Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

By: redi
8 December 2025 at 15:55

Kukësi pa rini dhe me shkolla pa nxënës, janë arsyet e protestës së mësuesit të biologjisë, Besmir Muslia, në ditën kombëtare të rinisë, 8 dhjetorin. Ai ishte i vetëm në sheshin e Kukësit me pankartat që pasqyronin gjendjen e sotme të këtij qyteti, pa rini dhe pa shpresë. I vetëm me pankarta që era tenton t’i shkëpusë, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia ka protestuar në Ditën Kombëtare të Rinisë…

Source

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

By: Ela
20 October 2025 at 14:47

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS) nga OECD, në një aktivitet të Ministrisë së Arsimit me pjesëmarrjen e Kryeministrit, ministres, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, u prezantuan gjetjet kryesore për Shqipërinë. Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit, kanë bërë disa deklarata […]

The post Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?! appeared first on BoldNews.al.

Trajnim i 60 drejtuesve të rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar në bashkëpunim me Special Olympics zhvilluan një trajnim me mësuesit ndihmës, të cilët ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar, duke ndihmuar secilin fëmijë të zhvillojë plotësisht potencialin e tij.

Në fokus të këtij trajnimi ishin aktivitetet mësimore, sportive dhe praktikat që forcojnë arsimin gjithëpërfshirës duke zhvilluar aftësitë e nxënësve me nevoja të veçanta.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale tha se “ky trajnim që nisi me 60 drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës, do të shtrihet në gjithë vendin, si përpjekje për të konsoliduar më tej arsimin gjithëpërfshirës”.

Në shkollat e arsimit parauniversitar numërohen mbi 2100 mësues, të dedikuar për fëmijët specialë. Rritja e numrit të mësuesve ndihmës në shkollë ka bërë gjithashtu të mundur rritjen e besimit të prindërve, për të besuar fëmijët e tyre përgjatë një procesi edukativ dhe arsimor.

/k.s/j.p/

The post Trajnim i 60 drejtuesve të rrjeteve profesionale të mësuesve ndihmës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rezultatet pozitive në anketimin TALIS, Rama: Motivim për t’i mbështetur mësuesit edhe më shumë

10 October 2025 at 15:40

TIRANË, 10 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot një lajm të bukur faktin se mësuesit shqiptarë renditen mirë në klasifikimin e vendeve të OECD.

Kryeministri Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të rezultateve Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, TALIS, Shqipëria ka dalë me shumë sukses.

Kryeministri i konsideroi rezultatet e këtij anketimi një motivim të madh për mësuesit dhe një shtysë të madhe për t’i mbështetur ata edhe më shumë.

“Ky është një lajm shumë i mirë për prindërit në radhë të parë që në një anketim prestigjioz mes 55 sistemeve arsimore në BE dhe në Europë, mësuesit tanë kanë dalë mirë. Patjetër që kjo është në radhë të parë merita e tyre, por nga ana tjetër edhe pasqyrë e përpjekjes që kemi bërë së bashku dhe mbështetjes që jemi përpjekur t’i japim mësuesve në vazhdimësi”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se kjo është një anketë shumë sfiduese, e cila në radhë të parë reflekton motivimin e mësuesve dhe dëshirën për profesionin.

“Ndihem krenar për faktin që me një anketë kaq sfiduese keni dalë në rezultate domethënëse pozitive dhe në një grup vendesh që nuk janë vende të dorës së dytë”, tha Rama.

Anketa sipas tij, tregon të dhëna pozitive shumë inkurajuese lidhur me përdorimin e teknologjisë, e cila është më e lartë se sa mesatarja e të gjitha sistemeve të marra së bashku.

“Në këtë anketim po ashtu na vjen mirë të shohim që përpjekja që kemi bërë bashkërisht për partneritetin mes shkollës, prindërve dhe nxënësve duke nxitur modelin e shkollës qendër komunitare reflektohet si një element  pozitiv”, shtoi Rama.

Një tjetër aspekti evidentuar në këtë anketim, sipas kryeministrit është edhe fakti se mësuesit rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre.

“Kjo mesa duket nuk është rasti në të njëjtin nivel, me një sërë sistemesh mësimore të tjera që janë anketuar. Kjo do të thotë se nuk e bëjnë punën nga halli ose thjesht dhe vetëm se duhet të kenë një pagë dhe të jetojnë, por e bëjnë si një punë që e kanë zgjedhur si vokacion dhe profesion”, shtoi Rama.

Kryeministri veçoi si objektiv mbështetjen e mësuesve të rinj dhe uljen e ngarkesës së punës në funksion të rritjes së cilësisë.

“Po ashtu ka një shqetësim që ne nuk na gjen të papërgatitur që reflektohet edhe në anketim ku një pjesë e mësuesve të rinj nën 30 vjeç, raportojnë që mund ta lënë profesionin nëse nuk do të ndihen të mbështetur mjaftueshëm. Ky është një sinjal që ne e marrim shumë seriozisht”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi po ashtu se zhvillimi profesional dhe edukimi në vazhdim i mësuesve mbeten prioritet ashtu sikurse edhe reforma kurikulare e arsimit parauniversitar.

