Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën një shqiptar

By: Elva
15 January 2026 at 21:54

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën A1 në Slloveni, në segmentin mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë zonës së Slovenska Bistricës, duke shkaktuar vdekjen e një të riu shqiptar. Viktima është identifikuar si Leun Kastrati, 28 vjeç, me origjinë nga fshati Turjakë i Malishevës, Kosovë. Sipas raportimeve nga vendi, aksidenti […]

The post Aksident tragjik në Slloveni, humb jetën një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në një autostradë në Slloveni, raportohet për shpërthim të një cisterne

By: Rovena
15 January 2026 at 10:54

Për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku, autostrada Styriane në Slloveni është mbyllur për të gjithë trafikun në të dy drejtimet.

Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident u përfshinë disa automjete dhe një kamion cisternë që shpërtheu, shkruajnë mediat e huaja.

Departamenti i Policisë së Mariborit ka thënë se ata ishin njoftuar për aksidentin në autostradën e Styrianit pranë Slovenske Bistrica në drejtim të Lubjanës rreth orës 8 të mëngjesit.

Sipas informacioneve fillestare, një furgon dhe një kamion u përplasën.

Si pasojë, të dy automjetet janë përfshirë nga flakët dhe operacionet e shuarjes së zjarrit janë zhvilluar në vendngjarje. Për momentin, policia nuk ka informacione për persona të lënduar.

Sllovenia dhe Irlanda tërhiqen nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit!

By: gaze tare
5 December 2025 at 08:52

Sllovenia dhe Irlanda janë dy vendet më të fundit që kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2026, pas vendimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) për të lejuar Izraelin në konkurs. Vendimi erdhi pasi një grup transmetuesish, mes tyre RTV Slovenia, Spanja, Mali i Zi, Holanda, Turqia, Algjeria dhe Islanda, kërkuan një votim të fshehtë për pjesëmarrjen e Izraelit – kërkesë që nuk u mor parasysh.

Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Gjenevë, anëtarët e EBU-së nuk votuan drejtpërdrejt për Izraelin, por për skenarin organizativ të konkursit, i cili përfshinte edhe pjesëmarrjen izraelite. Sipas presidentes së Bordit të RTV Slovenia, Natalija Gorščak, vendimi ka sjellë tërheqje të menjëhershme të disa vendeve. “Sllovenia definitivisht nuk do të marrë pjesë. As spanjollët, holandezët dhe irlandezët”, deklaroi ajo për TV Slovenia.

Transmetuesi publik irlandez RTÉ publikoi gjithashtu një deklaratë të fortë, ku argumentoi se pjesëmarrja e Irlandës është “e papranueshme” për shkak të humbjeve masive civile në Gaza dhe krizës humanitare që vazhdon. RTÉ shprehu shqetësim të veçantë për vrasjen e gazetarëve gjatë konfliktit dhe kufizimin e vazhdueshëm të aksesit të mediave ndërkombëtare në territor.

Holanda dhe Spanja kishin njoftuar më herët tërheqjen e tyre, duke e lidhur qartë bojkotin me pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision.

Me rritjen e listës së vendeve bojkotues, Eurovision 2026 përballet me një nga krizat më të mëdha politike në historinë e tij.

The post Sllovenia dhe Irlanda tërhiqen nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit! appeared first on iconstyle.al.

Sllovenët votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar

By: armand
24 November 2025 at 10:32

Ligji i miratuar nga parlamenti në korrik, i cili parashikon legalizimin e vdekjes së asistuar, u refuzua nga shumica e sllovenëve në një referendum të mbajtur të dielën. Sipas rezultateve të publikuara deri më tani, 53% e votuesve e hodhën poshtë zbatimin e ligjit të miratuar nga parlamenti në korrik, ndërsa 47% votuan pro. Kjo […]

The post Sllovenët votojnë kundër legalizimit të vdekjes së asistuar appeared first on BoldNews.al.

SLLOVENI – Përmbytje dhe rrëshqitje toke pas shirave të dendur

17 November 2025 at 19:36

BRDO (Slloveni), 17 nëntor /ATSH-STA/ – Banorët e Sllovenisë perëndimore po përgatiten për rrebeshe shiu, pasi shiu i rrëmbyeshëm i së dielës në mbrëmje shkaktoi përmbytje të disa ndërtesave dhe rrëshqitje toke.

Një urë në Brdo u shemb dhe disa rrugë u dëmtuan duke i lënë të izoluar rreth 150 njerëz në vendbanime të vogla në komunën e Brdës.

