Arrestohet pronari i resortit të skive në Zvicër, ku 40 persona humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshiu resortin natën e ndërrimit të viteve.
Krahas 40 viktimave zjarri në barin Le Constellation në resortin e skive në Crans-Montana la të plagosur 116 persona. Shumica e të vdekurve ishin adoleshentë.
Prokurorët kanë thënë se besojnë se zjarri nisi kur njerëzit po festonin Vitin e Ri dhe kishte shampanja me fishekzjarrë, duke ndezur shkumën izoluese në tavanin e podrumit të barit.
Që nga viti 2019 nuk ishin kryer inspektime sigurie në barin zvicerin ku një zjarr vrau të paktën 40 persona dhe plagosi qindra të tjerë natën e ndërrimit të viteve.
Kryebashkiaku i Crans Montana tha se inspektimet e zjarrit duhet të kryhen çdo vit në baret e qytetit dhe se i fundit në vitin 2019 në barin luksoz të resortit të skive, kishte qenë pozitiv.
Shkuma e izolimit akustik në tavan konsiderohej e pranueshme në atë kohë dhe një alarm zjarri nuk ishte i nevojshëm për shkak të madhësisë së barit, shtoi kryebashkiaku.
Prokurorët kanë thënë se zjarri që u përhap me shpejtësi në orët e para të 1 janarit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët në shishet e shampanjës, që i vunë zjarrin tavanit, i cili ishte i mbuluar me një material shkumë të përdorur për izolim akustik./abcnews.al
Kur Irlanda rizhvilloi qendrën e Dublinit në vitet 1990, Temple Bar u konceptua si një qendër kulturore, një version i Bregut të Majtë të Parisit. Zona e transformuar pranë lumit Liffey fillimisht tërhoqi vizitorë dhe fitoi çmime. Megjithatë, tre dekada më vonë, reputacioni i saj është dëmtuar rëndë. Një gjyqtar e përshkroi Temple Bar si një “vend të dhunshëm post-apokaliptik” pas një incidenti…
Kjo është rruga që duhet të përshkojnë çdo ditë banorë të fshatrave Tojgan dhe Hambar në Bashkinë e Fierit. Gropa dhe baltë në rrugën prej 2,5 kilometrash që vështirësojnë jetën e përditshme si të banorëve, ashtu edhe të nxënësve të shkollave. Banorët thonë se për të mbërritur në lagjen e fundit të fshatit, detyrohen të […]
Qeveria e Serbisë ka rënë dakord të formojë një sipërmarrje të përbashkët me një firmë në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për të zhvilluar një kompleks banimi dhe një hotel në vendin e ish-ministrisë jugosllave të mbrojtjes në Beograd, raportoi e përjavshmja serbe Radar. Në maj 2024, qeveria në […]
Në një kohë kur teknologjia po transformon çdo aspekt të jetës sonë, edhe mënyra e duhanpirjes po përjeton revolucionin e vet.
Me dizajn elegant, performancë të avancuar dhe një gamë shijesh që e bëjnë çdo frymëmarrje të kënaqshme, Elf Bar sjell në treg alternativën moderne, të pastër dhe të vetëdijshme ndaj cigareve tradicionale.
Më shumë puffs, më shumë kënaqësi – FS18000 dhe BC10000
Modeli FS18000 është krijuar për ata që kërkojnë eksperiencë të gjatë dhe të qëndrueshme, me deri në 18,000 puffs për pajisje. Me kombinime shijesh si Pomegranate Coconut, Watermelon Bubblegum dhe Blueberry Razz Lemon.
Në anën tjetër, BC10000 me deri në 10,000 puffs dhe me aroma klasike kanë fituar popullaritet në tregun evropian – Watermelon, Blueberry dhe Peach.
Elfa Pro përfaqëson një kombinim të teknologjisë moderne me thjeshtësinë që kërkon çdo përdorues – pa rrëmujë, pa mbushje, vetëm shije e pastër në çdo moment.
Krahasuar me cigaret tradicionale, përdorimi i vape-ve të Elf Bar ofron një alternativë më të pastër dhe më të kontrolluar.
Nuk ka djegie, nuk ka tym apo erë të rëndë – vetëm avull aromatik që zvogëlon ndjeshëm ekspozimin ndaj substancave të dëmshme.
Për më tepër, Elf Bar ofron versione me ose pa nikotinë, duke i dhënë secilit lirinë për ta përshtatur përvojën e vet.
Sot do të bëhet hapja e ekspozitës “RADICAL TOGETHERNESS”, ekspozitë që do të prezantohet nga Qendra Barabar.
“RADICAL TOGETHERNESS” është një ekspozitë kolektive e lomografisë nga kolektivi i Lomosapiens.
Ceremonia e hapjes së kësaj ekspozite do të bëhet në ora 18:00, dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesë e kësaj ceremonie mund ta përcjellin në Qendrën Barabar, kati i katërt në Hotelin Grand./ KultPlus.com
Dy adoleshente shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi pasditen e 21 gushtit në fshatin Kolibar të Kërçovës, në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportimeve të mediave, një vajzë 15-vjeçare po drejtonte një motorr me targa të Kërçovës kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pasagjerja, gjithashtu e mitur dhe nga fshati Greshnicë, ndërroi […]
Projekti për rindërtimin e Portit të Durrësit ka një sërë dritëhijesh dhe qytetarët shqiptarë mund të jenë ata që do të paguajnë çmimin. Një nga propozimet më kontroverse është financimi i një pjese të projektit duke shitur apartamente para se ndërtimi të nisë.
Më 9 janar të 2021, një video e publikuar në Instagram, nga faqja zyrtare e restoranteve luksoze “Nusret” në Dubai, ndezi reagime të forta në Shqipëri. Kjo për shkak se nga pamjet dalloheshin ish – zëvendës kryeministri (por edhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin i asaj kohe) Arben Ahmetaj, Belinda Balluku Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, këshilltari i kryeministri Endri Fuga, si edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, biznemeni Samir Mane, nën shoqërinë e një prej emrave me më ndikim në Lindjen e Mesme Mohamed Alabbar. Ai është themeluesi dhe ish-kryetari i kompanisë Emaar Properties, një nga zhvilluesit më të mëdhenj dhe prestigjiozë të pasurive të patundshme në botë, e cila njihet për projekte ikonike si Burj Khalifa në Dubai, ndërtesa më e lartë në botë, dhe kompleksi Downtown Dubai.
Nën furtunën e komenteve se qeveritarët shpërdorojnë taksat e qytetarëve, Mazniku replikoi se “as menunë nuk e pamë, darka ishte e porositur dhe e paguar nga kompania” dhe ishte pjesë e një misioni zyrtar për të prezantuar investorin Emirat në projektet e portit, përfshirë “revitalizimin e portit të Durrësit”.
Kjo mendohet se është hera e parë që audienca shqiptare u njoh me faktin se një plan gjigand po luhej për fatin e një nga porteve më të rëndësishme dhe më antik të rajonit.
Më 30 janar 2023, qeveria shqiptare dhe kompania “Eagle Hills Real Estate Development” nënshkruan një marrëveshje për një investim prej 2 miliardë eurosh, që synon të shndërrojë Durrësin në një qytet me dy porte, një për pasagjerë dhe një tjetër turistik e për jahtet. Porti aktual do të spostohet në zonën e Porto Romanos, ndërsa në hapësirën e portit ekzistues do të zhvillohet projekti “Durrës Yachts & Marina”.
“Projekti gjigand, i cili do të shtrihet në 450 hektarë dhe do të çelë përgjatë gjithë zhvillimit të tij 12 mijë vende të reja pune”- citohet ndër të tjera në postimin publik në faqen zyrtare të kryeministrisë referuar projektit “Durrës Yachts & Marina”.
Në projektin “Durrës Yachts & Marina” parashikohet të ndërtohen në total rreth 13 mijë apartamente, 850 dhoma hoteliere dhe 280 vende për jahte. Projekti do të zhvillohet në dy faza kryesore: Faza e parë përfshin ndërtimin e 4,000 apartamenteve, hoteleve dhe zonave tregtare, me një afat realizimi prej 5–7 vitesh dhe një investim prej 595 milionë eurosh. Faza e dytë zgjeron më tej projektin me marina për jahte, më shumë apartamente dhe hotele, duke shtrirë kohëzgjatjen totale të investimit deri në 20 vjet.
Për shkak të statusit si projekt strategjik, kompania zbatuese përfiton lehtësira të mëdha fiskale, si përjashtim nga tatimi mbi fitimin, TVSH-ja dhe taksat doganore, si dhe procedura të përshpejtuara për marrjen e lejeve brenda 150 ditëve. Marrëveshja garanton gjithashtu që kushtet fiskale dhe marrëveshja nuk do të ndryshohen për 99 vjet, duke mbrojtur interesat e investitorit.
