Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Do jem krah mikut të burrit tim”, e veja e Charlie Kirk: JD Vance do jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA

By: armand
19 December 2025 at 20:49

Erika Kirk, bashkëshortja e aktivistit të njohur amerikan Charlie Kirk, i cili u vra disa muaj më parë ka shpallur mbështetjen e saj për zëvendëspresidentin JD Vance për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028. “Ne do ta bëjmë mikun e bashkëshortit tim, JD Vance, presidentin e 48-të të Shteteve të Bashkuara, në mënyrën më bindëse të […]

The post “Do jem krah mikut të burrit tim”, e veja e Charlie Kirk: JD Vance do jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA appeared first on BoldNews.al.

ZVICËR – Guy Parmelin zgjidhet president

10 December 2025 at 17:36

GJENEVË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministri zviceran i Ekonomisë, Guy Parmelin është zgjedhur president i Konfederatës Zvicerane për vitin 2026, duke siguruar 203 vota nga 228, rezultati më i lartë i regjistruar që nga fillimi i shekullit aktual.

Në një seancë të mbajtur sot në Bernë, parlamenti zviceran zgjodhi Parmelin për të pasuar presidenten aktuale Karin Keller-Sutter.

Parmelin është këshilltari federal zviceran aktual dhe kreu i Departamentit të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit.

Ai është anëtar i Partisë Popullore Zvicerane (SVP), partisë së krahut të djathtë, dhe ky mandat shënon mandatin e tij të dytë si kryetar shteti, pasi shërbeu për herë të parë si president në vitin 2021, dhe më parë ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes.

Parmelin luajti një rol kyç këtë vit në arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas së cilës Uashingtoni uli tarifat doganore për disa produkte zvicerane.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Parmelin do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në resortin alpin zviceran të Davosit, ku pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Administrata Trump vendosi fillimisht një tarifë prej 39% ndaj importeve nga Zvicra, por në nëntor ra dakord ta ulte këtë tarifë në 15%, ekuivalente me normën e vendosur ndaj Bashkimit Evropian.

Parmelin përballet me marrëdhënie të vështira me BE-në. Ai do të duhet të mbikëqyrë një marrëveshje të negociuar me mundim për lidhje më të ngushta me bllokun prej 27 anëtarësh – që rrethon tërësisht Zvicrën, edhe pse SVP e ka refuzuar atë.

Sipas sistemit të Zvicrës të bazuar në konsensus, Parmelin kërkohet të lërë mënjanë interesat e partisë dhe të mbështesë vendimet kolektive të qeverisë, të cilat mbështesin lidhjet e ngushta me BE-në.  //a.i/

The post ZVICËR – Guy Parmelin zgjidhet president appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenca publikon listën: 10 kandidatë interes për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

4 December 2025 at 16:01

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Presidenca ka publikuar sot listën e kandidatëve që kanë aplikuar për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila është krijuar pas mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.

Njoftimi vjen pas përfundimit të afatit të aplikimeve, në vijim të procedurës së hapur me Dekretin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25 prill 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, për këtë vakancë kanë shprehur interes 10 kandidatë:

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Procedura vijon me verifikimet sipas ligjit nga institucionet përkatëse, përpara se të bëhet përzgjedhja dhe emërimi i gjyqtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Presidenca publikon listën: 10 kandidatë interes për vakancën në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BULLGARI – Radev: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugë e qëndrueshme

3 December 2025 at 20:22

SOFJE, 3 dhjetor /ATSH-AA/ – Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka deklaruar se dorëheqja e qeverisë së vendit është e pashmangshme dhe se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara, pas protestave në shkallë të gjerë kundër politikave buxhetore të kabinetit dhe akuzave të përhapura për korrupsion.

Në një fjalim të transmetuar në televizionin kombëtar bullgar, presidenti Radev tha se koalicioni qeverisës ka humbur legjitimitetin dhe nuk arriti të përmbushë pritjet e publikut.

“Bullgaria ka nevojë për ndryshime të vërteta që do të çojnë në rikthimin e funksionimit të shtetit dhe kjo është diçka që koalicioni aktual nuk mund ta arrijë”, tha Radev.

Ai u bëri thirrje bullgarëve të shfrytëzojnë atë që e quajti një “mundësi historike” për ripërtëritje, duke bërë thirrje për “unitet, vullnet dhe mençuri”, derisa vendi po përballet me tensione në rritje sociale dhe politike.

