Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

PS rrëzon nismën e deputetëve të PL për sigurinë ushqimore! Xhixho: Situatë alarmante, duhet ndërhyrje

By: redi
9 February 2026 at 15:28

Deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi prezantuan në Komisionin e Jashtëm një nismë për sigurinë ushqimore, që synonte domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë. Sipas deputetes Xhixho, rritja e rasteve të evidentuara me ndotës kimikë dhe biologjikë në produktet ushqimore vendase dhe import, ka krijuar një situatë alarmante që kërkon ndërhyrje…

Source

Before yesterdayMain stream

Erisa Xhixho: Arsimi shqiptar në emergjencë kombëtare, shkollat po zbrazën me ritme alarmante, 60% e nxënësve analfabetë funksionalë

By: V K
3 February 2026 at 10:17

Përmes një postimi në rrjetet sociale, zv.presidentja e Partisë Demokratike, Erisa Xhixho, denoncon situatën alarmante të arsimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një emergjencë kombëtare.

Sipas saj, 60% e nxënësve janë analfabetë funksionalë, rezultatet e testimeve PISA rendisin Shqipërinë ndër vendet më të fundit, ndërsa shkollat po zbrazën me ritme shqetësuese në vetëm pesë vite janë humbur mbi 115 mijë nxënës.

Gjithashtu, Xhixho kritikoi qeverinë për uljen e pagave të 11 172 mësuesve përmes VKM-së nr. 425, duke shkelur të drejta të fituara dhe duke krijuar një diskriminim të padrejtë, ndërkohë që premtimi për rritje pagash është kthyer në mashtrim.

Në mbështetje të kërkesës së mësuesve për paga të denja, Xhixho i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kryeministrit dhe ministres së Arsimit, duke kërkuar miratimin e një akti normativ që të reflektojë rritjen e pagës dhe të kompensojë uljen e padrejtë.

Ajo thekson se pa mësues të vlerësuar dhe të paguar me dinjitet, kolapsi i sistemit arsimor është i pashmangshëm, dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi të plotë.

Arsimi shqiptar ndodhet në emergjencë kombëtare. 60% e nxënësve janë analfabetë funksionalë, rezultatet e PISA-s na rendisin ndër vendet e fundit, ndërsa shkollat po zbrazen me ritme alarmante.

Në 5 vite janë humbur mbi 115 mijë nxënës.

Në vend që të investojë në arsim, qeveria ka ulur pagat e 11 172 mësuesve përmes VKM nr. 425, duke shkelur të drejta të fituara dhe duke krijuar diskriminim. Premtimi për rritje pagash është kthyer në mashtrim.

Në mbështetje të kërkesës së tyre të drejtë, i jam drejtuar me një kërkese kryeministrit dhe ministres së Arsimit për miratimin e një akti normativ në të cilin reflektohet rritja e pagës dhe kompensohet ulja që u ështëbërë padrejtësisht.

Pa mësues të vlerësuar dhe të paguar me dinjitet, kolapsi i sistemit arsimor është i pashmangshëm. Arsimi është urgjencë kombëtare dhe qeveria duhet të mbajë përgjegjësi.

The post Erisa Xhixho: Arsimi shqiptar në emergjencë kombëtare, shkollat po zbrazën me ritme alarmante, 60% e nxënësve analfabetë funksionalë appeared first on Albeu.com.

Xhixho kërkon seancë pyetje-përgjigje me Kumbaron: Mbi 11 mijë mësuesve u është ulur paga

2 February 2026 at 14:12

TIRANË, 2 shkurt /ATSh/ Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha sot se mbi 11 mijë mësuesve u është ulur paga nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë.

Përmes një deklarate për mediet, deputetja e PL-së theksoi se “11 172 mësues shqiptarë janë përballur me uljen e pagës”, pasi “janë penalizuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 26 qershor 2024”.

