Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Niseni Vitin e Ri me investimin më të rëndësishëm: Banesa moderne nga Al Trade

28 December 2025 at 08:43


Ky Vit i Ri mund të fillojë me çelësat e shtëpisë suaj të re.

Me projekte të dëshmuara, cilësi ndërtimi dhe lokacione ideale, Al Trade Center ju ofron mundësinë që festat t’i shndërroni në një investim të mençur për të ardhmen tuaj.

Zgjedhja e komplekseve nga Al Trade Center do të thotë të investoni në një mënyrë jetese të menduar me kujdes. Vendndodhjet strategjike të këtyre projekteve, në afërsi të qendrave urbane, shkollave, çerdheve, institucioneve dhe rrugëve kryesore që lidhin Prishtinën me Fushë Kosovën dhe qytetet tjera, ofrojnë lehtësi maksimale në jetën e përditshme.

Infrastruktura moderne, me hapësira të gjelbra, parking dhe arkitekturë bashkëkohore, krijon kushte ideale për banim cilësor.

Çdo apartament është projektuar për të garantuar komoditet, ndriçim natyral dhe organizim funksional, duke reflektuar standarde moderne ndërtimi.

Kompleksi Linda - Bresje, Fushë Kosovë ofron një ambient të qetë dhe të sigurt për familje. Ky kompleks është projektuar si një komunitet i mirëfilltë banimi, ku gjelbërimi, qetësia dhe infrastruktura moderne krijojnë kushte ideale për jetë cilësore.

Në kuadër të zhvillimit urban të Fushë Kosovës, Al Trade Center ka ndërtuar komplekset Linda 20, 21, 22, 23 dhe 24, të cilat përfaqësojnë banimin modern të gjeneratës së re.

Këto projekte ofrojnë:

-Lokacione praktike me qasje të shpejtë në rrugë kryesore
-Banesa moderne me standard të lartë ndërtimi
-Mundësi të shkëlqyera investimi për shkak të kërkesës së lartë në zonë

Në zemër të kryeqytetit, në zonën strategjike Prishtina e Re – Veternik, ndodhet Linda Premium Residence.

Ky kompleks ofron standarde të larta jetese dhe përfshin:

Sistem - Smart Home,

Monitorim 24/7 me kamera,

Parking të mjaftueshëm,

Pishinë, fitnes, sauna & spa,

Hapësira gjelbëruese dhe kënde për fëmijë,

Shërbime të lagjes si mjek dhe barnatore.

Al Trade Center – Zgjedhja e duhur për një fillim viti të mbarë!

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Al Trade Center

Nr.tel: 0800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777/

E-mail: info@altradecenter.com

Personazhet e vitit/ Shoqata “Mallakastra” vlerëson njerëzit e shquar të krahinës

By: xhir jeta
26 December 2025 at 15:15

Ministri i Mjedisit Sovjan Jaupaj, ish-ushtaraku, Avni Skënderaj dhe skulptori Shkëlqim Meçaj janë ndëruar me titullin “Personazhi i vitit 2025” nga Shoqata Kulturore Patriotike e Mallakastrës.

Ndërsa  ish-zëvëndës Prefektja e Qarkut të Fierit, Mbarime Isufaj u nderua me titullin “Krenaria e Mallakastrës”.

Çmimet u ndanë të mërkurën në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, ku u mbajt ceremonia e Shoqatës Kulturore Patriotike të Mallakastrës, me pjesëmarrjen e shumë figurave të shquar të fushave të ndryshme si të politikës, kultures, etj.

Ceremonia u mbyll me një drekë tradicionale dhe shfaqje muzikore nga Grupi Polifonik i Mallakastrës./abcnews.al

 

Filo: FanFara Band dhe muzikë tradicionale në sheshet e Korçës

14 December 2025 at 19:01

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Fundjavat dhe ditët e festave në Korçë janë shndërruar në një ngjarje magjike, ku tingujt e muzikës tradicionale dhe energjia festive krijojnë një atmosferë të paharrueshme për banorët dhe vizitorët.