1 nga 3

The post Rezultatet pozitive në anketimin TALIS, Rama: Motivim për t’i mbështetur mësuesit edhe më shumë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Mësuesit, Kumbaro: Mbajnë peshën e rëndë të përgjegjësisë së edukimit të brezave

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro sot në Ditën Botërore të Mësuesit vlerësoi se puna e tyre nuk është thjesht profesion, por mision i zemrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kumbaro e cilësoi këtë ditë si moment kur të gjithë duhet të ndalemi për të nderuar me respektin më të thellë figurën dhe rolin e gjithë mësuesve, atyre që mbajnë peshën e rëndë të përgjegjësisë së edukimit të brezave, zbulimit të aftësive, talenteve, formësimin e të ardhmes së shoqërisë.

“Me shumë mirënjohje e përulësi, sot u them faleminderit çdo mësueseje e çdo mësuesi në Shqipëri, me të njëjtin admirim si për mësuesen time të parë në shkollën Kosova, për forcën e tyre që e kanë shembull të përditshëm”, tha Kumbaro.
Në shumë shtete të botës, 5 tetori i është dedikuar mësuesve. Për herë të parë kjo datë u shënua në vitin 1994, për nder të rekomandimeve të UNESCO-s në lidhje me statusin e mësuesve, që është një instrument standard ku adresohet situata në të cilën gjenden mësuesit në gjithë botën.

Qëllimi i kësaj dite është të ofrojë mbështetje e inkurajim për mësuesit dhe gjithashtu të sigurojë që nevojat e brezave të ardhshëm të vazhdojnë të plotësohen prej tyre.

/k.s/j.p/

The post Dita Botërore e Mësuesit, Kumbaro: Mbajnë peshën e rëndë të përgjegjësisë së edukimit të brezave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bajram Arra, gjysmë shekulli në arsim/ Mësuesi që u bë shtyllë e komunitetit në Nikël të Krujës

By: Rovena
27 September 2025 at 20:47

Në Nikël të Krujës, emri i Bajram Arrës njihet gjerësisht për kontributin e tij në mësuesi. Një figurë që për dekada ka dhënë gjithçka nga vetja në edukimin e brezave të rinj.

“Unë kam filluar punë si arsimtar më 1 shtator të vitit 1967 në Nikël, atje jepja gjuhë ruse dhe gjuhë shqipe. Kam kaluar jashtëzakonisht mirë dhe puna sido qoftë në atë kohë ishte më e vështirë, sepse gjendja ekonomike për njerëzit nuk ishte aq e mirë, kishte vështirësi. Puna që bënte mësuesi atëherë ishte shumë e vështirë, sepse edhe do të mësonte një klasë në shkollë, por nëse një nxënës nuk i shkonte në shkollë, duhet që t’i shkoje në shtëpi dhe ta merrje. Nga ana tjetër ishim dhe shumë të ngarkuar me detyrat shoqërore, duhet të bëje informacione në brigadat e kooperativës. Megjithatë unë kam punuar me shumë pasion, me mish dhe me shpirt për edukimin e brezit të ri. Katër vjet që punova në Nikël me gjithë mend jam i kënaqur për ata nxënës që kam edukuar dhe mësuar, plus edhe për dy klasë që ishin shkollë nate. Puna shkoi jashtëzakonisht mirë.”

E ndërsa punoi në shumë vende të ndryshme, tregon se në 1999 e rikthyen si drejtues në shkollën e Kurcajt për një arsye të rëndësishme.

“Në vitin 1999 mua më dërguan në drejtor shkolle Kurcajt, sepse kishin besim se unë do e ktheja gjendjen në normalitet. Shkolla kishte marrë fund, 114 vajza kishin braktisur mësimin, mungonte baza materiale, për këtë arsye unë mora përsipër që të ndryshoja gjendjen dhe e ndryshova, pasi u lidha me një shoqatë italiane. Ata më kanë ndihmuar shumë dhe çdo kërkesë që kam bërë për shkollën ma kanë plotësuar 100%. Plus asaj kam shpërndarë ndihma ushqimore dhe veshmbathje për fshatin. Kënaqësia më e madhe ishte se u rikthyen vajzat në shkollë dhe kjo ishte diçka shumë e rëndësishme. Nuk e harroj asnjëherë, sepse sapo prindërit morën vesh që isha unë drejtor shkolle i prurën menjëherë vajzat, u kthyen të gjitha në shkollë.”

Vështirësitë e tij kanë qenë të shumta, ndërsa në mendje mban një moment sfidues me një nxënëse.

“Nga shtëpia këtu ku jemi dhe deri në Mukje bënte 1 orë e gjysmë të vije dhe 1 orë e gjysmë që të ktheheshe. Gjashtë orë bëja mësim atje që ishte klasë kolektive, mendo sa lodhje kisha. Për më tepër që duhet të kaloja përmes pyllit dhe mund të përballesha me ndonjë kafshë të egër. Kujtoj një moment që nuk e harroj, një vajzë në klasë të katërt, kur unë lëshoj nxënësit për të shkuar në shtëpi, pati një vajzë në oborr që po qante se kishte frikë që shkonte tek shtëpia, ia thashë të çoj unë.”

