Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Main stream

Ambasada: Nëse kryen krime në SHBA, viza amerikane mund të anulohet

10 February 2026 at 14:28

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi qytetarët se viza e tyre amerikane mund të anulohet nëse ata arrestohen në SHBA.

Duke cituar Departamentin Amerikan të Shtetit në pjesën konsullore, ambasada shkruan se qytetarët nëse arrestohen për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodhen në Shtetet e Bashkuara, mund t’iu anulohet viza amerikane dhe mund të bëhen të papërshtatshëm për viza në të ardhmen.

“Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

“Një vendim i keq mund të ketë pasoja të përhershme për vizën tuaj. SHBA vlerësojnë ligjin dhe rendin dhe qetësinë publike dhe presim që vizitorët t’i binden ligjeve”, thuhet në postimin e shërbimeve konsullore të DASH.

The post Ambasada: Nëse kryen krime në SHBA, viza amerikane mund të anulohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokurori: Shohim përfshirjen e Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë, mungesa e tij në Kosovë s’e ndryshon situatën

10 February 2026 at 11:26


Prokurori Matt Halling ka thënë se mund të shihet përfshirja e Kadri Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë.

Këtë deklarim, prokurori e mbështeti duke treguar për ndalimin e një personi për të cilin tha se u transferua personalisht nga Veseli në Kleçkë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ne mund të shohim përfshirjen e Kadri Veselit në krimet e ngritura në aktakuzë edhe sa i takon ndalimit të Milan Mitroviqit. Në dosjen tonë diskutohet se si Veseli personalisht ka transferuar këtë person të keqtrajtuar në Kleçkë”, tha Halling.

Ai prezantoi edhe një dokument ku tregon ndalimin e Mitroviqit dhe që bashkëngjitur me atë shkruan “Shtabi Kryesor (Luli)”.

Halling theksoi se edhe vetë Veseli ka deklaruar se ka qenë në afërsi të Kleçkës kur është transferuar Mitroviq.

Tutje, prokurori shtoi se një dëshmitar që është mbajtur në Kleçkë së bashku me Mitroviqin, ka thënë se janë rrahur keq.

“Kadri Veseli ka ende shumë më tepër informacion sa u takon krimeve të kryera edhe përtej atyre në të cilat ka qenë ai personalisht i përfshirë”, shtoi Halling.

Në korrik të 1998-ës, sipas prokurorit, dëshmitari 2144 u takua me Veselin dhe Thaçin dhe paralajmëroi për raportimet për rrëmbimet dhe ndalimet e kryera nga UÇK-ja.

Ky dëshmitar, ai thotë se kishte deklaruar se Thaçi kishte thënë se UÇK-ja ishte ushtri e rregullt dhe e respektonte Konventën e Gjenevës.

“Mosangazhimi i Kadri Veselit për të parandaluar dhe kundërshtuar krimet në rolet që kanë mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm në njësinë e ZKZ-së është një kontribut sa i takon akuzave të ngritura në aktakuzë për NPK-në, si dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij si një epror i përgjegjshëm”, tha ai.

Përveç kësaj, prokurori deklaroi se mungesa e Veselit në Kosovë nuk e ndryshon situatën pasi ai mund t’i ushtronte kompetencat e tij ngado që ishte.

“Mungesa e tij në Kosovë nuk e ndryshon situatën. Veseli mund të ushtronte kompetencat e veta në Kosovë kudo që ishte dhe kurdo që dëshironte”, tha prokurori Halling.

Prokurori tha se Veseli ka qenë i përfshirë në udhëheqje dhe në veprimtari inteligjencë sipas provave. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sipas Halling, janë përfshirë në disa emërime të komandantëve. /BetimipërDrejtësi/

Before yesterdayMain stream

SHBA nis procedurat për heqjen e shtetësisë ndaj një të dyshuari për krime lufte në Bosnje

By: xhir jeta
6 January 2026 at 14:06

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ka dorëzuar një padi civile për heqjen e shtetësisë amerikane të Sead Milkoviçit, i njohur si Sead Dukiç, për fshehjen e identitetit të tij të vërtetë, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë ishte lëshuar fletarrestim ndaj tij për shkak të dyshimeve se ka kryer krime lufte.

