”Liria ka emër”, shkruan kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë mesazhin e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, James P. Rubin, i cili gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, në podcastin Balkans Debrief, shprehet se “do të ishte tragjedi për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri”. Rubin u shpreh se dëmi do të ishte i madh, edhe për ata që në…
TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sërish sot mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me një proces gjyqësor në gjykatën ndërkombëtare të Hagës, të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
“Liria ka emër”, shkruan Rama, i cili ndau mesazhin e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, James P. Rubin, i cili gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, në podcastin Balkans Debrief, shprehet se “do të ishte tragjedi për Kosovën dhe për drejtësinë ndërkombëtare dënimi pa prova i atyre që luftuan për liri”.
Më tej, Rubin u shpreh se dëmi do të ishte i madh, edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore.
“Unë lutem, lutem që kjo mos të ndodhë, pasi ka për qenë një tragjedi reale për njerëzit që luftuan, ku disa prej tyre dhanë jetën për liri dhe për ata njerëz që sot përfaqësojnë miliona kosovarë dhe shqiptarë. Po shpallen fajtor, pa asnjë provë!”, tha Rubin gjatë intervistës.
“Unë e kam parë dhe ka për të qenë një plagë e tmerrshme e sistemit ligjor dhe unë mendoj se dëmi ka për të qenë për një kohë të gjatë, për ata që do të jenë të gatshëm të krijojnë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ligjore përsëri. Kështu që unë shpresoj dhe lutem që kjo mos ndodhë”, tha Rubin.
James P. Rubin dëshmoi më 16 shtator për mbrojtjen e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Rubin e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerët.
Prej 3 prillit të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.
Po bëhen pesë vjet nga procesi i gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, mbi bazë të provave të pretenduara. Gjatë kësaj kohe, në gjykatë pos dëshmitarëve të prokurorisë që kanë rrëfyer edhe probleme individuale, duke ia atribuuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së fundmi, kjo gjykatë ka pranuar edhe prova nga Serbia.
Ndërkohë, mbrojtja ka siguruar diplomatë të cilët përfaqësojnë institucionet më kredibile e të fuqishme amerikane, e në për kohën kur po akuzohen katërshja e UÇK-së të njëjtit kanë qenë pjesë e proceseve.
Dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjatë dëshmisë treditore e cilësoi këtë aktakuzë si të pabazë. Rubin deklaroi se mbajtja për më shumë se pesë vjet në paraburgim e të akuzuarve është e padrejtë, pasi ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Ai e cilësoi këtë situatë si një çështje politike dhe jo si drejtësi e mirëfilltë.
Në dëshminë e tij, Rubin Rubin e përshkroi saktësisht strukturën e UÇK-së , të cilën e quajti organizatë guerile. Ai shpjegoi se UÇK nuk kishte një komandë të centralizuar apo një organizim të strukturuar në terren. Teksa shfaqi kritika dhe skepticizëm ndaj prokurorisë, për një proces pesëvjeçar dhe paraburgimin e stërzgjatur si një betejë politike, rikujtoi se vetë Kosova e kishte krijuar këtë gjykatë ndërsa ish krerët e UÇK-së kishin hequr dorë nga pozitat për këtë gjykim.
Me theks të veçantë iu përgjigj pyetjeve për procesin e Rambujesë, ku tha se Hashim Thaçi kishte rol kryesisht politik dhe se i duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak. Tërë dëshmia e tij kishte kundër argument karshi aktakuzës së prokurorisë
Në vijim të dëshmisë së mbrojtjes Paul Williams, nënvizoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte strukturë mbi baza rurale dhe jo e bazuar në rregulla. Duke iu referuar Rambujesë, Williams tha se Thaçi dhe i gjithë delegacioni kosovar kërkonin pavarësi.
Për UÇK-në në gjykatore foli edhe John Duncan, i cili gjatë periudhës së luftës në Kosovë, ishte këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, gjeneralit Wesley Clark.
UÇK-ja përbehej prej edhe prej grave prej të cilave kishte edhe të mbijetuara të dhunës seksuale derisa sqaroi se nuk kishte parë asnjë dëshmi apo provë që Thaçi të kishte ushtruar funksionin e Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, as që ai të kishte dhënë urdhra apo direktiva. Duke iu përgjigjur mbrojtjes, në dëshminë e tij ai rikonfirmoi se nuk kishte parë struktura të mirëfillta hierarkike në UÇK. Duncan theksoi se kishte propagandë serbe që me çdo përpjekje mundohej ta njolloste UCK-në.
Dëshmitari tjetër, James Covey që përkatësisht ishte Zëvendës i Kouchnerit tregoi se Thaçi e kishte dënuar dhunën ndaj pakicave etnike. Covey tha se nuk ka parë as urdhra as raporte të lëshuara nga Thaçi. Çfarë është thënë për Thaçin, sipas tij, vjen nga njerëz me përvojë në shërbimet ushtarake dhe ai e cilësoi Thaçin si një djalë ambicioz, kryesisht si urëlidhëse me UÇK-në.
