Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

TIRANË, 8 dhjetor/ATSH/- Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihen tre libra kushtuar Shqipërisë dhe historisë së vendit tonë.

Ajo ka ndarë në “Instasotyr” tre botime të ndryshme, “Shqipëria: Nga Anarkia në Identitetin Ballkanik” (Albania: From Anarchy to Balkan Identity) nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “Shqiptarët: Një histori moderne” (The Albanians: A modern history) nga Miranda Vickers dhe romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i shkrimtarit Ismail Kadare.

“Kërkim”, shkruan Ivanka Trump poshtë fotos së publikuar.

The post Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ivanka Trump po studion rreth Shqipërisë, ndan tre libra që po i lexon

By: xhir jeta
8 December 2025 at 10:16

Vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka në një postim në “Instagram” ka publikuar tre libra për Shqipërinë dhe ka përcjellur atë me një mesazh “Kërkim”.

“Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare, janë librat të cilat Ivanka Trump, po lexon.

Ivanka Trump po studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan publikisht tre libra për Shqipërinë

7 December 2025 at 23:34


Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e Jared Kushner – i njohur së fundi si një nga investitorët potencialë në projektet turistike në ishullin e Sazanit – ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa materiale që po i përdor për të studiuar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në një postim në Instastory, Ivanka ka publikuar një foto me tre libra të vendosur mbi tavolinë:

“Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer

“The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare

Poshtë librave, Ivanka ka shkruar vetëm një fjalë: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se po përgatitet dhe po informohet rreth historisë, identitetit dhe letërsisë shqiptare.

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin merr statusin e “investimit strategjik”

Pasi u bë publik projekti i sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për realizimin e një projekti turistik në ishullin e Sazanit, në fund të dhjetorit të 2024-ës, në Shqipëri, Komiteti i investimeve strategjike, i dha atij statusin e investitorit strategjik, përmes kompanisë “Atlantic Incubation Partners” LLC.

Ishulli i Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është përdorur vetëm si bazë ushtarake.

Sipas vendimit, vlera e investimit parashikohet të jetë 1.4 miliard euro. Projekti, i cili parashikon “marinë turistike si dhe struktura akomoduese elitare, rezidenca me standard të lartë, zona gastronomike dhe zona shplodhëse me shërbime në funksion të tyre” do të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sipas Kushner synimi ishte ndërtimi i një eko-resorti luksoz të markës Aman.

Ai deklaroi në atë kohë se Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që ka parë parë kudo në botë./Telegrafi/

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

By: armand
11 October 2025 at 22:07

Jared Kushner dhe Ivanka Trump kanë dhënë mesazhe të fuqishme në shpresë për paqe në Lindjen e Mesme. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Witkoff, ata folën për rëndësinë e arritjes së armëpushimit dhe kthimit të pengjeve. Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi se ndihet krenar për miqësinë me Izraelin. “Nuk […]

The post Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza appeared first on BoldNews.al.

Elegancë në çdo hap: Ivanka Trump kombinon thjeshtësinë me luksin në një dalje urbane

29 September 2025 at 20:20


Çdo dalje e saj kthehet në inspirim mode – këtë herë me një fustan minimalist, por me një dozë shkëlqimi elegant

Ivanka Trump di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen me stilin e saj. Këtë herë, ajo publikoi disa foto të reja nga Nju Jorku, ku pozon në një tarracë luksoze me pamje magjepsëse mbi Manhatan – dhe si gjithmonë, ishte në qendër të vëmendjes falë elegancës dhe thjeshtësisë.

Fustani i vogël i zi, një klasik i përjetshëm i modës, ishte zgjedhja e Ivankës për këtë dalje. Ajo kishte përzgjedhur një dizajn minimalist, por me detaje voluminoze në bel, që i shtonin finesë linjave trupore. Kombinimi u plotësua me çorape të zeza të holla dhe këpucë elegante me shkëlqim, duke i dhënë pamjes një nuancë glamuroze.

