Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Jozi Krajën, akuzohet se u pagua për vrasjen e vëllezërve Bami

By: armand
29 January 2026 at 16:11

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj të pandehurit Jozi Kraja, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Zvicra. Ai akuzohet se është paguar për të vrarë vëllezërit, Durim dhe Valter Bamin. Sipas vendimit të […]

The post GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Jozi Krajën, akuzohet se u pagua për vrasjen e vëllezërve Bami appeared first on BoldNews.al.

U ekstradua nga Zvicra pasi akuzohej si bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së vëllezërve Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja

By: M C
27 January 2026 at 16:43

Një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra.

Siç bën me dije Interpol Tirana shtetasi Jozi Kraja, 37 vjeç lindur në Shkodër pasi dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.

SKEMA E GRUPIT

Në planifikimin e vrasjes për dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami, të porositur nga ish-deputeti i PS-së, si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më 09 dhjetor 2017, u përfshinë edhe 14 persona të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe djali i viktimës, Samuel Ndoka.

Por pavarësisht mobilizimit të disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, plani për vrasjen e dy vëllezërve ka dështuar.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, në bazë të përgjimeve të SkyEcc janë zbardhur rolet e secilit prej tyre në planin për eliminimin e Durim dhe Valter Bamit.

“Po krym punë me atë gru q**, të tjerët vdesin vetë”– në një bisedë të deputetit Arben Ndoka në përgjime referuar Durim Bamit.

Pjesë nga dosja:

Referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes shtetasve Arben Ndoka “A09C41”, Samuel Ndoka “HRGZ7E”, Arian Tuku “4CSJQH dhe 4SV660”, Ervis Martinaj “NP8LS4”, Jozi Kraja “SGZE20”, Astrit Avdyli “TEDV40”, Arben Mërkuri “N8TA74”, Aldo Avdyli “Q1CTJT”, Gentian Bejtja “CSEC2N”, Emiljano Shullazi “U2BA3G”, Blerim Abazi “723877”, Elvis Ndreca “VGRF6O”, Gjin Ndoj “QPDLP7”, Naim Stafuka dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar, del në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami. Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami, vendi ku do të strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi. Më konkretisht roli i secilit prej të dyshuarve në kryerjen e veprave penale është si më poshtë:

Shtetasi Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Arian Tuku ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Samuel Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Shtetasi Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Shtetasi Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Arben Mërkuri (ka ndërruar jetë në vitin 2022), ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Aldo Avdyli, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Shtetasi Gentian Bejtja (ka ndërruar jetë në vitin 2024) ka pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutoret dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja kanë pasur rolin e lokalizimit të shtetasve Durim dhe Valter Bami me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka. Gjithashtu ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Shtetasi Emiljano Shullazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami dhe informimin e shtetasit Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Shtetasi Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Shtetasi Marklen Haka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e shtetasit Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me shtetasin Emiljano Shullazi.

Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë episod, rezulton se:

50. Më datë 07.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

51. Më datë 10.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me shtetasin Valter Bami i cili ka lëvizuar r makinë tip Range Rover. Emiljano Shullazi shprehet një moment që, kape qija ropt mos ja zgjat, ktu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është ktu në burg Rraja ( Rraja) thot që Duri (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë.

52. Më datë 11.01.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe e j lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin “Skënder” dhe një person me emrin “I Emiljano Shullazi i tregon që …në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e vazhdimësi i kërkon që, …”ngreje” pak ktë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë shtetasin Albert Zaja për të shtetasin Durim Bami.

53. Më datë 14.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka, ndër të tjera e …cfarë thot Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim hequr Duri (Durim Bami).

54. Më datë 18.01.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit ndër të jep porosi që mos t’ju ketë besë shtetasve Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur … Vallahi zdi Marglen, e ca sbëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos jau kthe.

55. Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka të cilit i tregon që …Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë. Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar. Emiljano Shullazi i shkruan, …si tja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalla ta mbysin fort. Se tani ska blind që e ruan.