Të gjitha këto deklarime të diplomateve në gjykatore i kanë përcjellë me vëmendje Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi derisa flitej për UÇK-në e për vet ata.
Derisa pritet që edhe dëshmitarë të tjerë të mbrojtjes, dikur aleatë të Kosovës, të dëshmojnë në gjykatën speciale, në seancën e fundit avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka njoftuar se mbrojtja nuk do të jetë në gjendje që ta përfundojë çështjen e tyre më 14 nëntor ashtu siç është përcaktuar nga trupi gjykues po as ta dorëzojnë dosjen e tyre më 22 dhjetor.
Në njoftimet publike të Dhomave të Specializuara të Kosovës, është vendosur data për dëshmitarin e radhës, më 27 tetor në kohën e zakonshme të mbajtjes së seancave./RTK
Të hënën, më 17 shtator, një sërë retorikash tronditën gjyqin e Hashim Thaçit dhe tre të bashkëpandehurve të tjerë me të në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, ndërsa mbrojtja paraqiti dëshmitarin e saj të parë, James Rubin, një ish-Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së nga viti 1997 deri në vitin 2000. Më në fund […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka shpresuar se ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga akuzat që po i bëhen nga Gjykata Speciale në Hagës, ka deklaruar se gjatë kohës së luftës vetëm i kanë shërbyer vendit dhe popullit të vet.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka shpresuar se ish-krerët e UÇK-së të lirohen nga akuzat që po i bëhen nga Gjykata Speciale në Hagës, ka deklaruar se gjatë kohës së luftës vetëm i kanë shërbyer vendit dhe popullit të vet.
Haradinaj gjatë aktivitetit të fushatës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Fushë Kosovë, tha se gjithçka që është bërë në kohë lufte, do të vërtetohet se është bërë për Kosovën e lirë.
“Dëgjoni këto deklarime dhe prononcimet që po i bëjnë atje në procese gjyqësore, ato larg janë dhe së pari dëshirojmë që të lirohen ata që po gjykohen, janë bashkëluftëtarë tonë, janë shqiptarë. Të vijnë në vend të vet. Por është interesant se atje në mënyrën që po thuhet, besoni asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Ne në atë kohë të tillë kemi qenë, i kemi shërbyer vendit. Ashtu ka qenë ajo kohë dhe është dashur të punohet në atë mënyrë, por edhe në këtë kohë, mundohemi të përfundojmë punët me vizion që edhe pas 20-30 vitesh, kur t’i shpjegojmë këto procese, të dal se i kemi shërbyer vendit. I kemi shërbyer popullit. Edhe në atë kohë ka pasur kritika, nuk jemi kuptuar, pra, edhe në kohën për të cilën po flitet, edhe këto etapat e qeverisjes nganjëherë kur kam qenë kryetar qeverie, nuk është çdogjë që më lavdojnë njerëzit. Më lavdojnë për ushtrinë, për Trepçën, por ka pasur njerëz që ma kanë zënë për të madhe në një lëvizje, ose kanë vlerësuar se nuk ka qenë e nevojshme, por ato janë pjesë të proceseve që i bëjmë bashkë me aleatë dhe partnerë, por dikur të gjitha këto do të vërtetohen që i kemi bërë për njerëzit e vendit.”, tha ai
James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmës-Sekretar i Shtetit, ka dëshmuar sot në rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së në Hagë.
Ndër të tjera, ai tha se në vitin 1999 ka kuptuar për komunikimin e Ramush Haradinajt me CIA-n, duke shtuar se “ky komunikim kishte ekzituar ndër vite”.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja, ka reaguar pas dëshmisë së ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Hagë, duke thënë se ajo është një dëshmi e qartë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Pa e vërtetuar që lufta e UÇK-së ishte e pastër si kristali, nuk do të kishin ndërmarrë intervenimin për ta ndihmuar Kosovën të fitojë lirinë. Tash janë përrallisje, janë stisje, trille… nuk e di a e kanë kuzhinën në Beograd apo Moskë, por dihet që s’është e vërteta”, tha Buja në emisionin Personale në Tv Dukagjini.
Ai theksoi se dëshmia e Rubin, dhënë me autorizim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka peshë të madhe dhe se bashkë me dëshmitë e tjera që do të pasojnë, do të ndihmojë në sqarimin e realitetit për luftën e UÇK-së.
Buja gjithashtu kritikoi Gjykatën Speciale, duke e cilësuar si një gjykatë “një-etnike” dhe me bazë politike: “Do të ishte logjike të bëhej një gjykatë për krimet e luftës në Kosovë, pa dallim, e jo ekskluzivisht për një etni. Ne kemi bindur strukturën më të madhe politike dhe ushtarake të botës që të na ndihmojë, dhe kjo ndihmë erdhi për shkak të pastërtisë sonë.”