Eduard Halimi, i cili shërbeu si Ministër i Drejtësisë nga viti 2011 deri në vitin 2013, në një analizë për median ngriti shqetësimin se 60% e kompanisë Eagle Hills ishte në pronësi të një rrjeti prej pesë kompanish, të cilat, sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), janë të regjistruara në Ishujt Kajman.
Por kjo nuk ka qenë ndër kritikat e vetme që kanë marrë financuesit e këtij projekti nga zërat opozitarë.
Më 27 korrik 2022, Autoriteti Portual i Durrësit themeloi shoqërinë aksionare publike “Albanian Seaports Development Company” (ASDC) për të menaxhuar dhe koordinuar investimin strategjik të projektit “Durrës Yachts & Marina”. Kapitali fillestar i ASDC-së në momentin e themelimit ishte dhjetë milionë lekë (rreth 103,000 euro), ndërsa në qershor 2024 u rrit në 21,9 milionë lekë (rreth 225,000 euro) për të mbështetur punën dhe për të zgjeruar rolin e kompanisë si një aktor publik i përfshirë në projekt.
Në janar 2023, ASDC themeloi një filial të quajtur “Durrës Marina”, në të cilin zotëron 100% të kapitalit. Filiali është përgjegjës për menaxhimin e zbatimit të projektit dhe bashkëpunimin me partnerët strategjikë.
Shteti shqiptar, përmes ASDC, zotëron 33% të aksioneve në projektin “Durrës Yachts & Marina”, i cili ka një vlerë totale investimi prej rreth 2 miliardë eurosh dhe parashikohet të gjenerojë të ardhura prej 3.2 miliardë eurosh. Në përputhje me këtë pjesë, shteti pritet të përfitojë rreth 281 milionë euro nga fitimet neto të projektit.
“Pasi tha 3 vjet se do të vijë Emaar, Emaar, do të bëjmë Dubain në Evropë, bëhet marrëveshja midis shteteve dhe tani na del që Emaar nuk është asgjëkund. Pra ka tre vjet që thotë do të vijë kompani e madhe, prandaj nuk po e japim, prandaj po bëjmë një ligj special, dhe zbulojmë tani që marrëveshja nuk po bëhet me Emaar, por me një individ, i cili, para një viti krijoi disa kompani të ndryshme, që janë praktikisht bosh, pa kapital, pa të punësuar, pa historik”- është shprehur kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
Punë në zhvillim në portin e Durrësit
Projekt pa garë dhe jo transparent
Në nëntor të 2022, 37 deputetë të opozitës çuan në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit, duke e cilësuar atë një mega aferë korruptive. Pretendimet e opozitës u hodhën dy herë poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e cila ndër të tjera u shpreh se menaxhimi i hapësirave publike nga investitori strategjik në nenin 10.6 të “Marrëveshjes Kuadër” duhet kuptuar se është vetëm një mundësi, zbatimi i së cilës mbetet në diskrecionin e pushtetit vendor.
Sipas Pano Soko, ekonomist dhe ish-bashkëkryetar i partisë “Nisma Thurrje”, pavarësisht vendimit të gjykatës, ky lloj investimi nxit pabarazinë.
Soko identifikon tre çështje kritike kryesore të lidhura me projektin: mungesa e mundësive të barabarta, kushtet dhe termat nën të cilat është negociuar dhe skema e rrezikshme e shitjes së apartamenteve para se të fillojë ndërtimi.
“Jo më kot marrëveshja e stabilizim – asocimit e përcakton qartë këtë dhe jo më kot dhe Bashkimi Evropian u shpreh i shqetësuar, në mos hapjen e një gare publike, ndërkombëtare për zhvillimin e këtij projekti, sepse në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, shtetasit janë të barabartë para ligjit, është aksiomë absolute që duhet respektuar me rigorozitet, e cila u shkel në rastin e Durrës Marinës”- tha Soko.
Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i është përgjigjur letrës së kreut të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, ku pranoi shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me këtë projekt.
“Të gjitha prokurimet dhe koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta, duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit” – ishin fjalët e Oliver në letër.
Problemi i dytë sipas Sokos, është se shteti shqiptarë rrezikon të dal me humbje. Sipas tij vetëm zhvendosja e Portit të Durrësit mund të kushtoj diku te 2 miliardë dollarë, taksat e falura të projektit, por edhe toka që është diku te gati një milionë metër katrorë, me një çmim 100 euro m2, që mund të jetë më shumë shkon 150 milionë euro.
“Pra ne po dalim me këpucë të kuqe nga ky projekt!”- nënvizon ai.
Së fundmi ai ngre dhe shqetësimin për shitjen në gropë të apartamenteve, proces i cili sipas ekspertit ndodh vetëm në vende të botës së tretë.
“Kjo ishte dhe kuota bazë e financimit, përveç shifrës që u parashikua të financoheshin nga Albbari dhe nga kredia që do të merrej, pjesa e investimit do të mbulohej nga paratë që do të vinin nga shitja në gropë e apartamenteve. Pra do të shitej ajri dhe me këto do të mbusheshin 2 miliardë dollarë të investimeve” – vijon Soko.
Ai nënvizon se Alabbar ka pasur projekte të ngjashme dhe në Beograd dhe në Bjellorusi, që nuk kanë pasur një fund të mirë, e për këtë arsye Shqipëria në vend të tregohej e kujdesshme, u tregua shumë e hapur.
“Pse u tregua shumë e hapur Shqipëria? Pikërisht se u mendua që financuesit kryesorë, apo paratë që do të financonin këto projekte, apo blerjen e këtyre apartamenteve, do të vinin nga paratë e pista!”- përmbyll eksperti i ekonomisë.
399 milionë euro nga buxheti shtetit për Portin në Porto Romanos
Ndryshe nga projekti “Durrës Yachts Marina” për të cilin nuk u hap asnjë garë, për ndërtimin e portit të ri në Porto – Romano u zhvilluan dy procedura tenderimi. Osservatorio Balcani ju drejtua Autoriteti Portual Durres (APD), i cili i konfirmoi se investimi për Portin e ri në Porto – Romano do të jetë rreth 399 milionë euro dhe do të mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit.
“Gjatë periudhës së spostimit të operacioneve portuale nga Terminali aktual i kontejnerëve drejt Terminalit të ri, bizneset që varen nga trafiku i mallrave nëpërmjet portit të Durrësit mund të përballen me nevojën e riorganizimit të operacioneve”- konfirmon APD, në lidhje me ndikimet që do të sjell ky transferim.
APD gjithashtu pretendon se do të gjenerohen të ardhura shtesë, pasi APD do të funksionoj si një autoritet me dy porte, ku porti ekzistues do të vazhdoj funksionimin i transformuar si një Marinë Turistike.
Procedura e tenderimit për ndërtimin e Portit të ri tregtar në Porto Romano ka kaluar një proces të gjatë dhe të ndërlikuar. Fillimisht e shpallur në korrik 2024 me një fond limit rreth 390 milionë euro, ajo u anulua disa muaj më vonë për shkak të mungesës së ofertave të përshtatshme. Në dhjetor të po atij viti, tenderi u rihap me dokumentacion të përmirësuar dhe pa ndarje në lote, duke tërhequr sërish interesin e kompanive ndërkombëtare. Pas dy raundeve të parakualifikimit dhe shqyrtimit të ankesave, aktualisht procedura ndodhet në fazën përfundimtare të vlerësimit të ofertave financiare, ku dy konsorciume janë në garë për fitimin e kontratës.
I pari është bashkimi midis kompanisë holandeze Van Oord dhe gjigandit belg Besix, ndërsa konsorciumi i dytë përfshin kompaninë greke Archirodon, në partneritet me Deme Dredging NV dhe Societa Italiana Dragaggi S.p.A. Të dyja konsorciumet kanë kaluar fazat teknike të kualifikimit dhe aktualisht janë në pritje të vlerësimit të ofertave financiare, që do të përcaktojë fituesin e kontratës për projektin strategjik.
Aranita Brahaj, drejtuese e platformës e të dhënave Open Data (organizatë që synon transparencën e të dhënave), në lidhje me parregullsi për tenderin e hapur për këtë projekt, tha për Osservatorio Balcani se ekziston një problematikë që lidhet me përgatitjen e dokumentacionit dhe projektit të tenderit.
“Ka pasur një mungesë të dukshme transparence në përzgjedhjen e biznesit të huaj që ka kryer përgatitjet”-shprehet Aranita.
Ajo vijon se fillimisht u parashikua që kjo vepër të realizohej me financim të huaj, por më pas, për shkak të mungesës së garancive për fonde të jashtme, mbeti që Porti të ndërtohej me investime të brendshme.
“Kjo tregon një mungesë besimi nga partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur projektin”- përmbyll Brahaj.
