Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kurbin, forcim i bashkëpunimi institucional për sigurinë në shkolla

3 February 2026 at 16:50

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Në ambientet e bashkisë Kurbin u zhvillua sot një takim në kuadër të programit “Siguria në Shkolla”, me pjesëmarrjen e zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Arben Curri, shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve në Volum, Artur Cara, përfaqësuesve të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Zyrës Arsimore Kurbin, sektorit të shërbimit psiko-social, punonjësve të policisë, drejtorëve të shkollave, punonjësve psiko-socialë dhe oficerëve të sigurisë.

Takimi u përqendrua në identifikimin e problematikave që lidhen me sigurinë në institucionet arsimore, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin dhe trajtimin e ngjarjeve që përfshijnë nxënësit, si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve shkollore.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e komunikimit të menjëhershëm dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, si një element kyç për parandalimin e konflikteve dhe adresimin në kohë të çdo problematike që lidhet me nxënësit.

Gjithashtu, u ra dakord për një monitorim të vazhdueshëm të zonave përreth shkollave, në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë, oficerëve të sigurisë, stafit pedagogjik dhe aktorëve të tjerë lokalë.

Në këtë kuadër, po shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së kamerave të sigurisë në rrugët përreth institucioneve arsimore, për të garantuar një mjedis më të sigurt për nxënësit dhe komunitetin shkollor.

Policia e Lezhës konfirmon angazhimin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet arsimore dhe pushtetin vendor, me qëllim garantimin e një mjedisi të qetë, të sigurt dhe të mbrojtur për nxënësit dhe gjithë komunitetin shkollor.

/gj.m/j.p/

The post Kurbin, forcim i bashkëpunimi institucional për sigurinë në shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet

11 January 2026 at 14:45

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetaren e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, vizituan sot fermën e fermeres Flora Brozi në Mamurras.

Ferma mbarështon rreth 120 krerë bagëti dhe shpendë dhe është prekur nga reshjet intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë krijuar vështirësi për vijimin normal të aktivitetit blegtoral.

Si pasojë e situatës së krijuar, u bë e mundur evakuimi i tufës së bagëtive, duke u sistemuar përkohësisht në zonën e Fushë Milot, në kushte më të sigurta.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se në bashkëpunim me grupet e verifikimit të bashkive, ndodhet në terren për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në gjënë e gjallë, rezervat ushqimore për kafshët dhe në sektorin bujqësor.

“Procesi i vlerësimit do të shërbejë për të përcaktuar masat e mbështetjes për të gjithë fermerët e prekur nga kushtet e pafavorshme atmosferike në zonë”, tha Salla. /j.p/

The post Salla dhe Cara në Mamurras: Ndihmë për evakuimin e bagëtive, verifikim dëmesh nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurbin, tërhiqet uji në Adriatik/ Kryeplaku: Do të nisin vlerësimet e dëmeve

10 January 2026 at 15:35

Uji ka nisur të tërhiqet nga fshati Adriatik i Kurbinit. Situata po shkon drejt stabilizimit sidomos pas izolimit të argjinaturës së lumit Drojë ditën e djeshme.

Ndërkohë që hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë  duke bërë që niveli i ujit të ulet me 30-40 cm. Gjergj Çuli ish-specialist i pompave të hidrovorëve në Adriatik thotë se reshje me kaq intensitet janë të rralla, në Kurbin.

Pjetër Preni kryeplaku i fshatit Adriatik thekson se do të nisë edhe vlerësimi I dëmeve si në tokë bujqësore po ashtu edhe në bagëti

Gjatë kësaj jave si rezultat i reshjeve të dendura, disa fshatra në Kurbin u përmbytën, banesat  u rrethuan nga uji, duke krijuar situatë të vështirë për banorët.

Forcat e Xhenios në terren për hapjen e rrugëve në Gjirokastër dhe Kurbin

10 January 2026 at 12:34

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Batalioni i Xhenios është angazhuar për të mbështetur strukturat e Emergjencave Civile në zonat me problematika të theksuara nga përmbytjet në qarqet Gjirokastër dhe Kurbin.

Forcat e specializuara dhe mjetet e batalionit po ndërhyjnë për hapjen e rrugëve të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Dhoksat, si dhe për rehabilitimin e shtratit të lumit në fshatin Skuraj, për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar rreziqet për banorët dhe infrastrukturën lokale.

