Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Ganja pas vdekjes së Shemit: Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla

22 December 2025 at 20:00


Këngëtarja e njohur, Ganimete Abazi, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si Shemi, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

“Pusho në paqe Shemi. Një dekadë bashkëpunimi, plot hite dhe koncerte”, shkroi Abazi në rrjetet sociale.

Ajo shtoi se Shemi do të mbahet gjithmonë mend si një artist me vlera të rralla, që i dha shumë muzikës dhe skenës shqiptare.

Foto: Instagram

“Do të mbetesh gjithmonë në kujtesën tonë si një artist me vlera të rralla, që i dhe shumë muzikës dhe skenës shqiptare".

Vdekja e Krasniqit ka tronditur komunitetin muzikor dhe fansat e tij, ndërsa këngët dhe bashkëpunimet me artistë të tjerë do të mbeten pjesë e kujtimeve dhe trashëgimisë së tij.

- YouTube www.youtube.com

Të njëjtit kanë qenë edhe bashkëpunëtorë të mirë, pasi kanë realizuar disa hite si: "Unë jam loti yt", "Shamia e beqarit" etj.

I njëjti u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kina godet industrinë e qumështit të BE-së me tarifa deri në 42.7%

22 December 2025 at 12:57

Masa përshkallëzon një marrëdhënie tregtare tashmë të tendosur mes Brukselit dhe Pekinit

Kina ka vendosur tarifa deri në 42.7% për disa importe të produkteve të qumështit nga BE-ja, pas një hetimi 16-mujor për subvencione, që ka rritur më tej tensionet tregtare mes Brukselit dhe Pekinit.

Ministria e Tregtisë njoftoi në një vendim paraprak se kishte konstatuar se importet e produkteve të qumështit nga BE-ja ishin të subvencionuara dhe se industria vendase kineze kishte “pësuar dëm material” si pasojë.

Tarifat, që variojnë nga 21.9% deri në 42.7%, por që për shumicën e kompanive të prekura janë pak nën 30%, do të hyjnë në fuqi më 23 dhjetor.

Hetimi i Kinës për importet e produkteve të qumështit nga BE-ja, një prodhues i madh nga Franca deri në Irlandë, u nis në gusht 2024, pak pasi hetimi i vetë bllokut prej 27 shtetesh anëtare mbi subvencionet çoi në vendosjen e tarifave të reja ndaj automjeteve elektrike kineze.

Pekini nisi gjithashtu hetime për mishin e derrit dhe konjakun.

Mosmarrëveshjet hakmarrëse për automjetet elektrike janë zbehur më pas nga të ashtuquajturat tarifa të “ditës së çlirimit” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ndaj Kinës, të cilat u përshkallëzuan ndjeshëm në prill dhe përfundimisht çuan në një armëpushim në tetor.

Por tarifat e reja ndaj produkteve të qumështit vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në një marrëdhënie tregtare që Europa e ka cilësuar vazhdimisht si të pabalancuar.

Pekini ka kërkuar në mënyrë të përsëritur të negociojë një marrëveshje me Brukselin për heqjen e tarifave ndaj automjeteve elektrike, në këmbim të një zotimi për të shitur me një çmim minimal që të mos dëmtojë konkurrentët vendas. Komisioni Europian tha këtë muaj se po shqyrtonte dhënien e një të ashtuquajturi angazhim për çmim minimal vetëm për Volksëagen, prodhuesin gjerman të makinave me fabrika në Kinë.

Zyrtarë të BE-së, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Pekini po këmbëngul për një marrëveshje në nivel sektori, dhe jo me kompani individuale kineze, çka po i ndërlikon bisedimet.

Lëvizja e fundit shton presionin mbi një sektor bujqësor të BE-së tashmë të trazuar, i zemëruar për shkurtimet e propozuara në skemën e subvencioneve të bllokut, marrëveshjet tregtare që lejojnë më shumë importe dhe rregulloret mjedisore.

Traktorë hynë në Bruksel gjatë një samiti të BE-së javën e kaluar. Protestuesit dëmtuan godinat e Parlamentit Europian, shpërndanë pleh organik dhe goditën policinë e rendit me patate.

Sipas një ndarjeje të Ministrisë së Tregtisë mbi tarifat e reja për dhjetëra kompani, pothuajse të gjitha ato të prekura do të përballen me tarifa 28.6% ose 29.7%.

Deklarata e ministrisë i referohej djathit të freskët, të përpunuar dhe djathit blu, si edhe qumështit dhe ajkës. Nuk u bë asnjë përmendje për qumështin pluhur apo formulën për foshnja.

Norma më e lartë është rezervuar për FrieslandCampina, një kooperativë holandeze e qumështit, si edhe për kompani të tjera. Azia, përfshirë Kinën, përbënte më shumë se një të katërtën e shitjeve të saj prej 13 miliardë eurosh në vitin 2024. Kjo shifër përfshin gjithashtu Indonezinë, Tajlandën, Filipinet dhe Pakistanin.