Banda frymore “FanFara Band”, koncertet festive dhe serenatat korçare kanë mbushur rrugët e qytetit, duke i dhënë ngjyrë dhe jetë kësaj periudhe të festave të fundvitit.

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive, duke theksuar se FanFara Band, së bashku me muzikën tradicionale dhe koncertet festive, do të shoqërojnë qytetarët dhe turistët gjatë fundvitit.

Ai ka shtuar se këto aktivitete do të mbushin Zonën Këmbësore dhe Sheshin e Pazarit të Vjetër, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për kënaqësinë e të gjithëve që kanë mbushur qytetin këtë dhjetor.

“FanFara Band, koncertet festive dhe muzika tradicionale do të shoqërojnë atmosferën e fundvitit në Zonën Këmbësore dhe Sheshin e Pazarit të Vjetër, për kënaqësinë e banorëve dhe vizitorëve të shumtë që kanë tejmbushur qytetin edhe këtë dhjetor”, shkruan Filo në postimin e tij.

Me këtë atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse, Korça vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse për festat e fundvitit, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë ata që e vizitojnë.

/e.xh/a.f/

The post Filo: FanFara Band dhe muzikë tradicionale në sheshet e Korçës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZKA alarmon: Vetëm 2 nga 11 rekomandime u zbatuan nga MAPL dhe komunat

13 December 2025 at 23:19


Vetëm dy rekomandime janë zbatuar tërësisht, nga 11 sosh, sa Zyra Kombëtare e Auditimit ua kishte përcjellë Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe tri komunave në mars të vitit 2024 në raportin e auditimit të performancës.

Raporti i ri i ZKA-së nxjerr në pah se komunat kanë përdorur të dhëna të ndryshme nga njëra-tjetra për raporti, veprim i vlerësuar se sjell pasoja negative.

Në mars të vitit 2024, Zyra Kombëtare e Auditimit, e kishte publikuar raportin e auditimit të performancës “Mekanizmat e sigurimit të cilësisë së të dhënave të raportuara për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Grantin e Performancës Komunale për vitin 2021”.

Përpos Ministrisë së Pushtetit Lokal, ishin audituar edhe komunat, Gjakovë, Klinë dhe Viti.

Nga 11 rekomandime, tri ishin për komunat, kurse tetë për MAPL-në.

Ndërsa raporti i ri i ZKA-së i publikuar në dhjetor të këtij viti tregon se nga 11 rekomandime vetëm dy prej tyre janë zbatuar plotësisht, tri janë në fazën përfundimtare të zbatimit, dy kanë filluar të zbatohen, ndërsa dy nuk janë adresuar fare.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kishte bërë përgatitjet e nevojshme për të filluar deklarimin e Performancës Komunale për vitin 2024. Kjo ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme si dhe pasiguri për kohën e fillimit të raportimit të të dhënave nga komunat. Rrjedhimisht raporti i performancës komunale është publikuar me 4.5 muaj vonesë gjë që ka shtyrë për po aq muaj procesin e vlerësimit të performancës komunale. Përveç kësaj kjo vonesë e ka bërë të pamundur përcjelljen/vlerësimin e plotë të zbatimit të rekomandimeve, pasi që procesi ende nuk ka përfunduar”- thotë Zyra Kombëtare e Auditimit në raport.

Në pjesën hyrëse të raportit thuhet se dy nga tri komunat e audituara, për raportim kanë shfrytëzuar të dhënat mbi regjistrimin e popullsisë të vitit 2024, ndërsa komuna e Klinës, ka raportuar duke u bazuar në regjistrimin e popullsisë së vitit 2011.

“…Kjo për shkak se MAPL-ja, nuk e kishte analizuar si duhet situatën për të marrë një vendim të qëndrueshëm lidhur me atë se cilat të dhëna duhet përdorur për raportim. Kjo ka krijuar pasiguri te komunat dhe për pasojë jo konsistencë në raportim, duke vënë në rrezik krahasueshmërinë dhe besueshmërinë e të dhënave të performancës komunale për vitin 2024.”- thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit

Krahas rekomandimeve që janë zbatuar dhe janë në fazë të zbatimit nga të gjitha palët e audituara, ZKA ka ardhur në përfundim se komunat ende nuk përdorin kanale të qarta dhe të formalizuara të komunikimit mes zyrtarëve raportues, koordinatorëve dhe kryetarëve.

