Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Më të vegjlit e American School of Kosova sjellin gëzim dhe ngrohtësi për festat e fundvitit

19 December 2025 at 21:29


Nën tingujt e muzikës festive dhe në një atmosferë plot ngjyra e buzëqeshje, fëmijët e kopshtit në American School of Kosova (ASK) organizuan me shumë dashuri festat e fundvitit, duke sjellë emocione të veçanta për prindërit dhe stafin arsimor.




Të vegjlit, të veshur me kostume festive, interpretuan këngë dhe valle, duke dëshmuar jo vetëm gëzimin e tyre, por edhe përkushtimin e edukatorëve në zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Prindërit nuk i fshehën emocionet gjatë performancave. Rina Mustafa, njëra nga prindërit pjesëmarrës në aktivitet, u shpreh se këto momente janë tejet të veçanta për familjet.

“Është një ndjenjë shumë e bukur si prind, pasi që kur vijnë në skenë në festat e fundvitit dhe i shohim fëmijët tanë duke u rritur, sidomos kur po performojnë në skenë, normalisht që na mbushet zemra me krenari dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha ajo.

Ndërkaq, drejtoresha e institucionit parashkollor American School of Kosova, Fixhirie Sela, theksoi rëndësinë që kanë këto aktivitete jo vetëm si festa simbolike, por edhe si pjesë e procesit edukativ gjatë gjithë vitit.

“Kjo do të thotë shumë jo vetëm për festat e fundvitit, por për gjithë vitin. Kemi të bëjmë me moshën më delikate, me moshën e fëmijërisë së hershme dhe investimi në këtë moshë është aq esencial për gjithë jetën e tyre”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Shkolla nisi, ku janë nxënësit?

8 September 2025 at 17:02

Rreth 345 mijë nxënës nisën sot vitin e ri shkollor, 26,500 prej tyre u ulën në banga për herë të parë. Por pas kësaj shifre fshihet një panoramë më komplekse: sistemi arsimor po tkurret dhe premtimet për infrastrukturë arsimore mbeten boshe.

Prej vitit 2015, sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) numri i nxënësve ka rënë me 31%. Në total, janë 112 mijë nxënës më pak, gjysma prej tyre mungojnë vetëm në pesë vitet e fundit.

Në ciklin fillor rënia është 14%, në atë 9-vjeçar 11%, ndërsa në ciklin e mesëm 17%.

Kjo lidhet me emigrimin në rritje dhe plakjen e popullsisë. Mosha mediane ka kaluar nga 35 në 44.4 vjeç në një dekadë, duke iu afruar mesatares së BE-së (44.7 vjeç).

Në zonat rurale tkurrja e popullsisë ka çuar në mbylljen e shkollave dhe krijimin e klasave kolektive me nxënës të moshave të ndryshme.

Në qytete, klasat paralele po zbehen. Ndryshe nga prirja kombëtare, në Tiranë shkollat janë të mbingarkuara. Tridhjetë shkolla vijojnë ende me turne.

Zonat e reja urbane, si për shembull zona e Astirit me një popullsi mbi 70 mijë banorë nuk kanë shkolla, pavarësisht rritjes së popullsisë dhe premtimeve politike.

Premtime të përsëritura për shkollë në Astir

Prej vitit 2015 kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar ndërtimin e shkollave në zonën e Astirit dhe Yzberishtit – fillimisht një, më pas dy, tre dhe katër shkolla. Premtimet janë përsëritur çdo fushatë zgjedhore, çdo vit buxhetor dhe çdo dalje publike.

“Angazhohemi të ndërtojmë një kopsht dhe shkollë 9-vjeçare në zonën e Unazës së Re, pranë KMY-së në Yzberisht, sepse aty është edhe nevoja më e mdhe për të pasur lehtësimin e shkollave të Kombinatit nga dy turne që kemi sot,” deklaronte Veliaj.

Vëmendja ndaj nevojës për shkolla në këtë zonë u kthyer në vitin 2020, në periudhë parazgjedhore.

“Lajmi i mirë është që shumë shpejt do të fillojmë edhe shkollën 9-vjeçare edhe shkollën e mesme”.

Në shkurt 2022, premtuan tre shkolla “dy në njërën anë të Lanës” dhe “një në anën tjetër”.

Në prill 2023, në një intervistë në Euronews, Veliaj tha se zënia e trojeve kishte penguar punimet, ai madje u justifikua edhe duke përmendur luftën në Ukrainë si ndikuese në vonesa.

“Shkollat që nuk janë ndërtuar janë në dy ish-komuna, që janë drejtuar nga PD ku janë dhënë leje ndërtimi pa asnjë kriter. U shty në kohë rikuperimi i terreneve për shkak të gjyqeve”, këmbëngulte kryebashkiaku.

shtator 2023, në ABC News, Veliaj u shpreh se nuk do ta linte bashkinë pa zgjidhur problemin e shkollave në Astir.

Janë katër shkolla përnjëherë. Kemi çliruar tre territore, po çlirojmë edhe të fundit, jemi në fund të atij procesi, por për sa kohë që janë çliruar tre, ajo që ndoshta do bëjë është që do ia japë dritën jeshile të bëhet loti me dy pjesë. Tre të parat dhe pastaj tjetra. Nuk do e lë këtë bashki pa zgjidhur Astirin…”

Ndërsa në dhjetor 2023, Veliaj deklaroi se shkollat në Astir ishin buxhetuar. Mirëpo, buxhetim jo detyrimisht do të thotë nisje punimesh. Gjë që bëri të ripërsëritej premtimi sërish në shkurt 2024.

Edhe te zona e Astirit që gjithsesi është mbrapa se akoma nuk ka shkollat e para dhe ky lot i shkollave dy një njërën anë dhe dy në anën tjetër ula pak edhe stresin që ka ‘Dhora Leka’ dhe shkollat e tjera të njësisë”.

prill 2024, kryebashkiaku Veliaj zbriti në terren në vendin ku pritet të ndërtohet godina e përbashkët për shkollën 9-vjeçare dhe gjimnazin në Astir me një kampus me rreth 10 mijë metra katrorë.

Ndërsa u shpreh se gara për të ndërtuar shkollat e reja në këtë zonë është rihapur sërish. Por pavarësisht premtimeve me shumicë, edhe në nisje vitit shkollor 2025-26, zona e Astirit ende nuk ka shkollë.

Premtimi për drekë falas mbetet ende premtim

“Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga Shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj në tetor 2024.

Mirëpo, edhe pse dita e parë e shkollës, ky shërbim nuk do të ofrohet në shkollat e Tiranës, duke qene një premtim i pambajtur.

Sot, i ndodhur në hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, kryebashkiaku Veliaj iu rikthye sërish këtij premtimi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku ia mveshi mos mbajtjen e premtimit burgosjes së tij.

“Ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla – një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim”, u shpreh ai, ndërsa sërish insistoi se përgjegjësia mbetet tek ai dhe se do ta rikuperojë sa më shpejt të mundet.

Lexoni gjithashtu:

The post Shkolla nisi, ku janë nxënësit? appeared first on Citizens.al.

