Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 February 2026Main stream

17 vjeçe, shqiptare e olimpike / Lisa Brunga, historia e krenarisë që vjen nga Kanadaja

By: xhir jeta
4 February 2026 at 11:46

Nga 6 deri më 22 shkurt, Shqipëria do të jetë pjesë e Olimpiadës Dimërore, e përfaqësuar nga ekipi kuqezi i përbërë nga skiatorët Lara Kolturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Samire Dauti.
Mes tyre spikat Lisa Brunga, vetëm 17 vjeçe, një emër që po shkruan histori për sportin shqiptar.

Lisa Brunga, me origjinë nga Lezha, është e para shqiptare nga Kanadaja që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Ajo është formuar në një nga sistemet më të mira të skive alpine në Amerikën e Veriut, ku që në fëmijëri ka treguar disiplinë të lartë stërvitore dhe rezultate të qëndrueshme në garat FIS.

“Gjithmonë kam folur për një potencial real olimpik dhe kjo nuk është rastësi,” shprehet Lisa, duke theksuar se zgjedhja për të përfaqësuar Shqipërinë nuk ka qenë aspak për marketing.
Motoja e saj në pistë është po aq e thjeshtë sa frymëzuese: “Skijo shpejt dhe shijo shumë.”

“Përgjegjësinë morale për vendin ma ka dhënë familja,” thotë ajo.

Familja Brunga, veçanërisht babai i saj, ka qenë mbështetja kryesore në këtë rrugëtim. “Babai është shok dhe mburojë për mua, njohës dhe menaxhues i emocioneve të mia,” rrëfen Lisa.
Në studio ishte edhe Anton Brunga, avokat dhe themelues i studios ligjore “Brunga Law” në Toronto, Kanada, një zyrë ligjore që, siç thuhet shpesh nga komuniteti, “flet shqip”. Studio “Brunga Law” numëron 4 avokatë dhe 9 punonjës mbështetës, ku 3 prej avokatëve janë me origjinë shqiptare, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për shqiptarët në Ontario./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Pa palestër dhe pa pajisje: Këto 3 ushtrime e bëjnë gjoksin të duket më i ngritur

26 January 2026 at 23:44


Lëvizje të lehta që rikthejnë drejtimin, hapin kraharorin dhe sjellin ndjesi sigurie

Ndryshimet në gjoks shpesh lidhen me mënyrën se si trupi mbahet gjatë ditës. Me kalimin e kohës, shpatullat mund të përkulen përpara, kraharori të mbyllet më shumë dhe qëndrimi të mos jetë më aq i drejtë sa dikur. Këto ndryshime nuk ndodhin papritur, por shfaqen në heshtje, përmes zakoneve që përsëriten me vite, ulja e zgjatur, mungesa e lëvizjes dhe frymëmarrja e cekët.

Edhe pse varja e gjoksit shpesh shihet si çështje estetike, në thelb të saj shumë shpesh qëndron humbja e mbështetjes në pjesën e sipërme të trupit. Kur muskujt që mbështesin kraharorin dhe shpatullat bëhen më pak aktivë, trupi përshtatet me një pozicion më të mbyllur dhe gjoksi natyrshëm humbet pamjen e ngritur.

Lëvizjet e buta dhe të vetëdijshme, që rikthejnë drejtësinë dhe hapësirën në kraharor, mund ta ndihmojnë trupin të riorganizohet në mënyrë më natyrale. Nuk kërkohet forcë apo intensitet, por vëmendje dhe vazhdimësi në lëvizje të thjeshta që i mundësojnë trupit të mbahet dhe të marrë frymë më lehtë, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Si ndikon lëvizja në pamjen e gjoksit dhe ndjesinë në kraharor?

Gjoksi nuk ka muskuj të vetët, por mbështetet mbi muskujt e kraharorit, shpatullave dhe pjesës së sipërme të shpinës. Kur këta muskuj janë aktivë dhe të balancuar, kraharori ka më shumë hapësirë, ndërsa qëndrimi bëhet më i qëndrueshëm dhe i hapur. Në të kundërt, kur shpatullat janë të ulura dhe të përkulura përpara, muskujt e kraharorit mbeten të shkurtuar dhe pjesa e sipërme e shpinës merr ngarkesë më të madhe.