Strukturat e Emergjencave Civile dhe Batalioni i Xhenios do të vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren, duke qëndruar në gatishmëri për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura.

/gj.m/a.f/

The post Forcat e Xhenios në terren për hapjen e rrugëve në Gjirokastër dhe Kurbin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt përmirësimit situata në Adriatik të Kurbinit/ Kryeplaku: Grup pune për vlerësimin e dëmeve

By: xhir jeta
10 January 2026 at 11:37

Situata në fshatin Adriatik të Kurbinit, duket se po shkon drejt përmirësimit. Pas izolimit të argjinaturës së lumit Drojë, ditën e djeshme, dukshën situata po shkon drejt normalizimit në këtë fshat.

Uji po tërhiqet falë dhe punës së hidrovoreve, ndërsa me mjetet e bashkisë së Kurbinit është bërë i mundur edhe izolimi i një ure e cila sillte prurje të mëdha. Pjetër Preni kryeplaku i fshatit Adriatit tregon për masat e marra nga bashkia e Kurbinit dhe bordi kullimit, ndërkohë pritet të bëhen edhe bilancet e dëmeve.

“Situata është stabilizuar, është mbyllur argjinatura e Drojës. Bashkia me bordin e kullimit, ndërhynë për të mbyllur hyrjen te ura e kompleksit, me materiale në ngurta. Niveli i ujit ka rënë mbi 30 cm. Këtu ku ndodhemi ka qenë zona më e përmbytur. Nuk kemi patur familje të evakuara, por dëme ka në bazë ushqimore. Bashkia ka qenë prezent gjithë kohën, kemi ngritur grup pune për të cuar ndihma ushqimore në familjet e përmbytura. Për probleme të tjera, është një komision tjetër që do bëjë vlerësimin” u shpreh ai.

Gjatë kësaj jave si rezultat i reshjeve të dendura, disa fshatra në Kurbin janë përmytur, familje të tëra të rrethuara nga uji, dukr krijuar situatë të vështirë për banorët./abcnews.al

Kurbin, mosmbyllja e argjinaturës së Drojës rëndon situatën nga përmbytjet

By: redi
9 January 2026 at 20:48

Situata nga përmbytjet në Kurbin është kritike. Argjinatura e Lumit Drojë vijon të jete e çarë, duke rritur nivelin e ujit në disa fshatra, ndërsa banorët përballen me dëme të mëdha, kryesisht në bujqësi, blegtori.

Source

Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe

9 January 2026 at 18:39

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara bëri të ditur sot për ATSH-në se pas ndërhyrjeve për riparimin e argjinaturës së Drojës dhe aktivizimit të kapacitetit të plotë të hidrovoreve, është vënë re një rënie e nivelit të ujit në toka bujqësore dhe kanale kulluese në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe.

“Punimet vijojnë për heqjen e inerteve dhe mbetjeve të grumbulluara në grykëderdhjet e përrenjve dhe kanaleve, si dhe për sistemimin e rrugëve rurale në Fushë-Gjorm dhe Skuraj”, u shpreh ajo.

Cara informoi se gjatë ditës së sotme, grupet e punës janë shpërndarë në terren për evidentimin e dëmeve dhe përgatitjen e dokumentacionit për dëmshpërblim, proces që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Megjithatë, shprehet Cara, situata mbetet e vështirë, pasi sipas njoftimeve, gjatë natës dhe ditës së shtunë priten reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta.

Cara u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat me rrezik të lartë, që të shmangin çdo lëvizje të panevojshme dhe për çdo nevojë emergjente të kontaktojnë me shtabet e emergjencave civile.

/r.e/

The post Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Në një intervistë për mediet, Vengu bëri të ditur se në Kurbin janë evakuuar 8 familje dhe 50 qytetarë për shkak të situatës së krijuar.

“Në Kurbin kemi 8 familje dhe 50 qytetarë të cilët janë evakuuar dhe akomoduar”, tha ai.

Vengu theksoi se grupet e bashkisë dhe emergjencave civile pas konstatimit të dëmeve, do të kryejnë dëmshpërblimin e banorëve për shtëpitë, blegtorinë dhe bletarinë, sipas detyrimeve ligjore.

“Për sa i përket evidencave për bagëtinë dhe gjënë e gjalle është herët ta themi, sepse duhet të bëjmë verifikimet e duhura”, vuri në dukje ai.