Spiropali në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë: Mbështetje nga Kuvendi për arsimin special

8 September 2025 at 13:04

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vizitoi sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë, ku u prit nga drejtori i shkollës, Emiliano Lule.

Instituti, i vetmi në Shqipëri për arsimin special dhe integrimin e fëmijëve që nuk shikojnë dhe atyre me vështirësi shikimi, ndjek ciklin 9-vjeçar për rreth 70 fëmijë dhe ofron kujdes dhe edukim 24-orësh.

Spiropali uroi të gjithë fëmijët që sot fillojnë shkollën.

Spiropali gjithashtu përgëzoi mësuesit dhe drejtuesit për nismën “Zëri Mund të Shkojë Aty Ku Shikimi Nuk Mundet!”, ku lexues vullnetarë dhurojnë zërin e tyre për fëmijët, duke krijuar një bibliotekë zanore që mundëson të mësojnë përmes dëgjimit.

“Përgëzoj edukatorët, mësuesit, ata që iu qëndrojnë pranë fëmijëve se kanë një mision të jashtëzakonshëm jo vetëm të dijes por edhe të edukimit, ndërgjegjësimit, të qëndrimit pranë ndaj fëmijëve që shkollën besoj unë si të gjithë ata që përpara tyre kanë kaluar në këtë vështirësi sidomos në këtë institut të fëmijëve që nuk shikojnë, nga ku ne kemi ardhur sot për të uruar të gjithë, këtë vështirësi që duhet ta kalojnë përmes investimeve më të mira, përmes punës, përmes programeve të reja dhe gjej rastin që nga ky institut i fëmijëve që nuk shikojnë, të uroj të gjithë dhe mbi të gjitha këta fëmijë që përballen në këtë fazë të parë të jetës me vështirësi të shtuara dhe pamundësi”, tha Spiropali.

“Më erdhi shumë mirë që shoh që në këtë institute ka patur investime të reja, ka patur përkujdes dhe pata rastin të shoh edhe programin e regjistrimit të zërit në studion e institutit ku fëmijë të gjimnazeve, apo edhe njerëz të kulturës dhe artit të japin zërin e tyre duke lexuar libra që fëmijët të kenë mundësi të dëgjojnë dhe mësojnë përmes dëgjimit, pasi zëri shkon aty ku syri nuk mundet siç e thoni ju”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

Ajo theksoi mbështetjen e Kuvendit për arsimin special, përmes ligjit që mundëson shndërrimin e instituteve dhe shkollave speciale në qendra burimore, prodhimin e librave në Kodin Braille dhe mbështetjen e mësuesve ndihmës.

“Pata rastin të shikoj investimet që janë bërë për Kodin Braille që është kodi zyrtar i mënyrës si fëmijët që nuk shohin, lexojnë. I takova fëmijët dhe shoh që këtu përkujdesja edhe gjatë ditës dhe jo vetëm në orët e mësimit sepse ky është një institute që funksionon 24 orë, ku fëmijë nga gjithë Shqipëria edhe jetojnë së bashku. Përgëzoj stafin dhe i nxis që përkujdesja dhe ndjeshmëria të jetë e shtuar. Theksoj se pavarësia është parësore në këtë institucion për këta fëmijë dhe investimi në teknologji, në celularë, kompjuterë, në mënyrën si institucionet veprojnë, të gjitha programet në institucionet tona duhet të jenë kompatibël edhe për personat që nuk shikojnë”, u shpreh Spiropali.

Gjithashtu, Kuvendi mbështet grupet vullnetare “Miqtë e Fëmijëve” dhe “Miqtë e Personave me Aftësi të Kufizuara” për të qëndruar pranë fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Unë marr angazhimin që Kuvendi i Shqipërisë së pari të investojë në një program të tillë IT. Pashë që fëmijët ishin të vëmendshëm, mësonin gjuhë të huaja dhe teknologji. Uroj shumë që të jemi në lartësinë e kësaj detyre”, tha Spiropali.

“Vitin e kaluar Kuvendi i Shqipërisë kaloi një ligj që i kthen institute të tilla në qendra burimore. Me rëndësi që të miratojmë ligje të tjera, të nxisim nisma ligjore për programe arsimore dhe për investim në teknologji që të zbatojmë standardet më të mira të kujdesit për fëmijët me nevojat e veçanta”, tha ajo.

Po ashtu, shtoi Spiropali, “Grupi Miqtë e Fëmijëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe grupi Miqtë e Personave me Aftësi të Kufizuara do bëjnë maksimumin që ne të qëndrojmë pranë dhe të propozojmë dhe të nxisim nisma ligjore në të mirë të këtyre fëmijëve”.

Ky vit i ri shkollor sjell tekste falas për 236 mijë nxënës të arsimit bazë, shkolla të reja, laboratorë inteligjentë dhe programe të reja mësimore, duke vendosur fokus te cilësia, siguria dhe mbështetja për të gjithë fëmijët.

/gj.m/j.p/

The post Spiropali në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë: Mbështetje nga Kuvendi për arsimin special appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja: Të rinjtë në konflikt me ligjin nisin vitin e ri shkollor

8 September 2025 at 13:02

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka marrë të gjitha masat që edhe të rinjtë në konflikt me ligjin të kenë mundësi të ndjekin mësimin, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.

Në një reagim në rrjetet sociale ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, theksoi rëndësinë e garantimit të së drejtës për arsimim për çdo fëmijë dhe të ri.

“Ministria e Drejtësisë ka marrë të gjitha masat që edhe të rinjtë në konflikt me ligjin të nisin sot vitin e ri shkollor, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre”, u shpreh Manja duke përcjellë urimet për një vit të mbarë, me dije dhe mundësi të reja për secilin prej tyre.

Këtë të hënë nisi viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës.

/m.q/j.p/

The post Manja: Të rinjtë në konflikt me ligjin nisin vitin e ri shkollor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti i ri shkollor/ Presidenti Begaj përcjell urimet nga shkolla e tij në Gosë

By: V K
8 September 2025 at 10:25

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zgjodhi shkollën e tij të vendlindjes në fshatin Gosë për të përcjellë urimet me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Kreu i Shtetit, u takua me nxënës, mësues e prindër, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë dhe duke theksuar rëndësinë që ka arsimi në formësimin e individit dhe shoqërisë.

“Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur. Qytetarët e ditur ndërtojnë shoqëri të zhvilluar, të ardhme të ndritur dhe Shqipëri të fortë”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai i kushtoi një mesazh të veçantë nxënësve të klasës së parë, me të cilët ndau përvojën e tij të hershme në këtë shkollë, duke nënvizuar se këtu vendoset baza e dijes dhe ndërtohen miqësitë e para.

“Këto vite janë thesari juaj më i madh, janë suksesi i të ardhmes suaj. Mësoni me përkushtim, por edhe me gëzim. Jini kurioz, kërkoni dhe ëndërroni çdo ditë”, tha ai.

Gjithashtu, Presidenti Begaj, u ndal edhe te misioni i mësuesve, të cilët i cilësoi si shtylla të së ardhmes së vendit: “Mësuesia është profesion i pasionit dhe sakrificës, profesion që ndërton të ardhmen e kombit. Kontributi juaj mbetet i pashlyeshëm”.