Radev theksoi se demonstratat e të hënës prekin brezat.

“Në shesh kishte njerëz nga të gjitha brezat”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet se trazirat pasqyronin pakënaqësi të ngushtë me projektbuxhetin e qeverisë.

Në vend të kësaj, ai tha se protestat ishin të drejtuar “kundër kapjes së shtetit, korrupsionit, paligjshmërisë dhe refuzimit të klasës politike për t’i dëgjuar ata, si dhe kundër qeverisjes përmes parave, fushatave të shpifjes dhe frikës”.

Ai kritikoi ashpër atë që e përshkroi si një “koalicion pa parime” që e ka ndarë shoqërinë në “ata në pushtet dhe votuesit e mashtruar dhe të hidhëruar”.

Radev u bëri thirrje demonstruesve dhe qytetarëve që qëndruan në shtëpi, por ndajnë ankesa të ngjashme, duke u shprehur se ”po ju drejtohem me besimin se nuk do ta humbasim këtë mundësi për të ndryshuar Bullgarinë”.

Ai paralajmëroi se uniteti do të ishte thelbësor për të parandaluar provokimet dhe përpjekjet për të përvetësuar lëvizjen e protestës.

“E dimë nga përvoja pse jemi mbledhur. Gjithashtu e dimë nga e kaluara se çdo përpjekje për të privatizuar protestën ia vjedh shpresat shumicës”, tha ai.

Duke përfunduar fjalimin e tij, presidenti bullgar këmbënguli se vendi ka nevojë për “ndryshim radikal dhe të vërtetë” për të rivendosur besimin në institucione dhe sundimin e ligjit, një proces që ai argumentoi se qeveria aktuale nuk mund ta zbatojë./   /Ad.Ab./

The post BULLGARI – Radev: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugë e qëndrueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Shkodër për Ditën e Alfabetit: Gjuha, shenja e kombësisë

22 November 2025 at 13:53

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj përkujtoi sot në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,  Kongresin e Manastirit, i cili me aktin historik të vitit 1908 i dha kombit bashkimin përmes germave të njësuara të gjuhës amtare.

Gjatë një fjalimi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, mes studiuesve të shqipes nga të gjitha trevat, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe ndër breza, sakrificat e atdhetarëve dhe kontributin e studiuesve për ruajtjen dhe pasurimin e shpirtit të kombit.

“Gjuha është shenja e kombësisë, është shpirti i një kombi. Ajo mban kujtesën, zakonet, këngët, legjendat, mënyrën tonë të të menduarit e të ndierit. Gjuha jonë shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të Evropës, që i ka mbijetuar pushtimeve, ndalimeve dhe përpjekjeve për ta zhdukur. Asnjë fuqi e huaj nuk mundi ta shlyejë, sepse ajo jetonte në zemrat e njerëzve, në fjalët e nënës, në këngët e trimave, në rrëfimet e të urtëve. Shqipja na ka mbajtur gjallë si komb kur nuk kishim shtet, kur nuk kishim ushtri e as kufij të përcaktuar. Prandaj, të ruash e të zhvillosh gjuhën shqipe është një akt patriotik po aq i rëndësishëm sa mbrojtja e atdheut”, tha Begaj.

Në kushtet e hyrjes së fjalëve të reja si efekt i vrullit teknologjik, Kreu i Shtetit vuri theksin në pasurimin e gjuhës dhe përcjelljen e saj te fëmijët, sidomos të atyre të Diasporës.

“Çdo gjuhë, por veçanërisht ato që fliten nga një numër më i vogël bashkëkombësish, si shqipja, ditët e sotme janë në rrezik, nga njëra anë prej ndikimit të gjuhëve ndërkombëtare, dhe, nga ana tjetër, prej deformimeve që ndodhin në komunikimin digjital. Besoj se pedagogët e nderuar të këtij universiteti e dinë më mirë se kushdo se, kush nuk e flet mirë gjuhën e vet, do të jetë gjithmonë i kufizuar të mësojë gjuhët e tjera. Kush dëshiron të flasë mirë një gjuhë të huaj, duhet të nisë duke mësuar mirë dhe me dashuri gjuhën amtare”, theksoi Presidenti.

Kreu i Shtetit nderoi figurat historike të Kongresit të Manastirit, e krahas tyre kontributin e atdhetarëve e të studiuesve të mëvonshëm.