“Grupet e konstatimit të dëmeve nga bashkitë dhe Emergjencat Civile sapo të tejkalohet situata e emergjencës dhe patjetër këto dëmshpërblehen për sa i përket banesave, blegtorisë dhe bletarisë, këto janë tre zëra që ligji parashikon, ku ne mund të veprojmë menjëherë me dëmshpërblimet, siç e kemi bërë në fund të vitit të kaluar me dëmshpërblimin e zjarreve, do të vijojmë ta bëjmë dhe për të gjithë ciklin e përmbytjeve, janë instrumentet financiarë për të bërë”, tha ministri i Mbrojtjes.

“Dhe patjetër që të gjitha banesat e dëmtuara në momentin që konstatohen në procesverbale evidentohen dhe financohen. Ky është cikli që ndjekin dhe nuk ka arsye pse të bëjë përjashtim dhe kjo situatë aktuale”, tha ai.

/m.q/j.p/

The post Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cara: Grupe pune për evidentimin e dëmeve nga reshjet në Kurbin

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Bashkia e Kurbinit ka ngritur grupet e punës dhe sipas njësive administrative do të vijojnë evidentimin e dëmeve në banesa, blegtori dhe toka bujqësore si pasojë e reshjeve të shiut.
Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara informoi se të gjitha strukturat e emergjencave civile vendore janë në terren për ndërhyrjen me të gjitha mjetet dhe mundësitë.
“Mjetet e rënda kanë punuar në zonat ku problematikat kanë qenë më të mëdha si Gjormë, Zhejë dhe në Skuraj, pasi ka rrëshqitje të tokës në një pjesë të rrugës”, vuri në dukje kryebashkiakja.
Sipas saj, gjatë ditës së sotme nuk ka patur nevojë për evakuime.
Kryebashkiakja Cara theksoi se “gjendja vijon të jetë e rënduar në disa zona të ultësirës së Kurbinit, ku ka prezencë uji në toka bujqësore dhe përreth banesave”.
Gjatë ditëve të fundit për shkak të reshjeve të dendura në Kurbin janë krijuar probleme të konsiderueshme.
/k.s/j.p/

The post Cara: Grupe pune për evidentimin e dëmeve nga reshjet në Kurbin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e shiut/ Disa familje të përmbytura në fshatin Adriatik të Kurbinit

By: Fax Web
7 January 2026 at 09:12

Disa familje të përmbytura në fshatin Adriatik të Kurbinit. Prurjet e mëdha nga reshjet e dendura të së martës sollën situatë të rënduar në Adriatik, nga dalja prej shtratit të kanaleve kulluese. Ndonëse dy hidrovoret në këtë fshat punojnë me kapacitet të plotë, ujërat kanë dalë mbi fushat e kësaj zone, duke izoluar disa familje.

Pjetër Preni, kryeplaku i këtij fshati, ka thënë se janë më shumë se 20 familje të përmbytura, disa të tjera janë të rrethuara nga uji.

Ndërsa një banor tregon se neglizhenca e institucioneve prej 30 vitesh ka sjellë një situatë të tillë. Disa familje janë të bllokuara nga prania e ujit.
Kryetari i Njësisë Administrative të Fushë-Kuqes ndodhet pranë banorëve të fshatit.

Reshjet e shiut/ Disa familje të përmbytura në fshatin Adriatik të Kurbinit

7 January 2026 at 07:30

Disa familje të përmbytura në fshatin Adriatik të Kurbinit. Prurjet e mëdha nga reshjet e dendura të së martës sollën situatë të rënduar në Adriatik, nga dalja prej shtratit të kanaleve kulluese. Ndonëse dy hidrovoret në këtë fshat punojnë me kapacitet të plotë, ujërat kanë dalë mbi fushat e kësaj zone, duke izoluar disa familje.

Pjetër Preni, kryeplaku i këtij fshati, ka thënë se janë më shumë se 20 familje të përmbytura, disa të tjera janë të rrethuara nga uji.

Ndërsa një banor tregon se neglizhenca e institucioneve prej 30 vitesh ka sjellë një situatë të tillë. Disa familje janë të bllokuara nga prania e ujit.
Kryetari i Njësisë Administrative të Fushë-Kuqes ndodhet pranë banorëve të fshatit.