Pos kësaj, vonesat në prokurim dhe koordinimi jo i duhur brendshëm në MAPL, thuhet se ka penguar zbatimin e plotë dhe efektiv të disa rekomandimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në procesin e raportimit të performancës komunale./ RTV Dukagjini

KLIMË – “Copernicus”: 2025, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

9 December 2025 at 21:33

BRUKSEL, 9 dhjetor /ATSH-AA/ – Viti 2025 pritet të bëhet viti i dytë më i nxehtë globalisht që nga fillimi i matjeve, sipas të dhënave të reja të publikuara të martën nga “Copernicus”, shërbimi klimatik i BE-së.

Bazuar në shifrat paraprake për periudhën janar–nëntor, temperatura mesatare globale e ajrit pranë sipërfaqes këtë vit tashmë është barazuar me vitin 2023, që aktualisht renditet i dyti më i nxehtë, dhe është pak më poshtë rekordit të vendosur në vitin 2024.

Nëntori ishte muaji i tretë më i ngrohtë i ndonjë nëntori të regjistruar ndonjëherë, me temperatura 1,54 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale. Ngjarjet ekstreme të motit, përfshirë ciklonet tropikale në Azinë Juglindore, sollën përmbytje katastrofike dhe humbje të mëdha jetësh.

Samantha Burgess, drejtuese strategjike për klimën në Qendrën Evropiane për Parashikime Afatmesme, ka thënë se të dhënat “pasqyrojnë ritmin gjithnjë e më të shpejtë të ndryshimeve klimatike” dhe ka theksuar se ulja e shpejtë e emetimeve të gazeve serrë është mënyra e vetme për të frenuar ngrohjen e mëtejshme.

Në Evropë, nëntori 2025 ishte i pesti më i ngrohtë i shënuar ndonjëherë, me temperatura mbi mesataren sidomos në Evropën lindore, Rusi, Ballkan dhe Turqi.

Në veri të Suedisë, Finlandë, Islandë dhe në disa zona të Evropës qendrore u shënuan temperatura nën mesatare. Ndërkohë, vjeshta 2025 ishte e katërta më e ngrohtë për Evropën, me rritje më të theksuar të temperaturave në rajonet lindore.

Globalisht, Kanadaja veriore, Oqeani Arktik dhe Antarktida Lindore përjetuan temperatura dukshëm mbi mesataren, ndërsa disa pjesë të Rusisë verilindore regjistruan anomali nën mesatare.

Temperaturat e sipërfaqes së detit në nëntor ishin të katërtat më të larta të regjistruara ndonjëherë, me vlera veçanërisht të larta në Paqësorin Verior dhe Detin Norvegjez.   /os/

The post KLIMË – “Copernicus”: 2025, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LINGUISTIKË – Oksfordi shpall ”rage bait” fjalën e vitit 2025

2 December 2025 at 21:01

LONDËR, 2 dhjetor /ATSH/ – ”Oxford University Press” (OUP) ka zgjedhur ”rage bait” si fjalën e vitit 2025, sipas BBC.

Termi i referohet përmbajtjeve online të dizajnuara qëllimisht për të shkaktuar zemërim ose tërbim tek përdoruesit, shpesh duke qenë provokuese, ofenduese ose të frustruara.

Sipas OUP, përdorimi i këtij termi është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit.

”Rage bait” është e ngjashme me ”clickbait”, ku qëllimi është të tërhiqet vëmendja e përdoruesit për të vizituar një artikull ose video, por fokusohet kryesisht në zemërimin e njerëzve për të rritur trafikun në faqet e internetit ose llogaritë e mediave sociale.

Dy termat e tjerë të nominuar ishin ”aura farming” dhe ”biohack”.