Në disa nga fotot e publikuara, Ivanka shfaqet me këmbët e saj të gjata në plan të parë, duke dëshmuar pse shpesh cilësohet si një ikonë stili. Komentet në rrjete sociale nuk munguan: “Dukesh fantastike”, “Ti je e përsosur”, “Je gruaja më elegante në botë” – ishin vetëm disa nga reagimet e ndjekësve të saj.


Sipas Hello Magazine, Ivanka ka ndarë së fundmi edhe imazhe nga brendësia e një ambienti luksoz në Nju Jork, përfshirë një selfie që tërhoqi vëmendjen për linjat trupore dhe detajet e stilit.

Edhe portali Style News vëren se Ivanka po e përdor gjithnjë e më shpesh Instagramin për të ndarë momentet e saj të modës, duke e konsoliduar imazhin si një inspirim modern për shumë gra. /Telegrafi/

Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitës së çiftit Trump – Kushner në Vlorë

By: user 6
4 July 2025 at 22:02

Kuzhinieri shqiptar Aldo Mehmeti i cili përgatiti ushqimin për biznesmenin Jared Kushner dhe Ivanka Trump ka rrëfyer për gazetarin e Top Channel, Mikel Marsi prapaskenat e vizitës së tyre në Shqipëri.

Aldo Mehmeti, kuzhinieri i njohur shqiptar, tregon detaje interesante nga ajo ditë, megjithëse asnjë foto nuk u lejua dhe çdo kontakt me median iu ndalua rreptësisht.

Sipas rrëfimit të tij, disa ditë përpara ardhjes së çiftit, restoranti ku ai punon ishte vizituar nga grupe të dyshimta turistësh, të cilët konsumonin diçka të vogël dhe qëndronin aty për pak kohë. Më vonë ai kuptoi se ata ishin pjesë e shërbimeve sekrete, të cilët kontrollonin ambientin dhe masat e sigurisë.

LEXO EDHE: FOTO/ Ivanka Trump thotë “mirupafshim” nga Vlora dhe Venecia

Çifti Kushner-Trump mbërriti në restorant pa paralajmërim të hënën rreth orës 13:00, duke u ulur në verandë, ndërkohë që ambienti kishte edhe klientë të tjerë. Ata kërkuan të konsumonin peshk të freskët dhe zgjodhën Sinagridhën, një nga peshqit më të shtrenjtë në treg, i cili u gatua sipas një recete tradicionale, i mbuluar tërësisht me kripë.

Sipas kuzhinierit, Jared Kushner mbeti shumë i kënaqur me ushqimin, ndërsa shoqëruan vaktin me verë.

Çifti qëndroi aty deri në perëndimin e diellit, ku me lejen e tyre u realizuan disa foto. Megjithatë, Ivanka Trump kërkoi që të gjitha fotot të fshiheshin, përveç asaj që u publikua në rrjetet sociale, e cila sipas Aldos, u lejua vetëm tre ditë më vonë.

Siguria ishte maksimale gjatë gjithë kohës. Rojet ishin të pranishëm në çdo cep, ndërsa fëmijët e çiftit shoqëroheshin nga truproja sa herë që lëviznin brenda restorantit.

“Përveç shërbimit, nuk na u lejua të flisnim me gazetarë apo të jepnim intervista”, përfundon Aldo Mehmeti. /Marrë nga Top Channel

The post Kuzhinieri shqiptar zbulon prapaskenat e vizitës së çiftit Trump – Kushner në Vlorë appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Ivanka Trump thotë “mirupafshim” nga Vlora dhe Venecia

By: user 6
1 July 2025 at 21:08

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, i ka thënë “mirupafshim” muajit qershor me një kolazh fotosh nga ditët e qëndrimit të saj në Vlorë dhe Venecia.

Një javë më parë u raportua se së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner, ajo kaloi dy ditë në jug të Shqipërisë, konkretisht në Vlorë.

Ndonëse nuk pati ndonjë reagim zyrtar për arsyet e vizitës, u raportua si një ndërthurje e pushimeve me planin e biznesit në ishullin e Sazanit do të ndërtohet një strukturë luksoze me vila të përshtatura në shkëmbin që shtrihet drejt detit.

