Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Prishja e pallatit që i shkaktoi dëm buxhetit të Bashkisë /Zbardhet dëshmia e Taulant Tushës: Nuk ka qënë detyra ime ndjekja e procesit

By: V K
10 December 2025 at 14:59

Prokuroria e Tiranës, ka provuar së 5 zyrtarë të bashkisë së kryeqytetit kanë shkelur ligjin dhe i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të institucionit vendor, sa i takon disa punëvë fiktivë të disa kompanive që kanë operuar në Tiranë.

Para prokurorisë së Tiranës, ka dëshmuar Taulant Tusha, i cili aktualisht është në burg nga Spak e ndëqrsanë kohën e marrjës së dëshmisë së tij ka qënë në cilësinë e drejtorit Puneve Publike në bashkinë.

Sa i takon proceduar për prishjen e pallatit nr 140 në kombinat ish drejtori Tusha është përgjigjut për frimën që ka marrë puën dhe dëtyrën që ka kryer në terren.

Tualant Tusha: Ne date 11.08.2021, eshte lidhur kontrata e sherbimit me subjektin ARB&TRANS shpk dhe “KLAJGER KONTRUKSION shpk per demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndertimore edhe per kete objekt. I pyetur nese keni dijeni per kohen e prishjes se pallatit nr 140 me vendodhje ne rrugen “Haki Stermilli” dhe nese po kush subjekt ka qene i kontraktuar per kete qellim, ai ka deklaruar se Kerkesa per lidhjen e kesaj kontrate per demolim ka ardhur ne Drejtorine qe drejtoj une ne date 05.05.2021 nga Drejtoria e Pergjithshme Objekteve ne Bashkepronesi njesive Adminstrative dhe emergjencave civile, bashkia Tirane.

Pas perzgjedhjes me gare ne date 11.08.2021 I eshte nisur me shkrese po kesaj drejtorie dergimi per ndjekje te kontratave te mbikqyrjes dhe sipermarrjes me objektin demolimi dhe evadimi i mbetjeve ndertimore.

Me kalimin e kesaj shkrese Drejtoria e Puneve Publike ka kryer detyren e ngarkuar. Nuk kam dijeni per kohen kur eshte demoluar ky objekt, dhe nuk ka qene detyre e imja ndjekja e ketij procesi. Dua te theksoj nje fakt se ne dijeni time objektet per te cilat eshte lidhur kontrate sherbimi per demolim dhe evadim te metjeve ndertimore kane qene objekte per te cilat sipas ekspertizes se thelluar te Institutit te Ndertimit jane klasifikuar si objekte te pabanueshme dhe me rrezikshmeri te larte per banoret.

Referuar kontrates se lidhur subjekti I cili ehste kontraktuar per kete gellim, ka detyre te bej demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndertimore brenda afateve te percaktuara ne kontrate. Lidhur me pallatin nr 140 nuk kam cfare te deklaroj me shume.

Gjithashtu ka deklaruar se Nuk jam ne gjendje te jap nje pergjigjje te sakte nese shtetasi Asqeri Xhanari ka perfituar nga grantet e rindertimit te objekteve te demtuara nga termeti , pasi eshte drejtori tjeter e ngarkuar per shyrtimin e dokumentacionit per banesat e demtuara.

The post Prishja e pallatit që i shkaktoi dëm buxhetit të Bashkisë /Zbardhet dëshmia e Taulant Tushës: Nuk ka qënë detyra ime ndjekja e procesit appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse e Granit Plavës: Naimi hapi xhamin, unë qëllova…

By: V K
30 November 2025 at 14:47

Ditën e djeshme, u mbushën dy vite nga vrasja e Liridona Ademajt, një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe la pasoja të thella te familja e saj.

Ajo u vra më 29 nëntor 2023, para syve të fëmijëve, në një natë që rezultoi të ishte e planifikuar, sipas dokumenteve të reja të siguruara nga Klan Kosova.

Për vrasjen e saj po gjykohen ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Familja Ademaj ka kërkuar dënim të përjetshëm për të tre, duke e cilësuar këtë krim si akt të rëndë dhe të paramenduar.

Dokumenti i Forenzikës Psikiatrike tregon se ngjarja nuk ishte e rastësishme. Sipas tij, arma ishte përgatitur nga vetë Naim Murseli me pesë fishekë, duke e kthyer natën e 29 nëntorit në një plan të menduar paraprakisht.

Në dëshminë e tij, Granit Plava, rrëfen se dy ditë para ngjarjes ishte takuar me Naimin përmes ndërmjetësimit të Kushtrimit dhe se në mëngjesin e ditës së vrasjes, Naimi e kishte marrë me vete drejt Prishtinës. Gjatë rrugës, Plava tregon se kishte marrë nga Naimi armën dhe fishekët.

