Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria miraton amnistinë e fundvitit, lirohen 380 të burgosur, ulet dënimi për 900 të tjerë

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, si një akt ligjor të bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë.

Nismën e ka komunikuar sot ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një videomesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë dhe numrin e përfituesve nga kjo amnisti.

“Nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, tha Lamallari.

Sipas tij në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Lamallari theksoi se nga kjo amnisti nuk përfitojnë personat e dënuar për krime të rënda, raste korrupsioni apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

“Sigurisht që nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kurrsesi jo subjekte që janë hetuar nga SPAK dhe gjykuar nga GJKKO.  Nuk ka amnisti selektive dhe as favorizime, por kritere ligjore të qarta dhe transparente. Kush e sheh amnistinë si dobësi, ngatërron ndëshkimin me drejtësinë”, u shpreh Lamallari, duke theksuar se kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre.

“Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike europiane”, tha ministri Lamallari.

“Ky lajm i mirë për përfituesit direkt dhe për familjet e tyre është me siguri urimi më i mirë i këtij fundviti. Kjo amnisti që ne do të miratojmë nuk është kurrsesi një lëshim politik, por një politikë penale moderne. Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë në burg njerëz pa rrezikshmëri reale, por të investojë në rehabilitim dhe siguri afatgjatë. Drejtësia evropiane nuk matet me numrin e të burgosurve, por me parandalim, rehabilitim dhe uljen e përsëritjes së veprave penale”, vijoi ai.

Sipas Ministrit të Drejtësisë, amnistia që do të miratohet në Këshillin e Ministrave nuk është një vendim i rastësishëm. Lamallari tha se “ajo vjen pas një analize të detajuar të situatës në sistemin e drejtësisë penale, në bashkëpunim me organet përgjegjëse, dhe adreson një shqetësim madhor; përdorimin e lartë të masës së paraburgimit dhe nevojën për një qasje më proporcionale dhe më humane”.

“Sot, për fat të keq, në sistemin e burgjeve ndodhen rreth 5 mijë persona, nga të cilët një pjesë e konsiderueshme, konkretisht më shumë se gjysma e tyre janë të paraburgosur. Kjo situatë kërkon ndërhyrje të përgjegjshme dhe të mejëhershme, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Paraburgimi i tepruar është një shqetësim persistent në sistemin tonë penitenciar, shqetësim i ngritur në mënyrë të përsëritur nga Këshilli i Europës si dhe nga partnerët tanë evropianë. Mbipopullimi në burgje nuk është forcë e shtetit, është dobësi e sistemit. Kjo amnisti e korrigjon në një farë mënyrë atë dobësi teksa ne kemi ende punë përpara për një politikë penale moderne që i përgjigjet stadit në të cilin Shqipëria është sot dhe nesër si vend anëtar i Bashkimit Europian”, tha Lamallari.

“Jam veçanërisht i lumtur që në këto kategori përfituesish përfshihen të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore. Efekti është konkret dhe i menjëhershëm, popullimi në burgje ulet me gati 7%, përmirësohen kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit, si dhe garantojmë më shumë respekt ndaj dinjitetit njerëzor”, pohoi ministri Lamallari.

“Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans i dytë, i dhënë me përgjegjësi, për ata që mund dhe duhet të rikthehen në shoqëri dhe pranë familjeve të tyre. Ne besojmë në një drejtësi të drejtë, jo për statistikë dhe as në kurriz të të pamundurve, një drejtësi që nuk humbet kurrë humanizmin, dhe që në frymë dhe shpirt udhëhiqet nga standarde të panegociueshme demokratike”, përfundoi ministri Lamallari.

/e.i/r.e/

The post Qeveria miraton amnistinë e fundvitit, lirohen 380 të burgosur, ulet dënimi për 900 të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Amnistia penale/ 380 të burgosur lirohen nga qelitë, ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila sipas Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, do të sjellë lirimin e menjëhershëm për rreth 380 persona dhe ulje dënimi për rreth 900 të tjerë. Numri i përfituesve pritet të jetë edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale dhe […]

The post Amnistia penale/ 380 të burgosur lirohen nga qelitë, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on BoldNews.al.

Amnistia penale/ Lamallari: Lirohen 380 të burgosur, për 900 të tjerë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikoi nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane.

Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë ulje dënimi, duke ulur në këtë mënyrë edhe popullimin në burgje me gati 7%.

