Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

22 December 2025 at 15:56

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i ri i SPAK-ut.

Bergner përgëzoi Brahon për marrjen e detyrës si drejtues i SPAK.

Ambasadori gjerman falënderoi ish-kreun e SPAK, Altin Dumani për kontributin e tij në forcimin e qëndrueshmërisë së SPAK kundrejt presionit politik si dhe për vendosmërinë dhe integritetin e tij.

Në një reagim për mediet, Bergner theksoi se “nën drejtimin e Dumanit, SPAK ka bërë përparime në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Kjo është vlerësuar edhe në raportet e progresit të BE-së”.

Bergner u shpreh se “lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe garantimi i sundimit të ligjit janë përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve qendrore dhe një element thelbësor në rrugën e Shqipërisë për anëtarësim në BE, një proces që mbështetet nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë”.

Ambasadori gjerman kërkoi nga të gjitha institucionet që të përmbushin detyrat e tyre, të ushtrojnë përgjegjësinë dhe të bashkëpunojnë plotësisht për të garantuar llogaridhënien në dobi të çdo qytetari.

“Jemi të lumtur për vijimin e bashkëpunimit me SPAK dhe mbështetjen e Shqipërinë në çdo hap të saj në rrugën drejt BE-së”, tha Bergner.

/k.s/a.f/

The post Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Braho jep mesazhin e parë si Kreu i SPAK: Misioni ynë përtej mandateve tona

22 December 2025 at 12:51


Kreu i ri i SPAK Klodian Braho ka marrë fjalën e tij këtë të hënë në ceremoninë e marrjes së detyrë. Braho ka falenderuar kolegët dhe ndërkombëtarët dhe ka thënë se SPAK do të vijojë misionin e tij përtej një mandati individual.

“Së pari shpreh falënderimin për KLP për zgjedhjen në krye të SPAK dhe për besimin që më dhanë.

Së dyti dua të falënderoj dy udhëheqësit e mëparshëm të SPAK, zotin Arben Kraja për hedhjen e gurëve të themelit të Prokurorisë e më pas zotin Dumani për guximin dhe integritetin e tij duke forcuar profilin e SPAK-ut dhe duke rritur besimin e publikut.

Falë mbështetjes së pakursyer të ndërkombëtarëve Prokuroria e Posaçme e Anti korrupsionin vazhdon të forcohet.

Në ushtrimin e kësaj detyre në fokus do të mbetet forcimi i strukturës së brendshme të SPAK.

Bashkëpunimi reciprok me prokurorëve dhe hetuesve do vazhdoje dhe do forcohet. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve tona.”-tha Braho. /Telegrafi/

Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale

22 December 2025 at 10:47

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Klodian Braho mori sot zyrtarisht detyrën si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Braho me një mandat tre vjeçar, zëvendëson në këtë detyrë Altin Dumanin.

Kreu i ri i SPAK, Klodian Braho nënvizoi se marrja e detyrës është një angazhim për të respektuar Kushtetutën, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe për të forcuar besimin e qytetarëve. Braho tha se “falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet”.

“Falënderoj paraardhësin në detyrë z. Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe z. Dumani për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK. Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun brenda kornizave ligjore. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin  Kushtetutës”, tha Braho.

Klodian Braho u zgjodh me drejtues i ri i SPAK, duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Përpara dorëzimit të stafetës te Braho, ish-kreu i SPAK, Dumani tha se sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën e tij 26 vjeçare si prokuror.

“Drejtimi i Prokurorisë së Posçame ka qenë një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot, e them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë”, tha Dumani.

“Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve, prokurorëve, oficerëve të BKH-së, hetuesve financiarë, ekspertëve, stafit administrativ, kabinetit dhe çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kurajo.

Ju falënderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë ndërkombëtare, të cilët kanë qenë krah nesh në çdo etapë me ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërtimin e standardeve që kemi sot. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet e vendosmëri”, tha Dumani.

Prezantohet kreu i ri i SPAK - Foto: Andrin Hoxha
1 nga 13
Prezantohet kreu i ri i SPAK - Foto: Andrin Hoxha

/e.i/a.f/

The post Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

By: Brisi
22 December 2025 at 10:12

Altin Dumani i ka kaluar stafetën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Brahos. Braho u zgjodh drejtues i SPAK, pak ditë më parë duke marrë 7 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kreu i SPAK e ka mandatin 3 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, […]

The post Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho appeared first on BoldNews.al.

