Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

PD braktis sërish mbledhjen për ‘Territorialen’, PS zhbën nesër formulën e barazisë

By: e xh
2 February 2026 at 13:38

Përfaqësuesit e opozitës kanë bojkotuar për herë të katërt pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

“I kemi dhënë të gjitha garancitë opozitës për të qenë pjesë e komisionit. U humbën dy muaj që mund të kishim produkt. I kemi kërkuar Parlamentit javën e kaluar të ndryshojmë mënyrën se si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar nga mazhoranca për të krijuar një mekanizëm zhbllokues. Kjo nuk do të thotë që opozita të mos jetë, do të ketë tetë anëtarët e saj. Ndërkohë, do të fillojmë të punojmë për këtë proces”-tha bashkëkryetari Arbjan Mazniku.

MUZIKË – Momente të paharrueshme nga ceremonia e çmimeve Grammy

2 February 2026 at 14:58

LOS ANXHELES, 2 shkurt /ATSH/ – Në mbrëmjen e djeshme të ceremonisë së 68-të të Grammy Awards në Los Anxheles, pati disa momente të paharrueshme, sipas AP.

Bad Bunny bën histori

Bad Bunny fitoi çmimin e Albumit të Vitit me albumin e tij ”Debí Tirar Más Fotos” duke u bërë i pari artist me album në gjuhë spanjolle që merr këtë çmim të rëndësishëm.

Ai tha në fjalimin e pranimit të çmimit se Puerto Rico është më i madh se sa mendohet dhe falënderoi të gjithë që besuan te ai.

Performanca të fuqishme

Bruno Mars dhe Rosé (nga BLACKPINK) hapën mbrëmjen me energji të madhe dhe këngën ”APT.” duke ndezur atmosferën që në fillim.

Lady Gaga performoi ”Abracadabra” me një stil ekstravagant dhe më vonë fitoi çmimin për ”Best Pop Vocal Album”.

Justin Bieber në një skenë ndryshe

Një nga momentet më të komentuara të natës ishte kur Justin Bieber performoi ”Yukon” vetëm me një palë pantallona të shkurtëra të hapura dhe çorape, pa kitarë apo dekor teatral.

Ky interpretim minimalist ngjalli reagime të shumta.

Sabrina Carpenter dhe artistët e rinj

Sabrina Carpenter bëri një performancë teatrale me temë aeroporti për këngën “Manchild”, ndërsa segmenti i Artistit të Ri të Vitit përfshiu emra të rinj, ku fituese u shpall Olivia Dean.

Një segment ”in memoriam” më i gjallë

Në vend të klithmave tipike, pjesa ”in memoriam” i legjendave të muzikës përfshiu një tribut energjik për Ozzy Osbourne me versionin e ”War Pigs” dhe për artistë të tjerë si D’Angelo dhe Roberta Flack, me performanca nga emra të njohur si Ms. Lauryn Hill, John Legend dhe Chaka Khan.

Në përgjithësi, Grammys ka qenë një natë e mbushur me histori, performanca energjetike, momente të pazakonta dhe shumë emocione, me Bad Bunny duke bërë një hap të madh për muzikën në spanjisht./  a.jor.

The post MUZIKË – Momente të paharrueshme nga ceremonia e çmimeve Grammy appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcat Tokësore trajnim me Gardën Kombëtare të ShBA-së në “Call for Fire – Artillery”

2 February 2026 at 14:56

TIRANË, 2 shkurt/ATSh/ Efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të Forca Tokësore zhvilloi trajnimin “Call for Fire – Artillery”, në bashkëpunim me New Jersey National Guard, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, informoi se trajnimi synon rritjen e aftësive operacionale, ndërveprueshmërisë dhe përvetësimin e standardeve më të avancuara të NATO-s, duke forcuar më tej kapacitetet profesionale të Forcave të Armatosura.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën dhe u stërvitën mbi teknika bashkëkohore të komandimit, komunikimit dhe koordinimit në kushte reale operacionale, duke shkëmbyer përvojë profesionale me homologët amerikanë.

Trajnimi është një tjetër dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, si dhe të forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të sigurisë rajonale dhe kolektive.


/e.i/a.f/r.e/

The post Forcat Tokësore trajnim me Gardën Kombëtare të ShBA-së në “Call for Fire – Artillery” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

NORVEGJI – Djali i princeshës Mette-Marit arrestohet me dyshimin për përdhunim

2 February 2026 at 14:54

OSLO, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Djali i princeshës norvegjeze Mette-Marit, Marius Borg Hoiby, është arrestuar sot një ditë para fillimit të gjyqit të tij për akuza për përdhunim, bëri të ditur avokati i tij për agjencinë e lajmeve NTB.