“Në mbyllje të këtij viti, qeveria shqiptare ka ndërmarrë një nismë për miratimin e një amnistie penale. Ky lajm i mirë është urimi më i mirë i këtij fundviti. Aministia është politikë penale moderne. Një shtet i fortë nuk ka nevojë të mbajë në burg njerëz pa rrezikshmëri reale. Nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, theksoi Lamallari ndër të tjera./abcnews.al

Ministri Lamallari: Njofton amnisti penale, jo falje, por mundësi për rikthim të përgjegjshëm

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, njoftoi se Qeveria shqiptare pritet të miratojë një amnisti penale, e cila do të përfshijë kategori të caktuara të të dënuarve. Sipas vlerësimeve paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Numri real i përfituesve pritet të jetë edhe…

Source

E vranë në oborrin e shtëpisë, kapen pas 10 muajsh autorët e ekzekutimit të të riut në Shkodër



Dhjetë muaj hetime i janë dashur Prokurorisë dhe Policisë së Shkodrës për të identifikuar dhe vënë në pranga autorët e vrasjes së Pavlin Prekës, në muajin shkurt, të këtij viti në kryeqendrën e Veriut.

Mëngjesin e së dielës policia tha se vuri në pranga Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku autorët e dyshuar të vrasjes së të riut në oborrin e shtëpisë.

Autoritetet policore thanë se, 20 dhe 43-vjeçari u kapën pas një pune hetimore disa mujore, ku u faktua se ata janë autorët që qëlluan për vdekje 20-vjeçarin.

Ngjarja e rëndë u shënua në banesën e të riut në Guci të Re, rreth mesditës, teksa ai u qëllua me armë zjarri ndërsa familja deklaroi ditën e ngjarjes se, nuk kishin hasmëri me askënd ndërsa viktima shkonte shpesh në Dukagjin.

Ishte xhaxhai i viktimës ai që zbuloi i pari vrasjen e nipit të tij, pasi po i binte telefonit dhe nipi nuk i është përgjigjur.

Më pas shkoi në banesën e nipit për të parë çfarë kishte ndodhur dhe e gjeti Pavlinin të vrarë në oborrin e shtëpisë.

Dy autorët akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.


Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit



Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka pushuar procedurën penale ndaj tij për veprën penale “Kanosja” ndaj Kryeministrit Albin Kurti, ndërsa procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani.

Në seancën fillestare, më 3 shtator 2025, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani ishin deklaruar të pafajshëm.

Klinaku kishte shkruar Fb më 29 gusht 2023 se: “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Aktvendimi i siguruar nga “Betimi për Drejtësi” është nxjerrë më 20 nëntor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rahman Beqiri, pas shqyrtimit të kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës, të paraqitur nga mbrojtësi i Klinakut, avokati Ramë Dreshaj.

Ndaj këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktvendimit, Gjykata ka vendosur që aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e datës 1 gusht 2025, të hudhet pjesërisht dhe procedura penale të pushohet vetëm në raport me të akuzuarin Faton Klinaku, i cili akuzohej për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur kërkesë pasurore-juridike, ndërsa shpenzimet e procedurës penale që lidhen me këtë pjesë të aktakuzës do të mbulohen nga mjetet buxhetore të Gjykatës.

Në aktvendim theksohet se, pas plotfuqishmërisë së tij, procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj Nuredin Selmanit, i cili vazhdon të përballet me akuzën për veprën penale “Kanosja” sipas të njëjtit nen të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Ndërsa, pas reagimeve të opinionit publik lidhur me këtë kërcënim, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Klinaku më 30 gusht 2023 ka përsëritur një shkrim po ashtu me përmbajtje të njëjtë kërcënuese ndaj tani të dëmtuarit Kurti.

“Prapë po e përsëris, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, citohet në aktakuzë të ketë shkruar Klinaku.

Me këto veprime, Klinaku akuzohet se publikisht dhe seriozisht e ka kanosur me vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, me këto veprime, Klinkau ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën dy të aktakuzës, Nuredin Selmani akuzohet se më 30 gusht 2023, në Drenas, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës zyrtare, e ka kanosur publikisht në rrjetin social Facebook, duke iu referuar postimit kërcënues të bërë nga i pandehuri Faton Klinaku.

Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

“E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit.

Po atë ditë, në mbrëmje, thuhet se i njëjti u inkuadrua drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, ku po trajtohej debati me temë “OVL-UÇK vs Kurti”. Aty thuhet se përmes video-linkut, pas pyetjeve të moderatorit të emisionit, i pandehuri, sipas aktakuzës, kishte deklaruar “Unë konsideroj që çdo njëri i cili bon të këqija siç bon Albin Kurti, edhe po të isha unë në vendin e tij, duhet të vritet patjetër, sepse ajo është tradhti ndaj atdheut”.

Andaj, me këto veprime, Selmani ngarkohet se ka kanosur publikisht dhe seriozisht për vrasje të dëmtuarin Albin Kurti, për shkak të punës së tij zyrtare, e të cilat kërcënime, thuhet se i kishte shprehur edhe me disa bashkëbisedues tjerë, gjatë komunikimeve telefonike që i janë gjetur pas ekzaminimit të telefonit të tij, duke përfshirë edhe disa fotografi, ku i pandehuri shihet në posedim edhe të disa armëve të gjata luftarake.

Me këto veprime, i pandehuri Nuredin Selmani ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal.

