Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Balluku non-grata nga SHBA? Fox News: Sundimi i Ramës ka arritur në “kapjen e shtetit”

By: Ela
13 December 2025 at 18:35

Departamenti i Shtetit deri më tani po refuzon të komentojë mbi një krizë në rritje të korrupsionit që ka përfshirë kombin ballkanik të Shqipërisë – një aleat jetësor i SHBA-së në rajon. Pas vendimit të një gjykate shqiptare për të shkarkuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga pozicioni i saj për shkak të akuzave se ajo ndërhyri […]

The post Balluku non-grata nga SHBA? Fox News: Sundimi i Ramës ka arritur në “kapjen e shtetit” appeared first on BoldNews.al.

Jo vetëm Artan Hoxha/ Edhe Aulon Kalaja i padëshiruar për Greqinë: Si më shpallën “non grata”

By: Brisi
27 November 2025 at 20:55

Pak ditë pas shpalljes “non grata”, të gazetarit Artan Hoxha, aktivisti Aulon Kalaja ka treguar se si është shpallur edhe ai “non grata” nga Greqia vite më parë. Kalaja ka treguar, se pushimet e planifikuara me familjen verën e 2019 në shtetin grek ju shkatërruan pasi pa pasur dijeni për vendimmarrjen në kufi i është […]

The post Jo vetëm Artan Hoxha/ Edhe Aulon Kalaja i padëshiruar për Greqinë: Si më shpallën “non grata” appeared first on BoldNews.al.

“Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët

By: Brisi
24 November 2025 at 21:33

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me shpalljen non grata nga Greqia, e cila i ndaloi përgjithmonë futjen në shtetin helen. Ai ka shpjeguar se në momentin e ndalimit i pyeti policët se pse po ndodh kjo, dhe këta të fundit i kanë thënë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. […]

The post “Zhduku nga këtu”/ U shpall non grata nga Greqia, Artan Hoxha tregon detajet: Çfarë më thanë policët appeared first on BoldNews.al.

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi/ Zbardhet arsyeja pas vendimit të shtetit helen (DOKUMENTI)

By: V K
24 November 2025 at 11:29

Ditën e djeshme, autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur  me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.

Gazetarja enjohur Klodiana Lala, raporton se gazetari Artan Hoxha, ka qënë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.

Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

 

 

Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:

1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.

2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendëshme, për shëndetin publik ose marrdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.

Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek.

Ky është një rast i përsëritur nga autoritetet greke ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar apo ekspozuar aktivitete të paligjshme në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë apo në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

Gazetarit Hoxha i është komunikuar, se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.

Gazetari Hoxha, përveç se ka denoncuar publikisht aktivitetin e Bejlerit në “Masakrën e Peshkepisë” në vitin 1994, ku mbetën të vrarë dy Dëshmorë të Atdheut, është përballur dhe në procese gjyqësore në Gjykatën Penale të Tiranës gjatë vitit 2023-2024.

Ndër të tjera, gazetari Hoxha e ka denoncuar aktivitetin e Bejlerit, në dëm të interesave shqiptare dhe në artikuj investigativ në median greke gjatë fushatës për zgjedhjet e parlamentit europian.

 

The post Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi/ Zbardhet arsyeja pas vendimit të shtetit helen (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artan Hoxha përjetësisht “non grata” në Greqi, zbardhet arsyeja pas vendimit

By: Ela
24 November 2025 at 11:00

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar  “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek. Gazetari Hoxha ka qenë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga […]

The post Gazetari Artan Hoxha përjetësisht “non grata” në Greqi, zbardhet arsyeja pas vendimit appeared first on BoldNews.al.

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi dhe i ndalohet hyrja përjetësisht

By: lindita
24 November 2025 at 11:05

Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të shkelur në territorin grek. Pra nuk lejohet të hyjë në Greqi. Ditën e djeshme, gazetari Hoxha ka qenë duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga…

Source

SHBA shpall ‘non grata’ klanin “Hysa”/ Lufta Hysa e vëllezërit pastronin paratë e kartelit Sinaloa

By: Rovena
13 November 2025 at 23:42

SHBA ne bashkëpunim me Meksikën kanë shpallur non grata biznesmenin shqiptar Luftar Hysa dhe familjen e tij, 4 vëllezërit, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa.

Departamenti i Thesarit në SHBA njoftoi se familja Hysa është shpallur organizatë kriminale si bashkëpunëtore e kartelit meksikan Sinaloa për trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash në Meksike, SHBA dhe Evropë.