Ai përmendi edhe figurën e Adem Demaçit, si moralin dhe ideologun më të madh të popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë: “Sa shumë ia lëvizën në eshtrat Adem Demaçit duke ia përmendur emrin kaq shumë. Ai ka qenë figura morale dhe ideologjike e këtij populli, që gjithmonë synonte lirinë.”
Buja shprehu bindjen se e vërteta do të dalë në pah dhe se dëshmia e Rubin është një hap i madh për të ndryshuar perceptimet e padrejta ndaj UÇK-së./Telegrafi/
Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në maj të atij viti, udhëheqësi i atëhershëm politik i shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova, u prit në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan, Bill Clinton, për t’i treguar përndjekjen që po përjetonte populli i tij.
“Kërkuam nga Shtetet e Bashkuara që të bëhet diçka urgjentisht për ndaljen e dhunës dhe të sulmeve në Kosovë. Dhe, zgjidhja më e mirë është një Kosovë e pavarur”, tha Rugova pas takimit.
Përplasjet mes forcave serbe dhe shqiptarëve që kishin marrë armët po rriteshin çdo ditë. Viktimat civile po e thellonin krizën, ndërsa diplomacia amerikane po hynte më thellë në lojë.
Takime, biseda intensive, kushtëzime diplomatike dhe përpjekje për marrëveshje - gjithçka u risoll këtë javë në qendër të vëmendjes nga James Rubin - atëherë ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit - gjatë një dëshmie të tij para Dhomave të Specializuara në Hagë.
“Ishte një përpjekje dramatike për të sjellë paqe dhe për të parandaluar atë që ne frikoheshim se do të ishte masakër e madhe e shqiptarëve të Kosovës përmes një konference të paqes”, tha Rubin.
Konferenca e paqes në Rambuje dështoi: pala serbe refuzoi marrëveshjen e propozuar nga Perëndimi, ndërsa pala kosovare e pranoi. Kështu, Shtetet e Bashkuara - siç kujtoi Rubin - realizuan premtimin që i kishin dhënë përfaqësuesit të krahut kosovar të luftës, Hashim Thaçi - se nëse Serbia nuk do të nënshkruante, SHBA-ja do të niste një fushatë ushtarake.
Avionët e parë të NATO-s u ngritën në ajër më 24 mars, 1999, për të shënuar fillimin e një kapitulli vendimtar për Kosovën.
“Amerika e ka detyrim të qëndrojë pranë aleatëve tanë, kur ata përpiqen të shpëtojnë jetë të pafajshme dhe të ruajnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po bëjmë në Kosovë”, tha Clinton atë mbrëmje në një fjalim drejtuar kombit.
Shtatëdhjetë e tetë ditë me bombardime çuan në tërheqjen e forcave serbe dhe çlirimin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara hynë në terren me mijëra ushtarë - pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s - dhe ngritën bazën më të madhe ushtarake në Ballkan.
Për vite me radhë, SHBA-ja qëndroi krahu i Kosovës, duke u bërë mbështetësja kryesore e pavarësisë së saj.
“Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e pavarësisë, Kosova u zotua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha etnive”, tha atëkohë presidenti amerikan, Geroge W. Bush - dy ditë pasi Kosova shpalli pavaraësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Gjatë 27 vjetëve që nga 1998-a, Shtetet e Bashkuara investuan mbi dy miliardë dollarë në Kosovë - duke mbështetur gjithçka, nga reformat në sundimin e ligjit deri te luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike.
Sot, pamja nuk mund të ishte më ndryshe. Aleatja më e ngushtë e Kosovës prej vitesh, pezulloi Dialogun e planifikuar Strategjik - i krijuar për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe. Ajo e lidhi vendimin me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës dhe rritjen e tensioneve në vend. Por, Qeveria i hodhi poshtë kritikat.
"Veprimet tona të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit. Stabiliteti që gëzojmë sot, është rezultat i natyrshëm i sundimit të ligjit dhe rendit publik”, shkroi zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, në Facebook.
E, një javë pas pezullimit të Dialogut Strategjik reagoi edhe vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë prishtur, por pranoi se ka “disa” dallime në qëndrime.
Për ish-ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pezullimi i Dialogut Strategjik ishte rezultat i frustrimeve të grumbulluara ndaj Qeverisë së Albin Kurtit gjatë dy vjetëve të fundit.
Frustrimet nisën për shkak të disa masave që u perceptuan si të pakoordinuara dhe në dëm të komunitetit serb - si heqja nga përdorimi e dinarit apo mbyllja e disa institucioneve të Serbisë - dhe kulmuan me kritikat e ashpra që Kurti i bëri Gjykatës Kushtetuese për disa aktgjykime të saj.
