Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes për shkak të ortekëve

14 January 2026 at 20:35

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Rruga e Thethit është aktualisht e hapur për qarkullimin e mjeteve, pas një mbylljeje të përkohshme për shkak të rrezikut nga ortekët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) bën me dije se ky aks është tashmë i kalueshëm për automjetet.

ARrSh njoftoi sot se pas reshjeve të dendura të borës, në një segment me gjatësi rreth 550 metra, ishte prezent rreziku i ortekëve nga lartësitë e shpateve. Ky rrezik shtohet gjatë orëve të mesditës me diell, kur fillon procesi i shkrirjes së borës.

Për këtë arsye, gjatë ditëve me mot të kthjellët dhe për arsye sigurie, ARrSh thekson se do të ketë mbyllje provizore të qarkullimit deri në orët kur temperaturat ulen dhe bora ngrin sërish.

Sipas ARrSh-së, qarkullimi gjatë intervaleve me rrezik do të realizohet me asistencën e punonjësve të kompanisë së mirëmbajtjes, e cila është e pranishme në terren në çdo moment.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/e.i/r.e/a.f/

The post ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes për shkak të ortekëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga e Thethit/ ARRSH: Mbyllje provizore e qarkullimit, shkak rreziku ndaj ortekëve

By: M C
14 January 2026 at 18:23

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një përditësim, ka ndarë detaje nga situata në rrugën e Thethit pas një mbylljeje të përkohshme për shkak të aktivizimit të ortekëve, që aktualisht është e hapur për qarkullim.

Si pasojë e reshjeve të dendura të borës, në një segment me gjatësi rreth 550 metra, është prezent rreziku i ortekëve nga lartësitë e shpateve. Ky rrezik shtohet gjatë orëve të mesditës me diell, kur fillon procesi i shkrirjes së borës.

Për këtë arsye, gjatë ditëve me mot të kthjellët dhe për arsye sigurie, do të ketë mbyllje provizore të qarkullimit deri në orët kur temperaturat ulen dhe bora ngrin sërish.

Qarkullimi gjatë intervaleve me rrezik do të realizohet me asistencën e punonjësve të kompanisë së mirëmbajtjes, thekson ARRSH.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet në terren.

The post Rruga e Thethit/ ARRSH: Mbyllje provizore e qarkullimit, shkak rreziku ndaj ortekëve appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL/ Rruga e turpit urban Hygeia–Megatek: Taksa në asfalt, gropa në rrugë

By: admin
13 January 2026 at 23:40

nga Albeu.com

Rruga dytësore nga Casa Italia, konkretisht segmenti nga Spitali Hygeia deri te Megatek, është shndërruar në një simbol të gjallë të dështimit, papërgjegjshmërisë dhe mashtrimit institucional. Nuk është thjesht një rrugë e keqe. Është një fyerje e hapur për qytetarët, për taksapaguesit dhe për çdo koncept minimal të shtetit funksional.

Prej vitesh kjo rrugë “riparohet” herë pas here nga Bashkia Tiranë dhe ARRSH, me ndërhyrje kozmetike, të shpejta dhe pa asnjë standard teknik. Gropa mbulohet sot, hapet nesër. Asfalti hidhet sot, zhduket pas pak ditësh dhe askush nuk mban përgjegjësi. Askush nuk del të shpjegojë pse, në vitin 2026, në kryeqytet, një rrugë strategjike është më keq se një shteg fshati.

Vetëm dy javë më parë, autoritetet “u kujtuan” të mbushnin gropat me asfalt. U shfaqën makineritë, u bllokua përkohësisht qarkullimi dhe u dha iluzioni se më në fund po bëhej diçka. Sot, pas vetëm dy javësh, gropat janë kthyer sërish, sikur asfalti të mos ishte hedhur kurrë. E njëjta pamje, i njëjti kaos, i njëjti zhgënjim. Kjo nuk është më rastësi, ky është model.

Pasojat janë të përditshme dhe konkrete: trafik i rënduar, orë të humbura për qytetarët, konsum nervash, aksidente, dëmtime të makinave, amortizatorë të shkatërruar, goma të çara, kosto që bien drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve. Ndërsa institucionet heshtin, qytetarët paguajnë dy herë: një herë me taksa dhe herën e dytë me riparime.