Në dëshmi, ai thotë se e kishte ndjekur Naimin gjatë ditës dhe se kishte pritur udhëzimet e tij. Sipas Plavës, momenti kritik ndodhi kur familja e Murselit doli nga një lokal në Graçanicë. Sapo makina e tyre u ndal pranë shtëpisë, Plava u afrua.

“Naimi e çeli xhamin pak dhe unë qëllova në drejtim të gruas”, thuhet në dëshminë e Plavës.

Ai pretendon se Naim Murseli, i kishte thënë disa herë “gjuj, gjuj”.

Pas ngjarjes, Plava pohon se është larguar me shpejtësi dhe se të nesërmen mori vesh se Liridona kishte ndërruar jetë. Dy ditë më pas, ai u arrestua nga policia.

Rasti vijon të jetë një prej dosjeve më të rëndësishme të drejtësisë në Kosovë, ndërsa familja e viktimës vazhdon të kërkojë ndëshkim maksimal për autorët.

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Dëshmia tronditëse e Granit Plavës: Naimi hapi xhamin, unë qëllova… appeared first on Albeu.com.

I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”: Nuk i njoh personat që më qëlluan

By: V K
26 November 2025 at 10:11

Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, i shpëtoi një atentati me armë zjarri një ditë më parë në Lushnje. Mësohet se 45-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë.

Por në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se, “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”.

Ngjarja

Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet. Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje.

Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit.

Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës.

The post I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”: Nuk i njoh personat që më qëlluan appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Liridona Ademajt/ Zbardhet dëshmia e babait të Naim Murselit

By: V K
24 November 2025 at 11:58

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është lexuar deklarata e Shaban Murselit, babait të të pandehurit Naim Murseli, në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Deklarata ishte dhënë më 6 dhjetor 2023.

Gjatë shqyrtimit, gjyqtarja Fatime Dormaku, pyeti babain e Naimit nëse ka ndonjë dyshim rreth ngjarjes, ndërsa ai u përgjigj:

As nuk e di, as nuk e kam ndonjë dyshim se ç`ka ka mundur të ndodhë në këtë rast.

Ai mohoi gjithashtu që djali i tij të ketë pasur armë.

Sakaq, procesi gjyqësor do të vazhdojë me administrimin e provave të tjera

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, me skenarin e dyshuar se bashkëshorti i saj porositi vrasjen. Atë natë, 29 nëntor 2023, 30-vjeçarja ndodhej në automjet me fëmijët dhe bashkëshortin, Naim Murseli. Ajo u qëllua me plumb në qafë, në prani të fëmijëve të saj. Dyshimet janë se vrasjen e kishte kryer Granit Plava, me urdhër të Murselit i cili i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.

Ata u arrestuan ditën ku u varros Liridona, ndërsa ajo që e rëndoi këtë ngjarje ishte se vetë bashkëshorti i saj mori pjesë në ceremoninë mortore duke pritur ngushëllimet për vrasjen që ai vetë kishte porositur. Tre të dyshuarit, përfshirë edhe bashkëshortin e të ndjerës, vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Kokalla për veprën penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”. Motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë nuk duhet dihet ende, ndërsa në Prokurorinë e Kosovës janë disa pista, të cilat u aluduan gjerësisht në media

The post Vrasja e Liridona Ademajt/ Zbardhet dëshmia e babait të Naim Murselit appeared first on Albeu.com.

Hill: Burns e ka ekzagjeruar përshkrimin për UÇK-në, ishte më i prirur se ne të besonte se kishte hierarki

12 November 2025 at 13:04


Diplomati i pensionuar amerikan Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka thënë se Shaun Burns, ish-shefi i misionit diplomatik vëzhgues në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (KDOM), ka ekzagjeruar përshkrimin për UÇK-në.

Sipas dëshmitarit, ai ishte më i prirur që të besonte se kjo organizatë kishte hierarki organizative, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kjo u tha pas përfundimit të pyetjeve nga ana e gjyqtarit Guénawl Mettraux kur pyetjet për këtë dëshmitar i filloi gjyqtari, Christoph Barthe.

Fillimisht, Hill u pyet për dy kabllograme të lëshuara gjatë luftës. Njëri prej këtyre kabllogrameve ishte i Shaun Burns.

Në këtë kabllogram, Burns kishte thënë se “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së përbëhet prej gjashtë zyrave kryesore; Politike, Informacionit, Logjistika, Policia, Drejtësia dhe Operativa”.

