Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Paradoksi me fishekzjarret: Shqipëria nyje piroteknike e rajonit

13 January 2026 at 15:20

Shqipëria e ka të kufizuar me ligj shitjen dhe shpërthimin e fishekzjarreve. Megjithatë, sasi të mëdha hyjnë dhe dalin çdo vit nga vendi dhe përdorimi i tyre është i rregullt thuajse çdo mesnatë.

Të dhënat doganore, raportet dhe përgjigjiet zyrtare ndaj Citizens.al tregojnë për një paradoks: një sektor formal i mbyllur për qytetarët, por me qarkullim të gjerë tregtar.

Paralelisht një rrjet tregu në të zezë, që gjen hapësirë në rrjetet sociale, teksa përdorimi i tyre dyshohet se devijon edhe në aktivitetin kriminal.

Një treg i ndaluar për qytetarët, por në volume aktive

Në vitin 2018 qeveria kufizoi tregtimin dhe përdorimin e fishekzjarreve. Prej asaj kohe, ato lejohen vetëm për subjekte të licencuara dhe për aktivitete të kontrolluara publike në periudha të caktuara të vitit.

Megjithatë, statistikat doganore për periudhën 2020-2025 tregojnë se dhjetëra tonelata fishekzjarre janë importuar çdo vit, kryesisht nga Kina dhe shpesh përmes shtetesh tranzite nga Bashkimi Europian si Sllovenia, Bullgaria, Italia apo dhe Greqia.

Në total gjatë kësaj periudhe janë importuar rreth 485 tonë, duke kulmuar me vitin 2024 (195 tonë). Një volum relativisht i lartë për një vend ku përdorimi privat është i kufizuar.

Kjo krijon një mospërputhje thelbësore mes masave rregullatore dhe realitetit tregtar. Kush e përdor këtë sasi dhe ku përfundojnë ato?

Gjatë gjithë periudhës 2020-2025 Shqipëria eksportoi 5 herë më shumë fishekzjarre sesa importoi (totali 2,440 tonë), fakt që sugjeron përdorimin e stoqeve ose rolin e vendit tonë si pikë prodhimi, grumbullimi dhe ri-shpërndarjeje.

Ky profil duket se po e shndërron Shqipërinë në një nyje të rëndësishme, ku mallra të ndaluara për përdorim privat qarkullojnë në volume të mëdha, duke rritur rrezikun e kontrabandës dhe humbjes së kontrollit institucional.

Kina rezulton burimi dominues i fishekzjarreve që hyjnë në Shqipëri, ndërsa Bullgaria (688 tonë), Çekia (511 tonë), Rumania (348 tonë), Polonia (335 tonë) dhe Kosova (90 tonë) janë destinacionet kryesore të eksporteve. Vlen të theksohet se për dy vite, destinacion eksporti ka qenë dhe Bjellorusia (140 tonë).

Asokohe Bjellorusia ishte nën sanksione të BE-së për shkelje të të drejtave të njeriut dhe rolin e saj në konfliktin Rusi-Ukrainë. Sanksionet ndalonin eksportet e mallrave që mund të kontribuonin në zgjerimin e represionit të regjimit të Lukashenkos dhe kapacitetet e industrisë ushtarake.

Shqipëria ndoqi në përputhje sanksionet në fjalë, megjithatë sikurse tregojnë të dhënat doganore, eksportet drejt një vendi që ishte subjekt i sanksioneve për individë dhe disa kategori mallrash ngre pikëpyetje për shmangien e këtyre kufizimeve, apo ri-interpretim të masave. 

Kjo çështje kërkon verifikim më të thellë të kontratave, destinacionit final, dhe nëse ngarkesat u përdorën realisht për qëllime të tjera.

Pak kompani, shumë përgjegjësi

Importet dhe eksportet e fishekzjarreve në Shqipëri realizohen nga një numër i kufizuar kompanish të licencuara.

Ilustrim, sasi fishekzjarresh e e kapur kontrabandë në Shqipëri/Citizens.al

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), i cili kontrollon transferimet e mallrave ushtarake, lëndëve plasëse dhe artikujve piroteknikë, tha për Citizens.al se aktualisht në Shqipëri ka vetëm katër kompani “të licensuara për import-eksport fishekzjarresh”.

