Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aulon Kalaja: Po zbatohet axhenda e Sorosit për të shpopulluar Shqipërinë dhe për ligjin e gjinive!

By: armand
8 December 2025 at 21:49

Prej tre dekadash në Shqipëri janë të njëjtët aktorë politikë dhe nuk ka ndryshuar fusha politike, ndërsa Sorosi ka axhendë për të shpopulluar vendin dhe për të shkatërruar familjen me ligjin për barazinë gjinore. Kështu u shpreh ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja. Ai nënvizoi […]

The post Aulon Kalaja: Po zbatohet axhenda e Sorosit për të shpopulluar Shqipërinë dhe për ligjin e gjinive! appeared first on BoldNews.al.

“Pas aferave të firmosura nga Balluku, fshihet Rama”, Meta: Epidemia Soros ka sjellë nivel të lartë degradimi

By: Ela
25 November 2025 at 14:52

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut. Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama. Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje […]

The post “Pas aferave të firmosura nga Balluku, fshihet Rama”, Meta: Epidemia Soros ka sjellë nivel të lartë degradimi appeared first on BoldNews.al.

Berisha “afrohet” me Soros? Merr pjesë në një event të braktisur nga Trump dhe mbështetur nga NDI

23 November 2025 at 13:42

BRAZIL- Si çdo herë, prej shpalljes “non grata”, kur doktori ikën jashtë shtetit, gjen një lajm për ta sjellë në Shqipëri. U nis për te kaluar oqeanin, dhe vërtet e kaloi, por jo për në SHBA, por për në Brazil.

Përveç disa fjalimeve 1 minutëshe e takimeve, doktorit i doli fati, organizata e centristëve CDI, e zgjodhi zv.president. Berisha shkruan se është zgjedhur zv.president i unionit më të madh te partive të djathta në gjithë botën.  Por si qëndron e vërteta?

CDI është një organizatë që funksionon si union partish më tepër centriste, se sa të djathta, që me dëshirën e tyre janë anëtarësuar ne ketë union dhe madje kanë edhe tarifë anëtarësimi.

Shumica e vendeve anëtare janë nga Amerika Latine, Evropa dhe Afrika. Por pjesë e këtij unioni nuk janë Partia Republikane e Donald Trump në SHBA dhe as konservatorët britanikë, kanadezë, australianë dhe të tjerë.

Dhe tek SHBA qëndron çështja. Si anëtare nga SHBA në këtë organizate, rezulton të jetë vetëm NDI, një organizatë jofitimprurëse, por që punon afër Partisë Demokrate në SHBA, ajo e cila në pushtet me President Joe Biden dhe Sekretar Antony Blinken shpallën “non grata” Sali Berishën në 2021.

Për më tepër, me rikthimin e Trump në pushtet, NDI ka qenë një nga organizatat joqeveritare më të goditura nga ndërprerja e fondeve, si një institut që vijon e financohet nga Xhorxh Soros.

Po ashtu, NDI është një nga promotoret kryesore të grupeve të margjinalizuara dhe politikave gjinore, përfshirë LGBTI.

Me pak fjalë, Berisha është bërë zv.president i një unioni ku anëtar indirekt është Soros, dhe jo Trump. Nga ana tjetër, Sali Berisha nuk është i vetmi zv.president i emëruar ne Forumin e Sao Paolos.

Në forum, u zgjodhën 20 zv.presidentë, mes të cilëve edhe kryeministrat e Kroacisë, Sllovenisë dhe Hungarisë.

Pra nga 115 vende, u zgjodhën 20 zv.presidentë të rinj, dhe duket se radha kësaj radhe i qëlloi Sali Berishës nga Shqipëria të ishte një mes tyre për të pasuar një zv.president të një vendi tjetër.

Dhe bie në sy se shumica e partive anëtare, në vendet e tyre janë në opozitë.

Por doktorit i qëlloi të jetë i vetmuar. Nga Europa, ishte i vetmi zv.president opozitar.

Kurse president i kësaj organizate u zgjodh Andres Pastrana, i cili karrierën e tij politike e ka nisur si kryebashkiak i Bogotas në Kolumbi e deri në zgjedhjen si President i vendit në vitet 1998-2002.

Më pas ai u emërua për disa vite ambasador në SHBA, por sërish kjo nuk e ndihmon doktorin. rruga e tij për të shkuar ne veri te oqeanit duket shumë larg.

Më afër me Soros, sesa me Trump.