“Dialogu Strategjik mundëson një bashkëpunim më të madh dhe më të thelluar. Funksionon kështu: delegacionet shkojnë në Uashington, ose delegacionet vijnë në Prishtinë; Qeveria e SHBA-së sjell njerëz nga Departamenti i Energjisë, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Bujqësisë, Departamenti i Tregtisë... Në njëfarë mënyre, e gjithë Qeveria punon për të forcuar marrëdhënien. Ndaj, humbja e kësaj mundësie është një humbje e madhe”, thotë Hovenier për Radion Evropa e Lirë.
Në rrjetet sociale dominuan komentuesit që i dhanë të drejtë Qeverisë në detyrë të Kosovës, duke thënë se “ku përzihet Amerika, aty vetëm shkretëtirë ka mbetur”. Të tjerë shkuan edhe më larg, duke thënë se “kurrë nuk jua pamë hairin”, apo “punë e madhe, 26 vjet, jeni duke luajtur si macja me miun”.
Por, punë vërtet të madhe e konsiderojnë disa vëzhgues të rajonit, të cilët thonë se Kosova, përballë pretendimeve territoriale të Serbisë dhe mosmarrëveshjeve të pazgjidhura me të, nuk duhet ta vërë në sprovë mbështetjen e SHBA-së.
“Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty”, thotë për programin Exposetë Radios Evropa e Lirë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.
Në kohën kur Pentagoni pritet të shpallë një zvogëlim të konsiderueshëm të forcave amerikane në Evropë, Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se është në interes të Kosovës dhe të Kurtit që të ruajnë një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara.
“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, thotë Kupchan.
Në lidhje me mundësinë që Kosova të navigojë vetë, pa një përkrahje të fortë amerikane, Hovenier e lë vendimin te qytetarët, por shton edhe këtë:
“Nëse unë do të isha udhëheqës politik i Kosovës - që nuk jam - do të isha shumë i kujdesshëm për të mos bërë asgjë që do të dëmtonte ose do të ndikonte negativisht në marrëdhënien time me Shtetet e Bashkuara”.
Në një anketë të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) në periudhën maj-korrik të këtij viti, 77 për qind e të anketuarve në Kosovë thanë se e shohin SHBA-në si aleaten më të rëndësishme të vendit të tyre.
Në të njëjtën anketë, 38 për qind e qytetarëve u shprehën se vendit i duhet ndryshim i udhëheqësve kryesorë politikë dhe partive në pushtet, ndërsa 44 për qind thanë se favorizojnë përmirësimin e situatës ekonomike dhe drejtësisë sociale.
Analistët paralajmërojnë se të dyja palët duhet të ecin me kujdes, sepse çdo vakuum i krijuar nga ftohja e mbështetjes amerikane për Kosovën mund të shfrytëzohet nga fuqitë keqdashëse, si Rusia, dhe aktorët e tyre në terren, dhe këtë rrezik asnjëra palë s’e do.
“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.
Serwer sugjeron që Kosova t’i forcojë marrëdhëniet edhe me aleatë të tjerë, veçanërisht në kohën kur, siç thotë, SHBA-ja po shpërqendrohet nga prioritetet e tjera globale. Në mënyrë të veçantë, ai përmend Japoninë, Korenë e Jugut, Greqinë.
“Ka opsione të tjera, edhe pse asnjëri nuk është i mirë si amerikanët. Por, nëse bashkoni një grup miqsh, mund ta kompensoni disi humbjen e vëmendjes amerikane. Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e Kosovës po e bën këtë, dhe është e vështirë për një qeveri në detyrë ta bëjë këtë”, thotë Serwer.
Bashkëbiseduesit e REL-it paralajmërojnë se vetëkënaqësia në emër të pavarësisë, mund të jetë e rrezikshme. Ata nënvizojnë se koordinimi me aleatët dhe partnerët ndërkombëtarë nuk e cenon sovranitetin, por është mjet thelbësor për ta ruajtur atë dhe për të garantuar stabilitet.
Shembujt globalë si takimi i organizuar muajin e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me udhëheqësit evropianë për krizën në Ukrainë, tregojnë qartë se bashkëpunimi është jo vetëm i këshillueshëm, por edhe i domosdoshëm.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u zotua se do të angazhohet me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, për të forcuar dhe mbrojtur aleancën me SHBA-në, për të cilën tha se “ ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”.
Clinton, Albright, Bush, Biden - që të gjithë janë emra të gdhendur sot në hapësirat publike të Kosovës.
Kur kishin kaluar rreth pesë muaj nga çlirimi, Clinton shkoi në Kosovë për të takuar njerëzit që kishin vendosur besimin e tyre tek ai. Mes turmave të ngazëllyera, ai pranoi se falja është e vështirë, por tha se është e rëndësishme për krijimin e paqes së qëndrueshme.
“Askush nuk mund t’ju detyrojë që të falni për atë që ju është bërë. Por, duhet të përpiqeni”, tha Clinton në nëntor të ’99-ës. /REL/
15 shtatori shënoi një ditë tejet domethënëse për ish-krerët e UÇK-së që tashmë prej gati pesë vitesh po mbahen në Hagë.