Lëvizjet e rregullta dhe të buta që hapin kraharorin ndihmojnë në uljen e tensionit në shpatulla, përmirësojnë qëndrimin dhe krijojnë një ndjesi lehtësie në pjesën e sipërme të trupit. Trupi nuk përpiqet të “drejtojë” pozicionin me forcë, por gradualisht kthehet në ekuilibër.

Shikoni si të realizoni ushtrimin e lehtë “lavjerrësi” për bark të sheshtë:

1. Hapja e kraharorit me tërheqje të shpatullave

Ky ushtrim ndihmon që shpatullat të kthehen në një pozicion më natyral dhe kraharori të hapet lehtë.

Si kryhet:

  • Uluni ose qëndroni drejt, me qafën të relaksuar.
  • Përkulni krahët në bërryla dhe vendosini pranë trupit.
  • Me frymëmarrje të thellë, tërhiqni lehtë bërrylat prapa, sikur doni të afroni shpatullat. Kraharori hapet pa tendosje.
  • Me nxjerrjen e frymës, kthehuni në pozicionin fillestar.
  • Përsëriteni 10–12 herë, ngadalë dhe me vetëdije.

shutterstock

Pse është i dobishëm: Aktivizon muskujt që ofrojnë mbështetje për gjoksin dhe ndihmon trupin të drejtohet pa forcim.

2. Ngritja e krahëve mbi kokë me shtrirje të lehtë

Një lëvizje e thjeshtë që krijon më shumë hapësirë në pjesën e sipërme të trupit.

Si kryhet:

  • Qëndroni drejt, me shputat të qëndrueshme në tokë.
  • Me frymëmarrje, ngrini krahët mbi kokë dhe ndërthurini gishtat.
  • Me nxjerrjen e frymës, shtrihuni lehtë lart, pa u përkulur në pjesën e poshtme të shpinës.
  • Mbajeni pozicionin për disa çaste, pastaj ulni ngadalë krahët.

Përsëriteni 6–8 herë.

shutterstock

Pse është i dobishëm: Zgjat muskujt e kraharorit dhe kontribuon në ndjesinë e drejtësisë dhe frymëmarrjes më të lehtë.

3. Shtrirja e krahëve pas shpine në pozicion ulur ose në këmbë

Ky ushtrim ndihmon në lirimin e tensionit në pjesën e përparme të trupit dhe rikthen balancën në shpatulla.

Si kryhet:

  • Shtrini krahët pas shpine dhe bashkoni pëllëmbët ose ndërthurini gishtat.
  • Pa e tendosur qafën, ngrini lehtë krahët pas dhe poshtë, aq sa ju ndjehet rehat.
  • Kraharori hapet natyrshëm. Mbajeni pozicionin 15–20 sekonda me frymëmarrje të qetë, pastaj relaksohuni.

shutterstock

Pse është i dobishëm: Hap kraharorin dhe ndihmon shpatullat të marrin një pozicion më të qëndrueshëm dhe të relaksuar.

Kur trupi fillon të mbahet më lehtë

Gjoksi i varur shpesh nuk është shenjë e humbjes së forcës, por pasojë e një qëndrimi të mbyllur që është krijuar me kalimin e kohës. Kur trupit i ofrohen disa lëvizje të vetëdijshme, pa nxitim dhe pa presion, ai fillon të riorganizohet ndryshe.