“Kjo VKM dhe në mënyrë të veçantë Lidhja nr. 4, e cila përcakton shtesën e nivelit të kualifikimit, cenon disa të drejta të punonjësve të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

“Mësuesit e prekur janë trajtuar për vite me radhë në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me ligjin, ndërsa ndryshimi i njëanshëm i kësaj trajtese përkeqëson kushtet e tyre të punës dhe cenon paga të fituara ligjërisht”, tha ajo.

Në lidhje me këtë çështje, Xhixho ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

“Duke reflektuar shqetësimin e qindra mësuesve dhe të Sindikatës së Bashkuar të Mësuesve, i jam drejtuar Kuvendit me një kërkesë për një seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit. Në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta, sindikatat dhe punonjësit e arsimit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe hapjen e një dialogu institucional serioz, që garanton trajtim të barabartë, respektim të të drejtave të fituara dhe dinjitet për mësuesit”, tha Xhixho.

/m.q/r.e/a.f/

The post Xhixho kërkon seancë pyetje-përgjigje me Kumbaron: Mbi 11 mijë mësuesve u është ulur paga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

By: V K
23 January 2026 at 11:46

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë shqiptare, duke denoncuar dështimet e rënda në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe mungesat kritike në spitalet publike.

Në një deklaratë për media, ajo ka theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacion dhe sallat kirurgjikale, mungesa e pajisjeve jetësore dhe furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe janë tregues të paaftësisë kriminale të qeverisë për të garantuar jetën e pacientëve.

Duke përshkruar një panoramë të shëndetësisë shqiptare si të dëmshme dhe të keqmenaxhuar, Xhixho ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 24 janarit në shesh, për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre për shëndet të sigurt dhe të aksesueshëm.

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë,

Dua ta nis këtë komunikim me ju me një ngjarje që tronditi rëndë sigurinë shëndetësore të vendit dhe që ndodhi vetëm disa ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalin më të madh të Shqipërisë.

Reanimacioni qendror dhe sallat kirurgjikale të QSUT-së mbetën për 30 deri në 40 minuta pa energji elektrike, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe duke vënë në panik familjarët e tyre.

Ky nuk është një incident teknik.

Ky nuk është një defekt i rastësishëm.

Ky është një dështim i rëndë dhe i pafalshëm shtetëror.

Në asnjë vend të botës, as në vende në luftë, nuk ndodh që reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit të mbeten pa energji. Ajo që ndodhi në QSUT provon se sistemet rezervë ose nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni.

Kjo nuk është avari.

Kjo është paaftësi kriminale në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Një shtet që nuk mbron dot jetën e qytetarëve as aty ku ata shkojnë për të kërkuar ndihmë, nuk është shtet. Ky nuk është një rast i izoluar. Ky është realiteti i përditshëm i shëndetësisë shqiptare. Ndaj, kërkojmë hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Fakte të rënda dhe të dokumentuara:

Urgjenca e QSUT-së ka funksionuar pa defibrilator, një pajisje bazike jetëshpëtuese.

Akseleratorët linearë kanë qenë tre ditë jashtë funksionit, duke lënë pa shërbim pacientët me kancer, të cilët nuk mund të presin.

Në Spitalin Onkologjik mungon brakiterapia, një trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik. Një pajisje që kushton sa gjysma e Kopshtit Eden në oborrin e Kryeministrisë, por që për qeverinë nuk është prioritet. Mungesa e këtij trajtimi i çon pacientet drejt vdekjes.

Pacientët në Spitalin Onkologjik bëjnë kimioterapi në të ftohtë, për orë të tëra, sepse kondicionerët nuk funksionojnë dhe spitali është pa ngrohje.

Kjo është panorama reale e shëndetësisë në Shqipëri.

Ndërkohë, Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon. Jemi të fundit për mbështetjen ndaj shëndetit të njerëzve.

Situata me furnizimin me ilaçe është skandaloze.

Pacientët trajtohen me barna të skaduara.

