Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Autorë të disa vjedhjeve në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë /VIDEO

Policia e Kamzës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për disa vjedhje të disa bizneseve në këtë zonë. Sipas policisë, janë lokalizuar dhe arrestuar shtetasit Admir Sina, 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një 18-vjeçar. Nga hetimet rezulton se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur […]

The post Autorë të disa vjedhjeve në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë /VIDEO appeared first on BoldNews.al.

“Shpresa-al” rriti çmimin e biletës, banori i Kamzës – Berishës: Jini pak më të ashpër në Parlament

Rritja e çmimit të biletës së transportit urban në Kamëz, Paskuqan dhe Babrru nga shoqëria “SHPRESA – AL” SHPK u rikthye sërish si shqetësim publik gjatë foltores së sotme me demokratët në Kamëz. Një qytetar ngriti problemin e shtrenjtimit të biletës së autobusit, duke theksuar se qytetarët po angazhohen politikisht pa mbështetje financiare, ndërsa përballen […]

The post “Shpresa-al” rriti çmimin e biletës, banori i Kamzës – Berishës: Jini pak më të ashpër në Parlament appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Investime në shkollën profesionale në Kamzë nga asetet e sekuestruara kriminale

TIRANË, 30 janar /ATSh/ Pasuritë e përfituara nga aktivitete kriminale po kthehen në shërbim të komunitetit dhe arsimit profesional. Në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamzë, më e madhja në vend, janë pajisur 7 klasa me bazën e nevojshme materiale, duke krijuar kushte më të mira për procesin mësimor.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, së bashku me kryetarin e bashkisë Kamzë, Rakip Suli dhe drejtues të arsimit profesional vizituan klasat e pajisura me logjistikën e nevojshme për zhvillimin e praktikës profesionale.

Duke u ndalur te burimi i këtyre pajisjeve, ministrja theksoi rëndësinë e përdorimit të aseteve të sekuestruara në funksion të interesit publik.

“Po bëjmë të mundur që të gjithë pasuritë edhe asetet që janë vendosur në formë kriminale apo për shkak të korrupsionit, pra aktiviteteve të paligjshme, të gjithë këto pasuri tashmë po kthehen në dobi të komunitetit, në dobi të qytetarëve, të atyre që kanë më shumë nevojë dhe në dobi të shoqërisë”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pohoi se sot çdo gjë po shkon drejt inovacionit, ndaj duhen krijuar sa më shumë kapacitete në këtë sektor.

“Fokusi ynë është që shkollat profesionale t’i përmirësojmë, jo vetëm në drejtim të cilësisë së mësimdhënies e të shkollimit, por edhe në drejtim të ambienteve e të pajisjeve, të laboratorëve, pasi pa këto të fundit, sado i mirë të jetë edukimi apo cilësia e mësuesve, nuk arrihen dot rezultate. Ne jemi përqendruar në strukturat e mësimdhënies, laboratorët, por edhe konviktet, pasi ka raste që nxënës apo studentë që duan të ndjekin arsimin profesional nuk kanë pranë qendrave të banimit shkolla, por do bëjmë që konviktet të jenë me kushte të mira. IT sot është çelësi i suksesit për çdo të ri e të re. Nuk ka asnjë institucion publik apo privat, që të mos ketë nevojë për këtë sektor”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo nënvizoi se këto rezultate janë fryt i një përpjekjeje të përbashkët institucionale, falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve ligjzbatuese. Bashkëpunimi pozitiv mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, SPAK, BKH dhe prokurorive ka mundësuar administrimin e shpejtë dhe efikas të pasurive të vendosura në mënyrë të paligjshme, si dhe ndërtimin e bazës së nevojshme ligjore, duke garantuar që iniciativa të tilla të shtohen në të ardhmen.

Në vijim, Koçiu theksoi se fokusi do të jetë mbështetja e pushtetit vendor dhe shtresave në nevojë, përmes përdorimit social të këtyre aseteve.

“Ne do të mbështesim pushtetin vendor, duke ofruar mundësi, hapësira, edhe për strehim social, edhe për qendra sociale e rezidenciale, për shërbime sociale për shtresa në nevojë e sigurisht edhe për fëmijët e të rinjtë. Prandaj zgjodhëm shkollën profesionale këtu në Kamëz, që është një model për nga mënyra se si funksionon në fakt, për ta mirëpajisur me qëllim që ju të vazhdoni të aftësoheni akoma më shumë”, theksoi Koçiu.