May be an image of ocean, lake, beach, horizon and textMay be an image of 1 person, child and textMay be an image of 2 people

Ivanka Trump ka publikuar në Instagram pamje nga një perëndim në Vlorë dhe një tjetër nga laguna e Nartës. Më pas ka foto nga Venecia ku ajo mori pjesë në dasmën e miliarderit Jeff Bezos. ©LAPSI.al

The post FOTO/ Ivanka Trump thotë “mirupafshim” nga Vlora dhe Venecia appeared first on Lapsi.al.

Ivanka Trump publikon foto nga pushimet në Vlorë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka vizituar Vlorën gjatë muajit qershor.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku spikasin edhe foto nga pushimet e saj në Shqipëri, teksa shkruan: “Mirupafshim qershor”.

Ivanka Trump ka postuar një foto, e cila tregon pjesën e PortoNovës në Zvërnec si dhe një tjetër foto, në të cilën ka dalë me të birin.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë.

Ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepta sigurie, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës. Çifti ka shëtitur në shëtitoren “Lungomare” dhe kanë drekuar në një restorant në zonë.

Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediet ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultraluksoz në ishullin e Sazanit.

Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidenca elitare, zonë gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë sipërfaqe, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugë zhvitllimi turistik të zonës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ivanka Trump (@ivankatrump)

1 nga 2

/gj.m/a.f/r.e/

The post Ivanka Trump publikon foto nga pushimet në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ivanka Trump poston foto nga Vlora

1 July 2025 at 20:01

Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vizituar së bashku me familjen Shqipërinë gjatë muajit qershor.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka postuar disa foto, mes të cilave shfaqet së bashku me të birin në jugun e Shqipërisë.

Gjatë vizitës së fundit në Shqipëri çifti Ivanka Trump dhe Jared Kushner vizituan ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje.

Gjithashtu, ata qëndruan për disa orë edhe në zonën e Zvernecit, një tjetër pikë me potencial të lartë për zhvillim turistik. Edhe atje, raportohet se është në shqyrtim një tjetër projekt investimi në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve turistike.

The post Ivanka Trump poston foto nga Vlora appeared first on Euronews Albania.

Kaluan fundjavën në bregdetin shqiptar, Ivanka Trump ndan fotografitë me Kushner dhe fëmijët nga Vlora

By: M C
1 July 2025 at 19:07

Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij, vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump së bashku me fëmijët e tyre vizituan jugun e Shqipërisë.

Edhe pse zgjodhën që vizita e tyre të qëndronte larg syrit të mediave, fotografi të Ivankës dhe Kushner qarkulluan në rrjet gjatë vizitës së tyre disa ditë përpara pjesëmarrjes në dasmën madhështore të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Pasi vizituan gjirin e Vlorës me mjet lundrues tip Jaht, ata hëngrën darkë në një restorant në Vlorë.

Ditën e sotme vetë Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor ku nuk mungojnë as fotografitë nga vizita në Shqipëri.

“Mirupafshim qershor”, ka shkruar Trump krahas fotove.

Sigurisht që qëllimi i vizitës së tyre nuk ishte vetëm turistik, por edhe për të parë nga afër ishullin e Sazanit, ku do investojnë 1.4 miliardë euro, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Ata kanë konsumuar darkën, kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond dhe janë larguar sërish me mjet lundrues drejt Venecias ku mbahej dasma madhështore e Jeff Bezos.

The post Kaluan fundjavën në bregdetin shqiptar, Ivanka Trump ndan fotografitë me Kushner dhe fëmijët nga Vlora appeared first on Albeu.com.

Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj

1 July 2025 at 18:49

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë. Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, i ka thënë mirupafshim Qershorit, duke publikuar 20 fotografi të ndryshme.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë. Mësohet se ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepra sigurie dhe sekrete për media, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës.

Çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorant në zonë. Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.

The post Vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë/ E dashuruar me Vlorën, qyteti bëhet pjesë e pushimeve të saj appeared first on Sot News | Lajme.

