Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Riorientimi i politikës së jashtme të SHBA-së nënkupton që BE-ja duhet të rrisë rolin e saj në Ballkan

23 December 2025 at 17:07

Me ndryshimin e fundit të politikave të administratës Trump në Bosnje dhe Hercegovinë dhe me publikimin e Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare më herët këtë muaj, paqartësia mbi politikën amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor ka marrë fund. Çështja është nëse Bashkimi Evropian – qendra de facto e gravitetit e botës demokratike të mbetur […]

The post Riorientimi i politikës së jashtme të SHBA-së nënkupton që BE-ja duhet të rrisë rolin e saj në Ballkan appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë?

8 December 2025 at 09:26


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka përfunduar një udhëtim në Kinë, ku mes tjerash kërkoi ndihmën e Pekinit që t’i bëjë presion Rusisë për t’u pajtuar për një armëpushim në Ukrainë, teksa rriten përpjekjet diplomatike të Perëndimit për t’i dhënë fund luftës.

Mirëpo analistët dhe zyrtarët evropianë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, kanë dyshime nëse Pekini do t’i çojë në fund thirrjet e Perëndimit ashtu që presidenti rus, Vladimir Putin, të heqë dorë nga kërkesat e tij dhe të marrë fund konflikti i nisur gati katër vjet më parë.

Ndonëse pati shumë simbolika dhe fokus në mundësitë tregtare, vizita e Macronit nuk përfundoi me ndonjë rezultat të madh.

Ekspertët nuk besojnë se Kina do ta tërheqë mbështetjen që i ka ofruar Rusisë përgjatë gjithë luftës dhe Xi Jinping ka pak arsye t’i kërkojë Putinit që të pajtohet për paqe dhe të pranojë plane që lideri rus tashmë i ka hedhur poshtë.

Plani origjinal amerikan për paqe, prej 28 pikash, lidhur me përfundim të luftës, është përshkruar në Ukrainë si tejet i favorshëm për Rusinë, ndonëse propozimi është përditësuar në mënyrë që aty të përfshihen edhe shqetësimet e Kievit.

“Nuk besoj se ekziston ndonjë shtysë për Pekinin që të angazhohet në tentimet për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Claus Soong, analist në Institutin MERICS me seli në Berlin.

“Për Kinën, Evropa nuk e ka vlerën e njëjtë sa Rusia”.

Pasi është mirëpritur me qilim të kuq dhe ushtri në Pekin, më 4 dhjetor, Marconi ka paralajmëruar në takimin me Xinë për presionin në sistemin politik ndërkombëtar të nxitur nga lufta në Ukrainë dhe nevojën e arritjes së paqes afatgjatë.

“Po përballemi me rrezikun e shpërbërjes së rendit ndërkombëtar që ka rezultuar me paqe në botë për dekada, dhe në këtë kontekst, dialogu mes Kinës dhe Francës është më i nevojshëm se kurrë”, ka thënë Macron.

Presidenti francez i ka bërë thirrje Xisë që të angazhohet në përpjekjet evropiane për të” arritur, sa më shpejt që është e mundur, një armëpushim në formën e moratoriumit në sulme që shënjestrojnë infrastrukturën kritike”.

Xi nuk i është përgjigjur në mënyrë direkte thirrjes së Macronit, por ka thënë se “Kina mbështet të gjitha përpjekjet në drejtim të paqes” dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje të pranueshme për të gjitha palët.

Pekini nuk i është referuar kurrë si luftë pushtimit të nisur nga Moska në Ukrainë më 2022, dhe e ka quajtur atë “konflikt”.

Pavarësisht shumë thirrjeve të zyrtarëve evropianë që Kina ta frenojë Moskën, pozicioni i Pekinit ka mbetur i njëjtë.

“Kina mund t’i shkaktojë dëm shumë serioz ekonomik Bashkimit Evropian”, ka thënë Yurii Poita nga Qendra për Studime mbi Ushtrinë, Konvertimin dhe Çarmatosjen, me bazë në Kiev, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Për këtë arsye thirrjet e Macronit për Kinën që të ketë ndikim në Rusi janë thuajse simbolike. Askush në Evropë nuk beson që Pekini do të reagojë”.

Pse shkoi Macroni në Kinë?

Lidhjet ekonomike kanë qenë arsyeja kryesore për udhëtimin e Macronit, e cila ka përfunduar më 5 dhjetor me një vizitë në qytetin Çengdu, bashkë me Xinë.

Para udhëtimit, zyrtarët francezë kanë ndarë të dhëna të reja me gazetarët në Bruksel, lidhur me mungesën e madhe të balancit tregtar mes Francës dhe Kinës, duke përfshirë deficitin prej 47 miliardë eurosh, shifër dyfish më e madhe sesa një dekadë më parë.

Këta zyrtarë kanë thënë se qëllimi i tyre është t’i ribalancojnë këto qarkullime tregtare” gjatë vizitës.

Bashkë me Macronin kanë qenë 35 udhëheqës të kompanive franceze – prej prodhuesve të konjakut e deri te kompanitë tjera më luksoze.

Takimi në kryeqytetin kinez më 4 dhjetor ka rezultuar më 12 marrëveshje për bashkëpunim që mbulojnë fushat si moshimi i popullsisë, energjia bërthamore, ruajtja e pandave, por nuk është bërë e ditur asnjë shifër monetare.

Bashkimi Evropian me 27 vende anëtare, ka deficit të madh tregtar me Kinën: mbi 300 miliardë euro vetëm vitin e kaluar.

Analistët besojnë se Pekini mund t’i shfrytëzojë lidhjet miqësore me Francën për ta zgjerur ndikimin brenda BE-së, mirëpo është i bllokuar momentalisht nga paaftësia për t’i ofruar Parisit koncensione të mëdha.

Një porosi e shumëpritur e aeroplanëve Airbus nuk pritet të ecë përpara, pasi mund të ndikojë në diskutimet e vazhdueshme tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat po i kërkojnë Kinës të bëjë porosi të reja të aeroplanëve amerikanë Boeing.

Xi nuk është zotuar as për t’i lehtësuar kushtet për prodhuesit francezë të konjakut apo për përpunuesit e mishit të derrit, pasi diçka e tillë do ta ndikonte në negociatat me Brukselin lidhur me tarifat e vendosura në makinat elektrike të prodhuara nga Kina.

Pavarësisht këtyre aspekteve, Soong nga Instituti MERICS beson se Macroni ende ka synime të qarta që ta bëjë për vete Pekinin, teksa zyrtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump bëjnë thirrje të vazhdueshme për zhvendosje të vëmendjes drejt hemisferës perëndimore.