Duke iu referuar veprimtarëve shkodranë, Presidenti Begaj vlerësoi figurën e Luigj Gurakuqit, emrin e të cilit mban universiteti i Shkodrës, ku dhe u kremtua Dita e Alfabetit, si dhe studimet dhe përpjekjet e studiuesit të historisë së albanologjisë, Jup Kastrati, studiuesit të alfabetit, Tomor Osmani, dhe veprën e gjuhëtarit Bahri Beci.

Në fund të fjalës, Kreu i Shtetit përcolli këtë mesazh bashkë me urimin për Ditën e Alfabetit.

“Sot, ne kemi gjithçka që ata ëndërruan: kemi Shqipërinë, kemi Kosovën, kemi arsim shqip, media shqip, teknologji shqip. Por kemi edhe një detyrim moral: ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë më tej këtë trashëgimi të shenjtë: gjuhën tonë, si shenja më e gjallë e identitetit shqiptar. Një gjuhë, një shqiptari, një amanet.  Pa gjuhë, nuk ka komb! Nuk mund të ketë shqiptari pa gjuhën shqipe, pa shkronjat shqipe”, tha Begaj.

“Për shkollat shqipe, Kongresi i Manastirit na mëson se bashkimi është forca që i jep kuptim çdo përpjekjeje kombëtare. Të jemi sot si atëherë, një komb që sheh përpara, që nderon rrënjët e veta dhe që beson në fuqinë e gjuhës, të dijes dhe të unitetit”, tha Begaj.

Presidenti e mbylli fjalën me një falënderim “për të gjithë shqiptarët, diasporën e vjetër dhe të re, kudo janë, arbëreshët e Italisë, arbanitasit e Zarës në Kroaci apo arbëreshët e Mandricës në Bullgari dhe të gjitha shoqatat, mësuesit, studiuesit e gjuhës, të cilët, me përkushtim dhe dashuri të madhe punojnë çdo ditë dhe pa u lodhur për të promovuar, për të ruajtur dhe trashëguar këtë gjuhë të mrekullueshme të identiteit tonë. Gëzuar përjetë Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”.

Gjatë vizitës në Shkodër për festimin e Ditës së Alfabetit, Presidenti Begaj u prit nga kryebashkiaku Benet Beci. Kreu i Shtetit zhvilloi takime me studiues shqiptarë, vizitoi bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi”, si edhe muzeun “Vendi i dëshmisë dhe kujtesës”.

/gj.m/j.p/

The post Begaj në Shkodër për Ditën e Alfabetit: Gjuha, shenja e kombësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret Gonzaton: Të përkushtuar për përmbushjen e prioriteteve të integrimit në BE

10 November 2025 at 11:37

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2025.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi gjetjet e raportit dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj vlerësoi punën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe theksoi përkushtimin e Shqipërisë për të vijuar me vendosmëri në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian.

Kreu i Shtetit nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar në hapjen e grup-kapitujve dhe rëndësinë e vijimit të reformave thelbësore në përputhje me standardet evropiane dhe parimet themelore të BE-së.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se reformat duhet të vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane, me qëllim përshpejtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke e konsideruar këtë proces si një aspiratë kombëtare dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

The post Begaj pret Gonzaton: Të përkushtuar për përmbushjen e prioriteteve të integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

By: Ela
6 November 2025 at 15:12

Pozita e presidentit të Kosovës duket se është shndërruar nga simbol uniteti në simbol përçarjeje, meqë nuk janë të paktë ata që e kanë përmendur këtë pozitë si njërën prej arsyeve pse nuk ka konsensus për ta formuar një qeveri të re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, “presidenti është kreu […]

The post REL: A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë? appeared first on BoldNews.al.

Costa: Shqipëria, punë të jashtëzakonshme në përparimin drejt anëtarësimit në BE

4 November 2025 at 15:46

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Presidenti i Këshillit Europian, António Costa deklaroi sot se, Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka përshpejtuar ndjeshëm përparimin në rrugën e saj të anëtarësimit.

Duke folur në Samitin e Zgjerimit të BE-së në Euronews, ditën kur publikohen raportet e zgjerimit të Komisionit Evropian, Costa u shpreh se zgjerimi është një nga prioritetet e tij kryesore.

“Zgjerimi është një prioritet në të cilin besoj thellësisht. Dhe konteksti aktual gjeopolitik e bën këtë prioritet edhe më urgjent dhe të domosdoshëm për Bashkimin Evropian”, tha Costa.