“Jemi ndeshur me presione të mëdha”, Altin Dumani i dorëzon stafetën Klodian Brahos

By: Fax Web
22 December 2025 at 10:14

Altin Dumani i dorëzoi sot zyrtarisht detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho.

Në një fjalim shkurt, Dumani tha se sot mbyll një nga kapitujt më sfidues në karrierën e tij profesionale. Ai u shpreh se gjatë detyrës së tij është ndeshur edhe me presione, por theksoi se ka punuar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.

“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time. Ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi. Jemi ndeshur me presion të mëdha. Kemi punuar me profesionalizëm. Sot SPAK është më i besueshëm. Ju falenderoj për përkushtimin dhe sakrificat. Ju shpreh mirënjohjen partnerëve tanë”, tha Altin Dumani.

Gjatë fjalës së tij, Braho shprehu vlerësim për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, duke thënë se misioni i SPAK shkon përtej mandateve.

“Shpreh falënderimin tim, marrja e detyrës është angazhim për të respektuar ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK. Vlerësoj paraardhësit e mi në detyrë, zotin Kraja, zotin Dumani për guximin duke forcuar profilin e SPAK. Fokusi im do të mbetet respektimi rigoroz dhe respektimin e ligji. Institucioni do komunikojë në mënyrë të qartë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve”, tha Braho.

Kreu i ri i SPAK-ut, Klodian Braho, merr sot detyrën nga Altin Dumani

By: Fax Web
22 December 2025 at 09:05

Në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbahet këtë të hënë, në orën 10:00, ceremonia zyrtare e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te drejtuesi i ri, Klodian Braho. Ky i fundit është zgjedhur në krye të SPAK-ut për një mandat 3-vjeçar, pas një vendimi të marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) gjatë seancës maratonë të 11 dhjetorit.

Klodian Braho u votua nga 7 anëtarë të KLP-së, duke siguruar shumicën e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit. Në garë ishin pesë kandidatë. Përveç Brahos, kandiduan edhe Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj. Nga votimi përfundimtar, tre anëtarë të KLP-së mbështetën Adnan Xholin, një votë shkoi për Elvin Gokajn, ndërsa asnjë votë nuk u dha për Doloreza Musabelliun.

Mandati i drejtuesit të SPAK-ut është 3-vjeçar dhe nuk parashikon të drejtë rizgjedhjeje.

Altin Dumani, i cili mori drejtimin e institucionit pas Arben Krajës, drejtuesit të parë të SPAK-ut, përfundon kështu detyrën e tij drejtuese dhe do të vijojë punën si prokuror i SPAK-ut deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.

Dumani i dorëzon detyrën/ Braho merr drejtimin e SPAK: Misioni, përtej mandateve individuale

22 December 2025 at 10:09

Altin Dumani i ka dorëzuar këtë të hënë detyrën kreut të Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho.

Gjatë fjalës së tij, Braho shprehu vlerësim për zgjedhjen e tij në krye të këtij institucioni, duke thënë se misioni i SPAK shkon përtej mandateve.

“Shpreh falënderimin tim, marrja e detyrës është angazhim për të respektuar ligjin, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK. Vlerësoj paraardhësit e mi në detyrë, zotin Kraja, zotin Dumani për guximin duke forcuar profilin e SPAK. Fokusi im do të mbetet respektimi rigoroz dhe respektimin e ligji. Institucioni do komunikojë në mënyrë të qartë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve”, tha Braho.

/abcnews.al/

Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK: Fokusi im, respektimi rigoroz i ligjit dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve

By: V K
22 December 2025 at 10:39

Këtë të hënë 22 dhjetor 2025, Klodian Braho, ka marrë zyrtarisht detyrën si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Në ceremoninë e marrjes së detyrës, ai mbajti edhe një fjalë të shkurtër për mediat.

Teksa vlerësoi dy paraardhësit e tij, Arben Kraja dhe Altin Dumani, Braho theksoi se misioni i tij do të jetë garantimi i zbatimit të ligjit dhe pavarësia e prokurorëve të posaçëm.