Ai tutje kishte thënë se Drejtoria Politike përbëhej nga shtatë persona e që një prej tyre jeton jashtë vendit duke e pasur fjalën për Bardhyl Mahmutin.

Ndërsa, për Thaçin e kishte përdorur termin “Komisar politik i Drenicës”, e që duket të jetë kreu i Drejtorisë Politike.

Përveç kësaj, ai kishte thënë se “Drejtoria Politike mund të jetë edhe një sinonim për udhëheqjen e UÇK-së”.

Për këtë, Hill tha se Burns ishte më i prirur që të besonte se ekzistonte një linjë hierarkie në UÇK.

“Kishte persona që nuk pajtoheshin me shumë gjëra që po ndodhnin atje në terren. Shaun ishte më i prirur se unë që të besonte se ekzistonte një objekt që kishte linjën hierarike të komunikimit që ndryshe njihej si UÇK-ja. Termi “komisar” është term perëndimor”, tha ai.

Sipas Hill, Burns mendonte se ekzistonte një strukturë e mirë-organizuar e UÇK-së.

“Unë nuk ndaja të njëjtin mendim sikur Shauni. Unë mendoj se kjo ishte një orvatje për të përshkruar një organizatë dhe mendoj se e kishte ekzagjeruar përshkrimin e kësaj organizate”, tha Hill. /Betimi për Drejtësi/

Zihej me Festimin për një vajzë/ Vrasja e Elvis Dedajt, dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Qoli kishte frikë se mos e ekzekutonin, e njoh Nuredin Dumanin…

By: V K
6 November 2025 at 13:12

Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”.

Gjatë seancës dëshmoi Agim Gjini, për vrasjen e Elvis Dedjas. Gjini ka qenë i dënuar më herët në kuadër të hetimeve për këtë çështje.

Ai tregoi se ka punuar në një karburant në pronësi të Festim Qolit dhe Elvis Dedjas (Loshi), dy persona të lidhur me njëri-tjetrin përmes biznesit dhe miqësive të vjetra.

“Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira, por patën një konflikt për një vajzë. Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ishte në Durrës. Kishte frikë se mos e vrisnin edhe atë”, tha Gjini gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi se Nuredin Dumanin e njeh personalisht, pasi është kushëri nga nëna, dhe se ai “vinte shpesh te karburanti, si djalë lagjeje”.

Pjese nga Deshmia

Jam i dënuar. Kam punuar në një karburant ku më kishte punësuar Festim Qoli. E njihja që nga shkolla 8-vjeçare. Kishim mik të përbashkët Elvis Dedjan, të cilin e thërrisnim “Loshi”. Elvisi dhe Festimi ishin ortakë në karburant, ndërsa Kujtim Hasa ishte menaxher.

Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit kanë qenë të mira, por kishin pasur një konflikt për një vajzë. Elvisi merrej me lloj-lloj punësh, përfshirë dhe me drogë.

Për vrasjen e Elvisit, unë isha në karburant kur ndodhi ngjarja. Më pas erdhi policia dhe më arrestoi edhe mua. Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ka qenë në Durrës, e di këtë sepse punoja dhe isha në dijeni. Disa ditë pas ngjarjes jam takuar me të.

Fatmira Habilin e kam njohur, na ka bërë yzmet. Ajo ishte pronare, por nuk vinte shpesh në karburant. Pas vrasjes së djalit, e kam takuar. Marrëdhëniet e saj me Festimin kanë qenë të mira; ajo vinte dhe rrinte me ne. Festimi nuk më ka treguar asgjë lidhur me ndonjë konflikt. Elvisi kishte një makinë BMW.

Me Elvisit takohem çdo ditë, ashtu edhe me Festimin. Unë isha si menaxher i karburantit. Karburanti kishte dy pronarë dhe marrëdhëniet mes tyre ishin të mira. Nuk kishte mosmarrëveshje, përveç çështjes së fejuarës së Elvisit.

Na shoqëruan në polici, na morën shenjat e gishtave dhe më pas na lanë të lirë. Më vonë jam takuar sërish me Festimin, por nuk mbaj mend saktësisht se cilën ditë. Ai kishte frikë se mos e vrisnin edhe atë ose mua. Edhe Festimin e kanë shoqëruar në polici. Eduard Serjanin nuk e njoh. Nuk di nëse Festim Qoli ka qenë në Kosovë para vrasjes së Elvisit.

Për vrasjen e Fatmirës nuk kam biseduar me askënd; thjesht më ka ardhur keq. Ditën e vrasjes së Elvisit e kam parë Festimin, por nuk e di nëse ka qenë me dikë tjetër. Henrik Hoxhajn nuk e njoh, mund ta them vetëm nëse ma tregoni me foto. Ditën e ngjarjes nuk e kam parë.