Në gjykatoren e Hagës, po jepte dëshminë i pari nga 11 dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, James Rubin.
Detajet pas dëshminë së tij treditore, ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit i rrëfeu ekskluzivisht mbrëmë në Klan Kosova.
Rubin, si fillim bëri të ditur se Thaçin nuk e kishte parë prej pesë viteve, madje sipas tij, as në gjykatore nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë, madje as nuk e kanë shikuar njëri-tjetrin.
Megjithëse Rubin shtoi se Thaçin e kishte në mendje gjatë gjithë kohës që po dëshmonte, transmeton Klankosova.tv.
“Avokatët e tij, gjyqtarët ma kanë bërë shumë të qartë që nuk donin që unë të flisja me askënd për sa i përket dëshmisë gjatë kohës sa isha aty. Kjo është diçka e zakonshme”, tha Rubin.
Tutje, Rubin tha se shpreson që ta shoh së shpejti Thaçin në liri dhe t’ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit, teksa procesin e Gjykatës Speciale dhe akuzat kundër Thaçit i quajti si të tmerrshme dhe të rremë.
“Vërtetë shpresoj ta shoh së shpejti pasi të lirohet nga burgu, shpresoj që të jemi në gjendje t’ia shtrëngojmë duart njëri-tjetrit dhe do të më vinte shumë mirë që më është dhënë mundësia të ndihmoja në këtë kapitull të tmerrshëm në historinë politike të Kosovës. Akuzat kundër tij janë të rreme për dy arsye kryesore. E para nuk kishte zinxhir vertikal komandues në kuadër të UÇK-së që do t’ia mundësonte atij të jepte urdhra apo të merrte vendime. Edhe në atë masë që kishte zinxhir vertikal komandues udhëhiqej nga një njeri që quhej Gjeneral Çeku”, tha ish-diplomati amerikan.
Por, ai shtoi se nëse Thaçi do të dënohet, Rubin tha se do të tmerrohej me këtë rezultat.
“Mendoj se gjykata do të bënte vetë një dëm shumë të madh ndaj të drejtës ndërkombëtare sepse kur punoja për Madeleine Albright, kur e kishim themeluar Tribunalin për krime të luftës, në vitin 1993, të parin, ideja ishte që të caktohej faji individual, E jo të fajësohej bashkërisht njëra palë ose tjetra”.
“Kjo është tash ajo që po ndodhë, të fajësohen Hashim Thaçi dhe liderët e tjerë të UÇK për gjërat që nuk kanë ditur dhe nuk mund të ishin përgjegjës, do të ishte fajësim kolektiv i shqiptarëve, kështu do të rritej dhuna. Andaj, duhet gjetur kryesit dhe të dënohen ata, ky është edhe qëllimi i sundimit të ligjit dhe këtyre tribunaleve”, tha ish-zyrtari i lartë amerikan.
Derisa, sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Rubin tha se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shteti kyç në nismën e saj.
“Kanë qenë liderët evropianë që e donin këtë gjykatë, për të treguar se Kosova ishte duke ndjekur sundimin e ligjit. SHBA-të ndoshta e kanë mbështetur këtë ide, por nuk mendoj se kanë qenë motori shtytës i kësaj,” ka thënë Rubin.
Rubin shtoi se themelimi i Speciales mund të ketë qenë gabim, si dhe shpreson për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rubin komentoi edhe fjalët e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku ky i fundit e pati kritikuar Gjykatën Speciale se “Thaçi është peng politik” i saj. Rubin tha se duke marrë parasysh vitet e shumta për aktakuzë, sipas tij, do të ishte më e lehtë dhe më e arsyeshme që Thaçi të mbrohej nga liria.
Tutje, ai foli edhe për Kosovën, ku tha se për dallim nga intervenimet e tjera që Amerika i ka kryer në Afganistan, Irak e Libi, Kosova është storie suksesi.
E krejt në fund të intervistës në “Jehona Politike”, Rubin tha se dëshmia e tij pro ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi në Hagë ishte privilegji i jetës së tij. /KlanKosova/
Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka përfunduar dëshminë tre ditore në Hagë.
Rubin, dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se Hashim Thaçi kishte rol politik, dhe jo komandues mbi UÇK-në, transmeton Telegrafi.
“Thaçi u përgjigjej komandantëve – jo anasjelltas", ka deklaruar Rubin.
Gjatë dëshmisë së tij ai ka theksuar se asnjëherë nuk ka marrë informacione për përfshirje të UÇK-së në krime lufte dhe nëse do kishte, SHBA do të tërhiqte mbështetjen.“
Ushtria serbe ka kryer 95% të masakrave – barazimi me shqiptarët është i turpshëm", ka pohuar ai.
E, derisa ishte duke qëndruar në Hagë, Rubin ka dhënë një intervistë për ish-bashkëshorten e tij, gazetaren Christiane Amanpour.