BE-ja ka këmbëngulur prej kohësh se subvencionet e saj bujqësore janë në përputhje me rregullat ndërkombëtare të tregtisë, pasi nuk janë të lidhura me prodhimin. / FT

The post Kina godet industrinë e qumështit të BE-së me tarifa deri në 42.7% appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Vlorë – Shpërthen bombola e gazit brenda beanesës

By: Ela
17 December 2025 at 15:27

Një bombol gazi ka marrë flakë në katin e katërt të një pallati banimi në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në lagjen “Pavarësia”, teksa familjarët kanë dhënë menjëherë alarmin, duke bërë të mundur reagimin e shpejtë të shërbimit zjarrfikës. Ekipet kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë neutralizuar rrezikun. Ndërhyrja në […]

The post Vlorë – Shpërthen bombola e gazit brenda beanesës appeared first on BoldNews.al.

Shkarkimi i cisternave të gazit në stacionin e Hanit të Elezit, ARH thotë se ishte veprim i kontrolluar dhe i ligjshëm

17 December 2025 at 13:36


Shkarkimi i mallrave të rrezikshme, përkatësisht gazit (plinit), i realizuar në muajin tetor në stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit nga operatori hekurudhor RAILTRANS, ka ngritur dilema lidhur me ligjshmërinë e kryerjes së këtij veprimi në një stacion të zakonshëm hekurudhor.

Lidhur me këtë rast, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) ka dhënë sqarime, duke theksuar se procedurat janë zhvilluar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Në një përgjigje për Telegrafin, ARH ka theksuar se transporti i mallrave të rrezikshme rregullohet me Ligjin për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme nr. 04/L-183, i cili përfshin edhe Rregulloren RID.

“Përgjegjësitë për zbatimin e këtij ligji për transportin hekurudhor janë: Ministria e Infrastrukturës, ARH, Menaxheri i Infrastrukturës, Ndërmarrjet hekurudhore dhe organet e tjera siç përcaktohen në këtë ligj”, thuhet në përgjigjen e ARH-së.

ARH sqaron se, në bazë të mandatit ligjor, ka lëshuar autorizime dhe certifikata sigurie për subjektet përkatëse

Në këtë kontekst, “RAILTRANS që nga viti 2016 posedon Certifikatë të Sigurisë me të drejtë operimi edhe për transport të mallrave të rrezikshme”.


Në lidhje me përdorimin e stacioneve hekurudhore për trajtimin e mallrave të rrezikshme, ARH thekson se INFRAKOS, si menaxher i infrastrukturës ofron qasje në shërbime për të gjithë operatorët hekurudhorë me kërkesë të tyre, përfshirë edhe shërbime shtesë që lidhen me kontrollin e transportit të mallrave të rrezikshme, siç parashihet në nenin 52 të Ligjit për Hekurudhat.

“Për stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit, INFRAKOS ka rikonfirmuar se lejohet transportimi dhe ngarkim/shkarkimi i mallrave dhe pasagjerëve, përfshirë transportin e mallrave të rrezikshme, siç ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën”, thuhet në përgjigjen e ARH-së për Telegrafin.

Tutje Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka theksuar se INFRAKOS kanë pasur edhe një tjetër kërkesë për shkarkim/ngarkim të plinit (gas) të transportuar nga INA Zagreb për në stacionin hekurudhor Hani i Elezit, stacion kufitar i destinuar për ngarkim-shkarkim të mallrave.

Sipas sqarimeve të dhëna, shkarkimi i gazit është realizuar në mënyrë të kontrolluar, nga cisternat hekurudhore në cisterna rrugore.

“Ky proces është kryer në rampën për shkarkim/ngarkim nga cisternat hekurudhore në cisternat rrugore, nën masa sigurie nga përgjegjësi Fam Gas ndërsa shkarkimi ishte i mbyllur dhe i monitoruar nga Inspektori Komunal dhe Dogana e Kosovës. Pas ngarkimit në cisternat rrugore, e njëjta është dërguar në terminalin doganor në Han të Elezit dhe prej aty ka vazhduar transportin rrugor drejt destinacionit të deponimit”, thuhet më tej në përgjigje.

ARH thekson se bëhet fjalë për një veprim teknik që “ndërlidh dy format e transportit hekurudhor dhe rrugor”, e jo për një procedurë të paautorizuar në një stacion të papërshtatshëm.

Si dëshmi ARH-ja ka ofruar edhe Dokumentin Teknik të Stacionit Hekurudhor në Han të Elezit, ku “përfshihen edhe binarët për vendosjen e vagonëve me ngarkesë shpërthyese (eksplozivë) dhe lehtësisht të ndezshme”.

Në pikën 3.26 të këtij dokumenti theksohet se “vagonët e ngarkuar me materie shpërthyese (eksploduese) dhe të ndezshme lehtë, vendosen në binarin e parë (1), vagonët duhet të jenë në mbikëqyrje të vazhdueshme. Punonjësin mbikëqyrës e cakton drejtuesi i trenave në shërbim”

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave ka njoftuar se operatori RAILTRANS ka deklaruar se ka njoftuar me kohë institucionet kompetente.