Elvis Dedjan e njoh prej rreth 20 vitesh. Nuredin Dumanin e njoh, sepse mamaja ime është tezja e tij. Nuredini vinte shpesh te karburanti, ishte djalë lagjeje dhe kishte marrëdhënie miqësore me Festimin. Festimi ka qenë i pranishëm edhe në varrimin e Fatmirës.

The post Zihej me Festimin për një vajzë/ Vrasja e Elvis Dedajt, dëshmon në GJKKO shoku i viktimës: Qoli kishte frikë se mos e ekzekutonin, e njoh Nuredin Dumanin… appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia e mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja…

By: V K
6 November 2025 at 12:32

Gjykata e Posaçme, po dëgjon dëshmitarët e radhës të kërkuar nga SPAK në procesin ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”.

Në seancë dëshmoi mjeku Julian Malaj, i cili ka vizituar Nuredin Dumanin pak para se ky i fundit të arrestohej.

Në dëshminë e tij, Malaj tregoi para trupit gjykues se ishte thirrur për një vizitë në shtëpi, pa e ditur paraprakisht se tek kush do të shkonte.

“Në 2022 kam qenë kirurg. Ka qenë ora 09:30. Më ka marrë dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me çoi në ca rrugica që nuk po i kuptoja. U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh. Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë. Apartamenti ishte kati i pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte”, deklaroi Malaj.

Ai shtoi se në apartament ndodheshin edhe një vajzë dhe një person tjetër i identifikuar si Bërdalla, që sipas tij “kishte një laborator”.

Mjeku theksoi se vizita zgjati më pak se një minutë dhe se më pas u largua me frikë.

“Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë. Nuk fola me personin që ishte i plagosur”.

The post Zbardhet dëshmia e mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Më futën në një garazh, më thanë të mos flisja… appeared first on Albeu.com.

‘Më rrahu dhe më përdhunoi’, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Korçë!

By: armand
23 October 2025 at 16:00

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar një të mitur. Sipas informacioneve, e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të. Për lidhjen madje ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e […]

The post ‘Më rrahu dhe më përdhunoi’, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Korçë! appeared first on BoldNews.al.

U dorëzua në polici, zbardhet dëshmia e Kamber Sulçajt, autorit të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi

By: V K
16 October 2025 at 13:58

Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi u dorëzua sot në policinë e Gjirokastrës, bashkë me armën e krimit.

Sipas burimeve, ai nuk ka pranuar të japë deklarime për policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit.

“Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme dhe në prezencë të avokatit”, ka pohuar ai.

NGJARJA

Biznesmeni italian humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Kamber Sulçe.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

DESHMIA

Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit 48 vjeçar.

Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës.

The post U dorëzua në polici, zbardhet dëshmia e Kamber Sulçajt, autorit të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia e autorit që qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja: Më kishte ardhur në majë të hundës…

By: V K
7 October 2025 at 10:40

Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi, në dëshminë e tij para hetuesve, ka pranuar se qëlloi sapo u shpall vendimi të cilin e konsideronte të padrejtë.

I riu ka deklaruar se i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet dhe se mori vendimin për ta qëlluar sapo kishte mësuar se gjyqtari do të shprehej kundër tyre.

“Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet. Dëgjova që mori vendimin në favor të palës tjetër. Unë nuk e kam menduar përpara vrasjen, por aty m’u mbush mendja për ta vrarë, kur dha vendim kundër nesh”, ka thënë autori, Elvis Shkambi.

Si hyri në gjykatë me armë autori i dyshuar?

Sipas hetimeve, në orën 13:42 të ditës së ngjarjes, Elvis Shkambi mbërriti në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

Të dy kaluan nëpër pajisjen e skanimit në hyrje, e cila sinjalizoi prezencën e metaleve. Më konkretisht, pajisja ndezi dritat e kuqe, duke paralajmëruar për objekt metalik, me shumë gjasë armën e zjarrit që Elvis Shkambi mbante në brez.

Megjithatë, punonjësi i sigurisë në detyrë, Banush Koxhaj, nuk ndërmori asnjë veprim kontrolli, duke qëndruar i ulur në vendin e tij dhe duke mos ushtruar kontroll fizik ndaj personave, apo t’i regjistronte në librin e hyrje-daljeve, siç e parashikon protokolli i sigurisë.

Pas hyrjes në ambientet e brendshme të gjykatës, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, qëndruan rreth dy orë në hollin e pritjes së publikut, pa ngjallur dyshime.