Në fjalën e tij, ai i dha një rëndësi të veçantë gjuhës shqipe, duke theksuar se ruajtja e saj është çelësi i suksesit afatgjatë.

“Alfabeti ynë është thesari që na bashkon. Duke u përkujdesur për gjuhën, ne ruajmë traditat dhe kulturën tonë të pasur”, theksoi Presidenti.

Po ashtu, Kreu i Shtetit vuri theksin te integrimi i shkollës me risitë teknologjike, por pa humbur vlerat njerëzore.

Ai u shpreh se rrjetet sociale dhe mjetet dixhitale nuk mund të zëvendësojnë respektin, miqësinë dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Në përfundim, Presidenti Begaj, uroi që ky vit i ri shkollor të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke i ftuar të gjithëve të kontribuojnë me punë, pasion dhe përkushtim për një të ardhme më të ndritur.

The post Viti i ri shkollor/ Presidenti Begaj përcjell urimet nga shkolla e tij në Gosë appeared first on Albeu.com.

Manastirliu uron nxënësit e mësuesit: Investojmë në teknologji dhe arsim gjithëpërfshirës

8 September 2025 at 08:00

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2025-2026, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përcolli një videomesazh urimi për nxënësit, mësuesit dhe prindërit në të gjithë vendin, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë dhe duke prezantuar risitë që do të shoqërojnë këtë vit shkollor.

Mesazhi i plotë i ministres Manastirliu:

“Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!

Sot është një ditë e veçantë. Një ditë që përsëritet çdo vit, por që gjithmonë sjell emocione të reja. Është dita e parë e shkollës. Një ditë që na kujton se arsimi është fillimi i çdo rruge të bukur, i çdo ëndrre që duam të realizojmë.

Në këtë mëngjes shtatori, të gjithë së bashku ndajmë një simbolikë të fortë për fëmijët që për herë të parë hedhin hapin në klasën e parë. Për mbi 26,500 nxënës, kjo ditë është dritarja më e re që sot hapet drejt dijes. Çantat sot janë të mbushura jo vetëm me libra të rinj, por edhe me ëndrra, kuriozitet dhe gëzimin e një rrugëtimi të bukur që nis në bankat e shkollës.

Sot ju, të dashur prindër, dorëzoni më të shtrenjtët tuaj në duart e shkollës. Faleminderit për besimin dhe për bashkëpunimin. Së bashku, jemi partnerë në edukimin e brezit të ri, duke ndërtuar mbi dashurinë tuaj për fëmijët një bazë të fortë për të ardhmen e tyre.

Të dashur mësues,

Ju jeni themeli i çdo suksesi që vendi ynë arrin në fushën e arsimit. Me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, ju nuk mësoni vetëm matematikën, gjuhën, shkencën apo artin. Ju mësoni vlera, mësoni shpresën, mësoni përgjegjësi, ndaj jemi krenarë për punën e secilit prej jush.

Ky vit i ri shkollor sjell të reja të rëndësishme. 30 shkolla të reja e të rehabilituara mirëpresin fëmijët të cilët rikthehen në klasat e tyre me standardet më të mira. Ne kemi vijuar punën, kemi bërë më të mirën që ta riorganizojmë dhe rikthimin në shkollë ta bëjmë sa më të kënaqshëm për ju.

Në shkolla tashmë kemi 340 laboratorë inteligjentë, ku nxënësit mund të eksperimentojnë, të krijojnë dhe të shfrytëzojnë teknologjinë moderne për të mësuar më mirë dhe po punojmë për ta çuar në 1000 numrin e laboratorëve inteligjentë në shkolla. Për herë të parë, kemi përfshirë nocionet bazë të inteligjencës artificiale në kurrikulën e TIK nga klasa e IV duke përgatitur nxënësit për një botë ku dijet dhe teknologjia ecin bashkë.

Po ashtu, nisim një program të ri për zhvillimin profesional të mësuesve, që do t’i ndihmojë ata për të zgjeruar aftësitë në platformat digjitale dhe për t’iu përgjigjur nevojave të brezit të ri. Mësues më të përgatitur do të thotë nxënës më të aftë dhe një shkollë më cilësore.
Por arsimi nuk është vetëm teknologji dhe reforma. Arsimi është mbi të gjitha njeriu. Për këtë arsye, ne përgatitemi të forcojmë mbështetjen psikosociale për nxënësit, duke i ndihmuar ata të jenë edhe më të sigurt, edhe më të përfshirë në një mjedis të qetë dhe miqësor në shkollë.

Në këtë vit, në shkolla do të kemi 340 oficerë sigurie, rreth 100 oficerë sigurie më shumë se vjet që do të punojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara. Do të thotë një garanci më shumë për sigurinë në shkolla.

930 psikologë dhe punonjës socialë do të jenë pranë nxënësve për të adresuar çdo nevojë sociale apo emocionale të tyre.

Për nxënësit me aftësi të veçanta kemi rritur numrin e mësuesve ndihmës. 2260 mësues ndihmës do të mbështesin këta nxënës me aftësi speciale sipas planeve të personalizuara në mbështetjen e tyre në shkollë.

Shkollat tona po bëhen gjithnjë e më shumë hapësira ku nxënësit zhvillojnë talentet dhe janë më të angazhuar e të lidhur gjithnjë e më shumë me komunitetin.
300 shkolla ofrojnë programin “Art dhe Zeje”, teksa mbi 12 mijë nxënës do të jenë pjesë e programit të ekipeve sportive në shkolla, duke përfshirë në këtë program për herë të parë, veç basketbollit dhe volejbollit, edhe shahun.

Siç e dini, shkolla nuk është vetëm mësimi në klasa; këtë vit do të jetë shkolla një ekran, një skenë ku nxënësit tanë do të shfaqin talentet në konkurset që realizojmë për herë të parë këtë vit. Në Konkursin Kombëtar të Teatrit, i cili do të nxisë krijimtarinë, vetëbesimin, punën në grup dhe do u sjellë nxënësve një tjetër përvojë të vlefshme kulturore e edukative.

Për herë të parë do të zhvillojmë Festivalin e Shkencës për gjimnazet, për të nxitur tek nxënësit të eksperimentojnë me ide të reja dhe të përjetojnë shkencën si krijim dhe aventurë. Do të vijojmë me edicionin e 4-t të Konkursit Kombëtar të Gjuhës, organizimi i të cilit tashmë është kthyer në një traditë të bukur.

Të dashur nxënës,

Jam e bindur se ky vit për secilin prej jush do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme që ju do ta përjetoni të rrethuar nga shoqe e shokë fantastikë, me mësues të gatshëm t’ju mbështesin në çdo hap tuajin dhe me prindërit, që jam e bindur që ju do t’i bëni kaq shumë krenarë për arritjet tuaja.
Në emër të gjithë sistemit arsimor, ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, të mbushur me suksese, dije dhe gëzim.