Sipas ARH-së, RAILTRANS ka bërë të ditur se “komunikimi fillestar është kryer nga stacioni hekurudhor Zagreb si pikë nisje, me stacionin hekurudhor në Maqedoni dhe në fund me stacionin hekurudhor në Kosovë”, duke theksuar se “ky transport është realizuar në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë transportin e mallrave të rrezikshme”.

ARH ka bërë të ditur gjithashtu se ka thirrur një takim me të gjitha palët përgjegjëse dhe të interesit, përfshirë Ministrinë e Infrastrukturës, INFRAKOS dhe RAILTRANS, “me synim trajtimin e duhur dhe profesional të kërkesës së paraqitur”. /Telegrafi/

Nga Salillari te Arbër Abazi e Sako, kush e ndau “tortën 160 mln USD” të Ballukut në Unazën e Tiranës

By: Elva
16 December 2025 at 17:23

Nga Boldnews.al Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka krijuar dyshimet se zv.kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka rol kryesor në pilotimin drejt kompanive të caktuara të të paktën 7 tenderave të lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Këtë të Martë (16 Dhjetor 2025), prokurorët kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën […]

The post Nga Salillari te Arbër Abazi e Sako, kush e ndau “tortën 160 mln USD” të Ballukut në Unazën e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

Elmazi: Borxhi i Komunës së Sarajit është tre milionë euro

11 December 2025 at 17:35


Kryetari i ri i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka mbajtur sot konferencën e parë për media nga marrja e detyrës së tij për të udhëhequr me këtë komunë. Ai tha se borxhi i komunës momentalisht është 3 milionë euro, ndërsa prezantoi edhe borxhet që komuna ka pasur nën udhëheqjen e menaxhmentit të kaluar.

“Nga të dhënat e dalura nga dita e sotit , mund të themi lirishtë se borxhi i komunës së Sarajit, flasë si komunë, nga të dhënat e reja të përditësuara është 3 milion euro. Borxhi i ndërmarrjes publike, në kuadër të komunës së Sarajit-Higjena Komunale është 425.000 euro, borxhin të cilën e ka çerdhja Filizi, në kuadër të komunës së Sarajit 230.700, borxhin të cilat e kanë shkollat fillore komunale është 198.000 euro, borxhin të cilin e ka ndërmarrja publike për menaxhim me ndriçimin publik është 127.000 euro”, tha Elmazi.

Këto borxhe, Elmazi tha se e kanë mbajtur komunën e bllokuar që nga marrja e mandatit, pasi siç tha, përbmaruesit kanë qenë aktiv.

Ai më tej tha se kanë hasur edhe në kontrata të shumta, marrëveshje të paarsyetuara dhe shpenzime të bëra pa karar. Sipas tij, këto praktika nuk kanë të bëjnë asnjë lidhje me interesin publik, prandaj komuna është futur në kaos financiar.

Siria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për naftë dhe gaz

9 December 2025 at 14:19


Siria dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh në sektorët e naftës dhe gazit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania shtetërore siriane e naftës nënshkroi katër marrëveshje me kompani saudite në selinë e Ministrisë së Energjisë në kryeqytetin Damask, sipas Agjencisë Arabe të Lajmeve Siriane (SANA) të martën.

Marrëveshjet mbulojnë "shërbime mbështetëse teknike dhe zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit në Siri", tha agjencia, pa përmendur nënshkruesit sauditë të marrëveshjeve.

Më 19 nëntor, drejtori ekzekutiv i Kompanisë siriane të naftës, Youssef Qaballawi, njoftoi zbulimin e pesë fushave të reja të gazit në rajonin perëndimor Al-Sahel.

Sipas shifrave të vitit 2015, rezervat e provuara të gazit në Siri arritën në rreth 8.5 trilionë metra kub, ndërsa prodhimi mesatar ditor i gazit të palidhur është rreth 250 milionë metra kub, duke përfaqësuar 58 përqind të prodhimit total të gazit të vendit.

Gazi i lidhur me naftën përbën 28 përqind të prodhimit, pjesa më e madhe e të cilit vjen nga lindja e lumit Eufrat.

Qeveria e re siriane, nën presidencën e Ahmad al Sharaa, synon të përmirësojë sektorin e energjisë së vendit duke nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi me disa qeveri dhe institucione për të mbështetur rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas 14 vitesh luftë civile. /Telegrafi/

Eksportet e Kinës rriten me 5.9% në nëntor, dërgesat drejt SHBA-së bien me 29%

9 December 2025 at 12:40

Eksportet e Kinës iu rikthyen rritjes gjatë nëntorit, pas një tkurrjeje të papritur një muaj më parë. Megjithatë, dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara ranë me gati 29% krahasuar me një vit më parë, duke shënuar muajin e tetë radhazi me rënie dyshifrore.

Në total, eksportet e Kinës në nëntor ishin 5.9% më të larta se një vit më parë, të shprehura në dollarë amerikanë. Totali arriti në 330.3 miliardë dollarë, duke tejkaluar vlerësimet e ekonomistëve dhe duke sinjalizuar një përmirësim nga tkurrja 1.1% në tetor.