Momentet para vrasjes, nga seanca gjyqësore në atentat

Rreth orës 15:29, të dy u futën në sallën nr. 3 ku po zhvillohej seanca gjyqësore me objekt “Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore”, në të cilën palë ishin Ragip Kurtaj dhe djali i tij Ervis Kurtaj, ndërsa pala e paditur ishte përmbaruesi T. M. dhe të tretë shtetasit Gjon Shkambi dhe Elvis Shkambi,

Në orën 15:35, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpalli vendimin, Elvis Shkambi, nxori nga brezi armën e zjarrit dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të plagosur rëndë. Gjyqtari ndërroi jetë gjatë transportit për në spital.

Pas vrasjes, autori qëlloi edhe drejt palës paditëse Ragip Kurtaj dhe djalit të tij, duke i plagosur të dy, por pa rrezik për jetën.

Dorëzimi i armës dhe arrestimi

Pas të shtënave, autori doli nga salla e gjyqit dhe dorëzoi armën tek një punonjës gjyqësor që ndodhej në një sallë tjetër. Më pas, doli në oborrin e gjykatës ku u neutralizua dhe arrestua menjëherë nga forcat e policisë që kishin mbërritur në vendngjarje.

Hetimet zbuluan se xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, nuk tentoi në asnjë moment të ndalonte krimin dhe dyshohet se ka pasur dijeni për planin, duke u konsideruar si shtytës ose ndihmës në vrasje.

Ndërkohë, punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj, po hetohet për shpërdorim detyre, pasi lejoi hyrjen e autorit të armatosur në ambientet e gjykatës, duke mos ndërhyrë edhe pasi pajisja e skanimit dha sinjal alarmi.

The post Zbardhet dëshmia e autorit që qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja: Më kishte ardhur në majë të hundës… appeared first on Albeu.com.

Dëshmia e James Covey në Hagë: Thaçi nuk ishte shumë i përfshirë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të UÇK-së

2 October 2025 at 12:52

Ish-zëvendësi i shefit të UNMIK-ut, James Covey ka dëshmuar përpara dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë në ditën e tij të tretë.

Ai ka deklaruar përpara trupës gjykuese se Hashim Thaçi merrte pjesë rrallë në takimet me KFOR-in dhe se ai kryente detyrën ia jepnin drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

“Besoj se dje ose të paktën këto dy ditë që kam qenë këtu e kemi parë një dokument që z. Thaçi ia kishte dërguar Bernard Kouchnerit, ku kërkonte armë për disa ish-anëtarë të UÇK-së dhe ne e dinim që në atë kohë, të paktën sipas mendimit tonë kjo nuk duhej të ndodhte, por ne e kuptuam që ai ishte një urë lidhëse. Kjo ishte përshtypja jonë, po kryente detyrën që ia kishin kërkuar të tjerët. Përpiqej të mbante marrëdhënie të mira me persona që donte t’i mbronte, nuk donte t’i mërziste këta persona. Z. Thaçi nuk mori shumë pjesë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të lëvizjes së UÇK-së”, ka thënë diplomati amerikan.

Sipas dëshmitarit Covey Thaci ishte një djalë i ri që po përpiqej të ishte i suksesshëm, ambicioz, në një situate ku nuk kishte shume përvojë.

Në këtë rast gjyqësor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Ata ndodhen ne paraburgim prej 5 vitesh në një proces të stërzgjatur gjyqësor.

Dëshmitari Covey është i katërti nga radhët e mbrojtjes së Hashimit Thaçit, pasi janë dëgjuar qindra dëshmi të prokurorisë. Procesi i dëshmive të mbrojtjes pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

/abcnews.al/

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Arbjan Mazniku në GJKKO

By: V K
2 October 2025 at 09:51

Arbjan Mazniku ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbardhur dëshminë e Maznikut para gjykatës.

 

 

Ai është shprehur se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Taulant Tushen.

“Me firmën e kryetarit kam qenë tituallar i autoritetit kontraktor. Titullari i autoritetit kontraktor firmos në fund, ndërsa dokumentet përpiloheshin nga anëtarët. Nestor Muhametllarin s’e njoh.
Redi Mollën, Qaton dhe Tushen i njoh dhe kam patur marrëdhënie shumë të mira pune. Kam patur kontakte të vazhdueshme me ta”, tha ai.

The post Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Arbjan Mazniku në GJKKO appeared first on Albeu.com.

Rama ironizon gjyqin në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Drejtësi ndërkombëtare, nivel i lartë shumë

26 September 2025 at 17:01

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin që po zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, e shkëputur nga një seancë gjyqësore ku shfaqet Haxhi Mazreku, një ish-komandant njësie i UÇK-së.

