❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Transporti urban në Tiranë drejt reduktimit 30%, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

Që nga 30 marsi, transporti urban pritet të reduktojë me 30% shërbimin e ofruar për qytetarët në Tiranë. Kjo vjen si pasojë e rritjes së vazhdueshme të çmimit të karburantit dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në kostot e operimit.

“Rritja e çmimit tĂ« naftĂ«s nga 145 lekĂ«/litĂ«r para krizave tĂ« fundit nĂ« rreth 214 lekĂ«/litĂ«r, pra njĂ« rritje prej afĂ«rsisht 70 lekĂ« pĂ«r litĂ«r, ka sjellĂ« njĂ« shtim tĂ« konsiderueshĂ«m tĂ« shpenzimeve operative”, citohet nĂ« deklaratĂ«n e bĂ«rĂ« publike nga Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban dhe Shoqata KombĂ«tare e Transportit Qytetas.

Shoqatat kërkojnë nga institucionet ndërhyrje të menjëhershme përmes disa masave konkrete. Ato theksojnë nevojën për rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit, si dhe kërkojnë hartimin e një politike të veçantë për sektorin e transportit publik, që do të përfshinte edhe heqjen e TVSH-së.

Po ashtu, kërkohet vendosja e mekanizmave subvencionues ose kompensues, me qëllim garantimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimit për qytetarët.

“OperatorĂ«t nuk synojnĂ« reduktimin e shĂ«rbimit apo rritjen e çmimit tĂ« biletĂ«s, por vijueshmĂ«rinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e tij. NĂ« kushtet aktuale, kjo po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« e vĂ«shtirĂ« pa mbĂ«shtetje institucionale”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

I kontaktuar nga Citizens.al, Dashnor Memaj tha se pas deklaratës publike, shoqatat janë në pritje të një takimi me Bashkinë e Tiranës për të gjetur forma të përbashkëta zgjidhjeje.

“Nuk po kĂ«rkojmĂ« diçka tĂ« pabĂ«shme, por diçka qĂ« vendet e rajonit e kanĂ« bĂ«rĂ« tashmĂ«. Rritja e çmimit tĂ« karburantit Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« qĂ« prek drejtpĂ«rdrejt transportin publik”, vijoi Memaj.

Memaj kujton raste të ngjashme kur situata është menaxhuar mirë nga institucionet shtetërore, si për shembull në vitin 2022, kur për shkak të luftës në Ukrainë, shteti subvencionoi transportin publik për gjashtë muaj.

Kostandin Foni, drejtues i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, shpjegon se nëse institucionet përgjegjëse nuk marrin masa dhe nuk reagojnë gjatë kësaj jave, ulja e numrit të mjeteve do të jetë e pashmangshme.

“Jo se operatorĂ«t nuk duan tĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbim pĂ«r qytetarĂ«t
 Shteti duhet tĂ« ndĂ«rhyjĂ«, qoftĂ« pĂ«rmes qeverisjes vendore apo asaj qendrore, ose duke ndryshuar çmimin e transportit, ose duke kompensuar vlerĂ«n e shtuar tĂ« karburantit”, pĂ«rmbylli Foni.

Situata mbetet e paqartë dhe në pritje të vendimeve institucionale që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në vijueshmërinë e shërbimit.

Zgjidhja e shpejtë e këtij ngërçi konsiderohet thelbësore për të shmangur ndërprerjet dhe për të garantuar transportin publik për qytetarët.

Lexo gjithashtu:

The post Transporti urban në Tiranë drejt reduktimit 30%, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit appeared first on Citizens.al.

ArtistĂ«t nĂ« Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmĂ«rohet bojkot

Pedagogët e Universitetit të Arteve janë në prag bojkoti, duke denoncuar mosnjohjen e titujve dhe statusit të tyre akademik, pavarësisht një vendimi qeveritar që e parashikon këtë njohje mbi bazën e kontributit profesional. Artistët e shohin këtë jo vetëm si problem formal, por prek drejtpërdrejt karrierën, pagesat dhe funksionimin e vetë universitetit.

Tenori me famë botërore Josif Gjipali, i njohur për interpretimet në skena ndërkombëtare nga La Scala deri në Pekin, nuk gëzon statusin e pedagogut në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Arsyeja lidhet pikërisht me moszbatimin e një Vendimi të Këshillit të Ministrave që parashikon njohjen e titujve mbi bazën e meritës dhe kontributit artistik.

Vendimi i miratuar në mars 2021 synonte të përfshinte në mësimdhënie figura me karrierë të spikatur, edhe pa ndjekur domosdoshmërisht rrugën e zakonshme akademike. Ai parashikonte që këta profesionistë të vlerësoheshin nga komisione përkatëse dhe të miratoheshin më pas nga Senati Akademik, duke krijuar një urë mes praktikës artistike dhe sistemit universitar.

Megjithatë, sipas pedagogëve, kjo skemë nuk po zbatohet. Për pasojë, dhjetëra artistë me emër dhe kontribute të çmuara mbeten në pozicione të ulëta akademike, pa njohje të plotë të kontributit të tyre dhe pa përfitime të denja financiare.

“Duke e lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« modestinĂ«, por me gjithĂ« atĂ« karrierĂ« qĂ« kam unĂ« dhe tĂ« jem asistent-lektor, nuk arrij ta kuptoj,” shpreh zhgĂ«njimin e tij Gjipali teksa foli pĂ«r Citizens.

Problematika prek rreth 50 profesionistë nga fusha të ndryshme të artit dhe ata paralajmërojnë bojkot të mësimit nëse kërkesat nuk adresohen.

Sipas tyre, përveç mungesës së njohjes së titujve, situata është përkeqësuar edhe nga kërkesa kontradiktore për doktoraturë, ndonëse vetë Ministria e Arsimit ka sqaruar se për këtë kategori ajo nuk është e detyrueshme.

“Deri mĂ« sot jo vetĂ«m qĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« asgjĂ«, por na Ă«shtĂ« dĂ«rguar edhe njĂ« email ku thuhet se doktoratura Ă«shtĂ« e domosdoshme. NdĂ«rkohĂ«, ne i kemi kĂ«rkuar MinistrisĂ« sqarim dhe vetĂ« ajo na ka konfirmuar se pĂ«r ne doktoratura dhe titujt nuk janĂ« tĂ« detyrueshĂ«m,” shpjegon Gjipali.

Sipas tij, edhe procedura e miratimit të titujve, e përmbyllur në vitin 2024, është shoqëruar me kufizime të reja. Një prej tyre ndalon përfituesit të aplikojnë për pozicione drejtuese si dekan apo drejtor, çka, sipas grupit të pedagogëve, bie ndesh me vetë logjikën e njohjes së meritës.

“Ti mĂ« trajton si tĂ« veçantĂ« pĂ«r karrierĂ«n e spikatur dhe nuk qenkam unĂ« i zoti tĂ« konkurroj pĂ«r dekan?” vijoi me pyetje retorike tenori Gjipali, sipas tĂ« cilit kjo ngjan me njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur “status-quo”-nĂ«.

Përtej statusit formal, çështja ka edhe ndikim ekonomik. Gjipali thotë se pagesat e tyre janë të krahasueshme me ato të arsimit parauniversitar si Liceu Artistik, ndërsa artistë të institucioneve si Teatri i Operës apo Orkestra e Radio-Televizionit përfitojnë paga dukshëm më të larta, megjithëse formohen në këtë universitet.

Kauza është mbështetur edhe nga pedagogë të tjerë të Universitetit të Arteve, përfshirë ata që aktualisht e gëzojnë statusin akademik. Ata paralajmërojnë se moszbatimi i vendimeve po cenon jo vetëm të drejtat individuale, por edhe funksionimin institucional.

“Çdo vendim qĂ« merr parlamenti i universitetit, senati, duhet tĂ« zbatohet. NĂ«se ky vendim nuk zbatohet, prishet procesi i titujve, i akreditimit dhe i programeve. ËshtĂ« njĂ« emergjencĂ« brenda universitetit,” u shpreh pedagogu dhe kuratori Ardian Isufi.

Çështja Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« shqyrtim edhe nga Sindikata e PedagogĂ«ve, e cila kĂ«rkon ndĂ«rhyrje nga Ministria pĂ«r tĂ« zgjidhur ngĂ«rçin. Sipas saj, mungesa e njĂ« zgjidhjeje rrezikon tĂ« thellojĂ« krizĂ«n nĂ« promovimin akademik dhe tĂ« minojĂ« standardet e sistemit universitar nĂ« art.

“KĂ«rkojmĂ« zgjidhjen e ngĂ«rçit nga instancat pĂ«rkatĂ«se pĂ«r çështjen e promovimit akademik tĂ« personelit, qoftĂ« brenda dhe jashtĂ« universitetit, me ndĂ«rhyrjen e MinistrisĂ«,” deklaron SandĂ«r Kovaçi, kreu i SindikatĂ«s sĂ« PedagogĂ«ve.

The post ArtistĂ«t nĂ« Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmĂ«rohet bojkot appeared first on Citizens.al.

Beteja e Luçiana Kokajt për Rrjollin

Kur ishte 28 vjeç, Luçiana Kokaj sĂ« bashku me bashkĂ«shortin, u zhvendosĂ«n nĂ« Milano tĂ« ItalisĂ«. Si pjesa mĂ« e madhe e atyre qĂ« emigrojnĂ« nga ShqipĂ«ria edhe ata “nuk po shihnin mĂ« dritĂ« jeshile”.

Por, pas pesĂ« vitesh, ajo Ă«shtĂ« kthyer nga Italia pĂ«r tĂ« mbrojtur tokĂ«n e familjes, siç e pĂ«rshkruan, “pĂ«r tĂ« mos e lĂ«nĂ« qĂ« ta plaçisin”. Prej 45 ditĂ«sh Luçiana Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« nga protestueset mĂ« mediatike dhe mĂ« tĂ« zĂ«shme tĂ« “RezistencĂ«s sĂ« Rrjollit”.

Kjo është një betejë që ajo e shikon si amanet të vjehrrit të saj dhe njëkohësisht si borxh ndaj familjes dhe djalit. Në një intervistë për Citizens.al ajo tregon sesi familja e saj ka luftuar për të nxjerrë dokumentet e pronave në Rrjoll, dhe pikërisht për atë kalvar mundimi ajo thekson se familja e saj nuk ka ndërmend ta braktisë atë, por të vazhdojë deri në fund për të nxjerrë në dritë të drejtën.

Rikthim si aktiviste

Kur e pyes LuçianĂ«n se çfarĂ« mban mend nga dita e parĂ« e protestĂ«s, ajo shpjegon se ditĂ«n e parĂ« qĂ« ka protestuar ka qenĂ« jashtĂ« ProkurorisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s dhe mĂ« pas i Ă«shtĂ« bashkuar protestave nĂ« kantierin e ndĂ«rtimit tĂ« kompanisĂ« “Gener 2” nĂ« Rrjoll.

Luçiana udhëton çdo ditë me makinë rreth 15 minuta nga Velipoja drejt kantierit më të raportuar javëve të fundit.

“NĂ« ’79 ka rĂ«nĂ« njĂ« tĂ«rmet i fuqishĂ«m dhe tĂ« gjitha familjet qĂ« humbĂ«n shtĂ«pinĂ« nĂ« Rrjoll, shteti i zhvendosi nĂ« VelipojĂ«,” shpjegon Kokaj.

Ndër protestat në të shkuarën ajo ka qenë aktiviste dhe mbështetëse edhe në protestën e armëve kimike, por gjatë emigrimit thotë se u shkëput nga rruga e aktivizmit, duke i dedikuar më shumë kohë dhe energji djalit të saj.

“NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« kohe unĂ« humbas tĂ« gjithĂ« ditĂ«n nga fĂ«mija im, pasi edhe kur shkoj nĂ« shtĂ«pi mĂ« duhet tĂ« punoj,” tregon programuesja e webeve, qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« aktiviste me kohĂ« tĂ« plotĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« ndjen faj qĂ« nuk ka shumĂ« kohĂ« pĂ«r familjen.

Momentalisht bashkĂ«shorti, Tur Shullani, pĂ«r shkak tĂ« njĂ« urdhri nga Gjykata e ShkodrĂ«s nuk mund t’i bashkohet mĂ« protestĂ«s. Ai rrĂ«fen pĂ«r Citizens.al se ka LuçianĂ«n si “pĂ«rfaqĂ«si dinjitoze.”

PĂ«rveç tij, edhe 14 persona tĂ« tjerĂ« kanĂ« urdhĂ«r ndalimi pĂ«r t’iu bashkuar rezistencĂ«s nĂ« vijim. Por Luçiana thekson se nuk e tremb pjesĂ«marrja e ulĂ«t nĂ« protestĂ«, por mosreagimi i institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

NdĂ«r momentet e frikĂ«s, ajo veçon afrimin disa personave tĂ« dyshimtĂ« pranĂ« shtĂ«pisĂ«, qĂ« edhe i ka denoncuar, si dhe natĂ«n pas pĂ«rfundimit tĂ« emisionit “Opinion” nĂ« Tv Klan ku familjet e Rrjollit u pĂ«rballĂ«n me Fatmir ShpellzĂ«n, tĂ« cilin e akuzojnĂ« se ka tjetĂ«rsuar pronat dhe mĂ« pas ia ka kaluar kompanisĂ« “Gener 2”.

“Familja e Fatmir ShpellzĂ«s na bĂ«ri pritĂ« nĂ« dalje tĂ« Klanit dhe tĂ« nesĂ«rmen doli dhe tha mĂ« sulmuan djalin, ndĂ«rkohĂ« ka pamje filmike qĂ« djali i tij ka qenĂ« nĂ« gjendje shumĂ« tĂ« mirĂ«,” tregon ajo versionin e saj pĂ«r ngjarjen.

Drejtësia, si kauza e duhur

Luçiana mĂ« tregon rastin kur njĂ« fqinji tĂ« saj nĂ« njĂ« vend evropian iu desh njĂ« vit e gjysmĂ« qĂ« t’i rishikohej kĂ«rkesa pĂ«r ndĂ«rhyrje nĂ« çati pĂ«r shkak se ndalohej ndryshimi i siluetĂ«s arkitekturore tĂ« fshatit.

“KĂ«tu po bĂ«het njĂ« resort nĂ« 1,500 dynym tokĂ«, po kundĂ«rshtohet çdo ditĂ« nga banorĂ«t dhe institucionet nuk reagojnĂ«,” vijon Luçiana.

Në 45 ditë protesta, ajo është shoqëruar tre herë në komisariat, ku ka qëndruar disa orë. Ndërkohë nga dhuna në protestë është lënduar disa herë, por nuk e ka raportuar.

Kur e pyes Luçianën nëse do rikthehet në Itali pas përfundimit të kësaj çështjeje, apo e gjitha kjo eksperiencë i ka ndryshuar pikëpamjen, ajo thekson se fatkeqësisht ndihet edhe më e zhgënjyer nga vendi i saj dhe të ardhmen e sheh jashtë.

Por ajo përmbledh se kjo eksperiencë ka përforcuar lidhjet e saj me banorët, pasi prej kohësh ata ishin shkëputur nga njëri-tjetri, duke u fokusuar secili te jeta individuale.

“PĂ«r tĂ« luftuar pĂ«r drejtĂ«si ia vlen nĂ« çdo vend tĂ« botĂ«s, sidomos nĂ« vendin tonĂ« qĂ« ka humbur komplet besimi te drejtĂ«sia. Duhet tĂ« luftojmĂ« shumĂ« fort, sepse nĂ« qoftĂ« se sistemohet drejtĂ«sia nĂ« ShqipĂ«ri, do tĂ« sistemohen shumĂ« hallka tĂ« kĂ«tij shteti,” pĂ«rmbyll Luçiana.