56. Më datë 06.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen shtetasi Durim Bami me qëllim që Arbeni të marrë masa për vrasjen e tij….po më thot tani që rrin aty tek Oxhaku shumë dhe del edhe pa blind, tek lokal Artisti dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me cunin e xhajës së vet, atë Kocin. (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Eshtë fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke rradhën ti.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Ervin Kodra i dtl. 01.04.1985 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AA912RB me shtetasin Durim

Bami i dtl. 29.10.1979 me datë 22.07.2018 duke kaluar në P.K.K. Hani Hotit në dalje. Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Gentjan Koçi i dtl. 25.08.1993 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AB250AV me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 duke kaluar në P.K.K Morinë më datë 16.11.2022 në dalje dhe më datë 17.11.2022 duke kaluar në P.K.K. Morinë në hyrje.

57. Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami, ndër të tjera Emiljano Shullazi i shkruan, …ca duket do e kapin ato cunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës (Ilir Paja) i tham ne për Durin (Durim Bami) atëherë që folëm bashkë por ai ska takat e ka mendjen ke malli.

58. Më datë 24.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami…po ca nuk del fare në lagje ai plehra. Me ca makine del kuvra, po Valteri ca thot?

59. Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”. Arian Tuku i shkruan,…jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin ai. Por jam duke ja xhiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 herë me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …cfarë thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që,…I kanë pas lek borxh Durit disa Shkodranë në Itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu si me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mbas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy.

60. Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka. Përdoruesi i paidentifikuar shkruan, …e di që ka thënë se ju bëj be, kur kto të dy dun me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kanë cu me u përplas me to, kush na coj dhe pse e ka bere, pidh nane që i jep dum ska. Arbeni Ndoka shprehet, …Kto jan dora o vlla gjith ca thu ti, Kshu ja kan ba dhe Milit kto. I kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri cdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë. Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregoj sapo të takohen.

61. Më datë 16.04.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami dhe Emiljano shprehet që …mbase i vjen ora kurvës, mos me prit mu me dal, se brënda javës ja qi lëkurën, vetëm ma qit aty te lumi.

62. Më datë 20.04.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Ndër të tjera Emiljano Shullazi e pyet …Ai (Durim Bami) me cfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa Italiane? Po me cfarë targash e mban? Me të rejat? Sa e ka targën? Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardhur në Tiranë? Po Blindin e mori atë audin?

63. Më datë 19.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami dhe lidhjet e tij duke i shkruar, …Sot kam qit nipin me pa se ku rrin, ose tek Elda ose te Kastrati janë pikat kyqe. Aty ndihet i sigurtë. Neve na duhet një aty afër shtëpisë së tij….Bedriu i vogel i qet në prit por lek. Por nuk e di kë mi fut. Po ta shofim a del, mos të rrim kot. Po pra, se ai rrin shumë mbyll. Kshu më pëlqen mos i zëm të dy në një makin. Aty i djegim ne, kemi kohë sa duash, na shef zoti.

64. Më datë 20.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Blerim Abazi dhe ky i fundit i jep informacion për lokalizimin e Durim Bami, gjithashtu i tregon vende ku mund të realizohet pritë dhe vendin ku mund të fshehin automjetin që do të përdoret me qëllim realizimin e vrasjes. Sa më sipër i shkruan, …Ne Urë të Gjoles kemi një shtëpi për ma e ruajt përballë Eldës kur vjen 3 minuta larg, është në anësore. Po aty me vepru shpejt. Makinë kur të don me armë, te garzhi im. Po krym pun me atë gru qim Du (Durim bami) të tjerët vdesin vetë. Na thuj kur ke kohë, të vijm ne 4 vëllezërit aty, pim dicka. Po nga kodra sipër e kap thu në oborr me snaiper. Kemi edhe një rrugë të mirë që të nxjerr te Ura e Gjoles në Thumanë.

65. Më datë 21.05.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku i cili i ankohet për shtetasin Samuel Ndoka (nipi i Arben Ndoka) sepse po flet shumë dhe ju ka treguar personave të ndryshëm që është duke marrë informacion nga shtetasi Emiljano Shullazi në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami. Arian Tuku shkruan, … nipi, palla si mban gja goja i ka thënë “kapeles” (i referohet Astrit Avdyli) qe është duke na dhënë info Mili. Kapelja i ka then Milit qe jan flak djemt e Sandrit dhe nipi i ka tregu dhe Gjinit. … tani mendimi im është ky, nipit i ka rrëshqit goja me Gjinin, ky ka shku tu fol te baba te Visi, dhe Visi do i ket shkruj Milit.

