Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I shumëkërkuar, Robert Lewandowski në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë

By: V K
18 December 2025 at 09:22

Robert Lewandowski, mbetet një nga sulmuesit më të lakuar në treg, kjo edhe për faktin se sulmuesi polak është futur në vitin që i përfundon kontrata.

Emri i tij qarkullon nga Italia në Arabinë Saudite, por së fundmi në skenë ka dalë edhe Amerika.

Sipas BBC: Chicago Fire ka vendosur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për një transferim në “tokën e premtuar”.

Chicago Fire, është një opsion shumë i mirë për Lewandowskin, pasi është një klub që do t’i garantonte pagën faraonike që Lewa merr në Barcelonë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vlerësojë në fund polaku, aspektin sportiv apo financiarë.

The post I shumëkërkuar, Robert Lewandowski në qendër të merkatos, e duan dhe në Amerikë appeared first on Albeu.com.

EMRAT – FOTO/ SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë

By: Brisi
11 December 2025 at 09:29

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), këta individë janë ndaluar si pjesë e një operacioni të gjerë federal, që synon identifikimin dhe largimin nga SHBA të personave me rekorde kriminale, të paligjshëm ose që […]

The post EMRAT – FOTO/ SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Pandemia COVID-19/ Mjeku ndan studimin: Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se ka ardhur nga vaksinat

By: Brisi
8 December 2025 at 13:26

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga studimi i Journal of Emergency Medicine në të cilin pretendohet se shumica e vdekjeve të regjistruara gjatë pandemisë COVID-19 janë shkaktuar nga vaksinat. Sipas studimit, është identifikuar një rritje e ndjeshme e rasteve të arresteve kardiake në periudhën e pandemisë, në King County, […]

The post Pandemia COVID-19/ Mjeku ndan studimin: Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se ka ardhur nga vaksinat appeared first on BoldNews.al.

Messi “pushton” edhe Amerikën/ Kampion në SHBA, pasi doli kampion në Spanjë dhe Francë

7 December 2025 at 13:37

Nuk është se duhej të tregonte kush ishte. Lionel Mesi prej kohësh e ka fituar vendin e tij në majën më të lartë të futbollit botëror e shumëkush e cilëson më të mirin e të gjitha kohëve.

Po ashtu, ka fituar trofe më shumë se gjithkush dhe nuk kishte nevojë për titullin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithsesi, një kampion dëshiron gjithmonë të fitojë, dhe argjentinasi I madh e deshi edhe këtë titull.

Më në fund, e fitoi.

Kjo, pasi shërbeu dy asiste në finalen e vështirë të Ligës Profesioniste Amerikane, mes Interit të Majemit dhe Vankuverit.

Edhe pse sfida u luajt në stadiumin e Majemit, me shumicën e tifozëve që kishin fanelën e Mesit me numrin 10, sërish kanadezët ishin lart se mund të kishin fituar.

Për fatin e vendasit, Mesi shërbeu dy asistë në shifrat 1-1, dhe fitoi ndeshjen.

Rodrigo De Paul në 71’ dhe Ajende në të gjashtën shtesë fiksuan shifrat 3-1, pasi Okampo kaloi Majemin përpara me autogol, dhe Ahmed barazoi për Vankuverin.

Ishte dita emocionuese edhe për lënien e futbollit nga dy legjenda të Spanjës, Sergi Buskets e Zhordi Alba, por edhe ajo e kurorëzimit të Mesit.

Magjistari I topit ka tani 45 trofe në karrierë, që bëhen 47 nëse llogariten titulli olimpik dhe ai botëror U20 me Argjentinën.

Ai është kampion në Spanjë me Barcelonën, në Francë me Paris SG, dhe tani edhe në Amerikë.

“Akt terrorist”/ Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë pranë Shtëpisë së Bardhë?

By: Brisi
27 November 2025 at 19:27

Presidenti, Donald Trump i quajti të shtënat ndaj trupave të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë një “akt terrori”. Çfarë dihet tani në lidhje me sulmin dhe autorin e dyshuar? Sipas autoriteteve amerikane, një afgan hapi zjarr ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare në qendër të Uashingtonit të mërkurën pasdite (ora lokale), duke i plagosur rëndë. […]

The post “Akt terrorist”/ Çfarë dihet deri tani për sulmin me armë pranë Shtëpisë së Bardhë? appeared first on BoldNews.al.

