Normal view

14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive

5 August 2026 at 11:55

Shqipëria është përballur me 14 vatra zjarri gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të mbeten aktive, duke angazhuar dhjetëra forca në terren dhe mjete ajrore për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Sipas autoriteteve, në operacionet e deritanishme janë angazhuar 182 efektivë, 19 automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe një avion i Forcës Ajrore.

Ndërhyrjet janë përqendruar në zonën e Dajtit, në fshatin Riban të Mallakastrës, në fshatin Shqiponjë të Prrenjasit, në Vërzhezhë të Skraparit, në Krekëz të Himarës, si dhe në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës në bashkitë Libohovë dhe Dropull.

Në fshatin Riban, falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri është eliminuar rreziku për zonat e banuara, ndërsa 15 familje janë evakuuar përkohësisht si masë parandaluese.

Autoritetet bëjnë të ditur se nga vatrat e shuar deri më tani janë përfshirë rreth 1.5 hektarë me barishte, shkurre dhe bimësi pyjore, ndërsa sipërfaqja e dëmtuar nga zjarret që mbeten aktive është ende duke u vlerësuar.

Strukturat e mbrojtjes civile po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e operacioneve për vënien nën kontroll të zjarreve në të gjithë territorin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë mbeten ende aktive appeared first on Sinjali.

Haradinaj: Posti i kryeministrit ose presidentit duhet t’i takojë opozitës

5 August 2026 at 11:51

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie të drejtën për të qeverisur e vetme, duke theksuar se krijimi i institucioneve duhet të bazohet në bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës.

Duke komentuar mosarritjen e një marrëveshjeje në takimet e fundit, Haradinaj tha se verdikti i qytetarëve kërkon ndarje të përgjegjësive në procesin e vendimmarrjes.

“Qytetari ka votuar, populli ka votuar, sot jemi deputetë të zgjedhur. Ky rezultat kërkon bashkëvendimmarrje ose vendimmarrje të përbashkët. Nuk i ka dhënë një shumicë të duhur partisë fituese dhe, kuptohet, për të arritur në krijimin e institucioneve kërkohet vendimmarrje e përbashkët”, tha ai.

Sipas Haradinajt, deri më tani nuk është ofruar një model i bashkëvendimmarrjes, por vetëm një ftesë që opozita të bëhet pjesë e qeverisë.

“Ajo që kemi parë deri tani është një pozicion i tillë që nuk ofron bashkëvendimmarrje ose vendimmarrje të përbashkët, por i është ofruar opozitës për përfitimin e pushtetit, pra me i dhënë përfitime ose pjesëmarrje në pushtet. Kjo nuk e reflekton rezultatin. Dallimi mes numrit të deputetëve, të shqiptarëve po flas, të pozitës dhe opozitës nuk është aq i madh sa që vetëm fituesi i zgjedhjeve të mbajë vendimmarrjet”, tha ai.

Ai shtoi se rezultati zgjedhor duhet të lexohet si nevojë për ndarje të përgjegjësive institucionale.

“Për me e thjeshtuar edhe më shumë, nga dy postet e para, në këtë rast kryeministri që është posti kryesor sepse udhëheq qeverinë, ekzekutivin, dhe presidenti, njëri nga të dy postet në bazë të rezultatit zgjedhor i takon opozitës. Ai që ka fituar zgjedhjet, nëse ka logjikë demokratike, e lexon kështu rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

Haradinaj akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po synon të mbajë të gjithë pushtetin vendimmarrës.

“Nëse ka logjikë regjimi, e që në fakt kjo logjikë po ndodh me Kurtin, ai nuk dëshiron vendimmarrje të përbashkët ose ndarje të vendimmarrjes. Kurti po i kërkon të gjitha situatat ose pozitat ose institucionet vendimmarrëse për vete dhe në njëfarë mënyre po synon me e poshtruar opozitën duke i ofruar vetëm përfitime të pushtetit, pra vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Kjo nuk është ashtu siç ka vendosur qytetari. Është logjikë e regjimit. E këtë udhëheqësit e regjimeve totalitare të frikësohen nga bashkëvendimmarrja ose nga ndarja e vendimmarrjes”, tha ai.

Ai theksoi se opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes.

“Unë mendoj që opozita mundet me ndihmuar në krijimin e institucioneve, por kuptohet duhet të ketë bashkëvendimmarrje, jo vetëm marrje pjesë në ekzekutiv që nënkupton pra vetëm përfitime për pushtet”, tha ai.

I pyetur për referencat ndaj kryetarit të Aleancës, Ardian Gjini, Haradinaj e vlerësoi punën e tij në krye të partisë dhe të Komunës së Gjakovës.

“Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ushtruar shumë funksione. Është kryetar shumë i suksesshëm i Komunës së Gjakovës edhe shihen zhvillimet në Gjakovë, po u tregua edhe kryetar i suksesshëm i partisë që udhëheq. Ka dëshmuar me rezultate, pra menjëherë kemi ngritje që është një situatë e re”, tha ai.

Sipas Haradinajt, thelbi i çështjes mbetet mënyra se si interpretohet rezultati zgjedhor.

“Bëhet fjalë: a pranon, a e lexon rezultatin udhëheqësi i regjimit si bashkëvendimmarrje apo jo? Nëse nuk e pranon se rezultati është bashkëvendimmarrje, nuk ia ka dhënë qytetari i Kosovës votën për vendimmarrje si i vetëm, për të udhëhequr me të gjitha institucionet e vendit, për të pasur një kontroll absolut. Ia ka zbritur votën, është e vërtetë që përqindje ka, po ia ka zbritur qindra mijëra vota. Nëse ai nuk e lexon kështu, i bie që është e kotë edhe mbajtja e takimeve”, tha ai.

Haradinaj përsëriti se Aleanca nuk synon të hyjë në qeveri vetëm për poste.

“Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisjes Kurti vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita kishte mundur me e ndihmuar Kosovën duke u bërë pjesë e vendimmarrjes. Aleanca nuk synon pra në asnjë variant vetëm përfitimet e pushtetit, por nëse kemi realisht me e ndihmuar Kosovën në krijimin e institucioneve në ndarjen e vendimeve ose në bashkëvendimmarrje, atëherë po”, tha ai.

I pyetur nëse njëri nga postet kryesore duhet t’i takojë opozitës, Haradinaj sqaroi se nuk e kishte fjalën domosdoshmërisht për postin e presidentit.

“Jo, nuk është presidenti. Njëra. Njëra. Pra në marrëveshje me partinë fituese, mundet partia fituese me të drejtë me kërkuar kryeministrin, por mundet edhe në çfarëdo rruge dikush nga opozita me u bërë kryetar qeverie, sepse ndërtimi i institucioneve nënkupton edhe zgjedhjen e presidentit, dhe është bashkëvendimmarrja”, tha ai.

Ndërsa lidhur me mundësinë e votimit të presidentit të ardhshëm, Haradinaj tha se kjo varet nga një marrëveshje politike për ndarjen e vendimmarrjes.

“E shihni që tani votat për presidentin janë marrëveshje politike e dy të tretave. Duhet të sqarohet pra a është një situatë e ndarjes së vendimeve, pra nëse bëhet fjalë vetëm për pjesëmarrjen në pushtet kuptohet që nuk kemi pse me u kyçur në diskutime”, shtoi Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj: Posti i kryeministrit ose presidentit duhet t’i takojë opozitës appeared first on Sinjali.

Ka një arsye pse normat e vaksinimit të fëmijëve po bien – s’është media sociale

5 August 2026 at 11:34

Normat e vaksinimit të fëmijëve në Britani kanë rënë ndjeshëm gjatë 15 vjetëve të fundit, por sipas ekspertëve shkaku kryesor nuk janë teoritë kundër vaksinave në rrjetet sociale, ka shkruar BBC.

Sipas tyre, arsyeja kryesore është se prindërit kanë gjithnjë e më pak kontakte të drejtpërdrejta me mjekët dhe infermierët, ndërsa qasja në shërbimet shëndetësore është bërë më e vështirë.

Një shembull është Lily, një nënë e re që nuk arriti ta vaksinonte në kohë djalin e saj 20-javësh, Grayson. Pas një lindjeje të vështirë dhe depresionit pas lindjes, ajo e kishte të pamundur të udhëtonte deri te ambulanca.

“Kisha kaluar net pa gjumë dhe mezi dilja nga shtëpia. Nuk doja të udhëtoja deri në një qytet tjetër”, ka thënë ajo.

Më vonë, Lily zbuloi një pikë vaksinimi të hapur në një qendër tregtare në Keighley, ku shërbimi ishte shumë më i lehtë për t’u arritur.

“Duhet t’i çojmë shërbimet aty ku janë njerëzit. Sa më e lehtë të jetë qasja, aq më shumë prindër i vaksinojnë fëmijët”, ka thënë koordinatorja e projektit Flora Jennings.

Në këtë pikë edhe mund të bëhet peshimi i foshnjave, ka kënd lojërash dhe ambiente miqësore, duke bërë që shumë prindër të vendosin t’i vaksinojnë fëmijët gjatë vizitës.

Sipas ekspertëve, shumica e prindërve nuk janë kundër vaksinave, por shpesh i shtyjnë ato për shkak të mungesës së kohës, vështirësive praktike ose mungesës së kujtesës.

