Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U merrte fotot dhe i shantazhonte në rrjete sociale, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

By: Ela
7 December 2025 at 13:08

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i dyshuar për mashtrim dhe shantazh ndaj personave të ndryshëm në rrjetet sociale. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka krijuar profile false në një rrjet social, përmes të cilave komunikonte me shtetas të ndryshëm dhe siguronte prej tyre foto personale. […]

The post U merrte fotot dhe i shantazhonte në rrjete sociale, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

“2 milionë për të shpëtuar 14″/ Prokuroria dekonspiron aksionin e ryshfetit të OSHEE-së në Durrës

By: Brisi
2 December 2025 at 21:39

Lidhur me denoncimin e pronarit të dyqanit për OSHEE-në Durrës, gruaja e tij, e kthyer në bashkëpunëtore e emisionit “Stop”, përpiqet t’u japë specialistëve 500 mijë lekë menjëherë, me premtimin, se pjesën tjetër do ta siguronte më vonë. Por ata, por specialistët nuk i pranojnë në atë moment, duke thënë, se paratë duhej t’i merrnin të […]

The post “2 milionë për të shpëtuar 14″/ Prokuroria dekonspiron aksionin e ryshfetit të OSHEE-së në Durrës appeared first on BoldNews.al.

“2 mln lekë sot, për të gjithë”/ Specialistët e OSHEE-së shantazhojnë pronarin e dyqanit në Durrës

By: Brisi
2 December 2025 at 21:15

Një pronar dyqani në Durrës denoncon, se specialistë të OSHEE-së i kanë kërkuar 2 milionë lekë, për t’i nxjerrë sahatin e energjisë nga brenda dyqanit në ambientet e jashtme. Sipas tij, gjatë kontrollit, specialistët i thanë, se sahati kishte rezultuar me minus që prej vitit 2021 dhe nëse ata dorëzonin procesverbalin, sistemi do të gjeneronte automatikisht […]

The post “2 mln lekë sot, për të gjithë”/ Specialistët e OSHEE-së shantazhojnë pronarin e dyqanit në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Marrëdhënie seksuale nën shantazh, inspektori i policisë shqiptare arrestohet sapo kthehet nga Kosova

29 November 2025 at 18:46


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar ndaluar këtë të shtunë, më 29 nëntor, një punonjës të Policisë së Shtetit, inspektor J.U., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Hetimet nisën pas kallëzimit të shtetases me inicialet L.H., e cila më 17 nëntor 2025 ka deklaruar se punonjësi i policisë J.U ka ushtruar shantazh dhe kërcënime ndaj saj, duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në kuadër të çështjes hetimore, janë referuar materiale procedurale shtesë edhe ndaj dy personave të tjerë: M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” (neni 311 i Kodit Penal); Si dhe A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” (neni 302 i Kodit Penal).

Gjatë periudhës së hetimeve, inspektori J.U. rezultoi të ishte larguar drejt Republikës së Kosovës. Arrestimi i tij u krye sot nga agjentët e AMP-së në momentin që ai hyri në territorin e Republikës së Shqipërisë.


Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë

By: Brisi
29 November 2025 at 15:41

Një rast i shantazhit dhe abuzimit seksual raportohet të ketë ndodhur në radhët e policisë, në qytetin e Dibrës. Një vajzë ka denoncuar se punonjësi i policisë, Inspektor J.U nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas denoncimit të vajzës, polici është arrestuar nga AMP, ndërsa përpos tij ka nisur hetimi edhe […]

The post Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë appeared first on BoldNews.al.

Kajtazi reagon ndaj akuzave nga kryeprokurori Kelmendi: Edhe sot ka mundur të më arrestojë, unë këtu jam

19 November 2025 at 19:05


Gazetari dhe drejtori i mediumit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Kelmendi në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot, u shpreh se janë të pavërteta dhe shpifje shkrimet që janë publikuar në media ditëve të fundit.

Ai madje hodhi akuza të rënda ndaj gazetarit Kajtazi.

