Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

Nis faza e dytë e armëpushimit në Gaza - Blair, Rubio, Fidan ndër njerëzit që do të udhëheqin me territorin palestinez

17 January 2026 at 07:49


Janë bërë publike emrat e personave që do të jenë pjesë e Komitetit Kombëtar për menaxhimin e Gazës, i formuar me propozim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ekipi do të udhëhiqet nga Ali Shaath, ndërsa anëtarë të tij janë: Abdul Karim Ashour, Jaber Al-Daour, Bashir Al-Rais, Ali Barhoum, Aed Yaghi, Osama Al-Saadawi, Sami Nasman, Mohammad Bseiso, Arabi Abu Shaaban, Hana Tarzi, Rami Halas, Omar Shamali, Ayed Abu Ramadan dhe Husni Al-Mughni.

Secili prej tyre do të jetë përgjegjës për një sektor të veçantë, që përfshin fusha nga financat deri te arsimi, raporton reuters.

Përveç këtij ekipi, Trump ka emëruar edhe trupa këshillimore që do të veprojnë në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar për menaxhimin e Gazës, ku do të përfshihen emra të njohur të politikës ndërkombëtare.

Ndër ta janë ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, si dhe të dërguarit e Trump-it, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Bordi do të përfshijë gjithashtu drejtuesin e fondeve private dhe miliarderin Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga, si dhe Robert Gabriel, këshilltar i Trump-it, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Nickolay Mladenov, ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i lartë për Gazën.

Gjeneralmajori i ushtrisë Jasper Jeffers, komandant i operacioneve speciale të SHBA-së, është emëruar komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mes të nëntorit, autorizoi bordin dhe vendet që bashkëpunojnë me të të krijojnë këtë forcë në Gaza.

Me emërimin e këtyre strukturave ka nisur zyrtarisht zbatimi i fazës së dytë të armëpushimit në Gaza, gjatë së cilës synohet vendosja e një administrate në këtë territor palestinez pa përfshirjen e Hamasit.

Faza e parë e armëpushimit zgjati tre muaj, gjatë së cilës Izraeli e shkeli marrëveshjen disa herë dhe si pasojë u vranë qindra civilë palestinezë.

Ndryshe, sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, ka krijuar një krizë urie dhe ka zhvendosur brenda territorit të gjithë popullsinë e Gazës. Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut, studiues dhe një hetim i OKB-së vlerësojnë se kjo përbën gjenocid.

Izraeli ka deklaruar se ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi militantë të udhëhequr nga Hamasi vranë 1200 persona dhe morën më shumë se 250 pengje gjatë një sulmi në fund të vitit 2023. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

SHBA – Witkoff dhe Kushner synojnë një takim me Putin për paqen në Ukrainë

14 January 2026 at 21:00

UASHINGTON, 14 janar /ATSH/ – I dërguari  i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, po përpiqen të bëjnë një udhëtim në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin, sipas Reuters.

Takimi do të shërbente për të paraqitur propozimet e fundit për paqe për luftën në Ukrainë.

Takimi mund të ndodhë këtë muaj, por planet nuk janë përfundimtare dhe data mund të shtyhet, sidomos për shkak të trazirave në Iran.

Shtëpia e Bardhë ka thënë për aktualisht nuk ka ndonjë takim zyrtar të caktuar në agjendë.

Sipas raportit, zyrtarët amerikanë do t’ia paraqesin presidentit Putinit draftin e fundit të propozimeve për paqe, i cili përfshin edhe garanci sigurie nga SHBA-ja  dhe Evropa për çdo marrëveshje të mundshme.

Bisedimet pritet të prekin edhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës.

Në përgjithësi, bisedimet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por informacioni i disponueshëm tregon një përpjekje të re diplomatike për të avancuar një marrëveshje paqeje midis SHBA‑së dhe Rusisë për luftën në Ukrainë./  /Ad.Ab./ a.jor.

 

 

The post SHBA – Witkoff dhe Kushner synojnë një takim me Putin për paqen në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky zbulon detaje nga takimi me përfaqësuesit e Trumpit

26 December 2025 at 08:15


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe konstruktiv me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht me Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas tij, takimi ka pasur një atmosferë pozitive dhe është përqendruar në çështje thelbësore që lidhen me përpjekjet për arritjen e paqes.

Gjatë bisedimeve janë shkëmbyer “ide të mira” dhe janë trajtuar “shumë detaje”, përfshirë edhe propozime të reja nga pala ukrainase lidhur me procesin e paqes.