Në Angli, numri i vizitave në shtëpi nga infermierët dhe mamitë është ulur me rreth 45 për qind gjatë dekadës së fundit, ndërsa shumë familje nuk takojnë më vazhdimisht të njëjtin mjek familjar.

“Nëse i shohim vetëm shifrat, rënia nuk duket dramatike. Por krahasuar me vendet e tjera evropiane, Britania është ndër më të dobëtat për vaksinimin e fëmijëve në vitet e para të jetës”, ka thënë profesori Dan Hungerford nga Universiteti i Liverpoolit.

Dezinformimi ekziston, por nuk është arsyeja kryesore

Edhe pse postimet kundër vaksinave në rrjetet sociale ndikojnë te disa prindër, ekspertët besojnë se ato nuk janë faktori vendimtar.

Mjekja Zoyah Hussain ka thënë se ende has pyetje të tilla si nëse vaksina MMR shkakton autizëm, një pretendim i hedhur poshtë shkencërisht prej dekadash.

Pika e vaksinimit jashtë institucionit shëndetësor

Që nga pikës në qendrën tregtare në vitin 2023, përqindja e fëmijëve që marrin dozën e parë të vaksinës MMR deri në moshën 18 muajshe është rritur nga 78 për qind në 88 për qind.

“Ne po ecim kundër trendit kombëtar”, ka thënë administratori Bill Graham.

Rënia e vaksinimit ka hapur debat në Britani nëse vaksinimi i fëmijëve duhet të bëhet i detyrueshëm.

Megjithatë, shumë ekspertë paralajmërojnë se detyrimi mund të dëmtojë besimin e qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor.

“Shëndetësia në Britani bazohet te besimi. Nuk mund ta rikthejmë atë duke i detyruar njerëzit”, ka thënë Graham.

Ekspertët pajtohen se zgjidhja më efektive është t’i bëjnë shërbimet e vaksinimit më të afërta, më të lehta dhe më të qasshme për prindërit, në vend që të mbështeten vetëm te fushatat kundër dezinformimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ka një arsye pse normat e vaksinimit të fëmijëve po bien – s’është media sociale appeared first on Sinjali.

Trump thotë se SHBA-të dhe Irani kanë zhvilluar diskutime shumë të mira

5 August 2026 at 11:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se administrata e tij pati “diskutime shumë të mira” me Iranin gjatë negociatave gjithëditore të martën, duke nxitur pritjet për një fund të afërt të konfliktit pesëmujor .

Çmimet e naftës ranë dhe aksionet u rritën në tregtinë aziatike të mërkurën, pasi Wall Street arriti nivele rekord me shpresën se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për të rivendosur trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit të bllokuar, shkruan Reuters.

“Ata patën një negociatë që zgjati gjithë ditën“, tha Trump për emisionin “Night” të Fox News. Ngushtica e Hormuzit “do të hapet shumë shpejt”, shtoi Trump. “Nëse ata tërhiqen përsëri, do të goditen shumë rëndë”.

Trump shpesh ka kërcënuar me sulme masive nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje dhe më pas ka përmendur përparimin në bisedimet që deri më tani nuk kanë arritur t’i japin fund armiqësive, transmeton Sinjali.

Axios, duke cituar dy burime rajonale dhe një zyrtar amerikan, raportoi se SHBA-të dhe Irani po afrohen drejt një marrëveshjeje të përkohshme për të rihapur ngushticën me marrëveshjen e Omanit, i cili kontrollon një pjesë të rrugës ujore. Raporti tha se Uashingtoni synonte një njoftim të mërkurën.

Megjithatë, media shtetërore iraniane, duke cituar një burim të informuar, tha se një marrëveshje me Omanin mbi ngushticën, e cila normalisht transporton rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, do të vonohet “për sa kohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërcënojnë Iranin”.

Trump ende nuk i ka arritur objektivat që vendosi në fillim të luftës: çmontimin e programit bërthamor të Iranit, kufizimin e aftësisë së tij për të sulmuar rivalët rajonalë dhe krijimin e kushteve që iranianët të rrëzojnë sundimtarët e tyre klerikë.

Irani ka ndaluar pjesën më të madhe të trafikut përmes Hormuzit, ndërsa Uashingtoni mban një bllokadë të anijeve dhe porteve që lidhen me Iranin.Katari kishte thënë më parë se ndërmjetësit po bënin përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, edhe pasi Teherani mohoi se bisedimet ishin duke u zhvilluar.