“Macroni duhet të përfitojë nga lidhjet me Kinën dhe të shohë se çfarë mund të dalë nga kjo marrëdhënie”, ka thënë Soong.

“Miqësia me kalkulime” mes Kinës dhe Rusisë

Kina vazhdon të jetë tregu kryesor për eksportuesit evropianë – prej aviacionit deri te kimikatet industriale – dhe është bërë treg edhe më i rëndësishëm pas vendosjes së tarifave amerikane në importet evropiane.

Kina është edhe shteti që e furnizon Evropën me materiale të rralla dhe minerale të rralla të tokës, duke e bërë të domosdoshme për zinxhirët strategjikë të furnizimit në kontinent.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, i cili e ka vizituar Pekinin në fillim të nëntorit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dialogu me Kinën ende është i dobishëm, edhe nëse Pekini është ai që ia mundëson Rusisë vazhdimin e luftës.

Kina ka thënë disa herë se është neutrale në luftë, mirëpo ka vazhduar t’i thellojë lidhjet politike dhe ekomomike me Rusinë. Kievi dhe aleatët perëndimorë kanë deklaruar disa herë se Pekini e ka furnizuar Moskën me disa pajisje që mund të përdoren në fushëbetejë kundër Ukrainës. Kina është edhe blerësja kryesore e naftës së Rusisë.

Pavarësisht të gjitha këtyre, Kina vazhdon të ketë prezencë të madhe në Evropë, sepse aty e ka ndër tregjet më të mëdha për mallrat e saj. “Ky është një aspekt që duhet të shfrytëzohet që Kina të mos mbështesë më Rusinë”, ka thënë Tsahkna.

Si mund ta shfrytëzojë Evropë këtë aspekt mbetet një pyetje e hapur.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, e ka vizituar Moskën këtë javë dhe është takuar me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, si dhe për ta përshëndetur të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump më 2 nëntor, teksa dy zyrtarët amerikanë janë takuar me palën ruse për të diskutuar si mund të përfundohet lufta në Ukrainë.

Kryediplomati kinez ka qenë në Kremlin për, siç është thënë, bisedime strategjike rutinore, mirëpo koha koincidon me përpjekjet e reja diplomatike të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo është miqësi me kalkulime”, ka thënë Nataliia Butyrska nga Instituti Qendra e Re Evropiane, me seli në Kiev, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Kina nuk ka interes që Rusia të kthehet në kampin perëndimor. I duhen burimet e Rusisë dhe roli i saj në kundërshtimin e hapur ndaj Perëndimit”.

Nicolas Tenzer, ish-zyrtar francez dhe hulumtues i lartë në Qendrën për Analizim të Politikave Evropiane, ka thënë se “Kina po përdor Rusinë si mjet për ta ndarë Perëndimin”.

“[Xi] dëshiron ta rishkruajë tërësisht rendin ndërkombëtar”, ka thënë Tenzer.

“Xi frikësohet nga përhapja demokratike, sikurse të gjithë diktatorët. Për këtë arsye, besoj se Xi e mbështet Putinin”.

Tenzer beson se Kina është e gatshme të ruajë lidhje të forta ekonomike me Evropën, pasi diçka e tillë i ndihmon Pekinit të mbrohet nga sanksionet e mundshme nëse e sulmon Tajvanin – ishullin që vetëqeveriset, të cilin Pekini pretendon se është i tij dhe është zotuar se do ta marrë, qoftë edhe me forcë.

Pekini ka tentuar të marrë mbështetjen e Francës lidhur me Tajvanin gjatë udhëtimit të Macronit, teksa lidhjet diplomatike me Tokion sa shkojnë e përkeqësohen.

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka sugjeruar muajin e kaluar se një konflikt në Tajvan mund të përbëjë kërcënim ekzistencial për Japoninë.

Macroni nuk ka folur publikisht për Tajvanin gjatë udhëtimit të tij, mirëpo zyrtarët evropianë janë duke vëzhguar nga afër tensionet në rajon, të vetëdijshëm që lufta e zgjatur në Ukrainë mund ta dobësojë Rusinë dhe Perëndimin, dhe ta tërheqë vëmendjen nga Kina dhe Indo-Paqësori.

“Kina po i rrit kapacitetet ushtarake shumë përtej asaj që i duhet për vetëmbrojtje. Pyetje është pse?”, ka thënë ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë në margjina të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, të mbajtur në Bruksel më 3 dhjetor.

“Ne e shohim qartë që Kina po e mundëson luftën e Rusisë në Ukrainë. Është e rëndësishme të flasim për këto sfida me Kinën përmes një dialogu të hapur. Rusia nuk është Kinë, Kina nuk është Rusi”. /REL/

Kina po shton presionin mbi Tajvanin - mundësuar nga dobësia dhe lëkundjet e Trumpit

1 December 2025 at 12:47


Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Padituria e plotë, e ushqyer nga qëllimet dashakeqe, paragjykimet historike dhe moskuptimi i ndërsjellë, janë shpesh shkëndija vendimtare që ndez konfliktet ndërkombëtare që vlojnë. Nëse Adolf Hitleri - shumë i padijshëm ndaj ShBA-së - do ta kishte kuptuar vërtet fuqinë industriale amerikane, a do të kishte bërë atë shpallje fatale lufte ndaj Uashingtonit në vitin 1941?

Kur Bashkimi Sovjetik pushtoi Afganistanin në vitin 1979, duket qartë se nuk kishte asnjë ide se në çfarë po futej. Humbja poshtëruese kontribuoi ndjeshëm në shpërbërjen e mëvonshme të vendit. Në vitin 1990, Sadam Huseini i Irakut sulmoi Kuvajtin, i bindur se kishte një “dritë të gjelbër” nga Shtëpia e Bardhë. Në të gjitha këto raste, marrëzia pati gjykime të gabuara katastrofale që rezultuan të jenë fatale.

Marrëdhëniet përçarëse të Kinës me demokracitë perëndimore vuajnë nga verbëritë e ngjashme të rrezikshme. Publikimi i fundit në mediat shtetërore i artikujve “shpjegues”, me sa duket i synuar për të dhënë siguri rreth së ardhmes së Tajvanit nën sundimin kinez, e përfaqëson këtë mungesë njohjeje të ndërsjellë - deri në nivel komik.