Ivanka Trump promovon Shqipërinë, poston foto nga Sazani dhe Zvërneci për 8.5 milion ndjekës

By: redi
1 July 2025 at 18:54

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit të Amerikës, Donald Trump është kthyer në një ambasadore të Shqipërisë turistike. Ajo ka vizituar së bashku me familjen e saj vendin tonë gjatë muajit qershor. Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë disa foto, mes të cilave shfaqet së bashku me të birin në jugun e Shqipërisë. Në një postim në Instastory, ajo shkruan Albania dhe e ka shoqëruar…

Source

E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë

1 July 2025 at 18:43

Në një postim të saj në Instagram, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, i ka thënë mirupafshim Qershorit, duke publikuar 20 fotografi të ndryshme.

Mes fotove të shkrepura nga udhëtimet, dy spikasin sepse janë në Vlorë.

Fotografia me numrin 10 e cila tregon pjesën e PortoNovës në Zvërnec si dhe fotografia numëri 11, në të cilën ka dalë me të birin.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë.

Siç raporton A2 CNN, ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.

Gjithashtu pas vizitës nën masa të rrepra sigurie dhe sekrete për media, ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës.

Çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorant në zonë.

Në fotografinë që kanë shkrepur në bregdetin e Vlorës, çifti shfaqet në praninë e një prej kuzhinierëve që është edhe administrator i një subjekti në Lungomare.

Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit.

Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.

The post E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump rikthehet në jugun e Shqipërisë appeared first on Telegrafi.

Ivanka Trump elegante në të zeza në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

29 June 2025 at 13:53

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë madhështore të martesës së pronarit të Amazon, Jeff Bezos, me Lauren Sanchez, të mbajtur të premten në Venecia.

E veshur me një fustan të zi elegant dhe të shkurtë, Ivanka u paraqit me një pamje të sofistikuar, duke marrë vlerësime për stilin e saj të thjeshtë, por magjepsës.

Pamja e saj u cilësua si një nga më të rafinuarat mes të ftuarve VIP.

Foto: Ivanka Trump/FaceBook

Në një postim në rrjetet sociale, Ivanka ndau një foto nga eventi, shoqëruar me përshkrimin: “Një natë e ëmbël”.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni që u përshkrua si “dasma e shekullit”, me mbi 200 të ftuar të nivelit më të lartë nga bota e biznesit, artit, modës dhe politikës, përfshirë emra si Oprah Winfrey, Kim Kardashian, Tom Brady dhe Leonardo DiCaprio.

Dasma u zhvillua në ishullin San Giorgio Maggiore, një nga vendet më piktoreske në Venecia, ndërsa eventi u shoqërua nga një festë shumëditore me luks të pakursyer. /Telegrafi/

The post Ivanka Trump elegante në të zeza në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez appeared first on Telegrafi.

Shqipëria bëhet aksionare në resortin e dhëndrit të Trumpit në Sazan

27 June 2025 at 19:20

Ishte më shumë se një vizitë turistike apo udhëtim rastësor. Kur Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, u panë në Vlorë, ardhja e tyre ngriti më shumë pikëpyetje sesa përgjigje. Por tani mozaiku është plotësuar.

Vizita e tyre përkon me krijimin e kompanisë “Albanian State Development & Real Estate” – kompania që përfaqëson shtetin shqiptar si aksionar në resortin turistik që do të ndërtohet në ishullin e Sazanit.

Kompania është regjistruar më 26 qershor në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me kapital fillestar 50 milionë lekë dhe me administrator Julian Adilin. Ky i fundit është Drejtor i Divizionit Ligjor dhe të Pajtueshmërisë në Korporatën Shqiptare të Investimeve.

“Të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal. Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit në partneritete apo investime strategjike, si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit ‘Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit’ apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga AIC”, Albanian State Development & Real Estate.

Gjithashtu, “Albanian State Development & Real Estate” do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore, duke u fokusuar në zhvillimin urban.