Duke nënvizuar një hendek të zgjeruar mes eksporteve dhe importeve, të dhënat doganore treguan se suficiti tregtar i Kinës për 11 muajt e parë të vitit e kaloi kufirin e 1 trilion dollarëve, duke arritur pothuajse 1.08 trilion dollarë. Ky është një nivel rekord për çdo vit dhe më i lartë sesa suficiti prej 992 miliardë dollarësh për gjithë vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare të përmbledhura nga FactSet.

Ndërsa eksportet e Kinës drejt SHBA-së kanë rënë për pjesën më të madhe të vitit, dërgesat drejt destinacioneve të tjera janë rritur ndjeshëm, përfshirë Azinë Juglindore, Amerikën Latine, Afrikën dhe Bashkimin Europian.

Importet e Kinës u rritën me 1.9% në nëntor, duke arritur më shumë se 218.6 miliardë dollarë. Ky rezultat është më i mirë se rritja prej 1% në tetor, edhe pse kriza e vazhdueshme në sektorin e pasurive të paluajtshme vazhdon të rëndojë mbi konsumin dhe investimet.

Marrëveshja tregtare e tetorit

Një armëpushim njëvjeçar tregtar mes Kinës dhe SHBA-së u arrit në një takim mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping në fund të tetorit në Korenë e Jugut. SHBA-ja uli tarifat për produktet kineze, ndërsa Kina u zotua të ndalonte kontrollet e saj të eksportit lidhur me mineralet e rralla.

“Ka shumë gjasa që eksportet e nëntorit të mos pasqyrojnë ende plotësisht uljen e tarifave, e cila pritet të reflektohet gjatë muajve të ardhshëm,” shkroi në një raport Lynn Song, kryeekonomist i ING Bank.

Aktiviteti i fabrikave në Kinë u tkurr për muajin e tetë radhazi në nëntor, sipas një sondazhi zyrtar, dhe ekonomistët thanë se është ende herët për të përcaktuar nëse ka një rimëkëmbje të vërtetë të kërkesës së jashtme pas armëpushimit tregtar SHBA–Kinë.

Me eksportet që mbeten të fuqishme, ekonomistët përgjithësisht presin që Kina të arrijë ose t’i afrohet objektivit të saj për rritje ekonomike prej rreth 5% këtë vit.

Një shtysë për rritje

Udhëheqësit kinezë kanë përcaktuar si prioritet zgjerimin e prodhimit të teknologjisë së avancuar për pesë vitet e ardhshme, pas një takimi të nivelit të lartë në tetor.

Një takim vjetor për planifikimin ekonomik u mbajt të hënën, i kryesuar nga Xi, për të hartuar planet e rritjes ekonomike për vitin 2026, sipas agjencisë shtetërore Xinhua, ndërsa udhëheqësit kinezë ritheksuan fokusin te “kërkimi i përparimit duke garantuar stabilitetin”.

Një mjedis i qëndrueshëm global tregtar nuk pritet të zgjasë shumë, tha Chi Lo, strateg i tregjeve globale në BNP Paribas Asset Management, duke theksuar se marrëdhëniet SHBA–Kinë “mbeten në një ngërç”, pavarësisht armëpushimit të përkohshëm.

Megjithatë, disa ekonomistë besojnë se Kina do të vazhdojë të fitojë pjesë të tregut global të eksporteve në vitet e ardhshme.

Morgan Stanley parashikon se deri në vitin 2030, pjesa e Kinës në eksportet globale do të arrijë në 16.5%, nga rreth 15% aktualisht, e nxitur nga avantazhet e saj në prodhimin e avancuar dhe sektorët me rritje të lartë, si automjetet elektrike, robotika dhe bateritë.

“Pavarësisht tensioneve të vazhdueshme tregtare, proteksionizmit të shtuar dhe politikave industriale aktive të ekonomive të G20-s, ne besojmë se Kina do të fitojë më shumë pjesë në tregtinë globale të mallrave,” tha Chetan Ahya, kryeekonomist i Morgan Stanley për Azinë. / Euronews

The post Eksportet e Kinës rriten me 5.9% në nëntor, dërgesat drejt SHBA-së bien me 29% appeared first on Revista Monitor.

Një 22-vjeçare u gjet e mbyllur brenda një kafazi qensh në një oborr në Teksas - pasi një fqinj dëgjoi britmat e saj për ndihmë

8 December 2025 at 09:57


Një grua 22-vjeçare e tmerruar u gjet e mbyllur brenda një kafazi qensh në një oborr në Teksas, pasi një fqinj dëgjoi britmat e saj drithëruese për ndihmë.

Policia thotë se viktima, e cila jeton me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore, ishte futur në kafaz natën e 22 nëntorit, duke bërtitur se ishte e frikësuar dhe kishte nevojë të përdorte banjën.

Fqinji Justin Anderson, 24 vjeç, i dëgjoi lutjet e saj për ndihmë dhe shpejt e kuptoi se tingujt që vinin nga dera fqinje nuk ishin shqetësim i zakonshëm.