Në përfundim, ministrja e Punëve të Brendshme përcolli një mesazh të qartë kundër kriminalitetit dhe korrupsionit.

“Unë doja të jepja një mesazh të fortë për të gjithë ata që zgjedhin të merren me aktivitete kriminale e që mendojnë se nëpërmjet tyre do të pasurohen, tashmë nuk mund ta bëjnë këtë”, apeloi ajo.

Përveç humbjes së lirisë, pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme nuk do të gëzohen nga autorët, por do t’i kthehen shoqërisë dhe komunitetit. Duke iu drejtuar nxënësve, Ministrja uroi suksese dhe shprehu kënaqësinë që këto investime po përkthehen në motivim dhe mundësi reale për të rinjtë, duke i inkurajuar ata që në të ardhmen t’i shohim edhe si pjesë të administratës publike.

/m.q/j.p/

The post Koçiu: Investime në shkollën profesionale në Kamzë nga asetet e sekuestruara kriminale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit

Qytetarë të Kamzës u mblodhën pasditen e së hënës në një protestë të thirrur para bashkisë nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së çmimit të biletës së transportit urban.

Prej disa muajsh, Këshilli Bashkiak i Kamzës ka vendosur rritjen e biletës për linjat Kamëz-Tiranë dhe Kamëz-Paskuqan. Çmimi u rrit me 10 lekë (25%) duke shkuar në 50 lekë për çdo udhëtim.

“Anëtarët e këshillit nuk janë zgjedhur për t’iu shërbyer privatëve, por qytetarëve,” u shpreh Emiljando Kita nga Lëvizja Bashkë teksa theksoi përmes megafonit para bashkisë se pensionistët dhe studentët do të duhet ta kishin transportin falas dhe jo më të shtrenjtë.

Në protestë morën pjesë edhe pensionistë, të cilët ndanë për Citizens.al shqetësimet për të ardhurat e ulëta, të cilat nuk u mjaftojnë për shpenzimet minimale. Sipas tyre, rritja e biletës është një barrë shtesë për përditshmërinë.

“Unë e kam shtëpinë te karburanti Nokia, për të hipur deri në Institut duhet të paguaj 50 lekë, ose 14 mijë lekë (abonoja). Unë sa u bë 14 mijë nuk e kam marrë më”, u shpreh një pensioniste e pranishme në protestë.

Protestues të tjerë vunë theksin te rritja e kostos së jetesës duke kujtuar se çmimet janë rritur ndjeshëm edhe te produktet e shportës dhe tanimë, me këtë prirje, edhe transporti publik po bëhet më i papërballueshëm, sidomos për ata të cilëve u duhet të lëvizin me dy-tre autobusë çdo ditë.

Sipas qytetarëve, vendimi është marrë pa konsultim publik dhe pa një analizë të mirëfilltë. Ata e cilësuan rritjen si kosto të drejtpërdrejtë për familjet.

“Si kryefamiljare me dy fëmijë, […] kjo na kushton deri në 50 mijë lekë të reja në vit,” theksoi një qytetare e Kamzës e pranishme në protestë.

Vendimi i rritjes së çmimit të biletës u miratua me shumicë të cilësuar të Këshillit Bashkiak: 39 votuan “pro” nga 41 gjithsej. Votat erdhën nga të dyja krahët politikë.

“39 këshilltarët që ju keni votuar ju kanë tradhtuar!” theksoi gjatë protestës Klodi Leka nga Lëvizja Bashkë.

Sipas drejtuesit të Lëvizjes, Arlind Qori, nuk ka asnjë studim ekonomik që justifikon rritjen e dy prej linjave kryesore të Kamzës. Ai tha se mungojnë të dhënat mbi kostot dhe përfitimet e kompanisë duke nënkuptuar se vendimi favorizon kompaninë private që operon linjat.

“Nuk pati as pesë minuta diskutim publik,” tha Qori. “Vendimi u mor me mospërfillje ndaj qytetarëve.”

“Me neglizhencën më të madhe […] kanë vendosur sikur përpara tyre të mos kishin njerëz, të mos kishin qytetarë, por të kishin dele që ulin kokën përpara të zotit”, theksoi Qori.