Nga një ish-bazë ushtarake e kohës së komunizmit, Sazani është në prag të një transformimi rrënjësor. Një ishull i mbuluar prej dekadash nga heshtja, tani pritet të ndriçojë në hartën globale të turizmit elitar – mes interesave amerikane, pasurive shqiptare dhe sfidës për zhvillim të qëndrueshëm.

“Të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte të rëndësishme ndërtimore me standarde të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke u fokusuar në zhvillimin urban, industrial dhe të teknologjisë së gjelbër, lidhur me projektin e investimit ‘Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit’ apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga AIC. Monitorimi i kontratave të lidhura mes AIC dhe palëve të treta në fushën e zhvillimit, menaxhimit dhe administrimit të pasurive të paluajtshme, lidhur me projektin e investimit ‘Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit’ apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga AIC”, “Albanian State Development & Real Estate”.

Dhëndri i Donald Trump, biznesmeni Jared Kushner, e mori statusin e Investitorit Strategjik vitin e shkuar, në një vendim që mban datën 30 dhjetor 2024. Sipas këtij vendimi, investimi në ishull nga kompania e lidhur me dhëndrin e Donald Trump kap vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe ndërtimi parashikohet të shtrihet në 8% të ishullit, ose në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Nga ky projekt pritet të punësohen mbi një mijë persona./A2 CNN

The post Shqipëria bëhet aksionare në resortin e dhëndrit të Trumpit në Sazan appeared first on Telegrafi.

Vizita e Kushner në Vlorë, nisin menjëherë procedurat për Sazanin

By: user 4
27 June 2025 at 14:19

Qeveria shqiptare ka krijuar një kompani shtetërore për të hyrë në ortakëri me Jared Kushner në ndërtimin e resortit luksoz në ishullin e Sazanit. Shoqëria aksionare “Albanian State Development & Real Estate”, e regjistruar së fundmi nga Korporata e Investimeve Shqiptare, do të përfaqësojë shtetin në këtë projekt strategjik.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, shteti do të marrë pjesë nëpërmjet një entiteti të përbashkët me kompaninë amerikane “Atlantic Incubation Partners LLC” dhe shoqërinë “Albanian Seaports Development Company”.

Projekti, me vlerë 1.4 miliardë euro, parashikon ndërtimin e një marine, rezidencash luksoze dhe zonash turistike në rreth 8% të ishullit. Investimi financohet nga “Affinity Partners”, fondi i Kushner që mbështetet nga qeveria saudite.

Krijimi i kompanisë shtetërore përkon me vizitën në Vlorë të Kushner dhe Ivanka Trump, kur ata qëndruan për dy ditë. Sipas një prononcimi të ministres së turizmit, Mirela Kumbaro për gazetarin italian Marzio Mian, investimi i Kushner do të ketë zero taksa gjatë fazës së ndërtimit dhe shteti do të paguajë për të gjithë infrastrukturën, përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe kanalizimet.

The post Vizita e Kushner në Vlorë, nisin menjëherë procedurat për Sazanin appeared first on Lapsi.al.

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i dhëndrit të Trump në Sazan

27 June 2025 at 11:18

Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të do të përfaqësojë shtetin shqiptar si aksionere tek resorti i dhëndrit të presidentin amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit. Bëhet fjalë për shoqërinë aksionare “Albanian State Development & Real Estate”, e cila është themeluar më 9 Qershor dhe është regjistruar një ditë […]

The post Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i dhëndrit të Trump në Sazan appeared first on BoldNews.al.

Ndërtohet nga Kushner dhe vajza e Donald Trump/ Shqipëria aksionere në resortin luksoz në Sazan, kompania regjistrohet në QKB, detajet e superprojektit 1.4 mld €

By: V K
27 June 2025 at 11:49

Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik, që do të ndërtohet në Sazan nga Jared Kushner.

Qeveria shqiptare ka krijuar kompaninë shtetërore, e cila do të përfaqësojë shtetin për ortakërinë në këtë resort.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit një ditë më parë, është regjistruar shoqëria aksionere Albanian State Develompent & Real Estate.

Objekti i kësaj shoqërie do të jetë pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit, në partneritete apo investime strategjike lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar nga Korporata e investimeve.