Ka kontrabandë, mungesë transparence, paaftësi, mungesë protokollesh.

Kemi krim shtetëror, jo kujdes shëndetësor.

Kjo qeveri nuk ka para për pacientët, por ka:

160 milionë euro për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 2”, që nuk prodhuan asnjë kilovat energji;

50 milionë euro të zhdukura në tunelin e Llogarasë;

4.2 milionë euro për Kopshtin Eden në oborrin e Kryeministrisë;

420 milionë euro për inceneratorë fantazmë;

104 milionë euro për kontratat e grupit kriminal të AKSHI-t.

Fondi i barnave të Onkologjikut është 13 herë më i vogël se fondet për koncesionet korruptive në shëndetësi, sepse paratë nuk shkojnë te pacientët, por në gropat thithëse të korrupsionit, si Durana Tech Park, një skemë e legjitimuar me votat e maxhorancës.

Ky nuk është reformim.

Ky është instrument grabitjeje.

Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar europian për një shëndetësi që Kryeministri ka guximin ta quajë “falas”.

Sipas Komisionit Europian, shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, niveli më i lartë në Europë.

Sot, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, dhe 40% e të ardhurave shkojnë vetëm për ushqim.

Në këtë realitet, qeveria zgjedh luksin, korrupsionin dhe propagandën, ndërsa qytetarët lihen të përballen me sëmundjen, varfërinë dhe pasigurinë.

Kjo është e vërteta e shëndetësisë sot.

Ndaj me 24 janar ora 17:00, të gjithë në shesh të protestojmë bashkë për veten tonë, familjen tonë kundër grupit të strukturuar kriminal që vjedh qytetarët më të varfër në Europë.

The post Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë appeared first on Albeu.com.

Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

By: redi
20 January 2026 at 14:57

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho hedh akuza ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të shtetit ligjor dhe me rreziqe serioze për shëndetin e qytetarëve. Për të drejtësia po vepron me dy standarde, duke goditur opozitën dhe duke mbrojtur mazhorancën. Xhixho tha në ”A2cnn”, se rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku…

Source

Rritja e çmimit të transportit publik nga Bashkia Kamëz/ Erisa Xhixho: Qeverisja ka braktisur qytetarin dhe i ngarkon me kosto

By: V K
1 November 2025 at 15:51

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në “Facebook”, në lidhje me rritjen e çmimit e biletës së transportit publik nga bashkia Kamëz, nga 40 në 50 lekë.

Ajo u shpreh se qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra në radhë për të marrë abone mujore, që u jep akses në një shërbim pa cilësi.

Xhixho shtoi se kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim.

Reagimi:

Të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, pasi Bashkia Kamëz rriti çmimin e biletës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët e Kamzës duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit.

Qindra qytetarë detyrohen të presin në radhë për abone mujore, që u jep atyre akses në një shërbim pa cilësi: mjete pa standarde, orë të tëra në trafik dhe vonesa të përditshme.

Të moshuar që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme; nxënës e studentë që u duhet të lehësojnë sadopak kostot e transportit që duhej ta kishin falas.

Kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim.

The post Rritja e çmimit të transportit publik nga Bashkia Kamëz/ Erisa Xhixho: Qeverisja ka braktisur qytetarin dhe i ngarkon me kosto appeared first on Albeu.com.

Gjyqtarja Bejtja pa mandat, deputetja Xhixho: Vë në pikëpyetje legjitimitetin e Kushtetueses

By: redi
16 October 2025 at 21:18

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas, vë në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës. ”Dekreti me të cilin është emëruar zonja Bejtja ka qenë shumë i qartë. Që mandati i saj mbaronte në 2028. Dhe padyshim që kjo vendimarrje vë në pikëpyetje legjitimetin e gjykatës Kushtetuese. Në sensin e kësaj…

Source

Erisa Xhixho: Qeveria po i mban pensionistët në mjerim, rritja 2.5% është qesharake dhe propagandë

By: V K
10 October 2025 at 14:54

Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur ashpër kundër qeverisë, duke e akuzuar se po tallet me 721 mijë pensionistë shqiptarë përmes një rritjeje qesharake të pensioneve.