Kryeministri Rama ka shkruar krahas videos: “Nuk e besoj dot ku e kanë gjetur një dëshmitar kaq serioz, po nuk i thonë kot drejtësi ndërkombëtare, nivel i lartë shumë”.

Në pamjet e publikuara në video, dëshmitari shprehet se sipas tij “UÇK-ja ka qenë si dikur çobanët”.

“Unë kam mbaru një hytbe, se unë jam mjeshtër i drurit, hytbe të xhamisë prej druri”, tha ai.

“Jam mjeshtër dhe mjeshtër me kualitet. Për Nazir Mazrekun është kushëriri jem. Dhe ka qenë kryetar i Socialistes (partisë së Millosheviçit). Në Opterushë ka shërbyer si kryetar dhe gjoja me e marrë këtu se ka shërby si bashkëpunëtor, s’ka të bëjë me bashkëpunëtorë ai”, vijon dëshmitari.

Sipas dëshmisë në gjyqin e Hagës, dëshmitari shprehet se “çobani i keq i ka çuar dhent te gropa e ujkut”.

Mazreku ishte pjesë e dëshmitarëve të thirrur nga akuza.

Ndërkohë në Hagë po vijojnë të dëgjohen dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja.

Pak ditë më parë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë u dëgjua ish-ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në negociatat në Rambuje, Paul Williams.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

/e.i//a.f/r.e/

The post Rama ironizon gjyqin në Hagë për ish-krerët e UÇK-së: Drejtësi ndërkombëtare, nivel i lartë shumë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sherri mes punonjësve brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur

By: V K
23 September 2025 at 13:15

Këtë të martë rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës (thikë).

Sipas informacioneve, shtetasi Mikel Osmani, me detyrë infermier, ka mbetur i plagosur nga kolegu i tij Dashamir Çajka,  me detyrë laborant radiolog.

E gjithë ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi. Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar dëshminë e Mikel Osmanit, i cili rrëfeu para oficerëve të policisë se sherri nisi për motive banale.

“Ne kemi bërë një debat verbal për motive banale”, mësohet të jetë shprehur ai.

Sakaq, Policia dyshon se dy kolegët janë zënë për një pacient.

Ndërkohë, autori është identifikuar si Dashamir Çajka me detyrë mjek radiolog, i cili rezulton dhe president i ekipit të peshengritjes së Kamzës.

Ky i fundit është shpallur në kërkim, pasi menjëherë pas ngjarjes është arratisur.

Mësohet se Çajka, ka pasur më herët edhe një debat të ashpër me Presidentin e Peshëngritjes, Elez Gjozaj.

 

 

 

The post Sherri mes punonjësve brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, zbardhet dëshmia e infermierit të plagosur appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më erdhi në lokal vetë i tretë…

By: V K
19 September 2025 at 11:26

Këtë të premte, është dëgjuar në gjykatë dëshmia e Arben Haxhiaj, një dëshmitar kyç në procesin gjyqësor për atentatin ndaj automjetit të ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit.

Të pandehur në këtë çështje janë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.

Arben Haxhiaj, është vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili është i pandehur në një proces të ndarë, por të lidhur me të njëjtën ngjarje.

Në dëshminë e dhënë para trupit gjykues, Haxhiaj tregoi se në vitin 2020 jetonte në Durrës dhe kishte në pronësi një bar të vogël në lagjen nr. 5.

Ai përmendi një takim që kishte pasur në lokal me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Rrumi i Shijakut.

Kam jetuar ne Durrës. Kam Pasur një varke të vogel në lagjen 5.Aleksander Laho e njoh prej TV dhe me ka taku personalisht.

Ka qene vet i 3. M`u prezantu vete. Ishte pak i shendosh kur e ka pare. Arseyja ishte qe ky me thote se im vlla Bashkimi tu largonte nga sherri. Kur vellai im ra ne burg kur i ben atentatn julit.Un i thash skam lidhje.

Kemi shkembuem numerat e telefonit.Me vellain nuk kam fol se ishte ne burg. Me ka marr vete ne telefon per te njeten muhabet. Per ngjarjen qe ka ndodhur ndaj Ndojt skam lidhje .Jam kërcënu me mesazhe më kan dhene hiq dore se do ta vrasim vëllain. Vellai im sot është i denuar për ngjarje ndaj Arjan Ndojt.Ndaj vellait tim është berë atentat dhe ne makine ka qene Plarenti dhe Juli dhe im vlla.