Teksa ikim e pyes nĂ«se pas njĂ« viti e sheh resortin “Blu Borgo” drejt pĂ«rfundimit apo jo, ajo thekson se “duam qĂ« prona tĂ« zhvillohet, por jo tĂ« pĂ«rjashtohemi ne”.

Lexoni gjithashtu:

The post Beteja e Luçiana Kokajt për Rrjollin appeared first on Citizens.al.

Protesta në Rrjoll zbehet në numër, por jo në qëndresë

Pas 45 ditĂ«sh protestĂ«, situata nĂ« Rrjoll ka ndryshuar. Rezistenca vijon, por me njĂ« numĂ«r mĂ« tĂ« kufizuar protestuesish. MĂ« 17 mars, Citizens ishte nĂ« terren, ku njĂ« pjesĂ« e banorĂ«ve prisnin informacione nga “Kafe-Bar, Rrjolli” – rreth 3-4 minuta me makinĂ« larg kantierit – mbi zhvillimet e projektit “Blue Borgo”.

“Çdo tĂ« hĂ«nĂ« tĂ« fundit tĂ« muajit duhet tĂ« paraqitem nĂ« polici dhe nuk mĂ« lejohet tĂ« afrohem pranĂ« resortit nĂ« ndĂ«rtim,” thotĂ« Prek Molla, njĂ« zĂ«rat mĂ« aktivĂ« tĂ« protestĂ«s.

Kjo vjen pas vendimeve tĂ« ProkurorisĂ« dhe GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m ShkodĂ«r, e cila nĂ« disa procese ka vendosur masa ndaj 15 protestuesve, 10 prej tyre kanĂ« detyrim paraqitje pranĂ« organeve tĂ« rendit dhe u ndalohet t’i afrohen kantierit, ndĂ«rsa 5 tĂ« tjerĂ« janĂ« nĂ« kĂ«rkim.

Grupi përbëhet kryesisht nga: Prekë Molla, Sandër Shullani, David Shullani, Alban Malaj, Altin Pjeshka, Pllumb Keçanaj, Sokol Keqanaj, Savjo Keqanaj.

Luçiana Kokaj shpjegon procesin e ndjekur ndaj bashkëshortit të saj, Tur Shullani dhe fqinjit tjetër Nard Malajt, ndaj të cilëve është vendosur ndalimi i afrimit dhe qëndrimit në kantier.

Sipas vendimeve tĂ« gjykatĂ«s, personat akuzohen pĂ«r “shkatĂ«rrim prone”, “kundĂ«rshtim tĂ« punonjĂ«sve tĂ« policisĂ«â€ dhe “plagosje tĂ« rĂ«ndĂ« me dashje”. BanorĂ«t i kundĂ«rshtojnĂ« kĂ«to akuza, duke i cilĂ«suar si pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« dobĂ«suar protestĂ«n. Ata thonĂ« se gjatĂ« pĂ«rballjeve me policinĂ« nuk kanĂ« ushtruar dhunĂ« ndaj personave specifikĂ«, pĂ«rkundrazi kanĂ« qenĂ« vetĂ« ata qĂ« janĂ« keqtrajtuar prej tyre.

Gëzim Pjeshka tregon plagët në këmbë, të marra gjatë përleshjeve me forcat e rendit.

Gëzim Pjeshka, i lënduar gjatë protestave në Rrjoll/Citizens.al

“AtĂ« ditĂ« kur mĂ« ndaluan policĂ«t, tĂ« gjithĂ« me kapuça tĂ« zinj, mĂ« tĂ«rhoqĂ«n zvarrĂ«, sikur tĂ« kisha bĂ«rĂ« ndonjĂ« masakĂ«r, vetĂ«m se po mbroja tokĂ«n time,” rrĂ«fen SandĂ«r Shullani.

Edhe pse ata nuk mund t’i bashkohen protestave pĂ«r shkak tĂ« masave tĂ« sigurisĂ«, banorĂ«t thonĂ« se qĂ«ndresa dhe mbĂ«shtetja e tyre pĂ«r kauzĂ«n do tĂ« vazhdojĂ«. Prek Molla tha pĂ«r Citizens.al se ata e kanĂ« apeluar vendimin e gjykatĂ«s dhe presin qĂ« masat tĂ« rrĂ«zohen dhe pas kĂ«saj t’iu bashkohen sĂ«rish protestave.

“KanĂ« kaluar mbi 45 ditĂ«. NjerĂ«zit janĂ« lodhur. ShumĂ« kanĂ« lĂ«nĂ« pas angazhimet e pĂ«rditshme dhe nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« tĂ« qĂ«ndrosh çdo ditĂ« nĂ« protestĂ« me tĂ« njĂ«jtin intensitet,” tregon Luçiana.

Paralelisht, banorët po ndjekin rrugët institucionale. Ata janë grumbulluar tre herë në shenjë proteste para Prokurorisë së Posaçme, megjithëse kjo ka deklaruar se prej marsit 2025 çështja, për pretendimet e tyre për tjetërsim të pronave, i është deleguar Prokurorisë së Shkodrës.

Nga ana e saj, kompania “Gener 2,” e cila po zhvillon projektin, mohon tĂ« ketĂ« shkelur tĂ« drejtat e banorĂ«ve apo ligjet nĂ« tĂ«rĂ«si. Por njĂ« prej pĂ«rfaqĂ«suesve ligjor tĂ« banorĂ«ve ka treguar se sipĂ«rmarrĂ«si Bashkim Ulaj ka qenĂ« nĂ« dijeni tĂ« kontestimeve qĂ« ka pasur zona sa i takon pronave. Prandaj ai “nuk mund tĂ« justifikohet me idenĂ« qĂ« ka lidhur marrĂ«veshje me atĂ« qĂ« ka certifikatĂ« pronĂ«sie”.

Lexoni gjithashtu:

The post Protesta në Rrjoll zbehet në numër, por jo në qëndresë appeared first on Citizens.al.

Pse nuk mund të ketë referendum për ligjin e barazisë gjinore?

NjĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r pezullimin e ligjit “PĂ«r BarazinĂ« Gjinore” dhe ideja pĂ«r njĂ« referendum popullor pĂ«r shfuqizimin e tij kanĂ« kthyer nĂ« debat kufijtĂ« kushtetues tĂ« demokracisĂ« direkte nĂ« ShqipĂ«ri.

Teksa disa grupime kërkojnë që ligji të sprovohet me votë popullore, juristët theksojnë se Kushtetuta ndalon referendumet kur bëhet fjalë për çështje që prekin të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Nisma për referendum dhe arsyet pse kundërshtohet ligji

MĂ« 30 dhjetor 2025, pĂ«rfaqĂ«suesi i QendrĂ«s Konservatore “Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe JetĂ«s”, Aklil Pano, publikoi nĂ« rrjetet sociale depozitimin e njĂ« kĂ«rkese nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese me objekt: “Pezullimi i menjĂ«hershĂ«m i zbatimit tĂ« Ligjit nr. 64/2025 ‘PĂ«r BarazinĂ« Gjinore’”.

MbĂ«shtetĂ«s tĂ« kĂ«saj nisme janĂ« bĂ«rĂ« edhe Forumi Mysliman i ShqipĂ«risĂ« dhe “Diaspora pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e LirĂ«â€, tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara nga avokati Klodian Rado dhe Isuf Shehu.

I kontaktuar nga Citizens.al pĂ«r mbarĂ«vajtjen e procesit dhe pĂ«r tentativĂ«n pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« referendum popullor lidhur me ndalimin e ligjit pĂ«r barazinĂ« gjinore, Pano theksoi se nuk jepte intervista “pĂ«r gazeta tĂ« shkruara”. Por, pĂ«r referendumin ai tha se do tĂ« vlerĂ«sohet si hap pas vendimit qĂ« do tĂ« marrĂ« Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, avokati Klodian Rado, pranoi të flasë më gjerë për Citizens.al ku renditi disa arsye pse grupimet e sipërpërmendura kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit.

Sipas tij, shkeljet kryesore procedurale lidhen me mungesën e konsultimit publik efektiv, mungesën e një raporti real financiar sipas nenit 82/1 të Kushtetutës dhe me mosrespektimin e procedurës kushtetuese të votimit nen për nen, sipas nenit 83.

“Diaspora pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e LirĂ«, pavarĂ«sisht se ka dĂ«rguar disa herĂ« kĂ«rkesa, madje edhe nĂ« formĂ« tĂ« shkruar, pĂ«r tĂ« qenĂ« pjesĂ« e konsultimeve, nuk Ă«shtĂ« thirrur asnjĂ«herĂ« nĂ« asnjĂ« nga tryezat e diskutimit”, tha Rado pĂ«r Citizens.al.

Ai shtoi se edhe “Qendra Konservatore/Koalicioni Pro Familjes dhe JetĂ«s” dhe “Forumi Mysliman i ShqipĂ«risĂ«,” edhe nĂ« rastet kur janĂ« ftuar nĂ« njĂ« ose dy takime, kanĂ« pasur nĂ« praktikĂ« njĂ« “pjesĂ«marrje formale”, pasi asnjĂ« nga shqetĂ«simet dhe sugjerimet e tyre – sipas Rados – nuk u reflektua as nĂ« raportin shoqĂ«rues tĂ« projektligjit dhe as nĂ« tekstin final.

Citizens.al kontaktoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të sqaruar këto pretendime.

Ministria theksoi se gjatĂ« fazĂ«s sĂ« konsultimit publik, Koalicioni dhe KĂ«shilli NdĂ«rfetar i ShqipĂ«risĂ« kanĂ« pasur mundĂ«si tĂ« paraqesin mendimet e tyre pĂ«rmes Regjistrit Elektronik tĂ« Konsultimeve Publike, “por nuk kanĂ« paraqitur asnjĂ« kĂ«rkesĂ« apo koment gjatĂ« kĂ«saj periudhe.”

Sipas ministrisĂ«, vetĂ«m pas miratimit tĂ« projektligjit nĂ« KĂ«shillin e Ministrave “janĂ« paraqitur dy kĂ«rkesa zyrtare nga kĂ«to grupe, tĂ« cilat synonin tĂ«rheqjen ose ndryshimin e dispozitave kryesore tĂ« ligjit pĂ«r barazinĂ« gjinore.”

Sipas MinistrisĂ«, argumentet e tyre nuk pĂ«rbĂ«nin komente teknike pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e ligjit, por “qĂ«ndrime morale ose ideologjike kundĂ«r thelbit tĂ« nismĂ«s ligjore.” PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, kĂ«to kĂ«rkesa nuk mund tĂ« konsideroheshin pjesĂ« e procesit formal tĂ« konsultimit publik, i cili kishte pĂ«rfunduar para miratimit tĂ« projektligjit nĂ« KĂ«shillin e Ministrave.

“Ministria mbetet aktori shpjegues dhe teknik i nismĂ«s, ndĂ«rsa vendimmarrja i kishte kaluar Parlamentit dhe pĂ«r rrjedhojĂ« kĂ«rkesa e grupeve tĂ« interesit pĂ«r mospranimin e ligjit duhej t’i drejtohej Parlamentit”, pĂ«rfundon nĂ« sqarimin e saj pĂ«r Citizens.al, ministria.

Sipas ligjit të ri për barazinë gjinore, në një rast të denoncuar diskriminimi, ngacmimi apo dhunimi seksual, barra e provës bie te i akuzuari dhe jo më te viktima.

Ky ndryshim, cilësohet nga avokati Rado si problematik pasi krijon një mekanizm procedural që në praktikë mund të cenojë prezumimin e pafajësisë, duke devijuar nga standardet kushtetuese dhe ato të procesit të rregullt ligjor.

“Kur njĂ« person, institucion apo profesionist trajtohet sikur duhet tĂ« provojĂ« pafajĂ«sinĂ« e tij, ndĂ«rkohĂ« qĂ« akuza ngrihet mbi ‘supozime’, kemi njĂ« devijim tĂ« rrezikshĂ«m nga standardet kushtetuese dhe nga procesi i rregullt ligjor”, thekson ai.

Referendum për ligjin e barazisë gjinore?

MĂ« 12 janar, Komisioneri ShtetĂ«ror i Zgjedhjeve miratoi kĂ«rkesĂ«n pĂ«r pajisjen me fletĂ« tip pĂ«r mbledhjen e nĂ«nshkrimeve pĂ«r zhvillimin e njĂ« referendumi tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m pĂ«r shfuqizimin e ligjit “PĂ«r BarazinĂ« Gjinore”.

Kushtetuta e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« e njeh referendumin si instrument tĂ« demokracisĂ« pjesĂ«marrĂ«se. Neni 150 parashikon se “qytetarĂ«t, nĂ«pĂ«rmjet 50,000 shtetasve me tĂ« drejtĂ« vote, mund tĂ« kĂ«rkojnĂ« referendum pĂ«r shfuqizimin e njĂ« ligji ose pĂ«r çështje tĂ« njĂ« rĂ«ndĂ«sie tĂ« veçantĂ«â€.

Por, Dea Nini, avokate e të drejtave të njeriut, shpjegon se neni 151 i Kushtetutës përcakton kufijtë materialë brenda të cilëve referendumi mund të zhvillohet.

“Sipas kĂ«saj dispozite pĂ«rjashtohen çështjet qĂ« lidhen me tĂ«rĂ«sinĂ« territoriale tĂ« ShqipĂ«risĂ«, kufizimin e tĂ« drejtave dhe lirive themelore tĂ« njeriut, buxhetin dhe taksat e shtetit, vendosjen ose heqjen e gjendjes sĂ« jashtĂ«zakonshme, si dhe deklarimin e luftĂ«s, paqes dhe amnistinĂ«â€, thekson Nini.

Pra, ndryshe nga neni 150, i cili hap hapĂ«sirĂ«n pĂ«r referendum, neni 151 e kufizon atĂ« hapĂ«sirĂ« duke pĂ«rcaktuar qartĂ« çështjet qĂ« nuk mund t’i nĂ«nshtrohen referendumit.

“Shfuqizimi i kĂ«tij ligji, pĂ«rmes referendumit, do tĂ« kishte si efekt juridik ndikimin mbi nivelin e mbrojtjes sĂ« tĂ« drejtave themelore tĂ« njeriut nĂ« fushĂ«n e barazisĂ« dhe mosdiskriminimit, duke e vendosur objektin e kĂ«rkesĂ«s brenda kategorisĂ« sĂ« çështjeve qĂ« neni 151, pika 2, i pĂ«rjashton nga çdo referendum”, pĂ«rfundon ajo.

Regres në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Institucioni i Avokatit të Popullit i tha Citizens.al se shfuqizimi i një ligji që garanton standarde të avancuara ndërkombëtare, të ndërtuara mbi rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë, do të përbënte një hap pas në mbrojtjen ligjore dhe institucionale të të drejtave dhe lirive themelore.

“Ky regres do tĂ« ishte domethĂ«nĂ«s pĂ«r njĂ« shtet qĂ« aspiron integrimin nĂ« Bashkimin Evropian, pasi procesi i afrimit me BE-nĂ« nuk nĂ«nkupton vetĂ«m pĂ«rafrim formal tĂ« legjislacionit, por mbi tĂ« gjitha respektim substancial dhe progresiv tĂ« standardeve evropiane nĂ« fushĂ«n e tĂ« drejtave tĂ« njeriut”, analizon Komisionerja nga Avokati i Popullit, Vilma Shurdha.