Këto propozime përfshijnë formatet e mundshme të negociatave, organizimin e takimeve të ardhshme dhe përcaktimin e afateve kohore për hapat e mëtejshëm diplomatikë.

— (@)

Zelensky theksoi se dokumentet paraprake janë pothuajse të përfunduara, megjithatë disa “çështje të ndjeshme” ende kërkojnë diskutime dhe punë të mëtejshme.

Ai shtoi se periudha në vijim pritet të jetë shumë intensive në aspektin diplomatik, me angazhime të shumta dhe përpjekje të shtuara për të çuar përpara procesin e paqes.

Në fund, lideri ukrainas shprehu mirënjohjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe bëri thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë.

Zelensky paralajmëroi se zvarritja e luftës do të sjellë pasoja të rënda, duke theksuar se vonesat vetëm sa e përkeqësojnë situatën dhe rrisin kostot njerëzore dhe politike të konfliktit. /Telegrafi/

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

By: armand
21 December 2025 at 20:41

Pas tërheqjes së Jared Kushner nga projekti që lidhet me Shtabin e Përgjithshëm, a hapet mundësia e rinovimit të tij, apo qeveria e Serbisë do të kërkojë një investitor të ri? Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndër i Presidentit amerikan Donald Trump) hoqi dorë […]

The post Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd? appeared first on BoldNews.al.

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi "marrëveshjen e paqes"

21 December 2025 at 11:32


Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, ka thënë se bisedimet me palën amerikane mbi luftën e Rusisë kundër Ukrainës kanë qenë "konstruktive" dhe do të vazhdojnë të shtunën dhe të dielën.

Në një koment të shkurtër, Dmitriev i përshkroi diskutimet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, si "konstruktive".

Ai shtoi se bisedimet në Miami kishin filluar dhe do të vazhdonin të shtunën dhe të dielën, transmeton Telegrafi.

Kremlini më parë konfirmoi raportet e medias se po bëheshin përgatitje për një takim me përfaqësuesit e SHBA-së për të shqyrtuar rezultatet e bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Evropës mbi një marrëveshje paqeje.

Në mbrëmjen e 19 dhjetorit, Rustem Umierov, Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se një takim midis delegacionit negociator ukrainas dhe partnerëve amerikanë dhe evropianë kishte përfunduar.

Më 20 dhjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me kryeministrin portugez Luís Montenegro në Kiev, se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar që të zhvillohen "bisedime paqeje" me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë dhe ndoshta edhe të vendeve evropiane.

Zelensky tha gjithashtu gjatë një konference online me gazetarët të shtunën se ai e konsideron të rëndësishme ruajtjen e pjesëmarrjes së SHBA-së në "bisedimet e paqes", duke komentuar një propozim të presidentit Francez Emmanuel Macron për të rifilluar angazhimin me Rusinë. /Telegrafi/

Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd?

By: Brisi
20 December 2025 at 22:32

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndër i Presidentit amerikan Donald Trump) hoqi dorë nga projekti për të ndërtuar një kompleks luksoz në atë vend. Tani shtrohet pyetja nëse qeveria serbe do të përpiqet të gjejë një investitor të ri për të ndërtuar në atë […]

The post Pse u largua dhëndri i Donald Trump nga projekti në Beograd? appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime mbi luftën në Ukrainë këtë fundjavë në Miami

18 December 2025 at 08:34


Zyrtarët amerikanë dhe rusë pritet të takohen në Miami këtë fundjavë, si pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për t'i dhënë fund gati katër viteve të luftës midis Kievit dhe Moskës, sipas dy personave të njohur me çështjen, shkruan Politico.

Ndërsa përpjekjet e presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftimeve kanë dështuar, SHBA-të kanë shtuar presionin mbi Ukrainën për të bërë lëshime që do t'i jepnin fund luftës, transmeton Telegrafi.

Planet mbeten në ndryshim e sipër, por nëse ato zhvillohen këtë fundjavë, administrata do t'ua paraqesë rezultatin e raundit më të fundit të diskutimeve zyrtarëve rusë, të cilët nuk kanë ndryshuar shumë në kërkesat e tyre.

Delegacioni rus pritet të përfshijë kreun e fondit sovran të pasurisë së Rusisë, Kirill Dmitriev, sipas njërit prej personave të njohur me çështjen.