”Shiu ishte më i fortë në zonën midis Brdës dhe Tolminit me më shumë se 100 milimetra reshje shiu në 12 orë”, tha sot Agjencia sllovene e Mjedisit (ARSO).

Disa ndërtesa u përmbytën për shkak të ujërave, ndërsa shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi gjithashtu shumë rrëshqitje toke.

Komuna Kanal raportoi për 15 rrëshqitje toke.

Njësia lokale e Mbrojtjes Civile po monitoron situatën, pasi rrëshqitjet e tokës janë ende duke lëvizur.

Prioriteti i tyre është të rilidhin të gjitha fshatrat që janë izoluar.

Kryetarja e administratës komunale të Brdos, Anita Manfreda, tha se ata regjistruan më shumë se 30 episode, përfshirë pesë ose gjashtë rrëshqitje të mëdha toke.

”Shkalla e dëmit do të dihet në ditët në vijim”, tha Manfreda, duke shtuar se vetëm riparimet e urës do të kushtojnë midis 500 000 dhe 800 000 euro.

Kryetari i bashkisë së Brdos, Franc Muzhiç tha se komuna nuk do të jetë në gjendje të rinovojë gjithçka të shkatërruar nga shiu i rrëmbyeshëm dhe se ata presin që shteti t’i ndihmojë.

Shirat e rrëmbyeshëm parashikohen edhe për natën e së hënës, por pritet të qetësohen deri të martën në mëngjes.

”Për shkak të reshjeve të parashikuara, rreziku i rrëshqitjeve të tokës është rritur në Slloveninë perëndimore sonte”, tha Instituti i Gjeologjisë, duke shtuar se rrëshqitjet e dheut mund të shkaktohen edhe në ditët në vijim./  a.jor.

The post SLLOVENI – Përmbytje dhe rrëshqitje toke pas shirave të dendur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovarëve u hiqen targat e veturave pas ndeshjes me Slloveninë - vjen reagimi i MPJD-së

16 November 2025 at 14:38


Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me heqjen e targave të veturave të kosovave në Slloveni, pas ndeshjes së mbrëmshme futbollistike ku shënoi fitore Kosova.

MPJD ka njoftuar se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, ka pranuar raportime nga shtetas kosovarë për heqjen e targave të veturave të tyre.

“Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes kemi pranuar disa thirrje telefonike nga shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë raportuar mungesën e targave të veturave të tyre”, ka njoftuar MPJD.

Sipas informacioneve të mbledhura deri tani, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat ndërsa ishin të parkuara.

MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur që të mos veprojnë pa njoftuar policinë vendase

“U kemi rekomanduar që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar”.

Ministria ka theksuar se është duke ndjekur rastin dhe duke bashkëpunuar me institucionet relevante.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po merret me rastin dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përkatëse. Ne mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë dhe me Policinë e Sllovenisë për çdo zhvillim të ri”, ka njoftuar MPJD. /Telegrafi/


Kosova fiton ndaj Sllovenisë dhe siguron “Play-offin”

15 November 2025 at 21:43

PRISHTINË, 15 nëntor/ATSH/ Dardanët kanë shënuar fitore historike në ndeshjen e madhe luftarake në Lubjanë kundër Sllovenisë.

Të përzgjedhurit e Francos Foda arritën fitoren e tretë në grupin B, duke grumbulluar gjithsej dhjetë pikë që sigurojnë play-offin për botëror në vendin e dytë.

Fillimisht ishte Fisnik Asllani në minutën e 6-të dhe një autogol nga Zhan Karniçnik në minutën e 64-të.

Kosova siguron kështu vendin e dytë para takimit të fundit në grup me Zvicrën lidere, e cila tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026.

Më 20 nëntor dardanët do ta mësojnë kundërshtarin e parë dhe do të luajnë si mysafirë, dhe nëse kalojnë finale, atëherë me short do të vendoset se ku do të zhvillohet ndeshja, me siguri prapë si mysafirë, pasi përparësi sipas rregullave kanë ekipet e vazosë së parë dhe të dytë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 26 mars dhe nëse Kosova fiton atëherë më 31 mars luan finalen e mini-grupit.

Kujtojmë, edhe Shqipëria është në play-off në grupin e saj K dhe ndeshjen e radhës e ka nesër ndaj Anglisë në “Air Albania”.

Kosova lojën e ardhshme do ta zhvillojë më 18 nëntor si vendëse ndaj Zvicrës.

