Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 February 2026Main stream

Shkëlqim Hajdari emërohet prefekti i Tiranës

6 February 2026 at 17:11

TIRANË, 6 shkurt /ATSh/ Afrim Qendro është liruar nga detyra e prefektit të qarkut të Tiranës, detyrë të cilën e ka mbajtur që nga nëntori i vitit 2021. Vendim u mor sot në mbledhjen e qeverisë dhe në vend të tij është emëruar Shkëlqim Hajdari.

Shkëlqim Hajdari ka mbajtur postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm që prej vitit 2016 dhe dha dorëheqjen pak javë më parë.

Hajdari gjithashtu ka përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë si prokuror dhe ka drejtuar për shumë vite edhe Shoqatën e Prokurorëve.

Ndër vite ai ka qenë një forcë shtytëse e promovimit të vlerave të kryeqytetit si kryetar i asamblesë për Shoqatën Tirana.

/m.q/j.p/

The post Shkëlqim Hajdari emërohet prefekti i Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

6 February 2026 at 11:05


Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Vendimi i qeverisë përforcon ndryshimet në strukturat e administratës shtetërore dhe vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave.

Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post. /Euronews.al/

Rama “merr” Dashnor Sulën, e emëron Kryeinspektor të Përgjithshëm! Shkëlqim Hajdari prefekt i Tiranës

By: Ela
6 February 2026 at 11:04

Shkëlqim Hajdari është emëruar sot prefekt i Tiranës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Vendimi vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave. Hajdari do të udhëheqë administratën e kryeqytetit, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm, duke zëvendësuar vetë Hajdarin në këtë post. Pak kohë më […]

The post Rama “merr” Dashnor Sulën, e emëron Kryeinspektor të Përgjithshëm! Shkëlqim Hajdari prefekt i Tiranës appeared first on BoldNews.al.

U tërhoq nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

By: Fax Web
6 February 2026 at 11:25

Shkëlqim Hajdari është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës.

Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.

Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

By: V K
6 February 2026 at 11:24

Shkëlqim Hajdari, është emëruar prefekt i Tiranës, duke zëvendësuar Afrim Qendron. Vendimi është marrë ditën e sotme, ndërkohë kjo lëvizje vjen pak ditë pasi Hajdari u largua nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Shkëlqim Hajdari, është emëruar ditën e sotme në postin e prefektit të Tiranës.

Hajdari dha dorëheqjen nga posti i Kryeinspektorit të Përgjithshëm disa kohë më parë, ndërsa sot u zbulua se ai do të pasohet në detyrë nga ish-deputeti Dashnor Sula.

Ai ka një përvojë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë, pasi disa vite më parë ka ushtruar detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkodrës.

The post Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Hajdari më vodhi fitoren”/ Maliqi: SPAK-u nuk e heton se mbrohet nga oligarku Salillari

By: Brisi
4 February 2026 at 09:55

Ish-kandidati për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka komentuar procesin zgjedhor ku u shpreh se sipas tij, fitorja i është vjedhur përmes një skeme shantazhi dhe manipulimi. I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, në Syri TV, Maliqi tha se kryetari aktual i bashkisë, Kreshnik Hajdari, po keqpërdoret për shkak të interesave korruptive dhe se kjo […]

The post “Hajdari më vodhi fitoren”/ Maliqi: SPAK-u nuk e heton se mbrohet nga oligarku Salillari appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e policit të burgjeve Imer Hajdari/ Detaje nga dosja hetimore: Autori, qitës profesionist. Pastroi krimin duke…

By: armand
3 February 2026 at 20:22

Emisioni “Në Shënjestër” solli këtë të martë historinë e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet më parë, më 10 Prill 2012 në Tiranë. Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi. Vrasja e tij […]

The post Vrasja e policit të burgjeve Imer Hajdari/ Detaje nga dosja hetimore: Autori, qitës profesionist. Pastroi krimin duke… appeared first on BoldNews.al.

Brikena e rezervuar pas surprizës së Mateos, i jep vetëm dorën, Monika: as Trumpi me Putinin nuk kanë qenë aq të ftohtë

1 February 2026 at 12:24


Gjatë spektaklit të natës së kaluar (e shtunë), Mateo i bëri një surprizë Brikenës, duke thyer akullin mes tyre dhe duke krijuar një moment të veçantë brenda shtëpisë.

Brikena shprehu mirënjohjen e saj për Mateon pas kësaj surprize.