”Aura farming” i referohet krijimit të një imazhi karizmatik ose tërheqës duke u sjellë në mënyrë që të përcjellë një atmosferë besimi.

”Biohack” është përpjekja për të përmirësuar performancën fizike ose mendore, shëndetin dhe mirëqenien përmes ndryshimeve në dietë, ushtrime, stil jetese ose përdorimit të pajisjeve teknologjike dhe suplementeve.

Oxford Languages thekson se rritja e përdorimit të ”rage bait” tregon se njerëzit po bëhen më të vetëdijshëm për taktikat manipulative në internet dhe ndikimin që këto kanë tek emocionet tona.

Ndryshimi nga thjesht kurioziteti drejt ndikimit emocional tregon një evolucion të kulturës online dhe mënyrës se si interneti ndërvepron me përdoruesit.

Fjala e vitit të kaluar, ”brain rot”, lidhej me lodhjen mendore nga shfletimi i pafund në Instagram dhe TikTok.

Fjalë të tjera të mëparshme të Oksfordit kanë përfshirë ”selfie”, ”goblin mode” dhe ”rizz”.

Ndërkohë, Cambridge Dictionary ka zgjedhur ”parasocial” për vitin 2025, që përshkruan marrëdhënie të ndjera nga dikush me një person të famshëm që nuk e njeh personalisht.

”Collins Dictionary” ka zgjedhur ”vibe coding”, artin e krijimit të aplikacioneve ose faqeve duke i përshkruar ato inteligjencës artificiale pa përdorur kodim manual.

Kjo zgjedhje reflekton trendin në rritje të ndikimit emocional në mediat sociale dhe mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen online në botën digjitale të vitit 2025./  /Ad.Ab./

The post LINGUISTIKË – Oksfordi shpall ”rage bait” fjalën e vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LDK fiton ngushtë në Viti - diferencë në 197 vota mes Halitit e Ademit

9 November 2025 at 21:11


Në komunën e Vitisë janë numëruar të gjitha votat e rregullta, ku garën për kryetar komune e ka fituar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti me 50.60% të votave.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arsim Ademi, ka marrë 49.40% të votave.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga gjithsej 49,668 votues të regjistruar, kanë votuar 16,507 qytetarë, që përfaqëson një pjesëmarrje prej 33.23%. Të gjitha 64 vendvotimet (100%) janë procesuar.

Rezultatet tregojnë një garë shumë të ngushtë, me vetëm 197 vota diferencë midis dy kandidatëve.

Këto rezultate janë preliminare dhe përfshijnë vetëm votat e rregullta, pa përfshirë votat me kusht dhe ato me postë. /Telegrafi/


Rrahje në Viti - arrestohen gjashtë persona

16 October 2025 at 08:50


Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur rreth orës 14:30 në komunën e Vitisë, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre.

Si pasojë e rrahjes të gjithë kanë pësuar lëndime trupore.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të gjashtë të dyshuarit.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve të pësuara.

Gjatë ekzaminimit të vendit, është gjetur dhe konfiskuar edhe një sasi prej 5.38 gramësh substancë e dyshuar narkotike.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa rasti është në hetim nga autoritetet përkatëse. /Telegrafi/

Ademi: Fermerët e Vitisë janë zemra e ekonomisë sonë

2 October 2025 at 22:48


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, ka zhvilluar një takim me fermerët e kësaj komune, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi.

Në këtë takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen fermerët, për nevojat urgjente të tyre si dhe për politikat e mundshme zhvillimore në sektorin e bujqësisë.

Ademi tha se fermerët e Vitisë janë zemra e ekonomisë vendore dhe se mbështetja e tyre do të jetë shtyllë kryesore e zhvillimit të komunës.

“Besojmë fuqishëm se forca e bujqësisë është forca e Vitisë. Me bashkëpunim dhe vizion, fermeri do të jetë shtylla kryesore e zhvillimit tonë të ardhshëm,” u shpreh ai.