"Dëgjova diçka që nuk tingëllonte aspak mirë", ka thënë Anderson për Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Ai nxori telefonin e tij, eci drejt gardhit dhe filloi të filmonte skena që tani përshkruhen nga autoritetet si një grua e mbyllur në kafaz si një kafshë, duke goditur derën e kafazit, duke u lutur të dilte.

Pamjet filmike dhe thirrja e Anderson në 911, i shtynë oficerët të nxitonin në shtëpinë e 60-vjeçares Kandice 'Candy' Thompson, një grua e njohur në Anson për kujdesin e dhjetëra fëmijëve gjatë viteve dhe për faktin se ishte e veja e një ish-shefi policie.

Ajo që oficerët gjetën pas gardhit prej druri, tha më vonë Shefi i Policisë së Anson, Daniel Graziose, ishte 'tronditëse'.

'Oficerët reaguan dhe gjetën një femër 22-vjeçare të mbyllur në oborrin e shtëpisë,' konfirmoi Graziose për Criminally Obsessed.

Thompson ofroi justifikime pse gruaja ishte mbyllur jashtë, por hetuesit tani e kanë akuzuar atë për rrëmbim të rëndë, lëndim të një personi me aftësi të kufizuara, kufizim të paligjshëm, rrezikim dhe sulm.

Dhe policia thotë se videoja e Anderson mund t'i ketë shpëtuar jetën Emily-t. /Telegrafi/

Gonzato: BE përkrah Shqipërisë në mbrojtjen e fjalës së lirë dhe fuqizimin e grave në media

2 December 2025 at 19:47

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Në konferencën “Gratë në qendër: Forcimi i medias me qasje përfshirëse në Shqipëri”, organizuar nga SCiDEV dhe AWA me mbështetjen e Bashkimit Europian, u prezantuan gjetjet e projektit “Thyejmë kallëpet, formësojmë të ardhmen”, që synon transformimin e praktikave mediatike në drejtim të raportimit me perspektivë gjinore, rritjes së rolit të grave në media dhe forcimit të sigurisë së gazetarëve

Kryetarja e Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj theksoi se barazia gjinore nuk duhet parë si një element dekorativ, por si thelbin e një sistemi të drejtë dhe funksional.

Ajo ndau qëndrimin e saj mbi rolin e medias në fuqizimin e grave, sfidat me të cilat ato përballen dhe domosdoshmërinë për të ndërtuar një shoqëri ku çdo grua ka zë dhe hapësirë për t’u dëgjuar.

Tabaku u ndal edhe te nevoja për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve, duke bërë të ditur se ka propozuar ndryshime në Kodin Penal që synojnë të luftojnë paditë SLAPP, të cilat përdoren për të frenuar raportimin e lirë dhe kritik.

Sipas saj, demokracia nuk mund të ekzistojë pa media të pavarur dhe të mbrojtur.

“Kam propozuar ndryshime të reja në Kodin Penal për të mbrojtur gazetarët dhe për të luftuar paditë SLAPP, sepse demokracia nuk ekziston pa media të lirë”, theksoi ajo.

Duke vënë në pah rolin e grave në media, sipërmarrje, bujqësi, arsim dhe emigracion, Tabaku deklaroi se ato përbëjnë një forcë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Ajo theksoi se shoqëria u detyrohet grave një sistem më të drejtë, më transparent dhe mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, solli një përmbledhje të të dhënave të tre viteve të fundit të balancës gjinore në tregun audioviziv, një treg dinamik dhe përgjithësisht i balancuar, ndryshe nga fushatat zgjedhore, ku dominimi i burrave, si në zgjedhjet e 11 majit, ka qenë i dukshëm.

Në një sesion të veçantë me gazetarë dhe ekspertë të fushës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se mediet shqiptare duhet të pasqyrojnë më mirë diversitetin shoqëror dhe të rrisin përfaqësimin e grave në hapësirën publike.

Ai u shpreh se niveli aktual i përfaqësimit nuk është i mjaftueshëm dhe se pak është bërë për të adresuar sfida si diskriminimi, mungesa e zërit të barabartë dhe dhuna online ndaj grave dhe vajzave.

Gonzato nënvizoi se rritja e rolit të grave në media kërkon angazhim të strukturave mediatike për të krijuar më shumë mundësi dhe hapësira për gazetaret dhe profesionistet, ndërsa theksoi rëndësinë e transparencës dhe dialogut të hapur mes redaksive, gazetarëve dhe institucioneve për ruajtjen e pavarësisë së medias dhe rritjen e standardeve profesionale.

Ai ritheksoi mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në mbrojtjen e fjalës së lirë dhe fuqizimin e grave në media, duke e konsideruar këtë një gur themeli për një shoqëri demokratike dhe të barabartë.

“Evropa qëndron përkrah Shqipërisë për të patur një fjalë të lirë, për të mbështetur gratë në media dhe të rritet dhe forcohet përfaqësia e tyre në media. Një dimension i rëndësishëm është edhe transparenca dhe një dialog i hapur për editorët, gazetarët dhe pavarësinë e medias”, tha Gonzato.

