Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

KOSTT dhe AKI diskutojnë për forcimin e sigurisë së infrastrukturës energjetike

15 January 2026 at 10:40


Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT, Shaban Neziri, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë strategjike të sektorit energjetik, rolin e infrastrukturës kritike të KOSTT-it, planet zhvillimore, si dhe për çështjet e sigurisë shtetërore që lidhen me mbrojtjen dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit energjetik.

“Ky takim ka për qëllim prezantimin e rolit të KOSTT-it në sigurinë e sistemit elektroenergjetik dhe diskutimin e masave që garantojnë stabilitetin dhe besueshmërinë e rrjetit”, tha Neziri.

Ai shtoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor për identifikimin dhe adresimin e rreziqeve që mund të prekin sigurinë e Kosovës, me fokus të veçantë te kërcënimet ndaj infrastrukturës vitale. “Parandalimi dhe trajtimi i çdo rreziku, përfshirë sabotimet dhe cenimet e sigurisë, është prioritet për funksionimin e sistemit energjetik,” u shpreh Neziri.

KOSTT thekson se bashkëpunimi me AKI mundëson shkëmbimin e informatave, koordinimin e masave parandaluese dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës të infrastrukturës kritike, duke siguruar reagim të koordinuar dhe qëndrueshmëri më të lartë përballë sfidave të sigurisë.

“Ne vlerësojmë lart këtë vizitë si dëshmi të angazhimit të përbashkët për forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës energjetike në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi i KOSTT-it.

Ndryshe, një ditë më parë vendi u përballë me reduktime të theksueshme, duke ngjallur reagime edhe nga shoqëria civile./Telegrafi/


Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur

By: V K
15 January 2026 at 11:48

Reshjet intensive dhe dalja e lumenjve nga shtrati, kanë sjellë pasoja të rënda në zonat bujqësore të qarkut të Lezhës.

Sipërfaqe të tëra toke kanë mbetur nën ujë, duke dëmtuar prodhimin bujqësor, veçanërisht kulturat e jonxhës dhe grurit.

Të dhënat paraprake të mbledhura nga strukturat vendore tregojnë se përmbytjet kanë prekur gjithashtu edhe kultura të tjera, ndërsa ndikimi në blegtori dhe banesa paraqitet më i kufizuar.

Në terren janë angazhuar dy grupe pune të Bashkisë Lezhë, të cilat kanë realizuar inspektime dhe verifikime të detajuara për evidentimin e dëmeve.

Drejtori i Bujqësisë, Paulin Gjergji, konfirmon se procesi i vlerësimit është drejt mbylljes, duke u bazuar si në dokumentacionin e dorëzuar nga fermerët, ashtu edhe në kontrollet në terren.

Dëmet janë evidentuar në rreth 1 700 hektarë. Pjesa më e madhe i përket jonxhës me rreth 60 për qind, e ndjekur nga gruri me 35 për qind, ndërsa sipërfaqet e mbetura përfshijnë ullinj, lakra dhe agrume. Në blegtori dhe banesa dëmet janë më të vogla.

Autoritetet vendore bëjnë të ditur se pas finalizimit të raportit përfundimtar, dosjet do t’u dërgohen institucioneve përgjegjëse për të vijuar me procedurat e mbështetjes dhe kompensimit të fermerëve të prekur

The post Përmbytjet në Lezhë/ Mbi 1700 hektarë të dëmtuara, sektorët më të prekur appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i vizave të emigracionit, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

By: V K
15 January 2026 at 11:20

Ambasada amerikane në Tiranë, ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit.

Ambasada thekson gjithashtu se, nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune.

Njoftimi i ambasadës:

Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte.

Disa aktivitete që LEJOHEN me vizë vizitori B1/B2:

Turizëm

Pushime

Blerje

Vizitë me miq ose të afërm

Takime me bashkëpunëtorë biznesi

Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë

Aktivitete që NUK LEJOHEN me një vizë vizitori B1/B2:

Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në Shtetet e Bashkuara për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)

Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan

Studimi për një diplomë ose kredite akademike

Performanca të paguara

The post Pezullimi i vizave të emigracionit, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, Prokuroria e Durrësit po heton si një i rrezikshëm u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme

By: V K
15 January 2026 at 10:46

Dy ditë pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Prokuroria ka nisur hetimin për mënyrën si u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ndoci është transferuar në maj të 2020 në Durrës dhe prokuroria. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala, raporton se organi i akuzës ka sekuestruar të gjitha praktikën.