The post U ekstradua nga Zvicra pasi akuzohej si bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së vëllezërve Bami, ky është 37-vjeçari Jozi Kraja appeared first on Albeu.com.

Pse shkrimi i dorës nuk duhet të humbasë nga bankat e shkollës

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Përdorimi i teknologjisë digjitale vitet e fundit ka ndikuar ndjeshëm në mënyrën se si njerëzit shkruajnë dhe komunikojnë.

Si pasojë, shkrimi i dorës po përdoret gjithnjë e më pak, veçanërisht nga fëmijët dhe të rinjtë. Në këtë kontekst, UNESCO ka propozuar një projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, duke synuar ruajtjen e tij si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit.

Shkrimi i dorës ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e nxënësve, sidomos në arsimin fillor dhe ciklin e lartë të shkollës 9-vjeçare.

Mësuesja e gjuhës shqipe në ciklin e ulët të shkollës “Vaçe Zela” në Tiranë, Adelina Kraja shpjegoi për ATSH-në se si ndikon shkrimi i dorës në zhvillimin e fëmijës.

“Shkrimi i dorës ndihmon shumë në zhvillimin motorik të nxënësve, në përqendrimin e të menduarit kritik, zhvillimin e kujtesës, forcon lidhjen mes mendimit dhe aftësive shprehëse si: leximi, drejtshkrimi, sidomos në arsimin fillor”, nënvizoi ajo.

Sipas saj, zëvendësimi i lapsit me tastierën rrezikon të krijojë shumë boshllëqe në zhvillimin motorik dhe gjuhësor të fëmijëve, sepse ul përqendrimin dhe durimin e tyre.

Kraja sugjeron që shkrimi i dorës të praktikohet më shpesh si dhe të shtohen më shumë orët e shkrimit.

“Kjo është një thirrje për të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit për të mbrojtur dhe praktikuar sa më shumë shkrimin e dorës në shkolla, sidomos në klasat I–IV.  Mendoj se duhet të rriten orët e diktimit në lëndën e gjuhës, të rriten më shumë orët e shkrimit si dhe të krijohet një balancë mes teknologjisë dhe shkrimit tradicional”, tha Kraja.

Ajo rekomandon të bëhen më shumë trajnime mbi rëndësinë e shkrimit të dorës, duke përfshirë edhe prindërit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë që ka ky shkrim në zhvillimin motorik të fëmijëve të tyre.

Kraja u shpreh se çdo shkrim është unik dhe bart gjurmë të personalitetit të individit.

“Vetëm kështu ne mund të sigurojmë një arsim më cilësor për brezat që do të vijnë”, tha Kraja, duke shtuar se shkrimin e dorës duhet ta ruajmë si një pasuri kulturore, në ruajtjen e dijes dhe proceseve të të nxënit.

Ndërsa mësuesja e gjuhës shqipe e ciklit të lartë në këtë shkollë, Brunilda Kondakçiu, duke e vlerësuar këtë nismë të ndërmarrë nga UNESCO tha se “shkrimi i dorës nuk është vetëm aftësi, por ndihmon edhe në zhvillimin e trurit, përqendrimit, kujtesës, mendoj që është njëkohësisht dhe identitet”.

Kondakçiu vuri në dukje se duhet t’i kushtohet shumë vëmendje shkrimit të dorës, sidomos në arsimin fillor, pasi ai është baza e të nxënit dhe për zhvillimin motorik të fëmijëve.

“Teknologjia nga njëra anë ka rritur komunikimin dhe të nxënit, por nga ana tjetër ka ulur praktikën e të shkruarit të shkrimit të dorës. Mendoj se për ta praktikuar sa më shumë shkrimin e dorës duhet të jepen sa më shumë detyra të shkruara me shkrim dore pra kombinim i shkrimit të dorës me ndërthurjen e teknologjisë”, tha Kondakçiu.

Ekspertët dhe UNESCO theksojnë se ruajtja e shkrimit të dorës është e domosdoshme, jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për cilësinë e arsimit dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm.

Për UNESCO-n, shkrimi i dorës nuk është thjesht një aftësi e rëndësishme, por një element kyç i identitetit njerëzor, i të nxënit dhe i transmetimit të dijes ndër breza.

