po testojnë metoda për të rikthyer kërpudhat dhe për të krijuar kushte më të favorshme për mbjelljen e pemëve dhe përhapjen natyrale të tyre. Këto përpjekje përfshijnë përdorimin e inokulimit, duke shtuar spore kërpudhore dhe përmirësuar mikrobiomën e tokës për të nxitur rritjen e bimëve.

The post Kërpudha magjike: si zbuluan shkencëtarët se kërpudhat janë përbërësi sekret për restaurimin e pyjeve të botës appeared first on iconstyle.al.

HAPËSIRË – Meteoriti që ra në SHBA më i vjetër se Toka

11 August 2025 at 21:33

XHORXHIA, 11 gusht /ATSH-AA/ – Një meteorit që goditi një shtëpi në SHBA në qershor zbulohet të jetë më i vjetër se Toka.

Universiteti Shtetëror i Xhorxhias përfundoi analizën e meteoritit që goditi një shtëpi në SHBA më 26 qershor dhe shpoi çatinë e shtëpisë.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të universitetit, meteoriti u përcaktua të jetë formuar afërsisht 4,56 miliardë vjet më parë.

Sipas kësaj, meteoriti është afërsisht 20 milionë vjet më i vjetër se Toka.

Hulumtuesi i Universitetit të Xhorxhias, Scott Harris tha se “ky meteorit, i cili hyri në atmosferë, kishte histori të gjatë përpara se të godiste shtëpinë”.

Pronarët e shtëpisë ku goditi meteori thanë se ende po gjejnë mbetje të meteoritit përreth zonës./  /os/

The post HAPËSIRË – Meteoriti që ra në SHBA më i vjetër se Toka appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ferri” mbi tokë, Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga viti 1898

3 August 2025 at 09:10

Japonia përjetoi korrikun e saj më të nxehtë që nga viti 1898, tha Agjencia Kombëtare Meteorologjike (JMA), ndërsa ndryshimi i klimës nxit valë të nxehta përvëluese në të gjithë globin.

“Ky është viti i tretë radhazi që arkipelagu ka regjistruar temperaturën mesatare mujore më të lartë për muajin korrik”, vuri në dukje ajo.

“Temperaturat në të gjithë vendin ishin 2,89°C mbi normalen”, tha JMA, duke thyer rekordin e korrikut 2024 prej 2,16°C.

Të mërkurën, Japonia regjistroi një rekord prej 41.2°C në rajonin perëndimor të Hyogos, pasi vendi kishte përjetuar tashmë qershorin e tij më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë.

“Muaji i ardhshëm pritet të vazhdojë të sjellë nxehtësi të madhe në të gjithë vendin”, paralajmëroi Agjencia Meteorologjike e Japonisë.

“Arkipelagu gjithashtu përjetoi reshje të pakta në shumë rajone në korrik, veçanërisht në pjesën veriore të arkipelagut dhe veçanërisht në zonat përgjatë vijës bregdetare të Detit të Japonisë”, shtoi ajo.

Këtë vit, sezoni i shirave përfundoi në perëndim rreth tre javë më herët se zakonisht.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu po i bëjnë valët e nxehtësisë më intensive, më të shpeshta dhe më të përhapura.

Meteoriti më i madh marsian, i gjetur në Tokë shitet 4,3 milionë dollarë

By: Kult Plus
16 July 2025 at 22:30

Meteoriti më i madh i Marsit i gjetur ndonjëherë në Tokë u shit sot në një ankand të Sotheby’s, në Nju Jork 4,3 milionë dollarë, sipas AP.

Sipas shtëpisë së ankandeve, meteoriti (25 kilogramë) besohet se është hedhur në erë nga sipërfaqja e Marsit nga një goditje masive asteroidi – përpara se të udhëtonte 225 milionë kilometra drejt Tokës, ku u rrëzua në Sahara.

“Një gjuetar meteoritësh e gjeti atë në Niger në nëntor të vitit 2023”, tha Sotheby’s.

“Meteoriti në ngjyrë të kuqe, kafe dhe gri – i njohur si “NWA 16788″, është 70% më i madh se pjesa tjetër më e madhe e Marsit – e gjetur në Tokë dhe përfaqëson gati 7% të të gjithë materialit marsian aktualisht në këtë planet”, tha Sotheby’s.

“Gjithashtu ky është një zbulim i rrallë. Janë vetëm 400 meteoritë marsiane – nga mbi 77 000 meteoritë të njohur – zyrtarisht të gjetur në Tokë”, tha Sotheby’s.

Një pjesë e vogël e mbetjes së meteoritit të kuq u hoq dhe u dërgua në një laborator të specializuar që konfirmoi se vinte nga Marsi.

Meteoriti u krahasua me përbërjen kimike të dallueshme të meteoritëve marsianë të zbuluar gjatë sondës hapësinore “Viking” që zbriti në Mars në vitin 1976.

Ekzaminimi zbuloi se është një lloj shkëmbi marsian i formuar nga ftohja e ngadaltë e magmës marsiane.

“Ai ka një strukturë të trashë dhe përmban mineralet piroksen dhe olivinë”, tha Sotheby’s./atsh/ KultPlus.com

Shembjet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

By: Ardit
12 July 2025 at 21:29

Operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit vijoi gjatë të shtunës. Një sipërmarrës nga kjo zonë ka shprehur shqetësimin duke nisur që nga fakti se çdo gjë është ndërtuar me mund dhe me djersë, dhe deri tek numri mjaft i lartë i turistëve që si rrjedhojë, banorët […]

The post Shembjet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish appeared first on BoldNews.al.

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

By: Ardit
12 July 2025 at 21:19

Nga Klodian Tomorri Nga të gjithë të indinjuarit për çështjen e Thethit, dallon një kategori. Këta nuk kanë asnjë lidhje me Thethin, mund të jenë nga Tirana, Korça, Peqini apo çdo cep i Shqipërisë. Shumica prej këtyre ndoshta s’kanë shkuar asnjëherë në Theth. E megjithatë këta janë shume te shqetësuar për shkatërrimin e Thethit nga […]

The post Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit? appeared first on BoldNews.al.

Tensione në Theth/ Banori me aftësi të kufizuara shpërthen në lot: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim (VIDEO)

By: V K
9 July 2025 at 14:48

Situata vijon të jetë e tensionuar në Theth, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe policia, po zhvillojnë aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Banori Bekim Koçeku, ka dalë përpara fadromës, duke i bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë aksionin:

“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vijnë e të vënë dorë. Po na prishin shtëpitë, po na nxjerrin në rrugë të madhe. Le të më hipë sipër kamioni, le të vdes edhe unë.

I bëj thirrje Ramës, Benet Becit, kujt të mundet të vëjë dorë. Në të kundërt unë do të vdes sepse nuk kam para të paguaj borxhet”.

Edhe motra e tij, e pranishme në protestë, shprehu vendosmërinë për të mos lënë banesat e tyre: Kemi ndërtuar 5 shtëpi.

Bekimi ka marrë kredi, ka lënë pensionin për të ndërtuar. Pasha të madhin Zot, në fadromë vdes, këtë vend nuk e lëshojmë”.

Nga ana tjetër, drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT, Fatmir Mete, deklaroi se në Theth janë planifikuar për t’u prishur rreth 70-80 objekte të ndërtuara pa leje.

 

The post Tensione në Theth/ Banori me aftësi të kufizuara shpërthen në lot: Fadromat të kalojnë mbi trupin tim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