/Kosovapress/

The post Kosova fiton ndaj Sllovenisë dhe siguron “Play-offin” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova udhëton sot drejt Sllovenisë për një vend në “play-off”

14 November 2025 at 10:25

PRISHTINË, 14 nëntor /ATSH/ Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve. Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Atmosfera në kampin kosovar mbetet shumë pozitive dhe e mbushur me besim. Të gjithë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e sfidës në “Stožice”, e cila mund t’i sigurojë Kosovës vendin në ‘play-off’ dhe ta mbajë në garë për kualifikim direkt.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni. Të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Ndërsa Gallapeni shtoi: “Atmosfera është shumë pozitive dhe përgatitjet po shkojnë perfekt. Këto dy ndeshje janë jetike për ne, një mundësi historike. Sllovenia është ekip kompakt, edhe atyre u duhen tri pikët, ndaj pres një ndeshje të hapur. Ne do të luftojmë për fitore.”

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore paradite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit.

/KosovaPress//r.e/

The post Kosova udhëton sot drejt Sllovenisë për një vend në “play-off” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasen dy trena në Sllovaki, 20 të plagosur

By: Rovena
13 October 2025 at 15:09

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në lindje të Sllovakisë.

Dy trena janë përplasur, duke lënë të paktën 20 persona të plagosur. Shërbimet e emergjencës konfirmuan se nuk ka viktima, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, por vijojnë hetimet.

Mediat lokale raportojnë se qarkullimi hekurudhor në zonë është pezulluar përkohësisht.

Osmani, e ftuar speciale në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë

12 October 2025 at 16:07

TIRANË, 12 tetor /ATSH/ Presidenca e Republikës së Kosovës njofton se Presidentja Vjosa Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Presidentja Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Lubjanë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

/Kosovapress/

The post Osmani, e ftuar speciale në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vjosa Osmani vizitë njëditore në Slloveni

By: M C
12 October 2025 at 16:37

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë. Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.

Gjithashtu presidentja do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Sakaq, ajo do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./

The post E ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Vjosa Osmani vizitë njëditore në Slloveni appeared first on Albeu.com.

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12 October 2025 at 16:10


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.

Presidentja Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

"Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasa Pirc Musar", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, gjatë qëndrimit në Lubjanë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupancic.

Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s./Telegrafi/

Kupa e Botës 2026/ Kosova ndan pikët me Slloveninë, por ruan vendin e dytë në grup

By: M C
10 October 2025 at 23:29

Dueli i zhvilluar në Prishtinë ishte i luftuar, me të dyja skuadrat që zbritën në fushë për të marrë tre pikët. Gjithsesi, ai që u vu më në provë ishte portieri Muriç, i cili ndali disa herë sulmuesin e Manchester United, Benjamin Sesko dhe shokët e tij të skuadrës, për ta mbajtur portën e “Dardanëve” të paprekur.

Franco Foda vendosi që Edon Zhegrova dhe Fisnik Asllani ta nisnin nga stoli këtë takim, me të dy yjet që priten të jenë më të freskët në duelin e radhës kundër Suedisë në transfertë pas 3 ditësh.

Kështu Kosova shkon në kuotën e 4 pikëve, duke e ruajtur në mënyrën më të mirë vendin e dytë të renditjes në Grupin B, që të dërgon në fazën “play-off” të Botërorit, me ëndrrën dardane që vijon.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi B, Zvicra fitoi 2-0 ndaj Suedisë në transfertën e Solnës, duke ruajtur kreun me 9 pikë pas tri ndeshjesh. Xhaka (65’) shënoi me penallti, ndërsa në shtesë realizoi Manzambi 90’+4.

The post Kupa e Botës 2026/ Kosova ndan pikët me Slloveninë, por ruan vendin e dytë në grup appeared first on Albeu.com.

Zhegrova dhe Asllani e nisin nga stoli, publikohen formacionet zyrtare të duelit vendimtar Kosovë-Slloveni

By: M C
10 October 2025 at 20:25

Kosova luan sot ndeshjen e saj të tretë në grupin kualifikues të Botërorit, teksa përballë në Prishtinë këtë radhë ka ekipin e Sllovenisë.

Do të jetë një ndeshje vendimtare sot për dy ekipet, pasi kush gabon, ka pak shanse që të renditet mes dy ekipeve të para.

Bie në sy se trajneri Foda ka vendosur ta nisë ndeshjen duke lënë në stol jo vetëm Zhegrovën, por edhe Fisnik Asllanin, një prej lojtarëve më në formë të Kosovës aktualisht.

Ai i ka besuar si zakonisht Muriqit në vijën e parë të sulmit, të mbështetur nga Rrahmani dhe Muslija.