Kur (jo nëse) Kina merr kontrollin, “patriotët” e verifikuar do të qeverisin Tajvanin nën një regjim të miratuar nga Pekini, i modeluar sipas Hong-Kongut, thuhej në artikuj. Si? Nga këndvështrimi i Taipeit dhe Perëndimit, Hong-Kongu është tregim paralajmërues për shtypje të tmerrshme, ligje brutale sigurie, censurë - dhe premtime të thyera kineze që nga dorëzimi i vitit 1997 nga Britania.

Sa e habitshme është që edhe burokrati më i indoktrinuar komunist mund të mendojë se qytetarët e Tajvanit, të cilët çmojnë demokracinë dhe pavarësinë de facto të tyre, do ta ndiqnin me vullnet këtë rrugë. Për të siguruar paqe dhe mirëqenie, separatistët do të shtypeshin, deklaruan me gëzim mediat shtetërore. Është e qartë - Pekini thjesht nuk e kupton.

Rrethimi i pamëshirshëm i Kinës ndaj Tajvanit, tradicionalisht i mbështetur nga ShBA-ja, ka kaluar përtej presionit të thjeshtë ushtarak (edhe pse ai po rritet). Përpjekjet për të zbatuar izolimin ekonomik dhe diplomatik të ishullit - dhe për të përmbysur qeverinë e tij të zgjedhur, properëndimore - plotësohen nga spiunazhi, sabotazhi kibernetik, mbikëqyrja masive dhe gënjeshtra, teoritë konspirative dhe dezinformimi idiotik.

Duke shpallur një rritje prej 40 miliardë dollarësh në shpenzimet për mbrojtje, javën e kaluar, presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, paralajmëroi se kërcënimi për aneksim po “intensifikohet”. Në një jehonë të Ukrainës, e cila përballet me presione të ngjashme nga Rusia dhe po ashtu është e pasigurt për mbështetjen e ShBA-së, Lai tha se skenari më shqetësues ishte ai që tajvanezët e nëpërkëmbur thjesht të dorëzoheshin.

“Zgjedhja e parë e udhëheqësit kinez Xi Jinping është të fitojë pa një luftë shkatërruese dhe të paparashikueshme”, shkroi analisti Hal Brands. “Metoda e tij është gjithëpërfshirëse, një përshkallëzim i qëndrueshëm i detyrimit ... Kjo është ‘strategji klasike anakonde’, e menduar për ta shtrënguar vazhdimisht derisa Tajvani të dorëzohet. Sipas kësaj logjike, izolimi dhe demoralizimi përfundimisht do të prodhojnë kapitullim”.

Xi do të përdorte gjithsesi forcën ushtarake, nëse detyrimi dështon, parashikoi Brands. Por, qëllimi kryesor i Kinës synon “të krijojë një ndjesi, në Tajvan, se fuqia kineze është masive; të nxisë bindjen, në ShBA, se ndërhyrja është thjesht shumë e kushtueshme; dhe, kësisoj të bind popullin e Tajvanit, një ditë, se opsioni i tyre më i mirë është të dorëzohen pa luftë”.

Marrëzia politike, e rrënjosur në armiqësi historike, po ashtu po ushqen krizën më të nxehtë të dekadës në marrëdhëniet Kinë-Japoni. Ajo shpërtheu kur kryeministrja e re e Japonisë, e krahut të djathtë, Sanae Takaichi, iu përgjigj një pyetjeje të rastësishme në Parlament. Mbrojtja e Tajvanit dhe rrugëve tregtare përreth, nga pushtimi kinez, përfshirë mjetet ushtarake, ishte, tha ajo, një çështje ekzistenciale “që kërcënon [mbijetesën e Japonisë]”.

Takaichi, favoritja e ish-kryeministrit të rreptë, Shinzo Abe, thjesht tha atë që ajo dhe shumë japonezë kanë besuar prej kohësh - por, ta thuash me zë të lartë, publikisht, e bëri të jetë deklaratë zyrtare. Një Kinë e tërbuar vendosi menjëherë sanksione dhe bojkotime; të dyja palët lëvizën asetet ushtarake drejt ishujve të kontestuar. Konsulli i përgjithshëm i Kinës në Osaka kërkoi në një postim në Twitter që Takaichit “t’i pritet kokë”, postim i cili u fshi më pas.

Kjo ishte një sjellje idiote. Reagimi histerik i Kinës - ndaj asaj që ishte në thelb një deklaratë e së dukshmes - është jashtëzakonisht i ekzagjeruar, duke treguar nervozizëm për atë se ku mund të çojë politika e saj ndaj Tajvanit. Veprimi provokues i Takaichit si “zonjë e hekurt” ka fituar mbështetje publike, tregojnë sondazhet, edhe pse ndodhi pothuajse rastësisht. Por, padituria nuk është lumturi. Rreziku për një konflikt të vërtetë është shumë i madh.

Kjo përplasje - dhe kambanat e alarmit të Lait - e kanë sjellë çështjen e Tajvanit në qendër, pikërisht kur Xi po përpiqet ta neutralizojë atë si problem dypalësh ShBA-Kinë. Këtë vit Xi e ka zmbrapsur me sukses ngacmimin tarifor të Donald Trumpit. Në veçanti, kufizimet ndëshkuese dhe hakmarrëse të eksportit të mineraleve të rralla goditën rëndë Uashingtonin. Ato shënuan një moment kur ndryshoi fuqia gjeopolitike globale.

Pa një strategji, Trumpi tani ka kaluar nga një luftë tregtare në një mirënjohje të tejskajshme për një ftesë për të vizituar Pekinin në prillin e ardhshëm - e pranuar gjatë një telefonate përulëse me Xinë javën e kaluar. Më pas, Trumpi nuk ofroi asnjë garanci publike për Tajvanin dhe, në një telefonatë të veçantë, i kërkoi aleates së tij japoneze, Takaichi, të heshtë. Përulësia e tij ndaj Xisë forcoi frikën në Taipei dhe Tokio se, ashtu siç e di Ukraina, ai është kronikisht i pabesueshëm.

Nga ana e tij, Xi e përdori telefonatën për të nënkuptuar fuqishëm se, nëse Trumpi me të vërtetë dëshiron një marrëveshje të madhe dhe të bukur tregtare për t’u mburrur në vend, ShBA-ja duhet të pranojë zyrtarisht se e drejta sovrane e Kinës mbi Tajvanin është “pjesë përbërëse e rendit ndërkombëtar të pasluftës së Dytë Botërore”.