““Më vejn shumë keq që një portal i njohur “Paparaci” po vazhdon të raportoj të pavërteta. Lajmet e publikuara janë të pavërteta dhe tendencioze. Të dhënat janë plotësisht gënjeshtra. Unë kam pasur kësi shkrime dhe më herët nga i njëjti portal nga pronari i saj Vehbi Kajtazi. Arsyeja pse ai shkruan dhe shpif për mua, është se ai ka qenë te unë për të pasur përfitime. Pasi që refuzova këto kërkesa dhe tentativa të tij për të ushtruar ndikim në punën time, ai më ka dërguar edhe SMS shantazhues për të cilat ka qenë i njoftuar edhe ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi”, tha Kelmendi.

E ndaj këtyre deklaratave gazetari Kajtazi në një reagim në Facebook, i bëri ftesë u.d e Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi që të zgjedh studion televizive për debat.

Ndërkaq sa i përket akuzës për shantazh, Kajtazi tha se sikurse më parë edhe sot ka mundur ta arrestoj.

Madje Kajtazi i referohet Kelmendit “mbetje e regjimit të Millosheviqit”.

“Sa i përket akuzës për ‘shantazh’, Besim Kelmendi është jurist i moçëm, madje nga koha e gjyqtares famëkeqe serbe, Danica Marinkoviç, e cila kishte dënuar me burg Adem Jasharin, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Nuren, Sami Lushtakun, Zenun Kadriun, Ali Januzin, Sahit Jasharin, Rafet Ramen. Ai ka qenë prokuror në kohën e pretendimit (gjoja për shantazh) dhe tash kryeprokuror. Edhe atëherë, edhe sot ka mundur dhe mundet të më arrestojë. Unë këtu jam. Këtu do të jem. E di që është punë e rëndë të merresh me mbetjet e regjimit të Millosheviçit. Në ballë me keni”, ka shkruar Kajtazi. /Telegrafi/


Shantazhoi një person dhe i mori 8000 euro duke u hequr si gazetar i Piranjave, arrestohet/ EMRI

By: Ela
19 November 2025 at 13:45

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim. 36-vjeçari Glarurtin Kaçi ka mashtruar një person, duke iu prezantuar si staf i emisioni investigativ Piranjat. Kaçi i ka marrë 8 mijë euro personit në fjalë për të mos publikuar një video të sajuar prej tij. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar: […]

The post Shantazhoi një person dhe i mori 8000 euro duke u hequr si gazetar i Piranjave, arrestohet/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

By: Ela
14 November 2025 at 22:34

Një histori mashtrimi dhe shantazhi virtual ka prekur një vajzë 17-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi. Xhesika tregon se gjithçka nisi krejt rastësisht, kur vendosi të hapte një llogari në rrjetin social Snapchat, si shumë bashkëmoshatarë të saj. “Atje njoha një vajzë që quhej Ana Xheladinaj. Flisnim shpesh, derisa më tha nëse doja të njihesha […]

The post Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi appeared first on BoldNews.al.

KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll

By: armand
6 November 2025 at 14:45

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj kërcenoi Kontrollin e Lartë të Shtetit, pasi Arben Shehu renditi një sëre shkeljesh e abuzimesh nga mazhoranca socialiste. Pas raportimit, Xhafaj kërcënoi se mazhoranca do të nisë punën për kontrollin e kontrollorit, një shantazh i hapur ndaj një institucioni të pavarur publik. “Raporti i prezantuar tregon një realitet kompleks, një […]

The post KLSH renditi abuzimet, Xhafaj kërcënon i tensionuar: Do t’ju vijmë për kontroll appeared first on BoldNews.al.

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

By: Brisi
5 November 2025 at 09:17

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Ersi Cekanit, të riut nga Librazhdi i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij kanë kërcënuar një 29-vjeçar për shkak të një borxhi. Burime bëjnë me dijie se ka qenë 29-vjeçari ai i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga vëllezërit […]

The post “Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin appeared first on BoldNews.al.

Do të vras nëse nuk më kthen borxhin 30 mijë euro/ Tre vëllezërit shantazhonin një të ri dhe familjen e tij

By: V K
5 November 2025 at 09:43

Vijon të jetë në kërkim nga Komisariati nr. 4 vëllai i Ersi Cekanit, ky i fundit i arrestuar një ditë më parë në kuadër të Operacionit të koduar “Pretendimi”.

Ka qenë një i ri i cili ka kallëzuar pranë policisë se kërcënohej nga Cekani për një borxh të pashlyer.