Trump dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, diskutuan përpjekjet për të ngushtuar dallimet midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe për të përmirësuar perspektivat për një zgjidhje të qëndrueshme gjatë një telefonate të martën, tha zyra e Emirit të Katarit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha se bisedimet me Omanin mbi tranzitin përmes ngushticës ishin pozitive dhe po vazhdonin, dhe ishin të përqendruara në krijimin e korsive të sigurta të transportit detar, raportuan mediat shtetërore. Ai shtoi se rruga që po negociohej kishte për qëllim sigurimin e të drejtave sovrane dhe sigurisë kombëtare si të Iranit ashtu edhe të Omanit.

Irani ka kërkuar prej kohësh kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, të cilën thotë se duhet ta ndajë me Omanin në bregun tjetër. Por Teherani hodhi poshtë një propozim të Omanit javën e kaluar që do të kishte lejuar mbikëqyrjen e përbashkët dhe mbledhjen e tarifave vullnetare nga anijet.

Huthitët e Jemenit, të lidhur me Iranin, kanë vendosur gjithashtu një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite në Detin e Kuq, duke kufizuar më tej rrugët e eksportit të naftës. Një predhë goditi një anije me flamur indian pranë Jemenit, duke shkaktuar përmbysjen dhe fundosjen e saj, por të 14 marinarët në bord u shpëtuan, thanë zyrtarët indianë, në një sulm për të cilin Jemeni fajësoi Huthitët.

Organizata Ndërkombëtare Detare e Kombeve të Bashkuara ka raportuar të paktën 17 vdekje të detarëve nga 64 incidente në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Këto janë përveç numrit të të vdekurve të qeverisë iraniane prej 50 personash të vrarë dhe 500 të plagosur nga sulmet amerikane që nga rifillimi i armiqësive në fund të qershorit, një shifër e raportuar përpara se Irani të thoshte se një sulm amerikan në Qeshm në fund të korrikut vrau një burrë e një grua dhe djalin e tyre 2-vjeçar.

Në total, Irani ka raportuar më shumë se 3,400 vdekje që kur SHBA-të dhe Izraeli nisën luftën më 28 shkurt, ndërsa SHBA-të kanë raportuar 18 ushtarakë të vdekur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se SHBA-të dhe Irani kanë zhvilluar diskutime shumë të mira appeared first on Sinjali.

Qytetet pritëse të Kupës së Botës kërkojnë fondet e premtuara nga FIFA

5 August 2026 at 11:23

Qytetet pritëse të Kupës së Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar sqarime nga FIFA lidhur me pagesat prej 1 milion dollarësh për secilin qytet, të premtuara përpara turneut.

Financimi ishte njoftuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për 11 qytetet pritëse amerikane dhe kishte si qëllim ndërtimin e fushave të vogla të futbollit dhe mbështetjen e projekteve sociale në komunitete.

Megjithatë, deri tani fondet nuk janë transferuar, duke bërë që autoritetet lokale të kërkojnë një përditësim mbi statusin e financimit të premtuar nga institucioni qeverisës i futbollit botëror.

FIFA nuk ka publikuar ende një deklaratë zyrtare për vonesën e pagesave, ndërsa raportimet bëjnë të ditur se qytetet pritëse janë siguruar vazhdimisht se kontributi prej 1 milion dollarësh do të shpërndahet.

Qytetet amerikane që pritën ndeshjet e Botërorit 2026 ishin Seattle, zona e Gjirit të San Franciskos, Los Angeles, Dallas, Hjuston, Kansas City, Atlanta, Filadelfia, New York/New Jersey, Miami dhe Boston, shkruan Euronews.al.

Ndërsa FIFA përfiton pjesën kryesore të të ardhurave nga biletat, të drejtat televizive, sponsorët dhe aktivitetet tregtare, qytetet pritëse mbulojnë një pjesë të madhe të kostove organizative, përfshirë sigurinë, transportin, operacionet në stadiume dhe zonat e tifozëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qytetet pritëse të Kupës së Botës kërkojnë fondet e premtuara nga FIFA appeared first on Sinjali.

Gjeti portofolin me afro 3 mijë euro në parking, qytetari nga Malisheva e dorëzon në polici

5 August 2026 at 11:18

Një qytetar në Malishevë ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur në një vendparkim, brenda të cilit kishte 2 mijë e 940 euro dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 4 gusht 2026, në Stacionin Policor në Malishevë është paraqitur qytetari B. Krasniqi, i cili ka dorëzuar portofolin që e kishte gjetur.

Policia ka bërë të ditur se portofoli është hapur në prani të zyrtarëve policorë, ku janë gjetur paratë dhe dokumentet personale.