Kjo ishte protesta e dytë para Bashkisë Kamëz. Ajo pason një peticion me mbi 2 mijë firma të çuar përpara nga Lëvizja Bashkë kundër rritjes së biletës.

Pas një kërkese të Lëvizjes, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) ka konstatuar konflikt interesi mes këshilltarëve bashkiak që morën pjesë në votim.

Sipas ILDKPKI-së, pjesëmarrja e Bardhok Osmanit në votim ishte në kundërshtim me ligjin pasi ai është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe njëkohësisht administrator i kompanisë “Shpresa-al” që operon të dyja linjat.

Lexoni gjithashtu:

The post Protestë në Kamëz kundër rritjes së biletës së urbanit appeared first on Citizens.al.

Stadiumi i ri i Valiasit në fazë të avancuar punimesh

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Federata e Futbollit po vijon punën për modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, duke ndërtuar stadiume dhe fusha të reja si edhe duke rikonstruktuar impiante ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve dinjitoze për zhvillimin e futbollit shqiptar.

Një nga projektet më të rëndësishme në proces është ndërtimi i stadiumit të ri në Valias të Kamzës. Punimet kanë nisur në muajin shtator dhe po ecin me ritme të shpejta.

Përfaqësues të FSHF-së, të angazhuar në ndjekjen e të gjitha fazave të projektit zhvilluan së fundmi një inspektim në kantier për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve.

Deri më tani ka përfunduar karabinaja e stadiumit, ndërsa puna ka avancuar edhe në shtresat e bazamentit të fushës. Stadiumi do të jetë i Kategorisë së 1-rë dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 1400 vendesh për tifozët.

Federata e Futbollit ka marrë përsipër shtrimin e fushës me tapet artificial, vendosjen e portave, si edhe pajisjen me makineri të posaçme për mirëmbajtjen e saj, duke garantuar standarde të larta dhe kushte optimale për aktivitetet sportive që do të zhvillohen në këtë impiant të ri.

1 nga 4

/gj.m/j.p/

The post Stadiumi i ri i Valiasit në fazë të avancuar punimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parku i liqenit të Paskuqanit/ Hapësira të gjelbëruara prej 84 hektarësh, Rama inspekton zonën

PASKUQAN- Kryeministri Edi Rama, inspektoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një hapësirë e gjelbëruar prej 84 hektarësh.

Sipas Ramës, infrastruktura totale përfshin pedonalen e re me gjatësi 5.2 kilomentra, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash dhe fusha sportive.

Gjatë inspektimit, Rama u shoqërua edhe nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli./abcnews.al

 

Rrugë të lëna përgjysmë në Kamëz, banorët akuzojnë Bashkinë për neglizhencë dhe premtime të pambajtura

Banorët e lagjes Sinoballa, nr. 4, në Kamëz kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës së tyre, e cila prej rreth katër muajsh ka mbetur e pashtruar. Sipas tyre, punimet e nisura nga Bashkia Kamëz janë lënë përgjysmë: vetëm gjysma e rrugës është asfaltuar, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur me baltë dhe zhavorr, duke u […]

The post Rrugë të lëna përgjysmë në Kamëz, banorët akuzojnë Bashkinë për neglizhencë dhe premtime të pambajtura appeared first on BoldNews.al.

Nënstacioni i ri 110/20 kV në Kamzë siguron energji të qëndrueshme për gjashtë zona

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/20 kV në Kamzë po vijojnë me ritme të shpejta. Ky investim strategjik, synon të përmirësojë furnizimin me energji elektrike, të rrisë sigurinë e rrjetit dhe të garantojë shërbim më cilësor për qytetarët e zonës.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ndau në rrjete sociale pamje nga ky investim, teksa u shpreh se, “projekti i ri do të sigurojë energji të qëndrueshme dhe do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe bizneset”.

Investimi përfshin: 2 transformatorë, 41 kabina dhe 30 kilometra rrjet 20 kilovolt.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e qeverisë dhe financimin e Qeverisë Gjermane përmes KfW, duke u konsideruar një investim strategjik për forcimin e rrjetit energjetik dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.

Nënstacioni i ri do të shërbejë për zonat: Fushë-Kamzë; Valiasin e Ri; Valiasin e Vjetër; Laknasin; Lagjen Lura dhe Lagjen 6, Bathore.

“Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të rrjetit energjetik dhe përmirësimit të shërbimit për qytetarët. Ai do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm dhe do të minimizojë ndërprerjet e energjisë elektrike në zonë”, tha kryetari Suli.

Projekti pritet të përfundojë në periudhën e ardhshme dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e komunitetit në bashkinë e Kamzës.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Nënstacioni i ri 110/20 kV në Kamzë siguron energji të qëndrueshme për gjashtë zona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKT: Riparohet defekti në linjën 400 mm

TIRANË, 10 janar /ATSH / Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) njofton banorët e zonave të Institutit dhe Kodër Kamzës se defekti në linjën 400 mm pranë Praktiker – Ura e Institutit është riparuar dhe furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer në normalitet.

Defekti kishte shkaktuar ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë, ndërsa ekipet teknike të UKT kishin ndërhyrë menjëherë në terren për riparimin e tij.

UKT falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së ndërprerjes dhe u siguron se po vijon monitorimi i vazhdueshëm i rrjetit të ujësjellësit për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

/e.xh/r.e/

The post UKT: Riparohet defekti në linjën 400 mm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohet një magazinë me rroba të kontrabanduara dhe logo false në Kamëz, arrestohet 46-vjeçari turk

Një magazinë në Kamëz, e kthyer në qendër të prodhimit të rrobave të falsifikuara, është zbuluar nga Policia e Tiranës. Sipas hetimeve, në këtë magazinë futeshin mallra të dyshuara si kontrabandë, të cilat nuk kishin kaluar proceset doganore. Më pas, mbi to vendoseshin logo të falsifikuara me makineri lazeri, printerë dhe pajisje stampimi, duke i […]

The post Zbulohet një magazinë me rroba të kontrabanduara dhe logo false në Kamëz, arrestohet 46-vjeçari turk appeared first on BoldNews.al.

“Tommy Hilfiger”, “Lacoste” false stampoheshin në Kamëz/ Zbulohet magazina e veshjeve, pranga turkut, një tjetër në kërkim

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Brands 2”. Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.
Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh/këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.
Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk Ozkan Sulun 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk Mehmet Karçiga, 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B, punonjëse në këtë magazinë.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”./abcnews.al

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy automjete, një tip “Audi” dhe një tip “Toyota”. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërsa burime bëjnë […]

The post Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Kamëz/ Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte rreth orës 13:40, një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Valiasit, Kamëz, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një Toyota.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të plagosur. Sakaq, shoferi i automjetit tip “Audi” është shoqëruar nga policia.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet.

The post Aksident i rëndë në Kamëz/ Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona appeared first on Albeu.com.

Rriti çmimin e biletës së autobusit, ‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës

Autoriteti i Konkurrencës ka bërë të ditur se ka nisur një hetim ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, pas rritjes së çmimit të biletës në transportin publik për linjat “Kamëz – Tiranë – Kamëz” dhe “Paskuqan – Babrru – Tiranë”. Sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak Kamëz, çmimi i biletës për pasagjerët që udhëtojnë me […]

The post Rriti çmimin e biletës së autobusit, ‘Shpresa.al’ merret nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës appeared first on BoldNews.al.

Rritja e biletës për urbanin Kamëz–Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet

✇Albeu
By: M C

Dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për shtrenjtimin e biletës së transportit urban, një vendim i shoqëruar me akuza për konflikt të hapur interesi, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë një hetim paraprak mbi këtë çështje.

Institucioni bën me dije se hetimi është çelur pas ankesave të depozituara dhe shqetësimeve të ngritura publikisht në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban në Kamëz. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, qëllimi i hetimit është analizimi i funksionimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës.

Në fokus të verifikimeve do të jenë kryesisht linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë, të cilat përdoren çdo ditë nga një numër i madh qytetarësh. Nga dokumentacioni zyrtar rezulton se shoqëria “SHPRESA – AL” SHPK është operatori i vetëm i licencuar për ofrimin e këtij shërbimi në këto linja, duke zotëruar një pozitë dominuese në treg, sipas përcaktimeve të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Autoriteti thekson se nga vlerësimi paraprak nuk rezultojnë analiza të plota ekonomike apo financiare që të provojnë se rritja e tarifave është e bazuar në rritje reale të kostove, është e domosdoshme ekonomikisht dhe e justifikuar mbi kritere objektive të tregut.