Amerikanet kanë zbuluar se Hysajt kishin dhjetëra biznese kazino dhe restorante luksoze në Meksikë, Kanada dhe Poloni për të kryer aktivitetin kriminal ndërsa ne Shba përdornin një shtetas amerikan për të zotëruar kompanitë e tyre dhe pastruar paratë dhe trafikuar shuma të mëdha parash të paligjshme.

Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?

Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC.

Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë.

Tre vite më parë, për herë të parë në Shqipëri u shfaq emri i Luftar Hysës por në njoftimin e departamentit të thesarit rezulton se Hysa aktivitetin kriminal nuk e ka shtrirë në vendin tonë dhe asnjë prej bizneseve të sanksionuara nuk rezulton të jetë në Shqipëri.

Nga krejt familja, I njohur publikisht është Luftar Hysa nga Belshi dhe vetë ka pranuar se ka qenë i angazhuar politikisht në vitet e para të demokracisë si kryetar i PD në këtë qytet kur themeloi për herë të parë degën e demokratëve aty.

Gjatë kësaj kohe ka punuar si inxhinier mekanik në Cërrik  ndërsa pas trazirave të vitit 1997 emigroi në Afrikën e Jugut ku e priste vëllai i tij. Aty nisi biznesin e lojërave të fatit, e më pas u zhvendos në Peru e përfundimisht ne Meksikë ndërsa familjen e dërgoi ne Kanada./abcnews.al

“Vetë Berisha ‘nuk do’ t’i hiqet non grata”/ Çupi: Pagesa 6 milionë në SHBA në dëm të vetes, turpëroi Amerikën

By: Rovena
29 October 2025 at 20:43

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha me statusin e ‘non grata’ nga SHBA-ja.

Sipas Çupit, Berisha vetë “nuk e dëshiron” heqjen e këtij statusi, ndërsa akti i tij i fundit i lidhur me 6 milionë dollarë, siç tha ai, dëmtoi reputacionin jo vetëm të tij, por edhe të institucioneve amerikane. Analisti shtoi se përpjekjet për ta hequr ‘non grata’-n e Berishës do të nënkuptonin një njollosje të imazhit të SHBA-së, duke theksuar ndikimin negativ që ai vazhdon të ketë kudo ku shfaqet.

“Berishës edhe sikur të ngrihet e gjithë Amerika që t’ia heqë ‘non gratën’ nuk ia heq dot. Sepse vetë Berisha nuk e do. Akti më i fundit i tij kundër vetes ishte 6 milionëshi dhe e mori vesh e gjithë bota. Ia dha Amerikës dhe nuk e dimë se kujt ia dha.

Të guxojë njeri sot që t’i heqë ‘non gratën’ Sali Berishës do të thotë që Amerika ra, u korruptua, u shemb, u turpërua, u njollos. Sali Berisha njollos gjithçka ku shkon me veset e tij. Ai i dha ryshfet Amerikës për ta korruptuar. Edhe bota të ngrihet nuk i heq dot ‘non gratën’”, tha analisti./abcnews.al

“Berisha të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën”/ Gjyli: Po mban peng partinë për interesat familjare

By: Rovena
29 October 2025 at 20:34

Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka kritikuar ashpër udhëheqësin e PD-së, Sali Berisha, duke e akuzuar se nuk vetëm që nuk lëshon kontrollin mbi partinë, por edhe pengon demokratizimin e brendshëm.

Sipas Gjylit, Berisha mban peng një parti të tërë për të zgjidhur çështje personale dhe familjare, duke e përshkruar këtë si “autokraci të vërtetë”.

Ajo shton se kjo sjellje pengon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme brenda PD-së dhe nuk ofron asnjë alternativë qeverisëse. Në lidhje me çështjet ndërkombëtare, Gjyli vuri në dukje ndikimin që Amerika mund të ketë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë, dhe theksoi se mbajtja peng e partisë nga Berisha është një nga arsyet kryesore për të cilën ai duhet të japë dorëheqjen.

