Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Lëvizja Bashkë të enjten protestë para Kuvendit: Të largohet Rama!

By: Elva
16 December 2025 at 18:18

Kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, ka reaguar pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se situata shënon një pikë kthese për qeverinë. Në reagimin e tij, Qori bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga Lëvizja BASHKË, e cila do të zhvillohet të enjten […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Lëvizja Bashkë të enjten protestë para Kuvendit: Të largohet Rama! appeared first on BoldNews.al.

Lëvizja Bashkë thirrje Ramës të dorëhiqet: T’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme

By: armand
21 November 2025 at 22:11

Lëvizja Bashkë ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për kapje të institucioneve, korrupsion të nivelit të lartë dhe presion ndaj drejtësisë. Në deklaratën e bërë publike në rrjetet sociale theksohet se skandalet që kanë përfshirë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, ish-kryebashkiakun Erion Veliaj dhe së fundmi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, tregojnë se “laku i përgjegjësisë po afrohet drejt […]

The post Lëvizja Bashkë thirrje Ramës të dorëhiqet: T’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i Ballukut nga gjykata, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama

20 November 2025 at 17:17

Të mërkurën, nga foltorja e Kuvendit, Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, sfidoi opozitën dhe drejtësinë duke i quajtur akuzat penale të ngritura ndaj saj “baltë” dhe “gënjeshtra”. Por ndërsa Balluku sulmonte opozitën nga foltorja, duke i akuzuar se ishin të xhindosur nga suksesi i saj “politik”, një gjyqtar i Gjykatës së […]

The post Pezullimi i Ballukut nga gjykata, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Rama appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet/ “Ky është fundi i partive të reja”, Lami: Opozita në gjumë letargjik! Gjikondi: Rinia, pa asnjë frymëzim!

9 November 2025 at 16:31

“Opozita në gjumë letargjik”, kështu u shpreh analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Shqipëria Vendos, lokale ’25”.

Në analizën e tij për ecurinë e zgjedhjeve, Lami tha se tek kampi opozitar mungon shpresa. Sipas tij opozita po tregon sërish se nuk ka asnjë alternativë, është totalisht në kaos dhe në një rrëmujë totale.

“Zgjedhjet për kryetar bashkie krijojnë pak shanse për partitë e reja. Opozita vijon të jetë në rrëmujë dhe në kaos në zgjedhje. E dinë që nuk kanë shpresë për të fituar. Partitë e reja mesa duket janë të kënaqur me këtë pozicion që nuk mund të bëhen më shumë. Partia e Arlind Qorit të paktën bën një tentativë, por të gjithë në kampin opozitar janë në gjumë. Kemi një opozitë që është në qefin e saj në rehatinë e saj që ke frikë ta zgjosh sepse i prish gjumin.  Po ashtu edhe partitë e reja janë në gjumë. Edhe në këto zgjedhje ky është një lajm i keq. Çfarë ka ndodhur tek kampi opozitar? Ka një parapërgatitje serioze, apo strategji elektorale? Jo se kemi këtë. Mungon shpresa dhe fryma, në kolaps për zgjedhjet e pjesshme.”, tha Lami.

Ndërsa juristja Brizida Gjikondi, u shpreh se pjesëmarrja e të rinjtë vërehet se është më e ulët. Sipas saj kjo është për shkak se të rinjtë nuk kanë asnjë alternativë tjetër që t’i frymëzojë.

“Për të zgjuar tek i riu një frymëzim duhet të gjesh një të ri tjetër që të frymëzon. Dhe jo këto që tashmë janë të konsumuara dhe jo-frymëzuese”, tha Gjikondi.

Nga ana e tij analisti Lami tha se partitë e reja e kanë si karrem brezin e rinisë dhe kjo sipas tij sjell edhe pjesëmarrjen e ulët.

Ndërsa u shpreh se sipas tij kjo situatë, tregon edhe “fundin e partive të reja”.

“Unë mendoj që ky është fundi i partive të reja që ne shpresuam se do të kishim një ndryshim. Nuk dua t’i bie në qafë Arlind Qorrit, por të gjithë të tjerët janë futur në një kallëp”, tha Lami.

/abcnews.al/

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

8 November 2025 at 09:28

Prej gati një muaji, minatorët e Spaçit kanë dalë nga nëntoka për të protestuar për të drejtat e tyre, që mbulohen prej vitesh nga errësira e galerive. Të rraskapitur në punë me orë të zgjatura për 30 Euro dita, minatorët kërkojnë që të legjitimojnë sindikatën e tyre për kushte më të mira pune dhe siguri. […]

The post Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet appeared first on Reporter.al.

