Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

22 December 2025 at 18:39


Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për lirim të përkohshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, më 19 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, ka refuzuar kërkesën e Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale në nëntor të këtij viti.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar vendimi i Trupit Gjykues për rrëzimin e kërkesës së Veselit për lirim të përkohshëm.

Me këtë vendim të fundit të Gjykatës Supreme, mbetet në fuqi refuzimi i lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara.

Before yesterdayMain stream

Hill: Burns e ka ekzagjeruar përshkrimin për UÇK-në, ishte më i prirur se ne të besonte se kishte hierarki

12 November 2025 at 13:04


Diplomati i pensionuar amerikan Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka thënë se Shaun Burns, ish-shefi i misionit diplomatik vëzhgues në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (KDOM), ka ekzagjeruar përshkrimin për UÇK-në.

Sipas dëshmitarit, ai ishte më i prirur që të besonte se kjo organizatë kishte hierarki organizative, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kjo u tha pas përfundimit të pyetjeve nga ana e gjyqtarit Guénawl Mettraux kur pyetjet për këtë dëshmitar i filloi gjyqtari, Christoph Barthe.

Fillimisht, Hill u pyet për dy kabllograme të lëshuara gjatë luftës. Njëri prej këtyre kabllogrameve ishte i Shaun Burns.

Në këtë kabllogram, Burns kishte thënë se “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së përbëhet prej gjashtë zyrave kryesore; Politike, Informacionit, Logjistika, Policia, Drejtësia dhe Operativa”.

Ai tutje kishte thënë se Drejtoria Politike përbëhej nga shtatë persona e që një prej tyre jeton jashtë vendit duke e pasur fjalën për Bardhyl Mahmutin.

Ndërsa, për Thaçin e kishte përdorur termin “Komisar politik i Drenicës”, e që duket të jetë kreu i Drejtorisë Politike.

Përveç kësaj, ai kishte thënë se “Drejtoria Politike mund të jetë edhe një sinonim për udhëheqjen e UÇK-së”.

Për këtë, Hill tha se Burns ishte më i prirur që të besonte se ekzistonte një linjë hierarkie në UÇK.

“Kishte persona që nuk pajtoheshin me shumë gjëra që po ndodhnin atje në terren. Shaun ishte më i prirur se unë që të besonte se ekzistonte një objekt që kishte linjën hierarike të komunikimit që ndryshe njihej si UÇK-ja. Termi “komisar” është term perëndimor”, tha ai.

Sipas Hill, Burns mendonte se ekzistonte një strukturë e mirë-organizuar e UÇK-së.

“Unë nuk ndaja të njëjtin mendim sikur Shauni. Unë mendoj se kjo ishte një orvatje për të përshkruar një organizatë dhe mendoj se e kishte ekzagjeruar përshkrimin e kësaj organizate”, tha Hill. /Betimi për Drejtësi/

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

11 November 2025 at 10:43


Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi.

“Koha nuk i shëron të gjitha, siç thuhet të gjitha plagët, por mendoj se pas 25 viteve është kohë e madhe që të mendohet, pikë së pari nuk kam arsye që të besoj se zoti Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla, nuk kam arsye të besoj as nuk kam dëgjuar që të ketë urdhëruar aktivitete të tilla apo veprimtari të tjera të paligjshme. Siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i paraburgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Dhe ndjeva se duhet të thoja diçka për situatën”, tha ai.

Ai ka folur për kohën e përfundimit të luftës në Kosovë, largimin e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Ai foli edhe për vizitën e Clintonit që i bëri asaj kohe në Maqedoninë e Veriut, ku falënderoi atë për pritjen e refugjatëve kosovarë.

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, vazhdon dëshminë në Speciale|LIVE

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi. /RTK/

Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

16 October 2025 at 16:37

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje, shkëmbyen akuza të enjten përpara një proteste të veteranëve të UÇK-së që do të mbahet në Tiranë kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë. Grindja filloi kur Vetëvendosja riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj gjykatës së Hagës dhe mbështetjen e […]

The post Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

"Ekziston klima e frikësimit të dëshmitarëve" - Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit

24 September 2025 at 13:00


Zyra e Prokurorit të Specializuar e udhëhequr nga prokurorja Kimberly West ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin në rastin në të cilin së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në kërkesën e dorëzuar më 22 shtator 2025, Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi ka kryer vepra penale që bien në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për ta mbështetur këtë arsyetim, Prokuroria është bazuar edhe në vendimin për konfirmimi e aktakuzës në këtë rast. Sipas tyre, asnjë rrethanë tjetër nuk ka ndodhur që prej atij vendimi që mund ta ndryshojë këtë përcaktim.