“Kosova ndodhet në Amerikë”/ Gafa e sikletshme e banorëve të Grande Fratello pas lajmit për Dolcen

By: D Marku
25 November 2025 at 13:39

Shkëmbimi historik i banorëve mes “Big Brother VIP Kosova” dhe “Grande Fratello” në Itali ka nisur me një moment sa komik, aq edhe të sikletshëm për konkurrentët italianë.
Mbrëmjen e djeshme, produksioni italian njoftoi banorët se Dolce, një konkurrente nga edicioni i Kosovës, do t’u bashkohet atyre për disa ditë.

Ndërsa klipi i saj prezantues u prit me simpati dhe habi për pamjen e saj, reagimi më viral erdhi kur u përmend vendi i origjinës.
Njohuritë gjeografike të banorëve italianë lanë për të dëshiruar, duke shkaktuar një gafë të madhe. Të kapur në befasi nga emri “Kosovë”, ata nisën të diskutonin mes vete dhe arritën në konkluzionin qesharak se Kosova ndodhet në Amerikë.

Ky moment konfuzioni, ku ata pyesnin seriozisht nëse vajza po vjen nga përtej oqeanit, ka shkaktuar të qeshura në rrjet, duke lënë të kuptohet se misioni i parë i Dolces kur të mbërrijë në Itali do të jetë t’u shpjegojë “fqinjëve” se nuk vjen nga SHBA-të, por nga ana tjetër e Adriatikut.

The post “Kosova ndodhet në Amerikë”/ Gafa e sikletshme e banorëve të Grande Fratello pas lajmit për Dolcen appeared first on Albeu.com.

Anulohen qindra fluturime në SHBA, mbyllja e qeverisë krijon kaos, më të prekura janë…

By: D Marku
7 November 2025 at 09:27

Miliona pasagjerë mund të përballen me anulime fluturimesh të papritura këtë fundjavë, ndërsa mbyllja e qeverisë amerikane vazhdon.

Duke filluar nga e premtja, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka paralajmëruar një ulje të fluturimeve në 40 aeroporte kryesore të SHBA-së, me një reduktim të mundshëm prej deri në 10% deri në fund të javës, nëse mbyllja nuk përfundon.
Mbyllja e qeverisë ka krijuar kaos në industrinë e aviacionit, duke detyruar kompanitë ajrore të anulojnë qindra fluturime për të përmbushur kërkesat e FAA-së për kufizimin e trafikut ajror. Për momentin, janë parashikuar anulime të fluturimeve për të premten dhe fundjavën, me mundësinë që shkurtime të tjera të ndodhin në javët në vijim.

Që nga e premtja, fluturimet në 40 aeroporte të SHBA-së do të reduktohen me 4%, dhe ky numër mund të rritet në 10% deri në fund të javës, nëse mbyllja vazhdon. Shkurtime të fluturimeve mund të përhapen në qytete të tjera, pasi linjat ajrore duhet të rregullojnë oraret për të përballuar ndikimet e mbylljes dhe rregullave të FAA-s. Kjo mund të rezultojë në mijëra fluturime të anuluara gjatë ditëve në vijim.
Linjat ajrore të mëdha amerikane, përfshirë Delta Air Lines, United Airlines, American Airlines, dhe Southwest Airlines, kanë njoftuar tashmë anulimin e qindra fluturimeve. Delta ka anuluar rreth 170 fluturime për të premten, ndërsa United ka hequr 200 fluturime, kryesisht ato rajonale. American Airlines ka ulur oraret e fluturimeve me 4%, duke anuluar rreth 220 fluturime çdo ditë, dhe Southwest do të anulojë rreth 100 fluturime për të premten.
Për ata që kanë plane për të fluturuar këtë fundjavë, është e rëndësishme të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të nisen, pasi anulimet mund të shtohen gjatë ditëve në vijim. Kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se anulimet mund të përhapen në disa aeroporte të ndryshme, duke krijuar një ndikim të gjerë në udhëtimet ndërqytetëse dhe ndërkombëtare. Sipas FAA-s, fluturimet mund të reduktohen me 6% të martën, 8% të enjten dhe deri në 10% të premten e ardhshme, nëse mbyllja vazhdon.
Administratori i FAA-s, Bryan Bedford, tha se ulja e fluturimeve është një masë për të shmangur mbingarkesën e sistemit ajror, duke siguruar që fluturimet të mbeten të sigurta për pasagjerët. Ndërkohë, linjat ajrore kryesore kanë theksuar se do të bëjnë gjithçka që mundin për të minimizuar ndikimin mbi pasagjerët, por kanë kërkuar që Kongresi të veprojë shpejt për të përfunduar mbylljen.
Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon, udhëtarët në SHBA mund të përballen me një periudhë të vështirë udhëtimesh, me anulime fluturimesh të mundshme dhe ndërlikime të tjera. Pasagjerët që planifikojnë të fluturojnë këtë fundjavë duhet të qëndrojnë të informuar dhe të kontrollojnë statusin e fluturimeve para udhëtimit.