Prezantimi i gazetares së France 24, Annette Young, solli përvojën e saj të gjatë në median ndërkombëtare, duke dhënë një perspektivë të gjerë mbi zhvillimin e rolit të grave në këtë sektor.

/a.f/r.e/

The post Gonzato: BE përkrah Shqipërisë në mbrojtjen e fjalës së lirë dhe fuqizimin e grave në media appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthen bombola e gazit te Tregu Çam/ Përfshihet nga flakët banesa

By: Brisi
1 December 2025 at 20:01

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne, në zonën e Tregu Çam në Tiranë. Rapotohet se një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Si pasojë e shpërthimit, zjarri ka përfshirë banesën, sic mund të shihet edhe në foton e mësipërme. Deri më tani nuk raportohet […]

The post Shpërthen bombola e gazit te Tregu Çam/ Përfshihet nga flakët banesa appeared first on BoldNews.al.

Mbi 900 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese në Azi

By: Rovena
1 December 2025 at 10:29

Mbi 900 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë ende rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet që kanë ndodhur në të gjithë Azinë, raportoi të hënën CNN-i. Reshjet e shiut të shkaktuara nga cikloni goditën pjesë të Indonezisë, Tajlandës dhe Malajzisë këtë javë, kur një stuhi e rrallë tropikale u formua në Ngushticën e Malakës.

Moti i keq ka marrë jetën e të paktën 435 personave në Indonezi, 334 në Sri Lanka, 162 në Tajlandë dhe dy në Malajzi, kanë thënë zyrtarët për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në Indonezi edhe 406 persona të tjerë raportohen ende të zhdukur.

Në Tajlandë rreth 3.5 milionë njerëz janë prekur, ndërsa në Sri Lanka mbi 1.1 milion, me mijëra objekte banimi të shkatërruara në të gjitha vendet.

Benjamin Gavazi s’ia del, nokautohet në raund të parë nga Ben Whittaker

29 November 2025 at 23:14


Boksieri shqiptar Benjamin Gavazi nuk ka arritur ta fitojë titullin e kampionit të botës, “WBC Silver”, duke pësuar humbje nga kampioni në fuqi Ben Whittaker.

Whittaker në fakt e mbylli shpejtë meçin, ku për vetëm disa sekonde e fitoi me nokaut.

Britaniku njihet për stilin e lojës të ashpër dhe dominimin që po bën që sa kohë në këtë peshë, e të njëjtën gjë e dëshmoi edhe të dielën mbrëma.

Kësisoj, Whittaker e mbron epitetin e kampionit të botës, ndërsa shqiptarit i mbetet të ngrihet dhe të rikthehet sa më i fuqishëm me shpresën që ta rrëzojë britanikun.

Për më shumë, shikoni momentin kur Whittaker e fiton meçin me nokaut./Telegrafi/

THE SURGEON GETS THE KO IN ROUND 1 😤⚔️🔥#WhittakerGavazi | Live NOW on DAZN ◾ pic.twitter.com/0YfmiPwJv3
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) November 29, 2025

Miliona euro tendera nga Balluku, Arbër Abazi i Alko Impex thirret në SPAK

By: Elva
26 November 2025 at 17:41

Arbër Abazi, pronari i kompanisë Alko Impex, është thirrur në SPAK. Kapitali ka mësuar se biznesmeni ka marrë fletëthirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në datën 2 dhjetor. Sipas shkresës së firmosur nga prokurori Dritan Prençi, Abazi do të thirret për t’u pyetur në cilësinë e personin në dijeni. Por cila është çështja, […]

The post Miliona euro tendera nga Balluku, Arbër Abazi i Alko Impex thirret në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Maliqi kallëzon në SPAK Kreshnik Hajdarin: I dha 1 mln euro tender Alko Impex të Arbër Abazit

By: Ela
26 November 2025 at 10:34

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, për një tender me vlerë 1 milion euro, për rikonstruksionin e një shkolle në Havaleas të Kuçovës, ku klasat pothuajse janë bosh. Në një prononcim për mediat, ai tha se këtë tender e ka marrë nipi i […]

The post Maliqi kallëzon në SPAK Kreshnik Hajdarin: I dha 1 mln euro tender Alko Impex të Arbër Abazit appeared first on BoldNews.al.

Islam Abazi: Edhe policët do të përgjigjen për Koçanin, së shpejti aktakuza për pjesëtarët e MPB-së

26 November 2025 at 10:48


Kryeprokurori i Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi thotë se brenda 10 ditëve do të ketë aktakuzë edhe për pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, respektivisht për policët, në rastin e diskotekës “Puls” në Koçan. Abazi thotë se tashmë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit dhe dëshmitarët në lidhje me këtë rast.