Për Thaçin, Prokuroria thotë së është i vetëdijshëm për akuzat serioze të konfirmuara ndaj tij dhe se ai e di që në rast që shpallet fajtor, do të dënohet me burgim të gjatë. Përveç kësaj, Prokuroria, rrezikun e arratisjes së Thaçit e arsyeton edhe me akuza e konfirmuara ndaj tij që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Përveç kësaj, Prokuroria thotë se Thaçi paraqet rrezik jashtëzakonisht të lartë për të penguar procedurat në këtë proces dhe se përfundimi i çështjes së Prokuroria dhe mbrojtësit të viktimave nuk e zhduk këtë rrezik.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët mbeten të rrezikuar që të ndikohen edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre; si përpjekje për hakmarrje, ose nxitje për të tërhequr dëshminë apo përpjekje për të ndërhyrë në procedura paralele.

Gjithashtu, Prokuroria përmend edhe pretendimet e saj se Thaçi ka shkelur edhe urdhrat gjyqësor duke nxjerrë informacione konfidenciale lidhur me procedurat dhe dëshmitarët tek persona të tjerë.

“Për më tepër, klima e vazhdueshme e frikësimit të dëshmitarëve dhe e ndërhyrjes në procedurat penale kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Kosovë vazhdon, të cilën Gjykata e Apelit e ka pranuar si një “rrethanë kontekstuale” të rëndësishme. Gjetje të ngjashme janë bërë në Aktgjykimin ndaj Mustafës dhe në Aktgjykimin e Apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj. Paneli Gjyqësor në rastin Gucati dhe Haradinaj konsideroi se “mbrojtja e dëshmitarëve ka vazhduar të jetë një çështje aktive dhe kritike në Kosovë”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë.

Përveç kësaj, Prokuroria u mbështet edhe në dëshminë e ekspertit të mbrojtjes në çështjen ndaj Gucatit dhe Haradinajt, Robert Reid, i cili kishte theksuar se në mbi 20 vite në fushën e tij, nuk kishte parë kurrë frikësim të dëshmitarëve në nivelin që ekziston në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, kjo klimë e frikësimit të dëshmitarëve vazhdon të ekzistojë në Kosovë edhe pas dhënies së dëshmisë së tyre duke iu referuar edhe raportimeve në media në Kosovë.

Kërkesën e saj për vazhdimin e paraburgimit ndaj Thaçit, Prokuroria e mbështetë edhe me arsyetimin se i akuzuari ka rrezik të kryejë edhe vepra të tjera penale.

Si rrjedhojë, Prokuroria thotë se asnjë prej kushteve alternative nuk i zbusin rreziqet ekzistuese në këtë proces dhe se vazhdimi i paraburgimit ndaj Thaçit është i arsyeshëm dhe proporcional.

Ndryshe, mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e përfundoi më 23 shtator 2025.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

Thaçi: Roli i SHBA-së i pazëvendësueshëm, BE-ja po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën


UÇK-ja s’kishte strukturë hierarkike, tregon dëshmitari i tretë i Thaçit në gjyq

23 September 2025 at 18:46

Dëshmitari i tretë i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin e tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, John Stewart Duncan, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, nuk kishte një strukturë hierarkike dhe komandanti i përgjithshëm, Agim Çeku, dhe komandantët e zonave operative kishin kontroll efektiv. […]

The post UÇK-ja s’kishte strukturë hierarkike, tregon dëshmitari i tretë i Thaçit në gjyq appeared first on Reporter.al.

John Stewart Duncan përfundon dëshminë në Speciale

23 September 2025 at 18:14



Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, ka përfunduar dëshminë e tij në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen për krime të pretenduara lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Seanca e radhës me një dëshmitar tjetër është caktuar për të hënën, më 29 shtator.

Duncan, i cili gjatë viteve ’90 shërbeu si këshilltar politik i Wesley Clark, komandantit të atëhershëm të NATO-s, foli për rolin e tij në Kosovë dhe periudhën e fushatës së bombardimeve të vitit 1999.

Ai theksoi se detyra e tij kryesore ishte ta informonte gjeneralin Clark për zhvillimet në terren.

Në dëshminë e tij, ish-diplomati britanik tha se:

Nuk ka parë komunikata të UÇK-së ku të përmendeshin ekzekutime.