Dyshimet po rriten se Trumpi, në fund të fundit, mund ta nënshtrojë mbrojtjen e Tajvanit ndaj një marrëdhënieje paqësore me Kinën. Aktualisht, ai po luhatet. Paketat e premtuara të armëve vonohen ose nuk mbërrijnë fare. Tajvani kërkoi një marrëveshje të lirë tregtare. Në vend të saj, u godit me tarifa 32 përqind të cilat më vonë u ulën. Tani, si më parë, padituria në këtë dinamikë është krejtësisht e Trumpit. Xi vazhdon të luajë me të si të dojë.

Tajvani dhe Japonia nuk janë të vendet e vetme që shqetësohen se Trumpi nuk e kupton se çfarë po rrezikohet. “Përqendrimi i njëanshëm i administratës në tregti e ka çuar atë të fshehë nën qilim pikat më të ndërlikuara të mospajtimeve diplomatike”, shkroi Jonathan Czin, një specialist për Kinën, duke iu referuar shkeljeve të pakontrolluara të të drejtave të njeriut nga ana e Pekinit, luftës kibernetike kundër Perëndimit, ballafaqimeve të armatosura me Filipinet dhe ekspansionizmit të përgjithshëm në Detin e Kinës Jugore.

Ashtu si në Çekosllovaki në vitin 1938, si në Ukrainë dhe tani, ndoshta, në Tajvan. “Historia ka treguar se kompromisi me agresionin sjell vetëm luftë dhe skllavëri”, paralajmëroi Lai. Por, Trumpi nuk lexon histori. Padituria e tij vret. /Telegrafi/

Tajvani do të përgatitet për luftime deri në vitin 2027, thotë presidenti - ndërsa paralajmëron se Kina po përgatitet ta marrë vendin me forcë

26 November 2025 at 11:39


Tajvani do të përgatitet për luftime brenda dy viteve të ardhshme mes kërcënimeve "në rritje" nga Kina, deklaroi presidenti i vendit, shkruan Sky News.

Lai Ching-te mbajti një konferencë për shtyp të mërkurën në mëngjes mes një presioni në rritje ushtarak dhe politik nga Pekini, i cili e sheh ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e vet.

Duke folur pasi njoftoi planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes me një buxhet "special" prej 40 miliardë dollarësh, Lai tha se regjimi i Xi Jinping po "përshpejton përgatitjet ushtarake për të marrë Tajvanin me forcë".

Kjo vjen pasi Xi përdori një telefonatë me Donald Trump për të përshkruar kthimin e Tajvanit në Kinën kontinentale si "një pjesë integrale të rendit ndërkombëtar të pasluftës".

Tajvani e ka hedhur poshtë këtë pohim dhe perspektivën e bërjes pjesë e Kinës.

Kina i ka ofruar Tajvanit një model "një vend, dy sisteme", por ky qëndrim nuk mbështetet nga asnjë parti politike kryesore.

Ky model është parimi sipas të cilit Hong Kongu është qeverisur nga Pekini, por vitet e fundit kanë parë një erozion në rritje të lirive civile atje. Një marrëveshje e tillë nuk mbështetet nga asnjë parti politike kryesore në Tajvan.

Lai tha se qeveria do të punojë për të kundërshtuar çdo përpjekje për "shtypje" nga Kina, dhe për të arritur një "nivel të lartë të gatishmërisë luftarake" deri në vitin 2027.

Buxheti shtesë i mbrojtjes do të shpenzohet për pajisje duke përfshirë raketa dhe dronë, si dhe investime në inteligjencën artificiale, me një bashkëpunim më të madh me SHBA-në.

SHBA-të nuk kanë mbajtur një anë kur bëhet fjalë për sovranitetin e Tajvanit, por janë kundër çdo përdorimi force për të pushtuar territorin.

Megjithatë, administrata Trump ka qenë gjithashtu e paqartë nëse do të vendoste trupa nëse do të shpërthente ndonjë luftë në Ngushticën e Tajvanit.

Uashingtoni ka ushtruar presion mbi Tajvanin për të rritur shpenzimet e veta të mbrojtjes, ashtu siç ka bërë me aleatët e saj në Evropë.

Lai - i cili i përshkroi marrëdhëniet me SHBA-në si "të forta si shkëmbi" - paralajmëroi se çdo përpjekje për kompromis përballë agresionit "do të sjellë vetëm luftë".

Ai e përshkroi "skenarin më kërcënues" jo si veprim ushtarak, por si dorëzim. /Telegrafi/

Trump thotë se pati një bisedë “shumë të mirë” me presidentin kinez Xi, pranon ftesën për të vizituar Pekinin

24 November 2025 at 21:52


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se pati një telefonatë “shumë të mirë” me Xi Jinping, duke shtuar se pranoi një ftesë nga udhëheqësi kinez për të vizituar Pekinin në prill.

“Sapo pata një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Xi të Kinës. Diskutuam shumë tema, duke përfshirë Ukrainën/Rusinë, Fentanilin, Sojën dhe Produkte të tjera Bujqësore”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai e përshkroi marrëdhënien e SHBA-së me Kinën si “jashtëzakonisht të fortë!”.

“Presidenti Xi më ftoi të vizitoja Pekinin në prill, gjë që e pranova, dhe ia ktheva se ai do të jetë mysafiri im për një vizitë shtetërore në SHBA më vonë gjatë vitit”.

Më herët të hënën, agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua raportoi se të dy udhëheqësit diskutuan bashkëpunimin dypalësh dhe çështjen e Tajvanit në një telefonatë.

Xi i tha Trump se të dy vendet duhet të “ruajnë vrullin në lidhje”, sipas Xinhua, pas një takimi muajin e kaluar në Korenë e Jugut ku të dy udhëheqësit kërkuan të lehtësonin një luftë të ashpër tregtare.

Në postimin e tij në Truth Social, Trump tha se telefonata me Xi ishte një vazhdim i takimit të tyre “shumë të suksesshëm” në Korenë e Jugut. “Që atëherë, ka pasur përparim të konsiderueshëm nga të dyja palët në mbajtjen e marrëveshjeve tona të azhurnuara dhe të sakta”.

Trump dhe Xi u takuan në tetor për herë të parë që nga viti 2019, duke u angazhuar në bisedime të ndjekura nga afër, ndërsa dy ekonomitë kryesore të botës kanë mbetur të bllokuara në një luftë tregtare. /Telegrafi/

Profile dobësie

8 November 2025 at 12:56


Ndërsa shumica e njerëzve e konsiderojnë rivalitetin midis Kinës dhe Amerikës si një luftë të re të ftohtë midis dy gjigantëve botërorë, e vërteta është se të dy vendet janë shumë të kufizuar. Presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping i ndiejnë secili dobësitë e palës tjetër, që do të thotë se nuk mund t’i fshehin të vetat.