/k.s/j.p/

The post Manastirliu uron nxënësit e mësuesit: Investojmë në teknologji dhe arsim gjithëpërfshirës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis viti i ri shkollor! 26 500 nxënës ulen për herë të parë në banka

By: gaze tare
8 September 2025 at 08:43

Sot, më 8 shtator, nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin. Rreth 345 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës, 26.500 prej të cilëve për herë të parë, ndërsa 31 mijë mësues do të jenë në dispozicion për procesin mësimor.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se këtë vit është përforcuar mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara, me 2,260 mësues ndihmës, 150 më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Gjithashtu, transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, ndërsa 3,500 bursa janë vënë në dispozicion për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Ky vit shënon hapjen e 30 shkollave të reja dhe të rehabilituara, si dhe vënien në funksion të 340 laboratorëve SMART, të cilët synojnë të rrisin cilësinë e procesit mësimor. Nga ana tjetër, 236 mijë nxënës janë pajisur me libra falas. Sipas INSTAT, në Shqipëri llogariten rreth 1000 shkolla 9-vjeçare publike dhe rreth 380 shkolla të mesme.

Nga shtimi i efektivëve pranë shkollave, mbyllja e ambulantëve që shesin alkool e deri te vlerësimi i çdo situate, policia ka përpiluar plan të mirëfilltë për nisjen e vitit të ri shkollor. Plani parashikon rritjen e pranisë së efektivëve pranë institucioneve arsimore, sidomos gjatë orarit të nisjes së mësimit, përfundimit apo pushimit të madh.
Po ashtu, do të merren masat edhe për mbylljen e pikave ambulante që tregojnë alkool pranë shkollave, apo produket ushqimore të skaduara. Kontroll është parashikuar edhe për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të jashtëligjshme, që shpesh janë shkas për tragjedi. Policia thotë se ka marrë masat për të vlerësuar çdo informacion për konflikte të mundshme, përfshirë fenomenin e bullizmit.

Vetëm 60 oficerë sigurie do të jenë gati për të ruajtur rendin dhe qetësinë në shkolla, pavarësisht se numërohen rreth 1400 institucione të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm. Ministrja e Arsimit tha se gjithsesi në tetor do të jenë në punë 400 oficerë sigurie, pasi t’i nënshtrohen trajnimit. 60% e shkollave nuk do të kenë oficerë sigurie, pasi sipas një vendimi qeverie të muajit prill 2025, një shkollë 9-vjeçare mund të ketë oficer sigurie, vetëm nëse ka mbi 350 nxënës, ndërsa gjimnazet, kur kanë mbi 80 nxënës.

The post Nis viti i ri shkollor! 26 500 nxënës ulen për herë të parë në banka appeared first on iconstyle.al.

Sot dita e parë e shkollës, Manastirliu mesazh urimi: Një vit të mbarë, të mbushur me suksese, dije dhe gëzim

By: V K
8 September 2025 at 08:44

Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka përcjellë një mesazh urimi për nxënësit, mësuesit dhe prindërit në të gjithë vendin, duke ndarë emocionet e kësaj dite të veçantë dhe duke prezantuar risitë që do të shoqërojnë arsimin këtë vit.

Ministrja njoftoi se 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara janë gati të presin nxënësit këtë vit, ndërsa rrjeti i laboratorëve inteligjentë në shkolla është zgjeruar në 340, me objektivin për të arritur në 1000 laboratorë në të gjithë vendin.

Mesazhi i plotë i Manastirliut:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër!

Sot është një ditë e veçantë. Një ditë që përsëritet çdo vit, por që gjithmonë sjell emocione të reja. Është dita e parë e shkollës. Një ditë që na kujton se arsimi është fillimi i çdo rruge të bukur, i çdo ëndrre që duam të realizojmë.

Në këtë mëngjes shtatori, të gjithë së bashku ndajmë një simbolikë të fortë për fëmijët që për herë të parë hedhin hapin në klasën e parë. Për mbi 26,500 nxënës, kjo ditë është dritarja më e re që sot hapet drejt dijes. Çantat sot janë të mbushura jo vetëm me libra të rinj, por edhe me ëndrra, kuriozitet dhe gëzimin e një rrugëtimi të bukur që nis në bankat e shkollës.

Sot ju, të dashur prindër, dorëzoni më të shtrenjtët tuaj në duart e shkollës. Faleminderit për besimin dhe për bashkëpunimin. Së bashku, jemi partnerë në edukimin e brezit të ri, duke ndërtuar mbi dashurinë tuaj për fëmijët një bazë të fortë për të ardhmen e tyre.

Të dashur mësues,

Ju jeni themeli i çdo suksesi që vendi ynë arrin në fushën e arsimit. Me përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj, ju nuk mësoni vetëm matematikën, gjuhën, shkencën apo artin. Ju mësoni vlera, mësoni shpresën, mësoni përgjegjësi, ndaj jemi krenarë për punën e secilit prej jush.

Ky vit i ri shkollor sjell të reja të rëndësishme. 30 shkolla të reja e të rehabilituara mirëpresin fëmijët të cilët rikthehen në klasat e tyre me standardet më të mira. Ne kemi vijuar punën, kemi bërë më të mirën që ta riorganizojmë dhe rikthimin në shkollë ta bëjmë sa më të kënaqshëm për ju.

Në shkolla tashmë kemi 340 laboratorë inteligjentë, ku nxënësit mund të eksperimentojnë, të krijojnë dhe të shfrytëzojnë teknologjinë moderne për të mësuar më mirë dhe po punojmë për ta çuar në 1000 numrin e laboratorëve inteligjentë në shkolla. Për herë të parë, kemi përfshirë nocionet bazë të inteligjencës artificiale në kurrikulën e TIK nga klasa e IV duke përgatitur nxënësit për një botë ku dijet dhe teknologjia ecin bashkë.

Po ashtu, nisim një program të ri për zhvillimin profesional të mësuesve, që do t’i ndihmojë ata për të zgjeruar aftësitë në platformat digjitale dhe për t’iu përgjigjur nevojave të brezit të ri. Mësues më të përgatitur do të thotë nxënës më të aftë dhe një shkollë më cilësore.
Por arsimi nuk është vetëm teknologji dhe reforma. Arsimi është mbi të gjitha njeriu. Për këtë arsye, ne përgatitemi të forcojmë mbështetjen psikosociale për nxënësit, duke i ndihmuar ata të jenë edhe më të sigurt, edhe më të përfshirë në një mjedis të qetë dhe miqësor në shkollë.

Në këtë vit, në shkolla do të kemi 340 oficerë sigurie, rreth 100 oficerë sigurie më shumë se vjet që do të punojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara. Do të thotë një garanci më shumë për sigurinë në shkolla.

930 psikologë dhe punonjës socialë do të jenë pranë nxënësve për të adresuar çdo nevojë sociale apo emocionale të tyre.

Për nxënësit me aftësi të veçanta kemi rritur numrin e mësuesve ndihmës. 2260 mësues ndihmës do të mbështesin këta nxënës me aftësi speciale sipas planeve të personalizuara në mbështetjen e tyre në shkollë.

Shkollat tona po bëhen gjithnjë e më shumë hapësira ku nxënësit zhvillojnë talentet dhe janë më të angazhuar e të lidhur gjithnjë e më shumë me komunitetin.