Në intervistën e cila u publikua ditën e mërkurë në kanalin e gazetares në YouTube, ai ka theksuar se për të është interesante të rikthejë historinë.
"Jam këtu dëshmitari kryesor në mbrojtjen e Thaçit", tha ai duke shtuar se po përpiqet ta bëjë më të mirën, duke e thënë vetëm të vërtetën.
Ai ka folur edhe për periudhën e luftës, kur bënin përpjekje që Millosheviqi të hiqte dorë nga Kosova.
“Duhet të pranoj se isha pak i shqetësuar sepse e mbani mend, ne do të përpiqeshim ta bënim Milloshviqin të kapitullonte për të hequr dorë nga Kosova. Të hiqte dorë nga pushteti në Kosovë, dhe për ta bërë këtë, ai duhej të tërhiqte të gjitha forcat e tij, të pranonte fitoren e NATO-s”, ka pohuar ai.
Rubin tha se është krenar që kanë arritur të ndalin luftën në Kosovë.
"Tani ja ku kemi një shembull të shkëlqyer, gjithçka ka funksionuar bukur. Kjo është një nga arsyet, dhe jam shumë krenar për këtë. Ne arritëm objektivin tonë, ndaluam luftën. Kosova tani është një vend demokratik. Millosheviqi ra nga pushteti dhe shkoi në Hagë. Dhe patëm një marrëveshje paqeje”, theksoi mes tjerash ai", potencoi ai.
Dëshmia e Rubinit në Hagë është përcjellur me vëmendje të madhe nga qytetarët dhe mediat.
Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës.
Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 kur edhe ishte bërë publike aktakuza ndaj tyre. /Telegrafi/
Intervistën e James Rubin mund ta gjeni pas minutës 17:00.
Në dëshminë e tij tre-ditore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së James Rubin – dëshmitari i parë i mbrojtjes për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi – tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, nuk kishte një strukturë të duhur ushtarake – dëshmi që e mbështet fuqishëm argumentin […]
Ish-kryetari i partisë Lëvizja për Bashkim, Valon Murati ka komentuar zhvillimet e fundit në Hagë, ku ditën e hënë ka nisur paraqitja e dëshmitarëve të mbrojtjes.
Murati ka shkruar rreth dëshmisë së ish-diplomatit amerikan, James Rubin, duke pohuar se ai iu është përgjigjur aktakuzës me realitet politik, transmeton Telegrafi.
"Një aktakuze absurde politike, Rubini iu përgjigj me realitetin politik. Dhomat e Specializuara janë prodhim i një konteksti të caktuar ndërkombëtar dhe presioni të partnerëve të Kosovës të cilët mendonin se me një lëshim tjetër ndaj Rusisë dhe Serbisë, mund të afrohej njohja e Kosovës nga to. Kjo kohë politike ka kaluar, për këtë të gjithë janë të vetëdijshëm, por këto dhoma na mbetën relikt i asaj kohe. Sidoqoftë ato janë një relikt shumë i dëmshëm. Andaj si prodhim politik, nuk mund të pritej që prokuroria do të ndërtonte ndonjë rast tjetër, përveç një rasti të pastër politik", ka theksuar ai.
Tutje, ai ka pohuar se "Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ndërtuar një narrativë, që i përngjan një bote paralele, nga ajo në të cilën kemi jetuar, se Kosova dhe shqiptarët i kanë pasur punët mirë, por një grusht kriminelësh (si ndërmarrje e përbashkët kriminale) një ditë të bukur me diell u çuan dhe e krijuan UÇK-në dhe e strukturuan dhe organizuan në mënyrë të përsosur (të cilës edhe ushtritë e NATO-s kur janë në konflikte të armatosura do t’ua kishin marrë lakminë) për të marrë dhe ushtruar pushtet (cilin pushtet në Kosovën e robëruar?) dhe për të luftuar civilët serbë dhe kundërshtarët politik. Qasje krejt absurde, jashtë realitetit, e shtrembëruese e të vërtetave faktike historike".
"|Dhe nëse gjeneratat e reja në Kosovë, dhe jashtë saj (nesër gazetarë e studiues të huaj) e lexojnë aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (në rastin Thaçi dhe të tjerët, por njësoj është edhe në rastet në të cilat janë dënuar Cali e Pjetër Shala), dhe ajo përfundon me dënime, do të mund të krijojnë një përshtypje krejtësisht të rreme mbi atë që ka ndodhur në Kosovë, jo në fillim të shekullit të kaluar, por në fund të tij", tha ai.
Murati shtoi se dëshmia e James Rubin-it, kishte elemente të qarta të shpërfaqjes së rrethanave reale politike të kohës, krejtësisht të shtrembëruara nga prokuroria.