“Së pari shpreh falenderimin tim për KLP pë besimin. Marrja e detyrës më shumë se moment simbolik është angazhim për të respektuar kushtetutën e ligjit, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, SPAK po forcohet si strukturë solide e ndjekjes penale. Dëshiroj të vlerësoj parardhësit e mi, zotin Kraja dhe zotin Dumani.

Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standarteve ligjore dhe garantimi i pavarësisës së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. BKH dhe sektori I hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Bashkëpunimi i ngushtë mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë me median e publikun duke respektuar kornizën ligjore”, u shpreh Braho.

Një mesazh kishte edhe për kolegët e tij, teksa tha se misioni i Prokurorisë shkon përtej mandateve individuale.

“Të nderuar kolegë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Jemi një skuadër, të punojmë krah për krah dhe përkushtim në përmbushtje të zotimit ndaj kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, shtoi kreu i ri i SPAK.

Braho do të drejtojë Prokurorinë e Posaçme, për tre vitet e ardhshme pa të drejtë rikandidimi.

The post Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK: Fokusi im, respektimi rigoroz i ligjit dhe garantimi i pavarësisë së prokurorëve appeared first on Albeu.com.

U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vitet e ardhshme, Klodian Braho merr zyrtarisht sot detyrën

By: V K
22 December 2025 at 09:40

Këtë të hënë në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga drejtuesi në largim Altin Dumani te kreu i ri i institucionit, Klodian Braho.

Braho u zgjodh në krye të SPAK nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 7 vota, duke marrë mandatin trevjeçar të drejtuesit të Strukturës së Posaçme, mandat që sipas ligjit nuk lejon rizgjedhje.

SPAK e vlerëson këtë proces si një hap të rëndësishëm për garantimin e vijimësisë institucionale dhe për forcimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Altin Dumani, i cili drejtoi SPAK pas Arben Krajës, drejtuesit të parë të këtij institucioni, do të vijojë ushtrimin e funksionit si prokuror i posaçëm.

Mandati i tij në SPAK përfundon në vitin 2028, në përmbyllje të mandatit 9-vjeçar të parashikuar nga ligji.

Kush është Klodian Braho?

Klodian Braho ka hyrë në sistemin e drejtësisë më 14 nëntor 2007, pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës.

Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012.

Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendës drejtues i këtij institucioni.

Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal.

Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK, ai u emërua prokuror në strukturën e re.

Gjatë karrierës së tij, Braho ka qenë pjesë e hetimeve që lidhen me zyrtarë të lartë dhe subjekte të dyshuara për krim të organizuar. Ndër dosjet që ka ndjekur përmendet ajo ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Klodian Braho është pjesë e SPAK që prej krijimit të tij dhe aktualisht drejton Seksionin Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Posaçme.

Ai ka ndërtuar një karrierë të konsoliduar në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe çështjeve me ndjeshmëri të madhe publike.

Braho është prokurori që udhëhoqi hetimin e inceneratorit të Elbasanit, një dosje voluminoze dhe komplekse, nga e cila lëshoi urdhër-arreste për persona të njohur si Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, ndërsa hetimi për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj u trajtua në një procedim të veçuar.

Ai ka çuar përpara edhe dosjen “5D”, duke dërguar për gjykim disa ish-drejtues të Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër hetim i rëndësishëm i tij është ai i “Toyota Auris”, ku u zbulua një skemë e gjerë kriminale që përfshinte edhe individë të sistemit të drejtësisë. Dosja është e fragmentuar në disa degë, të cilat vijojnë të hetohen ende.

The post U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vitet e ardhshme, Klodian Braho merr zyrtarisht sot detyrën appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Do të pasojë Altin Dumanin, ja kur Klodian Braho do të marrë zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK

By: M C
18 December 2025 at 18:21

Pasi Klodian Braho u zgjodh gjatë javës së kaluar për të drejtuar SPAK në tre vitet e ardhshme, të hënën do të zhvillohet ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme.

SPAK këtë të enjte ka njoftuar zhvillimin e ceremonisë së kalimit të detyrës nga kreu aktual, Altin Dumani, te Klodian Braho që do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.

“Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK”, thuhet në njoftim.

Altin Dumani të cilit nesër i mbaron mandati tre vjeçar në krye të Prokurorisë së Posaçme, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.