Milkoviq është ish-pjesëtar i forcave të sigurisë të Autonomisë së përkohshme të Bosnjës Perëndimore (APZB), për të cilin gjykata në Bosnje dhe Hercegovinë kishte lëshuar fletarrestim për krime lufte ndaj civilëve, në kohën kur Qeveria amerikane i dha shtetësinë, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Ai kishte shkuar në SHBA në vitin 1996 dhe fitoi shtetësinë amerikane përmes natyralizimit më 2007. Por, sipas njoftimit, ai nuk kishte njoftuar autoritetet amerikane të emigracionit se kishte përdorur më shumë se një emër dhe se në kërkesat e tij të ndryshme kishte deklaruar më shumë se një datë dhe vend lindjeje, më shumë se një emër për babanë dhe më shumë se një grua si bashkëshorten e tij.

Fletarrestimi i lëshuar më 23 janar 2007 në Bosnje e Hercegovinë çoi në njoftimin e kuq të INTERPOL-it, në të cilin pretendohet se Milkoviç më 18 qershor 1994, teksa vepronte si pjesëtar i forcave të sigurisë së APZB-së, kishte keqtrajtuar fizikisht civilët që ishin kundër qeverisë së APZB-së, njoftoi Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Sipas njoftimit të kuq, Milkoviç dhe bashkëpunëtorët e tij rrahën 12 civilë me shkopinj druri dhe i mbyllën në morg për pesë ditë pa qasje në dritë ose ujë. Milkoviq ende nuk është paraqitur para gjykatës boshnjake për këto akuza.

“Kjo administratë nuk do të lejojë që të huajt të vijnë në këtë vend dhe të fshehin të kaluarën e tyre për të marrë dhuratën e çmuar të shtetësisë amerikane”, tha Bret Shumate, ndihmësprokuror i Departamentit të Drejtësisë në Degën Civile.

Autonominë e përkohshme të Bosnjës Perëndimore e shpalli në vitin 1993 në zonën e Klladushës së Madhe, dhe pjesë të rajonit Cazin biznesmeni i kontestuar nga kjo pjesë e Bosnjës Fikret Abdiç. Ky vendim u shfuqizua më 1995.

Nuk ndalen vrasjet, autorët në drejtim të paditur/ Lala: Policia merret me propagandë

By: armand
1 December 2025 at 22:08

Vrasja e fundit e biznesmenit në Elbasan ka rikthyer shqetësimin për sigurinë publike dhe ka hapur sërish pikëpyetje mbi veprimet e Policisë së Shtetit, teksa shumë ngjarje të rënda mbeten ende të pazbardhura. Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për problemet e strukturave policore dhe mungesën e […]

The post Nuk ndalen vrasjet, autorët në drejtim të paditur/ Lala: Policia merret me propagandë appeared first on BoldNews.al.

Atentatet e nëntorit/ Softa: Situata në Shqipëri shqetësuese! Vrasjet e njëjta dhe pa autorë

By: Brisi
1 December 2025 at 18:24

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka komentuar ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi, teksa është shprehur se situata në vendin tonë është bërë shqetësuese. Sipas tij, atentatet kanë të njëjtën mënyrë organizimi dhe pavarësisht vrasjeve të njëpasnjëshme, autorët ende nuk kapen dhe vijojnë të jenë të lirë. Softa shton se, instancat përkatëse duhet të jenë […]

The post Atentatet e nëntorit/ Softa: Situata në Shqipëri shqetësuese! Vrasjet e njëjta dhe pa autorë appeared first on BoldNews.al.

Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet

By: armand
11 November 2025 at 11:42

Në kundërshti me të dhënat ndërkombëtare që e rendisin Shqipërinë mes vendeve me kriminalitetin më të lartë në rajon, Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, gjatë raportimit në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deklaroi se Shqipëria është një vend i sigurt. Ministrja theksoi se vrasjet janë reduktuar nga 41 në 29 nëntëmujorin e […]

The post Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet appeared first on BoldNews.al.