/k.s/j.p/r.e/

The post Pse shkrimi i dorës nuk duhet të humbasë nga bankat e shkollës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skulptorët shqiptarë që bënë kryevepra e histori në Venecia. E vërteta që pak e dinë…

26 December 2025 at 11:00

Historia e artit europian fsheh brenda saj emra të mëdhenj shqiptarë, të cilët për shekuj me radhë kanë mbetur në hije.

Në një lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, studiuesi Alban Kraja solli në vëmendje një kapitull mahnitës të historisë sonë kulturore: historinë e dy skulptorëve virtuozë shqiptarë që magjepsën Italinë e shekujve XVI–XVII.
Giovanni Battista Albanese dhe vëllai i tij Girolamo Albanese ishin skulptorë, arkitektë dhe piktorë me origjinë shqiptare, të cilët u bënë emra të njohur në Italinë e kohës. Ata kishin qendrën e tyre artistike në Vicenza, ndërsa në Venecia realizuan disa nga kryeveprat që sot admirohen nga mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Sipas studiuesit Alban Kraja, gjyshi i tyre vinte nga Shkodra, ndërsa origjina shqiptare e familjes është e dokumentuar. Pas pushtimit osman të Shkodrës, një pjesë e madhe e popullsisë u detyrua të emigrojë drejt territoreve të Republikës së Venecias.
“Rreth 40% e qytetarëve të Shkodrës u zhvendosën në Venecia, sepse ishte vendi më mikpritës për ta në atë periudhë historike,” shpjegon Kraja.
Një nga dëshmitë më të forta të kontributit shqiptar në artin italian ndodhet në Kishën San Giorgio Maggiore në Venecia. Pikërisht aty gjenden pesë statuja të realizuara nga Giovanni Battista Albanese, vepra që edhe sot konsiderohen si shembuj të shkëlqyer të artit skulpturor të kohës.
“Gjurmët e Giovanni Battista Albanese janë qartësisht të dukshme në këtë kishë ikonike,” thekson studiuesi, duke shtuar se arti i tij përfaqëson nivelin më të lartë të mjeshtërisë së epokës.
Veprimtaria e Giovanni Battista Albanese nuk u kufizua vetëm në Venecia. Në sheshin kryesor të Vicenza-s, ai ka realizuar një statujë monumentale që vazhdon të qëndrojë aty edhe sot, si një dëshmi e pavdekshme e talentit të tij.
Qendra e tyre krijuese ishte pikërisht Vicenza, nga ku vëllezërit Albanese udhëtonin drejt Venecias për të realizuar porositë më të rëndësishme artistike të kohës.

‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut

23 December 2025 at 17:49

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë […]

The post ‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut appeared first on Reporter.al.

Braho skanon punën e ‘paraardhësve’: Arben Kraja duhet të ishte më aktiv

By: Ela
11 December 2025 at 14:28

Klodian Braho, kandidati i fundit për kreun e ri të SPAK, deklaroi se është ekspert i veprave që lidhen me korrupsionin. Teksa foli për pikat e tij më të dobëta, ai tha se duhet të përmirësonte komunikimin në publik. “S’mendoj se jam perfekt. Si pikë të fortë, do të thoja se jam marrë gjatë me […]

The post Braho skanon punën e ‘paraardhësve’: Arben Kraja duhet të ishte më aktiv appeared first on BoldNews.al.

Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK

By: BIRN
11 December 2025 at 15:59

Prokurori Klodian Braho u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme të enjten, pas një séance maratonë dëgjesash në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila u monitorua gjerësisht nga diplomatët e huaj dhe media. Braho mori votat e shtatë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundrejt tre votave që shkuan në favor të […]

The post Klodian Braho zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK appeared first on Reporter.al.

KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent

11 December 2025 at 07:36

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjedh të enjten më 11 dhjetor drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, i cili do të drejtojë këtë strukturë për tre vitet e ardhshme. Kandidatët në garë për këtë pozicion janë, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe […]

The post KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent appeared first on Reporter.al.

Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

10 December 2025 at 09:57

Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente […]

The post Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit appeared first on Reporter.al.