The post Do të pasojë Altin Dumanin, ja kur Klodian Braho do të marrë zyrtarisht detyrën si kreu i ri i SPAK appeared first on Albeu.com.

Pritej të zhvillohej nesër, shtyhet ceremonia për prezantimin e kreut të ri të SPAK

By: armand
18 December 2025 at 17:46

Ditën e nesërme Klodjan Braho pritej të merrte detyrën si drejtues i SPAK, në një ceremoni që drejtohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por për shkak se anëtarët e këshillit janë në një vizitë në Spanjë, ceremonia është shtyrë për ditën e hënë. Klodjan Braho, më 11 dhjetor, u votua me 7 vota nga […]

The post Pritej të zhvillohej nesër, shtyhet ceremonia për prezantimin e kreut të ri të SPAK appeared first on BoldNews.al.

KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e Dritan Nushit

17 December 2025 at 16:49

Kolegji i Posaçëm vendosi të mërkurën pushimin e çështjes ndaj prokurorit Dritan Nushi, duke i dhënë formë të prerë vendimit të konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pasi një ditë më parë, të martën 16 dhjetor, SPAK në rolin e Komisionerit Publik u tërhoq nga ankimi duke […]

The post KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e Dritan Nushit appeared first on Reporter.al.

Nga zgjedhja e Brahos në krye të SPAK, tek zgjedhja e Avokatit të Popullit/ “Nga kush po e mbronin diplomatët procesin?’, Meta: Problemi kryesor i opozitës, veprim politik

By: Fax Web
16 December 2025 at 11:24

Ish-presidenti Ilir Meta ka komentuar zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK si edhe zgjedhjen e Endrit Shabanit, Avokat e Popullit.

Meta thekson se prania e tepruar e diplomatëve të huaj në atë sallë, më shumë shton pyetje për legjitimitetin dhe integritetin e KLP dhe procesit, se sa legjitimon produktin

“Qershia mbi tortë ishte votim i hapur me dy emra, aq sa asnjë nga tre zonjat e KLP nuk guxoi t’i jepte një votë të vetme zonjës kandidate, qoftë edhe për guximin që pati për të kandiduar. Ndërkohë që prania e tepruar e diplomatëve të huaj në atë sallë, më shumë shton pyetje për legjitimitetin dhe integritetin e KLP dhe procesit, se sa legjitimon produktin. Nga kush po e mbronin procesin ata? Nga opozita, e cila u vetpërjashtua nga roli i saj nga procesi i vetingut e detyrimisht nuk mund të kishte rol në përzgjedhjen e asnjë prokurori të SPAK-ut. Nëse krijohet perceptimi se vetëm njëri nga ata të katërt, pra ai i “fotos” është i besuari se tre të tjerët janë “të dyshimtë”, kjo cënon shumë besueshmërinë e SPAK-ut dhe përbërjen e tij, kur ligjërisht çdo prokuror është i barabartë me tjetrin dhe roli i drejtuesit është shumë i kufizuar (sipas frymës së ndryshimeve kushtetuese). Por, meqënëse këtu, si në asnjë vend tjetër të Këshillit të Europës, SPAK është identifikuar me gjithë sistemin e drejtësisë (e sidomos gjykatat) ky lloj shoë është i kuptueshëm. Ndërkohë harrohet që 200 mijë dosje janë stivosur këto 10 vite dhe standardet e marrjes së drejtësisë në kohë dhe cilësi, janë përkeqësuar në mënyrë të pakrahasueshme jo vetëm me 10 vite më parë, por edhe me Vietnamin njëpartiak”, thotë Meta.

Më tej shton se problemi kryesor i opozitës nuk është fakti se nuk ka fuqi bllokuese, por qartësia e mesazhit, iniciativës dhe veprimit politik.

Kur autokrati qëllon edhe kleptokrat, vetëm vjedhje duhen pritur edhe kur nuk i ka të domosdoshme apo të nevojshme. Jam krenar që deputetët e Partisë së Lirisë mbështetën zonjën Adriana Kalaja, një personalitet i hekurt i mbrojtjes së interesit publik dhe luftës kundër korrupsionit. Opozitës nuk i lejohet spontaniteti në këto kushte të jashtëzakonshme që ndodhet për shkak të ballafaqimit me një regjim mafioz që investon çdo ditë për diversion e përçarje brenda opozitës. Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit kishte rëndësi të madhe politike jo se do e shkarkonte atë, por për të denoncuar shkatërrimin e parlamentarizmit nga shumica, por kur në fund votohet nga aq pak deputetë të opozitës, është zhgënjyese. Problemi kryesor i opozitës nuk është fakti se nuk ka fuqi bllokuese, por qartësia e mesazhit, iniciativës dhe veprimit politik.