Rezistencë e vakët lokale
Ndryshe nga Mali i Zi, ku vendasit dhe aktivistët kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre ndaj projekteve të Alabbar në Ulqin duke organizuar protesta, në Shqipëri rezistenca ka qenë shumë e dobët, pothuajse inekzistente. Propaganda e përhapur gjerësisht në Shqipëri, që e paraqet Durrësin si ‘Dubain e Mesdheut’, ku vlerat e pronave dhe punësimi do të rriteshin në mënyrë eksponenciale, duket se ka funksionuar në mënyrë efektive.
Zërat e ekspertëve dhe aktivistëve lokalë pothuajse janë inekzistente, ndryshe nga raste të tjera në Durrës, përmendim kundërshtitë të veprave infrastrukturore, për shembull objekti i Velierës.
Urbanisti nga Durrësi, Artan Kacani, shpjegon për Osservatorio Balcani se Porti i Durrësit është një vepër inxhinierike unike dhe se është bërë me kolona lundruese, pluskuese në ujë, pra gjithë dyshemeja e kontejnerëve kur vinë dallgët lundron mbi ujë.
Kacani thekson se relievi i Durrësit është argjiloz dhe shumë i vështirë për të pasur një stabilitet. Dhe sipas tij, ky ka qenë problemi gjithmonë në antikitet i Portit të Durrësit, pra gjithmonë ka qenë territore jo të qëndrueshme për të zhvilluar një port infrastrukture të madhe.
“Të marrësh këtë port, këtë zgjidhje gjeniale inxhinierike dhe ta konvertosh duke hedhur materiale të ndryshme, jo vetëm ke ndryshuar sizmologjinë e tokës, por mbi të gjitha ke krijuar një budallallëk në ujë, sepse është territor sizmologjik shumë i fortë dhe këtë e vërteton historia e Durrësit” – thotë ai.
Kacani shprehet se e njëjta vështirësi haset edhe në Porto – Romano, ku do të zhvendoset Porti i ri, pasi Porto – Romano shtrihet në buzët e pllakave tektonike.
“Është e njëjta sfidë si dhe ura nëpërmjet Italisë dhe Sicilisë që shumë politikanë thonë do ta bëjmë por asnjë inxhinierë nuk e hedh firmën sepse janë bashkimet e pllakave tektonike dhe në të ardhmen ato mund të krisen dhe të lëvizin. Nuk ka asnjë lloj garancie” – thekson Kacani.
Një tjetër arkitekt nga Durrësi, Enea Papa thotë se nuk është ndarë akoma, nëse duam qytet historik, turistik, apo çfarë të dalë. Ai tregon për Osservatorio Balcani se Durrësi nuk ka as infrastrukturën e duhur për të gjithë këtë ngarkesë urbane që pritet të mikpresë.
“Durrësi ka dy orë ujë në ditë, si pretendon që do sjellësh gjithë ato rezidentë e turistë, do të thotë të sjellësh një qytet të dytë. Nuk jemi gati! Është sikur të bësh dasmë në një shtëpi dy plus një, nuk e bën dot, se s’ke ku ul njerëzit! Do kurajo të madhe të bësh diçka të tillë!”- analizon Papa.
Rasti i Portit të Durrësit përfaqëson shumë më tepër se një projekt ndërtimi; ai është një pasqyrë e mënyrës se si konceptohet zhvillimi urban, qeverisja ekonomike dhe raporti i qeverisë me publikun në Shqipëri. Mungesa e transparencës, shmangia sistematike e garës, përjashtimi i qytetarëve dhe specialistëve nga vendimmarrja, dhe dyshimet mbi interesat e përfshirë pas një projekti kaq të madh, e kthejnë këtë histori në një studim rasti për keqmenaxhimin e hapësirës publike dhe sfidat e demokracisë funksionale.
Përtej retorikës politike dhe premtimeve për investime miliarda-euroshe, mbetet pyetja themelore: Kujt i shërben ky projekt? Dhe çfarë humbasim si qytet dhe si shoqëri kur vendimmarrja për të ardhmen urbane e vendit kalon pa konsultim, pa analizë reale dhe pa llogaridhënie?
Nëse kjo histori do të vazhdojë të përsëritet edhe me projekte të tjera strategjike apo aeroportet, rrezikojmë të ndërtojmë një Shqipëri që nuk është për qytetarët e saj, por për interesa të ngushta, të padukshme dhe afatshkurtra.
*Ky botim është prodhuar në kuadër të Nismës për Gazetari Investigative dhe Bashkëpunuese (CIJI), një projekt i bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e Osservatorio Balcani Caucaso Transeuropa dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Prej më shumë se 50 vitesh, Ali Akbar ecën në rrugët e Bregut të Majtë në Paris, me gazetat nën krah dhe titujt më të fundit në buzë. Ai konsiderohet sot shitësi i fundit i gazetave në Francëndoshta edhe në gjithë Evropën dhe së shpejti do të nderohet për kontributin e tij në kulturën franceze.
Presidenti Emmanuel Macron, i cili si student ka blerë gazeta nga Akbar, do t’i dorëzojë muajin e ardhshëm Urdhrin e Meritës, një nga dekoratat më të larta në Francë.
“Kur fillova këtu në vitin 1973, ishim 35 ose 40 shitës gazetash në Paris,” tregon ai. “Tani jam i vetëm. Gjithçka është dixhitale. Njerëzit mjaftohen të shikojnë telefonin.”
Sot, gjatë xhiros së tij nëpër kafenetë e lagjes Saint-Germain, Akbar shpreson të shesë rreth 30 kopje të Le Monde. Fiton gjysmën e çmimit të shitjes, por nuk merr rimbursim për gazetat e papaguara. Dikur, para internetit, shiste mbi 80 kopje brenda orës së parë pas botimit të pasdites.
“Dikur njerëzit mblidheshin rreth meje për të marrë gazetën. Tani duhet t’i ndjek klientët që t’ua shes,” thotë ai, pa e humbur optimizmin.
Në moshën 72-vjeçare, Ali Akbar është një figurë e dashur e lagjes. “Kam ardhur këtu në vitet ’60 dhe jam rritur me Aliun. Është si vëlla për mua,” thotë një banore. “E njeh të gjithë dhe është shumë gazmor,” shton një tjetër.
I lindur në Rawalpindi, Pakistan, Akbar mbërriti në Evropë në fund të viteve ’60, fillimisht në Amsterdam, ku punoi në një anije turistike. Në vitin 1972, anija u ankorua në Rouen të Francës, dhe një vit më vonë ai u vendos në Paris. Dokumentet e qëndrimit i siguroi në vitet ’80.
Në Saint-Germain, dikur qendër intelektuale e Parisit, ai u njoh me artistë dhe personalitete të shumta. Elton John dikur e ftoi për një çaj me qumësht në Brasserie Lipp, ndërsa para universitetit prestigjioz Sciences Po u miqësua me breza të tërë studentësh që më vonë u bënë politikanë përfshirë vetë Macronin.
Megjithatë, sipas tij, lagjja ka humbur atmosferën e dikurshme. “Dikur kishte botues, shkrimtarë, aktorë e muzikantë. Vendi kishte shpirt. Tani është vetëm një destinacion turistik,” thotë ai me një buzëqeshje të lehtë./abcnews.al
Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi ndërtuesit për t’iu prezantuar vizionin e tij dhe reformat që do të ndërmerren për këtë sektor. Një nga shqetësimet e ngritura nga shefi i qeverisë ishte metoda e financimit të sektorit përmes shitjes së apartamenteve në ajër. “Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja […]
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e vogël të Anacondës në Montana, SHBA, ku të paktën katër persona humbën jetën pas një sulmi me armë në një bar lokal. Autoritetet konfirmuan se i dyshuari për këtë masakër është Michael Paul Brown, 45 vjeç, një ish-ushtar që jetonte afër vendngjarjes. Ai është shpallur në kërkim dhe besohet të jetë i armatosur, duke paraqitur ende një rrezik për publikun.
Pas sulmit, një ekip i specializuar SWAT kontrolloi shtëpinë e tij, por pa rezultat. Brown është parë për herë të fundit në një zonë malore pranë qytetit, ku besohet të fshihet. Anaconda, një qytet me rreth 9,000 banorë, ka pasur një histori pa ngjarje të tilla dhe kjo tragjedi ka lënë banorët të shokuar.
Policia dhe agjencitë federale janë angazhuar për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për çdo informacion të mundshëm.
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka përmbyllur me sukses edicionin e tij të 16-të në qytetin e Pejës, duke sjellë një javë plot filma, diskutime, punëtori dhe një frymë kolektive që tejkalon thjesht artin e animacionit.
Tema e sivjetme – “WTF (What’s The Future?)” – nuk ishte thjesht një lojë fjalësh provokative, por një reflektim i thellë mbi pasigurinë globale, realitetin social dhe sfidat që po e formësojnë të ardhmen.
“WTF” – Pyetje, jo përgjigje
Anibar 2025 (Foto: Anibar)
“Këtë vit kemi vendosur që në vend të një teme të zakonshme, ta formulojmë një pyetje,” tha Arba Hatashi, drejtoresha e festivalit.