Kjo rrugë lidh zona me fluks të lartë qarkullimi, biznese të mëdha, universitete, qendra shërbimi, spitale dhe akses drejt daljeve kryesore të Tiranës. Nuk është rrugë periferike pa rëndësi. Është një arterie e rëndësishme e lënë qëllimisht në degradim, e trajtuar si “punë sezonale”, sa për të mbyllur gojën e opinionit publik për disa ditë.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: kush (nuk) po i bën këto punime dhe pse po paguhen? Kush i kontrollon? Kush firmos kolaudimin e një asfalti që shembet brenda dy javësh? Dhe pse askush nuk mban përgjegjë për këtë tallje publike?

Në çdo vend normal, kjo do të quhej abuzim me fondet publike. Në Shqipëri quhet “mirëmbajtje”. Në çdo qytet normal, një kompani që lë pas një rrugë në këtë gjendje do të penalizohej dhe përjashtohej. Këtu, vazhdon të marrë tenderë dhe të hedhë asfalt që tretet si rërë.

Rruga Hygeia–Megatek nuk është më thjesht problem infrastrukture. Është provë e qartë se si qeverisja urbane ka dështuar, se si paratë publike shpenzohen pa asnjë rezultat dhe se si qytetarët dhe taksapaguesit trajtohen si numra, jo si njerëz. Dhe kjo situatë nuk ka ndryshuar me dekada, edhe kur ishte Lali Eri “punësosur” në krye të Bashkisë edhe sot që praktikisht nuk është më.

Derisa kjo rrugë të ndërtohet seriozisht, me standarde reale dhe jo me arnime tallëse, çdo fjalë për “Tiranën moderne” është hipokrizi e pastër. Sepse një qytet nuk matet me fasada dhe sllogane, por me rrugët ku qytetarët ecin çdo ditë – dhe kjo rrugë është një plagë e hapur në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit. /albeu.com/

The post EDITORIAL/ Rruga e turpit urban Hygeia–Megatek: Taksa në asfalt, gropa në rrugë appeared first on Albeu.com.

ARRSH: Bllokim i aksit Tiranë-Rinas netëve të 13 dhe 14 janarit, lëvizja përmes rrugëve alternative

12 January 2026 at 13:42

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se për shkak të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtim të Tiranë-Rinas gjatë natës në datat 13 dhe 14 janar 2026, në oraret 20:00-06:00.

Qarkullimi i mjeteve drejt aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative si aksi Vorë-Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), apo rrugëve dytësore Tiranë-Kamzë-Valias-Rinas dhe rrugës Kashar-Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të mjeteve të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë. /j.p/

The post ARRSH: Bllokim i aksit Tiranë-Rinas netëve të 13 dhe 14 janarit, lëvizja përmes rrugëve alternative appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ngricat vështirësojnë qarkullimin/ ARRSH: Akset kombëtare janë të hapura

By: Rovena
12 January 2026 at 13:26

Ulja e temperaturave disa gradë nën zero ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në vend. Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se problematikë janë kryesisht segmentet në veri dhe juglindje pavarësisht se gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Termometri  gjatë natës ka regjistruar temperatura të acarta që arritën deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës, -10°C në Dibër, -15 °C në Qafë Thanë.

Pavarësisht vështirësive raportohet se qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë të shtuar janë në terren pa ndërprerje ku kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Drejtuesve te mjeteve i kërkohet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore

12 January 2026 at 09:09


TIRANË, 12 janar/ATSH/ Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit, pavarësisht temperaturave shumë të ulëta të shënuara gjatë natës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se temperaturat minimale kanë zbritur deri në -18°C në Valbonë, -15°C në Kukës dhe Qafë Thanë, si dhe -10°C në Dibër.

Ndërkohë nuk janë regjistruar reshje shiu apo dëbore.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, duke kryer pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve në zonat malore me prezencë dëbore. /j.p/

1 nga 2

The post ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kozeli: ARRSH do të ndërhyjë për zgjidhje të qëndrueshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër

11 January 2026 at 12:49

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi sot nga afër aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, i shoqëruar nga drejtori Rajonal i ARRSH-së, Andi Shkurta, për të vlerësuar situatën e krijuar pas shkarjes së dherave në këtë segment.

Inspektimi u fokusua në zonën e njohur si “Shkalla e Zezë”, ku tre ditë më parë një rrëshqitje masive dheu bllokoi plotësisht qarkullimin rrugor.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme të ARRSH-së dhe mjeteve të kontraktorit, u bë e mundur hapja e përkohshme e rrugës dhe garantimi i kalimit të mjeteve.