“Unë desha ta falënderoj shumë Mateon për këtë surprizë, edhe juve që e keni realizuar këtë gjë. Mateos do t’ia jap një mundësi për t’u njohur, jo për gjë tjetër”, tha ajo.

BBVA/YouTube

Kur Mateo e pyeti: “Po një përqafim miqësor?”, Brikena iu përgjigj: “Por përqafimin nuk e ndiej t’ia jap tani, kështu që po ia jap vetëm dorën”.

Ndërsa Mateo u përpoq sërish: “O Ledion, një përqafim s’e meritoj?”

Momenti u komentua shumë edhe nga opinionistët.

Arber Hajdari: “Brikena është shumë e ftohtë, gur fare o burrë”.

Monika: “Pse, çka do ti, të ndezi rezistencat Brikena?”

Arbri: “Jo, por është shumë e ftohtë. Tani, u preka unë këtu, edhe ti me mua ishte duke u prekur”.

Monika, sa i përket momentit që Brikena i dha vetëm dorën Mateos, tha se as Trumpi me Putinin nuk kanë qenë aq të ftohtë”. /Telegrafi/



- YouTube www.youtube.com



Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit dhe Drejtoria Komunale e Shëndetësisë diskutojnë avancimin e shërbimeve shëndetësore

29 January 2026 at 13:24


Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e spitalit, ka pritur në takim drejtorin e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë së Komunës së Prizrenit, Sylejman Baxhaku, me bashkëpunëtorët e tij.

Në takim morën pjesë edhe drejtori mjekësor Dr. Shefki Xharra, drejtoresha e Infermierisë Burbuqe Gashi, drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta Lumrim Murtezaj, si dhe përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, përfshirë udhëheqësin e Sektorit të Shëndetësisë Komunale Shpëtim Rahmanaj, zyrtaren e lartë për cilësi Dormira Brahimaj-Musaj dhe zyrtaren ligjore Qëndresa Racaj.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” dhe Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore, më efikase dhe më të shpejta për qytetarët.

Në fokus të diskutimeve ishin shkëmbimi i përvojave profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, koordinimi dhe avancimi i shërbimeve emergjente, procesi i referimit dhe transportimit të pacientëve, si dhe inicimi i ngritjes së një qendre të veçantë për transportimin e pacientëve nga vendi i ngjarjes, QKMF-të, spitali dhe QKUK-ja. Po ashtu, u trajtua shfrytëzimi optimal i burimeve njerëzore dhe financiare, pajisjeve mjekësore, shërbimeve teknike, si dhe koordinimi i shërbimeve diagnostike dhe laboratorike.

Palët diskutuan gjithashtu ngritjen e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe iniciativave që vendosin pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e të dy institucioneve u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e çështjeve të diskutuara, përfshirë inicimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet dy drejtuesve që nga marrja e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit nga Osman Hajdari në shtator 2025 dhe marrja e detyrës së drejtorit të Shëndetësisë Komunale nga Dr. Sylejman Baxhaku në janar 2026. /Telegrafi/


“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar

By: gaze tare
24 January 2026 at 21:34

Opinionisti i Big Brother VIP Albania, Arbër Hajdari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe sjelljes së Rogertit, banorit e te ri te reality show, duke e kritikuar për mungesë respekti, morali dhe kufijsh në komunikim, veçanërisht ndaj vajzave te shtepise, ndaj te cilave ai iu eshte drejtuar me shume fyerje.

Gjatë fjalës së tij, Arbri u shpreh se mënyra se si Rogerti është futur në diskutime dhe në raport me banorët e tjerë tregon mungesë pjekurie dhe vetëkontrolli, duke e akuzuar se flet pa menduar dhe se tenton të manipulojë situatat.

“Ke hyrë si tollumbac. Ti nuk di asnjë lloj kufiri që të mbash, morali. Hyrja jote në këtë mënyrë, tregon që ke probleme në të menduar, nuk mendon, flet pa menduar, hedh fjalë kudo, pa parë a preket njeri a nuk preket njeri. Do doja të mos tentojë të bëjë manipulatorin, ke kaluar disa kufinj. Kush je ti që i thua një vajze që ti do burra me lek.”- tha Arbri.

Deklarata e fortë e opinionistit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin qëndrimin e tij dhe atyre që e shohin përplasjen si një nga momentet më të tensionuara të debatit.

The post “Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar appeared first on iconstyle.al.