“Pyetja ‘What’s The Future?’ na shtyn të reflektojmë, por njëkohësisht akronimi ‘WTF’ shpreh edhe një reagim emocional shumë të sinqertë që e ndjejmë çdo ditë përballë krizave globale – klimaterike, ekonomike apo politike”.
Arba Hatashi, drejtoreshë e festivalit “Anibar 2025” (Foto: Telegrafi)
Sipas saj, ideja nuk ishte të jepeshin përgjigje, por të krijoheshin hapësira ku njerëzit mund të diskutonin dhe bashkoheshin rreth kësaj dileme.
Për Arbën, pavarësisht motit të paparashikueshëm dhe surprizave të shumta që sjell çdo edicion, “jemi shumë të lumtur që kemi arritur të realizojmë të gjitha aktivitetet që kishim paraparë përgjatë javës. Ka pasë shumë filma, shumë mysafirë, dhe një audiencë të mrekullueshme”.
Një program i pasur dhe i guximshëm
Anibar 2025 (Foto: Anibar)
Sipas Vullnet Sanajës, drejtor ekzekutiv i Anibar, ky edicion ka qenë “jashtëzakonisht i suksesshëm”.
Ai theksoi se përveç projeksioneve në kinematë e hapura dhe të mbyllura, ka pasur edhe “rritje të interesimit për aktivitetet tjera si Anibar Pro, ku këtë vit për herë të parë kemi sjellë bashkë profesionistë të industrisë, producentë dhe animatorë nga rajoni dhe më gjerë”.
Vullnet Sanaja, drejtor ekzekutiv i “Anibar” (Foto: Telegrafi)
Në kuadër të Anibar Pro, është lansuar edhe projekti “GjeneSys”, një nismë e mbështetur nga Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Kosovë, që ka për qëllim të mbështesë gjeneratën e re të animatorëve për të zhvilluar idetë e tyre dhe për të krijuar studiot e para të pavarura të animacionit në vend.
“Kemi sjellë ekspertë nga Franca, kemi mbajtur masterklasa dhe i kemi ndihmuar animatorët të prezantojnë idetë e tyre para publikut – me synimin që këto ide të kthehen në filma konkretë”, tha Sanaja.
Edukimi si bosht i zhvillimit
Një shtyllë kyçe e Anibarit është gjithmonë edukimi – dhe këtë vit Fllanza Taraku, koordinatore e programit edukativ, solli një gamë të gjerë të punëtorive, për të gjitha moshat.
“Kemi organizuar shtatë punëtori, prej të cilave njëra ka qenë e dedikuar për fëmijët – ku kanë mësuar bazat e animacionit me teknikën stop-motion”, tha ajo.
Fllanza Taraku, koordinatore e programit të edukimit (Foto: Anibar)
Në Qendrën Kreative Dukagjini u mbajt punëtoria “K-Theater”, ku pjesëmarrësit krijuan një përrallë, e ilustruan dhe e performuan me muzikë live.
Në Shkollën e Artit, një tjetër punëtori u ndau në dy pjesë: njëra për shkrimin e një zinë dhe tjetra për ilustrimin e saj. “Gjithçka që ka dalë nga kjo punëtori mund të gjendet në ceremoninë e mbylljes – është një punë shumë e veçantë që përfaqëson kreativitetin dhe zërin e të rinjve pjesëmarrës,” shtoi Taraku.
Fryma e Anibarit
Përtej aktiviteteve zyrtare, ajo që e bën Anibarin të veçantë është fryma kolektive që gjenerohet gjatë asaj jave në Pejë. “Unë e kam ndier këtë frymë më shumë se kurrë këtë vit”, tha Fllanza. “Jam shumë krenare për punën që e kemi bërë si ekip, dhe për gjithë vullnetarët që e bëjnë këtë festival të ndodhë. Më vjen keq që përfundon sonte, por jemi gati për vitin tjetër.”
Një ftesë për të ardhmen
Anibar 2025 (Foto: Anibar)
Anibar nuk është vetëm një festival filmash. Është një platformë e angazhimit qytetar, një terren për edukim alternativ, dhe një pasqyrë e shoqërisë në lëvizje. Nëse nuk ishit pjesë këtë vit, mesazhi nga organizatorët është i qartë: “Ju presim patjetër vitin tjetër – bashkë ta pyesim përsëri: What’s The Future?”. /Telegrafi/
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka shpallur fituesit e edicionit të 16-të në ditën përmbyllëse më 20 korrik, duke finalizuar kështu plot një jave të suksesshme me animacion, diskutime dhe energji krijuese në Pejë.
Në ngjarjen përmbyllëse të festivalit ishte i pranishëm edhe Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Krijimet më të spikatura të këtij viti të cilat u përzgjodhen në disa kategori garuese, sollën rrëfime që prekin, sfidojnë dhe shtrojnë pyetje thelbësore për kohën në të cilën jetojmë, në përputhje me temën e këtij edicioni të festivalit: “WTF – What’s the Future?”.
Mes kategorive garuese të këtij edicioni ishin:
Garat ndërkombëtare dhe ballkanike me juri: Helga Fodorean, menaxhere kulturore dhe producente filmash, Laura Almantaitė, drejtoreshë festivalesh dhe producente filmash, Marko Tadić, artist me përvojë në vizatim, instalacion dhe animacion, Tal Kantor, regjisore dhe fituese çmimesh ndërkombëtare, dhe Tomek Popakul, drejtor i animacionit i njohur për filmat Ziegenort, Acid Rain dhe Zima.
Garat studentore dhe programi “Pitch It!” me juri: Bastien Dubois, regjisor francez, Rianne Stremmelaar, regjisore dhe ilustratore, dhe Vasco Sá, bashkëthemelues i BAP-Animation Studios.
Garat për filmat për të Drejtat e Njeriut dhe video animacioneve muzikore, për të cilat gjykuan: Anna Vasova, skenariste dhe producente, Draško Ivezić, regjisor filmash të animuar, skenarist, producent, aktor zëri, dhe bashkëthemelues i Adriatic Animation në Kroaci, dhe Yves Nougarede, programues filmi në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Annecy.
Garat për audiencën e të rinjve me juri pesë të rinj nga Kosova: Leka Gjonbalaj, artist autodidakt i specializuar në pikturë me vaj, art mural dhe dizajn karakteresh, Rina Lasku, artiste vizuale dhe animatore nga Gjakova, Rrezarta Sadriu, animatore 2D dhe tregimtare vizuale, Gent Ademaj, animator dhe dizajner grafik, dhe Alisa Fejza, animatore dhe artiste multimediale, përcjellë KultPlus.
Në kategorinë garuese ndërkombëtare, çmimin kryesor e fitoi filmi “Dog Alone”, me regji të Marta Reis Andrade, një rrëfim emocional që flet për vetminë, braktisjen dhe lidhjet njerëzor përmes një paralelizmi të ndjerë midis një qeni të harruar dhe përvojave personale të regjisores.
Për këtë kategori, juria ndau gjithashtu çmimin “Përmendje e Veçantë” (Special Mention) për filmin “Dollhouse Elephant”, me regji të Jenny Jokela, duke vlerësuar se filmi i prek të gjitha shqisat e njeriut.
Në kategorinë garuese të filmave nga Ballkani, çmimin e parë e mori filmi “How”, me regji dhe skenar te Marko Meštrović, i cili flet për qenien dhe kalimin përmes fazave të pafundme të ekzistencës.
Në garën studentore, triumfues ishte filmi “Children of the Bird,” i Julia Tudisco, një film mitologjik fiktiv rreth lindjes dhe vdekjes së planetit tonë. Juria vlerësoi se filmi lidhet thellësisht me temën e sivjetshme të festivalit “Çfarë është e ardhmja?” e cila është më urgjente se kurrë.
Ndërkaq, dy përmendje të veçanta shkuan për “The Eating of an Orange” nga May Kindred-Boothby dhe “Poppy Flowers” nga Evridiki Papaiakovou.
Çmimin e parë në garën e programit “Pitch It!”, i cili ofron një hapësirë për prezantimin e projekteve në zhvillim nga animatorë të rinj, e rrëmbeu Flaka Kokolli me projektin “I Still Haven’t Cried.” Në vendin e dytë u rendit Verica Tenekedjieva me projektin “Transporting Woman,” dhe në vendin e tretë Katarina Zaharijev dhe Marija Maletić me “The Last Bookstore in the World.”
Në kategorinë e të drejtave të njeriut, juria e vlerësoi me çmimin kryesor filmin “Romina” me regji të Bee Grandinetti, një film i bazuar në historinë e vërtetë të një vajze 14-vjeçare që përballet me një shtatëzani të paplanifikuar në një shtet në SHBA ku aborti është i ndaluar. Një përmendje e veçantë iu dha filmit “Cimarron,” me regji të Rémi Vandenitte dhe Cédric Bourgeois.