Shqyrtimi i deklarimeve tregtare nga Citizens.al tregoi se dy prej katër kompanive u themeluan në vitin 2022 teksa njëra prej tyre (Panda-T-AL) nuk ka depozituar asnjë bilanc vjetor. 

Nga viti 2018, kur u vendos kufizimi i tregtimit dhe përdorimit të fishekzjarrëve, sektori ka pasur vetëm rritje fitimesh.

Në vitin 2018 dy kompanitë që operonin në këtë treg (Arpi dhe Arpiko Trade) deklaronin rreth 36,500 euro fitime totale. Ndërkohë, në vitin 2024 fitimi ishte 2,740 herë më i lartë (rreth 1 milion euro).

Në total në 6 vite nga kufizimi i përdorimit të fishekzjarreve (2018-2024) kompanitë që merren me tregtimin e tyre kanë fituar rreth 3 milionë euro. 

Sigurisht këto kompani merren edhe me veprimtari të tjera, por kjo shifër është tregues domethënës se me fishekzjarret  “punët po ecin mirë”.

Përqendrimi i tregut e bën teorikisht më të lehtë kontrollin, ashtu si e bën edhe më të rrezikshëm devijimin, nëse një hallkë e zinxhirit – prodhimi, magazinimi, transporti apo shpërndarja – del jashtë mbikëqyrjes së autoriteteve.

Deri më sot nuk ka një analizë apo raport publik mbi humbjet e mundshme gjatë magazinimit, sasitë e asgjësuara, apo diferencat mes importeve dhe eksporteve.

Nga festat publike te rreziku i grupeve kriminale

Festa me fishekzjarre e mbrëmjes së fundvitit në Shqipëri tregoi edhe njëherë se sa i pakontrolluar është tregu.

Teksa autoritetet deklarojnë dhe ndjekin me bujë aksione sporadike policore të kapjes së disa dyqaneve dhe tregtarëve të dorës së dytë, ato shiten lirshëm online dhe në rrjetet sociale – një faqe e reklamon aktivitetin madje si “Fishekjzarre taxi”.

Në mungesë të një rregullatori të fortë për tregun, çdo produkt që del jashtë kontrollit institucional është potencialisht i paligjshëm dhe rrezik për t’u devijuar në përdorim nga grupet kriminale. 

Praktika e nxjerrjes së pluhurit piroteknik nga fishekzjarret për ndërtimin e bombave artizanale është e njohur në vende të tjera europiane. Rastet e atentateve me eksplozivë të tillë në vendet e Evropës Perëndimore janë kthyer në një shqetësim permanent.

Ndërkohë, kombinimi i volumeve të larta të import-eksportit, ndalimit të përdorimit privat dhe kontrollit të fragmentuar, krijon një terren të favorshëm në Shqipëri për grupet kriminale që kërkojnë lëndë plasëse të lehta për t’u siguruar dhe të vështira për t’u gjurmuar.

Punishte artizanale dhe sasi fishekzjarresh kontrabandë e kapur në Shqipëri/Citizens.al

Faktet tregojnë se autoritetet nuk janë në lartësinë e duhur për ta parandaluar prirjen. Përgjigjjet e Prokurorisë së Përgjithshme për Citizens.al tregojnë se organet ligjzbatuese fokusohen kryesisht te pasojat penale, jo te zinxhiri i furnizimit.

Hetimet nisin dhe statistikat mbahen pasi shpërthimet ndodhin, ndërsa nuk ka një databazë të centralizuar që lidh apo ngre dyshime për: fishekzjarret me lëndët plasëse të përdorura në atentate.

Ekspertimi teknik kryhet nga Laboratori Qendror i Kriminalistikës, Sektori i Balistikës, si dhe në Njësinë Speciale Antieksplozivë të Repartit RENEA, por pa një profilizim sistematik kimik, që të gjurmojë origjinën tregtare të materialit të përdorur në bomba artizanale.