Bota e ka pritur me padurim takimin e kësaj jave midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit kinez, Xi Jinping. A mundet një takim ballë për ballë - këtë herë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut - të zgjidhë një konflikt që ka gjeneruar tituj gjithnjë e më alarmues këtë vit?

Ndërsa shumica e njerëzve e konsiderojnë rivalitetin midis Kinës dhe Amerikës si një luftë të re të ftohtë - një luftë për epërsi globale, me secilën palë që kërkon të zgjerojë ndikimin e saj financiar, tregtar dhe ushtarak në çdo cep të botës - e vërteta është se të dy vendet janë të kufizuara fort.

Është e vërtetë, retorika e udhëheqësve të tyre mbështet tezën e gazetarit të Financial Times, Martin Wolf, se po dëshmojmë një përplasje midis dy superfuqive grabitqare në një epokë të re polarizimi dhe konflikti. Xi flet rregullisht për “ndryshime të mëdha të papara në një shekull”, me të cilat ai nënkupton se Shtetet e Bashkuara po bien dhe Kina po ngrihet, ndërsa Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, i sheh kontrollet e fundit mbi eksportet e Kinës si “një shenjë se sa e dobët është ekonomia e tyre”.

Të dyja palët kanë të drejtë. Kina e di se Amerika është shumë e varur nga mineralet kritike kineze dhe metalet e rralla të tokës - nga galiumi dhe germaniumi te disprosiumi dhe samariumi. Çdo ndërprerje e furnizimit me këto materiale mund të ndalojë prodhimin amerikan të gjysmëpërçuesve të përparuar dhe teknologjive të tjera. Ndërsa kapaciteti i minierave dhe përpunimit mund të zhvillohet përfundimisht diku tjetër, përfshirë ShBA-në, kjo nuk do të ndodhë shpejt ose me çmim të ulët. Për momentin, ShBA-ja është e bllokuar në varësinë e saj, me pak zgjedhje përveçse të bëjë kompromis.

Por, Kina gjithashtu ka dobësi. Ajo ende ka nevojë për eksporte për të nxitur rritjen e ekonomisë së saj dhe kështu nuk mund të përballojë një kolaps në tregtinë botërore. Vetëm ky fakt e përgënjeshtron argumentin se jemi në një luftë të re të ftohtë: Lufta e Ftohtë origjinale nuk përfshinte pothuajse asnjë varësi ekonomike midis ShBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Ndoshta s’do t’u pëlqejë, por mbështetësit aktualë të luftës së ftohtë po shtyhen drejt një lloj armëpushimi, në rrugën drejt një lloj angazhimi afatgjatë.

Një marrëveshje e tillë sjell edhe problemet e veta, duke pasur parasysh retorikën armiqësore të të dy palëve. Gjatë dekadës së fundit, demokratët dhe republikanët amerikanë njësoj kanë filluar ta shohin Kinën si një kërcënim themelor, ndërsa autoritetet kineze kanë paraqitur një pamje të ngjashme për Amerikën. Çfarë do të mendojë publiku vendas në të dy vendet nëse udhëheqësit e tyre fillojnë të afrohen me një fuqi të supozuar armiqësore?

Refuzimi i fortë i mundshëm do të ishte shumë i ndryshëm nga fundi i Luftës së Ftohtë, kur amerikanët nuk ishin më pak të gëzuar se rusët kur panë Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbachev të shtrëngonin duart në samitin e tyre të vitit 1986 në Reikjavik. Për atë brez, konkurrenca ushtarake kishte filluar të dukej qesharake, por për brezin tonë, rivaliteti ende ndihet i natyrshëm dhe i pashmangshëm. Në këto rrethana, rreziqet politike të arritjes së një marrëveshjeje janë të mëdha.

Shqetësimet afatgjata të të dy fuqive janë edhe më të vështira për t’u zgjidhur. Niveli i borxhit të Amerikës, për shembull, pritet të tejkalojë atë të Greqisë dhe Italisë deri në fund të dekadës, dhe Kina përballet me vështirësi ekonomike për shkak të plakjes së shpejtë dhe rënies demografike. Duke pasur parasysh shkallën e këtyre sfidave, hegjemonët e sotëm duken si gjigantë me kokë hekuri, por me këmbë prej balte.

Të dy shohin se nuk kanë tjetër zgjedhje përveçse të guxojnë dhe të dy po shpresojnë të njëjtën gjë. Ndoshta, me investim të mjaftueshëm, IA do të zgjidhë vështirësitë e tyre përkatëse. Në fund të fundit, ata që e lavdërojnë teknologjinë premtojnë një rritje dramatike të produktivitetit. Në ShBA, kjo do të thotë rritje më e shpejtë ekonomike, duke ulur automatikisht raportin borxh/PPB. Në Kinë, IA, i kombinuar me robotikën, mund të zgjidhë problemin e mbështetjes së një popullsie të plakur në rritje (për të mos përmendur fuqizimin e regjimit aktual të mbikëqyrjes dhe kontrollit shoqëror).

Por, nuk ka asnjë garanci që investimet në IA do të japin rezultate. Të dy vendet supozojnë se përfitimet nga inteligjenca artificiale [IA] do t’i takojnë kryesisht atij që vepron i pari me sukses. Por, ky nuk është i vetmi skenar i mundshëm. Me një avantazh të konsiderueshëm në çipet e avancuara ose në pajisjet e përdorura për prodhimin e tyre, ShBA-ja mund të mbetet në krye të inovacionit në IA; ose mund të mos ndodhë kështu. Ne thjesht nuk dimë sa larg ka shkuar Kina në zhvillimin e një sistemi alternativ të IA-së.

Shfaqja e papritur e DeepSeek-ut - kur një start-up kinez publikoi një model IA-së gjenerues me performancë të lartë, i zhvilluar me një kosto shumë më të ulët se rivalët e tij amerikanë - tregon se përfitimi nga puna e të tjerëve është e lehtë. Me rritjen e një klase të mesme globale të arsimuar dhe punëtore, barrierat tradicionale për kapërcimin e zhvillimit po bien. Forcat institucionale që e bënë teknologjinë e avancuar privilegj vetëm të ekonomive të zhvilluara janë dobësuar. Është shumë e lehtë të imagjinohet që përparime dhe zbulime të mëdha të vijnë nga vende më të vogla, të cilat më pas do të kenë më shumë mundësi për t’i rezistuar presionit të superfuqive grabitqare.