Hoiby, 29 vjeç, akuzohet për 38 vepra penale, duke përfshirë përdhunimin, dhunën në familje dhe sulmin fizik.

Gjyqi i tij pritet të nisë nesër në Oslo.

Ai është djali i Mette-Marit nga një lidhje e mëparshme, para se ajo të martohej me princin e Kurorës Haakon.

Hoiby nuk mban titullin princ dhe nuk është anëtar zyrtar i familjes mbretërore norvegjeze.

Gjatë verës së vitit 2024, Hoiby pranoi se kishte ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij nën ndikimin e alkoolit dhe kokainës si dhe kishte shkatërruar sende në apartamentin e saj.

”Megjithatë, ai mohon fuqishëm akuzat për vepra seksuale”, tha më vonë një nga avokatët e tij mbrojtës./   /Ad.AB./ a.jor.

The post NORVEGJI – Djali i princeshës Mette-Marit arrestohet me dyshimin për përdhunim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump kërcënon me padi komedianin Trevor Noah për shakanë lidhur me Epstein

2 February 2026 at 14:46

LONDËR, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar të padisë prezantuesin e Grammy-t, Trevor Noah, pas një shakaje që ai bëri për financierin Jeffrey Epstein në skenë.

Trump e kritikoi komedianin si një “humbës total”, duke shtuar “do t’i dërgoj avokatët e mi të padisin këtë patetik, pa talent dhe budalla dhe ta padisin për shumë para'”.

Trump kritikoi shakanë e Noah, të bërë pasi u shpërnda çmimi i këngës së vitit në ceremoninë e së dielës në mbrëmje.

Duke shkruar në Truth Social Trump tha se “Noah tha… se Donald Trump dhe Bill Clinton kaluan kohë në ishullin e Epstein. GABIM!!!”.

“Nuk mund të flas në emër të Billit, por unë nuk kam qenë kurrë atje, as diku afër…, nuk jam akuzuar kurrë se kam qenë atje… Noah, një humbës total, më mirë t’i sqarojë faktet dhe t’i sqarojë shpejt”.

”Përgatitu Noah, do të argëtohem pak me ty!”, thekson Trump.

Trump gjithashtu e kritikoi ashpër ceremoninë duke thënë se ”çmimet Grammy janë MË TË KËQIAT, praktikisht të pashikueshme! CBS është me fat që nuk i ka më këto mbeturina”.

Kjo ishte një referencë e dukshme për Disney që mori të drejtat e transmetimit për ceremoninë e ndarjes së çmimeve duke filluar vitin e ardhshëm.

Trump është i njohur për paditë e tij dhe ka ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së për montazhin e një programi Panorama.

Ai është përfshirë gjithashtu në veprime ligjore me ”New York Times”, ”Associated Press” dhe ”Wall Street Journal”.

Noah, 41 vjeç, është një komedian dhe personalitet televiziv i lindur në Afrikën e Jugut./ a.jor.

The post SHBA – Trump kërcënon me padi komedianin Trevor Noah për shakanë lidhur me Epstein appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ankandi i obligacioneve 2 miliardë lekë, Malaj: Kërkesa e investitorëve trefishoi ofertën

2 February 2026 at 14:29

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ Ministria e Financave zhvilloi sot, ankandin e instrumentit obligacione 15-vjeçare. Shuma e shpallur nga Ministria ishte 2 miliardë lekë.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se kërkesa e investitorëve rezultoi rreth tri herë më e madhe se shuma e shpallur për emetim, duke reflektuar besim të shtuar në stabilitetin makroekonomik dhe në perspektivën afatmesme të financave publike.

Obligacionet 15-vjeçare, të emetuara nga qeveria shqiptare, konsiderohen instrumente me risk minimal, të përshtatshme për investime afatgjata nga institucionet financiare, fondet e pensioneve dhe investitorë të tjerë që kërkojnë siguri dhe kthime të qëndrueshme.

Tejkalimi i ofertës në ankand tregon se tregu është i gatshëm të financojë borxhin publik në maturitete më të gjata, duke ulur presionin e rifinancimit në afat të shkurtër.