45 vite në arsim e kthyen Bajram Arrën në një figurë të dashur dhe të respektuar, që ka lënë gjurmë në qindra nxënës. Përkushtimi i tij u vlerësua disa herë me dekorata dhe medalje nga Kuvendi Popullor i kohës.

Përkushtimin në edukimin e brezave të rinj e ka trashëguar edhe tek dy vajzat e tij, të cilat sot janë mësuese.

Pas daljes në pension, Bajrami i është përkushtuar me dashuri vreshtarisë, ku në banesën e tij ka ngritur një mini-kantinë artizanale, ku ruan verëra të vjetra disa vjeçare./abcnews.al

Mësuesit, paga 1250 euro në 2029

By: redi
27 September 2025 at 21:07

Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro deri në vitin 2029. Ky është një nga objektivat e mandatit të katërt të qeverisë, të prezantuara në programin e kabinetit socialist në fushën e arsimit. “Kur flitet më këto shifra sot duket joshëse, por mos harrojmë se ky është plani për katër vitet e ardhshme që do të thotë kostot ndryshojnë. 1000 euro sot nuk kanë të njëjtën vlerë si para katër…

Source

Shkolla e Cërnicës si në mesjetë dhe pa mësues, kryetarja e komanduar e Tropojës “kyç gojën”

By: Ela
26 September 2025 at 22:03

Jemi më shumë se 200 kilometra larg nga kryeqyteti, në Cërnicë të Tropojës, aty ku rreth 100 nxënës, të shkollë “Lekë Qokaj”, prej ditësh kanë bojkotuar mësimin, pasi nuk ka kushte higjenike. Shkolla është thuajse e rrënuar dhe mbi të gjitha nuk ka mësues matematike dhe gjuhë-letërsie. Sipas prindërve, të cilët kërkojnë kushte dinjitoze për […]

The post Shkolla e Cërnicës si në mesjetë dhe pa mësues, kryetarja e komanduar e Tropojës “kyç gojën” appeared first on BoldNews.al.

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

By: V K
25 September 2025 at 14:35

Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera të ndërlidhura prej nxënësve dhe mësuesve në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend.

Sipas këtij udhëzimi, nxënësit nuk do të lejohen të përdorin telefonin celular gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës.

Pajisjet do të dorëzohen në kutitë përkatëse në klasë në fillim të orëve dhe do të qëndrojnë të fikura ose në modalitetin “Airplane” deri në përfundim të mësimit.

Edhe mësuesit ndalohen të përdorin telefonin gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve emergjente apo për arsye pedagogjike të miratuara nga drejtoria.

Udhëzimi përcakton se në rast shkeljeje, pajisja merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtori. Prindi njoftohet menjëherë dhe paraqitet në shkollë për tërheqjen e pajisjes.

Në rast përsëritjeje, parashikohen masa disiplinore si pjesëmarrja në aktivitete ndërgjegjësuese ose masa më të rënda për nxënësit e shkollave të mesme.

Prindërit kanë detyrimin të bashkëpunojnë me shkollën, të informohen për rregullat dhe të sigurojnë që fëmijët e tyre nuk i përdorin telefonat gjatë qëndrimit në shkollë.

Zbatimi i udhëzimit mbështetet në parimet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është pjesë e përpjekjeve për rritjen e disiplinës, përmirësimin e përqendrimit në mësim dhe forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë mes nxënësve dhe mësuesve.

Çfarë përcakton udhëzimi

NDALIMI I PËRDORIMIT TË TELEFONAVE CELULARË DHE PAJISJEVE TË NDËRLIDHURA ME TELEFONIN

Ndalohet përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të nga nxënësit gjatë procesit mësimor dhe gjatë qëndrimit në mjediset e institucionit arsimor parauniversitar.

Përdorimi i telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të gjatë orëve të mësimit është i ndaluar edhe për mësuesit, përveç rasteve emergjente, të përcaktuara në rregulloren e shkollës apo kur përdorimi lidhet drejtpërdrejt me nevoja të provuara pedagogjike ose organizative të procesit mësimor të lejuara nga drejtoria e shkollës.

Çdo pajisje e konstatuar apo përdorur në mënyrë të palejuar në ambientet e shkollës merret nga mësuesi dhe dorëzohet në drejtorinë e shkollës, deri në përfundim të orarit mësimor.

Përjashtimisht për nevoja urgjente nxënësit mund të komunikojnë me prindin apo personat që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore, vetëm me lejen e mësuesit kujdestar/drejtorit të shkollës.

Drejtuesit e shkollës janë në dispozicion për të mundësuar komunikimin e ndërsjellë të nxënësit me prindin në çdo rast emergjent të parashikuar në rregulloren e shkollës.