Kumari mund të krijojë varësi të madhe. Trump ka vënë shumë baste të mëdha - për paqe në Lindjen e Mesme, për bombardimin e Iranit dhe në Ukrainë - dhe disa prej tyre mund të japin frytet e tyre. Më i fundit, një ndihmë prej 20 miliardë dollarësh amerikanë për Argjentinën, ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm, duke pasur parasysh se sondazhet parashikonin një poshtërim në mes të mandatit për aleatin e tij ideologjik, presidentin argjentinas Javier Milei. Por, Milei i tejkaloi parashikimet - për momentin.

Megjithatë, Trumpi duhet të tregohet i kujdesshëm. Një nga gjërat që e tërheq edhe më shumë në varësi një lojtar bixhozi është një fitore e madhe në fillim. Nëse Trump dhe Xi ndihen me fat, një takim personal mund t’i shtyjë të dy të rrisin bastet. Por nëse të dy shohin se nuk kanë tjetër zgjedhje përveçse t’i vënë të gjitha fishat e tyre te IA-ja, kjo është më shumë një shenjë dëshpërimi sesa besimi. /Project Syndicate/

Shtëpia e Bardhë ka ndarë imazhe të Xi Jinping që shumica e kinezëve nuk i shohin

4 November 2025 at 13:08


Xi Jinping nuk njihet për “buzëqeshjet e tij të lehta”.

Udhëheqësi më i fuqishëm komunist i Kinës në dekada ka ndërtuar “një reputacion të përforcuar” nga media shtetërore gjatë sundimit të tij 12-vjeçar si një dorë serioze dhe e qëndrueshme.

Por imazhet e publikuara nga Shtëpia e Bardhë tregojnë një anë tjetër të Xi - dhe një që nuk është e dukshme në imazhet e publikuara në vendin e tij, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Xi mori pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Korenë e Jugut, ku u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump për një takim dypalësh në Bazën Ajrore Gimhae në Busan.

Të gjithë sytë ishin se si udhëheqësit e dy ekonomive më të mëdha në botë do të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre mbi një sërë temash, nga soja dhe fentanili te mineralet e rralla të tokës dhe çipat kompjuterikë.

Por përveç diplomacisë së ashpër, fotografitë e publikuara nga Shtëpia e Bardhë kapën një moment të rrallë të sinqertë midis dy udhëheqësve.

Në një dhomë të mbushur me diplomatë të veshur me kostume, Trump u pa në një imazh me krahun e shtrirë mbi tryezën e negociatave për t'i treguar Xi një copë letër.

Çfarëdo që është shkruar ose shtypur në letër mbetet e panjohur.

Në një imazh tjetër, udhëheqësi kinez duket se buzëqesh me sytë mbyllur, me ministrin e Jashtëm Wang Yi duke qeshur pranë tij.

Nuk është e qartë nëse imazhet janë rregulluar në rend kronologjik.

Ndërkohë, dy ditë më vonë, Xi u kap në kamera duke bërë një shaka kur shkëmbeu dhurata me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung.

Dhe siç vlerëson CNN, dy momentet e papritura nga Xi bien ndesh me imazhin e tij të krijuar me kujdes në vend, ku ai u shfaq së fundmi duke kryesuar një paradë ushtarake me një kostum të Maos, një veshje e lidhur me Mao Ce Dunin, themeluesin e Kinës komuniste.

- YouTube www.youtube.com

Paraardhësi i Xi, Jiang Zemin, i cili shërbeu si president midis viteve 1993 dhe 2003, ishte i njohur për personalitetin e tij, talentin kozmopolit dhe gatishmërinë për të treguar aftësitë e tij gjuhësore dhe për të bashkëvepruar me gazetarët.

Megjithatë, Xi ka ndjekur një kurs të ndryshëm. Së bashku me frenimin e lirisë së shprehjes në Kinë, ai ka ruajtur kontroll të rreptë mbi imazhin e tij dhe rrjedhën e informacionit.

Politika e elitës është bërë aq e errët nën sundimin e tij saqë ekspertët kërkojnë çdo të dhënë për drejtimin e Kinës - nga analizimi i fjalëve të Xi për kuptimin e tyre të vërtetë deri te vlerësimi i ngjyrës së flokëve të tij. /Telegrafi/

Zhvendosja strategjike e Trump nga Azia

3 November 2025 at 12:04

Presidenti amerikan Donald Trump e kaloi pjesën më të madhe të javës së fundit të tetorit në Azi. Ai arriti të siguronte armëpushime në disa fronte të një lufte tregtare që në masë të madhe ishte krijuar nga vetë ai, pasi kishte vendosur tarifa si ndaj miqve ashtu edhe ndaj kundërshtarëve. Ajo që ai nuk […]

The post Zhvendosja strategjike e Trump nga Azia appeared first on Reporter.al.

Trump thotë se Xi Jinping i kupton pasojat nëse Kina pushton Tajvanin

2 November 2025 at 19:49


Presidenti amerikan Donald Trump tha se Xi Jinping i kupton pasojat nëse Kina pushton Tajvanin, ndërsa refuzoi të thoshte konkretisht se Shtetet e Bashkuara do ta mbronin ishullin, sipas një fragmenti të një interviste të CBS News të transmetuar të dielën.

Trump tha se Tajvani "asnjëherë nuk u përmend si temë" kur u takua me presidentin kinez në Korenë e Jugut të enjten për takimin e tyre të parë ballë për ballë në gjashtë vjet.

I pyetur në emisionin "60 Minutes" të CBS nëse do të urdhëronte forcat amerikane të vepronin nëse Kina do të lëvizte ushtarakisht kundër Tajvanit, Trump tha: "Do ta zbuloni nëse ndodh, dhe ai e kupton përgjigjen për këtë".

Por Trump refuzoi të shpjegonte se çfarë donte të thoshte në intervistën e zhvilluar të premten në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida, duke shtuar: "Nuk mund t'i jap sekretet e mia. Pala tjetër e di".

Presidenti amerikan pretendoi se Xi dhe ata pranë tij kishin "thënë hapur" se "'ne nuk do të bënim kurrë asgjë ndërsa Presidenti Trump është president', sepse ata i dinë pasojat".

Kina pretendon se Tajvani vetëqeverisës është territori i saj.

Sipas politikës së saj të hershme, Shtetet e Bashkuara njohin vetëm Pekinin, por i ofrojnë ishullit armë për vetëmbrojtje.