The post Anulohen qindra fluturime në SHBA, mbyllja e qeverisë krijon kaos, më të prekura janë… appeared first on Albeu.com.

Messi e “mbyll” në Amerikë/ Sulmuesi argjentinas rinovon kontratën me Inter Miami

By: xhir jeta
24 October 2025 at 12:33

Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë.

Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, ylli i futbollit ka rinovuar kontratën me Inter Miami, duke lënë të kuptohet se do të mbyllë aty karrierën e tij spektakolare.

Messi hodhi firmën në kontratën e re që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2028.

Me shumë krenari, klubi amerikan publikoi videon në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me deklaratat e vetë futbollistit dhe presidentit David Beckham, që e konsideruan marrëveshjen një arritje të madhe.

Lionel Messi u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023, pasi mbylli aventurën e tij me Paris SG.

Që nga ajo ditë ai është kthyer në imazhin jo vetëm të skuadrës nga Florida, por të gjithë kampionatit amerikan të futbollit, MLS.

Ndërkohë, rinovimi i kontratës me Inter Miami vjen pas triumfit të fundit personal, ku “Pleshti” fitoi trofeun e “Kepucës së Artë” si shënuesi më I mirë i sezonit të rregullt.

Ai realizoi 29 ndeshje dhe dha 19 asist për të lënë shumë pas të gjithë rivalët, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën e tij të jetë bindshëm në garë për titullin kampion.

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

10 October 2025 at 20:49

Policia amerikane ka raportuar se tre persona të dyshuar si hedhës të paligjshëm të mbeturinave janë identifikuar në Qarkun Westchester, SHBA, pas një hetimi gjashtë-javor, përfshirë dy të arrestuar, në një aksion të ashpër që zyrtarët e qytetit po e quajnë një paralajmërim për shkelësit e mundshëm. Arrestimet, pjesë e një hetimi disa-javor, u njoftuan […]

The post EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet appeared first on BoldNews.al.

Shqipja shijon pushimet përtej oqeanit/ Zbulon lidhjen familjare me shqiptarin e njohur (FOTO)

By: D Marku
15 September 2025 at 12:12

Shqipja, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 2, ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E shoqëruar nga vëllai i saj Iliri, ajo po shijon kohë të vyer familjare përtej oqeanit.

Ky udhëtim ka zbuluar edhe një lidhje të veçantë familjare që deri më tani nuk dihej: Shqipja është kushërirë me Elez Biberajn, ish-drejtorin e Zërit të Amerikës dhe një prej shqiptarëve më të suksesshëm në diasporë.

Fotot e ndara nga vetë ajo dëshmojnë afërsinë e madhe mes tyre, duke sjellë një anë më intime të jetës së Shqipes, larg ekranit.
Shqipja, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 2, ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E shoqëruar nga vëllai i saj Iliri, ajo po shijon kohë të vyer familjare përtej oqeanit.

Ky udhëtim ka zbuluar edhe një lidhje të veçantë familjare që deri më tani nuk dihej: Shqipja është kushërirë me Elez Biberajn, ish-drejtorin e Zërit të Amerikës dhe një prej shqiptarëve më të suksesshëm në diasporë.