3 të vr*rë në një ditë, Gjekmarkaj: Nuk janë rastësi, shteti ka dështuar

By: redi
28 October 2025 at 21:15

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në orët e fundit në disa qytete të vendit, ku për pasojë 3 persona janë vranë me thikë. Gjekmarkaj thotë se pesë tragjedi brenda një dite tregojnë krizën e thellë të sigurisë publike dhe mungesën e shtetit, ndërsa akuzon qeverinë për dështim total në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Gjekmarkaj thotë se Shqipëria…

Source

Vetëvendosja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

28 October 2025 at 14:48

PRISHTINË, 28 tetor /ATSH/ Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

Pas dështimit të votimit të qeverisë së re me mandatar, Albin Kurtin, KosovaPress mëson nga burimet e saj se LVV ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas të njëjtit burim qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është formimi i qeverisë së re, megjithatë mbetet e paqartë nëse do të ndryshohet mandatari për kryeministër të vendit.

Kujtojmë që formimi i qeverisë së re dështoi në seancën e fundit, ku mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti mori besimin e 56 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

KosovaPress ka tentuar të kontaktojë edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje.

/KosovaPress/

The post Vetëvendosja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

STOKHOLM – Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët për të goditur bandat kriminale

27 October 2025 at 20:58

STOKHOLM, 27 tetor /ATSH-DPA/- Suedia, e cila është prekur nga krime të rënda të lidhura me bandat, njoftoi sot planet për burgosjen e shkelësve që në moshën 13-vjeçare në qendrat e paraburgimit për të rinj – duke filluar nga vera e ardhshme – edhe pse ata nuk mund të mbahen penalisht përgjegjës për shkak të moshës së tyre.

Qeveria në Stokholm, më herët i ngarkoi autoritetit kombëtar të burgjeve krijimin e seksioneve në qendrat e paraburgimit për personat 15 deri në 17 vjeç – që kanë kryer krime të rënda.

“Ky mandat tani po zgjerohet për të përfshirë 13 dhe 14-vjeçarët”, njoftoi Ministria suedeze e Drejtësisë.

Për vite me radhë, Suedia është përballur me bandat kriminale që shpesh rekrutojnë të mitur për të kryer krime të rënda, përfshirë vrasjet.

Sipas legjislacionit aktual, 13 dhe 14-vjeçarët nuk janë ende penalisht përgjegjës, megjithëse një propozim legjislativ nga qeveria liberale-konservatore e kryeministrit Ulf Kristersson synon ta ndryshojë këtë për vepra penale veçanërisht të rënda.

“Ulja e moshës së përgjegjësisë penale për krimet më të rënda është e rëndësishme jo vetëm për të mbrojtur shoqërinë, por edhe për të ndihmuar fëmijët të largohen nga rruga e krimit”, tha ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer në një deklaratë.

“Kur 13-14-vjeçarët vrapojnë me armë, shoqëria duhet të përgjigjet me forcë të plotë”, tha Henrik Vinge, kryetar i Komitetit të Drejtësisë.

Gjithashtu, ai është anëtar i Demokratëve nacionalistë të krahut të djathtë të Suedisë.

“Fillimisht, do të krijohen 100 deri në 150 vende për shkelësit e moshës 13 deri në 17 vjeç. Seksionet e veçanta për të rinjtë pritet të jenë funksionale deri në korrik 2026”, sipas qeverisë.

Seksionet për djemtë do të krijohen në gjashtë qendra paraburgimi, ndërsa dy të tjera do të caktohen për vajzat.

“Adoleshentët e vegjël dhe të rritur do të mbahen të ndarë dhe i gjithë sistemi duhet të jetë në përputhje me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve”, tha ministria.//a.i/

The post STOKHOLM – Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët për të goditur bandat kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dumani: Kryem hetime në kohë reale për krimet zgjedhore

27 October 2025 at 18:59

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, deklaroi sot se institucionet e drejtësisë janë angazhuar maksimalisht për të garantuar hetime të thelluara dhe të pavarura mbi çdo pretendim për krime zgjedhore.