Dhe edhe kësaj radhe doli huq. Rëndësi ka që pas dëshmisë për 21 janarin i shpëtoi për disa dite zhurmës ne Tirane, kurse kthimin e ka, me shpresën se me lajmin e ri do te frymëzojë disa demokratë me shumë për të dalë në foltoren para kryeministrisë ditën e hënë./abcnews.al

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

By: Brisi
16 November 2025 at 08:17

Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan të bursës dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur (OSF) në Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare për një hap […]

The post Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit appeared first on BoldNews.al.

“Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

By: Ela
10 November 2025 at 10:43

Nga Boldnews.al Deputetja socialiste, Iris Luarasi, një aktiviste e hershme e shoqërisë civile nën ombrellën e fondacionit “Soros”, ka marrë përsipër që t’i shpjegojë “popullit të internetit” se ligji i ri për “Barazinë Gjinore” nuk krijon gjini të tjera, përveç atyre tradicionale “burrë” dhe “grua”. Në diskutime të gjata në rrjete socialiste, Luarasi ka debatuar […]

The post “Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Pas ligjit për barazinë gjinore fshihet George Soros, do të shuajë familjen tradicionale

By: Ela
3 November 2025 at 15:16

Kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim për mediat, komentoi dhe projektligjin e propozuar nga mazhoranca mbi barazinë gjinore në vend. Sipas Berishës, pas ligjit fshihet biznesmeni George Soros, i cili po përpiqet që të zhdukë familjen tradicionale dhe të krijojë më shumë sesa 2 gjini. “Soros me të vetët, përpjekjet titanike për të krijuar gjini […]

The post Berisha: Pas ligjit për barazinë gjinore fshihet George Soros, do të shuajë familjen tradicionale appeared first on BoldNews.al.

Protestat e fundit kundër trumpizmit nuk u financuan nga Soros

30 October 2025 at 15:02

Pretendimi: Protestat kundër presidentit amerikan Donald Trump u financuan nga miliarderi George Soros

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————-

Një artikull i portalit Patriotik Media pretendon se “rrjeti Soros” ka dhënë miliona dollarë për protestat kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Artikulli vjen në vazhdën e protestave “No Kings” (Jo Mbretërve) në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në qytete në të gjithë botën kundër Trump dhe administratës së tij në tetor 2025.

Senatorët republikanë Ted Cruz dhe Marsha Blackburn pretenduan se Soros mbështeti financiarisht protestat.

Deri në momentin e shkrimit të këtij artikulli, No Kings kishte krijuar partneritet me më shumë se 200 organizata për të koordinuar protestat e saj. Disa nga këto organizata kanë marrë fonde me grante ose forma të tjera mbështetjeje financiare nga grupe bamirësie të themeluara nga miliarderë si Soros.

Këto organizata, përfshirë ACLU, Planned Parenthood dhe Task Forcën Kombëtare LGBTQ+, kanë shumë nisma të tjera përveç No Kings.

Pyetur nga Snopes nëse No Kings merr ndonjë financim nga organizatat partnere, zëdhënësja Eunic Epstein-Ortiz tha:

“No Kings nuk është një organizatë, as nuk është një entitet formal që mund të pranojë donacione. Është një koalicion me mbi 270 partnerë dhe një lëvizje e decentralizuar e drejtuar nga vullnetarë dhe aktivistë në të gjithë vendin. Organizatat mbështesin koalicionin No Kings duke ofruar trajnime, mjete dhe burime të kufizuara, por shumica dërrmuese e ngjarjeve organizohen, promovohen dhe financohen në nivel lokal nga vullnetarë të nivelit bazë.”

Protestat No Kings në qershor dhe në tetor 2025 u konceptuan dhe u organizuan nga Indivisible, një grup progresiv i themeluar si përgjigje ndaj zgjedhjes së Trump në 2016, së bashku me “një koalicion organizatash partnere pro-demokraci.” 

Ka shumë pak informacion përfundimtar mbi sasinë e parave që protestat e No Kings përdorën për të organizuar, pjesërisht sepse No Kings është një koalicion, jo një organizatë me të dhëna financiare. Megjithatë, nuk ka prova që No Kings mori fonde të konsiderueshme për të organizuar protesta.

“Forca e No Kings vjen nga natyra e saj e decentralizuar, ku aktivistët lokalë marrin drejtimin, dhe veprimi kolektiv nxitet në nivel lokal nga vlerat e përbashkëta”, tha Epstein-Ortiz

Një kërkim nuk gjeti raportime të besueshme që deklarojnë se No Kings pagoi njerëz për të protestuar kundër Trump. Faqja e No Kings bën thirrje të qartë për vullnetarë.