Fotot e ndara nga vetë ajo dëshmojnë afërsinë e madhe mes tyre, duke sjellë një anë më intime të jetës së Shqipes, larg ekranit.

The post Shqipja shijon pushimet përtej oqeanit/ Zbulon lidhjen familjare me shqiptarin e njohur (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Vizita zyrtare e Altin Dumanit në Amerikë, SPAK: Në fokus të diskutimit goditja e organizatave ndërkombëtare kriminale

By: redi
8 September 2025 at 15:30

SPAK-u ka dhënë informacion zyrtar për vizitën në Amerikë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, në datat 2 dhe 3 shtator. Altin Dumani u takua në Uashington me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë të SPAK me agjencitë ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale…

Source

Kreu i SPAK vizitë zyrtare në Amerikë, Altin Dumani takim me zyrtarin e lartë të DASH

By: redi
2 September 2025 at 16:30

Drejtuesi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Altin Dumani ndodhet në Amerikë, aty ku pritet të ketë një takim të nivelit të lartë. Zyra e shtypit në Departamentin Amerikan të Shtetit bën me dije se kreu i SPAK në orën 16:30 (22:30 me orën shqiptare) do të pritet në takim nga zyrtari i lartë i Byrosë për çështjet evropiane dhe euro-aziatike Brendan P. Hanrahan. Takimi i nivelit të…

Source

SHBA – Vdes Frank Caprio, gjykatësi më i dashur i amerikanëve

21 August 2025 at 09:25

NJU JORK, 21 gusht /ATSH-AdnKronos/ – Frank Caprio, një gjyqtar i njohur dhe yll televiziv në Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Caprio, i cili luajti për shumë vite në serialin ”Caught in Providence”, vdiq nga kanceri në pankreas, me të cilin u diagnostikua vitin e kaluar.

Menjëherë pas ditëlindjes së tij të 87-të, gjyqtari iu nënshtrua trajtimit në fillim të vitit 2024.

Më 19 gusht, në një video të postuar në rrjetet sociale nga shtrati i tij në spital, Caprio njoftoi rishtrimin e tij për shkak të përkeqësimit të shëndetit.

Caprio, i zgjedhur në vitin 1985, u bë i famshëm për serialin “Caught in Providence”.

Në sallën e gjyqit, gjyqtari merrte rregullisht vendime të buta dhe humane në rastet që përfshinin njerëz në nevojë dhe veteranët e luftës./  /os/

The post SHBA – Vdes Frank Caprio, gjykatësi më i dashur i amerikanëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do të aplikoni për vizë në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm

By: gaze tare
8 August 2025 at 16:53

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm për ata që aplikojnë për vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë ata që duan të rinovojnë vizën, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Ky kërkesë e re prek të gjithë ata që kanë aplikuar ose do të aplikojnë për vizë në ambasadën e SHBA-së, dhe është pjesë e një procedure të re që synon të përmirësojë procesin e aplikimeve për vizë.

Ambasada u bën thirrje aplikantëve të përgatiten për këtë intervistë dhe të sigurohen që dokumentacioni i tyre është i plotë për të shmangur vonesa.

The post Do të aplikoni për vizë në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm appeared first on iconstyle.al.

Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin

By: V K
23 July 2025 at 10:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku 9-vjeçarja Melina Galani-Fratolin, dyshohet se u vra nga babai i saj kanadez.

Pas rezultateve të autopsisë, rezultoi se vogëlushja ishte mbytur teksa baba e bijë ndodheshin me pushime në Amerikë.

Trupi i 9-vjeçares u gjet të dielën pasdite pranë një trungu, në një pellg të cekët në zonën e Ticonderogas, më pak se 24 orë pasi babai i saj, Luciano Fratolin, kontaktoi autoritetet lokale për të raportuar se e bija ishte rrëmbyer.

45-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje e fshehje kufome.

Në daljen para gjykatës, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas New York Post, Melina kishte folur me nënën e saj rreth një orë para vrasjes, që ka ndodhur mes orës 19:40 dhe 21:12, mbrëmjen e së shtunës.