Në garën për video animacionet muzikore, çmimi kryesor i shkoi klipit “feelslikeimfallinginlove” nga Coldplay, me regji dhe skenar te Raman Djafari dhe prodhuar nga Alexander Handschuh. Tema e trajtuar është historia e një çifti shpirtrash binjakë që udhëton mes botëve dhe formave për të gjetur njëri-tjetri. Kurse, përmendja e veçantë shkoi për videon muzikore të Chris Lambourne, “Bob Dylan’s Big Dick.”
Fituesi për kategorinë audienca e te rinjve u shpall Vera van Wolferen me filmin “Down in the Dumps,” një storje që tregon sfidat e një buburreci me vetëvlerësim të ulët, duke na rikujtuar se pranimi i vetes është më i rëndësishëm se pritshmëritë e të tjerëve.
Përmendja e veçantë shkoi për “The Legend of the Hummingbird” nga Morgan Devos, i cili përcon mesazhin se në momentet më të vështira, edhe krijesa më e vogël mund të tregojë guximin më të madh.
Anibar falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, partnerët, dhe publikun për një tjetër edicion që e vendos Pejën dhe Kosovën në qendër të hartës ndërkombëtare të animacionit. Me ide të guximshme, rrëfime të ndjera dhe pyetje provokuese mbi të ardhmen, edicioni i sivjetshëm me temen “WTF” vërtetoi fuqinë transformuese të animacionit./KultPlus.com
Mes kafeneve dhe butikëve elegantë në lagjen Saint German des Pres të Parisit, jehon zëri i një burri që endet nëpër rrugët me kalldrëm me gazeta në duar.
Ali Akbar nga Pakistani, pa e hequr buzëqeshjen nga fytyra, ka shitur gazeta për gjysmë shekulli. Për të tërhequr njerëzit dhe për të shtuar pak efekt dramatik, ndonjëherë ai sajon histori që shumë do donin t’i dëgjonin: Kaq ishte! Lufta mbaroi, Putini kërkoi falje!” ishte një deklaratë e kohëve të fundit që shkaktoi të qeshura në zonë.
Akbar ushtron një tregti në zhdukje të një malli në pakësim. Ai konsiderohet të jetë shitësi i fundit i gazetave në Francë.
Përmes këmbënguljes dhe humorit të mirë, ai është bërë “pjesë e strukturës kulturore të Parisit”. Fama e Akbar është aq e madhe në Francë, saqë së fundmi presidenti Emmanuel Macron i dha titullin e “Legjionit të Nderit”, të cilin do e marrë në dorëzim në një ceremoni në Pallatin Élysée në vjeshtë.
Akbar shpreson që ky titull t’i japë pasaportën franceze. Ai ka një leje qëndrimi, por aplikimi i tij për shtetësi franceze është i bllokuar në burokracitë e lodhshme.
Në moshën 72-vjeçare, Akbar ka një energji për t’u marrë shembull, ai bën disa kilometra në ditë duke shitur gazetat më të njohura franceze.
I lindur në vitin 1953 në një familje me 10 fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën të rinj, Akbar u rrit në Rawalpindi në Pakistan mes varfërisë së madhe. Ai e la shkollën kur ishte 12 vjeç, duke bërë punë të ndryshme dhe pavarësisht vështirësive, ia doli që të mësonte vet të lexonte.
Gjatë edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, u përmbyll me sukses iniciativa më e re profesionale Anibar Pro – Genesis. Në këtë ngjarje të veçantë u duartrokit progresi dhe potenciali i talentëve të rinj në industrinë e animacionit.
Kjo nismë francezo-kosovare, e realizuar në bashkëpunim me Institutin Francez në Kosovë dhe e mbështetur nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ambasada Franceze në Kosovë, është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të misionit të festivalit për fuqizimin e krijuesve të rinj dhe zhvillimin e industrive kreative në rajon.
Gjatë pesë ditëve të festivalit i cili mbajt në Pejë, 18 animatorë te rinj prezantuan konceptet e filmave të tyre para një audience ndërkombëtare të përbërë nga producentë, studio dhe mentorë, në kuadër të Genesis Pitching Sessions. Programi profesional përfshiu gjithashtu punëtori, panele diskutimi dhe aktivitete rrjetëzimi me fokus në ndërmarrësi, mentorim dhe tregim etik.
Drejtori Ekzekutiv i Anibar, Vullnet Sanaja, vlerësoi ndikimin e programit Genesis dhe ndau vizionin e tij për të ardhmen, duke theksuar se kjo iniciativë ishte vetëm faza e parë e një rruge të gjatë që do të vazhdojë me më shumë mundësi për zhvillim, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për krijuesit e rinj.
Momenti kulmor i ngjarjes erdhi kur anëtarët e jurisë – Olivier Catherin, Corinne Destombes dhe Manon Messiant, figura të njohura të animacionit evropian, shpallën dhjetë projektet e përzgjedhura që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre nën përkujdesje profesionale: ● Albana Hajdini – Stick With Me ● Alisa Fejza – Fading Echoes ● Bleona Brahimi – Inside the Box ● Diellza Franca – At Hana’s ● Erza Qorrolli – Engji ● Finesa Peja – Cice! ● Kaltrina Berisha – Imagine if You Can’t Imagine the Imaginable ● Leonita Thaqi – Liminal ● Rina Lasku – No More Dirt ● Yll Avdiu – As the Forest Whispers
Të përzgjedhur për origjinalitetin, vizionin dhe potencialin e tyre artistik, këta krijues të rinj do të përfitojnë nga mentorim i strukturuar, punëtori dhe masterklasa me producentë e ekspertë të animacionit. Secili prej tyre do të lidhet me një nga producentët që takuan gjatë Genesis, duke siguruar kështu udhëzim të vazhdueshëm për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të tyre.
Me përfundimin e edicionit të parë, Anibar Pro – Genesis është pozicionuar si një shtyllë e fuqishme në kuadër të festivalit. Më shumë se një platformë për përzgjedhje të projekteve, ky program shndërrohet në një inkubator të qëndrueshëm kreativ që ndërton ura mes animatorëve të rinj në Kosovë dhe tregut ndërkombëtar.
Ndërsa perdet mbyllen për këtë edicion, një gjë është e qartë: zërat e këtyre të rinjve sapo kanë nisur të dëgjohen. Gjenerata e re e animatorëve është këtu, dhe e ardhmja e tyre duket premtuese./ KultPlus.com
Gjatë edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, u përmbyll me sukses iniciativa më e re profesionale Anibar Pro – Genesis.
Në këtë ngjarje të veçantë u duartrokit progresi dhe potenciali i talentëve të rinj në industrinë e animacionit.
Kjo nismë francezo-kosovare, e realizuar në bashkëpunim me Institutin Francez në Kosovë dhe e mbështetur nga Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ambasada Franceze në Kosovë, është kthyer në një shtyllë të rëndësishme të misionit të festivalit për fuqizimin e krijuesve të rinj dhe zhvillimin e industrive kreative në rajon.
Gjatë pesë ditëve të festivalit i cili mbajt në Pejë, 18 animatorë te rinj prezantuan konceptet e filmave të tyre para një audience ndërkombëtare të përbërë nga producentë, studio dhe mentorë, në kuadër të Genesis Pitching Sessions. Programi profesional përfshiu gjithashtu punëtori, panele diskutimi dhe aktivitete rrjetëzimi me fokus në ndërmarrësi, mentorim dhe tregim etik.
Drejtori Ekzekutiv i Anibar, Vullnet Sanaja, vlerësoi ndikimin e programit Genesis dhe ndau vizionin e tij për të ardhmen, duke theksuar se kjo iniciativë ishte vetëm faza e parë e një rruge të gjatë që do të vazhdojë me më shumë mundësi për zhvillim, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për krijuesit e rinj.
Momenti kulmor i ngjarjes erdhi kur anëtarët e jurisë – Olivier Catherin, Corinne Destombes dhe Manon Messiant, figura të njohura të animacionit evropian, shpallën dhjetë projektet e
përzgjedhura që do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre nën përkujdesje profesionale:
● Albana Hajdini – Stick With Me
● Alisa Fejza – Fading Echoes
● Bleona Brahimi – Inside the Box
● Diellza Franca – At Hana’s
● Erza Qorrolli – Engji
● Finesa Peja – Cice!
● Kaltrina Berisha – Imagine if You Can’t Imagine the Imaginable
● Leonita Thaqi – Liminal
● Rina Lasku – No More Dirt
● Yll Avdiu – As the Forest Whispers
Të përzgjedhur për origjinalitetin, vizionin dhe potencialin e tyre artistik, këta krijues të rinj do të përfitojnë nga mentorim i strukturuar, punëtori dhe masterklasa me producentë e ekspertë të animacionit. Secili prej tyre do të lidhet me një nga producentët që takuan gjatë Genesis, duke siguruar kështu udhëzim të vazhdueshëm për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të tyre.