Sipas Xhixhos, rritja prej vetëm 2.5% që hyri në fuqi nga 1 tetori, përkthehet në 490 lekë për pensionet urbane dhe vetëm 290 lekë për ato rurale shifër që, siç tha ajo, “nuk mbulon as një bukë e një domate në muaj”.

Deputetja e opozitës theksoi se Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon dhe një nivel varfërie alarmant për moshën e tretë, ndërsa qeveria sipas saj ka zgjedhur t’i neglizhojë pensionistët, duke u kujtuar për ta vetëm në kohë fushatash.

DEKLARATA:

Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë, me indeksimin e radhës. Nga 1 tetori 2025, pensionet janë rritur 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale.

Çfarë mund të shtohet në tryezat e pensionistëve me kaq para? Në një muaj jo më shumë se një bukë, 100 gramë djathë dhe një domate! Asnjë zgjidhje reale, thjesht propagandë!

Pensionistët shqiptarë mbeten më të varfrit në rajon, me një pension mesatar 170 euro, ndërkohë që në vendet fqinje janë sa dy dhe trefishi i tyre.

Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%.

Në Kosovë, pensioni mesatar është 340 euro, në Malin e Zi – 450 euro, në Maqedoninë e Veriut – 325 euro dhe në Serbi – 390 euro.

Qeveria është tallur rregullisht me pensionistët me indeksime qesharake dhe bonuse elektorale. Në fund të vitit të kaluar, një indeksim prej 4.1% nuk pati asnjë ndikim në ekonominë familjare të këtyre njerëzve, që i kanë shërbyer vendit një jetë të tërë.

E vërteta e hidhur është se sot pensionistët jetojnë më keq se para 12 vitesh. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013, ata marrin sot 30% më pak pasi çmimet dhe kostoja e jetesës janë dyfishuar, ndërsa rritja ka qenë e papërfillshme. Pensionistëve sot nuk u del të blejnë ilaçet apo të paguajnë energjinë. Pjesa dërrmuese e tyre janë të varur financiarisht nga dërgesat e fëmijëve emigrantë, sepse qeveria i ka shpërfillur dhe kujtohet për ta vetëm kur i duhet vota e tyre.

A i ka qeveria paratë për një rritje reale pensionesh? Sigurisht që po! A është mundësia për një rritje 20% sa ajo e Kosovës një vit më parë? Mundësia është, por qeverisë Rama i mungon vullneti.

Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%. Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Fare mirë, një pjesë e parave që mblidhen në arkën e shtetit përmes TVSH-së mund të shkojnë për rritjen e pensioneve. Sot, një e treta e popullsisë shqiptare është në moshë pensioni, numri më i lartë në gjithë historinë e tranzicionit. Mungesa e sigurisë ekonomike për moshën e tretë është tregues i një qeverie që nuk do t’ia dijë për qytetarët e vet.

Paratë kësaj qeverie nuk i kanë munguar asnjëherë, por janë zhdukur gjithmonë në gropat e korrupsionit dhe projektet që çojnë para në xhepat e klientëve të saj! Ajo që i ka munguar gjithmonë qeverisë Rama është vullneti për politika sociale që mbështesin realisht pensionistët, ndaj sot nuk mund t’u hedhë hi syve me një rritje qesharake!

The post Erisa Xhixho: Qeveria po i mban pensionistët në mjerim, rritja 2.5% është qesharake dhe propagandë appeared first on Albeu.com.