Rasti i fishekzjarreve në Shqipëri tregon se ndalimi ligjor, pa transparencë dhe gjurmueshmëri, nuk është i mjaftueshëm. Pa auditim të plotë të zinxhirit tregtar dhe pa lidhje të drejtpërdrejtë mes doganave, licencimit dhe hetimit, tregu formal rrezikon të bjerë në dorën e krimit të organizuar.

Fishekzjarret janë të ndaluara për qytetarët, por jo të pakapshme për krimin. Të dhënat tregojnë qartë për një ekonomi piroteknike aktive, të ligjshme në letra, por me boshllëqe reale kontrolli.

Pyetja që mbetet është, jo nëse ndalimi ekziston, por sa i aftë është shteti shqiptar ta garantojë që një mall i ndaluar si fishekzjarret, të mos kthehet në armë të rëndomtë për krimin.

Lexo gjithashtu:

The post Paradoksi me fishekzjarret: Shqipëria nyje piroteknike e rajonit appeared first on Citizens.al.

Doganat përpunuan 462 mijë deklarata importi gjatë 2025-ës

12 January 2026 at 15:04

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Administrata Doganore ka shënuar gjatë vitit 2025 nivelin më të lartë të përpunimit të deklaratave doganore, duke reflektuar rritje të ndjeshme të aktivitetit ekonomik dhe forcim të mbledhjes së të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 janë përpunuar rreth 462 mijë deklarata importi të tipit IM4, të cilat përfaqësojnë treguesin kryesor të hyrjes së mallrave për konsum dhe prodhim në vend.

Deklaratat e importit IM4 lidhen drejtpërdrejt me pagesën e detyrimeve doganore dhe tatimore, si TVSH-ja dhe akcizat, dhe përbëjnë një element kyç në financimin e buxhetit të shtetit. Rritja e numrit të tyre dëshmon jo vetëm shtimin e volumit të tregtisë, por edhe formalizimin e mëtejshëm të veprimtarisë ekonomike.

Administrata Doganore e vlerëson këtë rezultat si dëshmi të mirëmenaxhimit, rritjes së efektivitetit operacional dhe angazhimit të vazhdueshëm të strukturave doganore në lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e kontrollit.

Sipas DPD-së, digjitalizimi i proceseve, përmirësimi i shërbimit ndaj biznesit dhe përdorimi i analizës së riskut kanë kontribuar në përshpejtimin e përpunimit të deklaratave dhe uljen e kohës së qëndrimit të mallrave në doganë.

Sipas Administratës Doganore, trendi rritës i deklaratave të importit gjatë vitit 2025 reflekton rritjen e kërkesës në tregun vendas, zhvillimin e sektorëve prodhues dhe tregtarë, si dhe besimin e biznesit në sistemin doganor. /j.p/

The post Doganat përpunuan 462 mijë deklarata importi gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

"Ebo Noah dhe Arkat e Përmbytjes” - "Profeti" ganez arrestohet pasi nuk ndodhi përmbytja që e parashikoi

1 January 2026 at 20:57


Profeti vetëshpallur nga Gana, Evans Eshun, i njohur gjerësisht si Ebo Noah, është arrestuar nga Shërbimi Policor i Ganës, pas përhapjes së profecive të tij që tërhoqën vëmendjen e masave dhe medieve.

Ebo Noah kishte fituar famë në internet dhe mediat sociale për parashikimin e tij të një përmbytjeje globale që, sipas tij, do të fillonte më 25 dhjetor.

Ai gjithashtu kishte nisur ndërtimin e “arkave” të mëdha, të destinuara për të strehuar besimtarët e tij gjatë kësaj katastrofe që pritej. Shumë qytetarë dhe ndjekës e morën seriozisht paralajmërimin, duke shkaktuar shqetësim dhe konfuzion në disa komunitete.

Megjithatë, profecia e Ebo Noah nuk u realizua, dhe ngjarjet që ai kishte parashikuar nuk ndodhën.

Autoritetet policore të Ganës e arrestuan për hetime, duke e akuzuar për shpërndarje të informacionit të rremë dhe shkaktim paniku tek publiku.