Çështja vazhdon të shkaktojë tensione, të cilat Trump dhe Xi duket se i kanë shmangur në samitin e tyre, duke u përqendruar në vend të kësaj në lehtësimin e luftës tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit. /Telegrafi/

Profile dobësie në takimin Trump-Xi

31 October 2025 at 13:02

Bota e ka pritur me padurim takimin e kësaj jave midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit kinez, Xi Jinping. A mundet një takim ballë për ballë – këtë herë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Korenë e Jugut – të zgjidhë një konflikt që ka gjeneruar tituj gjithnjë e më alarmues këtë vit? […]

The post Profile dobësie në takimin Trump-Xi appeared first on Reporter.al.

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

30 October 2025 at 18:14

Donald Trump u shfaq entuziast pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping. “Në një shkallë nga 1 në 10? Do t’i jepja 12”, deklaroi ai. Ndërsa Xi zgjodhi një ton më realist. “Duhet të punojmë bashkë për të mirën e botës dhe të mos mbetemi të bllokuar në një rreth vicioz hakmarrjesh”, u shpreh presidenti kinez. […]

The post Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump appeared first on BoldNews.al.

Bessent thotë se SHBA-të dhe Kina arrijnë një marrëveshje 'kornizë' mbi metalet e rralla dhe kërcënimin e Trumpit me tarifa

26 October 2025 at 15:39


Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se ka arritur një "kornizë shumë të konsiderueshme" me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng, e cila do të shmangë tarifat 100% të SHBA-së mbi mallrat kineze dhe do të arrijë një shtyrje të kontrolleve të eksportit të metaleve të rralla nga Kina.

Bessent tha gjatë regjistrimit të një interviste me programin "Meet the Press" të NBC-së, se korniza e arritur në Kuala Lumpur, Malajzi, do t'i lejojë presidentit Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, të diskutojnë bashkëpunimin e mëtejshëm tregtar javën e ardhshme.

Agjenda do të përfshijë tregtinë më të balancuar SHBA-Kinë, blerjet kineze të sojës amerikane dhe produkteve të tjera bujqësore, si dhe vënien nën kontroll të krizës së fentanilit në SHBA, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse parashikonte që SHBA-të do të vazhdonin me kërcënimin e Trump për tarifa 100% mbi mallrat kineze, Bessent tha: "Jo, nuk e bëj këtë dhe gjithashtu parashikoj që të marrim një lloj shtyrjeje për kontrollet e eksportit të metaleve të rralla që kinezët kishin diskutuar".

Bessent shtoi se kushtet përfundimtare do të vendoseshin nga të dy udhëheqësit. /Telegrafi/

Trump kërkon ndihmën e Kinës për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë

25 October 2025 at 20:06


Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të donte ndihmën e Kinës për t'u marrë me Rusinë, ndërsa kërkon t'i japë fund luftës në Ukrainë.

“Do të doja që Kina të na ndihmonte me Rusinë”, tha presidenti amerikan në bordin e Air Force One, ndërsa fluturonte për në Azi për një turne të shpejtë, ku do të takohet me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në Korenë e Jugut.

Kina është aleati më i madh i Rusisë dhe një mbështetje jetësore për Moskën që kur u vendosën sanksionet perëndimore për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Bëhet e ditur se përfundimi i luftës Rusi-Ukrainë është bërë një pikë qendrore për Trumpin në muajt e fundit, me një marrëveshje armëpushimi që deri më tani i ka shpëtuar, pavarësisht premtimeve të tij të fushatës për ta zgjidhur situatën shpejt.

Një samit me Putinin në gusht nuk dha ndonjë rezultat të prekshëm dhe Trump është bërë gjithnjë e më i frustruar me Moskën.

"Sa herë që flas me Vladimirin, zhvilloj biseda të mira dhe pastaj ato nuk çojnë askund", tha Trump më parë këtë javë.

Të mërkurën, ai njoftoi sanksione të reja kundër dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi - ndërhyrjet e para të drejtpërdrejta që administrata Trump i ka imponuar Rusisë për shkak të luftës.

Cili është rëndësia e sanksioneve amerikane ndaj naftës ruse?

Ndërsa takimi i Trump me Xi pritet të përqendrohet ende në marrëdhëniet armiqësore tregtare midis SHBA-së dhe Kinës , Trump tha se do të bisedonte me Xi për "gjithçka", përfshirë luftën në Ukrainë.

"Do të doja ta shihja Kinën të na ndihmonte me Rusinë. Kam një marrëdhënie shumë të mirë... me Presidentin Xi. Shumë të mirë", tha ai, duke shtuar se Xi dëshiron ta shohë luftën të përfundojë.

Më herët këtë javë, Trump tha se presidenti kinez "mund të ketë një ndikim të madh te Putini". /Telegrafi/

Për herë të parë që prej vitit 2019, Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping: Ja kur do të ndodhë

By: D Marku
24 October 2025 at 20:15

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping javën e ardhshme, si pjesë e një udhëtimi në Azi, njoftoi të enjten Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Trump do të niset për në Malajzi dhe Korenë e Jugut, ku do të takohet me Xi të enjten e ardhshme në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Leavitt nuk dha detaje të mëtejshme mbi takimin.
Njoftimi vjen në mes të një lufte tregtare në përshkallëzim midis dy vendeve. Trump kërcënoi javën e kaluar të vendoste një tarifë shtesë prej 100% për mallrat kineze duke filluar nga nëntori.

Kjo shënoi një përshkallëzim të mprehtë të tensioneve pas vendimit të Pekinit për të futur kufizime më të rrepta në eksportin e metaleve të rralla, megjithëse ai tha më parë se tarifat e larta “nuk janë të qëndrueshme”. Politika e re e Pekinit nuk synon në mënyrë të qartë SHBA-në, por kompanitë amerikane të teknologjisë së lartë janë shumë të varura nga furnizimet kineze të metaleve të rralla.

Ndërsa Trump tha javë më parë se do të takohej me Xi në samitin e APEC-ut, ai nuk e njoftoi datën e saktë. Megjithatë, ai gjithashtu përmendi mundësinë e anulimit të plotë të takimit të tyre për shkak të zemërimit për kufizimet e eksportit kinez të mineraleve të rralla.

Më vonë të mërkurën, presidenti amerikan tha se të dy udhëheqësit do të arrinin marrëveshje për gjithçka, nga tregtia te energjia bërthamore, duke shtuar se ai gjithashtu planifikon të trajtojë blerjet e naftës ruse nga Kina.