“Në një epokë pasigurie gjeopolitike dhe paqëndrueshmërie ekonomike, një Bashkim Evropian i zgjeruar do të thotë një Evropë më e sigurt, më e fortë dhe më paqësore, në vend dhe në botë. Zgjerimi është investimi më i mirë që mund të bëjmë sot për të ardhmen tonë”, u shpreh ai.

Costa u shpreh se raporti i sotëm i zgjerimit thekson se, “ky është mandati i parë i Komisionit që nga viti 2010-2014 ku zgjerimi është një mundësi realiste”.

“Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian. Viti 2025 ishte një vit progresi konkret për partnerët tanë të zgjerimit. Kemi parë një punë shumë të vështirë që dha përparim shumë real”, vuri në dukje Costa.

“Shqipëria ka bërë gjithashtu një punë të jashtëzakonshme dhe ka përshpejtuar ndjeshëm përparimin në rrugën e saj të anëtarësimit”, theksoi më tej presidenti i Këshillit Evropian.

Ai theksoi se, “zgjerimi sot nuk është një vizion abstrakt apo një listë dëshirash por është një proces transformues”.

“Është thelbësore të konsolidohet demokracia dhe sundimi i ligjit, në të njëjtën kohë këto janë dy parakushte thelbësore për një zgjerim të suksesshëm. Ne duhet të jemi më kërkues ndaj standardeve dhe më efikasë dhe pragmatikë në proces”, tha Costa.

“Të vazhdojmë rrugën e reformave të thella, në përputhje me qasjen e bazuar në meritë dhe, paralelisht, të përgatisim Bashkimin Evropian që të jetë gati, efikas dhe i aftë të mirëpresë anëtarë të rinj”, tha Costa.

/gj.m/j.p/

The post Costa: Shqipëria, punë të jashtëzakonshme në përparimin drejt anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pengu i tij ishte që nuk u bë President”- Ish-truproja në homazhet e Fatos Nanos: E mori Shqipërinë të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur

By: D Marku
2 November 2025 at 10:06

Në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, gjatë ceremonisë në Pallatin e Kongreseve ishte dhe ish-truproja e tij, Viktor Agolli.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Agolli tha se Fatos Nano do të mbahet mend nga populli shqiptar, për ato vepra që ai bëri për Shqipërinë.

Sipas Agollit, Nano e gjeti shtetin të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur. Ai rrëfeu edhe takimin e fundit me Fatos Nanon në Durrës, teksa shtoi se si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, nuk donin që ai të bëhej President.

“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Presidenca dhe Kryeministria nuk kishin as karrige. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit në thonjza nga rruga dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte 7 gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton dhe Berlusconi.

Unë kam pasur krenarinë dhe gjithë grupi që kemi punuar me këtë burrë. Fatos Nano do ngelet në mendjet e shqiptarëve si një burrë që diti të bënte shtet. Për herë të fundit e kam takuar në vitin 2019 në Durrës. Kontaktet i mbaja me palë të treta. Më takoi kur isha shef kufiri dhe më tha ‘hë arrite deri këtu?’ dhe unë i thashë ‘kam mbaruar shkollën politike të Fatos Nanos që erdha deri këtu’.

A kishte peng? Po peng ishte që nuk u bë president. Jo vetëm PD, por edhe PS nuk donin ta bënin President. Ky ishte pengu jonë, i atij ndoshta jo. Fatos Nano për të mos e çuar qeverinë në zgjedhje të tjera, sakrifikoi veten dhe partinë e vetë, pasi 6 deputetë të PS votuan Bamir Topin për President të Republikës”, tha mes të tjerash Agolli.

The post “Pengu i tij ishte që nuk u bë President”- Ish-truproja në homazhet e Fatos Nanos: E mori Shqipërinë të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur appeared first on Albeu.com.

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj

31 October 2025 at 12:59

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Komisioni i Ligjeve i Kuvendit rrëzoi sot kërkesën e opozitës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.

Kërkesa e paraqitur nga 1/4 e deputetëve të opozitës u rrëzua me 9 vota kundër.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja bëri të ditur se raporti me të gjitha argumentet përkatëse do t’i paraqitet seancës plenare.

Gjatë mbledhjes së komisionit, opozita argumentoi se Presidenti Begaj ka kryer shkelje të Kushtetutës në të paktën shtatë raste, që sipas saj, “përbëjnë shkaqe të mjaftueshme për shkarkimin e tij nga detyra”.