Arrestimi i tij vjen pas një periudhe tensioni dhe debatesh mbi ndikimin e profecive të rreme në shoqëri, duke ngjallur diskutime mbi kufijtë e lirisë së fjalës dhe përgjegjësinë për shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Në rrjetet sociale, lajmi për arrestimin e Ebo Noah ka shkaktuar reagime të ndryshme, disa duke e mbrojtur dhe disa të tjerë duke e kritikuar ashpër për veprimet e tij dhe frikësimin e njerëzve me parashikime të pabazuara. /Telegrafi/

— (@)

Gazheli: Procedura të thjeshtuara doganore dhe modernizim të sistemeve në 2026-ën

30 December 2025 at 14:56


TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Genti Gazheli, bëri sot një bilanc të vitit 2025, duke theksuar se administrata doganore ka shënuar përparim të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, modernizimin e sistemeve dhe forcimin e bashkëpunimit me biznesin dhe partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Gazhelit, viti 2025 u karakterizua nga hapa konkretë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, ku një moment kyç ishte hapja e negociatave për Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor. Ky zhvillim, tha ai, konfirmoi përparimin e Shqipërisë në përafrimin me acquis të Bashkimi Europian dhe rolin qendror të doganave në këtë proces.

Në këtë kuadër, gjatë vitit u zhvillua në Tiranë Konferenca e Nivelit të Lartë mes doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, ku u diskutua për lehtësimin e tregtisë, digjitalizimin dhe standardet e reja doganore, duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.

Një tjetër hap i rëndësishëm ishte dorëzimi i dokumentacionit të plotë të “closing benchmarks” për Kapitullin 29, që përfshin kalendarin legjislativ, strategjitë sektoriale, planet shumëvjeçare të teknologjisë së informacionit dhe raportet e integritetit. Ky proces synon mbylljen e negociatave për Unionin Doganor deri në prill 2027.

Gjatë vitit 2025 u miratua gjithashtu Strategjia 2025-2030 për modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve të informacionit doganor me standardet europiane. Sipas Gazhelit, kjo strategji krijon bazën për ndërtimin e sistemeve të reja doganore, duke garantuar ndërveprueshmëri të plotë me sistemet e BE-së deri në vitin 2030.

Në nivel rajonal, Dogana Shqiptare mbajti drejtimin e Nënkomitetit të CEFTA për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, duke promovuar standardet e operatorëve ekonomikë të autorizuar dhe modernizimin e procedurave doganore në rajon.

Viti 2025 shënoi edhe forcimin e dialogut me komunitetin e biznesit, përmes forumeve të përbashkëta me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ku u adresuan çështje që lidhen me lehtësimin e procedurave, transparencën dhe përmirësimin e shërbimeve doganore. Vlerësime pozitive për reformat u dhanë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Në aspektin financiar, Dogana Shqiptare regjistroi një rekord historik të ardhurash, duke arkëtuar rreth 12 milionë euro në një ditë të vetme, çka, sipas Gazhelit, pasqyron forcimin e administratës dhe eficiencën e reformave të zbatuara.

Duke folur për vitin 2026, Gazheli theksoi se fokusi do të jetë në thellimin e modernizimit, investimet në teknologji të avancuar, rritjen e sigurisë dhe efikasitetit, si dhe në procedura më të thjeshta për biznesin, në funksion të përmbylljes së Kapitullit 29 dhe avancimit të procesit të integrimit europian. /j.p/

The post Gazheli: Procedura të thjeshtuara doganore dhe modernizim të sistemeve në 2026-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Birra mbeti stok gjatë sezonit turistik, bie me 11% prodhimi për shtator – nëntor

By: Ela
26 December 2025 at 08:26

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi. Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator – nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt […]

The post Birra mbeti stok gjatë sezonit turistik, bie me 11% prodhimi për shtator – nëntor appeared first on BoldNews.al.

Shumë afrikanë po udhëtojnë për të hipur në "Arkën e Noas" - 'profeti' mobilizon besimtarët për një përmbytje biblike

25 December 2025 at 20:39


Njerëz nga e gjithë Afrika kanë arritur në Ganë për të hipur në “Arkat e Ebo Noah”.