PËRGJEGJËSITË E DREJTORISË SË SHKOLLËS

Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar (shkollës) ka për detyrë:

a) të sigurojë në çdo klasë një kuti/sirtar për depozitimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të ndërlidhura me to, në rastet kur nxënësi i ka marrë ato në shkollë. Telefoni celular duhet të jetë i fikur ose në modalitetin “Airplane” dhe duhet të vendoset në kutinë e caktuar në klasë në nisje të procesit mësimor dhe deri në përfundim të tij;

b) personeli mësimor është përgjegjës për zbatimin e rregullit në klasë sipas përcaktimeve të bëra në rregulloren e brendshme të shkollës;

c) të përcaktojë në rregulloren e brendshme të shkollës, detyrat dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, oficerëve të sigurisë dhe shërbimit psikosocial, nxënësve, prindërve, të cilat lidhen me zbatimin e këtij udhëzimi;

d) të sigurojë që ky rregull t’i komunikohet të gjithë nxënësve dhe prindit/ve ose personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore në fillim të vitit shkollor;

e) të organizojë takime me prindërit, për t’i informuar mbi rregullat dhe rëndësinë e zbatimit të tyre.

Prindi duhet të konfirmojë që është njohur dhe e pranon këtë rregull;

f) të informojë sipas përcaktimeve në rregulloren e brendshme të shkollës, prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, përmes fletores së komunikimit digjital në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë apo pajisjeve të ndërlidhura me to gjatë gjithë procesit mësimor;

g) të raportojë periodikisht për zbatimin e këtij udhëzimi në zyrën vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP) për rezultatet e zbatimit të këtij udhëzimi dhe masat e marra.

ROLI DHE BASHKËPËRGJEGJËSIA E PRINDËRVE OSE E PERSONAVE QË USHTROJNË PËRGJEGJËSINË PRINDËRORE TË NXËNËSIT

Prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore duhet të bashkëpunojë me shkollën për zbatimin e këtij udhëzimi, duke u angazhuar që nxënësi të mos marrë me vete apo të përdori telefonin celular apo pajisje të ndërlidhura me të, gjatë qëndrimit në shkollë.

Në rastin kur prindi ose personi që ushtron përgjegjësinë prindërore kërkon ta pajisë fëmijën me telefon celular në shkollë apo pajisje të ndërlidhura me të, duhet t’ia bëjë të ditur arsyen e pajisjes që në fillim të vitit shkollor drejtorisë së shkollës dhe duhet të angazhohet t’i bëjë të ditur fëmijës, se telefoni celular apo pajisja e ndërlidhur me të do të fiket apo vendoset ne modalitetin “Airplane” në kutinë/ sirtarin e përcaktuar në klasë/shkollë dhe nuk do të përdoren për asnjë rast gjatë procesit mësimor, përveç rasteve të parashikuara në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës dhe të përcaktuara në rregulloren e brendshme të saj.

PROCEDURA NË RAST SHKELJEJE

Drejtoria e institucionit arsimor parauniversitar, në rast shkeljeje të këtij udhëzimi, është e detyruar të njoftojë menjëherë prindin apo personin që ushtron përgjegjësinë prindërore, përmes Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) dhe mjeteve të tjera të komunikimit shkollor. 2.

Telefoni celular dhe pajisjet e ndërlidhura me të do t’i kthehen prindit apo personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit, pas orarit mësimor, në kohën kur prindi apo personi që ushtron përgjegjësinë prindërore paraqitet në shkollë dhe nxënësit i komunikohet me shkrim masa e marrë nga institucioni arsimor parauniversitar.

MASAT NË RAST TË SHKELJEVE

Në rast të shkeljes për herë të parë të këtij rregulli nga nxënësi, masa e marrë do të jetë “këshillim” që shoqërohet me shënim nga mësuesi kujdestar, i cili njofton me shkrim prindin dhe nëpërmjet përdorimit të fletores digjitale në SMIP.

Ky njoftim përfshin edhe marrjen dhe dorëzimin e telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të në drejtori. Prindi, pas njoftimit, paraqitet në shkollë për marrjen e telefonit celular dhe/ose të pajisjeve të ndërlidhura me të.

Në rast të përsëritjes së kësaj sjelljeje nga nxënësi i arsimit bazë, konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij merren masat si më poshtë:

a) këshillim përmes Komisionit të Disiplinës së Shkollës në prani të nxënësit dhe prindit;

b) pjesëmarrje e nxënësit në orë/aktivitete të posaçme edukative dhe këshilluese apo në aktivitete komunitare që lidhen me edukimin qytetar dhe digjital në bashkëpunim me klubet e shkollës, për të cilat informohet dhe prindi.

Në rast të përsëritjes së shkeljes nga nxënësi i arsimit të mesëm të lartë, lidhur me ndalimin e përdorimit të telefonit celular apo pajisjeve të ndërlidhura me të, do të konsiderohet shkelje e përsëritur dhe ndaj tij, merren në mënyrë të përshkallëzuar masa disiplinore të përcaktuara në rregulloren e brendshme të shkollës

Institucionet arsimore parauniversitare, në funksion të zbatimit efikas të këtij udhëzimi, krahas masave të përcaktuara në këtë krye, mund të shtojnë në rregulloren e tyre të brendshme edhe masa të tjera për nxënësit, me karakter ndërgjegjësues, sensibilizues dhe edukues.