Ky institucion rikujton se ligji “PĂ«r BarazinĂ« Gjinore” synon realizimin e barazisĂ« nĂ« tĂ« gjitha fushat e jetĂ«s publike dhe private, duke adresuar diskriminimin dhe duke promovuar mundĂ«si tĂ« barabarta nĂ« njĂ« gamĂ« tĂ« gjerĂ« kontekstesh.

“Ligji pĂ«rmban dispozita specifike nĂ« lidhje me çështjet e pagave, skemave tĂ« sigurimeve shoqĂ«rore, aksesit nĂ« punĂ«sim, formimit profesional, kushteve tĂ« punĂ«s, si dhe lejen e shtatzĂ«nisĂ« dhe atĂ« prindĂ«rore”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e institucionit pĂ«r Citizens.al.

Në lidhje me faktin nëse kjo strukturë do të mbajë një qëndrim publik mbi kërkesën për referendum popullor për shfuqizimin e ligjit, Avokati i Popullit thekson se çdo prononcim mbi përmbajtjen materiale të nismës duhet trajtuar me kujdes.

Kjo qasje argumentohet për të mos krijuar perceptimin e tejkalimit të kompetencave apo ndërhyrjes në një fushë që, sipas Kushtetutës, i takon ekskluzivisht Gjykatës Kushtetuese.

Ligji nr. 64/2025 “PĂ«r BarazinĂ« Gjinore” u propozua nga qeveria gjatĂ« vitit 2025 si pjesĂ« nismave tĂ« pĂ«rafrimit tĂ« legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian dhe konventat ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut.

Projektligji u konsultua nĂ« platformĂ«n e konsultimit publik dhe u kalua nĂ« tĂ« gjitha hallkat ligjore para se tĂ« shkonte nĂ« parlament. Por pasi ai u kalua pĂ«r miratim pati reagime tĂ« ashpra online – shumĂ« prej tĂ« cilave bazoheshin nĂ« keqinformim dhe gjuhĂ« urrejtjeje.

Ligji i ri synon të forcojë mekanizmat kundër diskriminimit gjinor dhe të promovojë mundësi të barabarta në punësim, arsim dhe jetën publike. Ai përfshin dispozita që lidhen me barazinë në paga, aksesin në tregun e punës, mbrojtjen sociale dhe politikat e balancimit të jetës familjare dhe profesionale.

Lexoni gjithashtu:

The post Pse nuk mund të ketë referendum për ligjin e barazisë gjinore? appeared first on Citizens.al.

NdĂ«rkombĂ«tarĂ«t apel qeverisĂ«: “Mos krijoni pengesa pĂ«r integrimin”

Vendimi i shumicës socialiste për të mos i hequr imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka nxitur reagime të partnerëve ndërkombëtarë, duke rikthyer fokusin te sfidat e vendit në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Me 47 vota “pro” dhe 82 “kundĂ«r,” mazhoranca vendosi sot tĂ« rrĂ«zojĂ« kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme (SPAK) pĂ«r heqjen e imunitetit dhe caktimin e njĂ« mase shtrĂ«nguese, arrest, ndaj deputetes Belinda Balluku.

Pas këtij zhvillimi, zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, në një reagim për mediat, theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi ku SPAK mund të veprojë efektivisht për të mbështetur progresin drejt anëtarësimit.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë deklaroi mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE sipas dëshirës së qytetarëve, por theksoi si një kusht të domosdoshëm për progres ndjekjen efektive ndaj korrupsionit, përfshirë rastet e zyrtarëve të lartë.

“PritshmĂ«ria jonĂ« e qartĂ« Ă«shtĂ« qĂ« edhe nĂ« kĂ«to raste ndjekja penale pĂ«rmes drejtĂ«sisĂ« tĂ« mund tĂ« realizohet shpejt dhe pa pengesa”, u theksua nĂ« reagim.

Në të njëjtën linjë, Ambasada Britanike në Tiranë rikujtoi rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Sipas saj, ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori mbeten partnerë të barabartë në avancimin e reformës në drejtësi, duke përfshirë funksionimin e SPAK-ut.

“Imuniteti parlamentar duhet tĂ« mbrojĂ« proceset demokratike dhe jo tĂ« jetĂ« pengesĂ« pĂ«r llogaridhĂ«nie tĂ« barabartĂ« para ligjit”, citon Ambasada Britanike.

Ndërsa Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri theksoi se përparimi i Shqipërisë drejt BE-së varet nga ndjekja e efektshme e korrupsionit, edhe në nivelet më të larta, dhe nga funksionimi pa pengesa i drejtësisë.

Nuk munguan edhe qëndrimet publike të organizatave vendase. Qëndresa Qytetare shprehu shqetësimin për vendimin e shumicës parlamentare, duke theksuar se ai krijon rrezikun që një ish-zyrtare e lartë e akuzuar të ndikojë në procesin hetimor. Sipas tyre, vendimi bie ndesh me paralajmërimet e partnerëve ndërkombëtarë dhe rrezikon procesin e integrimit evropian të vendit.

Pas reagimeve të partnerëve kryesor të Shqipërisë për integrimin, kryeministri Rama reagoi duke mbrojtur vendimin e mazhorancës. Kryeministri theksoi se Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe se hetimi duhet të vazhdojë pa ndërhyrje politike, duke shtuar se shumica parlamentare ka vepruar në përputhje me normat kushtetuese dhe ligjore, si çdo parlament demokratik në Evropë.

“Mazhoranca Ă«shtĂ« plotĂ«sisht dakord me parimet e shprehura nga ambasadat, por e ka tĂ« pandryshuar synimin pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE brenda vitit 2030”, u shpreh Rama nĂ« platformĂ«n “X”.

Njohësi i politikës shqiptare, Afrim Krasniqi, njëherësh drejtues i Institutit të Studimeve Politike, e cilësoi këtë zhvillim si një fenomen të përsëritur, ku shpesh vendi merr vendime të gabuara, klienteliste dhe refuzuese ndaj parimeve të shtetit të së drejtës, ndërsa partnerët ndërkombëtarë apelojnë për ligj, drejtësi, antikorrupsion dhe standarde demokratike.

“Nuk duam votĂ«, veto dhe as komisioner, nuk duam rol nĂ« vendimmarrje, ndaj si shkĂ«mbim na pranoni siç jemi, pa ndryshuar, pa u reformuar, pa na gjykuar!”, ironizon Krasniqi.

Lexoni gjithashtu:

The post NdĂ«rkombĂ«tarĂ«t apel qeverisĂ«: “Mos krijoni pengesa pĂ«r integrimin” appeared first on Citizens.al.

Rrjolli për herë të tretë para SPAK-ut

BanorĂ«t e Rrjollit u paraqitĂ«n sot pĂ«r herĂ« tĂ« tretĂ« pĂ«rpara ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme (SPAK), pĂ«r t’i bĂ«rĂ« thirrje kĂ«saj strukture qĂ« tĂ« marrĂ« nĂ« dorĂ« çështjen e shumĂ«-diskutuar tĂ« projektit “Blue Borgo”.

“Duam takim me SPAK-un, duam takim me SPAK-un!” ishin thirrjet e banorĂ«ve dhe aktivistĂ«ve qĂ« iu bashkuan grupimit “Baks-Rrjoll”.

Edhe pse shumica e tyre shprehën besim tek drejtësia dhe roli i SPAK-ut, gjatë protestës u hodhën vezë në drejtim të institucionit. Pas organizimit, dy persona u shoqëruan në komisariat për këtë veprim.

NjĂ« prej avokatĂ«ve tĂ« grupimit tĂ« banorĂ«ve, Novruz Haderi, tha pĂ«r Citizens.al se kjo çështje pĂ«rfshin njĂ« zinxhir personash qĂ« mund tĂ« çojnĂ« – sipas tij – edhe personin kyç tĂ« historisĂ«, Fatmir ShpellzĂ«n, nĂ« pozita ku mund tĂ« detyrohet tĂ« tĂ«rhiqet.

“Hetimi Ă«shtĂ« i mangĂ«t dhe nuk jepet minimumi i informacionit. Problematika nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m juridike, por ka edhe njĂ« dimension social,” tha Haderi.

Në lidhje me pretendimet se banorët dhe sipërmarrësi kryesor i projektit, biznesmeni Bashkim Ulaj, janë takuar, protestuesi Prek Molla u shpreh se Ulaj i ka takuar disa prej banorëve në Tiranë në mënyrë të veçantë.

Sipas tij, kjo nuk është forma e duhur e dialogut, pasi bisedimet nuk duhet të zhvillohen në zyrën e tij, por publikisht, në zonën ku po zhvillohet projekti.

Citizens.al i ka drejtuar dy herĂ« kĂ«rkesa pĂ«r koment kompanisĂ« “Gener 2,” nĂ« lidhje me kĂ«to pretendime, por nuk ka marrĂ« pĂ«rgjigje.

PĂ«rpara SPAK-ut u shpalos edhe banderola “Stop TID DurrĂ«s,” pasi sĂ« fundmi, grupimet qĂ« kundĂ«rshtojnĂ« tjetĂ«rsimin e pronave private kanĂ« nisur tĂ« mbĂ«shtesin njĂ«ra-tjetrĂ«n nĂ« protesta.

Citizens.al ka raportuar më herët edhe për protestat përpara Parlamentit, ku banorët e Durrësit dhe Rrjollit kanë protestuar njëkohësisht.

“AsnjĂ« reagim nga institucionet”

Prokuroria e Shkodrës ka konfirmuar për Citizens.al se për këtë çështje është regjistruar një procedim penal pas materialeve të referuara nga SPAK.

Procedimi penal, me numër 390/2025, i referuar më 21 mars 2025, është hapur mbi bazën e një kallëzimi të paraqitur nga banorët, të cilët pretendojnë për falsifikim të titujve të pronësisë.

Citizens.al iu drejtua me një pyetje të drejtpërdrejtë njërit prej avokatëve të çështjes, Novruz Haderit, se pse protestohet përpara SPAK-ut kur kjo strukturë ia ka referuar çështjen Prokurorisë së Shkodrës.

“SPAK duhet tĂ« japĂ« argumente bindĂ«se se pse e transferoi çështjen,” u shpreh ai.

Haderi shtoi se sipërmarrësi Ulaj ka qenë në dijeni të problematikës prej kohësh dhe se nuk mund të justifikohet një investim i madh me argumentin se një palë zotëron një certifikatë pronësie.

“Nuk mund tĂ« thuhet se meqenĂ«se Fatmir Shpellza ka njĂ« certifikatĂ« pronĂ«sie, ne do tĂ« lidhim marrĂ«veshje me tĂ« dhe nuk na intereson se çfarĂ« po ndodh,” tha ai.

SipĂ«rmarrĂ«si Bashkim Ulaj nuk i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur deri mĂ« tani pyetjeve pĂ«r koment qĂ« redaksia e Citizens.al i ka drejtuar mbi kĂ«tĂ« çështje, pĂ«rveç reagimeve tĂ« dhĂ«na nĂ« web-faqen e kompanisĂ« “Gener 2” dhe televizionit privat A2, nĂ« pronĂ«si tĂ« tij.

Kompania “Gener 2” Ă«shtĂ« shprehur mĂ« herĂ«t se ka hyrĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie kontraktuale me “palĂ«n qĂ« figuron si mbajtĂ«se e tĂ« drejtave tĂ« pronĂ«sisĂ«â€ dhe se nuk ka cenuar tĂ« drejtat e askujt.

Sipas kompanisë, nuk ekziston asnjë akt pezullues ndaj vijimit të projektit.

“Prona dhe procesi pĂ«rkatĂ«s kanĂ« kaluar fazat e shqyrtimit tĂ« nevojshĂ«m sipas kuadrit ligjor pĂ«rkatĂ«s dhe, mbi kĂ«tĂ« bazĂ«, nuk rezulton ndonjĂ« pengesĂ« ligjore pĂ«r vijimin normal tĂ« punimeve,” thuhet nĂ« reagimin e kompanisĂ«.

Lexoni gjithashtu:

The post Rrjolli për herë të tretë para SPAK-ut appeared first on Citizens.al.

8 Marsi: Nga protestë historike te sfidat bashkëkohore

Historia e 8 Marsit fillon në vitin 1908, kur punëtoret e fabrikave në Shtetet e Bashkuara u ngritën në protestë për orët e gjata të punës, kushtet e rënda dhe pagat e ulëta. Më pas, në vitin 1910, një Kongres Ndërkombëtar i Grave Socialiste, i mbajtur nga Clara Zetkin, propozoi që çdo vit të shënohej një ditë ndërkombëtare e grave, për të forcuar kërkesën për të drejta politike, sociale dhe ekonomike. Kështu, 8 Marsi u bë gradualisht një simbol i fuqisë dhe solidaritetit femëror, që përfshinte jo vetëm kërkimin e barazisë gjinore, por edhe drejtësinë sociale më gjerë.

Por si u prit 8 Marsi në Tiranë?

Edhe pse aktivistĂ« tĂ« Kolektivit Feminist dhe grupime tĂ« ndryshme qytetare i dedikojnĂ« shumĂ« kohĂ« dhe pĂ«rkushtim marshimit tĂ« 8 Marsit, shumĂ« media shpesh e portretizojnĂ« kĂ«tĂ« aktivitet si “zaptim dhe promovim tĂ« komunitetit LGBT”, duke lĂ«nĂ« nĂ« hije gratĂ« shqiptare dhe mesazhin kryesor tĂ« protestĂ«s. PĂ«r shembull, disa foto dhe video tĂ« shpĂ«rndara nĂ« masĂ«, ku njĂ« pjesĂ«marrĂ«s mban pankartĂ«n “Jemi gra tĂ« egra”, u pĂ«rdorĂ«n pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« perceptim tĂ« shtrembĂ«ruar. NĂ« fakt, kĂ«to pamje i pĂ«rkasin marshimit tĂ« vitit 2025, dhe qĂ«llimi i pasueshĂ«m ishte shpesh tĂ« shenjtĂ«rohen individĂ« tĂ« komunitetit transgjinor pĂ«r tĂ« gjeneruar zemĂ«rim dhe klikime.

Materialet që shtrembërojnë mesazhin e protestës janë një formë dezinformimi. Në të vërtetë, pjesëmarrja e komunitetit LGBT tregon se marshimi i 8 Marsit është një hapësirë për të bashkuar zërat e të gjitha grupimeve të margjinalizuara. Shënjimi dhe stigmatizimi i pjesëmarrësve, përkundrazi, sulmon qëllimin e vërtetë të kësaj date historike: kërkimin e barazisë dhe drejtësisë për të gjithë.

Organizimi i 8 Marsit në Shqipëri ngriti probleme konkrete dhe të rëndësishme: nga gratë e Durrësit dhe Rrjollit që udhëheqin rezistencën kundër ndërtimeve të paligjshme, tek rritja e rasteve të femicidit dhe dhunës, puna e papaguar dhe sulmet e grupeve konservatore dhe fetare.

Të qenit politik nuk lidhet me pamjen, ngjyrën, seksualitetin apo mënyrën se si vishemi. Të qenit politik lidhet me guximin për të denoncuar padrejtësitë publikisht dhe për të folur për problemet shoqërore që shpesh injorohen, sidomos kur nuk prekin drejtpërdrejt jetën tonë. 8 Marsi, në këtë kontekst, nuk është thjesht një ditë festimi, por një thirrje për të njohur dhe respektuar të drejtat dhe zërat e grave dhe të të gjithë komuniteteve të margjinalizuara.