“Pas verifikimit të dokumenteve, zyrtarët policorë kanë arritur ta identifikojnë personin të cilit i kishte humbur portofoli. I njëjti është kontaktuar dhe ftuar në stacionin policor për ta pranuar portofolin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjeti portofolin me afro 3 mijë euro në parking, qytetari nga Malisheva e dorëzon në polici appeared first on Sinjali.

Pak ditë para vizitës së presidentit amerikan, prangoset një person pranë golfit të Trumpit – i gjenden armë e municione

5 August 2026 at 11:10

Një 38-vjeçar është arrestuar pranë fushës së golfit të presidentit amerikan Donald Trump në “Rancho Palos Verdes”, Kaliforni, vetëm pak ditë para vizitës së planifikuar të presidentit në këtë kompleks.

Sipas autoriteteve, Jeanine John Taele, banues në Downey, u vu në pranga pasi u pa duke bërë fotografi dhe video në ambientet e klubit të golfit, ndërsa dyshohet se po monitoronte masat e sigurisë. Ai mbante gjithashtu një kufje në vesh, gjë që ngriti dyshimet e agjentëve federalë.

Prokuroria amerikane njoftoi se Taele u rikthye në klub të dielën, ku iu afrua agjentëve federalë dhe pretendoi se punonte për Departamentin e Shtetit dhe ndodhej aty si pjesë e një ekipi sigurie. Më pas ai pranoi se kishte një armë të mbushur në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti një karikator me 16 fishekë në xhep, ndërsa në automjet u sekuestruan një pistoletë 9 mm e mbushur, karikatorë shtesë me fishekë, dylbi dhe një distinktiv ku shkruhej “Security Protection Agent”.

Një kontroll i mëvonshëm në banesën e tij në Downey zbuloi një arsenal armësh dhe pajisjesh, përfshirë një pushkë AR të modifikuar ilegalisht; një pistoletë; jelek antiplumb; karikatorë me kapacitet të lartë; sasi të mëdha municionesh; dy pajisje radio-komunikimi; disa fletore me shënime që autoritetet i cilësuan shqetësuese.

Sipas autoriteteve, Taele ishte gjithashtu nën hetim për një grabitje të ndodhur gjatë vitit 2025.

Ai përballet me akuza shtetërore dhe federale për posedim të një pushke të paregjistruar me tytë të shkurtër. Nëse shpallet fajtor për akuzën federale, ai rrezikon deri në 10 vjet burg.

Rasti po hetohet nga FBI-ja dhe Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, ndërsa i dyshuari mbetet në paraburgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pak ditë para vizitës së presidentit amerikan, prangoset një person pranë golfit të Trumpit – i gjenden armë e municione appeared first on Sinjali.

Kapen dy shtetas të Kosovës në Shkup, sekuestrohen rreth 230 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara

5 August 2026 at 11:03

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Shkup nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim i parave”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Më 3 gusht 2026, zyrtarët policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup privuan nga liria F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin të dyshuarit, policia gjeti para në valuta dhe prerje të ndryshme, përfshirë euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe paund britanikë. Vlera e përgjithshme e parave të sekuestruara llogaritet në rreth 230 mijë euro.

Paratë janë konfiskuar për ekspertizë të mëtejshme, ndërsa të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër.

Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tyre pritet të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

“Më 03.08.2026, në Shkup, zyrtarët policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar F.R. (30) dhe T.T. (44), të dy shtetas të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “falsifikim parash” sipas nenit 268 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Golf”, në të cilin ndodheshin dy personat, janë gjetur para në valuta dhe prerje të ndryshme – euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe funta britanike – me vlerë totale prej rreth 230 mijë eurosh. Paratë e gjetura janë konfiskuar, ndërsa personat janë dërguar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kapen dy shtetas të Kosovës në Shkup, sekuestrohen rreth 230 mijë euro të dyshuara si të falsifikuara appeared first on Sinjali.

Vogëlushi Nur rrezikon shikimin, kërkohet ndihma e qytetarëve për trajtimin prej 35 mijë eurosh jashtë vendit

5 August 2026 at 10:56

Familja Haxholli ka bërë thirrje për ndihmë për vogëlushin e tyre, Nur Haxholli, i cili ka nevojë për trajtim të specializuar mjekësor jashtë vendit.

Nuri është diagnostikuar me ROP (Retinopathy of Prematurity), një sëmundje e syrit që kërkon trajtim të menjëhershëm për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes së tij.

Për trajtimin dhe mbulimin e shpenzimeve mjekësore nevojiten 35 mijë euro, shumë të cilën familja po përpiqet ta sigurojë përmes ndihmës së njerëzve të vullnetit të mirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vogëlushi Nur rrezikon shikimin, kërkohet ndihma e qytetarëve për trajtimin prej 35 mijë eurosh jashtë vendit appeared first on Sinjali.