“SPAK ka verifikuar çdo kallëzim apo pretendim që lidhet me krimet zgjedhore. Në të gjitha rastet, verifikimet janë kryer në kohë rekord, duke garantuar transparencë dhe vendimmarrje profesionale”, deklaroi Dumani, gjatë raportimit të tij në Kuvend për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024.

Ai sqaroi se janë shqyrtuar 43 raste të raportuara për parregullsi zgjedhore.
Kreu i SPAK theksoi se për një pjesë të këtyre rasteve, pas analizës së materialeve të dorëzuara, është vendosur mosfillimi i procedimit penal. “Në vetëm tre raste janë ankimaur vendimet”, theksoi ai

Sa i përket përfshirjes së grupeve kriminale në zgjedhje, kreu i SPAK konfirmoi se janë regjistruar disa procedime penale.

Dumani, iu përgjigj edhe akuzave të deputetit Flamur Noka, i cili pretendoi se SPAK kishte mbajtur në sirtar urdhërarrestet për operacionin “Ura” për të mos e realizuar para zgjedhjeve të 11 majit.

Dumani sqaroi se vendimi për ekzekutimin e masave është marrë në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Barit dhe se operacioni është zhvilluar në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

“Ka qenë një hetim i suksesshëm, i zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit me Prokurorinë e Antimafias së Barit. Kërkesa për masat e sigurimit është depozituar më 19 mars 2025, ndërsa vendimi i gjykatës është dhënë më 5 maj 2025. Më 7 maj jemi takuar me prokurorin e çështjes në Bari dhe me hetues të DIA-s, ku u konkludua për mënyrën dhe kohën e ekzekutimit të masave”, deklaroi Dumani.

Ai shtoi se çdo vendim është marrë mbi bazën e koordinimit ndërkombëtar dhe të respektimit të procedurave ligjore, duke theksuar se operacioni “Ura” është një shembull i bashkëpunimit efektiv mes SPAK dhe partnerëve italianë në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë raportimit të tij, kreu i SPAK, theksoi se numri i procedimeve penale, personave të hetuar dhe të gjykuar për veprën penale të pastrimit të parave ka ardhur në rritje gjatë vitit 2024.

“Një tregues tjetër i këtij progresi, është rritja e sekuestrimeve dhe konfiskimeve të kryera gjatë hetimeve, që synojnë identifikimin dhe goditjen e burimeve financiare të paligjshme”, tha Dumani.

Dumani nënvizoi se SPAK po heton çdo zyrtar për të cilin ka prova se, gjatë ushtrimit të detyrës, ka kryer shkelje penale, përfshirë ato që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera apo favorizimin e kompanive me lidhje kriminale.

Ai vuri në dukje se Policia e Shtetit ka referuar vetëm dy raste për veprën penale të pastrimit të parave.

Sa i takon fondeve të IPARD, Dumani tha se hetimi vijon dhe se po bashkëpunohet me OLAF dhe Zyrën e Prokurorit Publik Europian. Sipas tij, është një çështje prioritare. /j.p/

The post Dumani: Kryem hetime në kohë reale për krimet zgjedhore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lutfi Dervishi: Pl*mbi që del nga goja

By: redi
23 October 2025 at 19:31

“Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… ata që nuk kanë frikë nga plumbi, dridhen nga Valiu’. Faik Konica, Vepra 1, f. 271-272. Një shekull më parë, Faik Konica dukej sikur e njihte mirë “kafen e fundit”. E përshkroi, siç dinte ai, një trimëri që ndizet për fjalë të kota e shuhet për ide të mëdha. Sot, në Manëz, u vranë dy të rinj për një filxhan, që nuk u mbush dot me kafe.

Source

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

5 October 2025 at 22:13

Dy 16-vjeçarë nga Kamza të cilët bënë për spital 3 shokët e tyre për një motiv krejt banal. Por rasti I tyre nuk është i izoluar. Të miturit në Shqipëri po prekin kufij alarmues të përfshirjes në krim. Ne vetëm 6 muajt e parë të këtij viti janë evidentuare 1113 të mitur që kanë konsumuar […]

The post Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta appeared first on BoldNews.al.

Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999

By: armand
15 September 2025 at 16:35

Autoritetet kosovare kanë arrestuar të hënën një të dyshuar në kufirin juglindor me Serbinë, nën dyshimin se ai kishte kryer krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë. Prokuroria Speciale tha në një komunikatë se i dyshuari, i identifikuar vetëm si D.N., u arrestua në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Prokurorët […]

The post Autoritetet kosovare arrestojnë një të dyshuar për krime lu*te më 1999 appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet/ Krimi i organizuar në Shqipëri: Besëprerja, intrigat dhe vra*jet mes shokëve!

By: armand
7 September 2025 at 20:48

Fitim Dumani, vëllai i killerit Nuredin Dumani, tha në emisionin “MaShqip” të gazetarit Flamur Vezaj se vëllezërit Hajdar e Franc Çopja kanë vrarë në restorantin e tyre në Elbasan duke ngrënë bukë të shumërkërkuarin Talo Çela, pasi Çela dinte shumë rreth krimeve të tyre dhe kishte rrezik se mund të fliste një ditë. Një pretendim […]

The post Përgjimet/ Krimi i organizuar në Shqipëri: Besëprerja, intrigat dhe vra*jet mes shokëve! appeared first on BoldNews.al.

Planeti ynë ka gjithçka… por ky vend mbetet i vdekur

2 September 2025 at 19:53

Një peizazh i jashtëzakonshëm ku uji ekziston, por asnjë gjallesë nuk mund të jetojë

Në veri-lindje të Etiopisë, brenda depresionit të Danakilit, ndodhet një vend i pazakontë që sfidon vetë konceptin e jetës. Ky është Dalloli, një krater vullkanik i formuar mijëra vite më parë, kur shpërthimet e magmës u ndeshën me shtresa të mëdha kripore, duke krijuar një peizazh të jashtëzakonshëm me ngjyra të verdha, të kuqe dhe portokalli. Edhe sot, ky mjedis është në lëvizje të vazhdueshme, duke u transformuar nga aktiviteti hidrotermal.

Planeti ynë ka treguar se jeta është jashtëzakonisht e qëndrueshme, e aftë të mbijetojë në shkretëtira pa ujë apo në tundrat e ngrira të veriut. Megjithatë, Dalloli është një përjashtim: një copë toke ku rregullat e zakonshme të mbijetesës nuk vlejnë.

Studimet më të fundit shkencore kanë konfirmuar se ky është një ndër vendet e rralla në Tokë ku nuk është gjetur asnjë formë jete, as edhe mikroorganizmat më rezistentë.

Dallol: zona pa jetë

Në ndryshim nga hulumtimet e mëparshme, ekspertët kryen analiza të avancuara dhe arritën në përfundimin se në vendin e quajtur Dallol, nuk ka jetë, madje as mikroorganizma.

Ky është një prej vendeve më ekstreme në Tokë. Në Dallol, nxehtësia është përvëluese, prania e kripërave dhe aciditetit është jashtëzakonisht e lartë, ndërsa uji dhe gazrat toksikë krijojnë një mjedis vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Kushte të pamundura për jetën

Pellgjet e Dallolit ndodhen në një krater të mbushur me kripë, gazra toksikë dhe ujëra që zien. Edhe gjatë dimrit, temperaturat ditore mund të arrijnë deri në 45 °C, ndërsa sipërfaqet e pishinave arrijnë përzierje të acideve dhe kripërave që e bëjnë mjedisin “poliekstrem”.

Nëse në vende të tjera të botës shkencëtarët kanë gjetur gjurmë jete edhe në kushte ekstreme, në Dallol kjo nuk ndodh. Edhe pse aty ka ujë, një element bazë për jetën, kombinimi i temperaturës, aciditetit dhe kripës e bën të pamundur ekzistencën e gjallesave.

Pse nuk ka jetë këtu?