Nuk ka pasur prova që UÇK-ja kishte një Shtab të Përgjithshëm sipas standardeve ushtarake.

Thaçi perceptohej si politikan, e jo komandant i UÇK-së.

“Asnjëherë nuk e kam parë të jepte urdhra apo direktiva ushtarake. Ishte e qartë që kishim të bënim me dy kategori njerëzish: oficerët e lartë dhe politikanët. Thaçi hynte te këta të fundit,” tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të qartë hierarkike ushtarake.

Duncan është dëshmitari i tretë i mbrojtjes, pas James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, dhe Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja nisi më 15 shtator. Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka planifikuar të thërrasë gjithsej 11 dëshmitarë, ndërsa më pas pritet të dëshmojnë edhe dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Paraqitja e provave pritet të përfundojë deri në mesin e nëntorit, ndërsa trupit gjykues i është kërkuar që ekipet mbrojtëse të dorëzojnë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor 2025.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, nën akuza për krime të pretenduara lufte./Telegrafi/

Marrëveshja e demilitarizimit, Duncan: Nuk pranuam që Thaçi ta nënshkruante si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme

23 September 2025 at 16:14


Diplomati britanik John Duncan është duke vazhduar ende me dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Aktualisht ai është duke u marrë në pyetje nga paneli i gjyqtarëve të Speciales rreth marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së.

Duncan tha se nuk pranuan që kjo marrëveshje të nënshkruhej nga Hashim Thaçi në cilësinë e kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

Ai u pyet nga gjyqtari Kristof Barthe nëse Thaçi donte të nënshkruante këtë marrëveshje në cilësinë e tij si kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës?

Gjyqtari gjerman Kristof Barthe

“Po bëni pyetje shumë të hollësishme për negociata që kanë zgjatur 13 orë. Po përpiqem të kujtoj se çfarë ka ndodhur saktësisht. Nëse më kujtohet si duhet…na thanë që duhet të nënshkruante z.Thaçi e jo gjenerali Çeku. Përgjigja jonë ishte se nëse doni këtë gjë jemi të gatshëm ta pranojmë këtë por ne nuk do ta përmendim këtë në cilësinë e tij si kryeministër i qeverisë së përkohshme, pasi do të minonte të tërë operacionin. Prandaj, arritëm në kompromisin që kishim arritur në dy ditët e shkuara”, tha dëshmitari.

Duncan theksoi se UÇK-ja dëshironte që ky dokument i marrëveshjes, në mënyrë të tërthortë të ishte edhe pranim i Kosovës.

“Ne, iu kemi thënë që nuk mund ta pranojmë këtë gjuhë dhe e shpjeguam përsëri. Kjo ka vazhduar gjatë gjithë kohës derisa i mbaruam bisedimet”, tha ai.

Diplomati britanik u pyet edhe për një takim “privat” që kishin mbajtur, për të cilin gjyqtari i kërkoi të tregonte me emra se kush ishin në takim.

“Ishim unë, gjenerali Reeth dhe James Rubin, nga pala kosovare ishin gjenerali Agim Çeku, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi”, tha Duncan. /Telegrafi/

Duncan vazhdon dëshminë në Hagë – prokurori e pyet pse kishte të njëjtat rroba në dy takime në qershor ’99

23 September 2025 at 10:43


Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke vazhduar dëshminë në ditën e tij të dytë, dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit, ish-këshilltari politik i Wesley Clark, John Stewart Duncan.

Duncan është duke u marrë në pyetje nga prokurori Matt Halling. Halling është fokusuar tek pyetjet se deri në çfarë mase ishin përfshirë komandantët e zonave në negociatat e 17 qershorit 1999 për nënshkrimin e marrëveshjes së demilitarizimit.

Dëshmitari tha se nuk e bën dot komentimin e emrave të komandantëve që mund të kenë qenë të pranishëm në këtë takim, duke e ripërsëritur që nuk është i mirë me emrat.

Gjatë pyetjeve të prokurorit, Duncan u pyet për takimin e 17 dhe 19 qershorit 1999 me UÇK-në, dhe përse i kishte të njëjtat rroba veshur.

“Nëse bëhet fjalë për datën 19 qershor ti je duke veshur të njëjtat rroba që kishe më 17 qershor. Mund të na shpjegoni se përse janë të njëjta?”, pyeti prokurori Halling.