"Një prej më të bukurave ishte kur u shfaq me figurë dhe zë një podcast i tij i korrikut të këtij viti, ku ai shpërfaq absurditetin e funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë duke ndërtuar raste për periudhën kur 95% e krimeve ishin kryer nga një shtet i mirë organizuar me Millosheviqin në krye. Ironia më e madhe është se asnjëherë një drejtësi e kënaqshme për këto krime nuk u realizua. Ndërsa prokuroria ndjek ish krerët e Kosovës e pjesëtarët e UÇK-së, sikur ata të kishin qenë e keqja më e madhe. Po vërtet ishin e keqja më e madhe, por e pushtimit dhe e pushtetit shovinist të Serbisë. Sepse fal atij angazhimi dhe lufte, e shkathtësie për t’u pozicionuar drejt në kontekstin ndërkombëtar të kohës, Kosova sot është e lirë". /Telegrafi/
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, James Rubin ka përfunduar dëshminë e tij treditore në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ai deklaroi se ishte privilegj për të të flasë, pavarësisht kohës së gjatë të dëshmisë, duke e konsideruar atë një përdorim të rëndësishëm të kohës së tij. Gjatë dëshmisë, Rubin sqaroi se nuk […]
Ish-diplomati amerikan James Rubin ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë. Prej tre ditësh Rubin dëshmoi në Hagë përballë trupit gjykues për çështje të ndryshme dhe pyetje të drejtuara ndaj tij për ish-krerë të UÇK-së.
Në ditën e sotme në dëshminë e tij, ish-diplomati amerikan tha se UCK nuk kishte struktura formale të ushtriksë.
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin ka treguar se gjatë vitit 1999, kishte biseduar me ish-presidentin e Kosovës dhe ish-drejtorin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me personat e zhdukur.
Para trupit gjykues, Rubin deklaroi se nuk ishte prokuror që ta pyeste Thaçin me detaje dhe t’i thoshte “më raporto për një muaj” për një rast të tillë.
“Me siguri që po, më duhet të them se kam biseduar shumë herë me Thaçin për kohë të gjatë dhe kur diskutoheshin tema të tilla, unë bëja atë që prisnin amerikanët nga përfaqësuesit e tyre”.
“Pra të pyesja, të interesohesha dhe t’i kërkoj atij të interesohej për këtë çështje. Përshtypja ime është se ai është përpjekur që ta bëjë këtë, unë nuk kam qenë prokuror nuk mund t’i thosha kam dëgjuar për atë rast dhe m’i thuaj të gjitha hollësitë. Po flasim për një situatë lufte përgjigja është jo”, tha ai në gjykatë.
Gjithashtu, në ditën e tretë të dëshmisë së tij në gjykimin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish-diplomati amerikan James Rubin, tha e ka mësuar nga James O’Brien se Hashim Thaçi se nuk guxonte ta nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë meqë është i kërcënuar me jetë në shkurt të 1999-s.
Këtë dëshmitari i propozuar nga mbrojtja e tha para Gjykatës Speciale pasi avokati i Thaçit e ballafaqoi atë me një faqe libri të shkruar nga ambasadori Christopher Hill që ishte po ashtu pjesë e delegacionit amerikan në Rambuje.
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK. Ish-diplomati amerikan James Rubin, po dëshmon për të tretën ditë para trupit gjykues.
Ai rrëfeu gjatë dëshmisë së tij, se amerikanët donin që Thaçi të kthehej në një udhëheqës i një kombi drejt lirisë.
“Mendoj se Madeleine Albright, ka zgjedhur fjalët e saj. Ajo nuk ka thënë lideri, por ka thënë një prej liderëve, dhe kjo ka dallim. Pra, lideri i një grupi që udhëhiqte kombin e tij drejt rrugës së lirisë. Kjo është edhe fjala që ka përdorur edhe Clinton. Donim që ai të kthehej në një udhëheqës. Albright tha “një drejtues”, kështu e konsideroja edhe unë, pra një drejtues i delegacionit që ishte zgjedhur nga ai shqiptar. Ai ishte një person si kryetar, një drejtues, udhëheqës, pra në Rambuje. Nëse ka thënë udhëheqës i delegacionit, kjo është e saktë. Të udhëhiqte njerëzit e tij, t’i çonte drejt rrugës së paqes dhe kjo ishte e vështirë, dhe këtë ka dashur ta përcjell edhe Albright, e njihja shumë mirë atë”, deklaroi Rubin.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Rubin për tri ditë radhazi ka dhënë dëshmi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, Është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, tha Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.
Pas Rubinit, do të vazhdohet me dëshmitarin e radhës që ja sjellur mbrojtja e Thaçit.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po mbahen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 kur edhe ishte bërë publike aktakuza ndaj tyre. /Telegrafi/
Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Rubin tha se shoqëria në Kosovë ka qenë e shtypur për dhjetëra vite, transmeton Telegrafi.
Ai para prokurorit deklaroi se janë mundur t’I bindeshin qytetarët në Kosovë, që të mos hakmerreshin për vrasjet që kishin ndodhur.