Aktualisht, qarkullimi në këtë aks kryhet me një kalim të alternuar, pasi rrëshqitja vijon të jetë aktive dhe paraqet rrezikshmëri.

Kreu i ARRSH-së, Kozeli bëri të ditur se shkaku kryesor i situatës lidhet me reshjet e shumta, erozionin dhe formacionin gjeologjik argjilor të zonës.

Sipas tij, situata do të mbahet në monitorim të vazhdueshëm.

“Menjëherë pas kalimit të situatës së emergjencës, ARRSH do të ndërhyjë në të gjithë aksin me një projekt të plotë, me qëllim dhënien e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë për këtë segment rrugor”, tha Kozeli. /j.p/

The post Kozeli: ARRSH do të ndërhyjë për zgjidhje të qëndrueshme në aksin Tepelenë-Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qarkullimi me zinxhir në disa akse rrugore

11 January 2026 at 09:50


TIRANË, 11 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshje dëbore janë regjistruar në zonën veriore dhe juglindore të vendit, duke prekur akse të rëndësishme si Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Razëm, Kukës-Shishtavec, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, Ersekë-Leskovik, Maliq-Kufi Gramsh, Libonik-Rëmbec-Plasë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Zemblak-Dog. Goric dhe Qafë Thanë.

Në disa segmente rrugore qarkullimi kryhet me zinxhir, konkretisht në degëzimin Vermosh-Dogana, aksin Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë-Trau-Teleferik, Krujë-Sarisalltik, si dhe në Qafë Mali-Fierzë.

Ndërkohë, problematika më të theksuara paraqiten në aksin Qafë Thore-Theth, ku rruga është e bllokuar si pasojë e rënies së orteqeve, në Qafë Dushk-Sevaster në kilometrat 10-11, ku qarkullimi zhvillohet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, si dhe në aksin Përmet-Tre Urat, në zonën e Urës së Petranit, ku janë konstatuar shkarje masive aktive.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, me mjete dhe punëtorë të shtuar, për pastrimin dhe mbajtjen hapur të akseve rrugore, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe shmangien e problematikave për përdoruesit e rrugës.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur lëvizin drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.

The post Qarkullimi me zinxhir në disa akse rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kozeli: Shkarje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, qarkullimi në një krah

10 January 2026 at 17:40

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Qarku i Gjirokastrës është ndër zonat më të goditura nga reshjet intensive të ditëve të fundit.

Në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, tri ditë më parë ndodhi një shkarje masive e dherave që bllokoi qarkullimin e mjeteve.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli inspektoi sot situatën në terren dhe bëri të ditur se, pas ndërhyrjes së menjëhershme së ARRSH dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes, qarkullimi i mjeteve është rikthyer me një kah, për shkak se rreshqitja vazhdon të jetë aktive dhe paraqet rrezik.

Shkaku i kësaj situate janë reshjet intensive dhe erozioni i tokës.

Kozeli bëri të ditur se, ARRSH dhe kontraktori do të mbajnë nën monitorim të plotë dhe janë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo kohë që paraqitet nevoja, deri në normalizimin e plotë të situatës, për të eliminuar çdo rrezik për qytetarët.

Kozeli bëri të ditur se, menjëherë pas përmirësimit të situatës ARRSH do të ndërhyjë në të gjithë aksin me një projekt të plotë, duke siguruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të sigurt për qarkullimin.

/e.xh/r.e/

The post Kozeli: Shkarje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, qarkullimi në një krah appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut dhe dëborës/ Rama: ARRSH po punon pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura

10 January 2026 at 17:41

SHQIPËRI- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar janë në terren pa ndërprerje, duke punuar për të mbajtur akset rrugore të hapura dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sipas Ramës, për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet e shiut dhe dëborës, janë angazhuar qindra punonjës dhe mjete të specializuara. Konkretisht, siç thotë Rama, në terren ndodhen 130 mjete borëpastruese, 577 mjete të tjera ndihmëse dhe rreth 800 punonjës.

Gjithashtu, për mirëmbajtjen e rrugëve janë siguruar 5 300 tonë kripë dhe 1 800 tonë granil, me qëllim garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë rrugore.