“Nga ana e prokurorit publik në këtë lëndë janë dëgjuar të gjithë të akuzuarit. Janë siguruar të gjitha dëshmitë. Javën e kaluar u dëgjua edhe i akuzuari i fundit. U dëgjuan edhe dëshmitarët dhe u është dhënë njoftim për hetim të përfunduar dhe për dhjetë ditë presim…pasi që të hetohen edhe dëshmitë e reja që i siguruam dhe deklaratat e të akuzuarve dhe dëshmitarëve, presim për shkurt kohë, dhjetë ditë të merret vendimi i Prokurorisë Publike".

"Të gjitha dëshmitë materiale në lidhje me këtë rast penalo-juridik janë siguruar, nga viti 2012, deri në veprimin e fundit dhe ditën e ndodhisë së fatkeqësisë. Hetimi po zhvillohet në atë drejtim, të shohim lëshimet e secilit prej personave me autorizime policore, cilat janë lëshimet e secilit prej tyre, dhe gjithsesi në aktakuzë do t’i tregojmë të gjitha. Të gjitha lëshimet dhe veprimet e lëshuara nga ana e zyrtarëve të policisë”, tha Abazi.

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Azinë Juglindore

By: D Marku
24 November 2025 at 19:27

Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Azinë Juglindore u rrit të hënën, me një person të raportuar të vrarë në Vietnam dhe pesë të tjerë në Tajlandë, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur.

Numri total i të vdekurve të konfirmuar në Vietnamështë tani 91, me 11 të tjerë të zhdukur, pasi shirat e fortë që nisën një javë më parë shkaktuan përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu duke nisur nga provinca Quang Tri deri në Lam Dong, një shtrirje prej 800 kilometrash përgjatë rajonit qendror të vendit, përfshirë zonat malore.

Në Dak Lak, e cila është provinca më e goditur, 63 persona kanë humbur jetën, kryesisht nga mbytja. Viktima të tjera u raportuan në provincat Khanh Hoa, Lam Dong, Gia Lai, Danang, Hue dhe Quang Tri.

Krishtlindje me masa sigurie/ Gjermani, hapen tregjet e festës, një vit pas sulmit terro*ist
Me rrugët e shkatërruara në shumë zona, helikopterët janë përdorur për të hedhur ushqime dhe ndihma, si dhe për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve.

Pas një pushimi të reshjeve gjatë fundjavës, Pham Thu Huyen ishte një nga qindra banorë dhe vizitorë që ndihmuan në pastrimin e mbeturinave të sjella nga uji në Nha Trang, një destinacion turistik i njohur në provincën Khanh Hoa, i famshëm për plazhet me rërë të bardhë.

“Ne kurrë nuk kemi përjetuar kaq shumë shi dhe përmbytje kaq të këqija,” tha 45-vjeçarja.

Ujërat kanë dëmtuar edhe të korrat e këtij viti, duke përmbytur fermat e kafesë në Dak Lak, rajoni kryesor i prodhimit të kafesë në Vietnam.

Dëmet deri tani vlerësohen rreth 500 milionë dollarë nga ky cikël përmbytjesh.

Ujërat kanë filluar të tërhiqen, por agjencia e motit e Vietnamit paralajmëroi se me reshjet që vazhdojnë në disa vende, rreziqet mbeten, dhe se një depresion tropikal i ri po formohet që mund të sjellë mot më të keq më vonë gjatë javës.

Vietnami është ndër vendet më të rrezikuara nga përmbytjet në botë, me gati gjysmën e popullsisë që jeton në zona me rrezik të lartë. Shkencëtarët paralajmërojnë se ngrohja globale po intensifikon stuhitë dhe reshjet në Azinë Juglindore, duke i bërë përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut gjithnjë e më shkatërruese dhe të shpeshta.

Në Tajlandë, reshjet e dendura në jug të vendit shkaktuan përmbytje të rënda gjatë fundjavës, duke prekur gati 2 milionë njerëz. Pesë persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në gjashtë provinca jugore.

Dhjetë provinca në jug janë goditur nga reshje të dendura gjatë javës së fundit, dhe zyrtarët paralajmëruan të hënën se nivelet e ujit pritet të rriten më tej me reshjet që do të vazhdojnë deri të martën.

Qyteti Hat Yai, një qendër e madhe ekonomike në provincën Songkhla, u godit me 335 milimetra shi të premten, shifra më e lartë 24-orëshe në 300 vjet, thanë zyrtarët.

Nga e mërkura deri të premten, qyteti pa 630 milimetra shi, duke e bërë të vështirë evakuimin, ndërsa qindra banorë dhe turistë mbetën të bllokuar në shtëpi dhe hotele, gjë që detyroi ekipet e emergjencës të përdorin varka shpëtimi për të transportuar njerëzit përgjatë rrugëve të përmbytura.

Tajlanda ishte goditur më herët këtë vit nga përmbytje të gjera në veri, të ndjekura nga muaj përmbytjesh në rajonin qendror, që vranë mbi dy dhjetëra persona. Ato përmbytje shkaktuan gjithashtu dëme të mëdha në fushat bujqësore dhe mijëra shtëpi.