“Berisha jo vetëm që nuk e lëshon PD, por nuk lejon as demokratizimin e brendshëm. Mban peng një parti të tërë për të zgjidhur çështjet e familjes dhe të fëmijëve. Kjo është autokracia e vërtetë. Kjo do të thotë që mban peng një parti të tërë për të zgjidhur çështjet familjare dhe nuk e lë partinë që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ana tjetër nuk ofron alternativë. Nuk kemi alternativa qeveritare. Çështja e Dodik, nuk jemi në dy terrene të njëjta, është ndikimi që do të ketë Amerika në Ballkanin Perëndimor. Për të hequr ndikimin në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë edhe Shqipërinë, kjo mbajtja peng është dhe arsyeja pse Berisha duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën”, tha pedagogia./abcnews.al

“Nuk po i bëhet presion Berishës me anë të Dodikut”/ Gjikondi: Berishës i intereson vetëm pushteti, ja çfarë do e shtynte të hiqte dorë

By: Rovena
29 October 2025 at 20:25

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodikun. Lidhur me këtë zhvillim, avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në emisionin “Real Story” në Abc News, deklaroi se rasti i Dodikut nuk mund të krahasohet me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas saj, Berisha është një autokrat dhe nuk ndikohet nga presione të jashtme, pasi marrëdhënien e tij e ka vetëm me pushtetin. Gjikondi shtoi se deputetët e tij janë “të emëruar” dhe të varur nga ai, ndërsa çdo reflektim eventual i Berishës do të vinte vetëm për interesa familjare dhe personale.

“E njëjta gjë nuk mund t’i ndodhë kurrë Berishës, nuk mund të mendojmë ne se po i bëhet presion Berishës me anë të Dodik-ut. Marrëveshjen e ka me veten e  tij, është autokrat, delirant, agresiv dhe nuk do që t’ia dijë fare se çfarë bëhet rrotull. Ai marrëdhënien e tij e ka me pushtetin. Asnjë shpresë nuk ka nga ata deputetë që t’i thonë Berishës dil ti dhe bëje si Dodiku. Të gjithë deputetët i ka të emëruar me dorën e tij në Parlament, i ka skllevër të bindur që nuk e kanë marrëdhënien me popullin, por me karrigen. Kurrë nuk kam shpresë. Berisha edhe nëse do të arrijë ta meditojë këtë gjë, ka të bëjë me familjen e tij të gjakut, për të shpëtuar pronat, për t’u ricikluar në Amerikën, dhe për shkak të moshës”, tha Gjikondi.

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

2 October 2025 at 18:49

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka deklaroi në MCN se Edi Rama është në hall me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, i është dorëzuar një zarf, ku i thuhet se është i padëshirueshëm (non grata). Sipas Ndokës, Rama ka paguar miliona dollarë përmes lobingjeve për të patur një takim me presidenti amerikan Donald […]

The post Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm appeared first on BoldNews.al.

Asnjë bazë për shpalljen non grata nga ShBA të kryeministrit Rama

26 September 2025 at 10:18

Pretendimi: Kryeministri shqiptar Edi Rama është shpallur persona non grata nga ShBA

Verdikti: E pavërtetë

————————————————

Në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon lajmi se kryeministri shqiptar Edi Rama u shpall non grata nga ShBA.

Ky pretendim nuk shoqërohet me ndonjë burim apo provë për ta mbështetur atë.

Në fakt, nuk ka asnjë njoftim zyrtar që Departamenti Amerikan i Shtetit që e shpall Ramën persona non grata në faqen e tyre të internetit. Ai nuk përfshihet në listën zyrtare të personave që janë përcaktuar të tillë nga DASh.

Për krahasim, më 19 maj 2021, DASh shpalli ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha si persona non grata për korrupsion. Ky njoftim gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të DASh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar një numër jo të vogël zyrtarësh të lartë shqiptarë. Të gjitha këto përcaktime non grata mund të gjenden në faqen e DASh.

Në 2018, DASh shpalli non grata ish-deputetin Tom Doshi për përfshirje në korrupsion të lartë. Një muaj më vonë, ShBA shpalli non grata edhe ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla për të njëjtën arsye, përfshirje në korrupsion të lartë. Në korrik 2019 u shpall non grata edhe ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. 

Kryeministri Rama, deri në shkrimin e këtij artikulli, ende nuk është bërë pjesë e listës.

The post Asnjë bazë për shpalljen non grata nga ShBA të kryeministrit Rama appeared first on Faktoje.al.

LUBJANË – Sllovenia shpall Netanyahun ”persona non grata”

25 September 2025 at 16:10

LUBJANË, 25 shtator /ATSH-AFP/ – Qeveria sllovene njoftoi sot se kishte vendosur unanimisht të ndalonte hyrjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në territorin e saj, duke kujtuar se kundër tij po zhvillohen procedura për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Me këtë hap, Sllovenia konfirmon angazhimin e saj ndaj së drejtës ndërkombëtare, vlerave universale të të drejtave të njeriut dhe një politike të jashtme parimore dhe konsistente”, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër./  a.jor.