Dëshmitari u përgjigj duke thënë se “këto rroba kam veshur për negociata, nuk isha në shtëpi”.

Halling pyeti sërish nëse në të tre filmime të gjithë personat ishin veshur me rroba të njëjta a ishin këto sinjale optike?

“Nuk ishim në hotel me katër yje, ishim në një zonë lufte ka njerëz që kanë veshur rroba gjatë gjithë kohës. Nuk shoh pse ka problem këtu që të vishen të njëjtat rroba për ditë më radhë. Megjithatë ka pas mundësi për t’I larë rrobat në mes këtyre dy ditëve…”, u përgjigj Duncan.

Duke iu referuar një videoje të një takimi që ishte mbajtur mes komandantëve të zonave dhe persona të tjerë nga UÇK-ja ku zhvilloheshin negociatat për Marrëveshjen e Demilitarizimit, tha se Kadri Veselin ishte një person me funksion të lart në zbulim.

“Me sa më kujtohet mua, është një person me funksion të lartë dhe në funksionin policor dhe të zbulimit”, tha Duncan.

Duncan shtoi se nuk e thotë dot se si e di këtë gjë për Kadri Veselin./Telegrafi/

Pas dy dëshmive ndërkombëtare, sot në Hagë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

22 September 2025 at 07:30


Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëshminë e radhës nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kësaj radhe do të dëshmojë një shtetas britanik, i treti në listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekipi mbrojtës.

Kjo dëshmi vjen pas paraqitjes së James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar, të cilët dhanë deklaratat e tyre në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes.

Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit dha një pasqyrë të rolit ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se Thaçi në nuk kishte pasur autoritet për të vendosur për veprime brenda UÇK-së, dhe se akuzat ndaj tij dhe të tjerëve janë të pabaza.

Ndërsa Paul Williams i cili shërbeu si këshilltar ligjor për delegacionin kosovar në Rambuje, u përqendrua në aspektet ligjore të ndërhyrjes dhe formimit të institucioneve të përkohshme në Kosovë pas luftës, si dhe konfirmoi atë që tha ish-zyrtari amerikan Rubin sa i përket autoritetit të Hashim Thaçit mbi negociatat për marrëveshje në Rambuje.

Seanca sot pritet të nisë në orën 09:00 dhe është pjesë e procesit ku mbrojtja ka paraparë të paraqesë gjithsej 11 dëshmitarë gjatë javëve në vijim.

Këta dëshmitarë synohet të hedhin dritë mbi rolin e Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /Telegrafi/

Gjykata Speciale u vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

18 September 2025 at 21:15


Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur që t’u vazhdojnë masën e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët bashkë me Hashim Thaçin po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas tri vendimeve të ndara, të publikuara më 18 shtator 2025, Prokuroria ka argumentuar se ekziston rreziku që të akuzuarit të ikin nga drejtësia, të kryejnë krime të tjera dhe të pengojnë procedurat gjyqësore.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme që Veseli, Selimi dhe Krasniqi mund t’i shmangen drejtësisë në rast lirimi. Megjithatë, Gjykata ka theksuar se ekziston rreziku i pengimit të procesit dhe i kryerjes së krimeve të mëtejshme kundër personave të perceptuar si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë edhe dëshmitarët.

Për këtë arsye, Gjykata ka vendosur që paraburgimi i tyre të vazhdojë.

Ndërkohë, më 15 shtator ka nisur dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes. I pari që dëshmoi ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit, i cili u paraqit në seancë më 15, 16 dhe 17 shtator. Më pas, më 17 dhe 18 shtator dëshmoi Paul Williams.

Vetëm një ditë më parë, më 14 shtator, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe mërgata.

Sipas njoftimit të DhSK-së, 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimat pritet të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Paul Williams: Hashim Thaçi “s’kishte autoritet vendimmarrës” gjatë luftës së Kosovës

18 September 2025 at 15:46

Në dëshminë e tij dy-ditore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Paul Williams, i cili ishte këshilltar i delegacionit të Kosovës gjatë bisedimeve të dështuara të paqes në Rambuje në vitin 1999, dha dëshmi që mbështeti pretendimet e mbrojtjes se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mund të kishte urdhëruar drejtpërdrejt krime lufte. […]

The post Paul Williams: Hashim Thaçi “s’kishte autoritet vendimmarrës” gjatë luftës së Kosovës appeared first on Reporter.al.