Të dy personave iu dha anonimiteti për të diskutuar planet për raundet e ardhshme të bisedimeve të ndjeshme. I dërguari special i administratës Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, pritet të përfaqësojnë palën amerikane.

Witkoff dhe Kushner më herët këtë javë zhvilluan bisedime maratonë në Berlin me zyrtarë ukrainas dhe evropianë për të rënë dakord mbi garancitë e sigurisë amerikane për Kievin, lëshimet territoriale dhe çështje të tjera, ndërsa Uashingtoni vazhdoi të ushtronte presion mbi Kievin në përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftës.

SHBA-të kanë ofruar një premtim të ndërsjellë mbrojtjeje të ngjashëm me premtimin që u ka bërë anëtarëve të NATO-s, ndërsa Ukraina është tërhequr nga kërkesa e saj për t'u bashkuar menjëherë me aleancën transatlantike.

Zyrtarët e administratës Trump besojnë se Rusia do të pranojë garancitë perëndimore të sigurisë dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE në një marrëveshje përfundimtare.

Por presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën nuk dha shenja se ishte tërhequr nga dëshira e tij për t'i dhënë fund ekzistencës së Ukrainës si shtet sovran.

Duke folur me zyrtarë të lartë të mbrojtjes në Moskë, ai tha se Rusia nuk do të tërhiqej nga misioni i saj për të "çliruar tokat e saj historike" dhe parashikoi se "derri" evropian që mbështet Kievin përfundimisht do të humbiste pushtetin.

SHBA-të kanë thënë se presin që së shpejti të mbledhin një grup zyrtarësh ushtarakë që mbështesin Ukrainën në SHBA, për të përcaktuar më tej detajet teknike mbi sigurinë dhe territorin. Bisedimet SHBA-Rusi në Miami dukeshin të ishin një përpjekje e veçantë.

Këshilltari ukrainas i sigurisë kombëtare, Rustem Umerov, pritet gjithashtu të takohet me delegacionin amerikan përpara takimit SHBA-Rusi, tha personi i parë i njohur me çështjen, duke shtuar se planet mbeten të paqarta.

Udhëheqësit evropianë kanë kaluar pjesën më të madhe të dy javëve të fundit duke u përpjekur të hartojnë plane specifike për garancitë e sigurisë për Kievin, duke përfshirë një zonë të çmilitarizuar përgjatë vijave aktuale të frontit dhe premtimet për trupa për trajnimin e forcave ukrainase dhe monitorimin e çdo armëpushimi.

Një zyrtar evropian, i cili gjithashtu mbeti anonim për të diskutuar diplomacinë delikate, tha se trupat e koalicionit ka të ngjarë të ngarkohen me detyrën e operimit të avionëve dhe dronëve për të mbikëqyrur vijat e frontit, ndërsa disa trupa do të stacionohen në Ukrainën perëndimore "për të ndihmuar në rindërtimin e forcave ukrainase - jo për të shërbyer në vijën e frontit". /Telegrafi/

"Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy" – analisti serb shpjegon arsyet

17 December 2025 at 22:27


Vendimi i kompanisë së dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'u tërhequr nga projekti lukzos është më shumë se provë e qartë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij me Uashingtonin.

Kështu së paku vlerëson analisti i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Madje Jakshiq beson se në fund të fundit, ''Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy''.

Në këtë drejtim, ai thekson se një tjetër përpjekje e Vuçiqit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Uashingtonin dështoi.

Për Jakshiqin, shpjegimi me të cilin kompania e dhëndrit të Donald Trump e braktisi projektin është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Kujtojmë se njoftimi për tërheqjen e kompanisë së Kushnerit u publikua më 15 dhjetor - në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.

Dhe në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë, kompania investuese “Affinity Partners” tha se “vizioni ynë për projektin në Beograd ishte të ofronim një dizajn elegant dhe frymëzues, që pasqyronte përparimin e Serbisë”.

“Jemi krenarë për arkitekturën që ka krijuar ekipi ynë. Sepse, projektet me kuptim duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe për qytetin e Beogradit, ne po e tërheqim aplikimin tonë dhe po e bëjmë një hap pas në këtë moment”, thuhej në deklaratë.

Dhe Jakshiq nuk ka dyshime se ky mesazh i dërguar nga ana tjetër e Atlantikut përputhet në mënyrë të përkryer me rrjedhat e marrëdhënieve amerikano-serbe në kohët e fundit.

Ai kujton se ata ishin më shumë se të shqetësuar nga sjellja e Vuçiqit në maj të këtij viti, kur ai u përpoq të hynte në konventën republikane në Florida.