Lexoni gjithashtu:

“Revoltohu motĂ«r!” Vajzat dhe gratĂ« marshojnĂ« kundĂ«r dhunĂ«s dhe patriarkatit

8 Marsi mes protestës dhe kujtesës

The post 8 Marsi: Nga protestë historike te sfidat bashkëkohore appeared first on Citizens.al.

8 Marsi mes protestës dhe kujtesës

Ilaria është një nga 14 gratë që humbën jetën gjatë vitit që lamë pas si pasojë e femicidit. Për të përkujtuar viktimat, Kolektivi Feminist, një grupim vullnetar aktivist, ndërmori një ndërhyrje urbane në qytet duke vendosur në mënyrë simbolike emrat e tyre në disa rrugë.

Ky aksion , zëvendësimi simbolik i emrave të rrugëve me emrat e grave të vrara, ka nxitur debat të gjerë në rrjetet sociale. Disa e konsiderojnë të paligjshëm, ndërsa për aktivistët ai është më shumë se një gjest simbolik: një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtesën dhe për të ngritur një alarm për shoqërinë.

Patris Pustina, aktiviste e nismĂ«s “Counting Dead Women Albania”, tregon se puna pĂ«r tĂ« dokumentuar kĂ«to raste Ă«shtĂ« shpesh emocionalisht e rĂ«ndĂ«. Shpesh ajo kĂ«rkon nĂ« rrjetet sociale tĂ« viktimave pĂ«r tĂ« gjetur fotografi dhe pĂ«r tĂ« kuptuar mĂ« shumĂ« pĂ«r jetĂ«n qĂ« ato kanĂ« bĂ«rĂ«.

“ ËshtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«. T’i memorializosh dhe t’i pĂ«rkujtosh, siç bĂ«mĂ« dje me njerĂ«z tĂ« tjerĂ« nĂ« komunitet, Ă«shtĂ« disi shĂ«ruese. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mendosh qĂ« ato vazhdojnĂ« tĂ« kujtohen, jo vetĂ«m nga familjarĂ«t e tyre, por edhe nga njerĂ«z qĂ« nuk i kanĂ« njohur – gra si puna jonĂ«, qĂ« e dinĂ« se njĂ« fat i tillĂ« mund t’i ndodhĂ« secilĂ«s prej nesh.”

Ky aksion është një nga aktivitetet që i paraprin 8 Marsit. Përgatitjet për marshimin e kësaj dite nisin shumë më herët. Aktivistët mblidhen për të diskutuar moton, denoncimet dhe kërkesat e vitit, duke u bazuar në problematikat dhe nevojat që prekin vajzat dhe gratë në vend.

Gjatë viteve të fundit, grupimi është zgjeruar, duke përfshirë edhe aktivistë të nënshtetësive të tjera, të cilët kontribuojnë me ide dhe energji në organizim.

Një prej pjesëmarrëseve, Safira Boeder, e përshkruan përvojën në grup si shumë të fuqishme.

“ËshtĂ« shumĂ« e fuqishme. NdonjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« bĂ«sh kĂ«tĂ« lloj angazhimi, sepse disa njerĂ«z mund ta humbasin shpresĂ«n. Por nĂ« kĂ«tĂ« grup ka aq shumĂ« energji dhe forcĂ«, sa tĂ« jep edhe ty shumĂ« motivim.”

Edhe pankartat që përgatiten për marshimin bartin mesazhe të forta. Blini shpjegon simbolikën e pankartës së tij.

“Pankarta ime paraqet njĂ« grusht tĂ« mbledhur me çelĂ«sa mes gishtave. ËshtĂ« njĂ« simbol i frikĂ«s qĂ« shumĂ« gra pĂ«rjetojnĂ« çdo natĂ« kur duhet tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi. Ato duhet gjithmonĂ« tĂ« vlerĂ«sojnĂ« situatat dhe njerĂ«zit pĂ«rreth. Nuk mund thjesht tĂ« jetojnĂ« tĂ« lira.”

Feminizmi i keqkuptuar

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, organizime të ndryshme komunitare dhe politike bashkohen në qytete për të ngritur zërin kundër padrejtësive që gratë përballen në shtëpi, në punë, në rrugë dhe në çdo hapësirë të jetës së përditshme.

Sipas aktivistes Albina Ruko nga Lëvizja Bashkë, përparimi drejt barazisë gjinore në Shqipëri shpesh ka mbetur më shumë në nivel deklaratash sesa në realitet.

“Kemi bĂ«rĂ« regres, disa hapa pas. Ende flasim pĂ«r kuota dhe pĂ«r njĂ« propagandĂ« tĂ« rreme pĂ«r emancipimin e grave dhe mundĂ«sitĂ« e barabarta. Edhe nĂ« politikĂ«, shpesh gratĂ« pĂ«rdoren si numra dhe statistika pĂ«r qĂ«llime tĂ« tjera.”

Aktivistët theksojnë se angazhimi i tyre buron nga dëshira për të kontribuar në një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Në marshimin e 8 Marsit u bashkuan edhe shumë djem dhe burra, duke treguar se kjo është një çështje që prek të gjithë.

Bledi, një nga pjesëmarrësit, shprehet se nuk ndjen frikë gjatë aktivizmit, por është i vetëdijshëm për privilegjin që i jep fakti se është burrë.

“Ndoshta nuk mĂ« gjykojnĂ« njĂ«soj si gratĂ«, sepse jam djalĂ« dhe vij nga i njĂ«jti komunitet. Por nĂ« fund tĂ« fundit nuk jam thjesht djalĂ«; jam pjesĂ« e njĂ« shoqĂ«rie mĂ« tĂ« madhe.”

Edhe aktivisti Erion Gjatolli thekson se përfshirja e burrave në këtë debat kërkon reflektim dhe gatishmëri për ndryshim.

“Shpesh burrat ndihen tĂ« sulmuar. MendojnĂ« se mjafton tĂ« thonĂ« ‘jam pĂ«r tĂ« drejtat e grave’ dhe e kanĂ« bĂ«rĂ« detyrĂ«n e tyre. NĂ« fakt Ă«shtĂ« mĂ« e vĂ«shtirĂ«, sepse duhet tĂ« jenĂ« gati tĂ« heqin dorĂ« nga disa privilegje qĂ« u duket sikur u takojnĂ«.”

Së fundmi, feminizmi shpesh është keqkuptuar si një lëvizje që kërkon dominimin e grave apo që ushqen urrejtje ndaj burrave. Në thelb, ai synon drejtësi shoqërore dhe sfidon strukturat që prodhojnë pabarazi dhe dhunë.

Aktivistët theksojnë se qëllimi nuk është përçarja mes grave dhe burrave, por ndërtimi i një shoqërie ku të gjithë gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.

Sidita Zaja thekson se dialogu mes dy gjinive është thelbësor.

“Shpesh krijohet pĂ«rshtypja se feminizmi Ă«shtĂ« urrejtje ndaj burrave. Por qĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« bashkojmĂ« dy botĂ« – feminzimin qĂ« kĂ«rkon barazi dhe burrat qĂ« duhet tĂ« jenĂ« pjesĂ« e kĂ«tij dialogu. Sidomos tĂ« rinjtĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« kĂ«tĂ« bashkĂ«bisedim, pĂ«r tĂ« kuptuar se tĂ« gjithĂ« synojmĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ«: tĂ« drejta tĂ« barabarta pĂ«r tĂ« gjithĂ«.”

The post 8 Marsi mes protestës dhe kujtesës appeared first on Citizens.al.

“Offline” nĂ« shenjĂ« proteste: MotoristĂ«t e Wolt kĂ«rkojnĂ« kushte tĂ« mira pune

Motoristët që punojnë për shërbimin e shpërndarjes së porosive të kompanisë Wolt protestuan të dielën në Bulevardin e Ri, pranë ish-stacionit të Trenit, duke kërkuar përmirësim të kushteve të punës.

Herën e fundit motoristët e kësaj kompanie protestuan më 30 shtator 2024, kur u duk se arritën një mirëkuptim me përfaqësuesit menaxherialë të degës së kompanisë në Shqipëri.

MegjithatĂ«, pakĂ«naqĂ«sitĂ« u rikthyen dhe bashkĂ« me to edhe rezistenca pĂ«r tĂ« mos punuar, apo siç e pĂ«rshkruajnĂ« protestuesit me jelekĂ« blu, “pĂ«r tĂ« qĂ«ndrojnĂ« offline”.

“PĂ«rderisa ne po punojmĂ« pĂ«r 300 lekĂ« kilometri, nuk ia vlen tĂ« ndezĂ«sh motorin”, tha njĂ«ri prej motoristĂ«ve pĂ«r Citizens.

Sot, mĂ« 9 mars, motoristĂ«t i dĂ«rguan njĂ« shkresĂ« kompanisĂ« dhe zyrave tĂ« saj nĂ«nkontraktuese, ku paraqitĂ«n njĂ« sĂ«rĂ« kĂ«rkesash lidhur me kushtet e punĂ«s. NĂ« njoftim, ata shprehin pakĂ«naqĂ«si pĂ«r uljen e ndjeshme tĂ« tarifave tĂ« shĂ«rbimit dhe kĂ«rkojnĂ« qĂ« asnjĂ« prej motoristĂ«ve protestues tĂ« mos penalizohet apo tĂ« nxirret “offline” nga aplikacioni.

Mes kĂ«rkesave kryesore janĂ« rritja dhe transparenca e tarifĂ«s pĂ«r kilometĂ«r, pajisja e tĂ« gjithĂ« motoristĂ«ve me kontrata pune sipas Kodit tĂ« PunĂ«s, pagesĂ« shtesĂ« pĂ«r ngjitjen e porosive nĂ« pallate me shumĂ« kate dhe pĂ«r porositĂ« me prioritet, si dhe rikthimi nĂ« aplikacion i kategorisĂ« “motorist” pĂ«r ata qĂ« kryejnĂ« shĂ«rbimin me motor.

Po ashtu, motoristët kërkojnë që kompania të sigurojë uniformat dhe pajisjet e punës pa pagesë nga ana e tyre.

“NĂ«se je punonjĂ«s i Wolt-it prej vitesh, do ta marrĂ«sh koshin me 25 mijĂ« lekĂ«. NĂ«se je i ri, duhet tĂ« paguash 50 mijĂ« lekĂ«, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ne realisht po mbĂ«shtesim firmĂ«n dhe po i bĂ«jmĂ« reklamĂ«â€, shpjegoi Roveno Qatipi.

Motoristët theksojnë se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa shprehin gatishmëri për dialog me përfaqësuesit e kompanisë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Reagimi i tyre i është dërguar gjithashtu Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Jam aksidentuar para njĂ« viti. Kam qenĂ« nĂ« njĂ« kompani tjetĂ«r, kam thyer kĂ«mbĂ«n dhe askush nuk vuri ujin nĂ« zjarr”, tha pĂ«r Citizens Klajdi Shemshiri.

Policia izolon protestën

Pas mbledhjes në Bulevardin e Ri dhe diskutimeve në grup për mënyrën se si do të vijojë rezistenca, motoristët tentuan të dilnin në qytet për ta bërë më të dukshme kundërshtinë e tyre.

Pa vonuar, forcat policore, por edhe punonjës të veshur civilë, bllokuan motorët me arsyetimin se po pengohej trafiku.

Motoristët kundërshtuan duke thënë se do ta vijojnë protestën në ditët në vijim në këmbë, duke mos i marrë motorët.

Gjatë protestës ata vunë re se çmimet e shërbimit që do të ofroheshin në ato momente do të ishin shumë më të larta se zakonisht, për shkak të bojkotit.

Ata u shprehĂ«n njĂ«zĂ«ri se do tĂ« vijojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« “offline” pĂ«r tĂ« shprehur rezistencĂ«n, por nuk janĂ« dakord qĂ« vetĂ« menaxherĂ«t t’i nxjerrin jashtĂ« sistemit (offline) pĂ«r shkak tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve, si njĂ« taktikĂ« qĂ« mund t’i largojĂ« nga puna.

Filiali i “Wolt” nĂ« ShqipĂ«ri u hap mĂ« 27 nĂ«ntor 2023 nga kompania mĂ«mĂ« finlandeze “Wolt Enterprises Oy,” me kapital themeltar prej rreth 500 mijĂ« eurosh. AJo operon nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rmes nĂ«nkontraktorĂ«ve pĂ«r sa i pĂ«rket sigurimit tĂ« krahut tĂ« punĂ«s pĂ«r korrierĂ«t, tĂ« cilĂ«t edhe pse realisht nuk kanĂ« marrĂ«dhĂ«nie direkte me kompaninĂ«, mbajnĂ« logon e “Wolt”.

Citizens kontaktoi përfaqësues të zyrës menaxheriale të Wolt në Shqipëri, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk pati reagim.

Lexo gjithashtu:

ÇfarĂ« po ndodh me motoristĂ«t e “Wolt”?

The post “Offline” nĂ« shenjĂ« proteste: MotoristĂ«t e Wolt kĂ«rkojnĂ« kushte tĂ« mira pune appeared first on Citizens.al.

“Uzina Dinamo: Dy muaj, asnjĂ« kompensim pĂ«r tregtarĂ«t”

Kur nisi fillimisht zjarri në dy kapanonet kryesore të tregut të ish-Uzinës Dinamo në Tiranë, më 8 janar, Alma Subashi nuk mendoi se flakët do të arrinin biznesin e saj.

“Nuk e kap magazinĂ«n tĂ«nde” i kishin thĂ«nĂ«, por njĂ«rĂ«s zjarrfikĂ«se qĂ« erdhi e para nĂ« vendngjarje iu bllokua uji ndĂ«rsa tjetra nuk kishte karburant. Si pasojĂ« e vonesave nĂ« ndĂ«rhyrje, Subashi thotĂ« se pati dĂ«mtim dhe humbje malli nĂ« rreth 800 mijĂ« euro nga magazina, sipĂ«rmarrje nĂ« pronĂ«si tĂ« prindĂ«rve tĂ« saj.

“Kishim rreth tetĂ« kontejnerĂ« mall! Ironia e fatit qĂ« kisha marrĂ« furnizim me datĂ« 6 dhe zjarri ndodhi dy ditĂ« mĂ« pas,” tregon ajo pĂ«r Citizens.

Kur e pyeta nĂ«se ka aktualisht nĂ« treg ndonjĂ« tregtar qĂ« ka pasur humbje nĂ« vlerĂ« aq tĂ« lartĂ«, ajo mĂ« tregoi pĂ«r njĂ« tĂ« njohur, i cili pĂ«r shkak tĂ« gjendjes sĂ« rĂ«nduar psikologjike, si pasojĂ« e humbjes kolosale, “nuk del mĂ« nga shtĂ«pia dhe nuk flet me njeri”.

Në pritje të kompensimit

Subashi shpjegon se nĂ« mungesĂ« tĂ« dĂ«mshpĂ«rblimit tĂ« plotĂ«, ajo pret nga shteti qĂ« tĂ« paktĂ«n t’u sigurohet kthimi i tatimit mbi vlerĂ«n e shtuar (TVSH) qĂ« kanĂ« paguar nĂ« doganĂ« gjatĂ« kalimit tĂ« kontejnerĂ«ve, duke qenĂ« se ai mall u dogj dhe praktikisht nuk Ă«shtĂ« shitur.

“Ne atĂ« TVSH qĂ« kemi paguar duhet t’ua merrnim konsumatorit kur ta shisnim,” shpjegon ajo.

Për të takuar bizneset e dëmtuara duhet të ecësh përgjatë fundit të tregut, pasi rreth 76 sipërmarrje të dëmtuara janë strehuar në disa seksione provizore të tregut.

“Na sollĂ«n kĂ«tu nĂ« gropĂ«,” shprehet Ramadan Dollomani, njĂ« tjetĂ«r tregtar i dĂ«mtuar.