Ndërkohë në relacionin e paraqitur nga mazhoranca në komision evidentohet se kërkesa e paraqitur nga opozita nuk përmban shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet e pretenduara të një natyre të rëndë nga Presidenti.

/r.e/a.f/

The post Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkimin e Presidentit Begaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bylykbashi: Nuk konstatojmë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Presidenti

31 October 2025 at 12:56

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi paraqiti sot argumentet e mazhorancës për rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shkelje të vazhdueshme të rënda të Kushtetutës.

Gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese në komisionin e Ligjeve, Bylykbashi u shpreh se “pretendimet e ngritura në kërkesën për shkarkim nuk plotësojnë standardin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës”.

“Ne dalim në përfundimin se kërkesa e deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës nuk plotëson as kushtet formale procedurale dhe mendojmë që Kuvendit t’i çojmë një raport për mosngritjen e komisionit për shqyrtimin e kësaj kërkese”, theksoi ajo.

Bylykbashi solli në vëmendje mekanizmat që garantojnë që iniciativa për shkarkimin e Presidentit të mos merret arbitrarisht, por vetëm mbi bazën e një vlerësimi paraprak të ligjshmërisë dhe ekzistencës së një baze kushtetuese të dukshme.

Sipas saj, “komisioni vlerëson se kërkesa nuk përmban shkaqe për të legjitimuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar shkeljet e pretenduara të një natyre të rëndë nga Presidenti”.

Për sa i përket pretendimit të opozitës në lidhje me shpalljen e dekretit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë, Bylykbashi theksoi se në kushtet kur kjo çështje është bërë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, komisioni vlerëson se ky pretendim nuk mund të përbëjë objekt për hetim nga komisioni hetimor i Kuvendit.

Lidhur me pretendimin e dytë për ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandateve të kësaj gjykate, Bylykbashi kujtoi se “e drejta për të iniciuar të drejtën për shkarkimin e Presidentit përbën një instrument kushtetues të jashtëzakonshëm që mund të aktivizohet vetëm në kushtet e shkeljes së rëndë kushtetuese”.

Në rastin konkret, sipas saj, “kërkesa për shkarkimin e Begajt paraqitet si e papranueshme nga pikëpamja kushtetuese. Nuk konsiderohet antikushtetues një veprim që vetë Gjykata Kushtetuese e ka trajtuar si legjitim dhe për të cilin është shprehur me një vendim përfundimtar. Gjykata Kushtetuese pranon si të ligjshme të drejtën e Presidentit për ta paraqitur një kërkesë të tillë. Duke qenë se Gjykata Kushtetuese është shprehur në mënyrë përfundimtare për këtë çështje, çdo pretendim i mëvonshëm për antikushtetutshmërinë e kërkesës së presidentit është i shteruar. Kjo do të krijonte kaos në rendin kushtetues, ndaj edhe kjo pikë e kërkesës është tërësisht e paargumentuar dhe nuk ka një mbështetje”.

Lidhur me dekretimin e ministres virtuale, Bylykbashi theksoi se “kjo çështje është objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të hetohet nga Kuvendi”.

Po ashtu, Bylykbashi iu përgjigj edhe pretendimeve për favorizime të njërës forcë politike me ligjin për komisionet hetimore, duke theksuar se Presidenti nuk ka cenuar parimin e ndarjes së pushteteve.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka shpallur ligjin antikushtetues, por ka shfuqizuar vetëm disa dispozita të tij. Kjo nuk përbën shkelje antikushtetuese. Nuk mund të kërkohet shkarkimi i presidentit sa herë që Gjykata Kushtetuese shfuqizon dispozita të caktuara ligjore. Ky është precedent i rrezikshëm për garantimin kushtetues të funksionimit të Presidentit”, u shpreh Bylykbashi, duke rrëzuar poshtë edhe këtë pretendim.

Lidhur me pretendimin se Presidenti ka lejuar përfshirjen e paligjshme të trupit diplomatik në aktivitete partiake, Bylykbashi kujtoi se Kushtetuta i ngarkon Presidentit emërimin dhe lirimin e diplomatëve, ndërsa kontrolli i veprimtarisë së përditshme të trupit diplomatik i takon MEPJ-së.