The post LUBJANË – Sllovenia shpall Netanyahun ”persona non grata” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMSTERDAM – Holanda shpall ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë “persona non grata”

10 September 2025 at 21:09

AMSTERDAM, 10 shtator /ATSH-AA/ – Holanda shpalli dy ministra ekstremistë izraelitë “persona non grata” për nxitje të dhunës kundër palestinezëve, raportoi media izraelite.

Sipas transmetuesit publik të Izraelit, KAN, ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe ministrit të Financave, Bezalel Smotrich iu ndalua hyrja në Zonën Schengen, e cila përfshin 25 vende të Bashkimit Evropian (BE) dhe 4 vende joanëtare të BE-së, Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin.

Autoritetet holandeze nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me raportin e medias izraelite.

Në qershor, Holanda shprehu qëllimin e saj për të vendosur një ndalim hyrjeje për dy ministrat izraelitë./   /os/

The post AMSTERDAM – Holanda shpall ministrat izraelitë të ekstremit të djathtë “persona non grata” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DASH shpall ”non-grata” deputetin dhe ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë

By: redi
10 September 2025 at 18:15

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ”non-grata” dy politikanë të Malit të Zi. Fjala është për ish-kryetarin e Bashkisë së Budvës dhe deputetin aktual Milo Bozoviç, si dhe ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica. Ata akuzohen se kanë mbështetur organizata kriminale. Sipas DASH, Milo Bozoviç shfrytëzoi pushtetin dhe postin e tij për të mbështetur krimin e…

Source

SHBA shpall “non grata” dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

10 September 2025 at 17:53

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka futur në listën e sanksioneve ish-zyrtarë nga Mali i Zi për shkak se ata dyshohet se janë përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë ndihmuar në operacione të trafikimit të drogës. Sipas njoftimit, zyrtarët e sanksionuar janë ish-kryetari i Budvës dhe deputeti Millo Bozhoviç dhe ish-kryetarja e Gjykatës […]

The post SHBA shpall “non grata” dy ish-zyrtarë të Malit të Zi appeared first on BoldNews.al.

Berisha dhe non grata e (pa)hequr/ Gazetari: S’ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj! Mahmutaj: Kreu i PD i zhytur në krime

28 August 2025 at 23:48

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreson që një vendim i administratës se Trump për George Soros e rrëzon “non grata-n” e tij. Doktori  duket i gëzuar, por një verifikim faktesh tregon se ai vazhdon të jetë person në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ndërsa Soros nuk është shpallur “non grata”.

Gazetari i ABC News, Andon Kello, i ftuar në “Ora e Fundit” tha se Departamenti Amerikan i Shtetit vijon ta ketë Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e personave non grata.

“DASH ende sot e kësaj dite e ka në fuqi “non grata”. E ka ende zyrtare në faqen e tij, prej 17 majit të vitit 2021. Nuk ka asnjë shenjë nga SHBA për heqjen e saj”, tha ai.

Ai theksoi se aktualisht PD ka dy kontrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që lidhen njëra për lobimin për heqjen e njollës non grata dhe tjetra për këshillimin nga Chris Lacivita për zgjedhjet e 11 majit.

“PD me dy kontrata në SHBA, ajo e lobimit për heqjen e non gratës dhe me Chris LaCivita . Nga sot, PD ka afat 60 ditë për të dorëzuar faturat e shpenzimet në KQZ. Kontrata me LaCivita është zotuar nga vetë Berisha se do bëhet publike. Është një kontratë, e cila zgjat deri në mars të 2027. “, tha ai.

Ndërkohë, gazetari  Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berishës nuk do t’i hiqet asnjëherë njolla e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila e ka rreshtuar atë dhe familjen e tij në mesin e personave të padëshirueshëm për Amerikën.

Sipas tij, Berisha është një personazh, i cili është zhytur në krime dhe për këto duhet të mbajë përgjegjësi para drejtësisë.

“ Berisha është totalisht i parashikueshëm në veprimet e tij. Mendonte se pas rikthimit të Trump, ky i fundit do t’ia hiqte non gratën. Është delirant dhe ai mendon se gjithçka vërtitet rreth tij. Non grata nuk do t’i hiqet sa të jetë gjallë as atij dhe as familjes së tij. E ka të kotë me këtë mënyrë duke goditur Sorosin. Berisha ka porositur vrasje, ka bërë vrasje, ka vjedhur paratë e shqiptarëve. E kemi më zë e figurë, që ka porositur krimin ndaj Haklajve Është shkaktuari i zhdukjes së 14 burrave të familjes Haklaj, është akuzuar nga familja Haklaj dhe Berisha asnjëherë nuk është prononcuar për këto. Familja Berisha është e zhytur në krim”, tha ai./abcnews.al

Berisha dhe non grata e (pa)hequr/ Doktori gëzohet për non gratën e Sorosit në SHBA

By: xhir jeta
28 August 2025 at 15:12

Doktori doli në konferencë, e pretendon se pas aktit të Trump ndaj George Soros, non-grata e tij tashmë ka rënë.