Malajzia po përballet gjithashtu me përmbytje në disa shtete që pritet të përkeqësohen ndërsa reshjet e dendura dhe të vazhdueshme vazhdojnë.

Departamenti i Mirëqenies Sociale raportoi të hënën se mbi 12 mijë e 500 njerëz në nëntë shtete janë evakuuar. Përmbytjet janë të zakonshme në disa pjesë të Malajzisë gjatë sezonit vjetor të musonit, i cili nis në nëntor dhe mund të zgjasë deri në mars.

The post Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Azinë Juglindore appeared first on Albeu.com.

Tender fiktiv? Hajdari i Kuçovës i jep 1 mln euro Alko Impex të Arbër Abazit, asnjë ankesë në KPP

By: Ela
24 November 2025 at 10:34

Kreshnik Hajdari, kryetari i Bashkisë Kuçovë, përkulet para Arbër Abazit, nipit të politikanit të “Rilindjes”. Një tender fiktiv mbi 1 milion euro është nderi që i ka bërë ALKO-ve të Abazit duke eliminuar të gjithë konkurrentët. Bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Rikonstruksion, krijimi i ambienteve sportive dhe ndërtimi i palestrës në shkollën “Aleksandër Markaçini”, […]

The post Tender fiktiv? Hajdari i Kuçovës i jep 1 mln euro Alko Impex të Arbër Abazit, asnjë ankesë në KPP appeared first on BoldNews.al.

Rilind Nivokazi me tjetër paraqitje fantastike në Zvicër, shënon ndaj Zurichut

23 November 2025 at 17:13


Sulmuesi kosovar Rilind Nivokazi sërish ka gjetur rrugën drejtë portës, këtë herë në përballjen ndaj Zurichut.

Sion u ndalë në një barazim 2-2 ndaj Zurichut, ku luajtën plot pesë lojtarë shqiptarë (Kreshnik Hajrizi, Donat Rrudhani, Rilind Nivokazi, Lindrit Kamberi dhe Bledian Krasniqi).

Më i vlerësuari ishte Rilind Nivokazi, i cili në fakt edhe shënoi golin e dytë të Sionit, për t’a rikthyer epërsinë.

“SofaScore” e vlerësoi me notën 8.9, ku kishte plot gjashtë goditje, dy prej tyre në portë, ndërsa dy të tjera iu bllokuan.

Kreshnik Hajrizi u vlerësua me notën 6.4, Donat Rrudhani me 6.5 ndërsa te Zurichu, mbrojtësi Lindrit Kamberi me 6.2 derisa i inkuadruari Bledian Krasniqi me 7.0.

Për Nivokazin ky është goli i shtatë në Superligën e Zvicrës, ku ka vetëm dy më pak nga golashënuesi numër një Fassnacht./Telegrafi/

Kajtazi reagon ndaj akuzave nga kryeprokurori Kelmendi: Edhe sot ka mundur të më arrestojë, unë këtu jam

19 November 2025 at 19:05


Gazetari dhe drejtori i mediumit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Kelmendi në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot, u shpreh se janë të pavërteta dhe shpifje shkrimet që janë publikuar në media ditëve të fundit.

Ai madje hodhi akuza të rënda ndaj gazetarit Kajtazi.

““Më vejn shumë keq që një portal i njohur “Paparaci” po vazhdon të raportoj të pavërteta. Lajmet e publikuara janë të pavërteta dhe tendencioze. Të dhënat janë plotësisht gënjeshtra. Unë kam pasur kësi shkrime dhe më herët nga i njëjti portal nga pronari i saj Vehbi Kajtazi. Arsyeja pse ai shkruan dhe shpif për mua, është se ai ka qenë te unë për të pasur përfitime. Pasi që refuzova këto kërkesa dhe tentativa të tij për të ushtruar ndikim në punën time, ai më ka dërguar edhe SMS shantazhues për të cilat ka qenë i njoftuar edhe ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi”, tha Kelmendi.

E ndaj këtyre deklaratave gazetari Kajtazi në një reagim në Facebook, i bëri ftesë u.d e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi që të zgjedh studion televizive për debat.

Ndërkaq sa i përket akuzës për shantazh, Kajtazi tha se sikurse më parë edhe sot ka mundur ta arrestoj.

Madje Kajtazi i referohet Kelmendit “mbetje e regjimit të Millosheviqit”.

“Sa i përket akuzës për ‘shantazh’, Besim Kelmendi është jurist i moçëm, madje nga koha e gjyqtares famëkeqe serbe, Danica Marinkoviç, e cila kishte dënuar me burg Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Nuren, Sami Lushtakun, Zenun Kadriun, Ali Januzin, Sahit Jasharin, Rafet Ramen. Ai ka qenë prokuror në kohën e pretendimit (gjoja për shantazh) dhe tash kryeprokuror. Edhe atëherë, edhe sot ka mundur dhe mundet të më arrestojë. Unë këtu jam. Këtu do të jem. E di që është punë e rëndë të merresh me mbetjet e regjimit të Millosheviçit. Në ballë me keni”, ka shkruar Kajtazi. /Telegrafi/


❌
❌