Takimi në Korenë e Jugut do të jetë i pari ballë për ballë për udhëheqësit që kur Trump u rikthye në pushtet në janar. Ata kanë folur të paktën tre herë këtë vit, por u takuan për herë të fundit personalisht në vitin 2019 gjatë mandatit të parë të Trump në detyrë.

The post Për herë të parë që prej vitit 2019, Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping: Ja kur do të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019

By: Elva
24 October 2025 at 19:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet javën e ardhshme me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut, gjatë Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), njoftoi Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Trump do të nisë udhëtimin në Malajzi dhe Korenë e Jugut, ku do të zhvillohet takimi me Xi […]

The post Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin Trump-Xi Jinping, i pari që nga 2019 appeared first on BoldNews.al.

Takimi në mes të Trump dhe Xi të Kinës është caktuar për 30 tetor

23 October 2025 at 21:55


Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping javën e ardhshme gjatë vizitës së tij në Azi, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të enjten.

Sekretarja e Shtypit Karoline Leavitt tha se Trump do të niset për në Malajzi të premten vonë në mbrëmje përpara se të shkojë në Korenë e Jugut, ku takimi me Xi do të zhvillohet të enjten e ardhshme (30 tetor), përcjell Telegrafi.

Bisedimet - të parat midis dy udhëheqësve në mandatin e dytë të Trump - pritet të përqendrohen në tregti, lidhjet e Kinës me Rusinë dhe përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Trump tha të mërkurën (23 tetor) se priste të arrinte marrëveshje të shumta me Xi, duke mbuluar çështje që variojnë nga blerjet e sojës dhe tensionet tregtare deri te kontrolli i armëve bërthamore dhe lufta e Rusisë në Ukrainë.

BREAKING:

Trump will meet with Xi on Thursday, just 49 hours before the massive sanctions are to be implemented.

🇺🇸🇨🇳 pic.twitter.com/V5ley6RbGZ
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 23, 2025

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, Trump shprehu optimizëm për takimin e ardhshëm.

"Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje", tha ai, duke sugjeruar se Xi kishte ndryshuar qëndrimin e tij për konfliktin në Ukrainë.

“Ai tani do të donte — nuk jam i sigurt nëse e bëri në fillim — tani do të donte që ajo luftë të mbaronte”, shtoi Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu ka lënë të kuptohet për bashkëpunim të mundshëm në kontrollin e armëve bërthamore, duke iu referuar diskutimeve të fundit me presidentin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

BE-ja duhet të përballet me Donald Trump

22 October 2025 at 12:03

Më 27 korrik 2025, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shpallën një marrëveshje paraprake tregtare dhe investimesh në Turnberry, Skoci. Por në fakt, asgjë nuk u nënshkrua, dhe edhe sikur të ishte nënshkruar, nuk do të vlente as sa letra mbi të cilën ishte shkruar. Në fund të fundit, presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një […]

The post BE-ja duhet të përballet me Donald Trump appeared first on Reporter.al.

Trump konfirmon takimin me Xi Jinping në Korenë e Jugut

By: Elva
17 October 2025 at 19:22

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka konfirmuar se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Korenë e Jugut, brenda dy javësh. Deklarata u bë gjatë një interviste për Fox News, e cila do të transmetohet të dielën më 19 tetor. Trump pritet të udhëtojë më 29 […]

The post Trump konfirmon takimin me Xi Jinping në Korenë e Jugut appeared first on BoldNews.al.

Rutte: Sulmi i Kinës ndaj Tajvanit mund ta detyrojë Rusinë të ndërmarrë veprime kundër NATO-s

14 October 2025 at 22:49


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se një sulm kinez ndaj Tajvanit mund ta provokojë Rusinë të veprojë kundër NATO-s. Ai theksoi se këto dy vende duhet të shihen si një entitet i vetëm.

Nëse Kina vendos të sulmojë Tajvanin, kjo mund ta detyrojë Rusinë të "ndërmarrë veprime kundër NATO-s", tha i pari i NATO-s.

Rutte, gjatë sesionit të 71-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, i bëri këto komente, transmeton Telegrafi.

“Ne duhet t'i shohim ato si një, sepse, për shembull, nëse Kina vendos të ndërmarrë veprime kundër Tajvanit, ka shumë të ngjarë që Kina do ta detyrojë partnerin e saj të vogël në këtë marrëdhënie, pra Rusinë nën udhëheqjen e Vladimir Putinit, të ndërmarrë veprime kundër NATO-s për të na pushtuar”.

Ai gjithashtu theksoi se Aleanca është dukshëm më e fortë se rusët, kështu që nuk ka nevojë të rrëzohen aeroplanët rusë që shkelin hapësirën ajrore të vendeve anëtare. /Telegrafi/

Trump u drejtohet amerikanëve: Mos u shqetësoni për Kinën

12 October 2025 at 21:30


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka thënë amerikanëve të mos “shqetësohen për Kinën”.

"Mos u shqetësoni për Kinën, gjithçka do të shkojë mirë! Presidenti shumë i respektuar Xi sapo pati një moment të keq. Ai nuk dëshiron një depresion për vendin e tij, dhe as unë. Shtetet e Bashkuara duan ta ndihmojnë Kinën, jo ta dëmtojnë atë", shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Kujtojmë se të premten, Trump rinisi ofensivën e tij tregtare kundër Kinës, në hakmarrje për kufizimet e vendosura nga Pekini në sektorin e mineraleve të rralla me rëndësi të lartë strategjike.

Të premten, ai akuzoi Kinën se ka ndërmarrë një hap të paprecedentë.

Me atë rast, ai njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosnin tarifa shtesë prej 100 përqind për mallrat kineze, përveç atyre që janë tashmë në fuqi, duke njoftuar se ato do të hynin në fuqi më 1 nëntor ose para kësaj date.

Ndryshe, marrëdhëniet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së, të cilat kanë parë ulje-ngritje në vitin 2025, kanë qenë në një gjendje qetësie në javët e fundit.

Trump foli me Xi në shtator dhe e përshkroi bisedën si "shumë produktive".

I kënaqur me diskutimet rreth të ardhmes së TikTok në SHBA, ai madje përmendi një udhëtim në Kinë vitin e ardhshëm, si dhe një vizitë të homologut të tij në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, në një mosmarrëveshje të re tregtare, Kina njoftoi të premten se do të vendoste tarifa "speciale" për anijet amerikane në portet e saj, në hakmarrje për masa të ngjashme të ndërmarra nga Uashingtoni në prill.

Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, thanë se kishin hequr "miliona" produkte kineze të ndaluara nga platformat e tregtisë elektronike. /Telegrafi/

❌
❌