Profeti nga Gana, i cili vetëdeklarohet i tillë, parashikon një përmbytje globale në stil biblik që do të nisë sot.

Ai pretendon se Zoti i ka treguar në vizione se reshje të vazhdueshme dhe të forta do të fillojnë në Ditën e Krishtlindjeve, do të zgjasin 3–4 vjet dhe do të përmbytin botën, duke shkatërruar njerëzimin për shkak të mëkateve.

Si përgjigje, ai tha se Zoti e urdhëroi të ndërtojë disa “Arka moderne të Noeut” (ai pretendon deri në 10 varka druri) për të shpëtuar besimtarët, së bashku me çifte të kafshëve.

People from across Africa have arrived in Ghana to board Ebo Noah’s Arks.

The Ghanaian self-proclaimed prophet predicting a biblical-style global flood starting today.

He claims God has revealed to him in visions that continuous heavy rainfall would begin on Christmas Day,… pic.twitter.com/Ak6p9WAJ0d
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 25, 2025

Video virale kanë treguar atë të veshur me rroba prej qeseje, duke mbikëqyrur ndërtimin e Arkës në Ganë, si dhe duke agjëruar, lutur dhe duke paralajmëruar njerëzit që të pendohen.

Dje, ai publikoi një përditësim duke pretenduar një vizion të ri: Shumë njerëz nga e gjithë bota po përpiqeshin të hipnin në arka, duke i mbingarkuar ato.

Pas lutjeve ndërmjetëse me “njerëz të tjerë të Zotit”, ai tha se Zoti e shtyu përmbytjen për të dhënë kohë për ndërtimin e më shumë arkave dhe tendave.

Ai bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, të gëzojnë Krishtlindjet dhe theksoi se nuk po merrte para dhe nuk po shiste bileta. Së fundmi, ai u pa duke udhëtuar me një Mercedes-Benz të ri. /Telegrafi/

Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare

22 December 2025 at 14:36

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Në prag të festave të fundvitit, autoritetet doganore kanë ndërmarrë masa të posaçme për të përballuar fluksin e shtuar të lëvizjes në pikat kufitare, që vjen si pasojë e kthimit të emigrantëve në vend, por edhe të rritjes së volumit të mallrave për shkak të intensifikimit të aktivitetit tregtar.

Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim pa ndërprerje, 24 orë në ditë, gjatë festave të fundvitit duke synuar shmangien e pritjeve të gjata dhe garantimin e një shërbimi efikas për qytetarët dhe bizneset.

Sipas njoftimit të Doganës, funksionimi me kapacitete të plota është pjesë e një plani të veçantë masash, i cili përfshin rritjen e burimeve njerëzore dhe teknike, si dhe koordinim më të fortë mes strukturave doganore në të gjithë vendin.

Në fokus të këtij plani është përshpejtimi i procedurave doganore, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe përmirësimi i menaxhimit të flukseve të udhëtarëve, duke ruajtur njëkohësisht standardet e sigurisë dhe kontrollit.

Dogana Shqiptare vlerëson se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e lëvizjes kufitare gjatë festave, si dhe në mbështetjen e aktivitetit ekonomik, veçanërisht për sektorët që varen nga import-eksporti, në një periudhë me rëndësi të veçantë për konsumatorët dhe tregun vendas.

/e.xh/a.f/

The post Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

"Noa" ganez pretendon se një përmbytje globale po vjen - po ndërton arka gjigante

11 December 2025 at 23:38


Ebo Noah, burri që vetëquhet profet nga Gana, Afrikë Perëndimore, po ndërton arka të mëdha prej druri për të shpëtuar njerëzimin nga një përmbytje që, sipas tij, do të fillojë më 25 dhjetor.

Ai pretendon se Zoti i ka thënë që të ripërsëris misionin e Noas dhe të shpëtojë njerëzit dhe të gjitha speciet e kafshëve nga një përmbytje biblike që do të mbulojë Tokën, raporton odditycentral.com.