Janë pikërisht pellgjet acidike e të kripura që pengojnë krijimin e jetës. Kimikatet e prodhuara aty, veçanërisht kripërat e magnezit dhe nivelet jashtëzakonisht të ulëta të pH-së, dëmtojnë molekulat biologjike. Për pasojë, mikroorganizmat nuk mund të mbijetojnë, madje as format më rezistente të jetës.

Studimet e vazhdueshme

Shkencëtarët vijojnë të studiojnë këto “pishina vdekjeprurëse” për të kuptuar më saktësisht se çfarë ndodh në këtë peizazh unik të Tokës. Dalloli shihet edhe si një laborator natyror për kërkime mbi jetën në planetë të tjerë, si Marsi, ku kushtet mjedisore ngjajnë me ato të këtij vendi magjepsës dhe njëherësh vdekjeprurës.

https://www.youtube.com/watch?v=JYZj4KMjaCU

/Telegrafi/

The post Planeti ynë ka gjithçka… por ky vend mbetet i vdekur appeared first on Telegrafi.

Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës

27 August 2025 at 16:25

PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/ Mbi 345 metra material fizik dhe 23.6 terrabajt materiale digjitale tashmë ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës. Kështu tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë prezantimit të aneksit të metodologjisë së punës së Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës (IKKL) për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.

Ai të mërkurën tha se me dokumentimin e krimeve ekonomike gjatë luftës në Kosovë mund të krijohet një arkiv i besueshëm.

Kurti shtoi se janë mbi 345 metra material fizik të cilat ruhen në këtë institucion, për çka tha se janë mbi 500 burime që janë dorëzuar me vlerë të madhe dokumentuese.

Drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi tha se janë gjashtë zyra rajonale në të gjithë vendin.

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës u themelua në nëntor të vitit 2023 për herë të parë me ligj të veçantë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga dëmet e luftës, gjithsej ekonomi familjarë të prekura janë 154 mijë e 272, ndërsa, dëmet vetëm në ekonomi familjare, jo në institucione, është vlerësuar mbi 5 miliardë euro.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil, janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e burra e ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave. 

/Kosovapress/

The post Kurti: Mbi 345 metra material fizik ruhen në arkivat e Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

4 August 2025 at 17:44

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, ku 4 prej tyre akuzohen për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Mes të pandehurve është edhe ish-kandidati i opozitës për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Shëlqim Hoxha. Ndërkohë, 4 të pandehurit e tjerë janë shtetasit: Limon Shala […]

The post Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona appeared first on BoldNews.al.

Belgjika planifikon t’u heqë shtetësinë personave të dënuar për krime të rënda

12 July 2025 at 07:48

Qeveria belge arriti sot një marrëveshje për të futur një reformë ligjore që lejon heqjen e shtetësisë belge për individët e dënuar për krime të rënda, si krimi i organizuar, vrasja ose krimet seksuale.

Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden tha se reforma synon ata që kanë fituar shtetësinë belge brenda 15 viteve para kryerjes së veprës penale, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

“Kushdo që është fajtor për krime të rënda që minojnë themelet e shoqërisë sonë mund të humbasë shtetësinë belge”, tha ajo, duke shtuar se reforma synon të “dërgojë një sinjal të fortë”.

Sipas rregullave të reja, gjyqtarët do të duhet të marrin në konsideratë automatikisht heqjen e shtetësisë në rastet e terrorizmit që përfshijnë shtetas të dyfishtë, edhe nëse prokuroria nuk e kërkon këtë.

Ndërsa gjykatat mund të vendosin përfundimisht të mos heqin shtetësinë, ato duhet të japin justifikim të qartë nëse pasojat konsiderohen “të paarsyeshme dhe joproporcionale”.

Për vepra të tjera të rënda penale, duke përfshirë vrasjen, veprat penale seksuale ose krimin e organizuar, shtetësia mund të revokohet vetëm në raste specifike kur krimet përbëjnë kërcënim themelor për shoqërinë.

Reforma gjithashtu prezanton një afat 15-vjeçar për ngritjen e rasteve të tilla.

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

By: Oldi
11 July 2025 at 19:34

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK. Burimet mediatike bëjnë me dije se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e […]

The post Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani appeared first on BoldNews.al.

❌
❌