The post Zhegrova dhe Asllani e nisin nga stoli, publikohen formacionet zyrtare të duelit vendimtar Kosovë-Slloveni appeared first on Albeu.com.

LUBJANË – Sllovenia shpall Netanyahun ”persona non grata”

25 September 2025 at 16:10

LUBJANË, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria sllovene njoftoi sot se kishte vendosur unanimisht të ndalonte hyrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në territorin e saj, duke kujtuar se kundër tij po zhvillohen procedura për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Me këtë hap, Sllovenia konfirmon angazhimin e saj ndaj së drejtës ndërkombëtare, vlerave universale të të drejtave të njeriut dhe një politike të jashtme parimore dhe konsistente”, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër./  a.jor.

The post LUBJANË – Sllovenia shpall Netanyahun ”persona non grata” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SLLOVENI – Wang Yi: Sanksionet vetëm sa ndërlikojnë problemet, nuk i zgjidhin ato

14 September 2025 at 15:24

LUBJANE, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Lufta nuk mund t’i zgjidhë problemet dhe sanksionet, vetëm sa do t’i ndërlikojnë ato, deklaroi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, në një konferencë për shtyp pas takimit me zëvendëskryeministren sllovene Tanja Fajon.

Edhe pse Wang nuk e përmendi emrin e tij, ai duket se e hodhi poshtë kërkesën e presidentit të SHBA-së Donald Trump për tarifa më të larta ndaj Kinës dhe Indisë për blerjet e tyre të naftës nga Rusia.

“Kina nuk merr pjesë në ose nuk planifikon luftëra dhe ajo që bën është të inkurajojë bisedimet e paqes dhe të promovojë zgjidhjen politike të çështjeve më të ndjeshme përmes dialogut”, theksoi Wang Yi. /os/

The post SLLOVENI – Wang Yi: Sanksionet vetëm sa ndërlikojnë problemet, nuk i zgjidhin ato appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas Irlandës, edhe Spanja e Sllovenia rrezikojnë të tërhiqen nga Eurovisioni

By: gaze tare
12 September 2025 at 08:43

Pas njoftimit të Irlandës se nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2026 nëse lejohet Izraeli, edhe Spanja dhe Sllovenia po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes nga festivali. Transmetuesi publik irlandez RTE deklaroi se një pjesëmarrje e tillë do të ishte “e papranueshme” për shkak të “humbjes së vazhdueshme dhe të tmerrshme të jetëve në Gaza”, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pas qëndrimit zyrtar të Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU).

Spanja, nga ana tjetër, përmes ministrit të saj të Kulturës, Ernest Urtasun, ka paralajmëruar se nuk përjashton një bojkot nëse Izraeli nuk përjashtohet nga festivali.

 

Gjatë një interviste për “La Hora de La 1”, ai theksoi se pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision, në kushtet aktuale, përbën një “normalizim” të veprimeve të tij në Gaza, duke minuar përgjegjshmërinë ndërkombëtare. Ai shtoi se Spanja tashmë ka bërë thirrje zyrtare për përjashtimin e shtetit izraelit dhe qeveria është e gatshme të marrë masa të mëtejshme.

Edhe Sllovenia, sipas burimeve mediatike, po shqyrton seriozisht tërheqjen, duke ndjekur shembullin e Irlandës dhe Spanjës.

Kjo situatë po ushtron presion të madh ndaj EBU-së, e cila pritet të japë një qëndrim zyrtar në muajt në vijim. Debati ngre pikëpyetje serioze për politizimin e festivalit dhe kufijtë e përfaqësimit ndërkombëtar në ngjarje kulturore.

The post Pas Irlandës, edhe Spanja e Sllovenia rrezikojnë të tërhiqen nga Eurovisioni appeared first on iconstyle.al.

Sllovenia i ndalon hyrjen Millorad Dodik

By: Rovena
11 September 2025 at 15:29

Qeveria e Sllovenisë ia ka ndaluar hyrjen Millorad Dodikut. Arsyeja nuk është bërë e ditur, por është thënë se bëhet fjalë për një “sekret”.

Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së ekzekutivit zëvendëskryeministri i Sllovenisë, Matej Arqon.

Dodik, në fillim të gushtit, u dënua me vendim të formës së prerë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt.

Pas shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska.

Që nga prilli, Dodikut i është ndaluar hyrja në Austri dhe Gjermani për shkak të veprimeve secesioniste dhe minimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Procedurat për ndalim të hyrjes në shtet i kanë nisur edhe Polonia dhe Estonia.