“Në dhjetëra udhëtime që kam bërë në Kosovë në këto vite, kam krijuar një përshtypje të fuqishme së 90 përqind e këtyre njerëzve, kanë qenë të shtypur për dhjetëra vite. Nuk kishin Qeveri të organizuar, nuk kishin polici të organizuar, nuk kishin ushtri të organizuar. Dhe ata që kishin autoritet moral, në një shoqëri të shtypur si kjo, ishin ata që mund të kishin më shumë ndikim, për të bindur familjet për të mos u përfshirë në hakmarrje. Mënyra më efikase për të parandaluar hakmarrjen ishte që këto autoritete morale të bëjnë thirrje te familjet që kishin humbur motrat, vëllezërit në vrasjet masive, të mos hakmerreshin. Dhe në këtë shoqëri, autoriteti moral është jashtëzakonisht I rëndësishëm sesa autoriteti i personave që marrin vendime. Kjo është përvoja ime në shumë zona të luftës”, deklaroi Rubin.
Ai tha se në atë kohë edhe Hashim Thaçi, i cili udhëhiqte me një parti, bënte thirrje qytetarëve të mos krijohet dhunë politike.
Rubin gjatë dëshmisë së tij deklaroi se në Kosovë nuk ka parë brigade, batalione apo njësi formale të UÇK-së.
“Kishin uniforma, disa kishin e disa jo, nuk i konsideronim si Polici Ushtarake”, tha ai, duke shtuar “Kam lexuar komunikata por i kam parë më shumë si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se që ishte".
Rubin është dëshmitari i parë që mbrojtja e ish-presidentit Thaçi e ka sjell në gjykatore. Pas tij pritet të dëshmojnë edhe dhjetë dëshmitarë të tjerë në mbrojtje të Thaçit./Telegrafi/
PRISHTINË, 17 shtator /ATSH/ Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe sot, për të tretën ditë radhazi.
Dëshmia mbrojtëse e James Rubin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur të hënën, më 15 shtator.
Ai ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive. Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo ndonjë autoritet mbi UÇK-në.
“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, tha Rubin gjatë dëshmisë të martën.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
James Rubin, është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, e cila ka parashikuar që në gjykatë t’i sjell rreth 11 dëshmitarë. Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, po gjykohen edhe ish-kryekuvendari Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokatët e tyre nuk synojnë të paraqesin dëshmi mbrojtëse. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës. ZPS-ja ka thënë se ata ishin pjesë e “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.
Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria solli 125 dëshmitarë në sallë dhe është mbështetur në mbi 130 dëshmi ne shkrim.
Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese. Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.
Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.
James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit do të vazhdojë edhe sot, për të tretën ditë radhazi dëshminë në Gjykatën Speciale.
Rubin gjatë dëshmisë së tij në Gjykatë ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive.
Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo ndonjë autoritet mbi UÇK-në.
“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, ka deklaruar Rubin gjatë dëshmisë të martën.
Ndryshe, aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u konfirmua më 2020 dhe është ndryshuar disa herë deri më 2023.
“Të katër janë të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe katër krime lufte, përfshirë përndjekje, burgim, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë personash, që pretendohet se ndodhën mes viteve 1998–1999 në Kosovë dhe Shqipërinë veriore", thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Deri më tani, në këtë proces kanë dëshmuar 127 dëshmitarë – 125 të thirrur nga Prokuroria dhe dy nga Mbrojtja e Viktimave – ndërsa janë pranuar edhe 137 deklarata me shkrim.
Tani, procesi në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë fazën e mbrojtjes ndaj ish krerëve të UÇK-së. /Telegrafi/
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe këtë të mërkurë, më 17 shtator.
Dëshmia mbrojtëse e James Rubin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur të hënën, më 15 shtator.
Gjatë dy ditëve, në dëshminë e tij ai ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive. Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo autoritet mbi UÇK-në.
“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e dhënë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para Dhomave të Specializuara në Hagë, është cilësuar si vendimtare nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Në Debat Plus, Gucati ka thënë se kjo dëshmi është tregues i mbështetjes së fuqishme të një miku të Kosovës dhe një rikthim i procesit gjyqësor në rrugën e duhur.
“Dëshmia e Rubinit ka qenë një dëshmi e fuqishme e një miku. I cili ua ka kthy memorien pas atyre njerëzve që iu ka shlyer truri. Që pas UÇK-në nuk do të kishte shtet. Pa këta njerëz të burgosur… me këtë dëshmi gjithçka është kthyer në binarë, deri më sot s’ka qenë. Me disa dëshmitarë që kanë bashkëpunuar ngushtë më gjykatën speciale apo shqipfolës që kanë jetuar në Kosovë e kokën në Serbi”, ka thënë Gucati.
Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, si dëshmitari i parë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar për sot në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, për të vazhduar nesër për ditën e tretë radhazi.