Nëse reshjet vijojnë, pritet përkeqësim i situatës në Adriatik të Kurbinit.

Moti i keq në Kurbin/ Përroi del nga shtrati dhe përmbyt banesa e biznese, paralizohet aksi Milot-Mamurras

By: M C
6 January 2026 at 18:15

Në qarkun e Lezhës, Bashkia e Kurbinit është ndër zonat më të prekura nga përmbytjet. Përroi i cili kalon përmes qytetit të Laçit, ka dalë nga shtrati dhe ka krijuar panik tek banorët. Kjo ka bërë që rrugët kryesore, banesat dhe bizneset të përmbyten. Në kudër të kësaj, qarkullimi rrugor është paralizuar në disa zona të qytetit të Laçit, si dhe në fshatrat Zhejë dhe Gjorm.

Edhe në aksin nacional Milot–Mamurras, janë shënuar probleme dhe lëvizja e mjeteve është bërë e vështirë. Autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën. Ndërsa qytetarëve iu bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

The post Moti i keq në Kurbin/ Përroi del nga shtrati dhe përmbyt banesa e biznese, paralizohet aksi Milot-Mamurras appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Shirat dëmtojnë disa biznese në Kurbin, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

By: Brisi
6 January 2026 at 15:38

Moti i keq me reshje të dendura shiu, që përfshiu vendin mëngjesin e kësaj të marte ka shkaktuar problematika edhe në zonën e Kurbinit. Sipas raportimeve, reshjet e dendura kanë bërë që në Mamurras rrugët të kthehen në lumenj, ndërsa banesat janë të rrethuara nga uji. Gjithashtu raportohet për dëme në disa biznese. Probleme janë […]

The post Moti i keq/ Shirat dëmtojnë disa biznese në Kurbin, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar appeared first on BoldNews.al.

Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar

25 December 2025 at 08:02

Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag të Krishtlindjes, pak besimtarë katolikë mblidhen për meshën e pasdites. Pranë hyrjes, një instalacion i thjeshtë me dru dhe kashtë rikrijon në miniaturë skenën e lindjes së Krishtit, një kujtesë e qetë e një historie të përsëritur brez pas brezi. […]

The post Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar appeared first on Reporter.al.

Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim

20 December 2025 at 22:28

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin e foltores në Kurbin.

Berisha tha gjatë fjalës së tij  se regjimi aktual i ka përqendruar të gjitha pushtetet në dorën e kryeministrit Edi Rama, duke cënuar të drejtën e qytetarëve për zgjedhje të lira: ‘Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ai është armik i votës së lirë”, u shpreh ai.

Kreu i PD tha se “ne përmbysëm një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë”.

Sipas tij, çdo qytetar shqiptar ka përgjegjësinë dhe të drejtën për të mbrojtur lirinë dhe votën e lirë:

‘Çdo demokrati e demokrate, çdo shqiptari dhe shqiptareje, është koha e guximit tonë… Ne me çdo çmim, me çdo çmim do të çlirojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë’, vijoi Berisha në takimin me demokratët në Kurbin.

Berisha tha se “nga mëngjesi gjer në darkë, gjer sa ta qërojmë këtë regjim, ne do t’i përsërisim vetes, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri… Pas kësaj, çdo shqiptar pavarësisht nga bindjet e tij do votojë i lirë. Pas kësaj, pasuritë publike do të jenë pasuri të shqiptarëve. Pas kësaj, taksat do përdoren për shqiptarët”.

The post Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve, me të nuk ka zgjedhje

By: M C
20 December 2025 at 19:16

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve dhe se me të nuk ka zgjedhje. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se në 10 vite janë larguar 720 mijë të rinj shqiptarë. Berisha tha se Shqipëria ka sot atë lindshmëri, që kanë patur 100 vite më parë.

Lideri i opozitës tha se asnjë komb nuk e ka, asnjë udhëheqës, asnjë diktator dhe asnjë pushtues nuk ka bërë këtë shfarosje të shqiptarëve që ka bërë Edi Rama. Ai tha se Rama ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij. Për këtë ai tha se në një vit elektoral, ai arrestoi liderët e partive kryesore opozitare për të marrë mandatin.