Takimi u vlerësua si i frytshëm nga pjesëmarrësit, ndërsa Ademi tha se programi i tij për Vitinë synon mbështetje konkrete për sektorin bujqësor.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Dëbëlldeh të Vitisë

1 October 2025 at 14:35


Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari me inicialet J.I, i dyshuar për vrasjen e rëndë në fshatin Dëbëlldeh të Vitisë.

Në njoftim thuhet se, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektorit Rajonal të Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, si rezultat i veprimeve të vazhdueshme hetimore intensive, intervistave, zbatimit të masave të veçanta hetimore si dhe kontrolleve të përsëritura në disa lokacione të identifikuara si të mundshme për strehim (fshehje) e të dyshuarit, ka arritur të ushtrojë presion të vazhdueshëm që besohet se ka çuar në dorëzimin e të dyshuarit sot me datën 01.10.2025.

"I dyshuari J.I. (viti i lindjes 1987) mashkull kosovar, shtetas i Kosovës, dyshohet se është i përfshirë në rastin e veprës penale ‘’Vrasje e rëndë’’ të ndodhur me datën 18.09.2025 në fshatin Debëlldeh të Komunës e Vitisë. I njëjti që nga ajo kohë deri më sot ka qenë në arrati", ka njoftuar policia.

Tutje, theksohet se i njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes.

Hetimet rreth rastit janë vazhdim e sipër në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit. /Telegrafi/

Aksidente në disa komuna brenda 24 orëve – raportohen lëndime të lehta dhe dëme materiale

28 September 2025 at 09:03


Gjatë ditës së shtunë në disa qytete të vendit janë shënuar një sërë aksidentesh trafiku, ku përveç dëmeve materiale, në disa raste janë raportuar edhe persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të gjitha rastet janë proceduar në mënyrë të rregullt, ndërsa në asnjërin prej tyre nuk ka pasur pasoja fatale.

Në Gjylekar të komunës së Vitisë, rreth orës 16:30, ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave në lëvizje. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar një femër, e cila dyshohet se ka qenë shkaktare e aksidentit. Ajo ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar.

Një tjetër aksident me lëndime është regjistruar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku një veturë e drejtuar nga një shtetas i huaj ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është trajtuar mjekësisht.

Në Pejë, në rrugën “Haxhi Gashi”, rreth orës 20:15, një veturë ka shkaktuar aksident me një automjet tjetër në lëvizje, si pasojë e të cilit janë lënduar dy persona. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë liruar.

Ndërkohë, dy aksidente të tjera janë raportuar me dëme materiale.

Në Sojevë të Ferizajt, rreth orës 12:01, është regjistruar një aksident ndërmjet dy automjeteve, pa të lënduar.

Kurse në aksin rrugor Prizren–Peqan, në orën 21:05, ka ndodhur një tjetër përplasje mes dy veturave, me pasoja vetëm materiale.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet dhe procedurat ligjore për secilin rast. /Telegrafi/

KRU “Hidromorava” paralajmëron masa të rrepta kundër keqpërdorimit të ujit të pijshëm

26 September 2025 at 08:26


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të keqpërdorimit të ujit të pijshëm, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj të gjithë shkelësve, përcjell Telegrafi.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se gjatë inspektimeve të fundit në Viti, Kamenicë dhe rrethinë, ekipet e saj kanë hasur raste të përdorimit të ujit për qëllime të paautorizuara, si larja e rrugëve, automjeteve dhe ujitja e sipërfaqeve, në një kohë kur kërkesat për furnizim janë shumë të larta.



“Hidromorava” rikujton se çdo përdorim i ujit jashtë nevojave bazike, si dhe çdo lidhje ilegale, përbën shkelje të rregulloreve në fuqi dhe dëmton drejtpërdrejt furnizimin për qytetarët tjerë.

Kompania ka paralajmëruar rritjen e kontrolleve në terren dhe ka bërë të ditur se ndaj keqpërdoruesve do të ndërmerren masa të menjëhershme, përfshirë edhe shkyçjen pa paralajmërim.