“Këto obligacione të emetuara nga qeveria shqiptare ofrojnë siguri dhe risk zero, duke i bërë një zgjedhje tërheqëse për investime afatgjata”, deklaroi Malaj.

Interesi i lartë për këtë obligacion lidhet edhe me rënien graduale të yield-eve të titujve qeveritarë gjatë dy viteve të fundit. Kjo prirje është nxitur nga kërkesa më e moderuar për huamarrje nga ana e qeverisë dhe nga përmirësimi i perceptimit të riskut sovran, faktorë që kanë rritur pjesëmarrjen si të investitorëve vendas, ashtu edhe të atyre ndërkombëtarë.

Sipas projeksioneve fiskale, borxhi publik bruto pritet të vijojë trajektoren rënëse, duke zbritur në rreth 53,6% të PBB-së në vitin 2026, ndërsa në afat më të gjatë synohet një nivel rreth 46,4% në vitin 2031. Ky konsolidim fiskal forcon më tej besueshmërinë e instrumenteve afatgjata si obligacioni 15-vjeçar.

Në këtë kontekst, ankandi i suksesshëm i obligacionit 15-vjeçar shërben jo vetëm si burim financimi për buxhetin e shtetit, por edhe si një indikator i qartë i besimit të tregut në politikat fiskale dhe në stabilitetin ekonomik të vendit.

/a.f/r.e/

The post Ankandi i obligacioneve 2 miliardë lekë, Malaj: Kërkesa e investitorëve trefishoi ofertën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Platformë të re online për revistat shkencore

2 February 2026 at 14:27

TIRANË, 2 shkurt/ATSh/ Revistat shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (AShSh) tani gjenden në një platformë të re online.

AShSh njoftoi hapjen e faqes së re online të revistave shkencore, ku revistat janë të aksesueshme në një platformë të unifikuar dhe moderne. Faqja e re synon të rrisë aksesueshmërinë, transparencën dhe ndërkombëtarizimin e botimeve shkencore të akademisë, duke ofruar informacion të plotë mbi revistat, numrat e publikuar dhe thirrjet për artikuj.

AShSh e konsideron këtë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të komunikimit shkencor dhe promovimit të kërkimit akademik shqiptar.

Faqja e re online është e ndërtuar në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Përmes linqeve ajo ofron akses në revistat: “Iliria”, “Albanian Journal of Natural and Technical Sciences”, “Studia Albanica”, “Antropologji”, “Studime Historike”, “Studime Filologjike”, “Candavia”, “Albanian Studies” dhe “Studime për Artin”.

https://journals-akad.gov.al/

/r.e/a.f/

The post Platformë të re online për revistat shkencore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bolonja kërkoi yllin e Kosovës, problem kërkesa financiare e klubit polak

2 February 2026 at 14:22

PRISHTINË, 2 shkurt /ATSh/ Bolonja ka shprehur interesim për mbrojtësin e majtë të Kosovës, Dion Gallapenin. Klubi italian synonte të forconte skuadrën në ditën e fundit të afatit të transferimeve dimërore dhe kishte në shënjestër lojtarin e kombëtares së Kosovës.

Transferimi konsiderohet i pamundur për shkak të kërkesave financiare të vendosura nga klubi polak.

Klubi polak Widzew Lodzi në të cilin shërben Gallapeni i ka kërkuar 8 milionë euro, shifër kjo që nuk është e përballueshme për Bolonjan.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Gallapenit në tregun e transferimeve është 2.5 milionë euro.

21-vjeçari iu bashkua Lodzit në verën e kaluar nga Prishtina për 250 mijë euro, ku është paraqitur në 12 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Ndryshe, Gallapeni është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe deri më tani ai ka bërë nëntë paraqitje për Dardanët por ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

/KosovaPress/

The post Bolonja kërkoi yllin e Kosovës, problem kërkesa financiare e klubit polak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – Araghchi pritet të takohet me të dërguarin amerikan Witkoff

2 February 2026 at 14:20

TEHERAN, 2 shkurt  /ATSH-DPA/-  Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, pritet të zhvillojë sot bisedime me të dërguarin  e posacëm amerikan, Steve Witkoff, raportoi sot agjencia iraniane e lajmeve, Tasnim.

SHBA-ja ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen e Witkoff.

Agjencia Tasnim njihet si e afërt me Gardën Revolucionare Islame (IRGC), forca elitare ushtarake e Iranit.

Takimi vjen pas javësh tensionesh të larta midis Uashingtonit dhe Teheranit, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për përgjigje ushtarake ndaj shtypjes brutale të protestuesve nga forcat e sigurisë iraniane në fillim të këtij viti.