Gruaja deklaroi se asgjë nuk i dukej e dyshimtë. Megjithatë, në orët që pasuan, ajo filloi të shqetësohej, pasi ish-burri i saj ndaloi së iu përgjigjur mesazheve të saj, kur pyeti se kur do të ktheheshin në Montreal.

E shtuna supozohej të ishte dita e fundit e pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Luciano Fratolin, në denoncimin për rrëmbimin e së bijës pretendoi se dy burra me një furgon të bardhë kishin marrë Melinën.

Z. Fratolin deklaroi se ishte ndaluar në një parking pranë Daljes 22 të I-87, në zonën e Liqenit George, për të urinuar. Ai fillimisht tha se ishte larguar nga automjeti i tij dhe kur u kthye, fëmija ishte zhdukur. Ai raportoi një automjet të dyshimtë të bardhë pranë vendit të ngjarjes dhe dy burra në të. Ky skenar u hetua dhe u hodh poshtë plotësisht”, u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri, Robert McConnell, sipas Montreal Journal.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, u gjet disa orë më vonë në një trung në një pellg të cekët me ujë në skajin verior të Liqenit George, pranë qytetit të Ticonderoga, me autoritetet që deklaruan se nuk kishte prova për rrëmbim.

45-vjeçari u arrestua më pas dhe u akuzua për vrasje dhe vepra të tjera penale.

The post Ngjarje e rëndë/ U gjet e vdekur në një pellg, 9-vjeçarja është mbytur nga babai i saj, si i ati tentoi të fshihte krimin appeared first on Albeu.com.

Ja si bombardimet amerikane shkaktuan kratere të reja në centralin bërthamor iranian (Foto)

22 June 2025 at 15:46

Imazhet e reja satelitore tregojnë pasojat e sulmeve të mbrëmshme amerikane në impiantin nëntokësor të pasurimit bërthamor të Iranit në Fordo.

Imazhet me rezolucion të lartë nga Maxar Technologies të marra më 22 qershor tregojnë gjashtë kratere të reja – me shumë mundësi pikat e hyrjes për municionet amerikane – si dhe pluhur gri dhe mbeturina të shpërndara poshtë shpatit të malit të shkaktuara nga sulmet ajrore.

Analisti i lartë i imazheve në Shërbimet e Inteligjencës McKenzie, Stu Ray, i tha BBC Verify: “Nuk do të shihni një efekt të madh shpërthimi në pikën e hyrjes pasi nuk është projektuar për të shpërthyer në momentin e hyrjes, por më thellë në objekt”. Ai shtoi se duket sikur tre municione të ndara janë hedhur në dy pika të ndara impakti dhe se ngjyrosja gri në tokë duket se tregon mbeturina betoni të hedhura në erë nga shpërthimet.

Ray tha gjithashtu se hyrjet e tunelit duket se janë bllokuar. Meqenëse nuk ka kratere të dukshme ose pika impakti pranë tyre, ai sugjeron se kjo mund të ketë qenë një përpjekje iraniane për të “zbutur ndikimin ndaj shënjestrimit të qëllimshëm të hyrjeve nga bombardimet ajrore”.

Nuk është e sigurt se sa dëme i kanë shkaktuar sulmet vetë centralit bërthamor. Në ditët para sulmit, duket se Irani ka ndërmarrë veprime për t’i parashikuar ato.

The post Ja si bombardimet amerikane shkaktuan kratere të reja në centralin bërthamor iranian (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan

By: gaze tare
21 June 2025 at 19:25

Sot është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga “Albanian Roots” në Central Park.

Para nisjes së paradës, Kryetari i Bashkisë së Nwë York Eric Adams organizoi një pritje në banesën e tij për komunitetin shqiptar, duke nderuar kështu traditat, kulturën dhe krenarinë tonë kombëtare. Komuniteti shqiptar ka vijuar të jetë bashkuar në këtë ngjarje të përvitshme në zemër të New York-ut.

Parada ka nisur në 10:00, sipas orës lokale, nga Central Park West & 81st. Më pas do të pasohet nga një festë në W 72nd Street, me muzikë, valle, art dhe shije shqiptare.