Pamje nga seksionet ku janë zhvendosur tregtarët e dëmtuar

Edhe ai njëjtë si Subashi, shprehet se ka dorëzuar bilancet e produkteve që iu dogjën nëpërmjet ekonomistes te tatimet dhe shpreson minimalisht për kthimin pas të TVSH-së.

Tregtarët janë përpjekur edhe të kenë një komunikim me Kryeministrinë, duke dorëzuar në zyrat e këtij institucioni një peticion, por deri më tani asnjë prej tyre nuk ka ndonjë informacion se kur dhe se si do të dëmshpërblehen.

NĂ« hapĂ«sirĂ«n brenda tregut janĂ« tĂ« vendosura zyrat e kompanisĂ« “Dinamo”, shoqĂ«ri aksionere prej vitit 1995, qĂ« administron tĂ« gjithĂ« subjektet tregtare. Tregu u themelua nĂ« atĂ« vit, pas privatizimit tĂ« ish-uzinĂ«s kryesisht nga familjet qĂ« iu kthyen trojet.

“Dinamo sh.a” menaxhohet si shoqĂ«ri nga rreth 120 ortakĂ«, ku kotat kryesore drejtohen nga familjet Hysa, Gjnali, Fortuzi, Çela etj. NdĂ«rkohĂ« shteti mban 13% tĂ« kuotave pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« Financave dhe e EkonomisĂ«.

Jashtë godinës ku punojnë aksionerët, njëri prej tyre na komunikon se dëshirojnë të dinë se cilin qëndrim politik ka media që po i interviston, që të dinë nëse duhet të përgjigjen apo jo.

“Jemi ende nĂ« pritje tĂ« prokurorisĂ« nĂ«se arsyeja e zjarrit ishte faktor njerĂ«zor i qĂ«llimshĂ«m apo incident rastĂ«sor,” komentoi njĂ«ri prej tyre, duke mos dashur tĂ« identifikohej me emĂ«r.

Ai pĂ«rmbylli se shteti i detyrohet t’i “kthejĂ« pesĂ« lekĂ« tregtarĂ«ve”, pasi “ata kanĂ« paguar para gjithĂ« jetĂ«n,” por pĂ«rballĂ« pyetjeve nĂ«se ai dhe aksionerĂ«t e tjerĂ« ndjejnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r strukturĂ«n dhe mjediset e tregut, nuk pranoi tĂ« pĂ«rgjigjej.

“Kur rreziku Ă«shtĂ« i pakontrollueshĂ«m, nuk merret nĂ« sigurim”

Sipas ekspertëve të sigurimit, zjarri në ish-Uzinën Dinamo është një shembull se pse jo çdo biznes mund të sigurohet menjëherë. Mungesa e ndarjeve kundër zjarrit, e sistemeve mbrojtëse dhe e instalimeve të sigurta, së bashku me infrastrukturën e dobët, janë disa prej arsyeve pse kompanitë e sigurimeve nuk i marrin përsipër struktura të tilla.

Dy muaj pas zjarrit, pamje nga tregu i Ish – UzinĂ«s Dinamo

“KompanitĂ« e sigurimit nuk refuzojnĂ« njerĂ«zit apo bizneset. NĂ«se masat nuk janĂ« marrĂ«, rreziku Ă«shtĂ« i pakontrollueshĂ«m dhe e thĂ«nĂ« nĂ« gjuhĂ«n e sigurimeve, Ă«shtĂ« dhe i pamarrshĂ«m nĂ« sigurim,” analizon pĂ«r Citizens Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e PĂ«rgjithshme, Shoqata e Siguruesve tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Hajdarmataj si një shembull suksesi i cili ka plotësuar standardet dhe gjithashtu është marrë përsipër nga kompanitë e sigurimeve është tregu bujqësor në autostradën Tiranë-Durrës.

Ajo thekson se është i nevojshëm një reflektim i përbashkët i strukturave për të vendosur rregulla të qarta sigurie.

“Tregu i sigurimeve Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« bashkĂ«punojĂ« me bashkitĂ« dhe autoritetet e tjera pĂ«rkatĂ«se pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« qĂ« kĂ«to struktura tĂ« jenĂ« tĂ« sigurueshme,” pĂ«rmbyll Hajdarmataj.

Lexoni gjithashtu:

Zjarri te ish-Uzina Dinamo shkrumbon rreth 50 biznese

The post “Uzina Dinamo: Dy muaj, asnjĂ« kompensim pĂ«r tregtarĂ«t” appeared first on Citizens.al.

Të vogla dhe informale, por grupet ultranacionaliste po kërkojnë zgjerim në Shqipëri

Pasditen e 25 nĂ«ntorit 2025, Fakulteti i Shkencave tĂ« NatyrĂ«s nĂ« Universitetin e TiranĂ«s i hapi dyert njĂ« debati ideologjik mbi ngritjen dhe rĂ«nien e sistemeve – njĂ« temĂ« e preferuar e diskursit aktual global pĂ«r shkak tĂ« politikave tĂ« ndjekura nga presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump. NĂ« panel u ngjitĂ«n dy pedagogĂ« [
]

The post Të vogla dhe informale, por grupet ultranacionaliste po kërkojnë zgjerim në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

TID Durrës: Rivitalizim apo fshirje historie?

Projekti TID i DurrĂ«sit duket se ka hyrĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« “stand by”, pavarĂ«sisht deklaratave tĂ« kryeministrit Edi Rama se ai do tĂ« vijojĂ«. Aktualisht po rishikohen jo vetĂ«m vlerat historike tĂ« disa objekteve, por edhe çmimet e kompensimit tĂ« propozuara pĂ«r banorĂ«t, sipas vlerave tĂ« referencĂ«s.

Mirëkuptimin për kërkesat e banorëve e ka shprehur edhe drejtuesi i Albanian-American Development Foundation (AADF), Martin Mata, i cili për Citizens.al ka pranuar se fillimisht duhet të adresohen problemet e ngritura, për të siguruar më pas një vijueshmëri të suksesshme të projektit.

Megjithatë, ai ka theksar qartë se përgjegjësia për zgjidhjen e këtyre çështjeve u takon qeverisë dhe Bashkisë Durrës.

NjĂ« “VelierĂ«â€ e dytĂ« mbi AmfiteatĂ«r

NĂ« njĂ« tur ecjeje me arkitekten Entela Spahivogli dhe urbanistin Artan Kacani, identifikuam disa objekte tĂ« cilat, sipas projektit TID (Transformational Integrated Development; Zhvillim Transformues i Integruar), do tĂ« shemben, duke u zhdukur pĂ«rgjithmonĂ« nga historia kulturore e qytetit, ndĂ«rsa disa tĂ« tjera do tĂ« shemben dhe do tĂ« rindĂ«rtohen – proces, i cili sipas tyre, nuk e kthen dot kurrĂ« sitin nĂ« gjendjen fillestare.

KĂ«shtu, njĂ« objekt qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« listĂ«n e shembjeve Ă«shtĂ« “Muri i PeriudhĂ«s Turke”, i cili, sipas ekspertĂ«ve, qĂ« nĂ« tabelĂ«n hyrĂ«se Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar gabim, pasi nĂ« vitin 1502 Turqia nuk ekzistonte si shtet modern.

“ËshtĂ« rasti tipik kur projekti vĂ« gishtin mbi objekte pa studiuar gjendjen faktike”, thekson arkitektja Spahivogli.

Sipas saj, pasi vlera e murit u soll në debat, është përfolur se do të prishet objekti dhe jo muri, dhe ende sot pronarët dhe grupet e oponencës nuk e dinë se çfarë ka ndërmend projekti të bëjë me këtë aset kulturor.

Urbanisti Kacani sjell ndërmend një nga godinat ku jetonteEsat Pashë Toptani, saraje të vendosura në një formë U-je, ku ka shpëtuar vetëm një pjesë e tyre, kurse pjesa tjetër është bombarduar në 1914 nga një oficer i PrincVidi. Edhe kjo godinë historike është planifikuar për shembje.

“Plani i rindĂ«rtimit mbi zonĂ«n e Amfiteatrit parashikon njĂ« llamarinĂ« tĂ« madhe hekuri, pak a shumĂ« si Veliera, nĂ« tĂ« njĂ«jtat dimensione, duke ngulur kunjat mbi zemrĂ«n e kishĂ«s sĂ« vogĂ«l, tĂ« shek. V, dhe duke krijuar njĂ« pasazh pĂ«r njerĂ«z qĂ« kalojnĂ« mbi arenĂ«,” tregon Kacani.

Pamje nga Muri Otoman/Citizens.al

Kacani vijon se ky projekt krijon njĂ« “tabula rasa,” (rrafshim/nisje nga e para), pasi nuk dihet se kush do tĂ« jenĂ« njerĂ«zit qĂ« do tĂ« ndĂ«rtojnĂ«, se kush do tĂ« jenĂ« ata qĂ« do tĂ« marrin kafenĂ« apo hotelet qĂ« do tĂ« ndĂ«rtohen nĂ« lagjen e Amfiteatrit.

“BanorĂ«t humbasin banesĂ«n e tyre dhe mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« tregojnĂ« njĂ« vijueshmĂ«ri urbane, popullore brenda lagjes sĂ« KalasĂ«,” pĂ«rmbledh ai.

Si erdhëm deri këtu?

Në janar të 2021, postimi i parë në faqen online të AADF-së pasqyron një vizitë në Durrës të Elva Margariti dhe Ervin Matës, të cilët prezantojnë planet e transformimit dhe rivitalizimit.

Leja e zhvillimit e “Rikualifikimit Urban tĂ« Parkut Arkeologjik DurrĂ«s”, faza e parĂ«, Ă«shtĂ« miratuar me vendim tĂ« KKT-sĂ«, me firmĂ«n e Margaritit dhe tĂ« kryeministrit, mĂ« 24 nĂ«ntor 2021.

Urbanisti Kacani e paralelizon ndërhyrjen në zonën e Amfiteatrit me lagjen 5 Maji në Tiranë, pasi ky rindërtim i fazës së parë është përcaktuar nëpërmjet Planit të Detyruar Vendor dhe i vendosur menjëherë pas tërmetit.

Artana Kacani/Citizens.al

NĂ« mbledhjen e muajit prill 2024, KĂ«shilli KombĂ«tar i Territorit miratoi vendimin nr. 07 pĂ«r “Miratimin e Lejes sĂ« Zhvillimit pĂ«r objektin: Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonĂ«s perspektive TID, e vendosur nĂ« Parkun Arkeologjik tĂ« DurrĂ«sit”, me zhvillues Bashkia DurrĂ«sdhe porositĂ«s AADF.

AADF ka dhuruar 6.7 milionë dollarë për projektin, projekt i cili në total mendohet se është rreth 24 milionë dollarë dhe pjesa tjetër do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë.

Sipas arkitektes Spahivogli, në fazën e parë të TID janë shpronësuar 12 familje, fazë e cila është përmbyllur në vitin 2023.

Në fazën e dytë bëhet fjalë për 74 familje, ku 34 janë banesa dhe diferenca janë troje. Ndërsa në fazën e tretë dhe finale përfshihen rreth 100 familje.

Altin Xhogu, një prej banorëve që kundërshtojnë projektin, i tha Citizens se të treja alternativat e ofruara nga kryeministri Rama në takimin e 14 shkurtit, pra edhe përshtatja e vlerës së kompensimit me çmimet e referencës, ndërtimi i një pallati apo banesat sociale, në thelb janë opsione të imponuara.

Edhe pse banorëve u është kërkuar të lirojnë shtëpitë e tyre në datat 15-16 shkurt, ata shprehen të bindur për të mos i liruar banesat, ndërkohë që situata edhe nga vetë institucionet dhe financuesit duket të ketë mbetur përkohësisht pezull.

Shpresë apo pengesë për UNESCO

“Objektivi pĂ«r hyrjen e kĂ«saj zone nĂ« listĂ«n e trashĂ«gimisĂ« botĂ«rore tĂ« UNESCO e çon kĂ«tĂ« projekt pĂ«rtej dimensionit kombĂ«tar, e bĂ«n njĂ« detyrim ndĂ«rkombĂ«tar,” u shpreh kryeministri Rama nĂ« podkastin e tij “Flasim”.

Nga ana tjetër, urbanisti Artan Kacani shprehet për Citizens se projekti TID nuk do ta ndihmojë përfshirjen e Durrësit në UNESCO, përkundrazi.

Sipas tij, lagjja e Amfiteatrit nuk mund të përfshihet në listën e UNESCO-s për kapriço politike, por vetëm mbi bazën e metodologjive shkencore të sakta, të cilat duhet të kërkojnë dhe të dokumentojnë vijimësinë historike të zonës: nga Amfiteatri antik, te banesat mesjetare, më pas periudha e Revolucionit Industrial dhe deri te lufta për pavarësi e popullit shqiptar.

“Shembja e banesave, shembja e vijimĂ«sisĂ« sĂ« themeleve tĂ« kĂ«tyre banesave me nĂ«ntokĂ«n dhe njĂ«kohĂ«sisht ndryshimi i morfologjisĂ« urbane do tĂ« bĂ«jnĂ« qĂ« qyteti nesĂ«r jo vetĂ«m tĂ« mos njihet, por njĂ«kohĂ«sisht tĂ« mos ketĂ« asnjĂ« lloj mundĂ«sie pĂ«r t’u futur nĂ« dosjet e UNESCO-s,” pĂ«rmbyll ai.

NĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«, projekti TID i DurrĂ«sit qĂ«ndron mes premtimit pĂ«r “rivitalizim” dhe frikĂ«s reale pĂ«r humbje tĂ« pakthyeshme tĂ« trashĂ«gimisĂ« urbane dhe sociale tĂ« qytetit.

Çdo ndĂ«rhyrje rrezikon tĂ« kthehet nga projekt zhvillimi nĂ« njĂ« akt fshirjeje historike, qĂ« jo vetĂ«m cenon identitetin e lagjeve tĂ« DurrĂ«sit, por e largon edhe mĂ« shumĂ« qytetin nga çdo pretendim serioz pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« listĂ«n e UNESCO.

Lexoni gjithashtu:

The post TID Durrës: Rivitalizim apo fshirje historie? appeared first on Citizens.al.

Katër muaj nga bllokimi i monopatinave, asnjë zgjidhje

Prej mĂ« shumĂ« se katĂ«r muajsh, mbi dy mijĂ« monopatina janĂ« konfiskuar nga Policia e Shtetit, sipas vendimit tĂ« 13 tetorit 2024 tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme. TĂ« mĂ«rkurĂ«n, “QĂ«ndresa Qytetare” mbajti protestĂ«n e dytĂ« kundĂ«r kĂ«saj vendimmarrjeje, e cila vijon tĂ« penalizojĂ« qytetarĂ«t nĂ« transportin e pĂ«rditshĂ«m.

Edhe pse autoritetet kishin premtuar masa konkrete për rregullimin e këtij sektori, përfshirë hartimin e një kuadri ligjor, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim i dukshëm nga institucionet përgjegjëse.

Kjo mungesë reagimi ka lënë qytetarët në pasiguri dhe konfuzion, ndërsa situata në terren mbetet e pandryshuar, me konfiskime të vazhdueshme dhe pa alternativa reale për transportin e përditshëm.

NjĂ« qytetare nĂ« protestĂ« i tha Citizens se familja e saj ka pĂ«suar rreth njĂ« milion lekĂ« tĂ« vjetra dĂ«m, pĂ«r shkak tĂ« “rrĂ«mbimit,” siç e cilĂ«soi ajo, tĂ« dy monopatinave nga ana e policisĂ«: njĂ« herĂ« nipit dhe sĂ« fundmi vajzĂ«s sĂ« saj.