Nga “Hidromorava” u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim, me qëllim të garantimit të një furnizimi të qëndrueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët. /Telegrafi/

Zjarrfikësit e Vitisë përfitojnë donacion të rëndësishëm nga bashkatdhetarët

24 September 2025 at 08:26


Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti është pajisur me inventar dhe mjete të reja falë një donacioni të siguruar nga bashkatdhetarët Vilson dhe Robert Gega, të cilët edhe më herët kanë ndihmuar këtë njësi me pajisje të rëndësishme.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu, vizitoi zjarrfikësit për të parë nga afër donacionin e fundit, i cili përfshin pajisje të fitnesit, ormanë, veshje speciale për intervenime në raste urgjente, sistem ngrohjeje për hapësirat, kompresor për mbushjen e bombolave dhe pajisje të tjera ndihmëse, përcjell Telegrafi.



Haliti falënderoi dhuruesit për kontributin e tyre të vazhdueshëm, duke theksuar se falë këtyre ndihmave, njësia e zjarrfikësve ka pasur mundësi të kryejë më lehtë dhe me efikasitet intervenimet në situata emergjente.

“Bashkatdhetarët tanë, Vilson dhe Robert Gega, janë shembull i mbështetjes së sinqertë për vendlindjen. Ky nuk është donacioni i parë i tyre, por një vazhdimësi e ndihmës që ka bërë të mundur që zjarrfikësit vitias të jenë më të pajisur dhe më të gatshëm në raste të fatkeqësive”, tha Haliti, duke shprehur falënderim të veçantë edhe për shtetin gjerman, prej nga ka ardhur ky donacion.

Mirënjohje për kontributin e dhënë shprehën edhe drejtori Basri Aliu dhe komandanti i njësisë, Hetem Jakupi, të cilët vlerësuan se këto pajisje do të rrisin kapacitetet profesionale dhe gatishmërinë operacionale të zjarrfikësve të Vitisë. /Telegrafi/

Tentim vrasje në Viti

19 September 2025 at 08:50


Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Debelldehu të Vitisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se një person është plagosur nga arma e zjarrit nga një i dyshuar, dhe se deri tani motivet janë ende të panjohura.

"Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur", ka njoftuar policia.

Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë gjysmë automatike, 1 pushkë pneumatike, 1pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Bastisje në disa komuna, arrestohen pesë persona - konfiskohen armë e municion

17 September 2025 at 08:37


Pesë persona janë arrestuar pasi gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar armë e municion.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën në Shtime, Lipjan, Drenas dhe Viti.

Tutje sipas raportit bëhet e ditur gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona.

“Më 16.09.2025 njësiti i DHKOKR në bashkëpunim me prokurorinë kanë bastisur pronat e 5 personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një AK-47, një pushkë e gjatë me dylbi, një pushkë gjuetie, një revole, 116 fishekë, tetë fishekë me gaz, dy pushkë ajrore, pesë telefona. Pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Vdes njëri nga personat që u godit nga vetura në një park në Viti

10 September 2025 at 14:28


Ka vdekur njëri nga personat e lënduar ditë më parë në një park të Vitisë, pasi ishin goditur nga një veturë në orët e mbrëmjes të së hënës.

Lajmi për vdekje e tij është raportuar edhe nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh dhe është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Vrasje e rëndë. ‘Rr. Hasan Kabashi’, Viti 08-10.09.2025 – 21:25-01:15. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë nën tretman mjekësor, dyshohet se si pasojë e plagëve të mara, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin policor.

Për vdekjen e 20-vjeçarit, Auron Ferizi ka shkruar edhe babai i tij në rrjetin social Facebook.

Ngjarja e rëndë tronditi të hënën qytetin e Vitës mbrëmjen e 8 shtatorit, ku një veturë përfundoi mbi disa të rinj që po qëndronin në parkun “Bafti Haxhiu”.

Përveç 20 vjeçarit që ka ndërruar jetë, janë lënduar edhe katër persona tjerë.