Për të kujtuar, presidenti i Serbisë shkoi për një vizitë në SHBA pranverën e kaluar, nga e cila u kthye pa planifikuar pas dy ditësh, dhe siç u njoftua në atë kohë, për arsye shëndetësore.

Sipas raporteve jozyrtare të medias, Vuçiq priste të takohej me Trumpin në takimin e republikanëve në Florida, por kjo nuk ndodhi.

"Përshtypja ime është se Donald Trump nuk dëshiron më ta shohë Aleksandar Vuçiçin me sy. Duket se Vuçiq i ka shpërdoruar shanset e tij me Trumpin, ashtu siç i shpërdoroi ato me Moskën dhe Bashkimin Evropian", thekson Jakshiq.

Ai paralajmëron gjithashtu se amerikanët nuk e falin faktin që Vuçiq u përpoq t'i përfshijë ata në aferat e tij të brendshme të korrupsionit.

Andaj, sipas mendimit të tij, Vuçiq praktikisht ia mbylli derën vetes me Donald Trumpin.

Duke komentuar se si ky episod i fundit në marrëdhëniet serbo-amerikane mund të reflektojë në historinë e sanksioneve amerikane kundër Industrisë Serbe të Naftës, Jakshiç thekson se kjo është vetëm një vazhdim i serisë së aferave që Vuçiq bëri në marrëdhëniet me amerikanët.

Në vendin ku gjendeshin ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, të shkatërruara gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999, kompania investuese “Affinity Partners” kishte planifikuar një kompleks banimi dhe biznesi me markën Trump.

E Vuçiq tha se për shkak të “gjuetisë së shtrigave” që u bë ndaj investitorit dhe ndërtimit, Serbia humbi një investim të vlefshëm prej së paku 750 milionë eurosh.

Ai fajësoi Prokurorinë dhe “bllokuesit” - siç i quan ai protestuesit antiqeveritarë që protestojnë për më shumë se një vit kundër Qeverisë së udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe.

“Personalisht, do të kujdesem që të gjithë ata që kanë kontribuar në shkaktimin e këtij dëmi, të përgjigjen”, tha presidenti serb.

Ai paralajmëroi se do të “paraqesë personalisht kallëzime penale” kundër “të gjithë atyre që morën pjesë në ‘gjuetinë e shtrigave’ dhe shkatërrimin e investimit”, duke i akuzuar për “dëm ekonomik ndaj Serbisë”.

Ai i hodhi poshtë akuzat për korrupsion në këtë projekt. /Telegrafi/

"Familja Trump, NIS dhe KE-ja" - Vuçiq mori tri goditje të fuqishme brenda një muaji e gjysmë

16 December 2025 at 19:53


Politika e jashtme e Serbisë ka pësuar tre goditje të rënda në vetëm një muaj e gjysmë.

Nga projekti i ndërtimit të një hoteli luksoz në vendin e Shtabit të Përgjithshëm, u tërhoq dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner.

Ndërkohë, Rusia thellon krizën me Industrinë e Naftës së Serbisë, pa bërë të ditur nëse dhe kujt do t’i shesë pjesën e saj të pronësisë, për të cilën Amerika ka vendosur sanksione.

As marrëdhëniet me evropianët nuk ecin mirë, dhe kështu Komisioni Evropian në fillim të nëntorit publikoi një raport më të ashpër se kurrë mbi gjendjen në vendin tonë.

Tërheqja e investitorit amerikan

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump dhe figura kryesore e një projekti të madh ndërtimi në vendin e ish-godinës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, u tërhoq nga projekti i hotelit luksoz.

Arsyeja zyrtare e tij ishte se projekti duhet të bashkonte, jo të ndante qytetarët, duke u tërhequr “nga respekti për qytetarët e Serbisë”, raporton nova.rs.

Tërheqja e tij ndodhi njëkohësisht me ngritjen e aktakuzave nga prokuroria ndaj disa zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës në lidhje me këtë çështje.

Kriza në Naftën Industriale të Serbisë (NIS)

Marrëdhëniet me partnerët rusë dhe amerikanë mbeten të tensionuara për shkak të detyrimeve dhe sanksioneve që lidhen me aksionet ruse në NIS.

Rusia ende nuk ka sqaruar tek kujt do t’i shesë aksionet, gjë që ka krijuar paqartësi dhe probleme operative. Kjo situatë ka sjellë sulme diplomatike dhe politike ndaj qeverisë së presidentit, Aleksandar Vuçiqit.