Ndërsa lidhur me pretendimin se Begaj ka krijuar gjendje permanente konflikti interesi, Bylykbashi kujtoi se Presidenti është subjekt i ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Ligji e përcakton se ILDKP është institucioni i pavarur kushtetues që heton në rastin e konfliktit të interesit. Kjo më pas mund të shërbejë si bazë për shkarkimin e tij”, shtoi ajo.

Në përfundim, Bylykbashi argumentoi se pretendimet për shkelje të rënda të Kushtetutës të ngritura në kërkesën e PD-së nuk qëndrojnë.

/r.e/a.f/

The post Bylykbashi: Nuk konstatojmë asnjë shkelje të rëndë të Kushtetutës nga Presidenti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sondazhi në Francë: Macron, presidenti më pak popullor në 50 vitet e fundit

31 October 2025 at 07:06

Presidenti francez, Emmanuel Macron, aktualisht mbahet si presidenti më pak i popullarizuar në Francë gjatë pesë dekadave të fundit, sipas rezultateve të sondazhit më të fundit të opinionit publik.

Një studim i realizuar nga Verian Group me pjesëmarrjen e 1,000 personave, dhe i botuar nga Le Figaro, tregon se niveli i mbështetjes për Macron është vetëm 11%, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë për një president francez nga kjo kompani.

Paraardhësi i tij, François Hollande, kishte arritur të njëjtin nivel të miratimit (11%) në fund të vitit 2016, pak para se të njoftonte që nuk do të kandidojë për një mandat të dytë presidencial.

Kështu, Macron dhe Hollande ndajnë tani titullin e presidentit më pak të popullarizuar francez që nga fillimi i vitit 1970, kur Le Figaro nisi sondazhet e tij mujore

KAMERUN – Paul Biya, 92 vjeç, fiton mandatin e tetë presidencial

27 October 2025 at 19:17

DOUALA, 27 tetor /ATSH / – Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, është rizgjedhur për një mandat të tetë, që mund ta mbajë në detyrë deri afërsisht në moshën 100-vjeçare, sipas rezultateve zyrtare të shpallura sot nga Këshilli Kushtetues i vendit afrikan, sipas “Reuters”

“Deklarohet kështu president i zgjedhur, kandidati Biya Paul”, tha Clement Atangana, kryetar i Këshillit Kushtetues.

Biya, 92 vjeç, është në detyrë që nga viti 1982 dhe ka mbajtur kontroll të ngushtë mbi pushtetin, duke hequr kufirin e mandateve presidenciale në vitin 2008 dhe duke fituar rizgjedhje me diferenca të konsiderueshme.

Sfida më e fortë këtë vit erdhi nga Issa Tchiroma Bakary, ish-zëdhënës qeverie dhe ministër i Punës në fund të shtatëdhjetave, i cili u shkëput nga Biya më herët këtë vit dhe zhvilloi një fushatë që tërhoqi turmë të mëdha dhe përkrahje nga një koalicion partish opozitare dhe grupe qytetare. /Ad.Ab./

 

The post KAMERUN – Paul Biya, 92 vjeç, fiton mandatin e tetë presidencial appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Kushtetuese shpall përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja

24 October 2025 at 17:01

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese vendosi sot përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke përcaktuar si datë zyrtare të mbarimit të tij 25 prillin 2025.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Presidentit të Republikës, si organi emërtues që kishte dekretuar gjyqtaren në detyrë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata sqaroi se mandati i Bejtjes bën pjesë në “regjimin tranzitor” të mandateve të gjyqtarëve kushtetues të emëruar pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016, sipas të cilit përtëritja e përbërjes së Gjykatës bëhet në mënyrë të shkallëzuar, çdo tre vjet, me një të tretën e anëtarëve. Sipas këtij regjimi, mandati i saj i përket grupit të parë të përtëritjes, që përfundon në vitin 2025.

Gjykata theksoi se gjyqtarja Sonila Bejtja u emërua në këtë detyrë më 28 dhjetor 2020 me dekret të Presidentit, pasi kishte kandiduar për të plotësuar vakancën e parakohshme të krijuar pas shkarkimit të gjyqtarit Besnik Muçi. Sipas vendimit, Bejtja hyri në mandatin e nisur më parë nga gjyqtari Sokol Berberi, i cili kishte filluar detyrën më 25 prill 2007 dhe për të cilin mandati 9-vjeçar kishte përfunduar më 25 prill 2016.