“Miq, ka mjaft njerëz që më thonë ndonjëherë po, mos të ndalemi kaq shumë në vjedhjet e tyre. Po ju them unë ju që ato janë shkatërrimi i këtij vendi. Sepse po të marrësh Edi Ramën ta nxjerrësh në gjyqin e historisë së shqiptarëve, nuk do të gjendet një diktator, nuk do të gjendet një pushtues, nuk do të gjendet një kryeministër, më armik i egër i qenies kombëtare të shqiptarëve se ky. Në 10 vite ka larguar vetëm në hapësirën e Bashkimit Evropian 1 milionë e 100 mijë shqiptarë. Në 10 vite ka larguar 720 mijë të rinj shqiptarë. Në 10 vite ka bërë që Shqipëria, shqiptarët, një nga kombet e reja të Evropës, të kenë sot atë lindshmëri që kanë patur 100 vite më parë. Ka bërë sot që nga viti 2018 e në vazhdim vdekjet dominojnë lartësisht mbi lindjet. Ka bërë sot që me këtë trend, ne në 50 vite këtu do të jemi fare të rrallë, fare të paktë. Faktikisht, ne jemi në udhëtimin e shuarjes tonë. Asnjë komb nuk e ka, asnjë udhëheqës, asnjë diktator, asnjë pushtues nuk ka bërë këtë shfarosje të shqiptarëve që ka bërë Edi Rama.

Po ta marrim pastaj në qëndrimin tjetër, cili është qëndrimi i tij ndaj Kosovës? Nuk kam ndërmend të ndalem të bëj këtu historinë, po dy gjëra do them. Një njeri që del në konferenca ndërkombëtare dhe u thotë udhëheqësve evropianë se unë merrem më mirë vesh, më kollaj merrem vesh me kryeministrin e Serbisë se me atë të Kosovës nuk merrem vesh. Domethënë, se ai kryeministri i Serbisë është burrë i mirë. Ai është njeri i arsyes. Kurse ai i Kosovës, imagjinoni ju kur s’merret vesh me mua, si mund të merret vesh me Beogradin? Ndaj edhe një publicist i madh gjerman i tha, ti je, Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit. U ndala në këto elementë për të thënë kohën ku jemi. Ju thashë se na ka gjetur të gatshëm. Po. Pse të gatshëm? Në një projekt që ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me false opozitë, opozitë të kontrolluar, ai projekt u gropos njëherë e përgjithmonë falë guximit, kurajos, trimërisë tuaj, njerëz të idealeve, njerëz atdhetarësh, njerëz të sovranitetit të vendit tuaj.

Opozita është shtyllë e sovranitetit dhe një vend që humbet opozitën, nuk ka sovranitet të brendshëm. Ndaj dhe ju pavarësisht, s’po rri me bë histori tani, pavarësisht të gjitha presioneve primitive, akteve nga më të shëmtuarat, kombëtare, ndërkombëtare që u bënë ndaj Partisë Demokratike, ju qëndruat si viganë, nuk u mposhtet dhe sot Partia Demokratike është një forcë opozitare më e fortë se kurrë. Së dyti, në të gjithë takimet e mia para jush dhe para shqiptarëve, kam deklaruar dy gjëra. E para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Nuk ka zgjedhje. E kam thënë me bindjen më të madhe se ai është armik i votës së lirë. Ai është armik, ai nuk pranon kundërshtarin. Njëlloj si jati që urdhëronte varjen në litar. I ati i tij, në pamje të parë një xhentëlmen, intelektual, por që firmoste varjen në litar të një poeti, në një kohë kur muri i Berlinit ishte në prag të rënies. Daja i tij, me datën 11 dhjetor 1990, kërkonte të çoheshin tanket tek studentët.

Ndaj dhe ky pluralizmin nuk e donte, donte ta zhdukte. Dhe ai që nuk do pluralizmin, nuk pranon votën e lirë kurrë.
Ju fituar në Kurbin, nder për ju, por ju se në Shqipëri, Edi Rama grabiti zgjedhjet. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve, imagjinojeni pak, ç’do të thotë të japësh 2 miliardë euro falje gjobash dhe kamatash. 2 miliardë euro. Unë nuk e dija në atë kohë, thashë 200 milionë. Tani dalin llogaritë, dalin regjistrat, janë 2 miliardë. Për 200 mijë familje që kanë patur biznese nga të cilat 84.000 aktive. Shndërroi rrogëtarët e shtetit, shërbëtorët tuaj, në armiq të votës së lirë, në xhandarë të votës së lirë, në policë të votës së lirë. Organizoi në muajin elektoral me paratë tuaja, në kundërshtim me ligjin, 4530 aktivitete për të ndikuar tek zgjedhësit shqiptarë, nga të cilat dhe Giro d’Italia.