Kraharori fiton më shumë hapësirë, frymëmarrja bëhet më e thellë dhe qëndrimi më i qëndrueshëm. Këto ndryshime nuk vijnë menjëherë, por ndihen qartë, në mënyrën se si trupi qëndron, merr frymë dhe lëviz në përditshmëri. /Telegrafi/

Stërvitje e përbashkët NATO-Polici në veri të Kosovës

22 January 2026 at 16:34

PRISHTINË, 22 janar/ATSH/ Ushtarët nga Batalioni RC-E Maneuver, që veprojnë nën misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, së bashku me pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zhvilluan një ecje të komandës së incidentit, e cila shërbeu për provimin e procedurave dhe metodave të koordinuara për të siguruar gatishmëri të lartë operacionale dhe reagim efektiv ndaj çdo sfide të sigurisë.

Sipas KFOR-IT, ky aktivitet stërvitor synon të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, duke rritur kapacitetin për të menaxhuar incidente dhe situata emergjente.

Stërvitjet e tilla mbështesin misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe efikas në çdo rast që lidhet me sigurinë publike. /Kosovapress/

The post Stërvitje e përbashkët NATO-Polici në veri të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare

17 January 2026 at 09:34

TIRANË, 17 janar/ATSH/ Forcat Ajrore shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Misionin federal të Gardës Kombëtare Ajrore të ShBA-ve për furnizim të shpejtë dhe efikas me karburant.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu duke sjellë momente nga kjo stërvitje vlerësoi se “partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave tona, reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren”.

Nënkolonel Richard Bloom, komandant i ekupizhait HC-130J Combat King tha se për forcat amerikane kjo ishte hera e parë që kryenin një operacion të furnizimit me karburant në një zonë të përparuar.

“Mund të them që kam parë shumë Forca të Armatosura përfshirë tonën dhe Forcat e Armatosura shqiptare që ishin absolutisht profesionalë dhe ne ishim vërtet me fat që punuam me ta”, tha Bloom.

Nënkolonel Ervin Buzi, komandant i Forcës Ajrore Farkë u shpreh se nëse misioni nuk lejon shumë kohë për pritje, Forcat Ajrore ulen dhe furnizohen pa u ndaluar, për të shkuar përsëri në zonën e operacioneve.

“Kjo krijon vazhdimësi për të mbështetur operacionet e trupave tona dhe është një hap i rëndësishëm në bashkëpunim me aleatët tanë, sidomos aleatin amerikan. Nëse një ditë gjendemi në të njëjtin vend luftimi ne absolutisht mund ta kryejmë këtë mision”, pohoi Buzi.

Ndërsa, Toger Fabio Bardho, komandant ekuipazhi i helikopterit UH-60 “Black Haëk” nënvizoi se partnerët amerikanë kanë qenë shumë bashkëpunues me Forcat Ajrore shqiptare gjatë gjithë kohës.

“Kjo stërvitje ka shërbyer për të rritur aftësitë tona pilotuese dhe për të qenë  gati sa më shpejt në operacione luftarake që mund të na ndodhin në fushë betejë”, tha ai.

/e.i/j.p/

The post Vengu: Partneriteti me ShBA-të hap mundësi të reja për përgatitjen e trupave shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në stërvitje intensive, së shpejti qendër e re operacionale

5 January 2026 at 11:55

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot pamje nga stërvitja e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, i cili ka vijuar përgatitjen intensive edhe në ditët e para të vitit të ri.

“Viti nis siç duhet në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut”, shkruan Vengu në postimin e tij, duke theksuar rëndësinë e gatishmërisë dhe profesionalizmit të Forcave të Armatosura.

Në pamjet e publikuara nga ministri Vengu vërehen Forcat e Armatosura shqiptare, duke u stërvitur në zona malore dhe pyjore, duke krijuar situata të ndryshme rreziku, si pengmarrje etj. Po ashtu, vihet re përdorimi i armëve dhe municioneve në dispozicion të FA, pë realizimin me sukses të misioneve.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes parashikon ngritjen e qendrës së re operacionale të Batalionit III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, në ambientet e ish-repartit ushtarak në Mollëz.