Hetimi paraprak do të përfshijë periudhën nga 1 janari 2025 deri më 12 dhjetor 2025 dhe synon të vlerësojë nëse sjellja e shoqërisë “SHPRESA – AL” SHPK përbën kufizim, shtrembërim apo pengim të konkurrencës, në përputhje me Ligjin nr. 9121/2003.

Kujtohet se rritja e çmimit të biletës në linjën Kamëz–Tiranë nga 40 në 50 lekë, si dhe shtrenjtimi i abonesë mujore nga 1200 në 1400 lekë, është shoqëruar me dyshime serioze për konflikt interesi. Më herët, VNA ka publikuar dokumente që tregojnë se persona të përfshirë në propozimin, mbështetjen dhe votimin e rritjes së tarifave janë njëkohësisht drejtues të kompanisë “Shpresa.al”, e cila përfiton drejtpërdrejt nga ky vendim.

Propozimi për rritjen e tarifave është paraqitur nga Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, i cili e ka justifikuar publikisht vendimin me rritjen e kostove të mirëmbajtjes dhe karburantit, si dhe mungesën e subvencioneve shtetërore. Megjithatë, të dhënat publike tregojnë se Memaj mban edhe postin e drejtorit në kompaninë “Shpresa.al”, subjekti privat që operon linjat ku u aplikua shtrenjtimi, duke e vendosur atë në një pozicion të drejtpërdrejtë përfitimi financiar.

Dyshimet për konflikt interesi thellohen edhe në Këshillin Bashkiak Kamëz, ku disa këshilltarë që votuan pro rritjes së çmimit rezultojnë me lidhje direkte me kompaninë përfituese, përfshirë edhe administratorin e saj zyrtar. Situata është rënduar më tej nga fakti se mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila fillimisht ishte transmetuar në rrjetet sociale, u fshi më pas, duke shtuar dyshimet për mungesë transparence në procesin vendimmarrës.

Ndërkohë, qytetarët e Kamzës kanë reaguar me protesta dhe pakënaqësi, duke e cilësuar vendimin si një barrë të padrejtë ekonomike dhe duke kërkuar ndërhyrje institucionale për një vendimmarrje që, sipas tyre, ka cenuar interesin publik.

The post Rritja e biletës për urbanin Kamëz–Tiranë, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet appeared first on Albeu.com.

“Big Market” vijon të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

Rrjeti i marketeve Big Market është denoncuar sërish nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve, ku shumat e afishuara në rafte nuk përkojnë me ato që rezultojnë në faturë në momentin e pagesës. Së fundmi, një qytetar ka denoncuar një rast të ndodhur në Big Prime në Kamëz, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si trajtohen […]

The post “Big Market” vijon të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft appeared first on BoldNews.al.

Goditet grupi kriminal/ Kamëz, shisnin armë zjarri, dy persona në pranga

Një grup krimial që shiste armë zjarri është goditur në Kamëz.

Në kaudër të operacionit policor të koduar “Members”, u vunë në pranga dy persona, Bledar Jella dhe Xhemal Shehi.

Ndërkaq, një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka seskuestruar  2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë./abcnews.al

Tregtonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim (Emrat)

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal, që shiste armë zjarri. Në kuadër të operacionit të koduar “Members” u vunë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë Bledar Jella dhe Xhemal Shehi 29 dhe 60 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta dhe municion […]

The post Tregtonin armë zjarri në Tiranë, arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P., ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim.

64-vjeçari ishte i punësuar si hidraulik ndërsa shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në objekt. Sakaq, policia ka reaguar duke njoftuar se në pranga ka rënë shtetasi A. M., 61 vjeç, administratori i firmës nënkontraktore.

“Tiranë

Në orën 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, me detyrë administrator i firmës nënkontraktore, pasi rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç (punëtor për punime hidraulike), i cili si pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë appeared first on Albeu.com.

65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kamzës ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 8-të e një pallati.

Burime për Top News kanë bërë me dije se 65-vjeçari me iniciale H. P., punonte si ndihmës elektricist në pallatin në ndërtim dhe se shkak është bërë mungesa e sigurisë teknike në objekt.

Për më tepër detaje pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit me qëllim dhe vënien e personave përgjegjës përpara drejtësisë.

The post 65-vjeçari ndërron jetë në Kamëz, elektricisti bie nga kati i 8-të i pallatit në ndërtim appeared first on Albeu.com.

❌