Një shërr për motive të dobëta, ka degjeneruar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat. Mësohet se 27-vjecari Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe vetë Qorri. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj, ndërsa është shpallur në kërkim, Florjan Gjoncaj.
Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]
Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosje në qytetin e Kuçovë, në qarkun e Berat. Sipas informacioneve paraprake, një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 19-vjeçar, pas një sherri për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar për mjekim në spital dhe, sipas të dhënave, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja […]
Konfliktet mes nxënësve të shkollave të mesme vijojnë të përsëriten, duke marrë përmasa gjithnjë e më shqetësuese.
Një rast i tillë është shënuar edhe të premten, ku një përplasje mes adoleshentëve nga zona e Vau Dejës ka alarmuar banorët dhe autoritetet.
Sipas të dhënave, pas përfundimit të orëve të mësimit, nxënësit kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim. Në pamjet filmike të siguruara, shihen dy grupe adoleshentësh që fillimisht përplasen me grushte, ndërsa më pas njëri prej tyre shfaqet duke mbajtur në dorë një mjet prerës, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani.
Në video, adoleshenti nxjerr thikën, mbulon kokën me kapuç dhe tenton të sulmojë grupin rival. Fatmirësisht, nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të plagosur apo të dëmtuar nga mjeti prerës. Përfundimi i konfliktit është bërë i mundur edhe falë ndërhyrjes së një qytetareje, e cila ka ndikuar në qetësimin e situatës.
Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, por burime bëjnë me dije se ka munguar bashkëpunimi për dhënien e informacionit, si nga nxënësit e pranishëm ashtu edhe nga drejtuesit e furgonëve. Për rastin është informuar edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, i cili mësohet se po e ndjek personalisht çështjen.
Nga të dhënat paraprake, rezulton se konflikti kishte nisur disa ditë më parë dhe lidhet me një tjetër episod të ndodhur rreth një javë më parë pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy adoleshentë. /tch/
Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë shtatë të rinjtë e ndaluar pas përplasjes me thika që ndodhi pranë një shkolle në lagjen “Xhabije”. Mes të ndaluarve ishin edhe dy të rriturit, Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, ndërsa pesë të tjerët janë të mitur. Pas seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues […]
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka proceduar pesë të mitur, pas një sherri me thika që ndodhi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku tre persona mbetën të plagosur lehtë. Konflikti, sipas policisë, ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfshirë disa të rinj të zonës. Në pranga ranë shtetasit K.Th., […]
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë deklarata tronditëse lidhur me mënyrën se si të miturit po përfshihen gjithnjë e më shumë në akte dhune dhe mbajtje armësh. Gjatë emisionit “Top Story”, ku u diskutua për krizën e sigurisë në shkolla dhe për rritjen e kriminalitetit tek të rinjtë, Karamuço zbuloi se fëmijët fshehin armë […]
Një 39-vjeçar është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Sipas policisë, dy të rinj, 22 dhe 26 vjeç, dyshohet ta kenë sulmuar me mjet prerës. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Vladimir Krsmanovic pas një konflikti me Damiano Selimaj, 22-vjeç dhe Geraldo Prençi, 26-vjeç. I […]
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Vlorë, ku një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një konflikti që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë. I plagosuri është identifikuar si Bledar Skënderaj, i cili u godit me një mjet prerës dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për […]
Një përleshje e dhunshme ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë, ku katër persona mbetën të plagosur pas përdorimit të thikave dhe sendeve të forta. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor. Gjendja e tyre për momentin nuk është bërë publike. JOQ raporton policia […]
Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me sherrin masiv të regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore të Kamzës. Sipas autoriteve policore, në konflikt janë përfshirë disa të mitur, për motive të dobëta, ku për pasojë janë plagosur me thikë 5 prej tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek […]
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore, Kamëz, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave. Nga informacionet paraprake raportohet për disa të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime bëjnë me dije se janë 4 persona që kanë mbetur […]
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të miturit që plagosën me thikë 3 bashkëmoshatarët e tyre një ditë më parë në bulevardin “Nënë Tereza”. Dy të miturit e arrestuar dyshohet se kanë dëmtuar me thikë dhe me grushte, 3 të miturit me të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta. Policia bën të ditur se njëri […]
MANÇESTER, 2 tetor /ATSH-DPA-AFP/ – Dy persona humbën jetë dhe dy të tjerë u plagosën sot në mëngjes, në një sulm jashtë një sinagoge në Mançester, Anglia veriore, në ditën e Yom Kippurit, dita më e rëndësishme e kalendarit hebraik, tha policia.
Ajo shtoi se e kishte qëlluar të dyshuarin.
“Katër personat u plagosën nga një automjet dhe plagë me thikë”, tha policia e Mançesterit.
“Edhe oficerët e policisë qëlluan dhe një burrë u godit, që besohet të jetë autori i krimit”, shtoi policia, pa specifikuar nëse burri kishte vdekur.
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha se sulmi në Yom Kippur – dita më e shenjtë në kalendarin hebraik – e bën ngjarjen “edhe më të tmerrshme”.
Kryeministri Starmer ka përfunduar një vizitë në Danimarkë më herët dhe do të kryesojë një takim të “Cobra”-s në Londër këtë pasdite./ /os/
Policia e Devollit ka dhënë detaje për sherrin e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Bilishtit, ku disa persona u përfshinë në konflikt fizik. Si pasojë, një 38-vjeçar mbeti i plagosur me thikë në këmbë. Hetimet paraprake tregojnë se përplasja mund të ketë lidhje me ndarje parash të siguruara nga kontrabanda e mallrave. Gjatë […]
Janë publikuar një pjesë e pamjeve të sherrit të regjistruar ditën e sotme në qytetin e Bilishtit, ku Trejan Çeliku, së bashku me dy shokët e tij, sulmuan me dru bejsbolli, 39-vjeçarin Guri Mazelliu. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihen tre persona, mes tyre dhe Trajan Çeliku, të cilët me dru bejzbolli […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. A2 CNN mëson se një therje me thikë ka ndodhur pas një sherri ndërmjet dy infermierëve në këtë spital.
Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se infermierët kanë qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. dhe janë konfliktuar brenda spitalit.
Mësohet se i plagosuri ndodhet te trauma jashtë rrezikut për jetën. /A2/
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 adoleshentë, të moshave 15 deri në 17 vjeç, pas një sherri me thika të ndodhur mbrëmjen e 10 shtatorit, në rrugën “Ali Begeja”. Sipas hetimeve, adoleshentët dyshohet se kanë goditur me armë të ftohta tre të rinj, përkatësisht 22 dhe 19 vjeç, të cilët u dërguan në […]