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

By: armand
3 November 2025 at 21:29

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt për të rrëzuar shkarkimin e tij nga detyra dhe dekretin e presidentit për zgjedhje në Tiranë, me gjasë është porositur nga kryeministri Edi Rama. Sipas Qorit, ideja për të shkarkuar Veliajn dhe për të shpallur […]

The post “U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt appeared first on BoldNews.al.

“U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt

By: M C
3 November 2025 at 22:29

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë” deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese pro Veliajt për të rrëzuar shkarkimin e tij nga detyra dhe dekretin e presidentit për zgjedhje në Tiranë, me gjasë është porositur nga kryeministri Edi Rama. Sipas Qorit, ideja për të shkarkuar Veliajn dhe për të shpallur zgjedhje në Tiranë, iu kthye Ramës në bumerang.

“Nuk më duket vendim i drejtë ky i Gjykatës Kushtetuese dhe unë dyshoj se anëtarët nuk e kanë patur lirinë për të menduar dhe vendosur si gjykatës. Është tejet absurd mendimi se ti mund ta mbash një zyrtar të zgjedhur edhe katër vjet në burg dhe në paraburgim dhe ai të qëndrojë në detyrë, sepse sipas këtij vendimi, sikur Erion Veliaj të mbahej i paraburgosur për një ditë pasi të ishte zgjedhur, ne duhej ta mbanim në kurriz katër vjet të plota përsëri si kryetar bashkie.

Gjithsesi unë besoj se Edi Ramës i kanë dalë llogaritë keq që ta shkarkonte Veliajn dhe të kishte zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Në muajt e fundit kanë ndodhur disa ndryshime në jetën politike të Tiranës që kjo arroganca dhe mendjelehtësia e Ramës për të thirrur zgjedhje në Tiranë po i dilte si bumerang. Rama ndoshta nuk e ka pritur që Veliaj të rezistonte, ta padiste në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i qëndronte me kryeneçësi vendimit të vet, nuk e ka pritur që SPAK të merrej kaq herët me Belinda Ballukun, që është graduar si zv/kryeministre vetëm pak muaj më parë. Po ashtu ka patur shenja të përçarjes brenda PS në Tiranë, kritika dhe pakënaqësi. Faktori më i rëndësishëm për zgjedhjet ka të bëjë me kandidaturat. Manastirliu është kandidatura më e dobët. Ajo është përfaqësuese e një partie të korruptuar, një personazh pa autonomi, e akuzuar për disa vepra. Rama mund të kandidonte më mirë një nëpunëse të rangut të ulët. Rama nisi të shpërndante njoftimet e saj në FB për ta mbështetur.

Kandidatura ime, Lëvizja Bashkë, i mori zgjedhjet me seriozitet dhe në disa sondazhe. Një televizion armiqësor me ne, botoi një sondazh dhe më nxirrte 12.5 për qind në Tiranë. Pika më e keqe për Ramën ishte të shihej me tre alternativa. Alternativa e tretë për qytetarët unë besoj se për Ramën kjo është ndodhia më e keqe e mundshme. Edi Rama është bërë pishman që zgjodhi të hynte në zgjedhjet e Tiranës, ndaj mendoj se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është porositur nga Rama”- tha Qori.

The post “U bë pishman për zgjedhjet në Tiranë”, Arlind Qori: Rama porositi vendimin e GJK pro Veliajt appeared first on Albeu.com.

“Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale

30 October 2025 at 16:39

Dhjetëra pensionistë dhe ish-minatorë protestuan të enjten para Kuvendit, duke kërkuar rritje të pensioneve, miratimin e minimumit jetik dhe trajtim dinjitoz për moshën e tretë.

Protesta u organizua nga Lëvizja Bashkë, e cila gjatë vitit të kaluar zhvilloi tetë tubime të tilla, me fokus kryesor dinjitetin për pensionistët.

“Jam i pakënaqur nga pensionim sepse niveli i jetesës është i lartë. Nuk më del pensioni për drita, për ujë, për të ngrënë, për ilaçe”, u shpreh një nga protestuesit, i cili tha se varej kryesisht nga fëmijët në emigrim.

Një tjetër pensionist që foli përmes megafonit, duke e quajtur pensionin e tij “qesharak” dhe “fyerje për dinjitetin njerëzor”.

“Turpi është i qeverisë, i kryeministrit dhe i atyre që e korruptuan këtë vend,” tha ai.

Në protestë morën pjesë edhe ish-minatorë, të cilët kërkojnë njohjen e statusit.

“Kam punuar 24 vjet nëntokë në Bulqizë dhe dola me pension të pjesshëm. Jetoj me dhimbje kraharori e me një pension qesharak që s’më del për asgjë,” rrëfeu një prej tyre, i cili tregoi se kishte probleme me frymëmarrjen.

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, akuzoi qeverinë për “tradhti ndaj pensionistëve dhe punëtorëve” dhe se në tre vite ka rritur pensionet më pak se 10%.