Vrasje e trafik droge, SPAK dërgon për gjykim 27 persona/ Roli i ish-deputetit të PS dhe Vis Martinajt

By: Ela
6 December 2025 at 13:23

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, trafik droge etj. Bëhet fjalë për operacionin “Revanshi”. Personat e dërguar për gjykim janë: ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Ervis Martinaj ( i zhdukur prej vitit 2022); Durim Bami, Endrit Dokle, ish efektivit […]

The post Vrasje e trafik droge, SPAK dërgon për gjykim 27 persona/ Roli i ish-deputetit të PS dhe Vis Martinajt appeared first on BoldNews.al.

SPAK zgjedh Joni Ketën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit

26 November 2025 at 17:06

Komisioni i Përzgjedhjes pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK i përbërë nga drejtuesi i këtij institucioni, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Behar Dibra, vendosi të mërkurën më 26 nëntor që t’i përcjellë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e Joni Ketës si drejtuesin e ardhshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta mban aktualisht postin […]

The post SPAK zgjedh Joni Ketën për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit appeared first on Reporter.al.

Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe

19 November 2025 at 18:44

Oltion Bistri, ish-drejtori i njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për zbulim të akteve sekrete në favor të një organizate kriminale, vijon betejën e tij gjyqësore për të rimarrë pasuritë e shumta të luajtshme e të paluajtshme, të sekuestruara, që arrijnë […]

The post Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri

18 November 2025 at 18:15

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje. Për pesë të pandehurit Behar […]

The post “Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri appeared first on Reporter.al.

Një “dashnor “ muzike si Nestor Kraja: Veprën për piano, ia kam dedikuar një gruaje, mbart inicialet e saj

By: xhir jeta
11 November 2025 at 11:03

Për kompozitorin Nestor Kraja një jetë e kaluar në pentragram, e ka bërë të ndihet fatlum. Në studion e Pas Mesnatë, ai rrëfeu rrugëtimin e tij me tingujt, rrugëtim që nisi që në moshën 6 vjecare.

“Kompozitorët zakonisht janë të heshtur. Flasin pak, shprehin ndjenjat e tyre me muzikën që krijojnë dhe heshtja është brenda tyre. Puna gjatë natës, është e qetë futesh në mendimet e tua. Jam fatlum, që kam jetuar tërë jetën me muzikën, me sfidën për të kapur të bukurën. Vetë muzika është një bashkim konstrastesh, pasqyron edhe dhimbjen e jetës normale.” thotë ai, ndërsa thotë se padiskutim ndër veprat e tij ka edhe dedikime për personazhe të caktuar.

“Unë kam një vepër për piano që ia kam dedikuar një figure që është reale, kam shkruar për të, kam menduar për të dhe është ndërtuar së brendshmi me inicialet e emrit të saj. Dhe gjëra të tilla në jetën e kompozitorëve ndodhin. Është më bukur mos ia tregosh.” rrëfen ai./abcnews.al

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

1 November 2025 at 12:08

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj nga Tirana, të cilët ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës. Në kuadër të operacionit të koduar “Attempt 5” janë vënë në pranga shtetasit Dori Kraja, 23 vjeç dhe Indrit Gjoni, 22 vjeç, të dy banues […]

The post EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja

14 October 2025 at 13:50

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Tre muaj pas qëndrimit në gjendje kome, ka ndërruar jetë Arjan Kraja, burri që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në plazhin e Velipojës, gjatë sezonit turistik.

Kraja u konsiderua si hero gjatë kësaj vere pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja. Ngjarja ndodhi kur Kraja pa dy të mitur në rrezik për jetën në det dhe, pa hezituar, u hodh për t’i shpëtuar. Falë ndërhyrjes së tij, fëmijët shpëtuan, por ky akt heroik i kushtoi jetën Arjan Krajës. Ai përfundoi në gjendje kome, nga e cila nuk arriti të dilte.

Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), ku Arjan Kraja prej vitesh ka qenë në detyrën e shefit të grupit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu keqardhjen për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre.

“Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët”, u shpreh ekipi i OSSH-së.

/r.e/a.f/

The post Ndahet nga jeta Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpëtoi jetën e dy fëmijëve, por humbi të vetën, ndahet nga jeta Arjan Kraja pas tre muajsh në koma!