“Tani, ditë e madhe në histori. Personi që loboi për ‘non gratën’ time subjekt i RICO-s. Si të duket ty. Ja shife. Një.  Dy, personi që firmosi nuk hyn dot në asnjë ndërtesë federative të vendit të tij. ‘Non grata’ në çdo ndërtesë. Si të duken ty këto zhvillime, me thuaj pak. Këto për mua janë zhvillime të jashtëzakonshme, jo vetëm personale, por për mbarë SHBA-të, partnerët e tyre dhe mbarë botën.”

Madje doktori bëri dhe orakullin. Ai tha se e ka parashikuar non-gratën e Sorosit prej vitit 2017, kur e kërkoi nga çadra e Lulit.

“Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA. E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij non-grata.”

Megjithatë, në këtë rast vlen një fact-check i thjeshtë. E para, Sali Berisha vijon të jetë non-grata nga SHBA. Kjo faktohet ende në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. E dyta, Soros nuk u shpall non-grata. Presidenti Trump nxori një akt për ti kërkuar drejtësisë amerikane ta ndjekë penalisht për RICO, ose ndryshe organizatë kriminale të cilat përdorin korrupsionin, mashtrimin apo shantazhin, në rastin e tij për nxitjen e protestave në SHBA. Berisha nuk i dëgjon faktet, por i pëlqejnë justifikimet dhe disa arsye pse vijon të mbetet në opozitë.

“Ata u bënë mbështetje kryesore e dhunimit të zgjedhjeve dhe pranimit të zgjedhjeve të dhunuara pa u numëruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021. Për të konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës, Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan në të ashtuquajturat reforma që kishin vetëm një qëllim: monizmin dhe narkoshtetin në Shqipëri.”

Një tjetër fakt është se administrate Trump i njohu zgjedhjet e 11 majit. Këtë të enjte në Shqipëri ato morën edhe vulën përfundimtare nga Komisioni Rregullator. Po Berisha?

“Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtjen një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale.”

Por farsa e vërtetë mbaron tani në shtator. Farsaa e Sali Berishës që si çdo katër vjet, bërtet faull po pastaj futet në parlament./abcnews.al

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën

By: Ardit
31 July 2025 at 13:37

Kompania lobuese e kontraktuar nga PD, “Continental Strategy” i ka kërkuar zyrtarisht  Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e “non gratës” për Sali Berishën. Në dokumentin që mban datën 22 korrik argumentohet se vendimi për të përfshirë Berishën nën Sekcionin 7031(c), i cili përdoret për të ndëshkuar zyrtarët e huaj të përfshirë në korrupsion ose shkelje […]

The post Kompania lobuese e kontraktuar nga PD letër DASH: Hiqni non gratën për Sali Berishën appeared first on BoldNews.al.

AMSTERDAM – Edhe Holanda shpall “persona non grata” dy ministra izraelitë

AMSTERDAM, 29 korrik /ATSH-AA/ – Holanda ka shpallur “persona non grata” ministrin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, të ekstremit të djathtë dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich, dhe u ka ndaluar atyre hyrjen në vend.

Ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp në një deklaratë me shkrim tha se ministrat e ekstremit të djathtë të Izraelit, Ben-Gvir dhe Smotrich kanë nxitur vazhdimisht dhunë kundër popullit palestinez, kanë mbështetur vazhdimisht zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme dhe kanë bërë thirrje për spastrim etnik në Rripin e Gazës.

Ai vuri në dukje se për këtë arsye, ata i kanë shpallur dy ministrat e ekstremit të djathtë, Ben-Gvir dhe Smotrich, “persona non grata” dhe u kanë ndaluar hyrjen në vend.

“Situata e fundit në Gaza është e patolerueshme dhe e pambrojtshme”, tha Veldkamp dhe njoftoi se do të thërrasë në ministri edhe ambasadorin e Izraelit në Hagë.

Kryeministri holandez Dick Schoof tha dje në rrjetet sociale se do të mbështeste një sërë masash në nivel të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë largimin e Izraelit nga programi “Horizon” i BE-së dhe nga zona tregtare, nëse Izraeli vazhdon të pengojë ndihmën humanitare për Gazën.  /os/

The post AMSTERDAM – Edhe Holanda shpall “persona non grata” dy ministra izraelitë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