“Gjallë nuk ki me kon” – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që grabiti një 24-vjeçar nën kërcënimin e thikës në Gjakovë

5 August 2026 at 10:48

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit Silver Mersula, i cili dyshohet për veprën penale “Grabitja”.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në Gjakovë. Sinjali mësoi se i dyshuari është Silver Mersula, ndërsa viktimë në këtë rast është A. M, rreth 24-vjeçar.

Sipas Prokurorisë, rreth orës 01:30, tek hyrja e banesës së viktimës, i dyshuari i është afruar 24-vjeçarit dhe, nën kërcënimin e një thike, i ka kërkuar paratë që kishte me vete. Fillimisht viktima i ka dorëzuar 20 euro, ndërsa pas kanosjeve të vazhdueshme është detyruar t’ia japë edhe 30 euro të tjera.

Kur 24-vjeçari ka tentuar të largohej, i dyshuari dyshohet se e ka kapur për qafe, por ai ka arritur të lirohet dhe të ikë. Në ato momente ka ndërhyrë një dëshmitare, e cila e ka penguar të dyshuarin. Para se të largohej, ai dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me fjalët: Ti ke me e pagu shtrejt këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon.”

Pas raportimit të rastit në Polici, Silver Mersula ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte qenë në arrati, derisa u arrestua pas veprimeve operative të zyrtarëve policorë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Gjallë nuk ki me kon” – Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që grabiti një 24-vjeçar nën kërcënimin e thikës në Gjakovë appeared first on Sinjali.

“Që tre muaj është kështu” – Puseta e hapur në rrugë në Arbëri po rrezikon kalimtarët dhe shoferët

5 August 2026 at 09:53

Pusetat e hapura në rrugët e Prishtinës mbesin një problem i madh për sigurinë e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është evidentuar në rrugën “Stambolli”, në lagjen Arbëria, ku një pusete ka mbetur e hapur dhe pa asnjë mbulesë mbrojtëse, duke paraqitur rrezik për këmbësorët dhe automjetet që qarkullojnë në këtë zonë.

Sipas qytetarit i cili ka dërguar në redaksi pamje, kjo situatë ka vazhduar për rreth tre muaj, pa u ndërmarrë ndonjë veprim për rregullimin ose sigurimin e saj.

Pamje:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Që tre muaj është kështu” – Puseta e hapur në rrugë në Arbëri po rrezikon kalimtarët dhe shoferët appeared first on Sinjali.

E rëndë: Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live në TikTok

5 August 2026 at 09:46

Influenceri meksikan Cesar Gastelum është vrarë të martën gjatë një transmetimi “live” në TikTok, teksa ndodhej me miqtë e tij pranë një restoranti të ushqimit të shpejtë në qytetin Culiacán.

Sipas autoriteteve lokale, Gastelum, i cili kishte afro 600 mijë ndjekës në TikTok dhe njihej për videot e tij humoristike, po transmetonte drejtpërdrejt kur dy persona të armatosur, të cilët lëviznin me motoçikletë dhe mbanin helmeta, iu afruan grupit. Në pamjet e transmetimit shihet se drejtuesi i motoçikletës hapi zjarr në drejtim të influencerit, duke e lënë të vdekur në vend.

Një zyrtar i sigurisë në shtetin Sinaloa konfirmoi vdekjen e Gastelum dhe bëri të ditur se është duke u zhvilluar një operacion i gjerë për kapjen e autorëve.

Vrasja ndodhi në Culiacán, kryeqytetin e shtetit Sinaloa, një zonë e përfshirë prej kohësh nga përplasjet mes grupeve rivale të krimit të organizuar,shkruan Reuters, transmeton Sinjali.

Rasti rikthen në vëmendje edhe vrasjen e influencers meksikane Valeria Marquez, e cila në maj të vitit 2025 u qëllua për vdekje gjatë një transmetimi live në TikTok, në sallonin ku punonte në shtetin Jalisco.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E rëndë: Influenceri meksikan vritet gjatë transmetimit live në TikTok appeared first on Sinjali.

“Zhduket” punonjësja e një exchange-i në Vlorë, dyshohet se mori 5 mijë euro në ditën e parë të punës – PAMJE

5 August 2026 at 09:42

Një pronar i një pike këmbimi valutor në Vlorë ka denoncuar në polici një punonjëse të re, të cilën e akuzon se ka marrë 5 mijë euro nga arka e subjektit dhe më pas është larguar nga vendi i punës.

Sipas kallëzimit të bërë nga pronari, e reja ishte punësuar vetëm një ditë më parë pranë këtij exchange-i. Ai pretendon se gjatë kësaj kohe punonjësja ka marrë shumën e parave nga arka dhe është larguar menjëherë.