Kjo paradë historike organizohet nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe mbështetet nga figura të njohura, si ish-këshilltari Mark Gjonaj. Ajo konsiderohet një moment i rëndësishëm për forcimin e identitetit kombëtar në diasporë dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare në një nga qytetet më të mëdha të botës.

“Rrënjët na mbajnë tokës, por bashkimi na çon larg” -është mesazhi që shoqëron këtë ngjarje simbolike për bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.

The post Mijëra shqiptarë festojnë paradën e përvitshme në Mahnattan appeared first on iconstyle.al.

SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut

20 June 2025 at 18:45

Departamenti i Arsimit i Qytetit të Nju Jorkut ka shpallur zyrtarisht gjuhën shqipe si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet zyrtare shkollore. Lajmi u bë i ditur më 18 qershor nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles–Ramos.

Kjo është një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në SHBA, duke u ofruar prindërve shqiptarë mundësinë që të marrin çdo dokument dhe informacion të rëndësishëm nga shkollat në gjuhën amtare. Deri më tani, vetëm 10 gjuhë kanë qenë pjesë e komunikimeve zyrtare në shkollat publike të qytetit, ndërsa me këtë vendim shtohen edhe tre të tjera, përfshirë shqipen.

Ky hap do t’i ndihmojë prindërit shqiptarë që të ndjekin më lehtë edukimin e fëmijëve të tyre dhe të marrin pjesë aktive në jetën shkollore, duke lehtësuar ndjeshëm barrierat gjuhësore që i kanë penguar deri më sot. Vendimi i Departamentit të Arsimit konsiderohet si një vlerësim për komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe si një konfirmim që gjuha dhe identiteti kulturor janë pasuri për shoqërinë.

The post SHBA/ Shqipja, një nga gjuhët zyrtare të komunikimit në shkollat publike të Nju Jorkut appeared first on Sot News | Lajme.

Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat

By: Mirgen
12 June 2025 at 22:25

Gjatë një konference për shtyp me Sekretaren e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, senatori i Kalifornisë Alex Padilla u largua me forcë pasi e ndërpreu sekretaren. “Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të shtrihej përtokë dhe iu vunë prangat”, tha një zëdhënës i senatorit […]

The post Senatori amerikan nxirret me dhunë jashtë konferencës, policia e shtrin përtokë dhe i vendos prangat appeared first on BoldNews.al.

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube

By: S SH
10 June 2025 at 00:04

Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tashmë janë njoftuar disa rregulla të reja që duhet të fillojnë të zbatohen.

Kryesisht bëhet fjalë për përmirësimin e transparencës së vendimmarrjes së gjyqtarit, kështu që gjyqtari do të mbajë një kamerë në fanellë, vendimet e VAR do të merren në ekrane të mëdha, ndërsa do të aplikohet një sistem gjysmëautomatik i përcaktimit të pozicionit jashtë loje.

Shikuesit do të jenë në gjendje të ndjekin atë që po ndodh në dhomën e VAR në ekranet e mëdha në stadiume, domethënë, çfarë pamjesh dhe animacionesh mund të shohin gjyqtarët e VAR.

Bazuar në këto regjistrime, një vendim do të merret menjëherë me dëshminë e audiencës në tribuna, dhe kjo është një nga masat për të rritur transparencën e gjyqit.

Në disa liga, është testuar tashmë që gjyqtari të mbajë një aparat fotografik në fanellën e tij, dhe ideja është të shihet pamja e tij e përgjithshme e lojës, domethënë, që të gjithë të shohin se çfarë lloj pikëpamjeje kishte ai për një situatë të caktuar.

Pamjet e bëra me një kamerë të vogël nga fanella do të transmetohen në televizion.

Sistemi gjysmëautomatik i përcaktimit të pozicionit jashtë loje është përdorur për njëfarë kohe në gara të ndryshme më të vogla dhe ka rezultuar shumë i mirë.

Kjo teknologji kërkon një numër të madh kamerash, një sensor topi të lidhur me inteligjencën artificiale dhe një sistem gjurmimi të lojtarit dhe topit.

The post FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube appeared first on Albeu.com.

❌
❌