Ky repart ka shërbyer më herët si garnizon dhe depo ushtarake, si dhe ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë, ku janë zhvilluar stërvitje të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas planit afatmesëm të Ministrisë së Mbrojtjes, objekti do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë për të akomoduar një batalion të plotë këmbësorie, duke zgjeruar kapacitetet e Regjimentit të Veriut. Aktualisht, në Burrel operon një kompani e plotë, ndërsa synimi është rritja me rreth 30% e forcës aktive, shumëfishimi i kapaciteteve dhe krijimi i njësive të para të forcës rezerviste.

Pavarësisht degradimit dhe braktisjes ndër vite, tashmë është miratuar masterplani i zhvillimit, i cili parashikon një ndërhyrje tërësore infrastrukturore. Projekti synon një investim të qëndrueshëm, funksional dhe efikas për përmbushjen e misioneve operacionale.

Struktura e re do të akomodojë rreth 648 personelë, nga të cilët 401 efektivë aktivë dhe 247 rezervistë, të shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 366 hektarësh. Territori ofron kushte të përshtatshme për stërvitje, akomodim, aktivitete sportive e rekreative, si dhe për ndërtimin e poligoneve dhe terreneve ndihmëse.

Zona, e lirë nga banesat civile, garanton standarde të larta sigurie dhe akses të favorshëm në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe ujësjellësit.

Misioni kryesor i Batalionit të Burrelit do të jetë përgatitja, trajnimi dhe mbajtja në gatishmëri e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e vendit, si dhe përballimi i emergjencave civile, si pastrimi i rrugëve nga bora, zjarret dhe situata të tjera të jashtëzakonshme, veçanërisht në zonën verilindore të vendit.

Projekti parashikon ndarjen e repartit në tre zona funksionale: administrative, logjistike e mbrojtëse, si dhe zonën e jetesës dhe stërvitjes, duke krijuar një garnizon modern në përputhje me standardet bashkëkohore të Forcave të Armatosura Shqiptare.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në stërvitje intensive, së shpejti qendër e re operacionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stërvitje elitare SHBA-Shqipëri, gatishmëri për reagim të menjëhershëm në krizë

By: melisa
19 November 2025 at 12:44

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur zhvillimin e një stërvitjeje të posaçme gatishmërie nga Forcat e Operacioneve Speciale të Komandës së Operacioneve Speciale të SHBA për Europën (SOCEUR), e cila u realizua javën e kaluar në bazën ushtarake të Zall Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura Shqiptare. Stërvitja u zhvillua gjatë natës dhe përfshiu mbërritjen…

Source

Ushtarët amerikanë e letonezë të KFOR mbajnë stërvitje të përbashkëta

16 November 2025 at 18:59

PRISHTINË, 16 nëntor /ATSH/ Ushtarët nga Letonia dhe personeli i aviacionit të ushtrisë amerikane të ngarkuar në Komandën Rajonale-Lindje të KFOR-it, zhvilluan trajnime me ngarkesë në Kampin Novo Selo.

Stërvitja mundëson njësitë e aviacionit të KFOR-it të transportojnë furnizime thelbësore me shpejtësi dhe të sigurt në kushte kërkuese.

Aktiviteti fokusohet në rritjen e shpejtësisë operacionale, saktësisë dhe efikasitetit, ndërsa forcon ndërveprimin midis elementëve shumëkombësh.

Këto trajnime thelbësore sigurojnë që forcat e KFOR-it të mbeten të gatshme për mision dhe të afta për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave logjistike në mjedise dinamike, duke kontribuar në mirëmbajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë. /KosovaPress/

1 nga 4

The post Ushtarët amerikanë e letonezë të KFOR mbajnë stërvitje të përbashkëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kupa e Botës 2026, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës

14 November 2025 at 12:33
TIRANË, 14 nëntor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Departamenti i Komunikimit bën me dije se stërvitja e sotme u nda në dy grupe, ku lojtarët titullarë bënë ushtrime në palestër dhe rikuperim, ndërsa lojtarët e stolit dhe të aktivizuarit në pjesën e dytë realizuan një seancë të plotë me stafin teknik në stadiumin ku u luajt ndeshja e mbrëmshme.