James Rubin në gjyqin e Thaçit: UÇK-ja “s’kishte strukturë ushtarake”

17 September 2025 at 16:43

Në dëshminë e tij tre-ditore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së James Rubin – dëshmitari i parë i mbrojtjes për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi – tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, nuk kishte një strukturë të duhur ushtarake – dëshmi që e mbështet fuqishëm argumentin […]

The post James Rubin në gjyqin e Thaçit: UÇK-ja “s’kishte strukturë ushtarake” appeared first on Reporter.al.

"U vranë mbi 600 vetë në Kosovë"- Buxhovi: Pse gjyqi për krime lufte në Hagë është i domosdoshëm

16 September 2025 at 22:49


Historiani nga Kosova, Jusuf Boxhovi, ka deklaruar se krijimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ishte i domosdoshëm për të zbardhur krimet e luftës në Kosovë.

Në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, Boxhovi tha se gjykata të tilla u ngritën pothuajse në të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë, megjithëse, sipas tij, në disa raste gjykimet mund të kenë qenë farsë.

“Gjykata e Hagës dhe Dhomat e Specializuara nuk kanë zbritur nga qielli. Ajo ka ardhur në një përfundim që të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë duhet të krijojnë gjykatat e tyre për të hetuar krimet e luftës”, tha Boxhovi.

Historiani solli në vëmendje faktin se në periudhën prej hyrjes së NATO-s në Kosovë e deri një vit më pas, janë kryer mbi 600 vrasje, të cilat ende nuk janë hetuar plotësisht.

“Janë vrarë 106 aktivistë të LDK-së, 116 anëtarë të UÇK-së, përfshirë disa komandantë, si dhe rreth 400 pjesëtarë të komuniteteve minoritare. Shumë prej tyre nuk dihet pse dhe kush i ka vrarë. Kanë kaluar disa vite dhe Kosova nuk i ka kryer këto hetime”, theksoi ai.

Boxhovi shtoi se, ndryshe nga Kosova, Serbia, Kroacia dhe shtetet e tjera të rajonit kanë zhvilluar gjykime, edhe pse shpesh janë cilësuar si të padrejta ose të motivuara politikisht.

Sipas tij, krijimi i Dhomave të Specializuara ishte një nevojë që erdhi si pasojë e mungesës së hetimeve vendore, por ai pranoi se në praktikë shpesh perceptohet më shumë si një “qërim hesapesh mes forcave politike”.

Dëshmia e Rubin në Hagë, Rama: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK-së po njollos drejtësinë ndërkombëtare

16 September 2025 at 19:30


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, dhënë në Hagë, ku ai kritikoi ashpër paraburgimin e gjatë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në postimin e tij, Rama e shoqëroi dëshminë e Rubin me një koment të fortë politik.

“LIRIA KA EMËR! Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, shkroi ai.

Për dy ditë me radhë, Rubin ka dëshmuar në procesin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai shprehu shqetësim të madh për faktin që Thaçi dhe të tjerët po mbahen kaq gjatë në paraburgim, ndonëse janë dorëzuar vullnetarisht.

Në ditën e dytë të dëshmisë, Rubin kritikoi hapur trajtimin e të akuzuarve.

“Më është dukur si fajësim kolektiv për shkak të faktit se i akuzuari ka qenë udhëheqës i UÇK-së. Duke qenë se i kam parë nga afër liderët e UÇK-së, duke pasur një ide të mirë të funksionimit të saj, unë mendoj kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, theksoi ai para trupit gjykues.

Rubin nënvizoi se paraburgimi i zgjatur i Thaçit dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij nuk i shërben drejtësisë, përkundrazi, e njollos atë.

Përfundon seanca, Rubin vazhdon të mërkurën dëshminë në Speciale

16 September 2025 at 17:36


Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin do të vazhdojë dëshminë në Gjykatën Speciale edhe nesër, më 17 shtator.

Seanca për sot ka përfunduar, ndërkaq trupi gjykues e ka njoftuar se do t’i vazhdojnë pyetjet për të edhe gjatë ditës së nesërme.

Dëshmia mbrojtëse e James Rubin në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur të hënën, më 15 shtator.

Ai ka deklaruar se UÇK-ja nuk ka pasur kontroll dhe komandë efektive.

Rubin gjithashtu ka theksuar se Thaçi ka pasur më shumë rol politik dhe jo ndonjë autoritet mbi UÇK-në.