300 shkolla ofrojnë programin “Art dhe Zeje”, teksa mbi 12 mijë nxënës do të jenë pjesë e programit të ekipeve sportive në shkolla, duke përfshirë në këtë program për herë të parë, veç basketbollit dhe volejbollit, edhe shahun.

Siç e dini, shkolla nuk është vetëm mësimi në klasa; këtë vit do të jetë shkolla një ekran, një skenë ku nxënësit tanë do të shfaqin talentet në konkurset që realizojmë për herë të parë këtë vit. Në Konkursin Kombëtar të Teatrit, i cili do të nxisë krijimtarinë, vetëbesimin, punën në grup dhe do u sjellë nxënësve një tjetër përvojë të vlefshme kulturore e edukative.

Për herë të parë do të zhvillojmë Festivalin e Shkencës për gjimnazet, për të nxitur tek nxënësit të eksperimentojnë me ide të reja dhe të përjetojnë shkencën si krijim dhe aventurë. Do të vijojmë me edicionin e 4-t të Konkursit Kombëtar të Gjuhës, organizimi i të cilit tashmë është kthyer në një traditë të bukur.

Të dashur nxënës,

Jam e bindur se ky vit për secilin prej jush do të jetë një eksperiencë e jashtëzakonshme që ju do ta përjetoni të rrethuar nga shoqe e shokë fantastikë, me mësues të gatshëm t’ju mbështesin në çdo hap tuajin dhe me prindërit, që jam e bindur që ju do t’i bëni kaq shumë krenarë për arritjet tuaja.
Në emër të gjithë sistemit arsimor, ju uroj të gjithëve një vit të mbarë, të mbushur me suksese, dije dhe gëzim.

The post Sot dita e parë e shkollës, Manastirliu mesazh urimi: Një vit të mbarë, të mbushur me suksese, dije dhe gëzim appeared first on Albeu.com.

Viti i ri shkollor/ Kryeministri Rama: Suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në banka dhe 26.500 vogëlushëve që nisin klasën e parë

By: V K
8 September 2025 at 08:14

Këtë të hënë, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka uruar sot 345 mijë nxënësit që ulen sot në bankat e shkollave në nisje të vitit të ri shkollor.

Kreu i qeverisë, është ndalur tek 26.500 vogëlushët të cilët nisin sot rrugën e bukur të dijës.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

 

The post Viti i ri shkollor/ Kryeministri Rama: Suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në banka dhe 26.500 vogëlushëve që nisin klasën e parë appeared first on Albeu.com.

Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin

8 September 2025 at 08:04

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Në të gjitha shkollat e vendit nis sot viti i ri mësimor për 345 mijë nxënës, nga të cilët 26500  mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ky vit shkollor, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vjen me risi dhe investime të rëndësishme në institucionet arsimore.

Sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026 kanë hapur dyert 30 shkolla të reja nga veriu në jug.

MAS për këtë vit shkollor ka shpërndarë libra falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat u vunë në dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë në klasë të 9 dhe gjithashtu edhe për 16 kategori nxënësish, të cilët janë në gjimnaze.

Sipas MAS janë më shumë se 340 laboratorë smart në të cilët do të shtrihet kurrikula e teknologjisë dhe informacionit, përmes programit të kodimit codmonkey.

Ky program këtë vit zgjerohet për klasën e katërt, për të gjithë nxënësit që janë pjesë e shkollave ku sot smartlab-et janë funksionalë.

Për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare.

Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor.

Gjatë këtij viti mësimor janë të angazhuar 640 mësues kordinatorë, 2,260 mësues ndihmës për nxënësit me aftësi të veçanta me një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024.

Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues.

MAS deklaron se janë akorduar 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026 janë edhe Konkursi Kombëtar i Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivali Kombëtar i Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimi i Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

/k.s/j.p/

 

The post Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka, rreth 150 mësues më tepër për fëmijët me aftësi ndryshe

By: V K
8 September 2025 at 07:42

Këtë të hënë, nis viti i ri shkollor 2025-2026, për rreth 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, ndërsa 31 mijë mësues do të rikthehen në punë në institucionet arsimore publike.

Ministria e Arsimit, në një postim në rrjetet sociale, bën me dije se janë siguruar tekste falas për 236 mijë nxënës, ndërsa janë ndërtuar dhe rehabilituar 30 shkolla të reja.

“Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Postimi i plotë:

Nesër nis viti i ri shkollor me risi dhe investime të rëndësishme për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.

Fillim i mbarë, me tekste falas për 236 mijë nxënës, 30 shkolla të reja dhe të rehabilituara 340 laboratorë SMART, kurrikulën e re në klasat e IV, laboratorë të rinj të shkencave, palestra e terrene të reja sportive.

Mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, oficerët e sigurisë dhe i gjithë stafi i shkollave tona janë gati të mirëpresin nxënësit në ditën e parë të shkollës

The post Sot nis viti i ri shkollor, 345 mijë nxënës ulen në banka, rreth 150 mësues më tepër për fëmijët me aftësi ndryshe appeared first on Albeu.com.

Viti i ri shkollor, Koçiu ndan mesazhet e fëmijëve nga qendrat e kujdesit social

7 September 2025 at 21:12

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Në të gjithë vendin, nesër nis viti i ri shkollor për rreth 345 mijë nxënës dhe 31 mijë mësues.

Në prag të vitit të ri shkollor 2025-2026, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli sot mesazhet e disa fëmijëve nga qendrat e kujdesit social në vend.

Gjatë përgatitjeve të tyre, me çantat, librat dhe rrobat, vogëlushët shprehen të lumtur për nisjes e shkollës ditën e nesërme.

“Çantat dhe rrobat janë gati për ditën e parë të shkollës”, shprehet Koçiu.

Ministrja Koçiu pohon se “fëmijët tanë nga qendrat e kujdesit social janë plot emocion për këtë fillim të ri drejt dijes, me buzëqeshje dhe miqësi të reja që i presin”.

Koçiu u ka uruar suksese të gjithëve në këtë rrugëtim të bukur!

Një prej fëmijëve në qendrat e kujdesit social, Anjeza thotë se po bën gati çantën për nesër dhe se është shumë e lumtur.

Një tjetër, me emrin Borela shprehet se ndihet shumë e gëzuar që nesër fillon shkolla.

/e.i//a.f/

The post Viti i ri shkollor, Koçiu ndan mesazhet e fëmijëve nga qendrat e kujdesit social appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti i ri shkollor/ Policia bën planin e sigurisë, kontroll nxënësve te dera, mbyllen lokalet pranë shkollave

By: V K
6 September 2025 at 11:14

Çdo nxënës që dyshohet se mund të mbajë me vete në shkollë sende të jashtëligjshme, do të kontrollohet që në portën hyrëse nga roja i shkollës dhe oficeri i sigurisë.

Kjo është një ndër masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, për të garantuar rendin dhe sigurinë e nxënësve.

Plani i masave do të nisë zbatimin nga dita e hënë, me nisjen e vitit të ri shkollor. Detajet e u bënë publike në një deklaratë për mediat nga drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli.

“Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë, në prani të mësuesve dhe në mbikëqyrjen e punonjësit të Policisë”, tha drejtori i rendit publik, Agron Çeli.

Një tjetër pikë e paketës së sigurisë është edhe zbatimi i perimetrit, sidomos për lokalet pranë shkollave.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor, do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me precedent kriminal, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishje të rendit publik apo veprime të tjera të dhunshme ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave”, shtoi ai.

Drejtuesit e policisë garantuan se që në nisje të procesit mësimor e deri në përfundim, do të ketë shtim të efektivëve në shkollë për të garantuar nxënësit dhe prindërit e tyre.

Ndërsa në ato shkolla që ndodhen pranë rrugëve kryesore, Policia Rrugore, do të jetë në gatishmëri dhe do të kryhen kontrolle të vazhdueshme për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të tyre.

The post Viti i ri shkollor/ Policia bën planin e sigurisë, kontroll nxënësve te dera, mbyllen lokalet pranë shkollave appeared first on Albeu.com.

Policia plan masash për vitin e ri shkollor, mbyllen pikat ambulante

5 September 2025 at 11:05

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Policia e Shtetit ka marrë masat me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore publike dhe jopublike, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025-2026 dhe në vazhdim.

Drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli, u shpreh sot në një deklaratë për median se “strukturat në varësi të Departamentit të Policisë Kriminale dhe pranë Drejtorive Vendore të Policisë do të intensifikojnë punën e tyre në marrjen e informacioneve që nxisin veprimtari të mundshme kriminale, si brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, identifikimi dhe ndëshkimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, të cilat cenojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen normale të aktivitetit në këto institucione”.

“Në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla dhe programit të ri të veprimit të Ministrisë së Arsimit, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin do të bashkëpunojnë me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, AKU-në, pushtetin vendor, psikologët dhe punonjësit social në shkolla”, tha ai.

Çeli theksoi se, “në vazhdimësi, do të bashkëpunohet me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe jo publike, si dhe të pushtetit vendor për përcaktimin e detyrave dhe masave të përbashkëta, për rritjen e nivelit të sigurisë publike në ambientet e mësimdhënies, duke përcaktuar masat për, përcaktimin e perimetrit të sigurisë në shkolla të të gjitha niveleve, kufizimin dhe ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmentet rrugore të caktuara pranë shkollave. Vendosjen e sinjalizimit përkatës vertikal dhe horizontal të domosdoshëm për disiplinën e lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve”.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror  Shëndetësor, AKU-në dhe pushtetin vendor do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë shërbejnë dhe si pika të grumbullimit të shtetasve me presidentë kriminalë, përdoruesve të pijeve alkoolike dhe lëndëve narkotike, si dhe burim rreziku për prishjet e rendit publik apo veprimtarit të tjerë të dhunshëm ndaj personelit mësimdhënës dhe nxënësve të shkollave”, u shpreh Çeli.

“Dhënia dhe shkëmbimi në informacione me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre zhvillimin e kontrollit në portat e hyrjes nga personeli roje i shkollës dhe oficerët e sigurisë në prani të mësuesve dhe nën mbikëqyrjen e punonjësve të policisë”, tha ai.

Çeli u shpreh se, “strukturat vendore të policisë do të vlerësojnë çdo informacion që ka të bëjë me prishjen e rendit dhe kryerjen e çdo veprimtarie kriminale në këto institucione.  Si dhe konfliktet apo mosmarrëveshjet që mund të kenë nxënësit brenda shkollës, fenomenin e bullizmit, si dhe mosmarrëveshjet që mund të kenë me shtetas të tjerë jashtë institucioneve arsimore. Me qëllim marrjen e masave të nevojshme për parandalimin e veprave penale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve”.

“Në rastet e njoftimeve të rreme që shkaktojnë panik tek nxënësit dhe stafet pedagogjike, strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me prokuroritë përkatëse do të  punojnë për zbulimin, identifikimin e telefonuesve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore”, tha ai.

“Nga ana e drejtuesve të strukturore për krimet në volum të rendit publik dhe policisë rrugore, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe organizatat joqeveritare, që në fokusin e punës së tyre kanë institucionet arsimore, do të organizohen dhe zhvillohen aktivitete të përbashkëta me kolektivin mësues-nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe ato të mesme, si në ambientet e policisë dhe në ato të shkollave, për njohjen dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në qendrat urbane për sigurinë dhe bashkëpunimin me policinë, pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike për rrezikshmërinë e mbajtjes së armëve të ftohta e të zjarrit në banesa apo nga të rinjtë dhe rrezikun nga krimet kibernetike e të tjera”, u shpreh Çeli.

Njëkohësisht, shtoi ai, “në zbatim të programit për reduktimin e drogave, duhanit dhe alkoolit në shkolla, specialistët e policimit në komunitet do të vijojnë t’i japin orë mësimore në shkollat nëntëvjeçare. Specialistët për krime në volum dhe ndihmës specialistë e policisë në komunitet do të marrim pjesë në takimet që zhvillohen në shkolla, si takimet e bordit të prindërve, senatit të nxënësve e të tjerë duke diskutuar dhe trajtuar problemet apo shqetësimet që lidhen me sigurinë publike në këto institucione”.

“Do të zhvillohen analiza periodike në lidhje me sigurimin e rendit dhe qetësisë publike në shkolla, duke evidentuar problemet që hasen dhe përcaktimin e detyrave konkrete për zgjidhjen e tyre, si dhe parandalimin dhe goditjen e çdo lloj veprimtarie kriminale që mund të zhvillohet në ose pranë institucioneve arsimore ose ambienteve shkollore”, theksoi Çeli.

“Për raste apo ngjarje të veçanta, do zhvillohen takime dhe analiza të përbashkëta me drejtuesit e këtyre institucioneve dhe do dërgohen informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, tha ai.

Në këtë kuadër, shtoi Çeli “ftojmë qytetarët që të denoncojnë menjëherë në numrin pa pagesën 112 për çdo dyshim apo konstatim që cenojnë jetën, shëndetin dhe procesin mësimor të nxënësve”.

“Policia e Shtetit në rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026 garanton prindërit dhe gjithë qytetarët për një angazhim maksimal për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Urojmë nxënësit e shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme suksese në këtë vit të ri shkollor. Policia është pranë jush, mos nguroni të bashkëpunoni dhe të bisedoni me punonjësit e policisë për çdo shqetësim tuaj”, tha ai.

/gj.m/

The post Policia plan masash për vitin e ri shkollor, mbyllen pikat ambulante appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Erion Veliaj mesazh nga burgu për vitin e ri shkollor: Im bir shkon në klasën e parë, më është thyer zemra që s’e shoqëroj dot, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena

By: V K
4 September 2025 at 13:03

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ka dërguar një mesazh nxënësve në nisje të vitit të ri shkollor.

Kryebashkiaku Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 Shkurt, shprehet se ky vit është i veçantë për të për shkak se djali i tij shkon në klasën e parë.

Veliaj thekson se është zemërthyer që nuk e shoqëron do të birin në shkollë ditën e parë.

“Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë”, shkruan ai.

Veliaj në mesazhin drejtuar nxënësve, u kërkon që të zgjedhin luanë dhe jo hijena.

“Bëhuni gjahtarë ideshë dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena”, shkruan Veliaj.

Postimi i Erion Veliajt:

Një urim, një ndjesë dhe tre këshilla

Të dashur miqtë e mi, nxënës të Tiranës,

Prej dhjetë vitesh ju kam shkruar personalisht çdo shtator, për t’ju uruar sukses e mbarësi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja të mungoja këtë vit për t’ju dhënë kurajo me një mesazh zemre.

Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit. Por, kjo s’duhet të na heqë gëzimin e këtij fillimi të ri, shprese të re. Ndaj, nga zemra ju uroj sukses për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Së dyti, një ndjesë të sinqertë. Ne kemi ndërtuar 50 shkolla të reja në Tiranë, totalisht europiane, dhe 110 kopshte e çerdhe të reja. Kjo më bën krenar për punën në bashki dhe për të gjithë ata që na kanë dhënë një dorë. Megjithatë, ndihem i keqardhur që u penguam në projektin tonë të drekës falas në shkolla – një ide që e kam dashur prej kohësh dhe që më në fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente fëmijët e Tiranës nga e majta dhe e djathta, vendalinjtë dhe të ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit të popullit për t’u qeverisur në bashki prodhon pasoja, ku projekti i drekës në shkolla është vetem njëri prej tyre. Megjithatë, përgjegjësia mbetet tek unë dhe do ta rikuperoj sa me shpejt që të mundem.

Dhe në fund, 3 këshilla që me shpresë do t’ua gjeni dobinë:

1.

Përqafoni dijen. Mësoni fort, lexoni shumë, kapni dijet, jo veç notat. Dija është e vetmja pronë që do keni gjithnjë me vete, dhe as e prish dot tërmeti, as përmbytet e as sekuestrohet. Është gjithmonë juaja dhe në dobinë tuaj.

Tiranën dhe kombin tonë mund ta çojnë përpara vetëm ata që shkëlqejnë në dije, ata që punojnë fort dhe sjellin risi, jo ata që pengojnë pa pushim. Qytetin në dritë e nxjerrin ata që ndjekin përpjekjet e mira, jo ata që përndjekin njerëzit e mirë.

Ndaj, bëhuni gjahtarë ideshë dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena.

Mësoni historinë për të mos e përsëritur atë! Lakojeni bukur gjuhën shqipe për ta përdorur si ilaç që shëron, jo si helm në rrjete e portale ndaj njëri-tjetrit. Thikat përdorini në një kurs gatimi, por kurrë në oborre shkollash ndaj shokut – brezi juaj nuk mund të jetë kopja e re e brezit të vjetër nga TV-të e një nate më parë. Përqafoni dijen miq, e ajo do t’ju nderojë.

2.

Përkraheni suksesin dhe mos i vajtoni stepjet e pengesat e përkohshme.

Nëse një nga shokët merr 10, bën një 3 pikësh apo fiton olimpiadën, gëzohuni të gjithë bashkë. E di që në shoqërinë tonë shpesh suksesi është një mëkat i pafalshëm, por ju jeni shpresë për një Shqipëri të re, ku solidariteti e mirësia e mund arrogancën e injorancën.

Rrëzimi nuk është e kundërta e suksesit, e as nuk zgjat pafundësisht. Jeta mund t’ju ulë në gjunjë dhe më poshtë se ëndrra juaj më e keqe – ja, më pyesni mua – por, nëse ngrihesh dhe ja kris vrapit sërish, më fort e më shpejt, e rigjen veten dhe vendin që meriton.

Dhe nëse shihni të tjerë që rrëzohen, mos iu gëzoni fatkeqësisë së tyre sepse padrejtësia diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo, ndaj fërkimi i duarve ndaj vuajtjes së tjetrit, as ju ndihmon, as ju nderon.

Përqafoni sukseset e njëri-tjetrit dhe jepini dorën shoshoqit për t’u ngritur më shpejt e avancuar më fort.

3.

Familja dhe miqtë nuk mund të zëvendësohen nga teknologjia. Përdorini mjetet digjitale, por mos harroni se jemi njerëz. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë probleme të matematikës apo t’ju kompozojë një këngë, por nuk ka empatinë e një shoku a një shoqeje që të përqafon, qan e qesh me ty, të ngre humorin kur pengohesh, të brohoret kur ringrihesh.

Kaloni kohë cilësore me familjet tuaja; nuk ka telefon, avatar apo chatbot që zëvendëson prindërit, gjyshërit, motrën e vëllain. Jeta nuk është e pafundme dhe as e parashikueshme, ndaj shijoni çdo moment e çdo mundësi për të qenë bashkë, biseduar, luajtur e udhëtuar.

Unë, si edhe ata, jam shumë krenar për ju. Në këto 10 vite që ju kam njohur – disa prej jush, që nga kopshti e gjer në gjimnaz, – kam parë te ju të ardhmen, dhe më është dukur e shkëlqyer. Kam parë shqiptarët e rinj plot mirësi, përulësi, dije, zell, të mençur e të dashur.

Forca pra, për një vit tjetër të shkëlqyer!

Ju dua shumë!

Lali Eri

The post Erion Veliaj mesazh nga burgu për vitin e ri shkollor: Im bir shkon në klasën e parë, më është thyer zemra që s’e shoqëroj dot, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena appeared first on Albeu.com.

Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nisin vitin e ri shkollor përpara një ndryshimi të madh familjar

By: gaze tare
3 September 2025 at 12:53

Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë rikthyer në bankat e shkollës më 3 shtator, duke nisur një vit të ri shkollor në shkollën private Lambrook, në Berkshire. Kjo do të jetë hera e fundit që të tre fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton do të jenë në të njëjtën shkollë, pasi George, tashmë 12 vjeç, pritet të kalojë në Eton College verën e ardhshme.

Fëmijët mbretërorë nisën në Lambrook në vitin 2022, pasi familja u zhvendos nga Londra në Windsor. Shkolla është e njohur për ambientet moderne dhe ofron një gamë të gjerë aktivitetesh, përfshirë një pishinë 25 metra, studio arti dhe fusha sportive, të gjitha të përshtatshme për natyrën aktive të fëmijëve mbretërorë.

Ndërkohë, familja e Princit të Uellsit pritet të zhvendoset nga Adelaide Cottage në një rezidencë më të madhe brenda të njëjtit kompleks mbretëror, Forest Lodge, një vilë e cila është me tetë dhoma që përshkruhet si “shtëpia e përhershme” e familjes. Çifti mbretëror do të financojë vetë rinovimet dhe lëvizjen.

Ky ndryshim vjen pas një viti të vështirë për familjen, ku Princesha Kate dhe Mbreti Charles u përballën me diagnoza kanceri. Ndërsa Kate Middleton është në fazë shërimi, trajtimi i Mbretit vazhdon ende.

The post Fëmijët e Princit William dhe Kate Middleton nisin vitin e ri shkollor përpara një ndryshimi të madh familjar appeared first on iconstyle.al.