Ndërkohë, pasditen e sotme Kombëtarja do të udhëtojë drej Tiranës, ku pritet të mbërrijë në darkë.

Ditën e shtunë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, në orën 18:00, ndërsa më herët, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Anglisë.

1 nga 3

/gj.m/a.f/

The post Kupa e Botës 2026, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën, mungesa në stërvitjen e parë! Situata në kampin kuqezi

By: armand
11 November 2025 at 08:49

Shqipëria ka nisur pasditen e djeshme përgatitjet për ndeshjen ndaj Andorrës, e planifikuar të luhet në datën 13 nëntor në Andorra. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë për ndeshjen e 13 nëntorit ku fitorja është padyshim detyrim për skuadrën tonë, ndërkohë që vetëm 3 ditë më vonë do të luhet ndeshja ndaj Anglisë. Kuqezinjtë do […]

The post Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën, mungesa në stërvitjen e parë! Situata në kampin kuqezi appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja stërvitet e plotë për sfidat me Serbinë dhe Jordaninë, ftesë dhe Gripshit

7 October 2025 at 19:18

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën stërvitore të radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të ndeshjeve ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancën e sotme lojtarët ishin në dispozicion të trajnerit Silvinjo dhe morën ngarkesën e plotë, ndërsa Enea Mihaj u bashkua sot me ekipin dhe u stërvit i veçuar.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe nga ana taktike.

Sakaq, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë për këto dy ndeshje edhe mesfushorin Nazmi Gripshi, i cili vjen si zëvendësim për Adrion Pajazitin e dëmtuar.

Gripshi do të bashkohet me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të jetë në dispozicion ndaj Serbisë dhe Jordanisë.

Seanca e radhës stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa po nesër, dy lojtarë do të dalin para medias në konferencë për shtyp në stadiumin “Air Albania”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Kombëtarja stërvitet e plotë për sfidat me Serbinë dhe Jordaninë, ftesë dhe Gripshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kur duhet të konsumohen proteinat, para apo pas stërvitjes?

By: gaze tare
7 October 2025 at 17:50

Nëse jeni ndër ata që kujdesen për trupin, stërvitjen dhe mënyrën se si ushqeheni, me siguri keni dëgjuar pyetjen e famshme: kur është momenti më i mirë për të marrë proteina para apo pas stërvitjes?
Një dilemë që ka ndarë sportistë, trajnerë dhe nutricionistë për vite me radhë.

Pse proteinat janë kaq të rëndësishme

Proteinët janë blloqet ndërtuese të muskujve. Ato ndihmojnë në rindërtimin e fibrave muskulore që dëmtohen gjatë ushtrimeve dhe në rritjen e masës muskulore me kalimin e kohës. Prandaj, konsumimi i mjaftueshëm i proteinave është thelbësor, pavarësisht nëse qëllimi juaj është të shtoni muskuj, të humbisni peshë apo të ruani formën fizike.

Para apo pas stërvitjes?

Ekspertët janë të ndarë, por shumica bien dakord në një pikë: ajo që ka më shumë rëndësi është sasia e përgjithshme e proteinave gjatë ditës, jo domosdoshmërisht minuta e saktë kur i merrni. Megjithatë, ekziston ajo që quhet “dritarja anabolike” periudha 30 deri në 60 minuta pas stërvitjes kur trupi është më i gatshëm të përthithë lëndët ushqyese dhe të rindërtojë muskujt.

 Pas stërvitjes:

Marrja e proteinave menjëherë pas ushtrimeve ndihmon në:

-Rikuperimin e shpejtë të muskujve

-Reduktimin e lodhjes

-Rritjen e forcës dhe masës muskulore

 Para stërvitjes:

Nëse i konsumoni 1–2 orë para aktivitetit fizik, proteinat ndihmojnë që muskujt të kenë energji dhe të mos shkatërrohen gjatë ushtrimeve intensive.