7 milionë euro ditën e votimit. 28 deputetë i ka të futur nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelajt, e të tjerë. Dhjetra mijëra punësime të përkohshme, leje ndërtimi, certifikata pronësie gjatë zgjedhjeve. Jo zgjedhjet s’i fitoi kurrë ai. Zgjedhjet i fitonte absolutisht asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike në qoftë se ai nuk do sillej në këtë mënyrë. Natyrisht. Por krahas paralajmërimit se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka, unë i isha betuar para jush se do mbrojë votën tuaj.
Dhe votën tuaj e mbrojtëm ne. Votën tuaj e mbrojtëm, siç e mbrojtëm në vitin 2001. Ne kishim në vitin 2001, në kushte i keni vetë parasysh, por ne dolëm të damkosim, të dënojmë vjedhjen e votës. Të njëjtën gjë arritëm në 2025-ën. Prandaj thashë, na ka gjetur të gatshëm. Na ka gjetur më të gatshëm se kurrë për t’i dhënë atë që meriton.
Ka dhunuar votën tonë, ka dhunuar votën e shqiptarëve, ka dhunuar thelbin e lirisë, ka dhunuar të ardhmen tonë. Poshtë Edi Rama!

Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij. Në vitin elektoral arrestoi liderët e partive kryesore opozitare për të marrë mandatin. Të gjitha këto mendoj se do i kapërcente duke bërë lobingje me Mogherina-t, me Charles Goligal, me McGonigal-ët. Të gjitha këto mendoj se do i kalonte duke përdorur paratë tuaja për të mashtruar botën, por jo nuk arriti. Ata që vëzhguan zgjedhjet, ata ishin njerëz me karakter, njerëz besnikë të parimeve të tyre. Ju bëri presionin më të turpshëm, më banditesk, por në raporte, por në raport ja numëruan të gjitha.” tha Berisha.

The post Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve, me të nuk ka zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Pasaporta europiane e Ramës, mes baltës e llucit

By: Brisi
30 November 2025 at 17:47

Në një kohë kur Edi Rama nuk resht së premtuari pasaportën europiane për shqiptarët, shumë prej qyteteve dhe zonave rurale përballen me pasojat e keqqeverisjes së tij, një prej të cilave është mungesa e infrastrukturës. Në një video të ndarë në rrjete sociale nga deputetja demokrate Elda Hoti, shihet se si lagjet e Bashkisë së […]

The post Pasaporta europiane e Ramës, mes baltës e llucit appeared first on BoldNews.al.

Dhunoi babanë dhe ju gjet drogë në banesë, arrestohet i riu në Kurbin

By: Elva
30 November 2025 at 11:46

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Kurbin, i cili akuzohet se ka dhunuar babanë e tij. 29-vjeçari, banues në Laç rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje. Gjatë kontrollit në banesën polica gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë. Njoftimi i policisë Shërbimet […]

The post Dhunoi babanë dhe ju gjet drogë në banesë, arrestohet i riu në Kurbin appeared first on BoldNews.al.

Shi i dendur në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse

By: Ela
26 November 2025 at 09:49

Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Kurbinit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. Sipas informacioneve paraprake, prurjet e mëdha kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në shtratin e lumenjve Mat dhe Drojë. Deri tani nuk raportohen probleme përmbytjesh, ndërsa reshjet kanë vijuar në […]

The post Shi i dendur në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse appeared first on BoldNews.al.

Reshje të dendura shiu në Kurbin, vështirësi në lëvizjen e automjeteve në disa akse

26 November 2025 at 09:13

Mëngjesi i sotëm ka sjellë reshje të dendura shiu në zonën e Kurbinit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Sipas informacioneve paraprake, prurjet e mëdha kanë sjellë rritje të nivelit të ujit në shtratin e lumenjve Mat dhe Drojë.

Deri tani nuk raportohen probleme përmbytjesh, ndërsa reshjet kanë vijuar në orët e fundit me intensitet më të ulët, duke ulur riskun për situata emergjente.

 

❌
❌