Është e vërtetë që Indivisible dhe organizata të tjera të partnerizuara me lëvizjen No Kings kanë marrë fonde nga organizata bamirësie të mbështetura nga miliarderë, siç janë Open Society Foundations.

Një kërkim për Indivisible në faqen e granteve të Open Society Foundations (Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur) tregoi se Indivisible Project, një komponent i Indivisible, ka marrë 5 milionë dollarë nga organizata bamirëse e themeluar nga Soros nga viti 2021 deri në vitin 2023. 

Megjithatë, përshkrimet e granteve nuk deklaronin konkretisht se Indivisible duhej t’i përdorte paratë për No Kings ose lëvizje proteste si ajo. Një grant prej 3 milionë dollarësh në vitin 2022, për shembull, ishte për “aktivitetet e mirëqenies sociale të përfituesit të grantit”. Për më tepër, këto para iu dhanë Indivisible përpara se Trump të zgjidhej për një mandat të dytë si president.

Një zëdhënës i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, Sean Savett, tha se fondacioni mbështet “një gamë të gjerë organizatash të pavarura që punojnë për të thelluar angazhimin qytetar përmes pjesëmarrjes paqësore demokratike.”

“Megjithatë, ne nuk u dhamë asnjë financim organizatave posaçërisht për tubimet No Kings”, tha Savett. “Do të shtoja se përfituesit tanë të granteve marrin vendimet e tyre në lidhje me punën e tyre, në përputhje me ligjin dhe kushtet e marrëveshjeve të tyre të granteve”.

The post Protestat e fundit kundër trumpizmit nuk u financuan nga Soros appeared first on Faktoje.al.

Krerët e Drejtësisë raportojnë në Kuvend, kryeprokurori: Përgjuam mbi 2 mijë persona

14 October 2025 at 12:55


Prej orës 10:00 të ditës së sotme, krerët më të lartë të Drejtësisë kanë nisur raportimet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me punën e bërë gjatë vitit 2024.

I pari që u ul përpara deputetëve ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili e mori detyrën rreth një muaj më parë.

Gjatë raportimit ai u përplas me deputetët demokratë, të cilët e pyetën nëse ishte produkt i Soros, ndërkohë që ministri u shpreh se gjatë kohës së ndjekjes së studimeve, e vetmja mundësi për të ndjekur shkollën ishte mbështetja përmes organizatave të huaja.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se mbi 2 mijë persona janë përgjuar gjatë vitit 2024 në kuadër të hetimeve të ndërmarra.

12:18: Raporti mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i përgjithshëm raporton në Kuvend: 2159 persona të përgjuar në 2024, 933 me autorizim nga gjykata

Në seancën dëgjimore, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raporton mbi gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2024.

Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori u shpreh se në 2024, janë shqyrtuar 61167 materiale, 47576 procedime penale.

11:55: “A je produkt i Soros?”/ Debat te “Ligjet”, ministri Lamallari: Unë nuk ia bëj kujt biografinë familjare, s’kisha mundësi të merrja fond ekselence

Gjatë raportimit të ministrit të Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve, deputetët u përfshinë në debat kur Elda Hoti e PD-së pyeti ministrin nëse ishte produkt i Soros.

Besfort Lamallari, në përballjen e parë me deputetët në Kuvend, tha se ai vetë nuk kishte marrë fonde nga ekselenca, megjithëse kishte qenë student ekselent dhe mënyra e vetme për të ndjekur studimet ka qenë përmes fondeve të partnerëve.

10:59: “Na mori malli o burrë i dheut, ku është kryeministri ta puth”, ironi dhe batuta te “Ligjet”, Manja i përgjigjet Korreshit: Edhe po erdhi, ti nuk e arrin dot

Por edhe në këtë komision, pavarësisht debateve, nuk kanë munguar as batutat dhe ironitë, e këtë herë mes drejtuesit të komisionit Ulsi Manja dhe anëtarit të PD, deputetit Saimir Korreshi.

Teksa Manja i dha fjalën për t’iu drejtuar me pyetje ministrit, i tha me batutë që të mos i shoqërojë me komente.

“Pa shumë komente te fjala, se ti çdo koment e merr me referencë nga Lushnja, po s’besoj se do na hyjë në punë te Kodi Penal”, tha Manja me batutë.