Viti i ri shkollor/ Klasa pa celularë, kush shkel rregullin përjashtohet: Nga rrjetet sociale te librat, zbardhet udhëzimi i ministrisë

By: V K
3 September 2025 at 12:23

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit, ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave celularë në shkolla.

Dokumenti, që pritet të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, synon të frenojë shpërqendrimin e nxënësve dhe varësinë e tyre ndaj rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek procesi i mësimit. Me këtë udhëzim, Ministria e Arsimit synon të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar në shkollë.

Telefoni, që për një kohë të gjatë është parë si shoqërues i pandashëm i të rinjve, do të ketë një rol më të kufizuar brenda klasës. Pyetja që mbetet është nëse rregullat e reja do të sjellin vërtet një ndryshim të qëndrueshëm tek mënyra se si nxënësit e shohin mësimin dhe teknologjinë.

TELEFONAT E FIKUR

Sipas udhëzimit, përdorimi i telefonave brenda orës së mësimit është i ndaluar. Nxënësit do të kenë detyrimin t’i mbajnë pajisjet të fikura ose në modalitetin “silent”, pa mundësi për të telefonuar, dërguar mesazhe apo përdorur aplikacione sociale. Telefoni do të lejohet vetëm në pushime dhe vetëm për komunikime të domosdoshme. Mësuesi është i vetmi që mund të lejojë përdorimin e telefonit gjatë orës, por vetëm nëse kjo shërben për zhvillimin e lëndës. Në çdo rast tjetër, mbajtja e telefonit të hapur apo përdorimi pa leje do të konsiderohet shkelje disiplinore.

Një nga pikat më të forta të udhëzimit lidhet me provimet. Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime të tjera disiplinore. Përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm nxënësit që kanë nevoja të posaçme shëndetësore, të cilët mund të përdorin pajisje të miratuara paraprakisht nga drejtoria e shkollës.

PËRSE KY VENDIM?!

Ministria ka vlerësuar se përdorimi pa kriter i telefonave ka ndikuar në cilësinë e procesit mësimor, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për nxënësit të përqendrohen tek lënda.

Rritja e varësisë nga rrjetet sociale dhe aplikacionet digjitale ka sjellë rënie të nivelit të vëmendjes dhe ulje të rezultateve shkollore.

“Shkolla është vendi i dijes, jo i shpërqendrimit”, – thuhet në dokument, ku theksohet se teknologjia duhet të mbetet vetëm një mjet ndihmës, jo qëllim në vetvete.

Vendimi është pritur pozitivisht nga shumë prindër dhe mësues. Ata vlerësojnë se rregullat e reja do të ndihmojnë në disiplinimin e fëmijëve dhe do të forcojnë autoritetin e shkollës.

Sipas tyre, kufizimi i përdorimit të telefonave do të ulë presionin e vazhdueshëm të mesazheve dhe rrjeteve sociale, duke i kthyer nxënësit tek librat dhe aktivitetet tradicionale.

“Është një hap i domosdoshëm. Fëmijët sot janë të lidhur më shumë me ekranin sesa me klasën. Ky rregull i ri do t’i ndihmojë të përqendrohen”, – shprehen disa prindër. Nga ana tjetër, nxënësit nuk e kanë pritur me entuziazëm udhëzimin e ri. Shumë prej tyre e shohin telefonin si mjet të dobishëm për kërkime të shpejta, përdorimtë aplikacioneve edukative dhe komunikim të menjëhershëm. Ata e konsiderojnë vendimin shumë të ashpër dhe kërkojnë që të ketë fleksibilitet, veçanërisht në rastet kur telefoni mund të përdoret si mjet ndihmës në mësim. “Telefoni nuk është vetëm për lojëra apo rrjete sociale. Ka aplikacione që na ndihmojnë në mësim dhe nuk duhet të ndalohet plotësisht”, – shprehen disa nxënës të gjimnazeve.

 

The post Viti i ri shkollor/ Klasa pa celularë, kush shkel rregullin përjashtohet: Nga rrjetet sociale te librat, zbardhet udhëzimi i ministrisë appeared first on Albeu.com.

Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Kurajo, besim dhe respekt për njëri-tjetrin

1 September 2025 at 11:50

PRISHTINË, 1 shtator /ATSH/  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit e Kosovës për fillimin e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se 1 Shtatori është ditë që sjell frymën e një fillimi të ri.

“1 Shtatori gjithmonë sjell me vete frymën e një fillimi të ri ku secili nxënës, mësues dhe prind ka mundësinë ta shkruajë histori të suksesit. Le të hyjmë në këtë vit shkollor me kurajo, me besim dhe respekt për njëri-tjetrin. Nxënësit nuk duhet ndaluar së pyeturi dhe së kërkuari, kurse mësimdhënësit nuk duhet të kursejnë angazhimin. Urime fillimi i vitit të ri shkollor! Qoftë një vit i mbushur me dije, gëzim dhe suksese për të gjithë”, ka shkruar ajo.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se kanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.

Sipas MAShTI-t, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore.

MASHTI ka njoftuar se procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim./KosovaPress.

/Kosovapress/

The post Osmani uron fillimin e vitit të ri shkollor: Kurajo, besim dhe respekt për njëri-tjetrin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Basha uron fillimin e vitit shkollor: Shkolla është themeli i qytetarisë dhe i së ardhmes

1 September 2025 at 11:58

Me rastin e 1 shtatorit dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

Në mesazhin e tij, Basha tha se 1 shtatori është një ditë e veçantë, pasi shënon hapjen e dyerve të shkollave për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të Kosovës.

“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes,” theksoi ai në urim.

Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

“Me përkushtim e dashuri, ata udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe ndriçojnë rrugën e tyre me shembullin që japin çdo ditë,” thuhet ndër të tjera në mesazh.

Në fund, ai uroi një vit të suksesshëm për të gjithë.

“Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”, u shpreh Basha. /Telegrafi/

The post Basha uron fillimin e vitit shkollor: Shkolla është themeli i qytetarisë dhe i së ardhmes appeared first on Telegrafi.

Basha uron fillimin e vitit shkollor: Shkolla është themeli i qytetarisë dhe i së ardhmes

1 September 2025 at 11:42

Me rastin e 1 Shtatorit dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka uruar të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në vend, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të rëndësishëm për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

Në mesazhin e tij, Basha tha se 1 shtatori është një ditë e veçantë, pasi shënon hapjen e dyerve të shkollave për brezat e rinj të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të Kosovës.

“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes,” theksoi ai në urim.

Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohje të thellë për mësuesit dhe edukatorët, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

“Me përkushtim e dashuri, ata udhëheqin fëmijët tanë drejt diturisë dhe ndriçojnë rrugën e tyre me shembullin që japin çdo ditë,” thuhet ndër të tjera në mesazh.

Në fund, ai uroi një vit të suksesshëm për të gjithë.

“Urime të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve për një vit shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja!”, u shpreh Basha. /Telegrafi/

The post Basha uron fillimin e vitit shkollor: Shkolla është themeli i qytetarisë dhe i së ardhmes appeared first on Telegrafi.

❌
❌