Asllan Rraja, më ka ardhur në shtëpi dhe më ka thënë të shkosh tek shtëpia e Andi Malokut, me qëllim që mos zgjaten më pushka. Takimi me Asllanin është bërë në Fushë-Krujë dhe pas tre ditësh nga vrasja e Andi Malokut, kemi takuar Genci Malokut.

Ne kemi bërë dy takime një në banesë dhe një në Shijak. Kur kemi shkuar në banesë, ishte Genci Maloku dhe gruaja e tij, ku na kanë servirur kafet. Ne i kemi çuar fjalët e Asllan Rrajës se familja Rraja ska lidhje me ngjarjen dhe duroni mos u nxitoni të dilni në konkluzjone, para se ta zbardhë shteti.

Djali i Asllan Rrajës, punonte si dentist në Fushë-Krujë. Redjan Rrajën nuk e njoh personalisht por pas kapjes që i bëri shteti mësuam më shumë pastaj, por pas kësaj nuk kemi bërë më asnjë takim, pasi u pezullua dhe lëvizja për shkak të Covidit. Unë i kërkoj ndjese familjes së të ndjerit që i kemi shqetësuar në ato ditë”.

Plaurent Dervishaj: Ku e dinte Asllan Rraja që atentator ishte Redjan Rraja dhe të erdhi ty për të çuar mesazhin tek familja, Andi Maloku.

Dëshmitari: Nuk e di ku e ma mësuar Asllan Rraja lajmin se djali i tij ishte në atentat. Asllani më ka thënë që djali im nuk është fajtor, ndaj shko tek familja Maloku, mos bëjnë asnjë veprim mos zgjerohet pushka. Unë nuk di se ku e ka mësuar Asllani lajmin që i biri ishte i përfshirë në ngjarje.

Prokurori: Kur ka ndodhur vrasja e Andi Malokut që ju keni shkuar në banesë.

Dëshmitari: Vrasja ka ndodhur rreth 10 ditë para se të vinte Asllani tek unë si kryeplak i fshatit.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, dëshmon vëllai i Bashkim Haxhiajt: Aleksandër Laho më erdhi në lokal vetë i tretë… appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Piro Prronit në Shkodër, Ndoc Maçaj dëshmon para prokurorëve

By: V K
29 August 2025 at 11:25

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 61-vjeçarit Piro Prronit në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër.

Pasi u vetëdorëzua, autori Ndoc Maçaj, ka dëshmuar dinamikën e vrasjes dhe si filloi konflikti.

Top Channel, zbulon dëshminë e 58-vjeçarit, i cili u shpreh se ai dhe viktima ishin nga i njëjti fis.

Në dëshminë e Maçajt thuhet se mbrëmjen e së enjtes, duke dalë nga prona e tyre, në bisedë e sipër nisi një konflikt. Viktima tentoi ta qëllonte me kosë, ndërsa autori nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër. Konflikti vijoi dhe më pas, autori e qëlloi 61-vjeçarin, duke dëshmuar se këtë veprim e bëri për vetëmbrojtje.

The post Vrasja e Piro Prronit në Shkodër, Ndoc Maçaj dëshmon para prokurorëve appeared first on Albeu.com.

“5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë

By: Oldi
13 July 2025 at 20:55

Nga Edison Vatnikaj Prokuroria e posacme do të marrë pjesë së dëgjesës si dëshmtarë edhe disa biznesmen të cilët besohen se kanë përfituar apo kanë kryer veprime me qëllim marrjen e tenderave nga kompania 5D konstruksion që reuzlton në emër të dy ish drejtorëve të bashkisë Tiranë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Një nga biznesmenet […]

The post “5D”, tendera korruptiv dhe preferencial/ SPAK thërret “bosët“ e ndërtimit në gjykatë appeared first on BoldNews.al.

Dosja “5D”/ Jona Bejko dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Erin

By: V K
3 July 2025 at 13:33

Këtë të enjte, në procesin e dosjes “5D” për të dëshmuar ishte Jona Bejko, e cila zbulohet në komunikime tek flet për një hotel që, sipas saj, pronar është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, apo siç e quan ajo “Lali Eri”.

Jona Bejko: Jam inxhiniere. Kam qenë e punësuar tek subjekti “5D”. Llogarisja kostot e objekteve. Kam aplikuar online, jam marrë në telefon, pastaj intervistë nga administratori, i takon periudhës 2020. Paga mujore ka qenë 60 mijë lekë të reja. I merrja në bankë, merrja edhe lekë në dorë për orët shtesë.

Redi Mollën nuk e njoh personalisht, nuk e kam parë asnjëherë. Mariglen Qaton nuk e njoh dhe as nuk e kam parë.