Kryeministri u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat ku ka prezencë të dëborës./abcnews.al

Shi dhe borë gjatë natës, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Në të gjithë territorin e vendit gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë.

Akset që kanë pasur probleme: Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.

Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.

Në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00) ka shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet. Në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm. Në rrugën Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.

Ndërsa në Skuraj-Peshkopi ka rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës. Në  Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.

Në Shkalla e Zezë (Gjirokastër) ka rrugë njëkalimshme dhe, kërkohet vëmendje e shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Në Llogora ka mjegull të dendur.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

1 nga 3

/k.s/a.f/

The post Shi dhe borë gjatë natës, vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje shiu gjatë natës, e rënie inertesh/ Moti i keq, ARRSH: Ja akset që kanë probleme, shoferët të tregojnë kujdes

10 January 2026 at 09:02

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën e akseve rrugore në vend. Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.

Ndërkohë reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë.
Akset që kanë pasur probleme:
Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.
Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.
Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.
Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.
Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.
Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.
Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.
Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.
Llogara: ka mjegull të denudur.
Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

Apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro

By: armand
9 January 2026 at 16:34

Unaza e poshtme e qytetit të Burrelit është momentalisht jashtë funksionit edhe për banorët që jetojnë përgjatë saj, pasi ka pësuar 4 shembje, ku dy prej tyre kanë dëmtuar gjithë trupin e karrexhatës. Më problematike paraqitet në anën perëndimore të saj ku të paktën në dy vende e gjithë traseja është dëmtuar rëndë duke bërë që […]

The post Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it

By: Elva
9 January 2026 at 15:54

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, së bashku me gjashtë persona të tjerë. Hetimi lidhet me një procedurë të zhvilluar në kohën kur Beci drejtonte KESH-in, në fund të vitit 2019 për një kontratë studimore me vlerë rreth 800 mijë […]

The post Tenderi 800 mijë euro “për Harvardin”, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të KESH-it appeared first on BoldNews.al.

ARRSH: Të gjitha akset nacionale të hapura, zinxhiri i detyrueshëm në zonat malore

By: Fax Web
9 January 2026 at 10:14

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut dhe të dëborës kanë pushuar në të gjithë territorin e vendit, ndërsa të gjitha akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e mjeteve.

Sipas ARRSH-së, temperaturat gjatë natës kanë shënuar vlera të ulëta ekstreme, duke zbritur deri në -18 gradë Celsius në Valbonë, -13 gradë Celsius në Kukës–Shishtavec dhe -8 gradë Celsius në zonën e Thethit.

Në aksin Klos–Burrel janë evidentuar rëshkitje të dherave, por grupet e punës të ndodhura në terren kanë ndërhyrë menjëherë me mjete të rënda për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se kontraktorët kanë qenë të angazhuar pa ndërprerje 24/7 me mjete dhe punëtorë për pastrimin e akseve rrugore, largimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim parandalimin e ngricave dhe garantimin e sigurisë rrugore.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të përdorin goma dimërore, të cilat janë të detyrueshme për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo në segmentet rrugore ku është njoftuar prania e dëborës dhe ngricave.

Borë në zonat malore, ARRSH: Përdorni gomat dimërore

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Moti i keq me reshje bore që ka përfshirë në zonat veriore dhe juglindore të vendit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se kontraktorët janë në terren në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore, teksa rekomandon për drejtuesit e mjeteve, që në akset me prezencë bore të përdoren gomat dimërore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut, ndërsa në shumë zona malore ka nisur dëbora. Reshje dëbore janë evidentuar në disa segmente rrugore të Rajonit Verior, ku përfshihen akset Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Bujan–Qafë Morinë (doganë), Sopot–Kërrnajë, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Bulqizë, Qafë Bualli–Peshkopi, Peshkopi–Maqellarë, Hani i Hotit–Dogana Vermosh, Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Pukë–Fushë-Arrëz, Bogë–Theth si dhe Qafë Mali–Fushë Dukagjin.

Në Rajonin Qendror, reshje dëbore janë regjistruar në akset Surrel–Qafë Priskë–Qafë Mollë, Elbasan–Gjinar dhe Ibë–Kërrabë–Elbasan.

Ndërkohë, në Rajonin Jugor, situata me dëborë është konstatuar në Llogora, Qafë Thanë, Korçë–Voskopojë, Boboshticë–Dardhë, Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik.

ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes rrugore janë në terren pa ndërprerje, 24 orë në 7 ditët e javës, me mjete dhe punëtorë, për pastrimin e akseve nga dëbora dhe garantimin e qarkullimit.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme dhe të kryejnë udhëtime vetëm për nevoja esenciale, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e punës së ekipeve të mirëmbajtjes.

Po ashtu, ARRSH thekson se përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore ose aty ku është njoftuar për prani dëbore dhe ngricash, pasi ato sigurojnë drejtim më të sigurt, frenim dhe kontroll më të mirë të mjetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon që drejtuesit e mjeteve të ndjekin paralajmërimet e strukturave përgjegjëse, të mos nënvlerësojnë rrezikun nga ndryshimet e motit dhe të informohen vazhdimisht për gjendjen e rrugëve, përmes komunikatave zyrtare.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Borë në zonat malore, ARRSH: Përdorni gomat dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Borë në zonat malore, ARRSH: Përdorni gomat dimërore

By: Fax Web
8 January 2026 at 10:26

Moti i keq me reshje bore që ka përfshirë në zonat veriore dhe juglindore të vendit ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se kontraktorët janë në terren në mënyrë të pandërprerë në të gjitha akset rrugore, teksa rekomandon për drejtuesit e mjeteve, që në akset me prezencë bore të përdoren gomat dimërore.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë natës kanë vijuar reshjet e shiut, ndërsa në shumë zona malore ka nisur dëbora. Reshje dëbore janë evidentuar në disa segmente rrugore të Rajonit Verior, ku përfshihen akset Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Bujan–Qafë Morinë (doganë), Sopot–Kërrnajë, Qafë Mejdan–Tropojë–Buçaj, Bulqizë, Qafë Bualli–Peshkopi, Peshkopi–Maqellarë, Hani i Hotit–Dogana Vermosh, Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Pukë–Fushë-Arrëz, Bogë–Theth si dhe Qafë Mali–Fushë Dukagjin.

Në Rajonin Qendror, reshje dëbore janë regjistruar në akset Surrel–Qafë Priskë–Qafë Mollë, Elbasan–Gjinar dhe Ibë–Kërrabë–Elbasan.

Ndërkohë, në Rajonin Jugor, situata me dëborë është konstatuar në Llogora, Qafë Thanë, Korçë–Voskopojë, Boboshticë–Dardhë, Korçë–Ersekë dhe Ersekë–Leskovik.

ARRSH bën me dije se kontraktorët e mirëmbajtjes rrugore janë në terren pa ndërprerje, 24 orë në 7 ditët e javës, me mjete dhe punëtorë, për pastrimin e akseve nga dëbora dhe garantimin e qarkullimit.

Autoriteti Rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme dhe të kryejnë udhëtime vetëm për nevoja esenciale, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e punës së ekipeve të mirëmbajtjes.

Po ashtu, ARRSH thekson se përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore ose aty ku është njoftuar për prani dëbore dhe ngricash, pasi ato sigurojnë drejtim më të sigurt, frenim dhe kontroll më të mirë të mjetit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar apelon që drejtuesit e mjeteve të ndjekin paralajmërimet e strukturave përgjegjëse, të mos nënvlerësojnë rrezikun nga ndryshimet e motit dhe të informohen vazhdimisht për gjendjen e rrugëve, përmes komunikatave zyrtare.

Rrugët e reja shemben para se të thahet asfalti, Balluku krekoset me borëpastrueset e ARRSH-së

By: Elva
7 January 2026 at 21:55

Teksa SPAK pret autorizimin e Kuvendit për ta arrestuar, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka zgjedhur të flasë jo para prokurorëve, por para publikut të Instagramit. Me një sërë fotosh të reja nga terreni, Balluku u përpoq të sigurojë qytetarët se ARRSH është në gatishmëri maksimale përballë situatës së krijuar nga moti. “Në […]

The post Rrugët e reja shemben para se të thahet asfalti, Balluku krekoset me borëpastrueset e ARRSH-së appeared first on BoldNews.al.

Kozeli: 130 borëpastruese, 577 mjete dhe 800 punonjës mbajnë hapur rrugët për qarkullim

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi sot mirëmbajtjen e aksit në Qafë-Thore, zonë e cila është përfshirë nga reshjet e dëborës. Kozeli theksoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës në aksin që çon drejt zonave turistike të Bogës dhe Thethit.