Që atëherë, Trump ka vendosur anije luftarake në rajonin e Gjirit, por ka lënë të kuptohet mundësia e negociatave në fundjavën e kaluar.

Presidenti amerikan ka tentuar herë pas here të detyrojë Teheranin të ndërpresë programin e tij bërthamor, por bisedimet janë bllokuar vitin e kaluar, përpara se Izraeli të ndërmerrte sulme kundër Iranit./  /Ad.Ab./  a.jor.

The post IRAN – Araghchi pritet të takohet me të dërguarin amerikan Witkoff appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tri medalje bronzi për Kosovën në garën ndërkombëtare “European Open”

2 February 2026 at 14:18

PRISHTINË, 2 shkurt /ATSh/ Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo ka shënuar një paraqitje shumë të suksesshme në garën ndërkombëtare “European Open”, duke u kthyer nga Sofja me tri medalje bronzi dhe disa rezultatet të larta, në një turne ku konkurrenca për medalje ishte më e madhe se kurrë.

Në këtë garë, sportistët kosovarë fituan tri medalje të bronzta përmes Erza Muminoviqit në kategorinë deri në 48 kilogramë, Fatjona Kasapit në 52 kilogramë dhe Flaka Loxhës në 57 kilogramë. Krahas medaljeve, Laurina Gashi (52 kg), Dardan Cena (73 kg) dhe Shpati Zekaj (100 kg) u renditën në vendin e pestë, ndërsa Enise Zijade (57 kg) përfundoi në vendin e shtatë.

Edhe pse pa medalje, Sidorela dhe Anesi regjistruan fitore të rëndësishme gjatë garës, duke dëshmuar potencialin e tyre për të ardhmen dhe

Paraqitja në Sofje vlerësohet si një provë shumë e mirë dhe nxemje ideale për sfidën e radhës, Grand Slamin e Parisit, që do të zhvillohet javën e ardhshme, ku xhudistët kosovarë pritet të synojnë rezultate të tjera të mëdha në arenën ndërkombëtare.

/KosovaPress//r.e/

The post Tri medalje bronzi për Kosovën në garën ndërkombëtare “European Open” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhixho kërkon seancë pyetje-përgjigje me Kumbaron: Mbi 11 mijë mësuesve u është ulur paga

2 February 2026 at 14:12

TIRANË, 2 shkurt /ATSh/ Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha sot se mbi 11 mijë mësuesve u është ulur paga nga 2 mijë deri në 6 mijë lekë.

Përmes një deklarate për mediet, deputetja e PL-së theksoi se “11 172 mësues shqiptarë janë përballur me uljen e pagës”, pasi “janë penalizuar nga Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 26 qershor 2024”.

“Kjo VKM dhe në mënyrë të veçantë Lidhja nr. 4, e cila përcakton shtesën e nivelit të kualifikimit, cenon disa të drejta të punonjësve të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

“Mësuesit e prekur janë trajtuar për vite me radhë në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me ligjin, ndërsa ndryshimi i njëanshëm i kësaj trajtese përkeqëson kushtet e tyre të punës dhe cenon paga të fituara ligjërisht”, tha ajo.

Në lidhje me këtë çështje, Xhixho ka kërkuar një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.

“Duke reflektuar shqetësimin e qindra mësuesve dhe të Sindikatës së Bashkuar të Mësuesve, i jam drejtuar Kuvendit me një kërkesë për një seancë pyetje-përgjigje me Ministren e Arsimit. Në mbështetje të kërkesave të tyre të drejta, sindikatat dhe punonjësit e arsimit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe hapjen e një dialogu institucional serioz, që garanton trajtim të barabartë, respektim të të drejtave të fituara dhe dinjitet për mësuesit”, tha Xhixho.

/m.q/r.e/a.f/

The post Xhixho kërkon seancë pyetje-përgjigje me Kumbaron: Mbi 11 mijë mësuesve u është ulur paga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontratat për plazhet/ Qeveria favorizon “Strategjikët”, u jep përparësi mbi pjesën tjetër

By: Brisi
2 February 2026 at 14:42

Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi. Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një […]

The post Kontratat për plazhet/ Qeveria favorizon “Strategjikët”, u jep përparësi mbi pjesën tjetër appeared first on BoldNews.al.

Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

By: Ela
2 February 2026 at 14:33

Gazetarja dhe moderatorja Jonida Shehu i ka dhënë fund përkohësisht angazhimit të saj në televizion pasi është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministrinë e Shqipërisë. Emërimi i saj u bë publik këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partia Socialiste e Shqipërisë, e zhvilluar në kryesinë e Kuvendi i Shqipërisë. Mbledhja nisi në […]

The post Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri appeared first on BoldNews.al.

Analiza/ Pse mediat italiane po e shohin me dyshim Kodin e ri Penal në Shqipëri

By: Brisi
2 February 2026 at 14:22

Mediat italiane kanë vënë në fokus procesin e nisur në Shqipëri për miratimin e Kodit të ri Penal, duke raportuar shqetësimet dhe paralajmërimin e Confindustria Albania, sipas së cilës ndryshimet e propozuara rrezikojnë të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit, klimën e investimeve dhe sigurinë juridike. Sipas shoqatës, projektligji nuk buron nga një nevojë reale […]

The post Analiza/ Pse mediat italiane po e shohin me dyshim Kodin e ri Penal në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Gjithë Evropa dhe Bota pret protestën tonë! Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard

By: Ela
2 February 2026 at 14:13

Kryedemokrati Sali Berisha tha para grupit parlamentar se misioni i opozitës me protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e diktaturës së instaluar nga Edi Rama dhe deri në rikthimin e votës së lirë. Ai shtoi se po shkojnë drejt ngujimit në bulevard! Teksa akuzoi mazhorancën dhe qeverinë për skandalet e panumërta, përfshi dy më të […]

The post Berisha: Gjithë Evropa dhe Bota pret protestën tonë! Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për korruspion, dënohet me burg të përjetshëm ish-ministri kinez

By: Brisi
2 February 2026 at 14:09

Ish-Ministri kinez i Drejtësisë, Tang Yijun, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për korrupsion. Vendimi u mor nga një gjykatë në Xiamen, në provincën juglindore Fujian, raporton Reuters. Sipas gjykatës, Tang ka përfituar në mënyrë të paligjshme pronë me vlerë më shumë se rreth 19.71 milionë dollarë, midis viteve 2006 dhe 2022, duke […]

The post I akuzuar për korruspion, dënohet me burg të përjetshëm ish-ministri kinez appeared first on BoldNews.al.

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

By: Brisi
2 February 2026 at 13:54

Gjykata e Posaçme ka përfunduar këtë të hënë, shqyrtimin paraprak të dosjes, në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në përfundim të seancës, GJKKO ka caktuar datën 9 shkurt, për shpalljen e vendimit, nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. Ndërkohë seanca e sotme, u shoqërua me debate, ku Veliaj, i pranishëm […]

The post GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt appeared first on BoldNews.al.

Ish-presidentja e Kosovës mohon çdo përfshirje në dosjen Epstein: Mashtrime

By: Ela
2 February 2026 at 13:40

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht pas raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me dosjen “Epstein”, të publikuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Në një sqarim zyrtar, Jahjaga i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta, të pabaza dhe mashtruese për opinionin publik. “Raportimet mediatike për ‘lidhjen […]

The post Ish-presidentja e Kosovës mohon çdo përfshirje në dosjen Epstein: Mashtrime appeared first on BoldNews.al.

PD bojkoton sërish “Territorialen”/ PS: Do ti drejtohemi Kuvendit për ndryshim të komisionit

By: Brisi
2 February 2026 at 13:40

Mazhoranca socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ka paralajmëruar se di drejtohet Kuvendit për ndryshim të përbërjes së komisionit, pas bojkotit të opozitës. Edhe pse i ishte lënë kohë opozitës deri sot, anëtarët demokratë nuk u paraqitën. Kryetari i këtij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmëroi se do ti drejtohen Kuvendit formalisht për të bërë […]

The post PD bojkoton sërish “Territorialen”/ PS: Do ti drejtohemi Kuvendit për ndryshim të komisionit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fushë-Krujë/ Polici përplas për vdekje këmbësoren

By: Brisi
2 February 2026 at 13:34

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar, mëngjesin e kësaj të hëne, në aksin Nikël – Larushk. Një automjet i drejtuar nga një punonjës policie ka humbur drejtimin  he ka përplasur këmbësoren me inicialet N.Ç, e cila për pasojë ka humbur jetën. Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) bën me […]

The post Aksident në Fushë-Krujë/ Polici përplas për vdekje këmbësoren appeared first on BoldNews.al.

❌
❌