“Më shqetëson fakti që [ish-krerët e UÇK-së] janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim. Ndërkohë që janë dorëzuar vullnetarisht”, tha ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së dytë të dëshmisë së tij në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Duke i ditur zhvillimet, mendoj se është gabim, kjo nuk është drejtësi. Kam menduar, kam lexuar, kam folur me juristë dhe më kanë thënë se është një trajtim i pazakontë për një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht”, tha Rubin gjatë dëshmisë të martën.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Rubin kritikon Specialen për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve janë të pabaza dhe absurde

16 September 2025 at 13:00


James Rubin në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, është ballafaquar me pyetjet e prokurorisë dhe me disa deklarata që kishte dhënë më parë rreth këtij procesi gjyqësor dhe aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Prokurori James Pace citoi një deklaratë të Rubin të bërë në korrik të këtij viti ku e kishte quajtur Prokurorinë si turp.

Rubin tha se mund të ketë qenë shprehje e pamatur pasi që siç u shpreh kur je në television edhe mund të lëshosh fjalë.

“Mund ta kem përdorë atë fjalë që mbase ka qenë jo e matur. Por, kur je në televizion mbase përdor edhe fjalë që mbase nuk duhet përdorur. Sidoqoftë unë mund edhe ta tërheq edhe këtë fjalë”, deklaroi Rubin.

Ish-zyrtari amerikan ka thënë se nuk e ka lexuar dosjen paragjyqësore e as aktakuzën e as nuk ka ndjekur dëshmitë e dëshmitarëve të mëparshëm. Prokurori Peace ia përmendi që Rubin kishte thënë se akuzat ndaj Thaçit janë absurde.

“Ju thatë në televizion se zoti Thaçi po ndiqet penalisht për arsye krejt absurde. A është kjo ajo që keni thënë”, pyeti prokurori.

“Po, besoj që këtë e kam thënë”, tha James Rubin.

Në këtë intervistë, James Rubin kishte thënë se është turp që Thaçi mbahet në burg derisa Qeveria e Kosovës e krijoi vetë këtë Gjykatë.

James Rubin kishte thënë se ushtria serbe ka kryer 95% të vrasjeve masive dhe të barazosh këtë me atë që bënë shqiptarët e Kosovës është absurde dhe për të ardhur keq.

“Fakti se nuk e lirojnë as me kusht presidentin dhe presin që të gjejnë prova dhe të gjejnë zgjidhje se si të vijojnë për këtë gjykim, mendoj se kjo është një problem”, kishte thënë Rubin në këtë intervistë.

James Rubin u pyet për një artikull të gazetës The New York Times, të datës 25 qershor 1999, ku thuhej se komandantët e lartë të UÇK-së kanë kryer vrasje brenda radhëve të tyre.

Rubin tha se nuk i kujtohet ky artikull, por shtoi se ka dyshime për autorin e tij, Chris Hedges.

“Autori i këtij artikulli, në mënyrë të vazhdueshme, ka shkruar fjali që kanë qenë të rreme”, tha ai.

Prokuroria e ZPS-së dhe avokati mbrojtës i Thaçit kanë përfunduar me pyetjet ndaj James Rubin, i njëjti po merret në pyetje nga gjykatësit. /Telegrafi/

Rubin flet për bisedat me Thaçin rreth marrëveshjes paqësore me Serbinë

16 September 2025 at 12:12


Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, po vazhdon dhe sot dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Rubin tha se kontaktet e fundit me ish-presidentin Thaçi i ka pasur në vitin 2020, transmeton Telegrafi.

“Hera e fundit qe kam qenë në kontakt me Thaçin, është në periudhën 2020, kur përfaqësoja atë për marrëveshje paqësore me Serbinë. Para aktakuzës kam punuar me të, kemi biseduar me të, apo me ndonjë përfaqësues të tij. Nuk më kujtohet se kemi biseduar për Specialen, por kemi biseduar për paqen e përhershme me Serbinë”, deklaroi ai.

Rubin po ashtu deklaroi se Rubin tha se për të është e pakuptimtë se si trajtohet ish-presidenti Hashim Thaçi që është vetëdorëzuar.

"Fakti që janë mbajtur kaq gjatë në paraburgim më shqetëson, pasi që këta janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me gjykatën. Në rastin e të akuzuarit Hashim Thaçi, nuk e kuptoj pse vazhdon të jetë në paraburgim. Unë mendoj se kjo është e gabuar, kjo nuk është drejtësi. Jam takuar me ekipin e mbrojtjes në Uashington, kam kaluar pesë vite duke pritur që të nis gjykimi. Kam pyetur njerëz të fushave e juristë a është normale kjo më kanë thënë që jo, është mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti që është vetëdorëzuar”, theksoi ai.