Raporti i ashpër i Komisionit Evropian

Komisioni Evropian publikoi një raport shumë të rreptë mbi situatën në Serbi, duke kritikuar sundimin e ligjit, situatën e mediave dhe luftën kundër korrupsionit. Raporti u perceptua si një goditje tjetër diplomatike ndaj qeverisë dhe politikave të saj të brendshme.

Sipas një ish-diplomati, veprimet e fundit të Evropës, SHBA-së dhe Rusisë tregojnë se politika e jashtme e Serbisë është në një rrugë pa dalje. Ai shton se vendit i nevojitet një rifillim i plotë politik dhe zgjedhje të reja, për të sjellë ide dhe mundësi të reja për zhvillimin e vendit. /Telegrafi/

Dhëndri i Trumpit tërhiqet nga projekti i Shtabit të Përgjithshëm në Serbi, por mund të kërkojë kompensim - çfarë thotë kontrata?

16 December 2025 at 10:06


Kompania e dhëndrit të presidentit amerikan Donald Turmp, Jared Kuschner, Affinity Partners, ka konfirmuar për Wall Street Journal se po tërhiqet nga projekti i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe.

Siq kanë bërë të ditur kjo po ndodhë duke sepse duan të respektojnë popullin serb dhe Beogradin “sepse projekti domethënës duhet të bashkojë e jo ndajë”.

Nëse kjo u bë pasi Prokuroria për Krimin e Organizuar ngriti një aktakuzë kundër Ministrit të Kulturës, Nikola Selakoviq, apo nëse kjo ngjarje ishte vetëm një pikë uji në gotën tashmë të mbushur të kundërshtimit ndaj këtij projekti nga një pjesë e opinionit, mbetet e paqartë për momentin.

Por ajo që është më e rëndësishme është ajo që shkruhet në kontratën me kompaninë amerikane. Dhe si mund të zgjidhet kjo situatë tani.

Sipas informacionit të disponueshëm deri më tani, është nënshkruar vetëm një kontratë për një investim të përbashkët midis një partneri strategjik nga SHBA-ja dhe Serbia.

Dy kontrata të tjera ishin në fazën e draftit që do të rregullonin më nga afër funksionimin e sipërmarrjes së përbashkët të planifikuar. Gjithashtu, një draft i një marrëveshjeje qiraje toke për 99 vjet, si dhe një kontratë model për transferimin e aksioneve në sipërmarrjen e përbashkët.

Meqenëse ato nuk janë nënshkruar (ose kjo nuk është zbuluar ende), dispozitat e tyre nuk mund të zbatohen. Megjithatë, kontrata e parë dhe themelore mbetet, e cila përcakton arsyet për të cilat ajo mund të ndërpritet. Dhe jep mundësinë që, pavarësisht vendimit për të braktisur vetë projektin, ajo ende mund të kërkojë rimbursim të kostove.

Në thelb, ekzistojnë vetëm disa arsye pse e ashtuquajtura kontratë investimi mund të ndërpritet. Njëra është mospërmbushja e të ashtuquajturave kushte paraprake, pra kushteve që duhet të çojnë në formimin e një shoqërie të përbashkët. Arsyeja e dytë është mospërmbushja e detyrimeve në procesin e themelimit të një shoqërie të përbashkët. Dhe arsyeja e tretë është nëse të dy palët nuk lidhin një marrëveshje qiraje toke dhe kjo nuk regjistrohet në kadastër.

Duke pasur parasysh se kjo marrëveshje nuk rezultoi në hapjen e një shoqërie të përbashkët ose në dhënien me qira të tokës (sepse pengesat mbi parcelat nuk u fshinë), kontrata mund të ndërpritet vetëm për shkakun e parë, që është mospërmbushja e kushteve paraprake.

Ndryshe, kontrata përcakton 13 kushte që duhet të përmbushen për të formuar një shoqëri të përbashkët. Shumica e tyre ishin përgjegjësi e shtetit, dhe një pjesë më e vogël e partnerit strategjik, ndërsa kishte edhe një kusht që ata duhej ta përmbushnin së bashku (harmonizimi i planit të biznesit të shoqërisë së përbashkët).

Detyrimi i shtetit ishte, ndër të tjera, të hiqte mbrojtjen e pronës kulturore nga këto prona, të përfundonte prishjen e ndërtesave, të miratonte një plan rregullues, ta shpallte këtë projekt një projekt me rëndësi të veçantë, të jepte garanci të vërteta se gjithçka ishte bërë në përputhje me ligjin.