“Ministria gĂ«njeu”

Rigels Xhemollari nga “QĂ«ndresa Qytetare” pĂ«rgĂ«njeshtroi ministren Albana Koçiu, e cila kishte deklaruar se monopatinat do tĂ« mbaheshin tĂ« konfiskuara vetĂ«m pĂ«r 30 ditĂ« dhe mĂ« pas do tĂ« ktheheshin.

“Na tha se do tĂ« nxirrte rregulla qĂ« tĂ« mbani skafandĂ«r, qĂ« tĂ« ulni shpejtĂ«sinĂ«. Mashtrim!” pohoi Xhemollari.

Ai shpjegoi gjithashtu se çështja e shumëdebatuar e faturave është e pavërtetë. Sipas ministrisë, qytetari duhet të jetë i pajisur me faturën e mjetit për ta rimarrë, por Xhemollari theksoi se, sipas ligjit, fatura kërkohet vetëm në një distancë prej 30 metrash nga dyqani.

Protesta qytetare u mbështet edhe nga përfaqësues të partive politike. Erald Kapri nga Partia Mundësia pohoi se ai personalisht ka depozituar një projektligj në Parlament, sipas praktikave të vendeve evropiane.

NdĂ«rsa avokati i “DrejtĂ«sisĂ« Sociale”, Gentian Sejrani, theksoi se i gjithĂ« procesi Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« dhe ka vijuar nĂ« paligjshmĂ«ri. Sipas tij, bllokimi i patinave ka nisur mĂ« datĂ« 9, ndĂ«rsa udhĂ«zimi i ministres Ă«shtĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare mĂ« 13 tetor.

“TĂ« na sqarojĂ« qartĂ« Ministria se cila Ă«shtĂ« arsyeja e bllokimit tĂ« monopatinave: Ă«shtĂ« motiv ligjor apo infrastrukturor?” pyeti Sejrani.

Në protestë u ironizua edhe situata e bllokimit të rrugëve dhe lëvizja e kryeministrit me helikopter, ndërsa qytetarëve u kërkohet të ecin në këmbë.

“PĂ«rfaqĂ«soj njĂ« biznes tĂ« vogĂ«l pĂ«r riparimin e skuterave elektrikĂ« dhe, logjikisht, duhet tĂ« marrim kredi, sepse njĂ« ditĂ« tĂ« bukur, pa asnjĂ« lajmĂ«rim paraprak, ministria pezulloi aktivitetin tonĂ«,” tha njĂ« vajzĂ« gjatĂ« protestĂ«s.

Monopatinat problem, vetëm kur përdoren pa rregulla

Sipas të dhënave të një ankete të zhvilluar nga Citizens.al me 40 qytetarë të prekur drejtpërdrejt nga aksioni policor, 90% e tyre e përdornin monopatinën për lëvizje të përditshme drejt punës, ndërsa 10% për shërbime delivery.

Kjo tregon se këto mjete janë kthyer në një alternativë reale transporti urban.

Shumica e të anketuarve (59%) raportuan se gjatë bllokimit nuk iu dha asnjë dokument zyrtar, ndërsa 65% u ndaluan në orët e mëngjesit, rrugës për në punë, duke e bërë ndërhyrjen një goditje direkte në rutinën e tyre të përditshme.

Pothuajse të gjithë (90%) e konsideruan aksionin të tepruar dhe të padrejtë, ndërsa asnjë nuk e vlerësoi si të drejtë apo të nevojshëm, çka nxjerr në pah hendekun mes perceptimit qytetar dhe justifikimeve institucionale.

Mungesa e monopatinës ka sjellë kosto të shtuara në kohë dhe para për 93% të të anketuarve, të cilët janë detyruar të përdorin transportin urban, ecjen apo taksitë.

Ndërkohë, 62% besojnë se monopatinat bëhen problem vetëm kur përdoren pa rregulla, ndërsa vetëm 20% i shohin si rrezik serioz. Në të njëjtën linjë, shumica mbështesin përdorimin e tyre në korsitë e biçikletave, por me kufizime dhe rregullore të qarta.

Lexoni gjithashtu:

Qytetarët në protestë për monopatinat, policia: Do të mbahen 30 ditë bllokuar

“U zgjuam ilegalĂ«â€, konfiskimi i monopatinave pa procedura tĂ« qarta

The post Katër muaj nga bllokimi i monopatinave, asnjë zgjidhje appeared first on Citizens.al.

“Pogradeci s’ështĂ« Dubai,” qytetarĂ«t kundĂ«r kullave pranĂ« liqenit

â€œĂ‡Ă«shtja Ă«shtĂ« urgjente, sepse gropat e kullave mund tĂ« hapen dita-ditĂ«s,” kĂ«shtu paralajmĂ«ron grupimi qytetar “Stop Kullave nĂ« Pogradec,” i angazhuar online dhe nĂ« terren pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar projektin “Pogradec Marina,” i cili parashikon ngritjen e katĂ«r kullave deri nĂ« 23 kate pranĂ« vijĂ«s liqenore.

Ky projekt u bĂ« me dije fillimisht nga njĂ« postim nĂ« faqen personale tĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit Armand Lilo, mĂ« 24 dhjetor 2024. Ai shprehej entuziast pĂ«r faktin se kompania e tij “Arlis Construction” do tĂ« zhvillonte njĂ« projekt luksoz nĂ« qendĂ«r tĂ« Pogradecit.

“NjĂ« projekt qĂ« do t’i sjellĂ« njĂ« erĂ« tĂ« re qytetit. Vjen sĂ« shpejti ‘Pogradec Marina’,” shkruante Lilo nĂ« Instagram.

Në përshkrimin zyrtar projekti paraqitet si një kompleks turistik me njësi tregtare, restorante, apartamente dhe hotel me pesë yje, me pamje mbi Liqenin e Ohrit.

Banorët thonë se zhvillimi i zonës ishte i pritshëm, por jo në këto përmasa.

Grupimi “Stop Kullave nĂ« Pogradec,” i cili i Ă«shtĂ« drejtuar i shqetĂ«suar redaksisĂ« sĂ« Citizens, tregon se ish-godinat e Turizmit tĂ« vjetĂ«r dhe tĂ« ashtuquajturit “Oktapod” mund tĂ« transformoheshin vetĂ«m duke respektuar identitetin urban dhe historik tĂ« qytetit.

Por, shqetësimi nuk është vetëm urbanistik. Ekspertë mjedisorë paralajmërojnë se ritmi i betonizimit, përfshirë edhe zonën e Drilonit, rrezikon statusin e Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Botërore të UNESCO-s.

“NĂ« pritje tĂ« firmĂ«s sĂ« Edi RamĂ«s”

Në të njëjtën ditë kur sipërmarrësi Lilo bënte publik projektin në faqet e tij të rrjeteve sociale, ai u paraqit në (Pika 14) rendin e ditës së një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit.

Sipas postimeve të vetë investitorit, miratimi në KKTU ishte dhënë dhe pritej vetëm leja për nisjen e punimeve. Por Bashkia Pogradec i tha Citizens.al se nuk kishte informacion nëse leja ishte miratuar apo jo.

Ndërsa Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) deklaroi se projekti ka marrë leje ndërtimi me kusht, por vendimi nuk është konfirmuar ende nga Kryetari i KKTU-së, ministri i linjës dhe Sekretari i KKTU-së.

Praktikisht, projekti mbetet në pritje të firmës përfundimtare të Kryeministrit, ministrit të Turizmit dhe Drejtueses së AZHT-së.

Ilustrim grafik/Citizens.al

Citizens.al iu drejtua kompanisĂ« “Arlis Construction” pĂ«r koment nĂ«se ajo i ka marrĂ« parasysh se projekti zhvillohet nĂ« zonĂ«n buferike tĂ« njĂ« zone tĂ« mbrojtur, nĂ«se ka zhvilluar takime me banorĂ«ve dhe nĂ«se e ka marrĂ« vĂ«rtetĂ« lejen e ndĂ«rtimit.

Kompania nuk dha koment. Përfaqësuesit e saj këmbëngulën për një takim me gazetarët e Citizens.al, kërkesë e cila nga redaksia u gjykua e paarsyeshme, pasi prej më shumë se një jave është tentuar të merret përgjigje në mënyrë zyrtare.

Ndërkohë, qytetarët pretendojnë mungesë totale konsultimi publik. Ata thonë se projekti cenon aksesin në vijën liqenore dhe hapësirat natyrore.

“AsnjĂ« konsultim zyrtar mbi kĂ«tĂ« projekt kolosal qĂ« do tĂ« transformojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rbindshme vijĂ«n ujore tĂ« liqenit, dhe vetĂ« liqenin,” thanĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« grupimit “Stop Kullave nĂ« Pogradec” pĂ«r Citizens.al.

“Ky qĂ«ndrim Ă«shtĂ« jo vetĂ«m jo-ligjor, por dhe pĂ«rbuzĂ«s pĂ«r gjithĂ« qytetaret pogradecarĂ«, qĂ« po iu vidhet aksesi nĂ« liqen dhe natyrĂ«, pa shpjegimin minimal,” vijuan ata.

Ky grupimi qytetar ka hapur edhe një peticion online, të firmosur tashmë nga rreth 1,770 persona.

MĂ« 9 shkurt 2026 u dĂ«rgua gjithashtu letĂ«r e hapur BashkisĂ«, MinistrisĂ« sĂ« Mjedisit dhe AZHT-sĂ«.“Pogradeci nuk Ă«shtĂ« Dubai dhe nuk duhet tĂ« bĂ«het i tillĂ«â€, thuhej nĂ« dokument.

Liqeni i Ohrit, në rrezik të statusit të mbrojtjes

Prej vitit 2019, pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit është përfshirë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Zona konsiderohet ndër ekosistemet më të vjetra liqenore në Evropë dhe me biodiversitet unik.

Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri (PPNEA) ka dalë publikisht në mbështetje të qytetarëve duke kërkuar ndalimin e ndërtimeve përgjatë vijës liqenore, zbardhjen e dokumentacionit të projekteve, përfshirjen e komunitetit dhe ekspertëve në konsultime dhe respektimin e statusit të mbrojtjes.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në sesionin e 47-të (Paris, korrik 2025), paralajmëroi se rajoni i Liqenit të Ohrit rrezikon humbjen e vlerave të jashtëzakonshme dhe kërkoi masa urgjente nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Sipas inxhinierit dhe ambientalistit Arian Merolli, përfaqësues të UNESCO-s janë informuar nga shoqëria civile dhe pritet të vizitojnë Pogradecin për monitorim në muajin mars.

Projekte tĂ« ngjashme kanĂ« ngritur shqetĂ«sime edhe mĂ« parĂ«. Para “Pogradec Marina”, projekti “Pyjet e Drilonit,” – raportuar nga Citizens.al – nisi reklamimin e shitjes sĂ« apartamenteve pa pasur ende leje ndĂ«rtimi.

Citizens.al ka botuar më herët edhe një koment të zgjeruar nga Christian Défarge, studiues në Francë për të njëjtën problematik të ndërtimeve që cenojnë peizazhin dhe habitatin natyror të liqenit.

Marina e Pogradecit, vijon linjĂ«n e urbanizimit tĂ« thellĂ« tĂ« parĂ« edhe me projektet bregdetare si “Marina di Valona” apo “DurrĂ«s Marina”.

Lexoni gjithashtu:

The post “Pogradeci s’ështĂ« Dubai,” qytetarĂ«t kundĂ«r kullave pranĂ« liqenit appeared first on Citizens.al.

Ndryshimet në Kod: Qeveria drejt një imuniteti të ri

Kryeministri Edi Rama mblodhi të hënën, më 16 shkurt, grupin parlamentar të Partia Socialiste, në një takim ku prezantoi një paketë ndryshimesh në Kodin e Procedurës Penale.

Propozimet që priten të miratohen së shpejti, synojnë kufizimin e kompetencës së gjykatave për pezullimin nga detyra të funksionarëve të lartë kushtetues, duke hapur një debat të ri mbi raportin mes drejtësisë dhe pushtetit ekzekutiv.

Nisma e cila është depozituar tashmë në Kuvend, parashikon të prek Nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas këtij neni deri më tani, masa e pezullimit nga detyra nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, në kuptimin këtu deputetë, apo kryetarë të bashkive.

Ndërsa me formulimin e ri përjashtimi do të zgjerohet duke përfshirë shprehimisht edhe Presidentin, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin, ministrat, Avokatin e Popullit, Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

“Nuk ekziston asnjĂ« rast i vetĂ«m nĂ« EvropĂ«, nĂ« historinĂ« e demokracisĂ«, njĂ« i vetĂ«m, ku tĂ« jetĂ« pezulluar njĂ« anĂ«tarĂ« i qeverisĂ« nga njĂ« prokuror
.” tha Rama gjatĂ« mbledhjes.

Sipas tij, Parlamenti do tĂ« shprehet fillimisht pĂ«r kĂ«rkesĂ«n e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, pĂ«r heqjen e imunitetit dhe mĂ« pas pĂ«r ndryshimet ligjore tĂ« propozuara nga shumica socialiste. Çka do tĂ« thotĂ« se edhe nĂ«se kĂ«to ndryshime miratohen, nuk do tĂ« zbatohen pĂ«r rastin e Ballukut.

Ndërkohë që seanca e tretë, pavarësisht zvarritjeve pa arsye të Këshillit të Mandateve, pritet të ndodh më 23 Shkurt. Ky takim u caktua edhe si rezultat i presionit të vazhdueshëm të aktorëve të shoqërisë civile, për të mos tejkaluar afatet e parashikuara mbi çështjen.

Ndërhyja e propozuar, tipar i vendeve jo demokratike

Citizens.al e ka analizuar mĂ« herĂ«t me ekspertĂ« juridikĂ« dhe ekonomikĂ«, lĂ«vizjen e fundit tĂ« kryeministrit, e cila Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “dilentatizĂ«m“.

Kujtojmë se para një viti ishte kryeministri Edi Rama që shantazhonte SPAK-un se mos të guxonte të mblidhte apo të konfiskonte telefonin e tij apo parlamentarëve të tjerë, ndërkohë që këtij vit presioni i ekzekutivit ka kaluar në një tjetër nivel.

Tashmë kryeministri po kërkon imunitet të shtuar për vete, ministrat dhe një sërë figurash politike, të përmendura si më sipër.

Imuniteti politik mbron zyrtarët e lartë nga presioni politik gjatë ushtrimit të detyrës, por nuk i bën të paprekshëm ndaj drejtësisë. Deputetët kanë mbrojtje të kufizuar (nevojitet miratim nga Kuvendi për masa sigurie apo arrestimi), ndërsa ministrat dhe kryeministri mund të hetohen kur ka dyshime serioze penale.

Sipas njĂ« vĂ«zhgimi tĂ« kryer pĂ«r statusin e imunitetit nĂ« vendet e EvropĂ«s, Citizens konstatoi se nĂ« PerĂ«ndim, nĂ« vende si Gjermania, Italia dhe MbretĂ«ria e Bashkuar, pushteti nuk tĂ« jep “imunitet” pĂ«rballĂ« ligjit.

Kryeministri dhe ministrat nuk kanë imunitet personal: nëse abuzon, hetohesh, gjykohesh dhe, nëse fajësohesh, dënohesh si çdo qytetar tjetër. Ideja është e thjeshtë: posti të jep përgjegjësi, jo mbrojtje speciale.