Gjithashtu, do te pyetet ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët që kanë bërë vlerësimin për transferimin e tij.

Kujtojmë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori masa administrative dhe ligjore, duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve.

Altin Ndoci, ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”.

Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i tij për vizitë mjekësore nuk është raportuar dhe nuk është miratuar sipas procedurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nuk është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve.

The post Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, Prokuroria e Durrësit po heton si një i rrezikshëm u transferua në një burg të sigurisë së zakonshme appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

By: V K
15 January 2026 at 10:33

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara.

Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

The post E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

By: V K
15 January 2026 at 10:06

Sërish protestë nga fermerët grekë, duke sjellë kështu paralizime dhe në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Përmes një njoftimi, Policia Kufitare e Kakavijës, sqaron se nga ora 12:30 me orën greke do të bllokohet aksi Kakavijë-Janinë.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, sqaron policia.

The post Fermerët grekë sërish në protestë, Policia Kufitare: Ja kur bllokohet aksi Kakavijë-Janinë appeared first on Albeu.com.

Digjet banesa në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare

15 January 2026 at 10:36

Mëngjesin e kësaj të enjteje një banesë në Korçë është përfshirë nga flakët.

Ku për pasojë ka humbur jetën 73-vjeçarja, Flutura Potka, për shkak të asfiksisë, shkruan Abcnews.al.

Raportohet se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një dyshek elektrik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Digjet banesa në Korçë, humb jetën një 73-vjeçare appeared first on Sinjali.

Policia arreston katër persona dhe konfiskon drogë, armë e para në dy operacione të ndara

15 January 2026 at 10:06

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), ka realizuar dy operacione të ndara gjatë të cilave ka arrestuar katër persona dhe ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të narkotikëve, armë, para të gatshme dhe prova të tjera materiale.

Rasti i parë – Operacioni “Pinku”

Më 14 janar, rreth orës 15:20, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë, hetuesit e DHTN-së, pas një pune operative-hetimore, kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit, te njëri i dyshuar janë gjetur dy qese me marihuanë, me peshë rreth dy gramë. Ndërkaq, te i dyshuari tjetër dhe në veturën e tij janë sekuestruar nëntë qese me kokainë (4.9 gramë), tetë qese me marihuanë (12.7 gramë), 475 euro para të gatshme që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, si dhe dy telefona mobilë.

Me autorizim të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është bastisur shtëpia e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë e shkurtër, 15.8 gramë kokainë, 79 tableta ekstazi (37.7 gramë), 2.6 gramë substancë e dyshuar kokainë me ngjyrë të kuqe, 322.9 gramë marihuanë, dy peshore digjitale.

Rasti i dytë – Operacioni “Dora e Kapur”

Në të njëjtën ditë, në Prishtinë, DHTN përmes Sektorit Qendror për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar operacionin e koduar “Dora e Kapur”. Në rrugën “Imzot Nikprelaj” është arrestuar në flagrancë një person, te i cili janë gjetur gjashtë doza heroinë me peshë totale katër gramë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar edhe rreth nëntë gramë hashash dhe 18 gramë marihuanë. Po ashtu, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: 52 paketime heroinë me peshë totale 14 gramë, një pushkë gjuetie me nëntë fishekë, rreth 25 mijë euro para të gatshme, një veturë, një peshore, dy telefona mobilë dhe prova të tjera relevante.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia arreston katër persona dhe konfiskon drogë, armë e para në dy operacione të ndara appeared first on Sinjali.

Taravari: Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në

15 January 2026 at 09:53


“Nuk kemi asgjë të përbashkët me BDI-në”, kjo ishte përgjigja e Taravarit për thirrjen e BDI-së për t’u bashkangjitur në parti.

Taravari tha se nuk kanë asgjë të përbashkët me BDI-në pasi kjo e fundit është parti e majtë dhe ASH-ja është e djathtë, por pavarësisht kësaj, Taravari tha se duhet të vazhdojë bashkëpunimi me BDI-në, sipas tij, deri në hapjen e negociatave me BE-në.

Ai foli edhe për VLEN-in, duke thënë se ata nuk do të bëhen parti.