Nuk dihet shumë për këtë “Noa” modern - as emri i tij i vërtetë apo vendndodhja e saktë - por ai ka fituar një ndjekje të madhe në rrjetet sociale.

- YouTube youtube.com

Videot e tij, ku shfaqet me rroba të thjeshta duke lexuar nga një libër apo duke kontrolluar arkat prej druri që po ndërtohen, kanë qarkulluar në internet për muaj me radhë ndërsa afron data e 25 dhjetorit.

“Profeti” nga Ghana thotë se që nga gushti ai ka paralajmëruar për një përmbytje të madhe dhe pretendon se është udhëzuar nga Zoti të ndërtojë deri në dhjetë arka. Disa burime thonë se arkat mund të mbajnë disa mijëra njerëz, ndërsa të tjera pretendojnë se spikat deri në 600 milionë njerëz, gjë që duket shumë e ekzagjeruar.

Ai ka përmendur se disa kafshë, si dhentë dhe zogj, kanë filluar të mblidhen “nga instruksioni hyjnor” pranë vendit ku po ndërtohen arkat, por askush nuk ka konfirmuar zyrtarisht këto pretendime. Arkat, sipas pamjeve të ndara online, duken thjesht si anije druri që mund të mbajnë vetëm disa dhjetëra njerëz - aspak saqë të mbështesin miliona njerëz dhe kafshë - gjë që ka shtuar skepticizëm.

Ebo Noah ka qindra mijëra ndjekës në platforma si TikTok dhe Instagram, por ka edhe njerëz që dyshojnë në ekzistencën e tij, dhe disa mendojnë se ai mund të jetë produkt i përmbajtjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale, edhe pse videot duken reale. /Telegrafi/

Fermerët në Greqi protestojnë edhe ditën e sotme, paralajmërojnë edhe bllokimin e porteve

By: Ela
2 December 2025 at 08:38

Greqia është përfshirë nga protesta prej tre ditësh. Edhe këtë të martë është paralajmëruar të mbahet protestë në akset kryesore në Greqi. Fermerët një ditë më parë u përfshinë në përplasje me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë sipas mediave greke, fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve. Këtë të […]

The post Fermerët në Greqi protestojnë edhe ditën e sotme, paralajmërojnë edhe bllokimin e porteve appeared first on BoldNews.al.

Gent Gazheli shfaqet me xhup 8 mijë dollarë/ “Don Zhuani i Doganave” ‘bën gati pajën’

By: Brisi
29 November 2025 at 18:07

Një xhup Loro Piana, model Kiku patch-pocket bomber jacket, me çmim plot 8,001 dollarë, është “outfit”, që ka zgjedhur drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli. Veshja, e prodhuar nga një prej markave më të shtrenjta në botë, kushton sa rroga vjetore e dhjetëra familjeve shqiptare, në një kohë kur vendi renditet mes ekonomive me […]

The post Gent Gazheli shfaqet me xhup 8 mijë dollarë/ “Don Zhuani i Doganave” ‘bën gati pajën’ appeared first on BoldNews.al.

Reshjet, shërbimet doganore funksionojnë normalisht në të gjitha pikat kufitare

19 November 2025 at 23:30

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Administrata Doganore bëri të ditur se vijon monitorimin e kushteve të motit në të gjitha pikat kufitare të vendit, ndërsa shërbimet doganore po funksionojnë normalisht, pavarësisht reshjeve të dendura në disa zona.

Sipas DPD-së, në pikën doganore të Qafë-Botës reshjet intensive nuk kanë sjellë ndërprerje të aktivitetit. Edhe në Shkodër, në Han të Hotit dhe Muriqan, shirat e vazhdueshëm nuk kanë penguar zhvillimin e procedurave të zakonshme.

Ndërsa në Qafë-Thanë situata paraqitet më e stabilizuar dhe proceset po kryhen pa vonesa.

Në Morinë, shërbimet vijojnë normalisht pavarësisht reshjeve në zonë, ndërsa në Bllatë intensiteti i shiut është zbutur dhe puna po vazhdon pa pengesa.