Kam pasur marrëdhënie me Jonida Hoxhajn, e cila ka qenë shefe finance në kompani. E kam pasur shumë shoqe. Gjatë komunikimeve që kisha me Jonidën ne i referoheshim Redit me emrin “R”, dhe sa i takon Mariglen Qatos, i thonin “M”.

Prokurori: Në lidhje me hotelin që thua që është pronar “Lali Eri” për kë e keni?

Jona Bejko: Janë në lidhje me faktin që isha e pakënaqur me punën. Në lidhje me hotelin po ndërtohej në Durrës. Në lidhje me fjalën që them është pronari jonë, i referohem Redi Mollës, duke qenë se ishte pronar trualli.

 

 

Prokurori: Tek fjalia që thoni “Lali Eri pronari”, kujt i referoheni?

Jona Bejko: Është e shëmtuar që keni nxjerrë këto biseda, nuk kam asnjë lloj interesi të dëshmoj. Kjo fjalë më ka përndjekur. Bëhet fjalë për Erjon Veliajn. Duke qenë se Redi Molla dhe Mariglen Qato kishin njohje në bashki, kam dashur të them që kjo që mund të ketë ardhur nga influenca e kryetarit të bashkisë. Nuk mendoj se Veliaj kishte interesa në këtë hotel.

Nuk kam dijeni që kompania të ketë hotel në Dhërmi apo më gjerë. Sa i takon hotelit në Durrës, kam dëgjuar se Redi Molla ishte pronar trualli dhe kam dëgjuar se në atë pronë po ndërtohej hoteli.

The post Dosja “5D”/ Jona Bejko dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Erin appeared first on Albeu.com.

“Ervis Martinajn s’e njoh, as Malkon”- Dëshmon në gjyq babai i vëllezërve Duka

By: fra nc
1 July 2025 at 12:12

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua këtë të martë seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe Erlis Dukës, të akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Të martën para gjykatës u paraqit për të dëshmuar babai i tyre, Muhamet Duka.

“Kam lidhje miqësore me dy nga të pandehurit, disa nga të pandehurit e tjerë kam lidhje gjaku. Pranoj të dëshmoj para gjykatës,” deklaroi Duka në nisje të dëshmisë së tij.

69-vjeçari shtoi: “Nuk di që djemtë e mi të kenë patur konflikte me Santiago Malkon. As me Ervis Martinaj s’di të kenë patur konflikt.”

Babai i të pandehurve tha se nuk e njihte Ervis Martinaj dhe nuk ishte në dijeni të konflikteve që djemtë e tij mund të kishin me të.

“Nuk kam patur konflikt personal me Santiago Malkon. Leonard dhe Erlis Duka nuk kanë patur konflikt me Santiago Malkon. Ervis Martinajn nuk e njoh. Me këto shtetas djemtë e mi në dijeninë time s’kanë pasur asnjë konflikt,” tha ai.

Pyetjes së prokurorit Behar Dibra, Duka iu përgjigj:

“Aleksandër Maxhaku është i njohur për mua, është nipi im nga motra. Shkurt e thërrasin ‘Leks’, ‘Aleks’, varet. Kam 6 vjet pa e takuar, shumë ka. Nuk kam takuar ta takoj, nuk di asgjë ku ndodhet. Dritan Agaj është i njohur për mua. Njeri i njohur për ne. Një mbesa jonë e ka për burrë atë. E kemi tonin deri diku. Dritanin e kam parë me djemtë e mi, i shihja si çuna. Oltion Loga…

Nuk më kanë sjellë ndonjëherë shqetësime. Me shokët e çunave nuk jam ulur ndonjëherë. Nuk jam lënduar asnjëherë nga askush, gjysmën fjalë nuk më kanë thënë. Gëzim Mumajesin dhe Rivelino Mumajesin nuk i njoh. Aktiviteti i djalit me lloto i mirë ka qenë, tatimet i paguante, kështu e di unë. Me djalin rrija shumë rrallë, kisha punët e mia. Ervis Martinajn e kam dëgjuar si emër në media. Nuk e kam parë me djalin tim. Santiago Malkon e kam dëgjuar në media.”

Seanca e radhës është caktuar për më 9 korrik, ora 10:00, ku SPAK pritet të japë pretencën për të pandehurit Leonard Duka, Erlis Duka, Oltion Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni dhe Dritan Aga.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ervis Martinajn s’e njoh, as Malkon”- Dëshmon në gjyq babai i vëllezërve Duka appeared first on Euronews Albania.

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

By: Oldi
1 July 2025 at 11:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç Në […]

The post Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos appeared first on BoldNews.al.

❌
❌