Tre yjeve të Kosovës në Hoffenheim, mund t'i bashkohet edhe një tjetër - oferta së shpejti

21 January 2026 at 17:04


Mediumet turke kanë raportuar të hënën se sulmuesi i Besiktashit, Milot Rashica, ka zgjuar interesim serioz nga disa klube, përfshirë ekipe nga Gjermania dhe Arabia Saudite.

Edhe të mërkurën, mediat në Turqi kanë vijuar të shkruajnë për mundësinë e largimit të reprezentuesit të Kosovës nga klubi bardhezi, duke zbuluar tashmë edhe emrin e një klubi konkret të interesuar.

Sipas tyre, bëhet fjalë për Hoffenheimin, skuadër e Bundesligës, ku aktualisht aktivizohen me sukses tre futbollistë kosovarë: Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

“Është mësuar se Hoffenheimi po përgatitet të paraqesë një ofertë zyrtare për sulmuesin kosovar të Besiktasit”, ka shkruar mediumi turk “Turkuva Radyolar”.

Rashica, 29 vjeç, është pjesë e Besiktashit që nga viti 2023, kur u transferua nga Norwich City për shumën prej 5 milionë eurosh.

Ai ka kontratë me klubin turk deri në verën e vitit 2027, ndërsa më herët në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn. /Telegrafi/

Hoffenheim në rrugën e Ligës së Kampionëve, me tre kosovarë që po shkëlqejnë – kjo e kthen në shans historik edhe për Kosovën

18 January 2026 at 17:44


Pas fitores vendimtare ndaj Bayer Leverkusenit, Hoffenheim ka ngritur shpresat e tifozëve duke u renditur aktualisht në vendin e tretë të Bundesligës, duke u afruar drejt një vendi në Ligën e Kampionëve.

Hoffenheim aktualisht mban vendin e tretë me 33 pikë në 17 xhiro, një pikë më shumë se sa morën sezonin e shkuar, kur shpëtuan në fund.

Pikat kyçe të këtij suksesi janë tre lojtarë të rinj shqiptarë nga Kosova, të cilët po luajnë rol vendimtar në ekipin gjerman.
Albian Hajdari, Leon Abdullahu dhe Fisnik Asllani, të moshës nga 21 deri në 23 vjeç, kanë qenë motorët e skuadrës që nga rikthimi i tyre në formën e lartë.

Vitin e kaluar, Hoffenheim ishte në një sezon të vështirë dhe pothuajse ra nga Bundesliga, duke e siguruar qëndrimin vetëm në fund.
Albian Hajdari, që nga zbarkimi i tij nga Lugano, ka arritur të luajë në 14 ndeshje, madje ka shënuar edhe një gol.

Leon Abdullahu, nga ana tjetër, u ble nga Basel dhe ka luajtur në 17 ndeshje, duke dhuruar një asistim, ndërsa konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në Bundesliga.

Për fund, lojtari që ka çmendur të gjithë me aftësitë e tij, Fisnik Asllani, ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, pas kthimit nga Elversberg.

Pra, Hoffenheim, me afrimet strategjike dhe kthimin e lojtarëve të talentuar nga huazimet, ka transformuar lojën dhe ka filluar të shfaqë konsistencë të lartë.

Ky sukses ka edhe një dimension kombëtar. Kosova ka shansin të kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026 përmes play-offit.

Përballja e parë është kundër Sllovakisë, më 26 mars, dhe nëse kalon këtë sfidë, finalja e play-off-it do të luhet kundër Turqisë ose Rumunisë, ku Kosova do të ketë avantazh fushë.

Ky është një moment historik për futbollin kosovar, dhe tri yjet e Hoffenheimit janë bërë shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë në vend.

Ekspertët dhe tifozët vlerësojnë se forma e shkëlqyer e Hoffenheimit dhe performanca e jashtëzakonshme e kosovarëve mund të jenë vendimtare për të siguruar suksesin e dyfishtë: një vend në Ligën e Kampionëve dhe një histori të paharrueshme për Kombëtaren e Kosovës. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

E quajti Brikenën “miss filler-i” dhe e ofendoi për ngjyrën e lëkurës, Arbër Hajdari ia “përplas” në fytyrë Inës: Je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër

By: M C
17 January 2026 at 23:39

Pas një debati të ndodhur mes Inës, e cila ka sulmuar Brikenën dhe Kristin duke folur me ironi ndaj tyre dhe duke iu drejtuar Brikenës si “miss filler-i” duke “bullizuar” për ndërhyrjet estetike që ajo ka bërë, kjo gjë është diskutuar edhe sot gjatë prime-it.