“Kjo që na ndodhi neve, ASH-së me VLEN-in, tash është duke i ndodhur Billall Kasamit”, tha në Click Plus Arben Taravari duke e parashikuar largimin e Lëvizjes Besa nga VLEN. Siç tha Taravari, u akuzua se ishte pengesë për bashkimin e VLEN-it, por shtoi se, që nga fundi i majit të vitit të kaluar u tha se VLEN do të shndërrohet në pari që nuk është bërë./TV21/

Erozioni kërcënon bunkerin e Luftës së Ftohtë, ai thuhet se është vetëm pak ditë larg rënies në det

15 January 2026 at 09:45


Një bunker bërthamor i epokës së Luftës së Ftohtë në bregdetin e East Yorkshire në Britani rrezikon të bjerë në Detin e Veriut.

Dhe kjo mund të ndodhë brenda pak ditësh për shkak të erozionit të shpejtë.

Bunkeri, i ndërtuar në vitet 1950 për monitorim bërthamor, ka dalë pjesërisht në sipërfaqe pas shembjes së shpejtë të dheut.

Ekspertët thonë ky është një nga bregdetet që gërryhet më shpejt në Evropë.

Objekti u mbyll në vitin 1991 dhe më vonë u dëmtua nga vandalët.

Pamjet e bunker-it janë bërë virale, ku ndjekësit presin momentin e shembjes së tij. /Telegrafi/

Rama sulmoi publikisht gazetaren Klodiana Lala/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar

By: V K
15 January 2026 at 09:49

Kryeministri i vendit Edi Rama, e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande që synon të shmangë llogaridhënien publike ndaj aferave korruptive të qeverisë së tij.

Kryeministri Edi Rama, përdori të mërkurën një koment të gazetares Klodiana Lala, në profilin e saj në “Facebook”, për ta sulmuar atë publikisht me një gjuhë fyese dhe intimiduesе.

Ndërsa Lala, duke komentuar qëndrimin e Ramës për përmbytjet, ku fajësonte qytetarët për hedhjen e plehrave rrugëve, pyeste se pse nuk kishte funksionuar inceneratori i Tiranës, një projekt i promovuar nga Rama dhe që është në hetim si aferë korruptive, kryeministri e quajti komentin e saj si “injorancë të ulëritëse”, shpifje dhe dezinformim.

Sulmi i kryeministrit ndaj Lalës nuk shënon një incident të veçuar, por është pjesë e një sjelljeje të vazhdueshme të tij ndaj medias në vend, duke përdorur etiketime denigruese dhe sulme, ndërsa refuzon të përgjigjet për akuzat me të cilat po përballet qeveria e tij.

Ditët e fundit ai po ashtu u përfshi në polemika publike me drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, duke përdorur foto të montuara dhe gjuhë joetike, si kundërpërgjigje ndaj shqetësimit të Fevziut për propagandën qeveritare gjatë përmbytjeve në mungesë të llogaridhënies publike.

Qëndrimet publike të kryeministrit, u dënuan njëzëri nga organizatat për lirinë e medias në vend si presion i drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve.

“Një gjuhë e tillë nuk kontribuon në sqarimin e opinionit publik, por ushqen polarizimin, banalizon debatin dhe krijon një precedent të rrezikshëm presioni verbal ndaj gazetarëve” – thuhet në deklaratën e AGSH-së, ku i bëhet thirrje kryeministrit dhe zyrtarëve publikë që “të mos e shndërrojnë pushtetin në instrument presioni verbal”, por të përdorin argumentet dhe transparencën për të dhënë llogari publike.

“Demokracia nuk dëmtohet nga pyetjet e gazetarëve, por nga arroganca ndaj tyre”, – theksohet në deklaratë.

Edhe Rrjeti për Gazetari të Sigurt, e dënoi sjelljen e kryeministrit si një tentativë për të zhvendosur debatin publik nga llogaridhënia te sulmet personale ndaj gazetarëve.

“Kur kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje. Kjo dobëson debatin publik dhe rrezikon të normalizojë presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj grave në gazetari”, – thuhet në deklaratën e organizatës.

Për gazetarët dhe analistët e politikës, sjellja e kryeministrit ndaj mediave përbën shkelje të standardeve demokratike të lirisë së medias dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit publik e për të shmangur llogaridhënien ndaj aferave korruptive me të cilat po përballet qeveria e tij.

“Kur heshtja ndaj zullumeve shoqërohet me përplasje me gazetarët dhe drejtësinë që i heton zullumet, problemi nuk është gazetaria. Problemi nuk janë pyetjet, por përgjigjet që mungojnë”, – i tha BIRN-it gazetari Lutfi Dervishi.