Rubin po vazhdon dëshminë në Speciale për të dytën ditë. /Telegrafi

"Sfidoi akuzat në Hagë" - Çfarë tha dhe si u prit në Kosovë dëshmia e James Rubin?

15 September 2025 at 23:56


Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, ka dëshmuar në Dhomat e Specializuara në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.

Sipas Rubinit, Thaçi nuk kishte as dijen, as aftësinë dhe as pushtetin për të marrë vendime, duke hedhur dyshime mbi pretendimet e prokurorisë për një strukturë të centralizuar të UÇK-së.



Ai e përshkroi Thaçin si figurë politike dhe jo ushtarake.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James Rubin, gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka mohuar se arsyeja pse Hashim Thaçi nuk e nënshkroi marrëveshjen e parë të Rambujesë lidhej me hezitimin për çarmatosjen e UÇK-së.

Rubin theksoi se pala shqiptare kërkonte garanci nga NATO për përdorimin e forcës në rast se Serbia do të vazhdonte represionin.

Ai tha se Thaçi kërkonte edhe aprovimin e Adem Demaçit, i cili sipas tij kishte kundërshtuar nënshkrimin.

Në dëshminë e tij, Rubin akuzoi diplomatin amerikan Christopher Hill përanshmëri kundër UÇK-së dhe tentativë për ta dëmtuar figurën e tij dhe të sekretares Madeleine Albright.

Po ashtu, dëshmitari theksoi se nuk ka gjetur asnjë provë që Thaçi apo Jakup Krasniqi të jenë përfshirë në vrasje apo ekzekutime dhe se akuzat e tilla shpesh ishin të fabrikuara për të cenuar marrëdhënien mes Kosovës dhe ShBA-së.

Procesi në Hagë, 15 shtator 2025

Dëshmia e tij është cilësuar nga analistët në Kosovë si një sfidë ndaj akuzave të prokurorisë, duke e paraqitur UÇK-në si një strukturë të decentralizuar dhe jo si organizatë të aftë për të planifikuar krime sistematike.

Reagimet politike në Kosovë kanë qenë të shumta.

PDK dhe OVL-UÇK e përshëndetën dëshminë si mbështetje të qartë për drejtësinë e luftës çlirimtare.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha për dëshminë e Rubinit se në Hagë “po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut”.

Deputetja Vlora Çitaku e quajti Thaçin figurë të papërsëritshme që afroi UÇK-në me Perëndimin.

James Rubin dhe Hashim Thaçi në vitin 1999

Analisti Agon Maliqi e quajti dëshminë e Rubin një dokument të rëndësishëm historik që çmonton narrativat propagandistike dhe tregon realitetin e kaotik të luftës, derisa Lulzim Peci e cilësoi si ligjëratë publike për historinë moderne të Kosovës.

Nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti falënderoi SHBA-në dhe botën demokratike për përkrahjen ndaj luftës së UÇK-së.

Ndërkohë, Alban Krasniqi nga LVV theksoi se dëshmia e Rubinit nxori në pah se udhëheqës ushtarak i UÇK-së ishte Agim Çeku, jo Hashim Thaçi.Ish-ndihmëssekretari Amerikan pritet që dëshminë e tij ta vazhdojë edhe nesër.

Seanca pritet të nisë nga ora 09:00./Telegrafi/

Dëshmia e Rubin dhe të tjerëve në Hagë, njohësit thonë se do të rrëzohen akuzat e Speciales

15 September 2025 at 18:16


Dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, sot në Hagë, së bashku me dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes që pritet të dëgjohen në ditët në vijim po vlerësohen si kredibile.

Këto dëshmi konsiderohen të jenë të fuqishme dhe pritet që të sfidojnë seriozisht akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot ka nis dëgjimi i James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit. Dëshmia e tij është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Rubin para trupit gjykues tregoi se gjatë angazhimit për konferencën e Rambujesë, ishte takuar disa herë me Thaçin, për të cilin tha se “ishte i shqetësuar që nuk do ta kishte autoritetin ose lejen e plotë për ta nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë”.

Gjatë dëshmisë së tij, ish-ndihmës-sekretari amerikan, James Rubin tha se Thaçi kishte një rol politik në UÇK, por jo një rol udhëheqës dhe se “nuk diktonte rregulla dhe kushte”.