Në këto 35 vite kemi dy raste kur opozita në Kuvend edhe pse në numra ishte më pak e rëndësishme se sot, por pati një impakt shumë të fuqishëm në publik. Rasti i parë grupi parlamentar i PD në 1991 dhe rasti i dytë grupi parlamentar i PS në 1992”., tha ai.

“Dy ‘gabimet’ e platformës së Brahos”/ Karamuço: BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit

15 December 2025 at 20:33

Profesori Ervin Karamuço në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi platformën që prezantoi Klodian Braho në KLP.

Gjatë intervistës, Karamuço u shpreh me rezerva për dy qëndrime të Brahos, duke thënë se sipas këndvështrimit të tij vuri re dy “gabime”.

Fillimisht Karamuço tha se “gabimi i parë” sipas tij ishte deklarata e Brahos se “zoti Kraja nuk ka qenë shumë aktiv”, dhe tjetra ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Sipas tij BKH nuk mund të zëvendësojë Policinë e Shtetit.

“Iu referua drejtuesit të para zotit Kraja duke thënë që nuk ka qenë shumë aktiv. Institucionin në kuptimin administrativ e  ngriti ai dhe pastaj zoti Dumani bëri atë që bëri. Dhe tjetra që mund të them një gabim i dytë ishte ripozicionimi me Policinë e Shtetit. Kjo krijon ide të gabuar dhe krizë besimi mes policisë dhe SPAK. Mbi institucionin kurrë nuk ndodh ti vësh gishtin dhe t’i thuash nuk je i besueshëm. Mbi individin po. Janë po ata policë që i mbrojnë familjen këtyre njerëzve. Por edhe me sa veta do bësh hetime? 60 hetues punojnë nga 12 orë , do marrin dhe të tjerë por sa të trajnohen ato. Një ditë pasi zoti Braho foli për qëndrimin e ri që do mbaj ndaj Policisë, dy persona me rrezikshmëri të lartë kriminale shkoi dhe i kapi policia. Ndoshta mund ta modifikojë këtë qëndrim, por policia është e pazëvendësueshme”, tha ai.

“Shoqëria shqiptare është bërë trepolare”, Minxhozi: SPAK duhet të vijojë të ofrojë forcën goditëse, por edhe standard!

15 December 2025 at 20:24

TIRANË– Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” duke folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, u shpreh se ka ardhur koha që të kemi një standard tjetër, më të konsoliduar dhe më profesionale nga të gjitha institucionet e drejtësisë.

“Të gjithë kandidatët për SPAK thanë se nuk do të fusim njerëz në burg pa provë. Unë mendoj se ka ardhur koha, që SPAK dhe GJKKO dhe të gjithë hallakat e drejtësisë së re pas kolaudimit 6-vjecar do vijojnë të ofrojnë forcë goditëse, por edhe standard. Duhet të jemi një shtet që të respektojmë standardet.  Gabimet që SPAK ka bërë t’i nxjerrë mësim”, tha ai.

Ai theksoi se sot shoqëria shqiptare është e ndarë në tre pole, ku dy janë prej tyre janë politike dhe e treta është institucionale.

“SPAK sot u pa dhe duket që forcën që s’ka opozita, zmaltin dhe shkëlqimin që nuk e ka më mazhoranca dhe nuk po e prodhon dot më, sepse është në mandat të katërt, kam përshtypjen se e ka marrë në fokus ku komponent i tretë. Kam përshtypjen se sot sërish shoqëria shqiptare, të paktën në elitën e saj është trepolare, por një nga komponentët nuk është më politik, por është institucional”, tha ai./abcnews.al

 

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Gjergji Tako

15 December 2025 at 18:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 15 dhjetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Prokurori Kodian Braho deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit për profesionalizimin dhe etikën dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Tako për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. […]

The post KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Gjergji Tako appeared first on Reporter.al.