Pavarësisht problemeve dhe gabimeve që mund të ketë media dhe gazetarët, detyra e një funksionari publik, sipas Dervishit, “nuk është të edukojë median, por të japë llogari”.

Në këtë kontekst, edhe sulmet ndaj Blendi Fevziut dhe Klodiana Lalës, thotë ai, “duken më shumë si përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet”.

Nga ana tjetër, ai nuk i sheh reagimet e kryeministrit si një “episod nervozizmi”, por pjesë e një modeli komunikimi të vazhdueshëm ku “narrativa kontrollohet përmes propagandës përmbytëse në rrjete sociale, monologëve dhe ‘sulmeve’ personale” dhe shmangies së llogaridhënies dhe pyetjeve të gazetarëve.

“Prej vitesh qeveria është zhdukur nga media tradicionale, nuk përballet me pyetje, nuk diskuton publikisht çështje të nxehta si denoncimet e SPAK-ut, përmbytjet, denoncimet e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, apo akuzat që prekin drejtpërdrejt institucione kyçe si AKSHI”, – thotë Dervishi.

Për Armand Shkullakun, gazetar dhe drejtues i medias Lapsi.al, sjellja e Ramës tregon një tentativë për t’iu ikur përgjigjeve reale që pret publiku për akuzat që janë ngritur ndaj qeverisë së tij, por edhe një gjendje se ku është demokracia sot, ku një njeri i vetëm sulmon mediat dhe drejtësinë sa herë gjendet në vështirësi.

“Kryeministri i një vendi, që pretendon se është në demokraci, merret me gazetarë të caktuar me emër të përveçëm dhe përdor gjuhë bullizuese, gjë që është e papranueshme”, – i tha ai BIRN-it.

Ana tjetër e medaljes, sipas Shkullakut, ka të bëjë me “krizën” e Ramës si individ.

“Hyri në politikë si rilindas dhe po e mbyll historinë e tij si varrmihës i ekonomisë, demokracisë dhe nocionit politik, sepse politikën e ktheu në një infrastrukturë për korrupsionin dhe krimin e organizuar”, – thotë Shkullaku.

“Rama është i vetmi në llojin e vet që i kanë kapur qeverinë duke vjedhur dhe, më e tmerrshmja, që të dhënat e shqiptarëve ia ka dorëzuar krimit dhe, për të mos hapur këtë debat, merret me fotomontazhe të Blendi Fevziut”, – shton ai, duke iu referuar dosjeve të fundit hetimore të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për zv.kryeministren Belinda Balluku, e akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” me vlerë qindra milionë euro, dhe drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, për përfshirje në grup të strukturuar kriminal.

Analisti Neritan Sejamini mendon se sa më pak t’i bëhet jehonë, qoftë edhe si kritikë, pseudo-debatit që kryeministri përpiqet të krijojë, aq më mirë është.

“Rama po përpiqet të shpërqendrojë opinionin publik nga çështjet e AKSHI-t, Ballukut, përmbytjeve dhe skandaleve të tjera dhe, njëkohësisht, dëshiron të banalizojë kritikat që i bëhen, duke u munduar t’i paraqesë si qesharakë ata që e kritikojnë”, – i tha ai BIRN-it.

The post Rama sulmoi publikisht gazetaren Klodiana Lala/ BIRN: Gjuha bullizuese, propagandë që synon të shmangë llogaridhënien për korrupsionin qeveritar appeared first on Albeu.com.

U transferuan nga Durrësi pas arratisjes së Altin Ndocit, kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan në qelitë e Peqinit (EMRAT)

By: V K
15 January 2026 at 09:20

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela, janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Burime bëjnë me dije se mes të burgosurve që u transferuan, janë edhe ata që janë arrestuar gjatë Operacionit ‘Ura’ dhe Revansh.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15.

Vendimi për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit, erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit.

Burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë.

Sipas burimeve, 206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin, i pajisur me seksione të posaçme të sigurisë së lartë.

The post U transferuan nga Durrësi pas arratisjes së Altin Ndocit, kush janë disa nga të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u dërguan në qelitë e Peqinit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier

By: V K
15 January 2026 at 09:17

Gjatë natës, pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, është ndërmarrë një operacion për transferimin e të burgosurve.

BalkanWeb, ka siguruar pamjet nga operacioni për transferimin e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Transferimi i tyre u krye me dhjetëra automjete, ndërsa të burgosur të tjerë janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

The post Arratisja e Altin Ndocit nga spitali/ Jo vetëm në Peqin, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen edhe drejt IEVP Fier appeared first on Albeu.com.

Ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjes së dëmshme online, gjoba ditore deri në 500 mijë lekë

By: V K
15 January 2026 at 08:25

Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë, janë arma kryesore e ligjit të ri për të detyruar platformat dhe ofruesit e shërbimeve online të heqin përmbajtjet e dëmshme në internet.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, qeveria ka përcaktuar mekanizmin administrativ që i jep Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) kompetenca të drejtpërdrejta ndëshkuese ndaj subjekteve që nuk zbatojnë vendimet gjyqësore për mbrojtjen e viktimave nga dhuna digjitale.

Sipas vendimit, AKEP do të vendosë gjoba administrative nga 30 mijë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë ndaj ofruesve të shërbimeve online që nuk heqin, bllokojnë ose fshijnë përmbajtje digjitale të përcaktuara si masa mbrojtëse nga gjykata.

Këtu përfshihen, ndër të tjera, imazhet intime të publikuara pa pëlqimin e viktimës, llogaritë apo fjalëkalimet e përdorura për përndjekje, si edhe profilet ose lidhjet elektronike të përdorura për ngacmim.

Gjobat e vendosura nga AKEP, përbëjnë titull ekzekutiv dhe derdhen në buxhetin e shtetit. Subjektet përgjegjëse përfitojnë një ulje automatike prej 15% të shumës së gjobës, nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Ndërkohë, ligji parashikon të drejtën e ankimit brenda 45 ditëve në gjykatën administrative kompetente.

Përtej sanksioneve financiare, ligji zgjeron ndjeshëm juridiksionin territorial të autoriteteve shqiptare.

Masat mbrojtëse dhe administrative zbatohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, por AKEP dhe autoriteti rregullator i medias audiovizive mund të urdhërojnë heqjen, bllokimin ose kufizimin e përmbajtjes digjitale pavarësisht vendndodhjes së serverit apo ofruesit të shërbimit.

Në raste të caktuara, gjykata civile mund të shkojë edhe më tej, duke urdhëruar ndalimin e kontaktit online dhe offline, si dhe sekuestrimin e çdo mjeti digjital të përdorur për ushtrimin e dhunës, për sa kohë që këto mjete ndodhen brenda territorit të vendit.

Procedurat, formatet e kërkesës dhe mënyra e njoftimit elektronik për këto masa do të miratohen me një vendim të përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor, autoritetit përgjegjës për drejtësinë dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, duke synuar standardizimin dhe përshpejtimin e ndërhyrjeve në mjedisin digjital./ Monitor

The post Ligji i ri me sanksione ndaj përmbajtjes së dëmshme online, gjoba ditore deri në 500 mijë lekë appeared first on Albeu.com.

Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit

15 January 2026 at 08:55

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa personave që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit.

Burgu i Durrësit nuk është institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më në këtë burg, shkruan A2 CNN.

Burime zyrtare sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe jo për zyrtarë apo persona të arrestuar për çështje korrupsioni apo abuzimi me detyrën. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas arratisjes, të paraburgosurit në IEVP e Durrësit po transferohen drejt burgut të Fierit appeared first on Sinjali.

Moti në Shqipëri, përgjatë zonave luginore në mëngjes dhe mbrëmje mjegull

15 January 2026 at 07:22


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Edhe për sot parashikohet që përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes të ketë mjegull.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/




Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

By: V K
15 January 2026 at 07:56

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 janar 2026, një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë, janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha.

Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë kaluar në “sitë”, për të vlerësuar nivelin e rrezikshmërisë së secilit.

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e urdhrit ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve.

Arratisja e Altin Ndocit, i akuzuar për disa krime të rënda, u bë katalizatori që vuri në lëvizje këtë operacion të gjerë.

Operacioni i transferimit drejt Peqinit shihet si një sinjal i fortë i shtetit, për rikthimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar, veçanërisht pas rasteve të përsëritura të shkeljeve dhe gjetjes së telefonave celularë të fshehur gjatë kontrolleve në Burgun e Durrësit.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, nga të cilat 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

The post Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
15 January 2026 at 07:40

Sot, 15 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre

By: V K
15 January 2026 at 07:22

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 1-2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 15 janar 2026/ Temperatura të ulëta në gjithë vendin

By: Rovena
15 January 2026 at 07:22

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

❌
❌