Raporti nga DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, Xhixho: Institucionet kanë dështuar për të mbrojtur viktimat

By: redi
1 October 2025 at 17:50

Zv/presidentja dhe deputetja e PL-së Erisa Xhixho, ka komentuar raportin e fundit të DASH për Trafikimin e Qenieve Njerëzore për vitin 2025, që për të nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë. Sipas Xhixhos, vendi ynë nuk përmbush standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Ndërsa më tej ajo analizon disa nga pikat, teksa thotë që dështimi i institucioneve është…

Source

VIDEO/ Kaosi në zonën e Astirit, Xhixho: Kjo lagje me 70 mijë banorë s’ka kopsht dhe shkollë publike

By: D Marku
21 September 2025 at 11:20

Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare.

REAGIMI I XHIXHOS

Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka kopsht dhe shkollë publike.

Premtime çdo vit dhe përsëri çdo fillim shtatori nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre, duke humbur orë të tëra në trafikun e tmerrshëm të Tiranës.

Këta prindër paguajnë rregullisht taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin shërbimin.

Kostos që rëndon në xhepat e tyre i shtohet fatura e shkollave private, after school-eve apo transportit.

‘Vetëm pak minuta larg Hasit’, reportazh i ‘The Sun’: Fshati shqiptar që po zbrazet nga emigracioni
Edhe ky vit shkollor e gjeti Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim të pa mbajtur, atë të ushqimit në shkolla.

Sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe as nuk do të jetë në vitet që vijnë.

The post VIDEO/ Kaosi në zonën e Astirit, Xhixho: Kjo lagje me 70 mijë banorë s’ka kopsht dhe shkollë publike appeared first on Albeu.com.

“Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë

By: Elva
21 September 2025 at 10:55

Zv. Presidentja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, ka denoncuar mungesën e shkollave dhe kopshteve publike në zonën e Astirit, ku jetojnë rreth 70 mijë banorë. Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho theksoi se fëmijët edhe këtë vit të ri shkollor janë shpërndarë në shkolla të tjera të Tiranës, duke humbur orë të tëra në […]

The post “Astiri pa shkolla dhe kopshte publike”, Xhixho: Fëmijët detyrohen të mësojnë larg shtëpisë appeared first on BoldNews.al.

Xhixho: Produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, shiten lirshëm në Shqipëri

By: D Marku
20 September 2025 at 19:28

Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho në një postim në rrjetet sociale u shpreh se siguria ushqimore është siguri kombëtare.

Postimi:
Produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, fatkeqësisht shiten lirshëm në Shqipëri.

Speca me pesticide, mandarina të kontaminuara, luleshtrydhe me kimikate të ndaluara, peshk me parazitë, mish i infektuar me salmonelë, akullore me substanca kancerogjene, pjeshkë me përmbajtje të lartë nikeli… këto janë vetëm disa raste të bëra publike.
Shumë të tjera nuk raportohen kurrë.

Ndërsa jashtë vendit bllokohen, tek ne shërbehen në tryezën e qytetarëve shqiptarë.
Kjo qeveri po helmon qytetaret kur duhet ta garantoj shëndetin e tyre.

Siguria ushqimore është siguri kombëtare.

Shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund të sakrifikohet për papërgjegjshmërinë e qeverisë.

The post Xhixho: Produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, shiten lirshëm në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Xhixho: E patolerueshme dhu*a policore mbi studentët dhe prindërit e tyre

By: redi
19 September 2025 at 20:11

Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho e quan të patolerueshme dhe të turpshme dhunën policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore. ”E patolerueshme dhe e turpshme dhuna policore mbi studentët dhe prindërit e tyre, që janë në të drejtën e tyre për të pasur akses në godinat shtetërore. Në përpjekje për t’u regjistruar në konviktet…

Source

Xhixho: Kemi humbur mbi 112 mijë nxënës në 10 vite

By: redi
13 September 2025 at 20:07

Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho flet për gjendjen e arsimit në vend. Sipas saj shpopullimi po ndikon rëndë, duke sjellë humbje të mëdha të nxënësve dhe mbyllje të shkollave. Situata përkeqësohet edhe nga mungesa e infrastrukturës dhe kushtet e vështira në shumë institucione arsimore. Postimi i Erisa Xhixhos: Viti i ri shkollor nis kete jave me 17 mijë nxënës më pak…

Source

Specat e bllokuar në Slloveni, Xhixho: Shqipëria rrezik edhe për të tjerët

By: D Marku
7 September 2025 at 19:09

Deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka reaguar për skandalin e radhës në lidhje me specat e eksportuar nga Shqipëria në drejtim të Sllovenisë, të cilat janë bllokuar nga autoritetet sllovene, pasi kishin përmbajtje të lartë pesticidesh.