 Shembuj ushqimesh të pasura me proteina

  • Vezë, kos grek, gjizë
  • Peshk, mish pule ose gjeldeti
  • Proteina bimore si thjerrëzat, qiqrat dhe quinoa
  • Shake proteinik (për ata që stërviten rregullisht)

The post Kur duhet të konsumohen proteinat, para apo pas stërvitjes? appeared first on iconstyle.al.

Sfida me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit

TIRANË, 6 tetor /ATSH/ Kombëtarja e futbollit ka nisur zyrtarisht sot përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania”.

Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do të bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.

Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar tek ushtrimet fizike dhe pak me topin.

Sakaq, Departamenti i Komunikimit pranë FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.

Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.

Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit
1 nga 5

The post Sfida me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Strong Eagle 10”, Forcat Speciale shqiptare dhe ato britanike stërvitje në Bizë

29 September 2025 at 11:17

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Forcat Speciale shqiptare zhvilluan dy javë stërvitje intensive së bashku me Forcat Speciale të Mbretërisë së Bashkuar në Bizë dhe në zonat urbane të Tiranës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau pamje nga kjo stërvitje, teksa u shpreh se, stërvitja “Strong Eagle 10” kishte qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të forcave speciale.

““Strong Eagle 10” – dy javë stërvitje intensive mes Forcave tona Speciale dhe atyre të Mbretërisë së Bashkuar në Bizë dhe në zonat urbane të Tiranës me qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të forcave speciale”, shkroi Vengu, në një postim në rrjetet sociale.

/gj.m/r.e/a.f/

The post “Strong Eagle 10”, Forcat Speciale shqiptare dhe ato britanike stërvitje në Bizë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore

8 September 2025 at 19:58

TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Kombëtarja kuqezi ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në “Air Albania” në prag të përballjes me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit SHBA-Meksikë-Kanada 2026.

Në fillim të seancës stërvitore, trajneri Silvinjo ka zhvilluar një mbledhje të shkurtër me lojtarët në mesin të fushës, ku u foli për rëndësinë që kishte përgatitja për ndeshjen në fjalë.

Më pas futollistët nisën me ushtrime të zakonshme fizike në grupe, para se të fillonin punën taktike për përgatitjen e sfidës ndaj Letonisë.

Ndeshja Shqipëri –Letoni do të gjykohet nga gjashtë gjyqtarë polakë të caktuar për sfidën, të udhëhequr nga kryesori Damian Sylvestrzak.

Kombëtarja do të luajë nesër në “Air Albania” në orën 20:45 ndaj Letonisë ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Grupi K. Po për këtë grup luhet në të njëjtën orë edhe ndeshja Serbi-Angli.

Renditja e Grupit K:

  1. Anglia           4 ndeshje, 12 pikë
  2. Serbia           3 ndeshje, 7 pikë
  3. Shqipëria      4 ndeshje, 5 pikë
  4. Letonia         4 ndeshje, 4 pikë
  5. Andorra        5 ndeshje, 0 pikë

The post Përballja me Letoninë, Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja rinis përgatitjet në shtëpi për sfidën me Letoninë

6 September 2025 at 21:35

TIRANË, 6 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare është rikthyer në shtëpi nga transferta e Gjibraltarit mbrëmjen e të premtes dhe sot ka zhvilluar stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Letonisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime fizike dhe skema teknike me seancën stërvitore që zgjati për më shumë se 1 orë mes palestrës dhe fushës. Grupi ishte i plotë, përveç Myrto Uzunit, i cili u stërvit i diferencuar, për shkak të një problemi në kofshë, që po mbahet nën monitorimin e stafit mjekësor e që sipas analizave paraprake nuk është serioze.

Ditën e diel skuadra do të stërvitet sërish në Shtëpinë e Futbollit në orën 17:00 me 15 minutat e para që do të jenë të hapura për median.

Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.

Sot për grupin K, ku ndodhet kombëtarja kuqezi, u luajtën dy ndeshje. Në orën 15:00 Letonia humbi minimalisht përballë Serbinë, ndërsa në orën 18:00 kryesuesja e grupit, Anglia fitoi ndaj Andorrës 2-0.