Pas konstatimit të mungesës së parave dhe largimit të punonjëses, pronari i është drejtuar Policisë së Vlorës, ku ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të nisur procedurat përkatëse.

Ndërkohë, policia pritet të verifikojë rrethanat e plota të ngjarjes dhe të kryejë hetimet përkatëse për zbardhjen e rastit.

Sakaq, pronari i exchange-it i ka bërë thirrje punonjëses që të kthejë shumën e marrë, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Zhduket” punonjësja e një exchange-i në Vlorë, dyshohet se mori 5 mijë euro në ditën e parë të punës – PAMJE appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Tentim vrasje në Gadime të Lipjanit – breshëri plumbash ndaj një BMW-je, një i arrestuar

5 August 2026 at 09:22

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së martës fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, ku një konflikt mes dy personave dyshohet se eskaloi në tentim vrasjeje, pasi njëri prej tyre hapi zjarr në drejtim të një veture në lëvizje.

Sinjali mëson se i dyshuari është Flamur Ibrahimi, rreth 41-vjeçar, ndërsa viktimë e rastit E.H., rreth 33-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, kur viktima po lëvizte me një BMW me targa gjermane në drejtimin Gadime e Epërme – Gadime e Ulët. Në afërsi të shkollës së mesme, rruga i është bllokuar nga një veturë Audi me ngjyrë hiri.

Nga automjeti, sipas kallëzimit të viktimës, ka zbritur Flamur Ibrahimi, i cili fillimisht ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Më pas, derisa viktima ishte larguar me veturë, i dyshuari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të BMW-së, ku njëra prej predhave ka goditur automjetin në anën e djathtë, mbi derën e pasagjerit.

Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit rajonalë të krimeve të rënda, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Arma që dyshohet se është përdorur në incident është sekuestruar, ndërsa palët janë intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Flamur Ibrahimi është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Përdorim i armës”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Tentim vrasje në Gadime të Lipjanit – breshëri plumbash ndaj një BMW-je, një i arrestuar appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar nga drejtësia – dërgohet në burg për veprën “Keqpërdorim i pasurisë së huaj”

5 August 2026 at 09:19

Një 42-vjeçar është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Suhodoll të Graçanicës, pasi rezultonte i kërkuar me urdhër të gjykatës për vuajtjen e një dënimi me burg.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Blerim Demaqin 42 vjeçar .

Sipas burimeve, ai u ndalua rreth orës 02:55 nga zyrtarët policorë, ndërsa gjatë verifikimit në sistem rezultoi se ndaj tij ishte në fuqi një urdhër për kërkim, ndalim, arrestim dhe sjellje të të dënuarit, i lëshuar për ekzekutimin e një aktgjykimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë.

Demaqi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Keqpërdorim i pasurisë së huaj”, sipas nenit 318, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën Korrektuese, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet 42-vjeçari i kërkuar nga drejtësia – dërgohet në burg për veprën “Keqpërdorim i pasurisë së huaj” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari që kanosi Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi (EMRI)

5 August 2026 at 09:16

Një person i dyshuar për kanosjen e Kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas më shumë se një viti e gjysmë nga raportimi i rastit.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Haziz Bytyqin, rreth 31-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ai është arrestuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës 21:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Dyshimet lidhen me një rast të ndodhur më 9 shkurt 2025, kur Haziz Bytyqi dyshohet se, përmes rrjetit social Facebook, kishte kanosur Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në procedurë policore, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndaj tij po zhvillohen procedurat për veprën penale “Kanosje”, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Arrestohet i dyshuari që kanosi Kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi (EMRI) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapen në flagrancë duke vjedhur në fabrikën “Rematex” në Dragash – arrestohen tre të dyshuar, sekuestrohen automjeti dhe mjetet e vjedhjes

5 August 2026 at 09:08

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen se po kryenin një vjedhje në fabrikën “Rematex”, tashmë e njohur si “Sharrtex”, në Dragash.

Sinjali mëson se të arrestuar janë:

  • Esved Miftari rreth 38 vjeç,
  • Deniz Alidini rreth 36-vjeç dhe
  • Azem Ramadani rreth 37-vjeç, ndërsa pronar i objektit të dëmtuar është E. A..

Sipas burimeve, Policia është njoftuar mbrëmjen e 4 gushtit, rreth orës 21:00, se në fabrikë ishte duke u zhvilluar një vjedhje. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë patrullat e Stacionit Policor në Dragash dhe njësitë e vijës së gjelbër.

Pas një operacioni në terren, rreth orës 22:30 është lokalizuar dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit brenda objektit, ndërsa rreth 22:45 janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë, të cilët më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe automjetin Ford me targa vendore, që dyshohet se ishte përdorur nga të arrestuarit gjatë kryerjes së veprës.