Në mesin e korrikut, edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut përmes raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Bosnjës, për shkak të “retorikës përçarëse dhe politikës secesioniste”.

Bashkimi Evropian deri më tani, për shkak të kundërshtimit të liderit hungarez Viktor Orban, nuk ka arritur të harmonizohet rreth sanksioneve ndaj Dodikut.

Dodik, bashkë me disa zyrtarë të tjerë nga Republika Sërpska, që nga viti i kaluar gjendet në “listën e zezë” amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe cenimit të integritetit të Bosnjës. Sanksionet u vendosën pasi Parlamenti i Republikës Sërpska miratoi ligje me të cilat hidhen poshtë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë.

Po ashtu, që nga prilli i vitit 2022 Dodik gjendet në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Dodik, anëtarë të familjes së tij dhe disa kompani të lidhura me ta prej kohësh gjenden në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Shteteve të Bashkuara. Përmes këtyre sanksioneve ndalohen transaksionet financiare me Dodikun dhe me të sanksionuarit e tjerë.

Specat e bllokuar në Slloveni, Xhixho: Shqipëria rrezik edhe për të tjerët

By: D Marku
7 September 2025 at 19:09

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar për skandalin e radhës në lidhje me specat e eksportuar nga Shqipëria në drejtim të Sllovenisë, të cilat janë bllokuar nga autoritetet sllovene, pasi kishin përmbajtje të lartë pesticidesh.

Postimi i plotë:
Siguria ushqimore në Shqipëri është zero. Produktet shqiptare që bllokohen, kthehen ose asgjësohen në vendet ku eksportohen, janë prova më e qartë se shqiptarët nuk e dinë çfarë u vënë në tryezë fëmijëve të tyre.

Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve jo vetëm që nuk garanton dot sigurinë e ushqimit që ata konsumojnë përditë, por po bëhet rrezik edhe për të tjerët.

Specat e bllokuar në Slloveni janë vetëm një tregues i papërgjegjshmërisë institucionale që kërcënon shëndetin e qytetarëve sa herë ulen në tryezë.

AKU mund të dalë prapë me deklarata për të “qetësuar” konsumatorin shqiptar, duke i thënë se “i kanë ngrënë të tjerët, mos u shqetësoni”, por e vërteta e hidhur është se raste të tilla tregojnë dështimin e tij si institucion.

* Kroacia ka refuzuar eksportin e specave shqiptarë për shkak të niveleve të larta të pesticideve

* Mandarinat e kontaminuara që nuk u lejuan të hyjnë në BE, përfunduan në tregun vendas

* Luleshtrydhet u gjetën me pesticide të ndaluara

* Mishi i derrit dhe i pulës rezultoi i kontaminuar me salmonelë

* Akulloret rezultuan me oksid etileni kancerogjen

* Kroacia bllokoi pjeshkët shqiptare për shkak të përmbajtjes së lartë të nikelit

The post Specat e bllokuar në Slloveni, Xhixho: Shqipëria rrezik edhe për të tjerët appeared first on Albeu.com.

Specat e importuar nga Shqipëria tërhiqen urgjentisht nga tregu në Slloveni, zbulohet prania e pesticideve të rrezikshme

By: M C
5 September 2025 at 19:45

Një ngarkesë me speca të kuq të eksportuar nga Shqipëria në Slloveni është tërhequr me urgjencë nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivel të lartë pesticidesh të rrezikshme për shëndetin.

Sipas autoriteteve sllovene, bëhet fjalë për pesticide si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid, të cilat tejkalojnë kufijtë e lejuar. Produkti ishte importuar në Slloveni nga 24 gushti deri më 4 shtator, dhe ishte shpërndarë në kuti kartoni dhe plastike.

Klientët këshillohen ta kthejnë produktin ose ta hedhin. Kompania Geaprodukt, që ka importuar specat nga Shqipëria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e menjëhershme të tyre nga tregu dhe ka kërkuar nga klientët që ta kthejnë produktin në vendin e blerjes, ose në rast se kjo nuk është e mundur, ta asgjësojnë vetë me kujdes.

Po ashtu, kompania ka paralajmëruar konsumatorët që mund të kenë konsumuar ose pasur kontakt me specat, të lajnë mirë duart dhe nëse ndiejnë probleme me tretjen apo të përziera, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

The post Specat e importuar nga Shqipëria tërhiqen urgjentisht nga tregu në Slloveni, zbulohet prania e pesticideve të rrezikshme appeared first on Albeu.com.

❌
❌