Edhe në raportin e parë, Policia e kishte cilësuar si vrasje në tentativë. /Telegrafi/

Me veturë goditi disa persona që qëndronin në park, Policia arreston të dyshuarin në Viti  – pesë të lënduarit marrin tretman mjekësor

9 September 2025 at 09:44

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për vrasje të rëndë në tentativë në tentativë.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 21:25, ndërsa i arrestuari dyshohet se me veturën e tij ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se me veturën e tij i ka goditur disa persona që ishin duke qëndruar në një park. Pesë persona kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje, Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që pas inicimit të rastit i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

The post Me veturë goditi disa persona që qëndronin në park, Policia arreston të dyshuarin në Viti  – pesë të lënduarit marrin tretman mjekësor appeared first on Telegrafi.

Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin

8 September 2025 at 08:04

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Në të gjitha shkollat e vendit nis sot viti i ri mësimor për 345 mijë nxënës, nga të cilët 26500  mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Ky vit shkollor, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vjen me risi dhe investime të rëndësishme në institucionet arsimore.

Sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026 kanë hapur dyert 30 shkolla të reja nga veriu në jug.

MAS për këtë vit shkollor ka shpërndarë libra falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat u vunë në dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë në klasë të 9 dhe gjithashtu edhe për 16 kategori nxënësish, të cilët janë në gjimnaze.

Sipas MAS janë më shumë se 340 laboratorë smart në të cilët do të shtrihet kurrikula e teknologjisë dhe informacionit, përmes programit të kodimit codmonkey.

Ky program këtë vit zgjerohet për klasën e katërt, për të gjithë nxënësit që janë pjesë e shkollave ku sot smartlab-et janë funksionalë.

Për këtë vit shkollor Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare.

Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor.

Gjatë këtij viti mësimor janë të angazhuar 640 mësues kordinatorë, 2,260 mësues ndihmës për nxënësit me aftësi të veçanta me një rritje prej 150 më shumë se në vitin 2024.

Transporti falas do të ofrohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues.

MAS deklaron se janë akorduar 3,500 bursa për nxënësit që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026 janë edhe Konkursi Kombëtar i Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivali Kombëtar i Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimi i Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

/k.s/j.p/

 

The post Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr në afërsi të varrezave në Viti, arrestohet një person

18 August 2025 at 10:35

Një person është arrestuar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:53, në Viti.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrëfiksve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

 

The post Ndezi zjarr në afërsi të varrezave në Viti, arrestohet një person appeared first on Telegrafi.

Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

By: V K
7 August 2025 at 09:41

Korriku i vitit 2025, u rendit si muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë i regjistruar në Tokë për këtë muaj, sipas të dhënave më të fundit të shërbimit evropian Copernicus për Ndryshimet Klimatike.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në profilin termik të planetit, duke sjellë pasoja shqetësuese në shkallë globale.

Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit për Ndryshimet Klimatike pranë Copernicus (C3S), deklaroi:

“Dy vite pas muajit qershor më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, seria e rekordeve globale të temperaturës është ndërprerë për momentin. Por kjo nuk do të thotë se ndryshimet klimatike kanë përfunduar”.

Sipas raportit, korriku i këtij viti pati një rënie të lehtë të temperaturës mesatare globale, por gjithsesi mbeti 1.25°C më i ngrohtë krahasuar me mesataren e periudhës para-industriale (1850–1900).

Ky devijim konsiderohet alarmant, pasi afrohet me kufirin 1.5°C të vendosur në Marrëveshjen e Parisit, një prag që është tejkaluar vazhdimisht gjatë 24 muajve të fundit.

Për pasojë, korriku 2025 vijon të jetë një nga tre muajt më të nxehtë të korrikut të regjistruar ndonjëherë, duke rikonfirmuar trendin ngjitës të temperaturave globale.

Ekspertët paralajmërojnë se rritja mesatare e temperaturës, sado e vogël të duket, ka fuqinë të nxisë fenomene ekstreme dhe të rrezikshme, si: stuhi të forta, valë të të nxehtit, thatësira dhe dukuri të tjera ekstreme të motit, shpesh me pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

The post Korriku i këtij viti ndër më të nxehtit/ Ngrohja globale në rritje, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët appeared first on Albeu.com.

❌
❌