Me përfundimin e edicionit të parë, Anibar Pro – Genesis është pozicionuar si një shtyllë e fuqishme në kuadër të festivalit. Më shumë se një platformë për përzgjedhje të projekteve, ky program shndërrohet në një inkubator të qëndrueshëm kreativ që ndërton ura mes animatorëve te rinjë në Kosovë dhe tregut ndërkombëtar.
Ndërsa perdet mbyllen për këtë edicion, një gjë është e qartë: zërat e këtyre të rinjve sapo kanë nisur të dëgjohen. Gjenerata e re e animatorëve është këtu, dhe e ardhmja e tyre duket premtuese.
Në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, nëntë regjisorë dhe animatorë të rinj nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, prezantuan projektet e tyre origjinale në kuadër të programit “Pitch It!” – një program që çdo vit po shndërrohet në një platformë të rëndësishme për talentet nga rajoni.
Ky event e përforcon rolin e Anibarit si një hapësirë mbështetëse për njerëzit e rinj në animacion, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe duke promovuar iniciativa të reja nga Ballkani Perëndimor.
Këtë vit, “Pitch It!” u organizua në kuadër të projektit “Bashkë-prodhimi mes Francës dhe Ballkanit Perëndimor: Strukturimi, mbështetja dhe promovimi i krijimit”, i mbështetur nga Fonds Equipe France i Ministrisë Franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, dhe i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), shkruan DailyMail.
Seanca u hap nga Blend Leci nga Kosova, i cili prezantoi projektin e tij “Ashphalt”, një tregim distopik në një qytet brutalist të kapur nga korrupsioni.
Diellza Bylygbashi, po ashtu nga Kosova, prezantoi “TIKA”, një tregim emocional dhe ndërgjegjësues i frymëzuar nga përvoja e saj personale me FIP (Peritoniti infektiv i macës). Erin
Krasniqi solli projektin “Free Bird”, të frymëzuar nga filmat e animuar të viteve 50–të, ndërsa Flaka Kokolli prezantoi projektin “Ende nuk kam qarë”, që shtjellon ndarjën e frikës dhe zemërimit nga një perspektivë femërore.
Katarina Zaharijeva nga Serbia, solli projektin “Libraria e Fundit në Botë”, i cili pasqyron frikën për të ardhmen e hapësirave kulturore dhe artistike. Nikola Andric prezantoi “Do të Bjerë Shi”, një animacion eksperimental që ndërthur tingullin operistik me imazhin.
Ndërkohë, Tinka Kelmendi nga Kosova prezantoi projektin “Çfarë Kujtojnë Rrënjët”, një animacion poetik dhe eksperimental, ndërsa Leke Cervadiku solli “Xhoko dhe Quku në Azil”, një histori që ndërthur folklorin me realitetet bashkëkohore të Ballkanit.
Seanca u mbyll me projektin e Verica Tenekedjivave nga Maqedonia e Veriut “Transportimi I Grave”, një rrëfim emocional për eksplorimin e jetës.
Juria u përbë nga profesionistët Bastien Dubois nga Franca, Rianne Stremmelaar nga Holanda dhe Vasco Sá nga Portugalia, të cilët dëgjuan prezantimet dhe dhanë komente të vlefshme, për të ndihmuar në formësimin e ideve përmes përvojës dhe njohurive të tyre ndërkombëtare.
Ne fjalën e saj rreth këtyre propozimeve, anëtarja e jurisë Rianne Stremmelaar u shpreh: “Prezantimet ishin interesante dhe të larmishme.
Kishte projekte që veçoheshin, që na tërhoqën vëmendjen – disa që tërheqin angazhim në shoqëri, të tjera imagjinative, humoristike apo inovative”.
Ndërsa edicioni i 16-të vazhdon, Anibar mbetet krenarisht një hapësirë ku imagjinata ndesh mundësitë dhe ku e ardhmja e animacionit fillon të marrë formë.
Përmes programeve si “Pitch It!”, festivali nxit jo vetëm shprehjen artistike, por edhe bashkëpunime afatgjata, mentorime dhe rrjetëzim të qëndrueshëm mes krijuesve. /Telegrafi/
Shtatë vitet e fundit Manjola* i kujton si endje nëpër klinika. Dëshira për të pasur fëmijë me bashkëshortin, me të cilin ka 15 vite martesë, nuk e ka zmbrapsur përpos vështirësive për ta pasur një të tillë në mënyrë natyrale.
Nga analizat dhe vizitat e kryera në disa klinika rezultoi se problemi qëndronte te bashkëshorti: numri i ulët i spermatozoideve të shëndetshëm në riprodhim.
“Na thanë që nuk mund të kishte fëmijë, vetëm nëse aplikohej me ‘in vitro’, por me spermatozoide të dikujt tjetër”, kujton Manjola.
“In vitro” është termi i shkurtuar në latinisht i procesit të “fekondimit në gotë” (shqip) që nënkupton riprodhimin e asistuar jashtë trupit të njeriut. Në zhargon quhet edhe “bebe në provëz”.
Në vitin 2015, Manjola ngulmoi që ta niste këtë proces, mirëpo kushtonte shumë.
“Një analizë spermatozoidi që bënte bashkëshorti, në atë kohë, kushtonte diku te 3,500 lekë,” tregon ajo, teksa kujton se vizitat në spitalet publike ishin të kota: “Mjekët na drejtonin te klinikat e tyre private!”.
Të dy nuk kishin punë fikse. Manjola angazhohej kryesisht si aktiviste e komunitetit rom, ndërsa bashkëshorti si mekanik. Të ardhurat i kishin nën minimalen prandaj, për ta, ishte thuajse e pamundur për ta provuar procesin “in vitro”.
Situata i shtyu që në vitin 2023 të shkonin si azilkërkues në Francë dhe tashmë, dy vite më pas, të jenë në pritje për ta provuar.
“Kjo ka qenë një nga arsyet që kam ardhur këtu,” tregon Manjola, “Burrit i kanë dhënë shpresë se mund të bëjmë fëmijë. Na kanë treguar edhe analizat që nuk përputhen fare me ato që kemi bërë në Shqipëri.”
Ajo tregon se autoritetet franceze po e ndihmojnë në proces duke përgjysmuar koston falë politikave sociale që aplikojnë.
Drejt procesit “in vitro” shkoi edhe Gentjana* me bashkëshortin. Në të 35-at, pas gjashtë vitesh bashkëjetesë, ata donin të kishin fëmijë. Ndiheshin të sigurt se kjo gjë do të ndodhte në mënyrë natyrale, për aq kohë sa edhe miqtë e tyre, në të njëjtën moshë ishin bërë prindër.
“Kam qenë e para që kam folur për dëshirën për fëmijë, ata në një moment u bënë, ndërsa ne na zgjati diku te një vit e gjysmë deri sa kuptuam që duhej të bënim ndonjë analizë se pse nuk po ndodhte”, tregon Gentjana.
Këshillimi me miqtë i drejtoi ata te mjekët, nga ku rezultoi se bashkëshorti i Gentjanës vuante nga varikoçela, një anomali e enëve të gjakut, që mund të shkaktojë infertilitet.
Në këto kushte ata u gjendën përballë dy mundësish: ndërhyrje kirurgjikale te partneri, që kërkonte 1 vit e gjysmë rikuperim, ose t’i futeshin procesit “in vitro”. Faktori kohë i shtyu që të zgjidhnin alternativën e dytë.
Mes konsultash dhe sugjerimesh, çifti iu drejtua një klinike private. Nxjerrja e 25 vezëve për moshën dhe parametrat që kishte Gentjana, 36 vjeçe, ishte një lajm shpresëdhënës. Mirëpo, edhe pse mbeti shtatzënë embrioni nuk u zhvillua, duke pësuar dështim.
Por në përsëritjen e procedurës gjërat shkuan mbarë. Transferimi i kryer pak muaj më vonë rezultoi me sukses dhe Gentjana mbeti shtatzënë.
Foto ilustruese, pajisje të fertilizimit in vitro/Ministria e Shëndetësisë.
Përballja me infertilitetin
“In vitro” është një teknikë e aplikuar gjerësisht pas viteve 80-të, ku vezët e gruas pllenohen jashtë mitrës. Kësisoj, embrionet krijohen në laboratorë dhe më pas vendosen në mitër për t’u zhvilluar si shtatzëni.
Andrologu Evin Dani, vlerëson si pozitive ekzistencën e kësaj metode riprodhuese, por thekson se edhe në këtë proces mosha luan rol të rëndësishëm.
Ai thotë se pas moshës 35 vjeç, aftësia e grave për të prodhuar vezë të shëndetshme bie. Për këtë aplikohet një metodë, ku në një moshë më të hershme vezë të shëndetshme vendosen në konservim: ngrirje.