Ishte detyrë e partnerit strategjik të fillonte procedurën për marrjen e miratimit nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës. Gjithashtu, të urdhëronte përgatitjen e një raporti për mbrojtjen e mjedisit. Ishte gjithashtu e nevojshme të transferohej pjesa në sipërmarrjen e përbashkët te një kompani degë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kushti i mëparshëm ishte të sigurohej që nuk ishte lëshuar asnjë urdhër ose vendim i një gjykate ose autoriteti tjetër që do të pengonte zbatimin e kësaj pune.

Të dy palët kishin dy vjet nga nënshkrimi i kontratës për të përmbushur këto 13 kushte. Megjithatë, kjo periudhë nuk ka skaduar ende, kështu që shumica e këtyre pikave nuk kualifikohen si arsye për ndërprerjen e kontratës. Me përjashtim të njërit, potencialisht.

Dhe ky është kushti që "nuk ka ndodhur asnjë ndryshim material negativ" që nga data e lidhjes së kontratës. Siç përcaktohet në dokument, një ndryshim material negativ do të thotë çdo ndryshim që do të ishte materialisht i dëmshëm për biznesin, pronën dhe gjendjen e sipërmarrjes së përbashkët.

Një dispozitë kaq e formuluar gjerësisht mund të përbënte bazë për ndërprerje nëse do të interpretohej se protestat e qytetarëve, si dhe efektet e mundshme negative të procedurave të mundshme ligjore kundër ministrit dhe zyrtarëve të tjerë, çuan në ndërprerjen e kontratës dhe humbjen pasuese për partnerin strategjik.

Kushti i dytë në lidhje me dështimin për të marrë ndonjë vendim nga një gjykatë ose një autoritet mund të jetë gjithashtu bazë për ndërprerje. Por vetëm në rast se Gjykata Kushtetuese merr një vendim mbi jokushtetutshmërinë e lex specialis, para formimit të sipërmarrjes së përbashkët. Gjë që ndoshta nuk do të ishte kështu.

Kushti i tretë për ndërprerje mund të jetë që shteti të mos e ketë shpallur këtë projekt si projekt me rëndësi kombëtare brenda 21 ditëve nga nënshkrimi i kontratës. Por nëse ky vendim nuk është marrë zyrtarisht, atëherë kjo bazë ka qenë prej kohësh në fuqi dhe me sa duket nuk është përdorur.

Ajo që është interesante është se kontrata përcaktonte që vetëm partneri strategjik mund ta ndërpresë kontratën nëse nuk plotësohen kushtet e mëparshme. /Telegrafi/

Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor

16 December 2025 at 10:54

Bisedimet diplomatike të paqes me pasojat më të mëdha të 80 viteve të fundit kanë ecur përpara me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Por oferta e fundit e Ukrainës për të hequr dorë nga përpjekja e saj për t’iu bashkuar NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë mund ta ndryshojë këtë. Presidenti ukrainas Volodymyr […]

The post Armiqësia e SHBA-së ndaj Evropës kërcënon të tradhtojë Ukrainën dhe krahun e saj lindor appeared first on Reporter.al.

WSJ: Kushner heq dorë nga investimi në Serbi

By: Rovena
16 December 2025 at 08:38

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga projekti për ndërtimin e një hoteli në Beograd, raportoi gazeta Wall Street Journal më 15 dhjetor.

Projekti ishte parashikuar në vendin e ish-godinës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila u shkatërrua gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kompania e Kushnerit “Affinity Partners” kishte planifikuar të ndërtonte aty një hotel luksoz.

Lajmi erdhi në ditën kur Prokuroria Publike për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit aktual të Kulturës, Nikolla Sellakoviç, për shkelje gjatë heqjes së statusit të pronësisë së objekteve kulturore ndaj ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, në qendër të Beogradit.

Sellakoviç akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

“Për shkak se projektet e mëdha duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për qytetarët e Serbisë dhe Beogradit, ne tërhiqemi nga aplikimi ynë dhe këtë herë qëndrojmë mënjanë”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë private investuese të Kushnerit, “Affinity Partners”, sipas Wall Street Journal.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua kompanisë “Affinity Partners” për konfirmim dhe koment dhe është në pritje të përgjigjes.

REL-i kontaktoi edhe Presidencën e Serbisë, por ende pa përgjigje.