“Ky aks është shumë i rëndësishëm për turizmin, sepse bën lidhjen në parkun kombëtar të Thethit dhe ndodhet në kushte ekstreme moti, ku temperaturat gjatë natës së sotme pritet të arrijnë deri në -16 gradë”, u shpreh Kozeli.

Në këtë aks ndodhen 7 mjete që janë në gatishmëri dhe bëjnë të mundur qarkullimin në Bogë dhe Theth.

Sipas tij, problem në zonën e veriut janë ngricat dhe reshjet e dëborës.

“Një problem që ka shfaqur ky aks dhe akset tjera në veri, janë ngricat dhe bora e tepërt që bien nga shpatet e maleve duke krijuar dhe rënie të ortekëve që janë shumë problem për qarkullimin. Megjithatë firma kontraktore i ka marrë të gjitha masat për zhbllokimin e kësaj rruge dhe mbajtjen e hapur për qarkullimin e automjeteve”, tha ai.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke u pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore.

“I bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor sepse duke mos përdorur gomat dimërore dhe duke mos pasur zinxhirë për makinë ato shkaktojnë një pengim të qarkullimit, duke ndaluar edhe drejtuesit e rregullt të automjeteve. Makinat duhet të qarkullojnë me goma dimërore dhe të jenë të pajisura me zinxhirë”, u shpreh ai.

Kozeli sqaroi se bazuar në protokollet e sigurisë rrugore, ARRSH ndodhen në gatishmëri të plotë nga data 15 nëntor deri më 15 mars.

“Ky vit na gjeti më 130 borëpastuese në mbarë vendin, 577 mjete dhe 800 punonjës në gatishmëri të plotë ndërsa kemi 5300 tonë kripë”, tha ai.

Kreu i ARRSH-së raportoi edhe për situatën në akse të tjera të vendit.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe në gatishmëri të plotë. Probleme po hasen në Kukës dhe Valbonë, pasi në këto zona ka rënie të skarpateve. Vështirësi po hasim edhe në Gjirokastër dhe Tepelenë, ku për shkak të prurjeve të reshjeve kemi një prezencë të ujit në shtratin e rrugës.  Edhe dje në aksin Tiranë-Durrës, për shkak të prurjeve të ujit nga kodrat përreth pati prezencë ujit”, u shpreh Kozeli.

“Në fshatin Vajzë të Selenicës, ka pasur një rënie të skarpatës së kodrës, rënia nuk ka lidhje me rrugën dhe nuk është shkaktuar për shkak të një mangësie të saj, por është një fenomen natyror i ndodhur. Në Qukës-Qafë-Plloçë ka pasur rënie balte, ky është një fenomen i pashmangshëm, për shkak të kushteve të motit”, vuri në dukje kreu i ARRSH.

Kozeli nënvizoi se strukturat janë në gatishmëri të plotë.

“I gjithë rrjeti prej 3367 kilometra që është në ngarkim të ARRSH-së është tërësisht i qarkullueshëm”, tha ai.

/m.q/j.p

The post Kozeli: 130 borëpastruese, 577 mjete dhe 800 punonjës mbajnë hapur rrugët për qarkullim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARRSH: Rënie gurësh dhe intertesh në akset rrugore në veri

By: Fax Web
7 January 2026 at 10:33

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rritje të intensitetit të tyre kryesisht në juglindje, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në veri.

Sipas ARRSH-së, në disa zona malore janë regjistruar edhe reshje dëbore, konkretisht në akset Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fierzë.

Si pasojë e kushteve atmosferike, në disa segmente rrugore janë evidentuar probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.

Në rajonin verior, vështirësi janë shfaqur në akset Bajram Curri-Valbonë, Dushaj-Lekbibaj, Sopot-Kam, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen-Shpal, Shpal-Fushë-Arrëz, Hani i Hotit-Dogana e Vermoshit, Sevaster-Kalivaç, Kukës-Shishtavec, Shpal-K/Hadroj, Kukës-Krumë, Skuraj-Burrel dhe Peshkopi-Vasije.

Probleme të ngjashme janë konstatuar edhe në rajonin jugor, në akset Lazarat, Kardhiq-Delvinë dhe Lekël-Këlcyrë.

ARRSH thekson se kontraktorët janë në terren pa ndërprerje, 24 orë në 7 ditë të javës, me mjete dhe punëtorë, për të garantuar pastrimin dhe mbajtjen funksionale të akseve rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.

❌
❌