NĂ« disa vende me demokraci mĂ« tĂ« brishtĂ«, si Ukraina, ligji nuk i shpall tĂ« paprekshĂ«m, por u vendos “filtra” pĂ«rpara drejtĂ«sisĂ«: gjykata speciale, vota parlamenti, procedura tĂ« gjata.

Ndërsa në sisteme politike si Turqia dhe Rusia, imuniteti i ekzekutivit është shumë më i fortë. Presidenti dhe ministrat e lartë mund të jenë praktikisht të paprekshëm ndaj hetimeve penale gjatë mandatit, gjë që i lejon ata të mbajnë pushtetin pa kontroll efektiv nga drejtësia.

NĂ«se njĂ« qeveri ndĂ«rmerr nisma pĂ«r tĂ« zgjeruar imunitetin e ministrave dhe tĂ« kryeministrit nĂ« atĂ« masĂ« sa t’i mbrojĂ« nga masat procedurale tĂ« gjykatĂ«s, kjo nuk pĂ«rbĂ«n afrimin me standardet evropiane, por pĂ«rkundrazi njĂ« largim prej tyre.

Praktika evropiane e shtetit të së drejtës bazohet në idenë se pushteti politik duhet të jetë i kontrollueshëm nga drejtësia, jo i mbrojtur prej saj.

The post Ndryshimet në Kod: Qeveria drejt një imuniteti të ri appeared first on Citizens.al.

Projekti TID Durrës: Kryeministri diskuton, fadromat presin

“Konstruktive” e cilĂ«soi kryeministri Rama bisedĂ«n e sotme me 35 pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« familjeve nga zona historike e KalasĂ« nĂ« DurrĂ«s. NdĂ«rkohĂ« banorĂ«t qĂ«ndrojnĂ« ende me frikĂ«n se shembja e shtĂ«pive tĂ« tyre mund tĂ« nis pas 10 ditĂ«ve.

“Nuk kam ardhur tĂ« diskutoj projektin, kam ardhur tĂ« diskutoj qĂ« vlera e dhĂ«nĂ« Ă«shtĂ« e padrejtĂ«â€ – tha kryeministri Rama, gjatĂ« takimit.

Sipas tij vlera e shpronësimeve për disa objekte që priten të shemben nuk është në përputhje me çmimet e referencës dhe priten që këto shuma të përcaktuara paraprakisht të rishikohen.

Gjithashtu disa prej banorĂ«ve u janĂ« premtuar shtĂ«pia nĂ« periferi nga Fondi i Banesave, por banorĂ«t thanĂ« se u hodh nĂ« tavolinĂ« edhe ideja e ndĂ«rtimit tĂ« njĂ« pallati “ku Bashkia t’i strehojĂ« tĂ« gjithĂ«â€.

Arkitektja Entela Spahivogli, njëkohësisht edhe banore e zonës, tha për Citizens se e vetmja anë pozitive e këtij takimi është rifitimi i kohës që IKMT-ja mos të ekzekutojë vendimin e shembjeve, duke qenë se projekti po ridiskutohet.

RikujtojmĂ« se data 15 – 16 Shkurt Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« si afat pĂ«r lirimin e banesave dhe pritet qĂ« shembjet e godinave tĂ« nisin 10 ditĂ« mĂ« pas. BanorĂ«t nuk e fituan dot sigurimin e padisĂ« pasi kĂ«rkesa pĂ«r pezullimin e punimeve u hodh poshtĂ« nga Gjykata Administrative mĂ« 12 Shkurt.

“Ishte presioni dhe protestat tona qĂ« e ulĂ«n kryeministrin nĂ« tavolinĂ«â€ – theksoi Spahivogli.

Ndërkohë ajo shton se premtimi për rishikimin e disa godinave për nga vlera historike dhe arkitekturore, kërkesë që kryeministri e artikuloi sot, duhet të kishte ndodhur që para shkrimit të projektit.

“Do ketĂ« prishje, projekti nuk do ndalet, por do bĂ«jmĂ« verifikime pĂ«r disa shtĂ«pi qĂ« janĂ« trashĂ«gimi kulturore tĂ« pretenduara, dhe njĂ« grip shtĂ«pish qĂ« nuk kanĂ« marrĂ« regjistrim nĂ« hipotekĂ« pavarĂ«sisht se janĂ« aty prej shumĂ« vitesh” – citoi Rama gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij pas takimit.

Pasi doli nga Bashkia e DurrĂ«sit, kryeministri u prit nga protestues tĂ« cilĂ«t e cilĂ«suan “hajdut”. Rama u kundĂ«rpĂ«rgjigj pĂ«r mediat se nuk ishin ata qĂ« kanĂ« hallin, por ishin pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« opozitĂ«s.

Forcat politike të reja si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet e kanë mbështetur kauzën e banorëve dhe kanë qenë prezent edhe në protestën e fundit të tyre, të mbajtur përpara Parlamentit.

“VetĂ«m dy ditĂ« pĂ«rpara se fadroma tĂ« “trokiste” pĂ«r tĂ« shembur shtĂ«pitĂ«, Edi Rama shkoi pĂ«r tĂ« “biseduar” termat e kapitullimit. PĂ«r tĂ« qetĂ«suar gjakrat, kur banorĂ«t nĂ« tĂ« drejtĂ«n e tyre i kapĂ«n nga mĂ«nga e xhaketĂ«s tĂ« gjithĂ« ata kĂ«shilltarĂ« bashkiakĂ« tĂ« padenjĂ« e tĂ« pafytyrĂ« pĂ«r tĂ« ecur rrugĂ«ve tĂ« qytetit antik” – komentoi deputeti Redi Muçi takimin e sĂ« shtunĂ«s sĂ« njĂ« status nĂ« Faebook.

Projekti “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonĂ«s perspektive TID” po financohet nga qeveria dhe bashkia e DurrĂ«sit nĂ« bashkĂ«punim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan pĂ«r Zhvillim (AADF). Plani pĂ«r zonĂ«n TID Ă«shtĂ« miratuar qĂ« nĂ« shkurt 2021. Ai lidhet me nismĂ«n e qeverisĂ«, pas tĂ«rmetit tĂ« vitit 2019, me planet e detyruara vendore pĂ«r rindĂ«rtimin dhe zhvillimin urban.

Protestat e banorëve për të kundërshtuar projektin kanë nisur që në Shtator të 2025 dhe janë raportuar në vazhdimësi nga Citizens.

The post Projekti TID Durrës: Kryeministri diskuton, fadromat presin appeared first on Citizens.al.

Fenomeni Ozempik, mes nevojës mjekësore dhe abuzimit estetik

Ozempik, një ilaç i krijuar për të trajtuar diabetin, është kthyer në prirje masive për humbjen e peshës. Nga rrjetet sociale te tregu informal, përdorimi i tij po rritet me shpejtësi, shpesh pa kontroll mjekësor, në qendra estetike, me çmime abuzive dhe përdorim jashtë rekomandimeve.

Mjekët paralajmërojnë për një paradoks: Ata që kanë më tepër nevojë për ilaçin shpesh e refuzojnë, ndërsa ata që nuk e kanë të domosdoshëm e kërkojnë me ngulm, shpesh për arsye estetike.

Citizens.al mblodhi përvojat e ndryshme nga mjekë, pacientë dhe persona që e kanë përdorur këtë medikament për të përcjellë realitetin e kësaj prirjeje në Shqipëri.

Fillimisht u zhvillua njĂ« diskutim i hapur “focus-group” me ekspertĂ«, njohĂ«s tĂ« fushĂ«s dhe persona tĂ« cilĂ«t e kishin pĂ«rdorur ilaçin ose ishin interesuar pĂ«r tĂ«.

Më pas u hap një anketë online ku shumëkush mund të tregonte përmes një pyetësori përvojën e tij. Pastaj u kontaktuan autoritetet dhe persona që rrëfyen historitë kryesore në këtë shkrim.

Nga ilaç për diabetin në trend global për humbje peshe

Ozempik është një injeksion i përjavshëm, i krijuar fillimisht për trajtimin e diabetit të tipit 2. Por u bë shpejt i njohur për efektin në humbjen e peshës.

Thelbi i këtij medikamenti qëndron te imitimi i hormonit natyral GLP-1. Ky hormon çlirohet pas ngrënies dhe ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak, duke stimuluar çlirimin e insulinës, ulur oreksin dhe ngadalësuar zbrazjen e stomakut.

PĂ«rbĂ«rĂ«si aktiv semaglutid – substancĂ« e eksperimentuar qĂ« pas vitit 2010 pĂ«r efektet e tij – vjen si njĂ« version i modifikuar i kĂ«tij hormoni qĂ« zgjat mĂ« gjatĂ« nĂ« trup. Prandaj medikamenti pĂ«rdoret njĂ« herĂ« nĂ« javĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« kontrollin e diabetit tĂ« tipit 2 dhe menaxhimin e peshĂ«s.

Pas miratimit nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (U.S. Food and Drug Administration) në vitin 2021 për përdorim kundër obezitetit, kërkesa për këtë medikament shpërtheu në mbarë botën, duke u kthyer në fenomen të rrjeteve sociale.

Studimet tregojnĂ« se pĂ«rdorimi pĂ«rreth njĂ« viti sjell humbje mesatare prej 10-15% tĂ« peshĂ«s trupore. NdĂ«rkohĂ«, Mounjaro, “njĂ« version mĂ« i fuqizuar,” ka dhĂ«nĂ« rezultate deri nĂ« 25%. Ky i fundit ende nuk tregtohet ligjĂ«risht nĂ« ShqipĂ«ri.

Dilema e përdorimit: Kur duhet dhe kur nuk duhet marrë?

Klajdi Pirja, 21 vjeç, tregoi për Citizens.al përvojën e tij të shkurtër të trajtimit me Ozempik. Mjekja ia kishte rekomanduar për shkak të gjendjes mbipeshë, e cila i kishte sjellë shqetësime shëndetësore.

Por, të paktën deri në maj 2025 kur ai ishte interesuar, Ozempiku nuk tregtohej në Shqipëri. Medikamenti nisi të tregtohej ligjërisht në vendin tonë vetëm pas nëntorit.

Klajdi tregoi se mundi ta siguronte medikamentin përmes disa familjarëve që jetonin në Greqi. I kushtoi rreth 400 euro për katër flakonë, të cilët përbëjnë një shiringë/penë të plotë.

“E pĂ«rdora pĂ«r katĂ«r muaj, por nuk pashĂ« rezultat”, tha ai.

Endokrinologia Mirejta Guni sqaroi se rezultatet nuk shfaqen gjithmonĂ« menjĂ«herĂ«, por nĂ« shumicĂ«n e rasteve ilaçi Ă«shtĂ« efektiv. Mjeku tjetĂ«r endokrinolog, Florian Toti, u shpreh se shpesh abuzohet duke e marrĂ« medikamentin pa ndjekjen e duhur, si “vlerĂ«simi dietologjik, ndjekja nga nutricionisti” pasi krahas humbjes sĂ« masĂ«s dhjamore, trupi humbet edhe masĂ« muskulore.

“Ka raste kur humbet mĂ« shumĂ« masĂ« muskulore se dhjamore dhe krijohet njĂ« deficit i madh,” analizoi Toti duke marrĂ« si shembuj rastet e personazheve tĂ« njohur tĂ« spektaklit qĂ« nga keqpĂ«rdorimi shfaqen si tĂ« shpĂ«rfytyruar ose tĂ« plakur.

Sipas mjekëve, pikërisht reklamimi nga personazhet e spektaklit dhe botës së televizionit, ka bërë që kërkesa për medikamente si Ozempik dhe Mounjaro të jetë aq e madhe sa të krijojë një situatë të atillë ku pacientët me diabet që e kanë të nevojshëm të mos e gjejnë më lehtësisht.

PĂ«rballĂ« pyetjes nĂ«se ia vlen t’i marrĂ«sh kĂ«to medikamente pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ« 5-6 kilogramĂ« peshĂ«, mjeku Florian Toti shprehet kategorikisht kundĂ«r. Ai thekson se prirja e moshave tĂ« reja, qĂ« nuk kanĂ« as ndĂ«rlikime shĂ«ndetĂ«sore, drejt kĂ«saj forme pĂ«r tĂ« rĂ«nĂ« nga pesha Ă«shtĂ« e gabuar.

Kolegia e tij, Mierjeta Guni, thotĂ« se nĂ« tĂ« shumtĂ«n e rasteve kur rekomandohen trajtime ose medikamente nĂ« mjekĂ«si ndiqet parimi “pĂ«rfitimi tĂ« jetĂ« mĂ« i madh sesa risku”.

“ËshtĂ« preparat dhe nuk mund tĂ« fillohet se ‘Ma dha komshija apo shoqja!’ Mjeku duhet tĂ« shpjegojĂ« nĂ«se personi Ă«shtĂ« kandidat pĂ«r ta marrĂ«, pĂ«rfitimet apo risqet dhe ndjekja nĂ« vazhdim pĂ«r dozĂ«n,”  pĂ«rmblodhi ajo.

Rreziqet dhe efektet e mundshme anësore

Efektet anësore nga përdorimi i medikamenteve si Ozempik apo Mounjaro mbeten të diskutueshme. Përdoruesit raportojnë kryesisht dhimbje stomaku, të përziera dhe parehati abdominale.

Mjekët shtojnë se në varësi të dozave dhe situatave shëndetësore mund të shfaqen edhe dëmtime të mëlçisë, veshkave apo pankreatit akut. Por, problemi kryesor mbetet mungesa e monitorimit, pasi nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e personave që e përdorin, historikut dhe shqetësimeve që ata shfaqin.

Citizens.al ofroi online mundĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« mblidhte disa tĂ« dhĂ«na perceptive pĂ«rmes anketĂ«s “A keni marrĂ« ndonjĂ«herĂ« Ozempik/Mounjaro?” ku shumĂ«kush u ftua pĂ«r tĂ« ndarĂ« pĂ«rvojĂ«n personale nĂ« mĂ«nyrĂ« edhe anonime.

Nga dhjetëra persona që e plotësuan formularin, rreth 28% e tyre thanë se po e përdornin momentalisht një nga medikamentet, dhe 14% kishte në plan që ta niste së shpejti.

“Kam pasur efekte anĂ«sore tĂ« moderuara, dhimbje stomaku, tĂ« pĂ«rziera gjatĂ« katĂ«r muajve qĂ« e kam pĂ«rdorur,” tregoi E.K, i cili u kontaktua pĂ«rmes pyetĂ«sorit.

Endokrinologia Mierjeta Guni tha se momentalisht nuk mund të thuhet qartë se kush janë efektet e mundshme anësore nga këto medikamente pasi nuk ka të dhëna të sakta të numrit të përdoruesve. Ajo shtoi se një efekt tjetër i mundshëm anësor mund të jetë reaksioni alergjik, por që theksoi se mund të haset rrallë.

Rreth 46% e të pyeturve që pranuan se e kishin marrë medikamentin, thanë në anketë se e kishin siguruar atë nga jashtë shtetit, 30% thanë se e kishin siguruar në treg të zi dhe 24% nëpër farmaci. Shumica e të intervistuarve pohuan se janë njohur me medikamentin nga rrjetet sociale.

E.K tregoi se kishte paguar rreth 20 mijĂ« lekĂ« (210 euro) pĂ«r “njĂ« penĂ« me katĂ«r njĂ«si pĂ«rdorimi”.

“Zyrtarisht nĂ« nĂ«ntor 2025 Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« licencimi [i tregtimit tĂ« Ozempikut]. Ka qenĂ« mĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« formĂ« tablete semaglutidi, dhe askush nuk e blinte, derisa u shit si Ozempik, Semaglutidi tabletĂ« skadoi, nuk e mori njeri,” tregoi mjeku Toti pĂ«r Citizens pĂ«r efektin qĂ« ka shkaktuar prirja online.