Në përfundim, Gjykata Kushtetuese vendosi se, meqë mandati i zëvendësuar i Berberit kishte mbaruar më 25 prill 2016, mandati i Bejtjës konsiderohet i përfunduar më 25 prill 2025, në të njëjtën datë të vitit të nëntë.

Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë. Gjykata do t’i njoftojë përkatësisht Presidentin e Republikës dhe Kuvendin e Shqipërisë për vijimin e procedurave të nevojshme për plotësimin e vakancës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

/a.f/r.e/

The post Gjykata Kushtetuese shpall përfundimin e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moisiu: Liria e Kosovës u fitua me gjak, udhëheqësit e UÇK-së nuk janë kriminelë

17 October 2025 at 17:48

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu u shpreh sot nga podiumi i ngritur në sheshin “Skënderbej”, në protestën për mbështetjen e krerëve të UÇK-së, se ky organizim në zemër të Tiranës ndodh për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar.

“Jemi këtu për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut”, tha Moisiu.

Ish-Presidenti ndau edhe përjetimet personale gjatë takimit në paraburgimin e Gjykatës së Hagës në vitin 2022 me Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin.

“Me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin frikësuar, por mbeteshin burra të fortë, të qetë dhe të gatshëm për t’u sakrifikuar për pastrimin e luftës së UÇK-së nga njollat që padrejtësisht që po përpiqen t’i japin ata që nuk ja duan të mirën shqiptarëve”, tha Moisiu.

“Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet. Unë besoj se drejtësia do bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krahun e katër udhëheqësve të UÇK-së që janë burgosur pa prova dhe me akuza të fabrikuara në qarqet serbo-ruse”, pohoi ai.

Moisiu tha se lufta e UÇK-së u mbështet nga NATO, nga SHBA dhe partnerë të rëndësishëm perëndimor. Në këtë kuadër, sipas tij dëshmitarët zyrtarë amerikanë që po dëshmojnë në Hagë po sjellin prova që vërtetojnë pafajësinë e udhëheqësve të UÇK-së.

“Shqiptarë njihen si luftëtarë dhe kanë luftuar ndër shekuj, në kohën e Skënderbeut, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe UÇK-së. Është koha që të mos heshtim, por të qëndrojmë sa më lartë që të mbrojmë të drejtën tonë. Liria e Kosovës nuk është dhuratë, ajo u fitua me gjak, me sakrifica dhe vendosmëri. Ne duhet të jemi të bashkuar për të mbrojtur fatet e kombit tonë”, përfundoi Moisiu.

/e.i/j.p/

The post Moisiu: Liria e Kosovës u fitua me gjak, udhëheqësit e UÇK-së nuk janë kriminelë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret zv.presidentin turk: Ekonomia dhe tregtia prioritet

17 October 2025 at 11:05

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz. Biseda mes tyre u fokusua te marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, avancimin e nismave që thellojnë këtë bashkëpunim, si edhe zhvillimet rajonale dhe çështjet e sigurisë.

Gjatë këtij takimi, Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore me Turqinë, duke konfirmuar përkushtimin e Shqipërisë për të forcuar më tej partneritetin strategjik.

Teksa marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar një bilanc shumë pozitiv, në takim u konfirmua qëndrimi për të ruajtur trendin aktual në aspektin e dialogut politik dhe për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dypalësh ekonomiko-tregtar, të investimeve, sigurisë dhe stabilitetit.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti Begaj, – vlerëson rolin e Turqisë si një partner dhe aleat kyç dhe vlerësoi se ka gjithmonë vend për thellim të bashkëpunimit dypalësh në fusha, si: ekonomia dhe tregtia, bujqësia, investimet, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore.”

Gjatë bisedës u theksua edhe bashkëpunimi rajonal me Turqinë në kuadër të nismave rajonale, si: Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Kreu i Shtetit i përcolli numrit dy të Republikës së Turqisë vlerësim për rolin dhe kontributin e Ankarasë zyrtare dhe në mënyrë të veçantë të presidentit Erdogan në Ballkanin Perëndimor, për paqen dhe stabilitetin, si edhe angazhimin për të vijuar këtë bashkëpunim për të ardhmen e rajonit.

Në lidhje më Kosovën, Begaj vlerësoi lobimin e fortë të Turqisë për njohjen dhe anëtarësimin e saj në organizatat rajonale e globale.