Kuqezinjtë do të luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Letonisë, takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026. Po të martën, për Grupin K, luhet edhe ndeshja Serbi – Angli.

Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00).

Renditja e Grupit K:

  1. Anglia           4 ndeshje, 12 pikë
  2. Serbia           3 ndeshje, 7 pikë
  3. Shqipëria      4 ndeshje, 5 pikë
  4. Letonia         4 ndeshje, 4 pikë
  5. Andorra        5 ndeshje, 0 pikë

The post Kombëtarja rinis përgatitjet në shtëpi për sfidën me Letoninë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja përgatitet për përballjen me Letoninë

5 September 2025 at 14:51

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit.

Lojtarët e aktivizuar përgjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë.

Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.

Shqipëria fitoi mbrëmjen e të enjtes me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të.

Kuqezinjtë do të luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Letonisë, takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Nga stërvitja e Kombetares në Malaga
1 nga 4

The post Kombëtarja përgatitet për përballjen me Letoninë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania drejton ushtritë europiane, 8 mijë trupa stërviten në Baltik

By: armand
4 September 2025 at 17:47

Gjermania po drejton një stërvitje të madhe ushtarake që përqendrohet në zhvendosjen e trupave dhe pajisjeve në Lituani. Udhëheqja ushtarake gjermane iu bashkua ambasadorëve të vendeve baltike dhe oficerëve nga vende të tjera në portin e Rostockut të enjten për të parë një traget të ngarkuar me automjete ushtarake që largohej nga porti duke u […]

The post Gjermania drejton ushtritë europiane, 8 mijë trupa stërviten në Baltik appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Gjibraltarit, situata te kuqezinjtë

By: armand
3 September 2025 at 21:12

Kombëtarja ka zhvilluar seancën e fundit zyrtare stërvitore në qendrën stërvitore në Malaga në prag të miqësores me Gjibraltarin, që do të luhet më 4 shtator, ora 18:00 në stadiumin “Europa Point” të Gjibraltarit. Trajneri Silvinjo ka punuar për më shumë se një orë me të gjithë grupin, duke u fokusuar më shumë në aspektin […]

The post Kombëtarja mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Gjibraltarit, situata te kuqezinjtë appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Malaga

1 September 2025 at 21:38

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë.

Nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.

Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund të blihen online në adresën ebileta.al në si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Malaga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimi: Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë qelizat kancerogjene

By: gaze tare
20 August 2025 at 11:26

Një studim i ri nga Edith Cowan University tregon se edhe një seancë stërvitjeje, qoftë me pesha apo HIIT, mund të ndihmojë trupin të mbrohet nga kanceri. Studiuesit zbuluan se një stërvitje e vetme rriti nivelin e myokine-ve, proteina të lëshuara nga muskujt gjatë ushtrimeve, të cilat mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Tek të mbijetuarat e kancerit të gjirit, kjo ndikoi në uljen e rritjes së qelizave deri në 30%.

Myokine-t u matën para, menjëherë pas dhe 30 minuta pas stërvitjes, duke treguar një rritje të qëndrueshme pavarësisht llojit të ushtrimit. Studiuesit theksuan se aktiviteti fizik mund të veprojë si ilaç, duke përmirësuar jo vetëm kondicionin, por edhe duke ofruar mbrojtje biologjike kundër kancerit.

Për më tepër, ndërtimi i muskujve dhe ulja e yndyrës përmes stërvitjes së vazhdueshme mund të ulë inflamacionin, një faktor kryesor në përparimin dhe rikthimin e kancerit. Ndërsa dieta vetëm nuk prodhon proteina mbrojtëse apo nuk ul shenjat inflamatore, ushtrimi fizik është një pjesë kyçe e kujdesit kundër kancerit.

The post Studimi: Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë qelizat kancerogjene appeared first on iconstyle.al.

❌
❌