By: gaze tare
14 October 2025 at 13:32

Pas tre muajsh betejë të heshtur mes jetës dhe vdekjes, ka ndërruar jetë Arjan Kraja, burri trim që nuk hezitoi asnjë çast për të shpëtuar jetën e dy fëmijëve në plazhin e Velipojës. Ishte një ditë e zakonshme vere, por një akt i jashtëzakonshëm e bëri atë njeri të pavdekshëm në kujtimet e të gjithë atyre që e njohën.

Kur pa dy të miturit në rrezik për jetën, ai u hodh në det pa menduar për veten. I shpëtoi nga vdekja, por vetë nuk u kthye më si më parë. Arjan Kraja, menjëherë pas aktit, pësoi një ishemi të rëndë cerebrale dhe nuk arriti të rikuperohej.

Sot, zemra e tij pushoi së rrahuri, por jo kujtimi për të. Një njeri i zakonshëm, me një akt të jashtëzakonshëm, që dëshmoi se heronjtë jetojnë mes nesh, pa uniforma, pa lavdi, por me zemrën plot.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSSH), ku ai shërbeu me përkushtim si shef grupi për shumë vite, shprehu dhimbje të thellë për humbjen.

“Arjani do të mbahet mend për ndershmërinë, profesionalizmin dhe mirësinë e tij njerëzore”, thuhet në reagimin e OSSH-së.

Arjan Kraja la pas një shembull që pak guxojnë ta ndjekin: të vendosësh jetën e të tjerëve përpara tëndes. Një hero i heshtur, që iku në paqe, duke shpëtuar jetë.

The post Shpëtoi jetën e dy fëmijëve, por humbi të vetën, ndahet nga jeta Arjan Kraja pas tre muajsh në koma! appeared first on iconstyle.al.

Ra në koma pasi shpëtoi dy fëmijë në Velipojë, ndërron jetë elektriçisti Arjan Kraja

By: Ela
14 October 2025 at 11:27

Ka ndërruar jetë pas tre muajsh në koma Arjan Kraja, punonjësi i OSSH-së që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë të mitur në Velipojë. Ai pësoi një ishemi pas aktit heroik dhe që prej asaj dite ndodhej në gjendje kome. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, ku Kraja punonte […]

The post Ra në koma pasi shpëtoi dy fëmijë në Velipojë, ndërron jetë elektriçisti Arjan Kraja appeared first on BoldNews.al.

Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja/ Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë Arjan Kraja

By: V K
14 October 2025 at 11:19

Në Shkodër është përhapur me dhimbje lajmi për ndarjen nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i  OSSH  Shkodër, i cili humbi jetën pas tre muajsh në koma.

Qyteti është pikëlluar nga humbja e një njeriu të përkushtuar dhe të dashur.

Arjani u transportua me urgjencë në spital, pasi ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në detin e Velipojës.

Falë guximit të tij, fëmijët shpëtuan, por ai vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej. Pas tre muajve në koma, ai u largua nga kjo botë.

Të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë Arjanin si një njeri të qetë, me shpirt të madh dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Akti i tij heroik do të mbetet gjatë në kujtesën e komunitetit shkodran dhe jo vetëm.

 

The post Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja/ Pas 3 muajsh në koma, ndërron jetë Arjan Kraja appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë elektricisti Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë

14 October 2025 at 11:31


Ndërron jetë elektricisti Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë në Velipojë

Pas tre muajsh në koma ka ndërruar jetë Arjan Kraja, punonjësi i OSSH-së që shpëtoi nga mbytja dy fëmijë të mitur në Velipojë. Ai pësoi një ishemi pas aktit heroik dhe që prej asaj dite ndodhej në gjendje kome.

Lajmi i hidhur është konfirmuar nga Operator i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë ), ku Kraja punonte prej vitesh si shef grupi.

“Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët”, thuhet në reagimin e OSSH-së.

Në përfundim të reagimit, OSSH u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

Arjan Kraja ishte në koma prej tre muajsh, pasi kishte hyrë në det në plazhin e Velipojës për të shpëtuar dy fëmijë që po rrezikonin të mbyteshin.

Ai arriti të shpëtonte jetët e tyre, por vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore, duke mos arritur të rikuperohej.

❌
❌