Në takim u vlerësuan, gjithashtu, përpjekjet e Turqisë dhe të presidentit Erdogan në promovimin e dialogut si mundësi për paqen dhe nxitjen e mirëkuptimit të përbashkët e të pranuar gjerësisht, si në luftën Rusi-Ukrainë, edhe në konfliktin në Lindjen e Mesme.

/m.q//r.e/

The post Begaj pret zv.presidentin turk: Ekonomia dhe tregtia prioritet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e radhës të ish-Presidentit

16 October 2025 at 09:30


Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e radhës të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për lirim nga paraburgimi.

Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkon Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij.

Seanca pritet të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi, pa praninë e palëve.

Dosja ndaj Metës dhe të bashkë-pandehurve të tij, ku ish-presidenti akuzohet për "korrupsion", "shpërdorim të detyrës" dhe "fshehje e mosdeklarim të pasurisë", ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme. /A2 Televizion/

PD dorëzon kërkesën për shkarkimin e Bajram Begaj, PS përgënjeshtron akuzat

15 October 2025 at 15:42


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njoftoi këtë të mërkurë dorëzimin në Kuvend të kërkesës për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Bardhi akuzoi kreun e shtetit për “shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të Kushtetutës”, duke bërë me dije se kërkesa mbështetet në një material voluminoz ku dokumentohen 7 shkelje të rëndësishme të Kushtetutës, që sipas opozitës cënojnë rëndë rendin kushtetues.

“Kërkesa është argumentuar në detaje dhe ne jemi të bindur se Presidenti Begaj nuk mund të vazhdojë më të mbajë këtë detyrë ‘de jure’”, deklaroi Bardhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh kategorikisht kundër kësaj iniciative, duke e konsideruar atë një tentativë të dështuara për të nxjerrë jashtë funksionit Presidentin. Balla tha se Presidenti Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe kërkesa për shkarkim do të rrëzohet nga Kuvendi.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet, madje nuk do të ngrihet. Në vlerësimin tim, presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje. Po ashtu më është thënë se PD ka bërë edhe një kërkesë të ngjashme për shkarkimin e zotit Pëllumb Pilinci, që do të rrëzohet po ashtu,” tha Balla për mediat. /Euronews.al/

Balla: Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje, nuk do të shkarkohet

15 October 2025 at 13:28

TIRANË, 15 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet.

Në një prononcim për mediet nga selia e Kuvendit, Balla iu përgjigj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili kërkoi nga Kuvendi fillimin e procedurave parlamentare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet. Ka ngelur ndonjë institucion që nuk ka kërkesë për shkarkim nga ana e PD-së?”, tha Balla.

Balla theksoi se Presidenti i Republikës nuk do të shkarkohet, ndërsa u shpreh se në vlerësimin e tij Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Shkeljen e Kushtetutës e vërteton Gjykata Kushtetuese, jo ky personi. Mua nuk më ka ardhur kërkesë për komision hetimor, më ka ardhur për shkarkim”, theksoi Balla duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.

/r.e/a.f/

The post Balla: Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje, nuk do të shkarkohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik

13 October 2025 at 20:55

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot me anë të një postimi në rrjetin social X, firmosjen e Marrëveshjes së Paqes për Gazën në Egjipt,  si një zhvillim historik për paqen dhe njerëzimin.

Begaj theksoi se, kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet.

“Firmosja e Marrëveshjes së Paqes për Gazën, sot në Egjipt, e iniciuar, mbështetur dhe bërë realitet nga Presidenti Trump, është një moment historik për paqen dhe njerëzimin. Kjo marrëveshje shënon një pikë kthese, duke dëshmuar se diplomacia, dialogu dhe vizioni mund ta bëjnë të pamundurën realitet”, shkroi Begaj.

Presidenti shtoi më tej se, “Shqipëria qëndron krah të gjitha kombeve që kontribuojnë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, në këtë moment kaq të rëndësishëm”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ndërmjetësit e tjerë kanë nënshkruar sot dokumentin për armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës gjatë një ceremonie në Egjipt.

Marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit islamist për armëpushimin në Rripin e Gazës është vulosur zyrtarisht nga shtetet ndërmjetëse në një ceremoni në Egjipt.

Liderët e shteteve të SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët në Sharm el-Sheikh, e cila  synon të konsolidojë armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit .

Samiti synon të shënojë fundin e luftës në Rripin e Gazës.

/gj.m/j.p/

The post Begaj përshëndet marrëveshjen e Paqes për Gazën: Moment historik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