10:45: “Në 2024, u sekuestruan 65.5 mln euro pasuri”, ministri Lamallari te ‘Ligjet’: Mes objektivave për 2025, edhe përdorimi i AI në hetime proaktive

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, ka paraqitur raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024, ku i është përgjigjur dhe pyetjeve nga anëtarët e këtij komisioni.

Gjatë prezantimit të raportit, ministri u shpreh se Shqipëria ka pasur në 2024 rritjen më të lartë të hetimeve proaktive dhe sekuestrimet pasurore të 5 viteve të fundit. /Tch/

Funksionari i Departamentit të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin e George Soros

By: armand
25 September 2025 at 19:17

Një funksionar i lartë i Departamentit të Drejtësisë u ka kërkuar më shumë se gjashtë prokurorive të hartojnë plane për të hetuar një grup të financuar nga George Soros, miliarderi dhe donatori demokrat që presidenti Trump ka kërkuar disa herë të futet në burg. Direktiva e funksionarit, një kopje e të cilit është parë nga The New York Times, […]

The post Funksionari i Departamentit të Drejtësisë shtyn prokurorët të hetojnë fondacionin e George Soros appeared first on BoldNews.al.

Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës

By: Ela
25 September 2025 at 09:09

Nga Boldnews.al Në vitin 2004, Erion Veliaj me shokët e shoqet e tij të “Mjaft-it” i kthyen kurrizin në mënyrë demostrative selisë së Partisë Socialiste, në një formë sfide që organizata e shoqërisë civile që ai përfaqësonte, i bënte asaj që konsiderohej si politika e vjetër. Njëzet vjet më pas, ajo seli ia ruajti në […]

The post Karma është Veliaj, fundi politik i kryebashkiakut të Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Musk: Krimet e George Soros kundër njerëzimit janë të shumta dhe të larmishme

By: armand
15 September 2025 at 20:38

Miliarderi i njohur Elon Musk ka akuzuar publikisht mandatin e majtë, George Soros, për ‘krime të shumta dhe të larmishme kundër njerëzimit’. Deklarata e fortë e Musk u bë përmes një postimi në rrjetin social X, si përgjigje ndaj një përdoruesi që shkruante se Musk ‘e di mirë se çfarë i ka bërë George Soros […]

The post Musk: Krimet e George Soros kundër njerëzimit janë të shumta dhe të larmishme appeared first on BoldNews.al.

Thirrja e PD-së: FBI të hetojë aktivitetin e George dhe Alex Soros në Shqipëri! E përdorën si vend të sigurtë e të fshehtë, zhvilluan takime të konfidenciale me Ramën

By: V K
6 September 2025 at 12:52

Partia Demokratike, ka bërë thirrje që FBI të hetojë aktivitetin e George dhe Alex Soros në Shqipëri, duke theksuar se e kanë përdorur si vend të sigurtë e të fshehtë.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, publikoi data të takimeve të Alex Soros përgjatë viteve të fundit me kryeministrin Edi Rama..

“Nga të dhënat e publikuara, vetëm në vitet e fundit rezulton se Alex Soros ka zhvilluar takime të shumta me Kryeministrin Rama, përfshirë:

• 2021: pushimet, edhe në shoqërinë e KM Rama, gjatë korrikut deri më 2 shtator, si dhe një tjetër takim më 13 nëntor;

• 2022: takime më 9 qershor, 25 gusht, 4 shtator, 23 shtator, 12 nëntor;

• 2023: takime më 17 shkurt, 21 maj, 4 korrik, 3 shtator, 21 shtator, 10 nëntor;

• 2024: takime më 24 janar, 19 shkurt, 5 mars, 18 maj, 8 korrik, 29 gusht, 28 shtator;

• 2025: takime të dokumentuara më 23 janar, 17 shkurt dhe në qershor”, zbuloi ajo.

Vangjeli shprehet se Partia Demokratike kërkon që të hetohen zyrtarisht këto takime, fluturimet e Alex Soros drejt Shqipërisë, arsyet e vërteta të tyre, si dhe çdo veprim i ndërmarrë nga këto kontakte.

“Ka zëra që flasin për mundësimin nga Edi Rama të takimeve konfidenciale të Soros, duke përdorur Shqipërinë si një vend të sigurt e të fshehtë, larg syve të mediave dhe shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës”, theksoi zëdhënësja e PD.

 

 

 

 

Deklarata e plotë:

Ndryshe nga çdo figurë tjetër e huaj, Alex Soros, ka zgjedhur ta dokumentojë vazhdimisht raportin me Kryeministrin shqiptar, duke publikuar foto dhe momente nga takimet me të.