“Kjo shoqëri duhet të sigurojë menaxhimin, zhvillimin dhe administrimin e përgjegjshëm të pasurive të paluajtshme në pronësi, përdorim apo përgjegjësi administrimi të kompanisë, duke maksimizuar vlerën e tyre dhe duke garantuar përdorim optimal; Pjesëmarrja si përfaqësues i shtetit – në partneritete apo investime strategjike si dhe në çdo rast të përcaktuar me vendim të organeve të shoqërisë, lidhur me projektin e investimit “Resorti Turistik- Ishulli i Sazanit” apo çdo projekt tjetër të autorizuar të AIC”, thuhet në dokumentin e regjistrit kombëtar.

Kapitali i shoqërisë është 50 milionë lekë, të zotëruara 100% nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Krijimi i shoqërisë do të përfaqësojë shtetin në projektin me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Komiteti i Investimeve Strategjike, i dha statusin investitor strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit.

Vendimi u mor më 30 dhjetor, duke pranuar propozimin e kompanisë “Atlantic Incubation Partners LLC”, duke parashikuar një investim prej 1.4 miliardë eurosh për ndërtim në 8 për qind të ishullit ose në 45 hektarë.

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Jared Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.

Publikimi i kompanisë shtetërore që do të hyjë ortake në resortin e Sazanit, përkon me vizitën vajzës së Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump, si dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner, të cilët një ditë më parë ishin për një vizitë në Vlorë.

The post Ndërtohet nga Kushner dhe vajza e Donald Trump/ Shqipëria aksionere në resortin luksoz në Sazan, kompania regjistrohet në QKB, detajet e superprojektit 1.4 mld € appeared first on Albeu.com.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec

26 June 2025 at 11:56

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditëve të fundit. Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale, të cilat raportojnë se qëllimi i vizitës lidhet me investimet në sektorin e turizmit që ata do të bëjnë në bregdetin shqiptar.

Sipas të njëjtave burime, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje.

Gjithashtu, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qëndruar për disa orë edhe në zonën e Zvernecit, një tjetër pikë me potencial të lartë për zhvillim turistik. Edhe atje, raportohet se është në shqyrtim një tjetër projekt investimi në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve turistike.

Vizita e çiftit amerikan u mbyll me një darkë private në zonën e Lungomares 2, në një ambient të rezervuar enkas për një grup të ngushtë personash. Masat e sigurisë dhe konfidencialitetit kanë qenë të larta, duke ruajtur karakterin jopublik të takimeve dhe lëvizjeve të tyre. /euronews/

The post Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Vlorë, vizitë në Sazan dhe Zvërnec appeared first on Telegrafi.

Ivanka Trump dhe familja e saj mbërritën në Venecia para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

By: D Marku
25 June 2025 at 19:44

Përpara dasmës që shumë e quajnë ‘ngjarja e vitit’, Venecia po pret shumë yje botërorë dhe figura të shquara.

Ndër të ftuarit e parë që mbërritën në qytet është Ivanka Trump me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre.

Familja Trump u filmua duke shijuar një udhëtim me një varkë tradicionale veneciane dhe më pas u panë duke bërë një shëtitje të relaksuar nëpër qendrën historike të qytetit, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe medias.

Përveç tyre, pritet edhe mbërritja e një numri të madh personalitetesh të famshme që do të marrin pjesë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

Ndër të ftuarit e paralajmëruar janë Oprah Winfrey, Orlando Bloom, Eva Longoria, Kim Kardashian, Kris Jenner dhe Barbra Streisand.

Janë ftuar gjithashtu shumë biznesmenë dhe politikanë. Një ftesë i është dërguar edhe Mbretëreshës Rania Al-Abdullah të Jordanisë.

Ndryshe, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez u detyruan të zhvendosnin vendin e festimit të dasmës së tyre nga qendra e Venecias pas protestave.

The post Ivanka Trump dhe familja e saj mbërritën në Venecia para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez appeared first on Albeu.com.

❌
❌