Prokuroria për Krim të Organizuar po kryen hetime që nga maji për falsifikimin e dyshuar të dokumenteve, të cilat shërbyen si bazë që Qeveria e Serbisë t’i hiqte statusin e pronësisë kulturore ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Sipas akuzave të mëparshme nga Zyra e Prokurorit, drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, Goran Vasiq, pranoi falsifikimin e dokumenteve.

Bazuar në atë dokumentacion, Ministrisë së Kulturës, e cila udhëhiqet nga Sellakoviq nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet, i është dorëzuar një iniciativë për miratimin e vendimit për heqjen e statusit të pronësisë kulturore ndaj ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.

Sellakoviç u mor në pyetje më 4 dhjetor dhe, pasi dha dëshminë e tij, ai nuk foli për procedurat, por bëri akuza dhe fyerje kundër Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Pa ofruar ndonjë provë, ai e akuzoi atë se vepron sipas urdhrave të disa qendrave të pushtetit, të cilat nuk i emëroi, por tha se synojnë rrëzimin e Qeverisë në Serbi dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Më 11 dhjetor, Vuçç tha se, në rast se ngrihet aktakuzë për rastin e ish-godinës së Shtabit të Përgjithshëm, ai do t’i falë të gjithë ata që “dyshohet se kanë marrë pjesë në mashtrime”.

“Nuk do t’ua jap mundësinë t’i ndjekin penalisht ata që nuk kanë faj. Unë jam fajtori. Unë jam ai që dëshiroja modernizimin e Serbisë. Unë jam ai që dëshiroja të sjell një investitor të madh”, tha Vuçiç.

Më 7 nëntor, Kuvendi i Serbisë miratoi një ligj të veçantë që i hoqi ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm statusin e pasurisë kulturore, duke i hapur rrugë ndërtimit të një kompleksi luksoz.

Ky projekt nxiti kundërshtime nga demonstrues antiqeveritarë, opozita dhe ekspertët që kërkojnë ruajtjen dhe restaurimin e ndërtesës së shekullit 20.

Kushner, përndryshe, ka plane për një projekt edhe në bregdetin Adriatik të Shqipërisë.

Projekti parashikon shndërrimin e Ishullit të Sazanit – të mbushur me bunkerë dhe tunele të braktisura nga epoka komuniste – në një vendpushim luksoz.

Projekti prej 45 hektarësh, i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike më 30 dhjetor 2024, vlen 1.4 miliard euro dhe pritet të krijojë rreth 1.000 vende pune në Shqipëri.

Megjithatë, nuk ka ende informacione publike nëse kontratat janë nënshkruar, nëse lejet mjedisore janë lëshuar, nëse studimet e fizibilitetit kanë përfunduar apo planet e ndërtimit janë miratuar.

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump” në Serbi

By: Elva
15 December 2025 at 22:43

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka anuluar planet për të ndërtuar një hotel në emër të markës “Trump” në Serbi, pas një vale reagimesh dhe protestash publike. Sipas The Wall Street Journal, Kushner dhe kompania e tij e kapitalit privat “Affinity Partners” kanë vendosur të heqin dorë nga projekti për rindërtimin e […]

The post Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump” në Serbi appeared first on BoldNews.al.

Ukraina përshëndet 'përparimin e vërtetë' pas bisedimeve me SHBA-në në Berlin

15 December 2025 at 16:47


Kanë filluar të zbulohen detaje nga ekipi ukrainas pas bisedimeve të tij me zyrtarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Negociatori kryesor i Ukrainës i përshkroi bisedimet me ekipin amerikan në Berlin si konstruktive dhe produktive, transmeton Telegrafi.

Rustem Umerov shtoi se është arritur "përparim i vërtetë" dhe ai shpreson të arrijë një marrëveshje "që do të na afrojë me paqen deri në fund të ditës".

"Ekipi amerikan i udhëhequr nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punon jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive për të ndihmuar Ukrainën të gjejë një rrugë drejt një marrëveshjeje paqeje që zgjat", shkroi ai në një postim në X.

"Ekipi ukrainas është jashtëzakonisht mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe ekipit të tij për të gjitha përpjekjet që po bëjnë", shtoi ai.