“Tradhtarët nuk e kanë vendin në parlament, por në burg,” theksoi Qori.

Deputeti Redi Muçi shtoi se situata e pensionistëve është përkeqësuar, me çmime të rritura dhe indeksim minimal prej 2.5%.

Aktivisti Emiljando Kita theksoi se shumica e pensionistëve mbijetojnë vetëm falë ndihmës së fëmijëve.

“Nëse s’do të kishin fëmijët, do të vdisnin për bukë, do të vdisnin nëpër spitale apo në shtëpi se nuk do të kishin ilaçe,” theksoi Kita, sipas së cilit vetëm protesta mund ta ndryshojë këtë gjendje.

Gjatë fushatës së 11 majit, Partia Socialiste premtoi rritje të pensionit mesatar deri në 400 euro, por deri tani është bërë vetëm indeksimi vjetor.

Lexoni gjithashtu:









The post “Turp për qeverinë”: Pensionistët në protestë për pensione dhe barazi sociale appeared first on Citizens.al.

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

17 October 2025 at 21:58

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar në MCN, ku foli rreth hetimeve të SPAK, për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë. Sipas Qorit, SPAK duhet të marrë në pyetje Edi Ramën, pasi në fund të çdo vendimi është ai që firmos, ndërsa shtoi se në […]

The post Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij appeared first on BoldNews.al.

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

By: D Marku
3 October 2025 at 19:51

Arlind Qori ka shpallur kandidaturën për drejtimin e Bashkinsë së Tiranës, zgjedhje që do të mbahen më 9 nëntor 2025.

Ai shprehu disa nga premtimet e tij, sa i përket punës në bashki, nëse zgjidhet nga qytetarët e Tiranës.
“Falënderoj nga zemra anëtarët e këshillit koordinues që më besuan këtë detyrë që besoj do të nderonte secilin prej nesh. Falënderoj edhe qytetarët e Tiranës që së fundmi më kanë inkurajuar që ta marr përsipër këtë garë.

Në rast se qytetarët e Tiranës do të më votojnë për kryetar bashkie, unë betohem që me gjithë forcat e mia do tu shërbej atyre dhe të ndihmoj që qyteti ynë të bëhet i jetueshëm…”, tha ai në një pjesë të fjalimit.

The post Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Lëvizja “Bashkë” propozon Arlind Qorin si kandidat për zgjedhjet në Tiranë

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ Partia “Lëvizja Bashkë” propozoi kryetarin Arlind Qorin, si kandidat për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Lëvizja Bashkë” njoftoi se Qori për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.

“Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë”, njoftoi “Lëvizja Bashkë”.

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, do të mbahen më 9 nëntor.

Për kryeqytetin Partia Socialiste ka propozuar emrin e Ogerta Manastirliut, ndërsa Partia Demokratike dhe aleatët prej ditësh vijojnë konsultimet për gjetjen e kandidatit për Tiranën.

/m.q/j.p/

The post Lëvizja “Bashkë” propozon Arlind Qorin si kandidat për zgjedhjet në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës

By: Elva
3 October 2025 at 19:00

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, pas shkarkimit të Erion Veliajt. Qori do të garojë për të qenë numri një i kryeqytetit përballë kandidates së PS, Ogerta Manastirliut dhe kandidatit/es të PD (ende i pacaktuar). Postimi i plotë: ARLIND […]

The post Lëvizja Bashkë nxjerr Arlind Qorin si kandidat për bashkinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Beteja për Tiranën/ Qori në “Real Story”: Një kandidaturë e mundshme jam dhe unë

By: Rovena
2 October 2025 at 20:53

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka bërë të ditur në emisionin “Real Story” në ABC Neës se është një ndër kandidaturat e mundshme për zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, që do të mbahen më 9 nëntor.

Ai theksoi se vendimmarrja brenda forcës politike është drejt përfundimit dhe se gara e vështirë për kryeqytetin e motivon edhe më shumë për të kandiduar.

Sipas Qorit, qytetarët e Tiranës janë gjithnjë e më të hapur ndaj alternativave të reja, dhe zgjedhjet e ardhshme nuk janë thjesht administrative, por përfaqësojnë një përballje të fortë politike.

“Unë e kam thënë publikisht që ne jemi në një proces vendimmarrës. Kam përshtypje që për pak ditë e ndajmë këtë punë, sigurisht që kandidaturë e mundshme jam dhe unë. Sa më e vështirë të jetë gara, aq më shumë dua që të kandidoj. Redi Muçi po bën një punë të jashtëzakonshme në Kuvend. Sa më e vështirë të jetë gara aq më mirë e kam unë për të bërë përpara. Gara për Tiranën është e vështirë, mirëpo mua më duket se njerëzit po ndryshojnë. Fitorja e PS në Tiranë nuk ka qenë organike, edhe ata që votojnë shajnë në përdhëmbë dhe mbyllin hundën.