Në Kakavijë, reshjet e dendura të ditës nuk kanë ndikuar në funksionimin e pikës doganore, e cila mbetet plotësisht operacionale.

/r.e/

The post Reshjet, shërbimet doganore funksionojnë normalisht në të gjitha pikat kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

By: armand
17 November 2025 at 17:17

Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore […]

The post “Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave appeared first on BoldNews.al.

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17 November 2025 at 16:22

Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore […]

The post “Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave appeared first on Reporter.al.

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

By: armand
14 November 2025 at 14:56

Borxhi doganor i vendit vijon të zgjerohet vit pas viti, ndërkohë që auditimi më i fundit i realizuar nga KLSH mbi detyrimet e papaguara ka nxjerrë në pah një tablo të rënduar jo vetëm sa i përket vlerës së stokut, por edhe mënyrës së administrimit, rikuperimit dhe monitorimit të tij nga strukturat doganore. Të dhënat […]

The post Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat

By: Ela
9 November 2025 at 13:00

Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”. Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, […]

The post Gent Gazheli nën hetim nga SPAK për skandalin 130 milion euro që tronditi doganat appeared first on BoldNews.al.

Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë

By: Elva
25 October 2025 at 17:42

Të hënën, më 27 tetor, pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet për katër orë për shkak të grevës së doganierëve grekë. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, ndalimi i automjeteve do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare). Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe […]

The post Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë appeared first on BoldNews.al.

Doganat dhe Porti i Durrësit, marrëveshje për shkëmbim informacioni përmes platformës inovative ASYHUB

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Autoriteti Portual Durrës  në vijim të përpjekjeve për digjitalizimin dhe modernizimin e proceseve doganore nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave të informacionit paraprak për ngarkesat detare në hyrje dhe dalje, përmes platformës inovative ASYHUB.

Kjo marrëveshje, e firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli dhe  Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari synon të forcojë bashkëpunimin institucional ndërmjet dy strukturave në drejtim të digjitalizimit të shkëmbimit të informacionit dhe përmirësimit të menaxhimit të riskut në transportin detar.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Gazheli theksoi se “informacionet që do të marrim në avancë, bazur në informacionin paraprak të hyrjes apo daljes të ngarkesave detare të marra nga sistemi ASYHUB, do të na ndihmojnë për përzgjedhjen për kontroll të ngarkesave me risk, bazuar në rezultatet e analizave të riskut dhe dhënien prioritet çlirimit të ngarkesave me risk të ulët për mallrat që mbërrijnë në portin e hyrjes (përpunimi para mbërritjes) apo të daljes (përpunimi para nisjes)”.

Përmes integrimit të platformës ASYHUB me sistemet ekzistuese të Doganës dhe Portit, do të mundësohet shkëmbimi automatik dhe i sigurt i të dhënave për ngarkesat detare, që dorëzohen nga transportuesit përpara mbërritjes ose nisjes së anijeve.

Kjo pritet të sjellë thjeshtim dhe automatizim të procesit të dorëzimit të manifestit të ngarkesës, reduktim të barrës administrative për operatorët ekonomikë, rritje të efikasitetit në përpunimin doganor të mallrave dhe përmirësim të menaxhimit të riskut dhe sigurisë në kufijtë detarë.

Ky hap përbën një tjetër zhvillim të rëndësishëm në procesin e modernizimit të administratës doganore dhe digjitalizimit të zinxhirit logjistik, në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë.

Për Administratën Doganore, digitalizimi i procedurave dhe në mënyrë të veçantë forcimi analizës së riskut për të balancuar lehtësitë për biznesin e ndershëm dhe forcimin e kontrollit për parandalimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal, janë prioritetet kryesore të strategjisë së Teknologjisë së Informacionit.

 

1 nga 5

/k.s/

The post Doganat dhe Porti i Durrësit, marrëveshje për shkëmbim informacioni përmes platformës inovative ASYHUB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U kap me 700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci–Bosnje

By: Elva
18 October 2025 at 19:26

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash. Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702 mijë e 435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo […]

The post U kap me 700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci–Bosnje appeared first on BoldNews.al.