Brikena: Mendoj që secili këtu e tregon edukatën dhe kulturën e vetë. Nuk e gjej veten në fjalët që më ka thënë Ina. Të mbajë përgjegjësi për ato që flet dhe jo të japë deklaratë false. Do të më nxjerrë nga vetja por s’më nxjer dot, nëse nuk më djeg. Nuk të përcakton ty filler apo botox. Unë skam thënë që jam më e bukur, por se meritoj që të më thonë ‘ti je me filler, botox’.

Gjatë komentit të dhënë nga Ina, ka patur një ndërhyrje nga Arbër Hajdari i cili i është drejtuar asaj duke i thënë: “Ti je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër!”

The post E quajti Brikenën “miss filler-i” dhe e ofendoi për ngjyrën e lëkurës, Arbër Hajdari ia “përplas” në fytyrë Inës: Je rasti më i shëmtuar se si një femër mund të trajtojë një tjetër appeared first on Albeu.com.

Komuna e Gjakovës emëron drejtorët e rinj komunalë, këta janë emrat që do ta mbështesin Gjinin

16 January 2026 at 13:53


Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar sot drejtorët e rinj të drejtorive komunale, duke kompletuar ekipin ekzekutiv që do të udhëheqë institucionin gjatë këtij mandati qeverisës.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, me këto emërime synohet forcimi i strukturës udhëheqëse dhe rritja e efikasitetit në qeverisjen lokale, me fokus të veçantë interesin publik dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

Sipas njoftimit për media pjesë e ekzekutivit do të jenë edhe antarë të LDK-së e PDK-së.

Në përbërjen e re të ekzekutivit komunal janë emëruar:

  • Flamur Fetahaj, Nënkryetar i Komunës
  • Durim Halilaj, Drejtor për Buxhet dhe Financa
  • Shkumbin Kastrati, Drejtor për Infrastrukturë
  • Adea Roka, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport
  • Ferdinand Kolaj, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
  • Gjevalin Nikollbibaj, Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
  • Haxhi Sejdiu, Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
  • Hysen Brahimaj, Drejtor i Arsimit
  • Ervin Shabani, Drejtor i Inspektoratit
  • Gani Hajdari, Drejtor i Bujqësisë
  • Lediana Bardhi, Drejtoreshë për Gjeodezi dhe Kadastër
  • Lulzim Goqi, Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
  • Jon Bytyqi, Drejtor i Shërbimeve Publike
  • Zeqë Tahiraj, Drejtor i Administratës

Nga Komuna e Gjakovës theksohet se kjo përbërje synon një qeverisje funksionale dhe profesionale, e cila do të vendosë interesin e qytetarëve në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe do të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës. /Telegrafi/


Reagon Dash Sula/ Ja e vërteta e pozicionit të Kryeinspektorit

By: Elva
15 January 2026 at 15:55

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit nga posti i kryeinspektorit, në media u raportua se ish-deputeti Dashnor Sula mund të ishte kandidati që do ta zëvendësonte. Sipas Mapo.al, Sula i hodhi poshtë zërat dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim apo diskutim me mazhorancën për të marrë këtë detyrë. Ndërkohë kujtojmë se Sula u largua […]

The post Reagon Dash Sula/ Ja e vërteta e pozicionit të Kryeinspektorit appeared first on BoldNews.al.

Rama “blen” Dash Sulën, e bën Kryeinspektor në vend të Shkëlqim Hajdarit

By: armand
15 January 2026 at 13:47

Një tjetër lëvizje me aromë pazari politik është formalizuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka emëruar Dashnor Sula në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, duke larguar nga posti Shkëlqim Hajdari. Vendimi vjen në një moment delikat politik, ku mazhoranca po kërkon të forcojë kontrollin mbi institucionet kyçe dhe të neutralizojë zëra kritikë apo figura […]

The post Rama “blen” Dash Sulën, e bën Kryeinspektor në vend të Shkëlqim Hajdarit appeared first on BoldNews.al.

Hajdari: Reforma në inspektime mbron biznesin e ndershëm

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Kryeinspektori i përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Shkëlqim Hajdari vlerësoi sot finalizimin e reformës ligjore në fushën e inspektimeve, e cila prek drejtpërdrejt raportin mes shtetit, biznesit dhe ligjit.