Postimi i plotë:
Siguria ushqimore në Shqipëri është zero. Produktet shqiptare që bllokohen, kthehen ose asgjësohen në vendet ku eksportohen, janë prova më e qartë se shqiptarët nuk e dinë çfarë u vënë në tryezë fëmijëve të tyre.

Shqipëria europiane që Rama u premtoi shqiptarëve jo vetëm që nuk garanton dot sigurinë e ushqimit që ata konsumojnë përditë, por po bëhet rrezik edhe për të tjerët.

Specat e bllokuar në Slloveni janë vetëm një tregues i papërgjegjshmërisë institucionale që kërcënon shëndetin e qytetarëve sa herë ulen në tryezë.

AKU mund të dalë prapë me deklarata për të “qetësuar” konsumatorin shqiptar, duke i thënë se “i kanë ngrënë të tjerët, mos u shqetësoni”, por e vërteta e hidhur është se raste të tilla tregojnë dështimin e tij si institucion.

* Kroacia ka refuzuar eksportin e specave shqiptarë për shkak të niveleve të larta të pesticideve

* Mandarinat e kontaminuara që nuk u lejuan të hyjnë në BE, përfunduan në tregun vendas

* Luleshtrydhet u gjetën me pesticide të ndaluara

* Mishi i derrit dhe i pulës rezultoi i kontaminuar me salmonelë

* Akulloret rezultuan me oksid etileni kancerogjen

* Kroacia bllokoi pjeshkët shqiptare për shkak të përmbajtjes së lartë të nikelit

The post Specat e bllokuar në Slloveni, Xhixho: Shqipëria rrezik edhe për të tjerët appeared first on Albeu.com.

Paga minimale, PL: Rama na tund pasaportën europiane, por jemi të varfër në krahasim me fqinjët

By: redi
3 September 2025 at 19:50

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka pasqyruar statistiksat e fundit të publikuara nga EUROSTAT mbi pozicionimin e Shqipërisë në rajon në raport me vendet e tjera mbi pagën minimale në vend. Për të këto rezultate ia faturon qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke gjetur si shkak mosrritjen e pagës minimale në vend që prej vitit 2023. Postimi i plotë Shqiptarët janë më të…

Source

Meta dhe Kryemadhi dërgohen për gjykim për akuzat e korrupsionit

29 August 2025 at 15:15

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 29 gusht përfundimin e hetimeve ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, si dhe dërgimin e çështjes në gjykatë për t’iu nënshtruar vlerësimit në seancë paraprake. Po […]

The post Meta dhe Kryemadhi dërgohen për gjykim për akuzat e korrupsionit appeared first on Reporter.al.

Shpërndarja e librave shkollorë, Xhixho: Propagandë e qeverisë

By: redi
25 August 2025 at 22:04

Partia e Lirisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen e librave falas për nxënësit, duke e cilësuar si akt propagandistik. Zv/kryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë se po mashtron publikun, pasi sipas saj, vetëm nxënësit e klasave I deri në III përfitojnë tekste të reja. Ndërkohë, për klasat IV deri në IX, librat që shpërndahen janë të përdorur dhe…

Source

SPAK përfundon hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit

28 July 2025 at 18:31

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, njëherazi kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit. I pandehur për këtë çështje është marrë disa muaj më parë edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, të […]

The post SPAK përfundon hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit appeared first on Reporter.al.

❌
❌