Sekuestrim rekord parash në Kroaci, shtetasi shqiptar kapet me 700 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara në kufirin me Malin e Zi

18 October 2025 at 18:57


Zyrtarët e Doganës, në bashkëpunim me policinë kroate në pikën kufitare Karasoviqi, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.

Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, 702,435 euro u gjetën të fshehura në makinën e një shtetasi shqiptar, që përfaqëson një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, raportoi dogana.

Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësive Mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së policisë Dubrovnik-Neretva.

Shoferi, një shtetas shqiptar, u ndalua në dalje nga vendi dhe një inspektim i detajuar i automjetit zbuloi paratë e fshehura, transmeton Telegrafi.

U përcaktua se shtetasi shqiptar nuk e kishte përmbushur detyrimin e tij ligjor për të deklaruar paratë e gatshme në Administratën Doganore ose policinë kufitare, qoftë me shkrim apo elektronikisht.

Në vend të kësaj, paratë ishin të fshehura në automjet. E gjithë shuma e gjetur u konfiskua dhe shoferi i dyshuar u arrestua me dyshimin për kryerjen e një vepre penale dhe iu dorëzua mbikëqyrësit të paraburgimit. /Telegrafi/

Facebook mbyll faqen që Departamenti i Drejtësisë thotë se është përdorur për të ngacmuar agjentët e ICE

15 October 2025 at 07:20


Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha të martën se Meta kishte përmbushur kërkesën e saj për të hequr një faqe në platformën e saj në Facebook, që agjencia tha se po përdorej për të ngacmuar agjentët e ICE në Çikago.

Në një postim në X, Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi tha se faqja ishte pjesë e një përpjekjeje për të "doksuar dhe synuar" afërsisht 200 oficerë të Imigracionit dhe Doganave që kanë mbërritur në qytet, si pjesë e fushatës së presidentit Donald Trump për zbatimin e ligjit për imigracionin. Doksim është ndarja e informacionit personal rreth njerëzve në internet.

Një zëdhënës i Meta konfirmoi se kompania e kishte hequr faqen nga platforma e Facebook për "shkelje të politikave tona kundër dëmit të koordinuar", transmeton Telegrafi.

Apple më parë këtë muaj hoqi aplikacionet që u lejonin përdoruesve të gjurmonin lëvizjet e agjentëve të ICE, pas presionit nga administrata Trump.

Google gjithashtu ka bërë që aplikacione të ngjashme të mos jenë të disponueshme. Administrata ka kërcënuar të ndjekë penalisht krijuesit e aplikacioneve të gjurmimit.

ICE ka qenë qendrore në agjendën e ashpër të imigracionit të Trump. Agjentët e saj kanë bastisur dhe arrestuar rregullisht migrantë, dhe mbrojtësit e të drejtave thonë se liria e fjalës dhe procesi i rregullt ligjor shpesh po shkelen.

Administrata ka pohuar se protestuesit e krahut të majtë kanë ngacmuar dhe ndërhyrë rregullisht tek agjentët e ICE. Bondi nuk dha prova në postimin e saj në X për incidente specifike të lidhura me faqen e Facebook-ut.

Meta dhe firma të tjera teknologjike janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhënien e tyre me Trump, që kur ai fitoi rizgjedhjen në nëntor.

Kompania kontribuoi 1 milion dollarë në fondin e inaugurimit të presidentit dhe hoqi programet e saj të diversitetit dhe verifikimit të fakteve.

Meta gjithashtu pranoi t'i paguante Trump 25 milion dollarë, për të zgjidhur një padi mbi pezullimin e llogarive të tij pas sulmit në Kapitol të SHBA-së më 6 janar 2021.

Prania e ICE në Çikago është rezistuar nga kryetari demokrat i qytetit, Brandon Johnson, dhe guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker.

Më herët këtë muaj, Johnson nënshkroi një urdhër që u ndalonte agjentëve të ICE-së të përdornin pronat në pronësi të qytetit si zona përgatitore për operacione, dhe bizneset lokale kanë vendosur tabela që deklarojnë se lokalet e tyre janë të ndaluara për ICE-në. /Telegrafi/

❌
❌