Në një postim në rrjetet sociale, Hajdari theksoi se paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit te ndershëm, do të marrë fund.

“Rezultatet e kësaj reforme janë 5 masat e para administrative, të shfuqizuara në komisionin e shqyrtimit të ankesave, bazuar në ligj, objektivitet e transparencë, me përfaqësues në komision nga Inspektorati i Përgjithshëm, Inspektorati Qendror që ka vendosur gjobën, Ministria e linjës, si dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit.
Tani e tutje kujdes, sepse paligjshmëria, korrupsioni, subjektivizmi dhe barra e padrejtë ndaj biznesit të ndershëm, do të marrë fund”, tha Hajdari.
Hajdari shprehu mirënjohjen për të gjithë stafin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe institucionet e tjera të përfshira në këtë reformë të cilën e cilësoi “të lodhshme, e të vështirë, por vizionare sipas standardeve më të mira të inspektimeve në BE.
1 nga 5

 

/k.s/a.f/r.e/

The post Hajdari: Reforma në inspektime mbron biznesin e ndershëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hajdari: Në kohë të vështirë siguruam dhe konsoliduam rezervën shtetërore, aktakuza proces tendencioz

13 January 2026 at 13:06


Sot është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe tre të akuzuarve të tjerë, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit lidhur me dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Seanca është mbajtur e mbyllur për publikun.

E pas përfundimit të seancës është deklaruar ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila theksoi se ndihet e pafajshme dhe se është një proces tendencioz ndaj saj nga Prokuroria Speciale.

“...Unë isha në Gjykatën Themelore lidhur me aktakuzën kundër meje nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me çështjen e rezervave shtetërore, përkundër që unë ndihem krejtësisht e pafajshme sepse është një proces tendencioz nga Prokuroria Speciale e Kosovës duke shkelur çdo procedurë ligjore dhe duke qenë në kundërshtim me Ligjin për rezervat shtetërore dhe Ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuara”, tha ajo.

Sipas saj, ajo çfarë është më e rëndësishme është se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të brengosen për konsolidimin e rezervës shtetërore.

“Por, me e rëndësishme është të theksoj se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të brengosen për konsolidimin e rezervës shtetërore të cilën e kemi rritur në qeverinë Kurti 2 për shumëfish në kohën më të vështirë, kur ishte rezerva shtetërore e pakonsoliduar dhe jo në funksion të përgjigjes ndaj qytetarëve dhe në kohën kur kufijtë ishin të mbyllur me shpërthimin e luftës në Ukrainë dhe në kohën kur nuk kishte eksport të produktet bazike në vendin tonë”, tha ajo.

“....është e rëndësishme të përmendi se për këtë proces tejet të rëndësishëm për qytetarët tanë, për sigurinë e popullit tonë megjithatë Prokuroria shkeli ligjin siç e kam theksuar edhe më herët përkundër që jemi në proces gjyqësor me operatorët ekonomikë që nuk kanë mbushur detyrimet e tyre dhe është proces i hapur gjyqësor me këtë operatorë”.

Ministrja Hajdari tha se ajo dhe mbrojtja ime jemi të bindur për këta veprime të paligjshme të Prokurorisë dhe do ta dëshmojnë.

Ndryshe, aktakuza është ngritur më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon ministren për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ndaj katër personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe dhe Hafiz Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars 2022, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë, duke shkaktuar dëm ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës prej 2,912,134.78 euro.

Sipas aktakuzës, ata gjithashtu kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare të vendndodhjes së rezervave shtetërore, duke ia vënë këtë informacion në dispozicion të pandehurit Ridvan Muharremi.

Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale, duke ndërmjetësuar, negociuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Prokuroria thekson se ky proces është pjesë e hetimeve për veprime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe përbëjnë shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. /Telegrafi/

Aktakuza ndaj Hajdarit dhe të tjerëve, mbyllet për publikun seanca fillestare për “Rezervat shtetërore”

13 January 2026 at 10:26


Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtjes, është mbyllur për publikun seanca fillestare në rastin e “Rezervave shtetërore” ku po akuzohen ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara e Ridvan Muharremi.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla aprovoi propozimin e mbrojtjes, dhe konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, mbylli seancën për publikun, me arsyetimin se janë përmbushur kushtet ligjore për mbylljen e kësaj seance, pasi kemi të bëjmë me ruajtje të konfidencialitetit dhe informacionit, që do të rrrezikohet nga publiku, si dhe për mbrojtje të dëshmitarëve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, Avni Syla tha se meqenëse kanë pranuar aktakuzën dhe shkresat e lëndës, ku disa prej tyre janë të redaktuara nga prokurori special, pasi ka vlerësuar se përbëjnë sekret shtetëror.