Burimet bëjnë të ditur se rasti lidhet edhe me vjedhje të tjera të raportuara në të njëjtën fabrikë gjatë muajve qershor dhe korrik, përkatësisht më 21 qershor, 15 korrik dhe 25–28 korrik 2026, për të cilat tashmë është angazhuar Hetuesia Rajonale.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa janë konfiskuar edhe automjeti dhe mjetet që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar nëse të arrestuarit lidhen edhe me rastet e mëparshme të vjedhjeve në këtë fabrikë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapen në flagrancë duke vjedhur në fabrikën “Rematex” në Dragash – arrestohen tre të dyshuar, sekuestrohen automjeti dhe mjetet e vjedhjes appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje me armë në “Metal Mix” në Lipjan – tre persona të maskuar thyejnë derën me çekan dhe marrin mbi 1 mijë euro

5 August 2026 at 09:05

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Një grabitje të armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kompaninë “Metal Mix” në fshatin Banullë të Lipjanit, ku tre persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në objekt dhe kanë marrë mbi 1 mijë euro nga kasaforta.

Sinjali mëson se viktimë e rastit është B. H., rreth 56-vjeçar, punonjës i sigurimit fizik në kompani.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35, kur B.H ndodhej brenda zyrave të kompanisë. Ai ka vërejtur tre persona të maskuar që po tentonin të hynin në objekt dhe është përpjekur t’i ndalonte duke mbajtur derën nga brenda.

Megjithatë, të dyshuarit e kanë goditur derën me një çekan, kanë thyer xhamin dhe kanë arritur të futen brenda. Sipas deklarimit të viktimës, njëri prej tyre i ka drejtuar një pistoletë, ndërsa më pas grupi ka kontrolluar ambientet e kompanisë.

Burimet bëjnë të ditur se grabitësit kanë arritur të marrin mbi 1 mijë euro para të gatshme, të cilat ndodheshin në një kasafortë dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet policore, ndërsa pritet të kryhet edhe ekzaminimi nga Forenzika Rajonale për sigurimin e provave materiale.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje me armë në “Metal Mix” në Lipjan – tre persona të maskuar thyejnë derën me çekan dhe marrin mbi 1 mijë euro appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Deklaroi rrejshëm nën betim në një hetim për krime lufte – 54-vjeçari përfundon në ndalim

5 August 2026 at 09:04

Një 54-vjeçar është ndaluar për 48 orë në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë nën betim gjatë dëshmisë së tij në një rast që po hetohet nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Sinjali mëson se i dyshuari është Dragan Vučinić, rreth 54 vjeçar.

Sipas burimeve, më 4 gusht, ai është intervistuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Mitrovicën e Veriut, me autorizim të Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në cilësinë e dëshmitarit për një rast që po zhvillohet nga kjo njësi.

Gjatë marrjes në pyetje, hetuesit kanë krijuar dyshimin se Vučinić ka deklaruar rrejshëm nën betim, për çka është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Me udhëzim të Prokurorit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, sipas nenit 383 të Kodit Penal.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, Dragan Vučinić është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Deklaroi rrejshëm nën betim në një hetim për krime lufte – 54-vjeçari përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Zhduken dy “Pickup” pranë pompës “Kastrati” në Prishtinë – dyshohet se u vodhën bashkë me dokumentet

5 August 2026 at 08:58

Dy automjete të tipit Pickup, të parkuara prej rreth dy vitesh në një parcelë pranë pompës së derivateve “Kastrati” në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, janë raportuar të zhdukura, ndërsa Policia ka nisur hetimet për vjedhje të rëndë.

Sinjali mëson se ankues në këtë rast është A.I., rreth 25-vjeçar, ndërsa automjetet ishin në pronësi të B.M.

Sipas burimeve, ankuesi ka deklaruar se në parcelën që ndodhet prapa pompës “Kastrati” ishin të parkuara një Peugeot Pickup dhe një Citroën Pickup, të cilat nuk ishin në gjendje pune, ndërsa dokumentacioni i tyre ndodhej brenda automjeteve.

Ai ka bërë të ditur se automjetet ishin parë për herë të fundit në fillim të muajit korrik, por nuk ka mundur të përcaktojë datën e saktë të zhdukjes.

Vlera e përgjithshme e dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 5 mijë deri në 6 mijë euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.

Policia po zhvillon hetime për identifikimin e autorëve dhe lokalizimin e automjeteve të zhdukura.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Zhduken dy “Pickup” pranë pompës “Kastrati” në Prishtinë – dyshohet se u vodhën bashkë me dokumentet appeared first on Sinjali.

❌