Këto deklarata të dhëna sot nga zyrtari amerikan dhe të tjerat që priten të dëgjohen në vijim e që janë në mbrojtje të Thaçit, monitoruesja e procesit gjyqësor në Hagë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Blendina Veliqi konsideron se janë të rëndësishme dhe ndihmojnë trupin gjykues t’i kuptoj më mirë rrethanat dhe rolin e katërshes të UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Sipas saj, deklaratat e Rubin sot dëshmuan se UÇK nuk kishte strukturë të rregullt gjatë periudhës së luftës ashtu siç thuhet në aktakuzë.

“Dëshmitë e tyre vlerësohet se janë të rëndësishme për shkak se shpalosin rrethana që kanë ndodhur gjatë periudhës së aktakuzës, dhe mund ta ndihmojnë trupin gjykues t’i kuptojnë më mirë ato rrethana dhe ta kuptojnë saktësisht rolin që kanë pas të akuzuarit gjatë as kohe. Duke u nisur prej faktit që personalitetet e larta të diplomacisë amerikane tregon se SHBA kanë një mbështetje të madhe për zbardhjen e të vërtetës në këtë proces gjyqësor. Gjithçka deklarata e sotme e Rubin tregon dhe dëshmon rrethanat mjaftë të rëndësishme dhe të pamohueshme se UÇK ishte një ushtri e popullit të Kosovës për çlirim dhe se shtabi i përgjithshëm nuk kishte njohuri se çfarë ka mund të ndodh në terren dhe se UÇK nuk kishte strukturë të rregullt gjatë kohës së luftës dhe periudhën e aktakuzës”, theksoi ajo për KosovaPress.

Edhe avokati i akredituar nga Prokuroria Speciale në Hagë, Skënder Musa thekson se dëshmitarët e mbrojtjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi janë më të besueshëm se sa ata të ZPS që janë dëgjuar në këtë proces gjyqësor.

Sipas tij, dëshmitë e tyre do t’i rrëzojnë akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Këta janë dëshmitarë më kredibil që dëgjohen pranë gjykatës dhe dëshmia e tyre do të rrëzojë dëshmitë e Prokurorit të Prokurorisë Speciale pranë Dhomave të Specializuara për shkak se këta janë njohës shumë të mirë të rrethanave të luftës në Kosovë, janë njohës shumë të mirë të funksioneve që ka pas Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”, theksoi ai.

Ish-ndihmës-sekretari amerik, James Rubin i cili po dëshmon sot në gjykatën e Hagës në mbrojtje të ish-presidentit, Hashim Thaçi është i shoqëruar nga dy përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E monitorimi nga përfaqësueset amerikane po konsiderohen si veprim në rregull pasi dëshmitari në fjalë është me autorizim në atë që thotë.

“Këta janë dëshmitarë sipas rregullës 107 dhe për ta duhet të konfirmohet autorizim i informacionit e që në këtë rast James Rubin është i autorizuar i informacionit është Departamenti Amerikan i Shtetit dhe kërkohen informacione dhe ato informacione që autorizohen…zyrtarët janë për monitorimin e dhënësit të informacionit që në këtë rast dhënësi i informacionit është James Rubin që është autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit”, deklaroi ai.

Edhe avokati i akredituar nga Specialja, Skënder Musa tha se shoqërimi i James Rubin nga dy përfaqësues të shtetit amerikan, është me qëllim që ai të mos japë përgjigje për çështje sekrete që kanë të bëjnë me atë periudhë kohore dhe që lidhen me sigurinë e SHBA-ve.

Sipas tij, kjo ndalesë bazohet në legjislacionin amerikan, por edhe në atë të disa shteteve evropiane.

“Personi që sot dëshmon është person i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dy përfaqësuesit e shtetit amerikan që marrin pjesë, janë me qëllim që të mos përgjigjet në çështjet sekrete që kanë qenë në atë periudhë kohore që lidhet me sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo për arsye me legjislacion të SHBA-ve, por edhe vendeve tjera të Evropës në çështjet ku mundet me të diskutohen edhe çështjet sekrete mes UÇK-së dhe ushtrisë amerikane dhe qeverisë amerikane ata e kanë të ndaluar”, u shpreh ai.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen. Prokuroria i pati sjell 125 dëshmitarë në sallë dhe është mbështetur në mbi 130 dëshmi ne shkrim.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti.

❌
❌