Berisha mbështet kreun e ri të SPAK-ut

By: Ela
15 December 2025 at 10:59

Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në mbështetje të kreut të ri të SPAK, Klodian Brahos. Berisha deklaron se kreu i ri i SPAK-ut u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, ndryshe nga Altin Dumani. Kujtojmë se prej vitesh, Berisha artikulonte politikisht kundër SPAK dhe e cilësonte një “organizatë kriminale”-njëjtë si edhe mazhorancën e Edi Ramës. Shpeshherë […]

The post Berisha mbështet kreun e ri të SPAK-ut appeared first on BoldNews.al.

“Shpërdorimi i detyrës nuk është korrupsion”, Kryeministri Rama i jep direktiva kreut të ri të SPAK

By: armand
14 December 2025 at 10:21

Kryeministri Edi Rama, në daljen e tij publike për zgjedhjen e Klodian Brahos si kryeprokuror i ri i SPAK, nuk u mjaftua me një urim institucional, por e shndërroi fjalën në një platformë direktivash ndaj drejtësisë. Duke folur në Podcast-in e tij, Rama nënkuptoi se “shpërdorimi i detyrës nuk është korrupsion”, duke kritikuar përdorimin e […]

The post “Shpërdorimi i detyrës nuk është korrupsion”, Kryeministri Rama i jep direktiva kreut të ri të SPAK appeared first on BoldNews.al.

Klodian Braho kreu i ri i SPAK/ Rama: Uroj ta cojë SPAK në një nivel tjetër. I shpreh Dumanit respektin tim!

By: Rovena
14 December 2025 at 09:58

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, komentoi emërimin e kryeprokurorit të ri të SPAK-ut, Klodian Braho, duke i uruar atij suksese në drejtimin e institucionit. Rama përkujtoi gjithashtu kontributin e ish-kryeprokurorit Altin Duman, duke theksuar se ai ngriti SPAK-un në një nivel të ri dhe e bëri institucionin një shembull historik të drejtësisë që vepron pa dallim politik. Kryeministri nënvizoi nevojën për profesionalizëm të lartë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të kornizave ligjore dhe standardeve të Bashkimit Europian në hetimet e institucionit.

“Këtë javë SPAK-u zgjodhi drejtuesin e ri, i cili do të pasojë Altin Dumanin, kryeprokurorin që e ngriti institucionin në një nivel tjeter, duke e kthyer, falë forcës së shembullit të tij në radhe të parë, në një fakt konkret, historik, do të thoja pa ekzagjerim, atë që dukej një parrullë e parealizueshme, kur unë e përsërisja gjatë kohës së betejës për të kaluar reformën në drejtësi dhe më pas në rrugën e implementimit të saj, një drejtësi që nuk sheh majtas e djathtas, po vetëm drejt.

Për këtë i përcjell edhe njëherë Altin Dumanit shprehjen e respektit tim, si edhe i uroj çdo të mirë në vijim. 

Ndërkohë që, kryeprokurorit të ri Klodian Braho, i uroj ta çojë SPAK-un në këtë trevjeçar të fundit të ciklit nëntëvjeçar, në një nivel tjetër për sa i takon profesionalizmit në luftën kundër krimit të organizuar, e sidomos në luftën kundër korrupsionit, e cila nuk mund të konsiderohet e përmbushur plotësisht me sukses, nga ana e atij institucioni, nëse maskohet me statistika të nxjerra nga “thesi i madh” siç quhet neni i mjegullt i shpërdorimit të detyrës – për të cilin sapo ka dalë edhe një direktive e re e BE-se – pikërisht për të reflektuar mbi shqetësime që nuk janë vetëm tonat  apo me lojra mediatike te llojit Big Brother, me transkripte telefonash te nxjerra në shkelje të ligjit nga dosjet hetimore, për të cilat po ashtu BE-ja ka korniza shumë strikte ligjore.  

Kam shumë besim se eksperienca e gjashtë viteve, arritjet e padiskutueshme, si edhe mundësisht modestia e domosdoshme për të parë me sy vetëkritik punën e deritanishme, mund ta çojnë SPAK-un në nivelin ku duhet të jetë tre vjet nga sot”, tha Rama./abcnews.al

❌
❌