Po ashtu, ai tha se në aktakuzë kanë propozuar edhe dëshmitarë anonimë, andaj mori mendimin e palëve në procedure nëse shqyrtimi gjyqësor të jetë i hapur apo i mbyllur për publikun.

Prokuror special Valdet Gashi tha se shqyrtimi gjyqësor duhet të jetë i hapur, me përjashtim të situatave kur diskutohet gjatë seancave për pjesët që janë konsideruar sekret nga ana e Prokurorisë, e të cilat janë paraqitur në aktakuzë.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Gashi tha se mund të koordinohen që të ndajnë ato pjesë kur të mbyllet seanca për publikun e kur të mbetet e hapur.

Mbrojtësi i Hajdarit me autorizim, avokati Florent Latifaj, nuk u pajtua me deklarimin e prokurorit Gashi, pasi sipas tij kemi të bëjmë në shumë raste me sekret shtetëror, e në të cilat dokumente sipas tij, asnjë nga avokatët, bashkëpunëtorët e prokurorit e as policët hetues, nuk kanë pasur të drejtë të kenë qasje.

“Besoj që edhe ty, duke të përfshirë edhe ty si kryetar i trupit gjykues dhe prokurorin special, për çka kolegu Feim Alaj ka marrë përgjigje nga institucioni relevant për këtë çështje AMIK, të cilët kanë theksuar se ne si mbrojtës por edhe personat e tjerë të cilët nuk kanë certifikatë të sigurisë për të pasur qasje në informacione të klasifikuara si sekret, nuk kemi asnjë të drejtë as t’i shohim dhe as të prekim në ato dokumente, dhe të njëjtën mund ta bëjmë nëse ato dokumente janë të deklasifikuara”, tha Latifaj.

Sipas tij, këto dokumente kanë kaluar në duart e të paktën 20 personave, të cilët nuk kanë pasur certifikatën e sigurisë, për këtë, ai pretendon se prokurori kërkon që seanca të jetë e hapur për publikun.

Andaj, Latifaj propozoi që seanca të mbyllet për publikun.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Mbrojtësi i Lipovicës, avokati Feim Alaj, tha se përmes një parashtrese kanë informuar Prokurorinë lidhur me propozimin për mbajtjen e kësaj seance. Tha se e tërë dosja është e klasifikuar.

“Prokuroria nga data 31.07.2025 dhe data 21.08.2025 është njoftuar lidhur me procedurat të cilat ligji i parasheh para se të ketë ose të kemi qasje në dokumente të klasifikuara”, u shpreh avokati Alaj.

Alaj i propozoi Gjykatës që ta obligojë PSRK-në që të iniciojë deklasifikimin e dosjes së rezervave shtetërore, e më pas të vendos se a të mbahen seancat e hapura apo të mbyllura.

Kurse, mbrojtësi i Garës, avokati Nazim Mehmeti, tha se i mbrojturi i tij edhe një muaj kalon në pension dhe se tërë karrierën ia ka kushtuar institucioneve publike të shtetit. Tha se Gjykata duhet të marrë një mendim nëse kjo çështje është sekret.

Mehmeti propozoi që të mbahet seanca e hapur, me arsyetimin se është në interes të palëve dhe të qytetarëve.

Mbrojtësi i Muharremit, avokati Mahmut Halimi tha se i mbështet të gjitha pretendimet e mbrojtësve të tjerë.

“Kjo procedurë e zhvilluar tani e më tepër se dy vjet, të cilën e kanë përcjellë ngjarje të shumta dhe komente të zakonshme, por pse jo edhe propaganda.. duke u nisur fillimisht nga paraqitja e denoncimit tri ditë para arrestimit të klientit tim, nga një portal i cili ka paralajmëruar se vendi do të tronditet nga njv skandal dhe menjëherë pas tij ka rezultu po ashtu denoncimi i njërit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i cili ka paralajmëru një incizim të ndodhur në Ministrinë për të cilën jemi sot këtu. Pra, është përjashtuar besimi në organin e ndjekjes në Prokurori dhe Polici”, tha Halimi.