Të njihet obeziteti si sëmundje kronike

EkspertĂ«t theksojnĂ« se shumĂ« vende po pĂ«rpiqen ta njohin obezitetin si sĂ«mundje kronike. Aktualisht, nĂ«se njĂ« person nuk ka diagnoza shoqĂ«ruese si hipertensioni apo diabeti, shpesh konsiderohet “obez i shĂ«ndetshĂ«m”.

Por kjo nuk do të thotë se problemet nuk do të shfaqen më vonë. Pikërisht për këtë arsye, shumë individë përjashtohen nga marrja e mjekimit, pasi nuk klasifikohen si pacientë me sëmundje të tjera.

“Kur obeziteti nuk njihet si sĂ«mundje, ti nuk shkon dot te mjeku i familjes pĂ«r tĂ« marrĂ« rekomandim apo ekzaminime, sepse nuk quhesh i sĂ«murĂ«. PĂ«r çfarĂ« do tĂ« shkosh?” shpjegon endokrinologu Florian Toti.

NjĂ« tjetĂ«r shqetĂ«sim i ngritur nga mjekĂ«t gjatĂ« diskutimit nĂ« “focus-group” Ă«shtĂ« fakti se Ozempiku nĂ« ShqipĂ«ri merret pa rimbursim.

Ndryshe ndodh në Maqedoni të Veriut, ku ky medikament mbulohet nga shteti. Rimbursimi, sipas ekspertëve, do të ndihmonte jo vetëm në rritjen e numrit të pacientëve që kurohen, por edhe në monitorimin e efekteve anësore.

“NĂ« ShqipĂ«ri punojmĂ« me protokolle ndĂ«rkombĂ«tare, sepse nuk i kemi tĂ« specifikuara vendore. Por kriteret pĂ«r marrjen e kĂ«tyre medikamenteve janĂ« ulur shumĂ«,” thekson endokrinologia Mirejta Guni.

Gjatë diskutimit u ngrit me shqetësim fakti se përpara se të hynte ligjërisht në treg, Ozempiku tregtohej në të zezë në qendra estetike që nuk janë të specializuara për shërbime shëndetësore.

MegjithatĂ«, Policia e Shtetit mohoi tĂ« kishte ndonjĂ« rast nga aksionet e saj ku tĂ« jenĂ« kapur sasi apo raste tĂ« tilla. NĂ« njĂ« komunikim me Citizens.al Drejtoria e PĂ«rgjithshme tha se “gjatĂ« kontrolleve nĂ« qendrat estetike, nĂ« vitet 2023-2025, nuk janĂ« evidentuar raste tĂ« tregtimit tĂ« Ozempikut (substancĂ« aktive semaglutide-GLP-1), i cili pĂ«rdoret pĂ«r trajtimin e obezitetit tek pacientĂ«t me diabet.

The post Fenomeni Ozempik, mes nevojës mjekësore dhe abuzimit estetik appeared first on Citizens.al.

“Grabitjen po na e shesin pĂ«r investim”; QytetarĂ«t bashkĂ« kundĂ«r shpronĂ«simeve

Edhe pse nĂ« skaje tĂ« ndryshme gjeografike, banorĂ«t e Rrjollit (ShkodĂ«r), DurrĂ«sit dhe TiranĂ«s, u bĂ«nĂ« bashkĂ« sot pĂ«rpara Parlamentit, me njĂ« thirrje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t: “po na vjedhin pronĂ«n”.

NĂ« DurrĂ«s dhe Rrjoll, banorĂ«t kanĂ« kĂ«rkuar sigurimin e padisĂ«, pra ndĂ«rprerjen e punimeve, pĂ«r projektet “TID DurrĂ«s” dhe “Blue Borgo”, qe janĂ« planifikuar pĂ«r zhvillim ne kĂ«to zona.

Të enjten në orën 15.00 pritet të mbahet seanca në Gjykatën Administrative, ku banorët e zonës së Kalasë në Durrës, kanë kërkuar për herë të katërt ndërprerjen e projektit TID Durrës, ndërsa seanca për resortin në Rrjoll pritet të mbahet në të njëjtën gjykatë, të premten në orën 10.00.

“Rrjolli dhe DurrĂ«si, DrejtĂ«si”

“Rrjoll, DurrĂ«s, ZvĂ«rnec, NartĂ«, Sazan, Pogardec, Zall – Gjocaj, ShushicĂ«, Kombinat” – ishin disa nga zonat qĂ« qytetarĂ«t kishin listuar nĂ« pankarta, ku projekte tĂ« ndryshme publike dhe private po ju marrin pronat dhe burimet natyrore nĂ« emĂ«r tĂ« investitorĂ«ve strategjik apo “interesit publik”, qĂ« nĂ« fund i shĂ«rben privatĂ«ve.

Edmond Çata, qytetar i angazhuar nĂ« Grupmin pĂ«r Kombinatin, njĂ« organizim qytetarĂ«sh tĂ« prekur nga shpronĂ«simet pas tĂ«rmetit, u shpreh se kjo qeverisje ka kohĂ« qĂ« tregohet arrogante me tĂ« drejtĂ«n e pronĂ«s.

“Ky Ă«shtĂ« shembull qĂ« po jepni ju sot, se kur cenohen tĂ« drejtat, nuk rrihet nĂ« kafene, por dilet dhe i thuhet qeverisĂ« Stop” – tha Çata gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij.

Ai rikujtoi se nga çështjet gjyqësore të ndërmarra nga banorët e Kombinatit, kundër Bashkisë Tiranë, me përfaqësim ligjor nga qendra Res Publica janë fituar 18 nga 22 raste duke provuar akte ekspertimi të rreme për nivelin e dëmtimit të pallateve.

Teksa banorĂ«t e Kombinatit arritĂ«n t’i ndalin shembjet nĂ« gjykatĂ«, nĂ« DurrĂ«s banorĂ«t janĂ« paralajmĂ«ruar ditĂ«t e fundit se do tĂ« kenĂ« dhjetĂ« ditĂ« kohĂ« pĂ«r tĂ« liruar banesat e tyre, nga data 16 deri mĂ« 26 shkurt.

“Ne shtĂ«pitĂ« i kemi nĂ« qendĂ«r tĂ« DurrĂ«sit, kur atje njĂ« metĂ«r katror, te vija e parĂ«, Ă«shtĂ« tre mijĂ« euro metri katror. E dini sa ma kanĂ« llogaritur mua shtĂ«pinĂ« nĂ« qendĂ«r? Me 170 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra metri katror” – u shpreh Rita Kazazi, banore e lagjes sĂ« KalasĂ« nĂ« DurrĂ«s.

Protestat e banorëve të Durrësit kundër projektit TID Durrës kanë nisur që në shtator 2025. Ata kundërshtojnë projektin që në fazën e parë prek rreth 70 familje dhe në një fazë të mëvonshme, mendohet të prekë rreth 100 familje të tjera.

Citizen ka raportuar në vazhdimësi protestat e këtij komuniteti përpara Bashkisë Durrës dhe zyrave të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që po zhvillon projektin.

NjĂ«jtĂ« dhe banorĂ«t e Rrjollit kĂ«rkojnĂ« ndĂ«rprerjen e punimeve qĂ« kanĂ« nisur tanimĂ« pĂ«r projektin “Blue Borgo”, i cili do tĂ« ndĂ«rtohet nga kompania “Gener2”. Prej ditĂ«sh ata janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« pĂ«rleshje tĂ« dhunshme me policinĂ«, teksa kanĂ« tentuar tĂ« ndĂ«rpresin gĂ«rmimet dhe punimet e makinerive dhe janĂ« shoqĂ«ruar me forcĂ« nĂ« polici.

Partitë e reja në mbështetje të komuniteteve

ProtestĂ«n e mbĂ«shtetĂ«n dhe pĂ«rfaqĂ«suesit e forcave tĂ« reja politike. Dorina Prethi nga “ShqipĂ«ria BĂ«het” kujtoi faktin se kjo parti po proteston prej 68 ditĂ«sh pĂ«rpara kryeministrisĂ«, 24 nĂ« 24 orĂ«.

“Kjo Ă«shtĂ« e gjitha ajo qĂ« ne po pĂ«rpiqemi tĂ« tregojmĂ« pĂ«rpara kryeministrisĂ«, se nuk jemi pĂ«r problemin tonĂ« aty. Ne jemi aty pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«!” – tha Prethi gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« saj.

Kryetari i partisĂ« “MundĂ«sia” u shpreh se pavarĂ«sisht zhgĂ«njimit qĂ« kanĂ« shqiptarĂ«t ndĂ«r vite nga çështja e pronave, nuk duhet tĂ« heqin dorĂ«.

“Kush po ndĂ«rton sot jugun? Kush po i ndĂ«rton resortet? Ku janĂ« pronarĂ«t e atyre tokave? JanĂ« tĂ« gjithĂ« jashtĂ« shtetit” – theksoi Agron Shehaj.

Redi Muçi, nga partia “LĂ«vizja BashkĂ«â€ pĂ«rmbylli se ShqipĂ«ria gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« po ngjason me vendet e ArabisĂ« apo Katarit, ku ndĂ«rtohet vetĂ«m pĂ«r oligarkĂ«t dhe qytetarĂ«t mĂ« shumĂ« pĂ«rdoren si skllevĂ«r tĂ« sistemit.

Lexo gjithashtu:

The post “Grabitjen po na e shesin pĂ«r investim”; QytetarĂ«t bashkĂ« kundĂ«r shpronĂ«simeve appeared first on Citizens.al.

Kontrabanda e mbetjeve, organizatat mjedisore apelojnë për hetim të thellë dhe reforma ligjore

Tre organizata ndërkombëtare dhe vendase të mjedisit kanë apeluar që hetimi për kontrabandën e mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria drejt Tajlandës të mos mbetet një rast i izoluar, por të shndërrohet në pikë kthese për politikën shqiptare ndaj mjedisit dhe specifikisht tregtisë së mbetjeve.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, “Basel Action Network” (BAN), “Ecological Alert and Recovery, Thailand” (EARTH) dhe Milieukontakt ShqipĂ«ri pĂ«rshĂ«ndetĂ«n veprimet e fundit tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, por theksuan se çështja kĂ«rkon transparencĂ« tĂ« plotĂ« dhe reforma ligjore tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« ndaluar kontrabandimin e mbetjeve tĂ« tjera tĂ« rrezikshme.

Sipas organizatave, Shqipëria rrezikon të kthehet në burim ose pikë tranziti për tregtinë dhe kontrabandën ndërkombëtare të mbetjeve industriale nëse rasti nuk ndiqet deri në fund.

“I nxisim autoritetet ta trajtojnĂ« kĂ«tĂ« rast si njĂ« pikĂ« kthese, jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«shkuar shkeljet e sĂ« kaluarĂ«s, por pĂ«r ta vendosur ShqipĂ«rinĂ« dhe TajlandĂ«n si vende qĂ« nuk do tĂ« tolerojnĂ« mĂ« tĂ« bĂ«hen burim apo pikĂ« tranziti pĂ«r tregtinĂ« e paligjshme tĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme,” citohet nĂ« deklaratĂ« Jim Puckett, drejtuesi i BAN.

Organizatat e cilësojnë çështjen jo thjesht si eksport të paligjshëm, por si një aktivitet të strukturuar kriminal ndërkombëtar, që përfshin trafikim mbetjesh të rrezikshme, shpërdorim detyre dhe mashtrime në deklaratat doganore.

Sipas tyre, hetimi i autoriteteve shqiptare duhet të zbulojë të gjithë zinxhirin institucional që e ka mundësuar aktivitetin, përfshirë përgjegjësitë administrative dhe shtetërore.

Reagimi i organizatave vjen pas veprimeve tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« DurrĂ«sit, e cila lĂ«shoi 33 urdhĂ«r-arreste – prej tĂ« cilave u ekzekutuan 20 – lidhur me dĂ«rgesĂ«n e rreth 2,800 tonĂ« mbetjesh tĂ« nisura nga Porti i DurrĂ«sit rreth dy vite mĂ« parĂ« dhe tĂ« refuzuara nga autoritetet tajlandeze.

Mes të arrestuarve dhe emrave të dyshuar si të përfshirë janë drejtues të kompanisë së çelikut Kurum, drejtues aktualë dhe të mëparshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, si dhe punonjës të sektorit të lejeve mjedisore, doganave dhe inspektorateve të kontrollit.

Organizatat vlerësuan gjithashtu rolin e sinjalizuesit anonim që ngriti alarmin fillestar dhe vendimin e linjave detare MSC dhe Maersk për të mos transportuar më ngarkesa të dyshuara.

“Tajlanda veproi drejt duke refuzuar kĂ«to dĂ«rgesa, dhe ky rast thekson pse vendet nĂ« zhvillim nuk duhet tĂ« pĂ«rdoren si vende hedhjeje pĂ«r mbetjet industriale tĂ« rrezikshme,” tha Penchom Saetang, drejtuese ekzekutive e EARTH.

Lexo: Dëshmia e plotë e Jim Puckett për mbetjet toksike

Organizatat kërkojnë zbardhjen e plotë të rolit të autoriteteve shtetërore në këtë proces, duke theksuar se publiku duhet të informohet se cilët aktorë institucionalë e kanë mundësuar ose toleruar aktivitetin.

Një nga kërkesat kryesore është hetimi nëse Porti i Durrësit është përdorur si qendër eksporti ose tranziti për mbetje të rrezikshme edhe nga burime të tjera, çka do ta shndërronte rastin nga një incident industrial në një problem sistemik.

Ato kërkojnë gjithashtu informacion të detajuar mbi analizat laboratorike të mbetjeve, krahasimin për përputhjen me aktivitetin industrial të kompanisë Kurum dhe sasinë e eksporteve të mundshme drejt vendeve të tjera, përfshirë këtu Kinën.

Çështja e kontrabandĂ«s sĂ« mbetjeve tĂ« rrezikshme nuk Ă«shtĂ« e re. NĂ« mars 2025 Citizens.al publikoi dĂ«shminĂ« e Jim Puckett dhe sinjalizuesit anonim, tĂ« cilĂ«t paralajmĂ«ruan se ShqipĂ«ria mund tĂ« ishte pjesĂ« e njĂ« skeme mĂ« tĂ« gjerĂ« trafiku mbetjesh dhe se dĂ«rgesa drejt TajlandĂ«s mund tĂ« mos ishte rast i izoluar.

Në atë kohë Puckett kritikoi autoritetet shqiptare për zvarritje të hetimeve dhe për mos-ndjekje të zinxhirit të plotë të përgjegjësisë, përfshirë aktorë institucionalë.

Lexo: “ShqipĂ«ria po zvarrit hetimet pĂ«r kontrabandĂ«n e mbetjeve toksike”

Po ashtu, Citizens.al raportoi më herët se Prokuroria e Durrësit pati mbajtur një vit heshtje lidhur me çështjen, ndërsa ngarkesa prej 102 kontejnerësh qe kthyer në Shqipëri pas refuzimit nga Tajlanda.

Për organizatat mjedisore, çështja e Durrësit nuk është vetëm një hetim penal, por një test për mënyrën se si Shqipëria do të trajtojë ekonominë e mbetjeve dhe përgjegjësinë mjedisore në raport me tregtinë globale.

Lexoni gjithashtu:

The post Kontrabanda e mbetjeve, organizatat mjedisore apelojnë për hetim të thellë dhe reforma ligjore appeared first on Citizens.al.

❌