The post Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit appeared first on Albeu.com.

Ngacmonte nxënëset e mitura me mesazhe, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë

By: Ela
16 September 2025 at 08:51

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq një mësues arti, B. D., pasi ngacmonte seksualisht nxënëset e tij. Nga hetimet, rezultoi se ngjarja ka ndodhur më nëntor të vitit 2024, kur prindërit e dy nxënëseve, të identifikuara me inicialet I.B. dhe A.K., denoncuan në polici mesazhe me përmbajtje seksuale të dërguara nga mësuesi përmes aplikacionit […]

The post Ngacmonte nxënëset e mitura me mesazhe, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Sulmohet me thikë një mësuese në Gjermani, autori i dyshuar një 18-vjeçar nga Kosova

By: xhir jeta
5 September 2025 at 12:57

Një sulm me thikë ka ndodhur sot në një shkollë profesionale në qytetin Essen, Gjermani.

Sipas raportimeve nga Bild , një nxënës 18-vjeçar me origjinë nga Kosova ka plagosur rëndë një mësuese duke e goditur me thikë në bark.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Bildungspark në lagjen Nordviertel.

Pas sulmit, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, por është ndjekur nga policia dhe, sipas burimeve të “Bild”, është qëlluar nga forcat e rendit gjatë ndalimit.

Mësuesja po trajtohet në spitalin universitar dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni urgjent. Ende nuk dihet nëse ndodhet në rrezik për jetën. Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes me forca të shumta.

Manastirliu mesazh në prag të vitit të ri shkollor: Jo telefonat në shkollë, forcojmë masat për ndalimin e celularëve

By: xhir jeta
1 September 2025 at 11:42

Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në mesazhin drejtuar nxënësve, mësuesve, prindërve dhe gjithë komunitetit, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi.
“Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat celularë nuk lejohet të përdoren gjatë orës së mësimit. Por këtë vit shkollor, duke parë përvojën e vendeve të tjera dhe studimet e fundit, po e forcojmë zbatimin e këtij rregulli, që të jetë realisht efektiv. Nuk jemi të vetëm në forcimin e masave të ndalimit të përdorimit të telefonave celularë në shkolla dhe vendet europiane i kanë aplikuar këto masa dhe e kanë përforcuar këtë vit këtë rregull. Ne po ecim në të njëjtin drejtim, sepse rezultatet janë të qarta: më pak shpërqendrim, më shumë sukses në mësim, më shumë mirëqenie për nxënësit.”

Ministrja sqaroi se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur.
“Ky vendim nuk është aspak kundër teknologjisë. Përkundrazi, është për të mësuar ta përdorim në mënyrën dhe kohën e duhur. Ora e mësimit është për të mësuar, për të diskutuar, për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Studimet e OECD-së dhe OBSH-së tregojnë se përdorimi i shpeshtë i telefonave tek fëmijët ul përqendrimin, ul aktivizimin mes nxënësve në klasë, dhe gjithashtu, në disa raste, mund të rrisë edhe rrezikun e bullizmit.”

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se rregulli i ri është i qartë dhe i zbatueshëm për të gjithë dhe se përcakton qartë përgjegjësitë e mësuesve dhe prindërve.
“Në këtë vit shkollor rregulli është i thjeshtë për të gjithë: Telefonat nuk duhet të merren në shkollë. Në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor. Mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli. Për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli.
Roli i prindërve është të bashkëpunojnë me shkollën duke e përforcuar mesazhin edhe në shtëpi, që fëmija të kuptojë se ky rregull është për të mirën e tij. Nëse ky rregull nuk respektohet në mënyrë të përsëritur edhe pas masave këshilluese dhe rekomanduese, drejtoria e shkollës vendos për ecurinë e masave të tjera sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e shkollës, si një sinjal i qartë që respektimi i rregullave, veç të tjerash, është pjesë e rëndësishme edhe e formimit edukativ personal.”

Në përmbyllje të mesazhit, Ministrja Manastirliu bëri thirrje për bashkëpunim të plotë mes mësuesve, prindërve dhe nxënësve.
“Zbatimi i këtij rregulli është angazhim dhe detyrë e përbashkët, mësues, prindër dhe nxënës, që ora e mësimit të jetë orë mësimi, dhe për këtë na duhen librat, na duhet ta përdorim në mënyrë të përgjegjshme teknologjinë, sipas protokolleve të shkollës, duke i shërbyer arsimimit dhe edukimit të nxënësve, dhe mbi të gjitha na duhet shumë përkujdes, respekt dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Përgatitje të mbarë për fillim vitin shkollor të gjithë nxënësve dhe prindërve!”

Këshillimi i karrierës, Manastirliu: Mbi 16 mijë prindër të informuar për prirjet e fëmijëve

 

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Një vit pas vendosjes së rolit të ri të mësuesit koordinator të orientimit të karrierës në shkollat e arsimit parauniversitar, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me mësuesit koordinatorë, ku u ndanë përvoja, u vlerësuan arritjet dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për fuqizimin e këtij funksioni kyç.

Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shkollës, familjes dhe aktorëve të tjerë për t’i orientuar fëmijët drejt zgjedhjeve të informuara për të ardhmen.