Kjo vjen pasi Kievi i dorëzoi Uashingtonit një propozim të përditësuar për paqe javën e kaluar, i përbërë nga 20 pika në vend të planit fillestar prej 28 pikash që kishte propozuar ekipi i Donald Trump. /Telegrafi/

Negociatat midis Zelenskyt dhe të dërguarve amerikanë do të vazhdojnë nesër

14 December 2025 at 22:23


Bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë mbi propozimet për një zgjidhje të luftës në Ukrainë përfunduan pas më shumë se pesë orësh të dielën dhe do të rifillojnë të hënën, tha një këshilltar presidencial ukrainas.

"Ato vazhduan për më shumë se pesë orë dhe përfunduan sot me një marrëveshje për të rifilluar nesër në mëngjes", u tha këshilltari Dmytro Lytvyn gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.

Lytvyn tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të komentojë mbi bisedimet të hënën pasi ato të përfundojnë.

Zyrtarët, tha Lytvyn, po shqyrtonin draft-dokumentet, transmeton Telegrafi.

Ndryshe negociatat filluan pasdite dhe në takim morën pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në bisedime mori pjesë edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz. /Telegrafi/

GJERMANi – Kushner dhe Witkoff mbërrijnë në Berlin për bisedimet mbi Ukrainën

14 December 2025 at 14:46

BERLIN, 14 dhjetor /ATSH – DPA/ – I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, mbërritën sot  në Berlin për të kryesuar një delegacion amerikan në bisedimet për një armëpushim në Ukrainë.

Ndërkohë, në ndërtesën e qeverisë gjermane mbërriti një delegacion ukrainas, ku merr pjesë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov,  për bisedime në lidhje me paqen në Ukrainë.

Umerov, kryenegociatori i presidentit Volodymyr Zelensky dhe kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, udhëtoi së bashku me Gunter Sautter, këshilltarin për politikë të jashtme të kancelarit Friedrich Merz, drejt hotelit ku është akomoduar delegacioni amerikan.

Bisedimet pritet të zhvillohen mes delegacionit amerikan, përfaqësuesve ukrainas dhe atyre të fuqive kryesore evropiane. Diskutimet paraprake do të mbahen në nivel këshilltarësh dhe pas dyerve të mbyllura.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Berlinit. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, njoftoi të premten se Zelensky do të takohet nesër me kancelarin Friedrich Merz të hënën.

Duke folur për gazetarët ukrainas, Zelensky tha se ende nuk ka marrë një reagim nga Shtetet e Bashkuara për propozimet e tij më të fundit lidhur me ndryshime në planin e paqes të presidentit Donald Trump. Ai pranoi se një plan paqeje nuk do t’i kënaqë të gjitha palët, por theksoi se Ukraina ndodhet në një pozicion të fortë negociues.

Zelensky iu referua edhe garancive të sigurisë për Ukrainën, duke pasur parasysh se jo të gjitha palët mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO.

Në Berlin ka mbërritur gjithashtu gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandanti më i lartë i NATO-s në Evropë. /Ad.Ab./

The post GJERMANi – Kushner dhe Witkoff mbërrijnë në Berlin për bisedimet mbi Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Njerëzit e Trumpit mbërrijnë në Berlin për negociata mbi Ukrainën

14 December 2025 at 13:08


I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, kanë mbërritur në Berlin për të udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet për një armëpushim në Ukrainë.

Bisedimet pritet të zhvillohen midis delegacionit amerikan, përfaqësuesve ukrainas dhe përfaqësuesve të fuqive të mëdha evropiane.

Detajet mbi kohën e bisedimeve nuk dihen ende.

Bisedimet fillestare do të zhvillohen në nivel këshilltarësh me dyer të mbyllura.

Witkoff u takua me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji.

Gjatë bisedimeve, Putin theksoi se Rusia do të ndjekë qëllimet e saj të luftës në mungesë të një marrëveshjeje. /Telegrafi/

Ofertë 108 miliardë dollarë, Paramount dhe Kushner synojnë gjigandin kinematografik Warner Bros

By: armand
8 December 2025 at 17:37

“Affinity Partners”, firma e kapitalit privat e drejtuar nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, po merr pjesë në përpjekjen “agresive” të Paramount, për të blerë gjigantin kinematografik “Warner Bros Discovery”, sipas një dokumenti të paraqitur pranë rregullatorëve amerikanë. Përfshirja e Affinity rrit shanset që propozimi i Paramount të kualifikohet dhe të miratohet nga rregullatorët, […]

The post Ofertë 108 miliardë dollarë, Paramount dhe Kushner synojnë gjigandin kinematografik Warner Bros appeared first on BoldNews.al.

❌
❌