Mundësitë janë, qytetaria e Tiranës është e para që pret të renë dhe rezultatet e 11 majit tregojnë një përqindje dukshëm të lartë për partitë e reja. Kur je në rrugën e së drejtës dhe thua të vërtetën , ngjarjet të japin përkrahjen e qytetarëve. Gara për Tiranën është e vështirë dhe probabiliteti nuk është i lartë për të fituar. Për Lëvizjen Bashkë në strategjinë afatgjatë është një progres, mendoj se kemi shumë potencial për të përmirësuar rezultatin tonë.

Ne do të bëjmë një fushatë, që ajo që do të sjellim do të jetë propozuese dhe alternativa. Nuk do të heshtim duke thënë të vërtetat. Të mos harrojmë që këto nuk janë vetëm zgjedhje administrative, por janë zgjedhje politike shumë të forta”, tha Arlind Qori./abcnews.al

Zgjedhjet në Tiranë/ Alimehmeti: Ja pse s’ka negociata me Arlind Qorin

By: armand
1 October 2025 at 21:50

Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Oponenca” në News24, ka komentuar mbi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës dhe negociatat që po zhvillohen mes partive opozitare për të gjetur një kandidat të përbashkët. Alimehmeti, i ngarkuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të zhvilluar bisedime me partitë e tjera opozitare, theksoi se […]

The post Zgjedhjet në Tiranë/ Alimehmeti: Ja pse s’ka negociata me Arlind Qorin appeared first on BoldNews.al.

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

By: armand
28 September 2025 at 14:25

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai bëri të ditur se vendimi për kandidaturën do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë. Në një deklaratë për Euronews Albania, Muçi tha se nëse zgjidhet për kandidat, mandati […]

The post Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori appeared first on BoldNews.al.

Redi Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Arlind Qori

By: V K
28 September 2025 at 14:41

Në një deklaratë për Euronews Albania, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidat për kryebashkiak të Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai bëri të ditur se vendimi për kandidaturën, do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.

Muçi tha se nëse zgjidhet për kandidat, mandati i tij në Parlament do t’i kalojë Arlind Qorit, i cili është i dyti në listën e deputetëve të kësaj force politike.

“Kur të shpallet data e zgjedhjeve, do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka.

Ka një sërë figurash që mund të jenë të denja për kreun e Bashkisë së Tiranës. Vendimi do të merret brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë do t’i bindem kolektivit. Nëse unë zgjidhem, vendin tim në parlament do ta marrë Arlind Qori”, tha Muçi.

The post Redi Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Arlind Qori appeared first on Albeu.com.

Ftesa e Këlliçit për bashkëpunim në garën për Bashkinë Tiranë, ja si i përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi

By: Ela
26 September 2025 at 17:06

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, i janë përgjigjur në mënyra të ndryshme ftesës së deputetit demokrat, Belind Këlliçi, për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat të vetëm për Bashkinë Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme lokale […]

The post Ftesa e Këlliçit për bashkëpunim në garën për Bashkinë Tiranë, ja si i përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi appeared first on BoldNews.al.

“Vrasje për së dyti”: Arrestohen dy punonjës për aksidentin në Bulqizë

25 September 2025 at 11:59

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se viktima humbi jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeritë e zonës D në Bulqizë. Për këtë ngjarje u arrestuan brigadieri G. K., 47 vjeç, dhe tekniku B. C., 62 vjeç, të dy banues në Bulqizë, ndërsa ndaj drejtuesit teknik R. […]

The post “Vrasje për së dyti”: Arrestohen dy punonjës për aksidentin në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja

20 September 2025 at 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë një fond prej 12.7 milionë lekësh (127 mln lekë të vjetra) si kompensim financiar paszgjedhor për katër parti politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe që nuk kishin përfituar fonde publike përpara fushatës. Përfituesit janë: Lëvizja Bashkë, Lëvizja Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Partia […]

The post 127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja appeared first on BoldNews.al.

‘Uji është jeta’: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in

16 September 2025 at 08:23

Banorët e njësisë administrative të Martaneshit në Bulqizë protestuan të dielën kundër punimeve për devijimin e ujërave të Liqenit të Sopeve, që po kryhen nga kompania “Teodori 2003”. Ata paralajmëruan se rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore në katër fshatra të zonës rrezikojnë të mbeten pa ujë vaditës, ndërsa pa furnizim me ujë do të mbeten […]

The post ‘Uji është jeta’: Banorët e Martaneshit vazhdojnë prej 1 dekade betejën me HEC-in appeared first on Reporter.al.

❌
❌