“Klasa është njësia bazë e shkollës, shkolla është njësia bazë e sistemit tonë arsimor dhe është e rëndësishme që politikat që orientohen nga lart, pra nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, bazuar në nevojat kombëtare dhe ato globale që sot janë për sa i përket tregut global të punës, por edhe përgatitjes së brezave të rinj për profesionet e së ardhmes, të mundet që të ndërthuren me atë që ne e kemi kaq shumë të vlefshme me identifikimin e prirjeve të talenteve të fëmijëve tanë, me promovimin e prirjeve dhe të talenteve të fëmijëve tanë. Ndaj kemi përfshirë për të parën herë rolin e mësuesit i cili koordinon të gjithë instrumentet dhe paketën e mbështetjes për orientimin e karrierës në shkollë”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se këtë vit, përmes sistemit SMIP, janë dërguar mbi 16 mijë letra informuese për prindërit, në lidhje me prirjet dhe arritjet e fëmijëve, si pjesë e një procesi gjithëpërfshirës të orientimit në karrierë.

“Ne kemi mbi 300 mësues të cilët orientojnë nxënësit për të ardhmen në arsimin e lartë, në arsimin profesional apo tregun e punës, të kenë edhe më shumë mekanizma për të forcuar rolin e tyre dhe për të ndikuar në zgjedhjet inteligjente të nxënësve në bashkëpunim me prindërit. Roli juaj është një rol thelbësor dhe i rëndësishëm për identifikimin e prirjeve dhe talenteve të nxënësve tanë, që jo vetëm nis që në një moshë të hershme, por fillon dhe konsolidohet duke nisur që nga klasa e 6-të kur nxënësit janë nga mosha 11-12 vjeç”, theksoi Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se “identifikimi i prirjeve dhe talenteve fillon me takimet në grup, me vizitat në institucione, me vizitat në biznese, me vetë profesionistët që vijnë në shkollë dhe flasin. Këtë vit, me përfundimin e vitit shkollor, janë më shumë se 16 mijë letra informuese që u kanë vajtur prindërve përmes sistemit SMIP nga mësuesit koordinatorë për orientimin e karrierës, mësuesit kujdestarë, të cilët kanë informuar prindërit për nxënësit, për prirjet e tyre, për talentet e shfaqura, për arritjet e tyre. Nëse ne duam një gjeneratë të përgatitur që i përgjigjet sfidave të shekullit 21, na duhet që në këtë mision për arsimin, mësuesit koordinatorë të orientimit të karrierës të marrin një rol edhe më të fuqishëm”.

Sipas të dhënave të këtij viti, është regjistruar një rritje prej 10% e interesit të nxënësve për arsimin profesional, duke dëshmuar efektivitetin e këtij roli të ri në sistemin arsimor.

Takimi shërbeu gjithashtu si një platformë reflektimi mbi sfidat dhe si një nxitje për mbështetje të mëtejshme për mësuesit koordinatorë, si hallka kyçe për ndërtimin e një sistemi arsimor të orientuar drejt së ardhmes.

/k.s/j.p/

The post Këshillimi i karrierës, Manastirliu: Mbi 16 mijë prindër të informuar për prirjet e fëmijëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Faza e dytë e zhvillimit profesional, Manastirliu: Deri në dhjetor trajnohen 16 mijë mësues

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit po përgatitet për të nisur fazën e dytë të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

“Faza e dytë ka synim trajnimin e rreth 16 mijë mësuesve deri në fund të këtij viti”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri të ditur se “po punojmë edhe për programin e ardhshëm 2026–2028, një cikël i cili do të ofrojë module të reja të edukimit në vazhdim, përputhshmëri më të madhe me kurrikulën e re dhe mbi të gjitha, do t’i pajisë mësuesit me aftësitë që kërkon mësimdhënia në epokën digjitale”.

Pedagogë dhe trajnerë të zgjedhur për ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës.

Synimi është që deri në 2016-ën nga Programi Kombëtar i Zhvillimit të Mësuesve të trajnojë mësuesit në vend, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.

/k.s//r.e//a.f/

The post Faza e dytë e zhvillimit profesional, Manastirliu: Deri në dhjetor trajnohen 16 mijë mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka falënderuar mësuesit, punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë që u angazhuan për një periudhë dyjavore në projektin pilot të shkollave verore në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Manastirliu tha se “mbi 150 mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë e kthyen shkollën verore në një hapësirë argëtimi e kujdesi për mbi 1 mijë fëmijë në të gjithë vendin që me shumë dëshirë u bënë pjesë e këtij programi të ri”.

Ministrja Manastirliu i falënderoi të gjithë ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Shkolla verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve, si edhe një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera.

Nga projekti pilot i shkollave verorë në Tiranë, Kamzë dhe Durrës
1 nga 16

/e.i//r.e/

The post Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi

By: Ela
21 June 2025 at 19:07

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari dhe mësuesi i njohur Vehbi Furxhi, një prej figurave më të spikatura të kulturës dhe medias në qytetin e Korçës. Furxhi ka qënë një figurë e shquar e kulturës dhe medias, ai dha një kontribut të çmuar si drejtues i Radio Korçës, gazetar i revistës Hosteni dhe […]

The post Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur korçar, Vehbi Furxhi appeared first on BoldNews.al.

Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale

By: Ela
11 June 2025 at 19:46

Për sa i përket përkushtimit dhe entuziazmit në punën e tyre, Armela thotë se ajo dhe kolegët e saj mësues të shkollës fillore në një skaj të largët të Shqipërisë juglindore nuk janë ndryshe nga kolegët e tyre të qytetit. Megjithatë, mjetet që kanë në dispozicion “na bëjnë të pabarabartë”, tha Armela, e cila foli […]

The post Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale appeared first on BoldNews.al.

Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara

TIRANË, 8 qershor/ATSH/ Me skemën e re të kualifikimit të mësuesve, e cila është vënë në zbatim në fund të vitit të shkuar, arsimtarët do të kenë mundësi të paguhen në bazë të meritës.

Drejtori i agjencisë të sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar Gerti Janaqi, në një intervistë televizive sqaron se tashmë mësuesit e rinj mund t’i nënshtrohen testimit të informatizuar nëse kanë dëshirë edhe me 3 vite punë, për të fituar kategorinë e mësuesit të kualifikuar.

“Sistemi i ri i kualifikimit të mësuesve vjen me disa risi. Prej më shumë se një viti kemi një ndryshim të fashave të mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, nëse dikur mund të aplikonin ku mbushnin 7 vite, tashmë mund të aplikojnë që sa mbushin 3 vite. Një risi e dytë ka të bëjë me bonusin financiar të atyre mësuesve që e përfitojnë kualifikimin, ka një rritje me 50% të bonusit financiar. Mësuesit 3-vjeçar kanë një test të informatizuar, orë të hapur dhe projekt”, theksoi Janaqi.

Kategorinë për mësues specialist, arsimtarët mund ta përfitojnë vetëm pas 8 vitesh punë, ndërsa si mësues mjeshtër pas 15 vitesh punë, duke u shoqëruar edhe me rritje page.

“Mësuesit e kategorisë së dytë dhe të tretë, janë të lehtësuar nga testi sepse kanë një përvojë më afatgjatë, por duhet të prezantojnë një orë mësimore e cila vëzhgohet në praninë e kolegëve dhe një projekt i cili mund të realizohet edhe me nxënës”, u shpreh Drejtori i Agjencisë të Sigurimit të Cilësisë në arsimin parauniversitar.

Kualifikimit të mësuesve do t’i bashkëngjitet edhe portofoli digjital i tyre, ku do të shënohen të gjitha vlerësimet e trajnimeve të ndryshme si edhe monitorimi i performancës në shkolla.

/m.m/a.f/

The post Skema e re e kualifikimit të mësuesve, rritje page në bazë të kualifikimeve të përfituara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë

5 June 2025 at 14:05

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot mësuesit shqiptarë në diasporë se janë hapur aplikimet në regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë për vitin 2025. MEPJ i drejtohet me një mesazh mësuesve që duan të japin kontributin e tyre.

“A e ndien se gjuha jonë është më shumë se fjalë? Ajo është rrënjë, kujtim, identitet! Nëse dëshiron të japësh kontributin tënd, atje ku gjuha shqipe dëgjohet më rrallë, por ndihet më fort, është koha të bëhesh pjesë e Regjistrit Shtetëror të Mësuesve të Diasporës”, theksoi MEPJ në një postim në rrjetet sociale.

MEPJ thekson se afati i aplikimit është deri më 30 shtator 2025 dhe dokumentet do të dorëzohen me postë ose elektronikisht.

The post Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë appeared first on Sot News | Lajme.

Nis gara për punësimin e mësuesve/ Lista me dokumentacionin, aplikojnë edhe të parashkollorit, 3 faza, ja afati

31 May 2025 at 09:20

Gjatë muajve të verës, kur shumica e profesionistëve gëzojnë pushimet sezonale, për mësuesit dhe kandidatët për t’u bërë mësues, kjo periudhë shënon nisjen e një procesi për t’u bërë pjesë e sistemit arsimor.

Portali “Mësues për Shqipërinë” është tashmë një mekanizëm në përdorim prej thuajse një dekade përmes të cilit përzgjidhen dhe renditen mësuesit, duke iu dhënë shansin për punësim të parëve atyre, që mbledhin më tepër pikë nga vlerësimi i dosjes dhe testimi. Gara nis nga kjo e hënë me dorëzimin e dosjes dhe ankthi zgjat deri në 2 shtator (kur shkollat hapen në datë 8), kur dalin emrat që futen në sistemin arsimor, ndërkohë që të tjerët mbeten në pritje të lirimit të ndonjë vendi gjatë vitit arsimor.