Sipas tij, bazuar në ato që kanë ndodhur, nuk mund të flitet më për dokumente të klasifikuara. Tha se ata si mbrojtje nuk kanë pranuar t’i marrin shkresat e lëndës nga Prokuroria dhe thekson se shqetësimi është i njëjtë me atë që e paraqitën kolegët e tij- për shkak të rrezikut se mund të përfundojnë si të dyshuar.

Avokati Halimi tha se ia lë gjykatës në diskrecion çështjen e mbylljes së seancës.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Më pas, gjykatësi Syla aprovoi propozimin e avokatëve Latifaj dhe Alaj, duke e mbyllur seancën, me arsyetimin se janë përmbushur kushtet ligjore ngase kemi të bëjmë me ruajtjen e konfidencialitetit dhe informacionit që do të rrezikohet nga publiku dhe mbrojtjen e dëshmitarëve në këtë çështje penale.

Për këtë çështje, gjykatësi tha se do të marrë aktvendim të veçantë. Më pas, mediat dhe personat tjerë që nuk janë palë në procedurë, u urdhëruan të lirojnë sallën.

Ndryshe, seanca e paraparë për 10 dhjetor 2025, dështoi në mungesë të Hajdarit dhe avokatit të Lipovicës- Feim Alaj.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Ministrja Hajdari, ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Ndërsa, afaristin Ridvan Muharremi i njohur si “Ridi”, PSRK-ja po e akuzon për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar për aktakuzën e ngritur nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas aktakuzës së ngritur, buxheti është dëmtuar në lartësi prej 2,912,134.78 euro.

Bazuar në aktakuzën e PSRK-së, të pandehurit Rozeta Hajdari në cilësinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica si zëvendëssekretar dhe Hafiz Gara në pozitën e Drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik, duke iu shmangur procesit të konkurrencës, me procedurë të negocimit kishin negociuar dhe më pas nënshkruar kontratën me kompaninë turke “Yafe Turizm Indaat Sanayi ve Ticaret Anonim Sirketi” me seli në Bursa të Turqisë, për blerjen e 10 mijë tonë grurë me çmim prej 4,834,778.00 euro. Aty thuhet se çmimi për blerje të grurit ishte kontraktuar 193.48 euro më i lartë sesa çmimi mesatar i tregut.

Në aktakuzë më tej thuhet se të pandehurit Hajdari, Lipovica dhe Gara kanë negociuar dhe nënshkruar kontratë edhe me kompaninë “Xanto SP. ZO. O” me seli në Gdynia të Polonisë për blerjen e 200 mijë litra vaj dhe 120 mijë kilogramë sheqer. Mirëpo, përkundër pagesës së kryer, malli nuk ishte pranuar asnjëherë.

Hajdari, Lipovica, Gara ngarkohen se zbuluan fshehtësinë zyrtare duke ia vënë në dispozicion Muharremit informatën për vendndodhjen e deponimit të grurit si mall i rezervës shtetërore. Detajet nga Dosja mund t’i gjeni: KËTU.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” raportoi edhe për atë se cili ishte roli i Hajdarit, Lipovicës, Garës e Muharremit, sipas aktakuzës së PSRK-së në procesin e blerjes së “Rezervave shtetërore”.

Gjithashtu, për të gjitha detajet e atakuzës së këtij rasti, publiku kishte rastin të mësojë në emisionin “Betimi për Drejtësi” me titull “Akuzat speciale për rezervat shtetërore“, i transmetuar më 15 nëntor 2025.

Dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore, ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari dhe të tjerët dalin sot para gjykatës

13 January 2026 at 07:56


Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe tre të akuzuarve të tjerë, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit lidhur me dyshimet për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 09:30.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej më 10 dhjetor, por që kishte dështuar meqë Hajdari nuk ishte paraqitur në gjykatë.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ndaj katër personave nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe dhe Hafiz Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars 2022, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë, duke shkaktuar dëm ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës prej 2,912,134.78 euro.

Sipas aktakuzës, ata gjithashtu kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare të vendndodhjes së rezervave shtetërore, duke ia vënë këtë informacion në dispozicion të pandehurit Ridvan Muharremi.

Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave penale, duke ndërmjetësuar, negociuar dhe rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

Prokuroria thekson se ky proces është pjesë e hetimeve për veprime që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për buxhetin e shtetit dhe përbëjnë shkelje të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. /Telegrafi/

❌
❌