I arrestuari bashkë me dy vëllezërit e tij, njëri ende në kërkim, prej kohësh kanë kërcënuar të riun duke pretenduar se u ka një borxh prej 30 mijë eurosh marrë në Spanjë.

Policia po verifikon dhe burimin e të ardhurave.

Cekani i dërgonte mesazhe duke i thënë se do e vriste të riun nëse nuk i kthen leket që i ka borxh. Madje Cekani e ka ndjekur duke i fotografuar dhe banesën si formë kërcënimi.

Ditën e djeshme 3 vëllezërit nga Librazhdi, kanë marrë 3 shokë të tjerë dhe kanë ardhur për të kërcënuar sërish të riun.

Në pranga përfundoi Ersi Cekanit, në kërkim u shpall vëllai i tij. Ndërsa vëllai i tretë së bashku me 3 shokët e tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

3 vëllezërit nga Librazhdi janë me precedent kriminal për armëmbajtje pa leje dhe vepra të tjera penale.

The post Do të vras nëse nuk më kthen borxhin 30 mijë euro/ Tre vëllezërit shantazhonin një të ri dhe familjen e tij appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë

By: armand
4 November 2025 at 16:41

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar, ka shpallur kërkim një tjetër dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për katër persona. I arrestuari është Ersi Cekani, 26 vjeç. Ai është arrestuar nga forcat blu, pasi bashkë me personat e tjerë ka kanosur dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume […]

The post EMRI/ Shantazhuan të riun për kthimin e borxhit, arrestohet 26-vjeçari, nis hetimi për 4 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët

By: Ela
4 November 2025 at 14:18

Një 29-vjeçar dhe familjarët e tij janë shantazhuar nga 6 persona, 3 prej tyre vëllezër. Policia e Tiranës njofton se është vënë në pranga njëri nga autorët, 4 janë proceduar penalisht dhe një është shpallur në kërkim. Personi i arrestuar është identifikuar si Ersi Cekani, ndërsa u shpall në kërkim vellai i tij, shtetasi A. […]

The post 6 persona shantazhonin një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, arrestohet një nga autorët appeared first on BoldNews.al.

Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit

16 October 2025 at 20:58

Emisioni Fiks Fare ka vijuar sot me denoncimin e dy grave që shantazhoheshin dhe detyroheshin të kryenin marrëdhënie seksuale në grup. Mashkulli që për njërën ishte burri dhe për tjetrin dashnori ishte personi që për vite me radhë ushtroi presion që të shkonin të tre në shtrat. Një telefonatë mes dy grave e publikuar në […]

The post Rrëfehen dy gratë e shantazhuara për të bërë se*s në grup: Dridhesha nga ankthi sa herë i binte telefonit appeared first on BoldNews.al.

I dha fund lidhjes, ish-i përndjek gruan me kërcënime e shantazh: Do të jetoj për 3 gjëra

15 October 2025 at 21:11

Pas 25 vitesh martesë, një grua nga Elbasani nis një lidhje të re me shtetasin Selami Majiqi, i cili e kërcënon dhe e përndjek duke i shkuar poshtë shtëpisë e madje edhe në fshatin e vajzërisë së saj. E frikësuar, ajo i drejtohet emisionit “Stop” për ndihmë pasi Majiqi nuk e pranon fundin e raportit […]

The post I dha fund lidhjes, ish-i përndjek gruan me kërcënime e shantazh: Do të jetoj për 3 gjëra appeared first on BoldNews.al.

“Më jep 50 mijë euro”/ Kjo është Zyhra Korra, që shantazhonte 39-vjeçaren

By: V K
6 October 2025 at 11:04

Gruaja që shihni në foto, është 44-vjeçarja Zyhra Korra, e cila u vendos në pranga nga policia e Sarandës, pasi shantazhonte përmes rrjeteve sociale një 39-vjeçare që jetonte në Greqi.

Zyhra Korra, ka shantazhuar në rrjetet sociale shtetasen Sulltane D., duke i thënë se “nuk ke dokumenta të rregullta greke”.

44-vjeçarja e kërcënonte se do ta denonconte tek autoritetet greke dhe se dokumentat do t’i digjeshin.

Fillimisht i ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh, por më pas i ka kërkuar edhe 50 mijë euro, duke bërë që 39-vjeçarja ta kallëzonte.

“Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera”, informuan blutë.

Njoftimi:

Sarandë/ Shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, i mori 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera, vihet në pranga 44-vjeçarja.

Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:

Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post “Më jep 50 mijë euro”/ Kjo është Zyhra Korra, që shantazhonte 39-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

By: Ardit
6 October 2025 at 08:42

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44-vjeçare nga Durrësi, e dyshuar për shantazh dhe kërcënim ndaj një shtetaseje në rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e parave. Arrestimi i Zyhra Korrës u bë pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, e cila kishte deklaruar se ishte detyruar t’i jepte 5000 euro përmes shantazhit, ndërsa po […]

The post I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja appeared first on BoldNews.al.

Kërcënoi 39-vjeçaren në rrjetet sociale dhe i mori para, arrestohet 44-vjeçarja në Sarandë (EMRI)

By: V K
6 October 2025 at 08:48

Uniformat blu në Sarandë, kanë arrestuar një 44-vjeçare për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Mësohet se e arrestuara, e identifikuar si Zyhra Korra, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh.

Ajo nuk është ndalur me kaq, pasi vijonte kërcënimet për të përfituar prej 39-vjeçares edhe shumën prej 50 mijë eurosh. dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases:
Zyhra Korra 44-vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Kërcënoi 39-vjeçaren në rrjetet sociale dhe i mori para, arrestohet 44-vjeçarja në Sarandë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

19 September 2025 at 22:38

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, teksa ka komentuar përbërjen e qeverisë së re, ka pohuar se surpriza më e madhe ishte rikonfirmimi i Belinda Ballukut në pozicionin e saj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Bardhi tha se kjo tregon edhe njëherë se Balluku e mban nën presion e shantazh kryeministrin e […]

The post Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën appeared first on BoldNews.al.

Çfarë fshihet pas zgjedhjeve të 11 majit? / Mimoza Hajdarmata: Qytetarët u shantazhuan me çelësat e banesave

28 June 2025 at 18:30

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, foli në lidhje me atë që e cilëson si një farsë elektorale gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Ajo deklaroi se qytetarët u përballën me presion, frikë dhe shantazhe nga partia në pushtet, sidomos në zonat e prekura nga tërmeti, si njësia 6 në Kombinat. Sipas saj, procesi zgjedhor u manipulua përmes abuzimit me fondet e rindërtimit dhe mosdorëzimit të çelësave të banesave si formë presioni për të ndikuar votën.

“Në fakt kjo që ndodhi nuk është se nuk ishte e paralajmëruar nga PD. Gjatë gjithë fushatës elektorale, ne, i gjithë ekipi, qoftë drejtuesit politik, qoftë kandidatët e listës së hapur apo listës së mbyllur, gjatë kontakteve që ne kemi pasur me qytetarët duke prezantuar programin, kemi takuar qytetarë të trembur, të frustruar, të kërcënuar për të mos qenë të lirë për të dhënë votën aty ku ata do donin. Unë për vete kam parasysh këtu edhe fushatën, pjesën time të angazhimit.

Rasti i Kombinatit, njësisë 6, është e prekur jo vetëm nga tërmeti, por edhe nga abuzimi i partisë-shtet me atë çfarë bëri me fondet gjoja të rindërtimit, e cila jo vetëm që u zvarrit dhe u abuzua, por arriti deri aty sa të ishte një ndër elementët kryesorë me të cilët qytetarët u shantazhuan gjatë kohës së fushatës. Qytetarët ishin të trembur se nëse do të merrnin pjesë në takimet tona, do të deklaroheshin apo do të shkonin të votonin si të dyshuar nga ana e partisë-shtet që do votonin për opozitën, në këmbim të mosdhënies së çelësave të hyrjeve të cilat atyre u takonin. Shumë janë paraqitur të trembur, duke thënë: ‘ne nuk dalim dot krah jush, sepse mund të mos na e japin atë çfarë na takon’. Ky ishte një element që ne e kemi prezantuar dhe e kemi bërë publik gjatë gjithë kohës.” – tha Hajdarmata.

The post Çfarë fshihet pas zgjedhjeve të 11 majit? / Mimoza Hajdarmata: Qytetarët u shantazhuan me çelësat e banesave appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