TRI FAZAT PËR PUNËSIM

Faza e parë e këtij procesi fillon me aplikimin “online”, përmes shërbimit “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues” në portalin qeveritar “e-Albania”. Për kandidatët e licencuar, afati i aplikimit është nga data 2 deri më 16 qershor 2025. Ndërkohë, kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në maj ose janë në proces licencimi mund të aplikojnë nga 13 deri më 23 qershor 2025. Gjatë aplikimit, secili kandidat zgjedh Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP) sipas vendbanimit të përhershëm dhe deri në tri ZVAP-e (Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar) ku dëshiron të konkurrojë.

Në rast se kandidati zotëron më shumë se një licencë profesionale, ai mund të aplikojë për më shumë se një profil, përmes aplikimeve të ndara. Përveç kësaj, është e mundur të shprehet interes edhe për pozitat e mësuesit ndihmës apo mësuesit në dispozicion, përmes përzgjedhjes së opsioneve përkatëse në formular. Komisionet e Vlerësimit të Dosjeve (KVD) zhvillojnë vlerësimin e dosjeve gjatë periudhës 8 – 27 qershor 2025. Vlerësimi bazohet në një skemë të miratuar pikëzimi, e cila merr parasysh: notën mesatare të studimeve, kategorinë e kualifikimit profesional, certifikatat e gjuhëve të huaja, numrin e krediteve të trajnimeve, përvojën në punë si mësues.

Kandidatët kanë të drejtë të ankimojnë vlerësimin nga data 1 deri më 3 korrik 2025, ndërsa komisionet shqyrtojnë dhe finalizojnë listën e kandidatëve të kualifikuar deri më 10 korrik. Faza e dytë përfshin testimin e informatizuar, i cili organizohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) dhe zhvillohet brenda datës 25 gusht 2025. Kalendari i testimeve publikohet në faqet zyrtare të institucioneve përkatëse.

Kandidatët që nuk dëshirojnë të ruajnë pikët e një testimi të mëparshëm kanë të drejtë të ritestohen. Pas shpalljes së rezultateve, kandidatët mund të ankimojnë rezultatin brenda 3 ditëve pune. QSHA shqyrton ankesat dhe në rast pranimi, reflekton ndryshimet në pikëzimin përfundimtar brenda 5 ditëve pune.

Faza përmbyllëse është publikimi i listës përfundimtare, e cila përfshin të gjithë kandidatët sipas renditjes së pikëve të fituara nga dosja dhe testimi. Kjo listë shpallet deri më 2 shtator 2025 dhe përbën bazën për emërimet e mundshme në institucionet arsimore në fillim të vitit shkollor.

TRI FAZAT PËR PUNËSIMIN E MËSUESVE

Vlerësimi i dosjeve të aplikimit
Testimi i informatizuar
Faza e tretë: Lista përfundimtare
DOKUMENTET QË NEVOJITEN PËR APLIKIM

Kopje e diplomës/ave për ushtrimin e profesionit të mësuesit dhe listën e notave, (të detyrueshme për t’u ngarkuar).
Kopje e librezës së punës e plotësuar deri në momentin e aplikimit. (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë). Kopje e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
Kopje e certifikatave me kredite të trajnimeve të kryera brenda dhe jashtë vendit. Certifikatat me kredite të trajnimeve të kryera brenda vendit të jenë ofruar nga MAS, institucionet e varësisë ose nga agjencitë e akredituara (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet me pikë).
Kopje e dëshmisë së njohjes së gjuhës/ve të huaja (nëse ka dhe dëshiron të vlerësohet).
******

Raste të veçanta, si aplikojnë mësuesit që zotërojnë më shumë se një licencë

Një grup rregullash me raste të veçanta se si duhet operuar janë përmbledhur në udhëzimin e ministrisë. Si rregull, kandidati aplikon në Drejtorinë Rajonale Arsimore, ku ka vendbanimin e përhershëm dhe ka të drejtë të përzgjedhë deri në 3 (tre) ZVAP ku dëshiron të punësohet. Por si procedohet me ata që kanë më shumë se një licencë?!

“Kandidati që zotëron më shumë se një licencë, ka të drejtë të konkurrojë në profilet sipas licencave përkatëse, duke bërë aplikim më vete për secilën licencë”, – citohet në udhëzimin e MAS, në të cilin përcaktohet gjithashtu se kandidati, i cili ka dhënë provimin e licencës për profilin që aplikon dhe ka rezultuar i suksesshëm, si dhe testimin për portalin “Mësues për Shqipërinë”, përzgjedh nëse do të ruajë pikët e testimit apo kërkon të ritestohet për këtë portal.

Kandidati, i cili nuk ka detyrim licencimin sipas përcaktimeve ligjore dhe kandidati i arsimit parashkollor, do të zgjedhë opsionin “Dëshiroj të vazhdoj pa licencë”, për të vijuar më tej aplikimin. Mësuesi që dëshiron të punësohet si mësues në dispozicion ose si mësues ndihmës, krahas aplikimit për profilin përkatës, në aplikimin e tij duhet të zgjedhë edhe opsionin “Mësues në dispozicion” ose “Arsim special”. Sasia e pikëve të marra në provimin e licencës për profilin që aplikon konfirmohen automatikisht nga portali.

The post Nis gara për punësimin e mësuesve/ Lista me dokumentacionin, aplikojnë edhe të parashkollorit, 3 faza, ja afati appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