Pakrahasimisht me çdo personalitet tjetër frekuenca e fotove të publikuara nga takimet me Ramën tregon vetëm një pjesë të kontakteve ndërmjet tyre.

Edhe pse në përqindje shumë më të ulët sesa takimet e tyre reale, frekuenca e fotove të publikuara nga vetë Soros me Ramën është jo vetëm e pazakontë, por tregues i konfidencës ‘vëllazërore’ siç e quan Alex në postimet e tij.

Nga të dhënat e publikuara, vetëm në vitet e fundit rezulton se Alex Soros ka zhvilluar takime të shumta me Kryeministrin Rama, përfshirë:

• 2021: pushimet, edhe në shoqërinë e KM Rama, gjatë korrikut deri më 2 shtator, si dhe një tjetër takim më 13 nëntor;

• 2022: takime më 9 qershor, 25 gusht, 4 shtator, 23 shtator, 12 nëntor;

• 2023: takime më 17 shkurt, 21 maj, 4 korrik, 3 shtator, 21 shtator, 10 nëntor;

• 2024: takime më 24 janar, 19 shkurt, 5 mars, 18 maj, 8 korrik, 29 gusht, 28 shtator;

• 2025: takime të dokumentuara më 23 janar, 17 shkurt dhe në qershor.

Nga këto publikime, del qartë se Alex Soros disa herë në vit, me kohëzgjatje të pazakontë, takohet me Kryeministrin Rama, shpesh në Shqipëri, ku sipas tij, përfundimi i sezonit veror pranë ‘vëllait të tij’ Edi Rama është kthyer tashmë në traditë.

Partia Demokratike kërkon që të hetohen zyrtarisht këto takime, fluturimet e Alex Soros drejt Shqipërisë, arsyet e vërteta të tyre, si dhe çdo veprim i ndërmarrë nga këto kontakte.

Ka zëra që flasin për mundësimin nga Edi Rama të takimeve konfidenciale të Soros, duke përdorur Shqipërinë si një vend të sigurt e të fshehtë, larg syve të mediave dhe shërbimeve ndërkombëtare të inteligjencës.

Ciladoqoftë e vërteta, ajo duhet zbardhur, sidomos tani në dritën e akuzave të Presidentit Trump kundër Soros dhe kërkesës që të hetohet sipas Aktit RICO në Shtetet e Bashkuara.

PD përsërit thirrjen për FBI që, në kuadër të hetimeve në Amerikë të përfshijë edhe aktivitetin e George e Alex Soros në Shqipëri.

The post Thirrja e PD-së: FBI të hetojë aktivitetin e George dhe Alex Soros në Shqipëri! E përdorën si vend të sigurtë e të fshehtë, zhvilluan takime të konfidenciale me Ramën appeared first on Albeu.com.

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

By: Elva
6 September 2025 at 11:04

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, kërkoi hetim të plotë mbi frekuencën e lartë të takimeve mes Kryeministrit Edi Rama dhe miliarderit Alex Soros, që sipas saj mund të ketë kthyer Shqipërinë në një “zonë të sigurtë” për vizitat e tij. Vangjeli theksoi se takimet […]

The post PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros appeared first on BoldNews.al.

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

5 September 2025 at 08:54

Që pas rikthimit të Donald Trump si president i SHBA-së, duket se Edi Rama nuk e ka më përkrahjen e Amerikës, pasi nuk ka zhvilluar asnjë takim me zyrtarë të lartë amerikanë, asnjë telefonatë dhe as nuk u urua për fitoren në zgjedhje. Por, pavarësisht të gjitha këtyre faktorëve, Rama vazhdon të pretendojë se nuk […]

The post “Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im! appeared first on BoldNews.al.

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

2 September 2025 at 14:40

Nga Andi Bushati Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke i akuzuar për ndërtimin e një narkoshteti në Shqipëri dhe duke e shfrenuar imagjinatën deri në qarkullimin e parave të drogës në çarterat që përdorin Aleksi dhe Edi Rama. Në konferencën për […]

The post A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria? appeared first on BoldNews.al.

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

1 September 2025 at 13:41

Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, i ka bërë thirrje FBI-së amerikane që të hetojë fluturimet e kryeministrit Edi Rama dhe të djalit të George Soros, Alex Soros. Lideri demokrat ngriti dyshime mbi natyrën e udhëtimeve të tyre dhe pretendoi se ato mund të fshehin veprimtari kriminale. Sipas tij, Soros vinte çdo […]

The post Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe appeared first on BoldNews.al.