Por ndonëse shpesh pamundësia për të bërë fëmijë iu mveshet grave, statistikat tregojnë përqindje të lartë infertiliteti edhe mes burrave.
“Statistikat nxjerrin që në 60% të rasteve problem është gruaja dhe në 40% burri,” tregon andrologu Dani, i cili thekson se për të siguruar riprodhimin meshkujve iu duhet të gëzojnë numër dhe përqendrim të lartë spermatozoidesh të shëndetshëm: rreth 40 milionë.
“Kur kemi ulje të numrit të spermatozoideve, atëherë çifti do të vonojë ose nuk do të realizojë dot shtatzëni,” shpjegon andrologu.
Por, përveç numrit dhe dendësisë së lartë që të arrihet një shtatzëni duhet që spermatozoidet të kenë dhe lëvizshmëri.
“Mund të kesh numër, por jo lëvizshmëri, atëherë i bie që spermatozoidi të mos shkojë drejt vezës, të rrijë aty deri sa ta shkatërrojë organizmi”, shpjegon andrologu Dani, i cili shton se për të qenë riprodhues një burri i nevojitet të ketë në gjendje lëvizjeje të paktën 32% e spermatozoideve.
Dani shton se që një spermatozoid të quhet normal, duhet që mbi 4% e tërësisë së tyre të kenë formë morfologjike normale. Sipas tij, ndër shkaqet kryesore të infertilitetit te meshkujt është varikoçela.
“Enët e gjakut, për një arsye apo tjetër, nga dëmtimi i kllapave, do të sjellë si pasojë pellgëzimin dhe do të bëjë që të rritet temperatura e skrotumit dhe kjo sjell si pasojë atë që quhet dëmtim i spermatozoideve,” shpjegon andrologu.
Ndër shkaqe të tjera që kanë ndikim në infertilitet ai rreshton mënyrën e jetesës, ushqimin, lëndët toksike që përdoren për rritjen e frutave dhe perimeve si dhe temperatura e ambientit. Sipas mjekut, të tjerë shkaktarë janë edhe lëndët narkotike dhe duhani.
“Kemi vënë re që shumë veta që kanë dëmtim të spermatozoideve janë duhanpirës dhe me ndërprerjen e duhanit, pas 3-6 muajsh kemi rezultat”, shpjegon më tej doktor Dani.
Sipas mjekëve, djemtë dhe burrat e kanë të vështirë të flasin për jetën dhe organet e tyre seksuale. Mirëpo, së fundmi, kjo situatë ka ndryshuar falë edhe medias në sensibilizim dhe emisione të dedikuara.
“E konsiderojmë sukses sepse jeta seksuale nuk është se mbaron në një moshë të caktuar, ajo mbaron kur të mbarojë jeta,” thekson andrologu.
Prindërimi dhe kostoja e lartë e shpresës
Pas vitesh tentativë për të pasur fëmijë Erla dhe bashkëshorti iu drejtuan një klinike private në Tiranë për të nisur fertilizimin “in vitro”. Përtej përgjigjes së një mjekeje se “kurrë nuk do të bëhej nënë”, ajo gjeti forcën për të besuar te procedura.
Procesi kërkoi më tepër kohë se sa kishin menduar: gati pesë vite.
“E kam bërë disa herë procedurën dhe nuk më jepte rezultat. Unë gocën e kam me ‘in vitro’-n e katërt”, rrëfen Erla përvojën e saj.
Sot ajo është sërish shtatzënë, por në mënyrë natyrale. Fakt që i ka lumturuar pamasë të dy.
Erla kujton se në momentin kur lindi vajzën, mjeku i pati thënë që të mos provonte më me “in vitro” pasi do të kishte mundësi për shtatzëni normale.
Rrugëtim të njëjtë ka pasur edhe Brikena. Pas tri vitesh martesë ajo solli në jetë djalin e saj. Mirëpo më pas e kishte të vështirë të kalonte sërish në shtatzëni të dytë.
Shkak për këtë ishte një ndërlikim në tubat e fallopit, ku vezët e kanë të vështirë të kalojnë drejt mitrës për shkak të një bllokimi të tubave. Për këtë Brikena iu drejtua procedurës “in vitro” për të pasur mundësinë për një fëmijë të dytë.
Sot ajo gëzon edhe vajzën e saj, ndërsa gjithë procesi i fertilizimit i zgjati shtatë muaj, duke përfshirë analizat, ekot dhe transfertën e embrionit.
Ajo tregon për Citizens.al se nëse nuk do të kishte rezultuar e suksesshme që në tentativën e parë nuk do ta vijonte më tej, pasi stimulimet dhe mjekimet me hormone kanë efektet e tyre.
“In vitro e kam bërë vetëm për faktin që nesër pasnesër, kur të kalonin vitet mos të thosha pse nuk e provova, të mos më ngelej peng,” vijon ajo.
Foto ilustruese, pajisje të fertilizimit in vitro/Ministria e Shëndetësisë.
Pas çdo embrioni, një rrugëtim i lodhshëm emocional
Manjola e kujton si stresuese periudhën e analizave dhe konsultimeve në klinikat private për procesin “in vitro”. Ajo thotë se kjo i ndikoi edhe në sjelljen karshi bashkëshortit.
“Ka qenë stresuese dhe kam qenë pak agresive ato kohë. U bëra keq! Fillova ta përjetoj keq dhe ia hidhja fajin bashkëshortit”, ndan Manjola me Citizens.al
Për Gentjanën terapia te psikologu filloi paralelisht me nisjen e transfertës së dytë të fertilizimit “in vitro”.
“E kam vazhduar terapinë edhe pas lindjes. Ky është proces i ndërlikuar, por asgjë nuk është më e ndërlikuar se sa mëmësia”, rrëfen Gentjana.
Pyetjes nëse në të njëjtin proces ishte edhe partneri i saj, ajoi përgjigjet se “ata janë të lirë”.
“Partnerët mund të jenë aty të të mbështesin në proces, por e gjitha barra fiziologjike është mbi ty”, vijon më tej Gentjana.
Sipas psikologes Tana Aliaj, infertiliteti sjell sfida të shumta fizike, emocionale dhe psikologjike te çiftet. Aliaj analizon se në tërësi koncepti i shoqërisë shqiptare për familjen dhe prioriteti që i jepet krijimit të saj nxit ndjesi zhgënjimi dhe humbjeje në çiftet që nuk ia dalin dot.
Sipas saj, gratë ndikohen më shumë në këtë proces.
“Ky presion shpesh çon në izolim emocional dhe vështirësi në ruajtjen e mirëqenies mendore dhe të marrëdhënies në çift”, shpjegon më tej Aliaj.
Për Erlën, mospasja e një fëmije pas tre tentativash të fertilizimit “in vitro” solli zhgënjim pas zhgënjimi.
“Fillon pastaj një moment që fajëson veten. Nuk është se ka pasur ndonjë krisje. Kemi qenë të dy së bashku duke i dhënë kurajë njëri-tjetrit dhe duke vazhduar akoma, duke këmbëngulur”, tregon ajo.
Sipas psikologes Aliaj, edhe burrat edhe gratë pësojnë dhimbje e trishtim kur secili prej tyre mëson se është infertil. Mirëpo, ndjenja e fajit dhe vetmisë dominon më shumë te gratë, sidomos në realitetin shqiptar.
“Ato shpesh ndihen si ‘të paplota’ për shkak të perceptimit të rrënjosur se të qenit grua lidhet automatikisht me të qenit nënë. Madje, ndjenja e fajit shkon përtej vetes dhe lidhet me pritshmëritë familjare për ‘t’u bërë nënë për prindërit’ apo për të përmbushur rolin që shoqëria i ka përcaktuar”.
Aliaj thekson se ka një presion të shtuar mbi çiftet infertilë, lidhur kjo edhe me strukturat familjare tradicionale.
“Ky presion i jashtëm forcon ndjesinë se vlera e çiftit matet me aftësinë për të lindur fëmijë, duke e lënë pak hapësirë për kuptim dhe mirëkuptim,” thekson psikologia.
Në studime të ndryshme çiftet në pritje e kanë vlerësuar ankthin e fertilizimit “in vitro” si më të madh se çdo ngjarje tjetër të jetës së tyre.
“Ndonëse zhvillimi i teknikave alternative ka ofruar shpresë për çiftet që përballen me infertilitetin është e rëndësishme të tejkalohen barrierat psikologjike dhe normat kulturore”, përfundon Aliaj.
Kosto të larta financiare, ende pak besim te “publikja”
Kostot e larta financiare dhe pamundësia ekonomike e shtynë Manjolën të shkonte jashtë shtetit, me shpresën se do të përfitonte nga programet sociale atje.
Për Gentjanën nuk ka një përgjigje të saktë të vlerës totale, pasi gjithë procesi ka qenë i fragmentarizuar në periudha të ndryshme.
“Rreth 2,500 euro ‘in vitro’ dhe nja 500 euro ilaçe. Pastaj për çdo transfertë diku te 1,000 euro,” tregon Gentjana.
Mirëpo, ajo kujton se për 14 injeksionet që ia bëri vetes për të përgatitur vezën për procesin e fertilizimit, iu desh të shkonte në Prishtinë, për shkak të kostos së përgjysmuar.
“Të nesëmem i kemi hipur makinës, shkuam në Prishtinë me firgorifer me vete. Diferenca ishte 500 euro deri në 1 mijë euro”, rrëfen Gentjana.
“Nëse dua edhe sot të provoj për një fëmijë të dytë, kam embrione në ngrirje dhe mund të shkoj ta bëj sërish procesin”, shton ajo, duke theksuar edhe kostot e analizave të herëpashershme për të gjithë procesin.
Nga ana tjetër, Brikena tregon për një kosto rreth 8,000 euro.
“Nga fillimi, analizat e mia, të bashkëshortit, pagesën që ishte 3,000 euro dhe ‘in vitro’, embrionet, vizitat, ekot e njëpasnjëshme,” rendit ajo në llogaritjen totale.
Kostoja më e lartë është paguar nga Erla, për shkak se ajo dhe bashkëshorti provuan katër herë. Sipas saj kostoja ka shkuar në 80,000 euro.
“S’do ta besosh, por ka shkuar… ka shkuar kaq sepse mjekimet dhe stimulimet janë të shtrenjta, edhe procedura kushton, analizat përsëri kushtojnë”, na tregon Erla.
Spitali Obstretik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”/Ministria e Shëndetësisë.
Në shkurt të vitit 2024, shërbimi i fertilizimit “in vitro” nisi në sistemin shëndetësor publik, pranë Spitalit Universitar Obstetrikë Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Pavarësisht se laboratori për fertilizimin u ndërtua në këtë institucion prej vitit 2013, financuar nga Bashkimi Evropian me rreth 250 mijë euro dhe trajnim të mjekëve jashtë vendit, kjo sallë nuk u hap kurrë për 11 vite.
Sipas të dhënave nga spitali “Koço Gliozheni” prej nisjes së shërbimit ka pasur shumë kërkesa nga çiftet shqiptare.
“Në vitin 2024 ka pasur 73 aplikime, ndërsa për vitin 2025 deri më tani janë 117 aplikime”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Citizens.al nga spitali obstetrikë-gjinekologjik.
Megjithatë, ky proces është përzgjedhës. Sipas formularëve që plotësohen nga çiftet që nisin këtë procedurë, mosha e grave që pranohen për të kryer teknikat e FIV-ICSI (fertilizimi in vitro dhe Injektimi Intracitoplazmatik i Spermatozoidit) nuk duhet të kalojë 42 vjeç për gratë që kanë cikël menstrual të rregullt.
Sipas spitalit “Koço Gliozheni”, në vitin 2024, nga 73 aplikime janë pranuar 30 dhe nga 117 aplikime deri më tani në 2025-ën janë pranuar 53 çifte që plotësojnë kriteret.
Në vitin 2024 ka pasur 9 rezultate pozitive, ndërsa në vitin 2025 (deri më tani) janë 12 rezultate pozitive. Por nga të gjitha këto vetëm dy lindje të shëndetshme janë shënuar në spitalin “Koço Gliozheni” përmes fertilizimit “in vitro”.
Andrologu Dani shpjegon se përse rezultatet pozitive nuk përkthehen në lindje. Ai thotë se mund të ndodhë që të jetë kryer me sukses transferta e vezëve të pllenuara në uterus, por më pas ajo të mos zhvillohet më tej.
Megjithatë, Erla dhe Brikena, të dyja pjesë e administratës publike rrëfejnë se edhe nëse do t’iu jepej mundësia për ta kryer procesin në shtet, sërish do të zgjidhnin ta merrnin këtë shërbim në privat.
“Kam besim te mjeku që jam dhe nuk do ta ndërroja. Kam ndërruar disa mjekë dhe te ky kam gjetur besim”, rrëfen Erla.
“Ne që punojmë në shtet shkojmë të privati mbarojmë punë. Punojmë vetë aty dhe na sorollasin, jo më një qytetar i thjeshtë që nuk di ku të shkojë”, shprehet me mosbesim Brikena.
Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” ende në rishqyrtim nga ekspertët
“Me buxhetin e vitit të ardhshëm, rreth 150 çifte të reja do të mbështeten për të realizuar ëndrrën e tyre për të krijuar familje”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në dhjetor të 2024, duke u shprehur se ky shërbim brenda 2025-ës do të ofrohet edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Mirëpo, në aspekt ligjor fertilizimi “in vitro” u soll sërish në vëmendje përmes projektligjit “Për shëndetin riprodhues dhe atë seksual” që synon të garantojë të drejta seksuale dhe riprodhuese për qytetarët. Në këtë projektligj nuk përcaktohet qartë se si do të mbështeten çiftet që nuk munden dot të bëjnë fëmijë.
“Projektligji është tërhequr nga ministria, pas konsultimeve publike që ato patën në faqen e tyre online dhe që nga ai moment, nuk ka më asnjë reagim”, tha për Citizens.al Zheni Gjergji, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë.
Sipas deputetes Gjergji, ky projektligj nuk kishte asnjë paketë sociale të parashtruar për gratë në nevojë dhe që nuk kanë mundësi ekonomike të kryejnë fertilizimin “in vitro”.
“Nuk ishte parashikuar asgjë, as nuk e citonte që do të ishte në institucionet publike, por thoshte në institucionet publike dhe jopublike. Nuk është se ishte prioritet publiku. Por ishte publike dhe private”, argumenton deputetja Gjergji.
Sipas Gjergjit, Shqipëria nuk ka ende një regjistër kombëtar të infertilitetit, duke mos pasur mundësi kësisoj të hartohen politika të duhura shtetërore.
*Emrat janë ndërruar për të ruajtur privatësinë e zonjave që besuan të rrëfejnë historinë e tyre për Citizens.al
Një grup animatorësh, producentësh dhe krijuesish nga Ballkani dhe më gjerë u mblodhën të enjten për një diskutim mbi temën “Si të fillosh (dhe të mbash) një karrierë në animacion në Ballkan”. Ky panel u zhvillua në kuadër të edicionit të 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar, që po mbahet këtë javë në Pejë.
I moderuar nga regjisorja dhe producentja e njohur e animacionit Vessela Dantcheva, paneli bashkoi profesionistë nga Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe më tej, të cilët sollën perspektivat e tyre mbi mënyrat për të mbajtur gjallë frymën krijuese në një rajon që jo gjithmonë njihet për mbështetje të qëndrueshme ndaj arteve.
“E nisëm me animacione të vogla. Dhe ja ku jemi sot”, tha Dantcheva.
Në fjalën e tij, regjisori kroat i animacionit dhe artist i librave komikë, Marko Dješka, theksoi se çelësi në krijimin e filmave është qëndrueshmëria: “Kur bëhet fjalë për film-bërje, nuk mendoj që ka rëndësi se ku je. Nëse flasim për filma të shkurtër, flasim për një audiencë ndërkombëtare. Çelësi është të jesh konstant. Ndërtimi i një karriere kërkon vazhdimësi, por të fituarit të holla prej saj varet nga vendi ku jeton”, tha Dješka.
Flaka Kokolli, një animatore e re nga Kosova, tregoi para publikut sesi studioja e saj u krijua më shumë nga nevoja sesa nga ambicia, duke shtuar se në fillim të karrierës së saj, të gjitha mundësitë në Kosovë ishin vetëm për motion graphics.
“E kam nisur studion më shumë nga dëshpërimi sesa nga dëshira për të pasur një studio,” tha ajo. “Kur nisa karrierën, të gjitha mundësitë në Kosovë ishin për motion graphics, dhe unë nuk doja të merresha me atë”.
Ndërkohë, animatori kroat Draško Ivezić, që aktualisht jeton dhe punon në Francë, shtoi se vështirësitë nuk zhduken edhe në vende me industri më të zhvilluara. “Problemi ekziston edhe në Francë,” tha ai. “Po, mund të duket si Eldorado, por njerëzit atje po ashtu e kanë të vështirë. Nuk është e lehtë”.
Nga Maqedonia e Veriut, animatori Krste Gospodinovski foli mbi sfidat e punës në një vend ku industria e animacionit pothuajse nuk ekziston.
“Në Maqedoni ‘nuk ka industri’,” tha ai. “Nëse punon vetëm në animacion, duhet ta duash me të vërtetë. Animacioni është një proces i vështirë. Nëse nuk e do, nuk mund të ecësh përpara” .
Diskutimi u përmbyll duke theksuar se, pavarësisht mungesës së infrastrukturës tradicionale, Ballkani mbetet një rajon plot potencial krijues.