Berisha thirrje FBI-së: Hetoni udhetimet me charter të Edi Ramës dhe Alex Soros

By: Fax Web
1 September 2025 at 13:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për lidhje të dyshimta me biznesmenin Aleksandër Soros, duke kërkuar hetim ndërkombëtar mbi udhëtimet e tyre.

Berisha shprehu dyshime për fluturimet e shpeshta me avionë çarter të Edi Ramës dhe Aleksandër Sorosit në Shqipëri, duke aluduar se në këto udhëtime mund të jenë transportuar valixhe diplomatike me para dhe drogë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Vetëm pak vite më parë, Delina Fico do merrte nga fondacioni apo instituti East-Ëest, 10 milionë euro të taksapaguesve amerikanë.
Edi Rama nuk flet asnjë fjalë.
Edi Rama hesht si fija e barit.
Edi Rama hesht si hija e varrit.
Në qoftë se në rastin McGonigal, deklaroi se ishte krenar me miqësinë me armikun e egër të lirisë dhe vlerave të kombit amerikan, njeriu që si hienë kalonte nga një zyrë në tjetër duke shpifur se presidenti Trump është aset i zbulimeve ruse, ky ishte një mik i shquar për Edi Ramën dhe pavarësisht se Edi Rama i dha atij 225 mijë dollarë me këshilltarin e vet Agron Neza dhe ia dërgoi me Dorian Duçkën, Altin Troplini nuk ka asnjë qëndrim, asnjë hetim për bashkëkriminelin me McGonigalin, Edi Ramën.
Përsëri Edi Rama nuk ndjehet, por ka një moment tjetër që unë prapë do ta shtroj këtu.
Vizitori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Aleksandër Soros.
Vizitat e tij çdo dy-tre javë tek vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avionë të veçantë kanë lënë dyshime të shumta.
Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij, ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite.
Është thënë se në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogë.
Çfarë është transportuar çdo dy javë me çarterin e Aleks Sorosit?
Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet e çarterit të Edi Ramës dhe të gjitha udhëtimet e çarterit të Aleks Soros për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre delinkuentëve ndërkombëtarë,
Garantoj Edi Ramën se PD do bëjë gjithçka për desorosizimin e këtij vendi, për të nxjerrë Shqipërinë nga narkoshteti.

Fondet qeveritare/ Rama shpërndan miliona lekë për OJQ-të e Sorosit (Vendimi)

By: Ela
31 August 2025 at 12:20

Nga Boldnews.al Disa organizata jo-qeveritare shqiptare, të lidhura ngushtë me Fondacionin Soros ose të mbështetura financiarisht prej tij për vite me radhë, janë pjesë e përfituesve të një fondi prej mbi 1 milionë euro të shpërndarë së fundmi nga qeveria e Edi Ramës. Në Korrik të këtij viti, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, një […]

The post Fondet qeveritare/ Rama shpërndan miliona lekë për OJQ-të e Sorosit (Vendimi) appeared first on BoldNews.al.

PD thirrje FBI-së dhe Kongresit të SHBA, Këlliçi: Të hetohet aktiviteti i Sorosit edhe në Shqipëri

By: redi
30 August 2025 at 18:27

Partia Demokratike i bën thirrje sërish FBI-së dhe Kongresit të SHBA që të hetojë lidhjet e George Sorosit me kryeministrin Edi Rama. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi nga selia blu tha se pa hetuar Edi Ramën, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe i drejtë. ”Një hetim i pritshëm në SHBA për aktivitetet e Soros në Amerikë dhe në botë, do të përfshinte pa asnjë dyshim edhe…

Source

PD thirrje Kongresit të SHBA dhe FBI-së: Hetoni lidhjet e Sorosit me Edi Ramën

By: Ela
30 August 2025 at 12:30

Partia Demokratike përsëriti thirrjet drejtuar Kongresit të SHBA dhe FBI-së që, në fokusin e hetimeve për organizatën mafioze Soros të futet edhe Shqipëria, e cila u shndërrua në kopshtin eksperimental të George Soros. Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi, tha se pa hetuar këto lidhje, asnjë hetim për Sorosin nuk do jetë i plotë dhe […]

The post PD thirrje Kongresit të SHBA dhe FBI-së: Hetoni lidhjet e Sorosit me Edi Ramën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