Prokuroria jep detaje për aksionin: Zyrtarët u kapen në flagrancë duke shkëmbyer para



Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot është zhvilluar një operacion i gjerë policor në rajonin e Prishtinës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni ndërlidhet me dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, dhënien dhe marrjen e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin si dhe armëmbajtjen pa leje.

Gjatë këtij operacioni Prokuroria njofton se janë arrestuar shtatë persona me inicialet F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, nën udhëheqjen e Prokurorit Special, pas një periudhe të gjatë monitorimi dhe hetimi, ku janë aplikuar edhe masa të veçanta hetimore.

"Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave", ka njoftuar Prokuroria.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, të shtatë personave u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë bastisjeve dhe kontrolleve policore janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike./Telegrafi/



“Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita?

Nga Boldnews.al Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se do të angazhojë popullin në revolta anti-qeveritare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në teori, kazusi politik është tipiku për të ngritur qytetarët në protesta kundër korrupsionit. Një lëvizje e tillë shkarkoi qeverinë pak ditë më parë në […]

The post “Autogolat” e PD/ Amnistia Penale, Paqja Fiskale, Avokati i Popullit, kaq “syleshe” është vallë opozita? appeared first on BoldNews.al.

Zyra mobile e Ndihmës Juridike Falas vendoset në Obiliq për një muaj



Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka njoftuar se, në bashkëpunim me Njësinë për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, ka vendosur zyrën mobile të ndihmës juridike në Komunën e Obiliqit.

Zyra do të jetë e hapur çdo ditë pune, nga ora 08:30 deri në 15:00, në Sheshin “Aziz Zhilivoda”, duke filluar nga data 10 dhjetor 2025 deri më 9 janar 2026.

Kjo zyrë mobile do të ofrojë shërbime falas të ndihmës juridike për kategori të caktuara të qytetarëve, përfshirë:

  • personat me asistencë sociale dhe kategori të tjera sociale,
  • pensionistët,
  • personat e papunësuar,
  • familjet me të ardhura nën pagën minimale,
  • nënat vetushqyese,
  • viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore,
  • gazetarët dhe kategori të tjera të përcaktuara sipas mandatit të Agjencisë.

Shërbimet përfshijnë këshilla juridike, informim, asistencë teknike, përgatitje të shkresave dhe përfaqësim në gjykatë, përmes avokatëve të kontraktuar e të financuar nga Agjencia. Ndihma mbulohet në procedura penale, civile, kundërvajtëse, administrative, si dhe në konteste familjare, martesore, të punës, pronësore, pensionale e sociale. /Telegrafi/


Arrestohen dy të mitur në Gjilan, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare



Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur në Gjilan, të implikuar në një skemë mashtrimi dhe keqpërdorimi të kartelave bankare të qytetarëve. Rasti u hetua nga Njësia e Hetimeve Rajonale, konkretisht Ekipi i Krimeve Kibernetike, me autorizim të Prokurorit të Shtetit.

Hetimet kishin nisur më 8 dhjetor 2025, pas dyshimeve se personat e mitur kishin përfituar kundërligjshëm përmes shfrytëzimit të të dhënave bankare të disa qytetarëve. Gjatë procedurave hetimore, policia ka siguruar prova të besueshme që lidhen me veprat penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulese ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave bankare apo kreditit”.

Më 11 dhjetor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u kryen kontrolle në dy lokacione të ndara, ku janë gjetur prova shtesë që forcuan dyshimet për përfshirjen e tyre në tre vepra penale: keqpërdorim i kartelave bankare, mashtrim, dhe shpërdorim i pasurisë.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.


Shqipëria bashkëpunim me vendet e rajonit për rastet e kontrabandës së migrantëve

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha, mori pjesë në Forumin e VI-të Rajonal për bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale të trafikimit të personave dhe kontrabandës së migrantëve, organizuar në Mal të Zi.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, ky forum mblodhi përfaqësues të Ministrive së Drejtësisë, prokurorë, gjyqtarë dhe aktorë të tjerë të sistemit të drejtësisë nga Ballkani Perëndimor dhe Ukraina.

Në fjalën e saj zëvendësministrja e Drejtësisë, Hoxha theksoi se Shqipëria ka ngritur mekanizma të qëndrueshëm ligjorë dhe institucionalë për mbrojtjen e viktimave, forcimin e hetimeve dhe menaxhimin e migracionit, të cilat gjenden në disa dokumente strategjike.

Hoxha theksoi gjithashtu se, vendi ynë bashkëpunon ngushtë me vendet e rajonit, duke sjellë ndjeshëm përmirësime në hetime, ndjekjet penale dhe në gjykimet e rasteve të kontrabandës së migrantëve dhe trafikimit të qënieve njerëzore.

Shkëmbimi i informacionit dhe përdorimi i teknologjisë janë forcuar, duke u mbështetur në Konventën e Budapestit për Krimin Kibernetik. /e.i/ /a.g/

The post Shqipëria bashkëpunim me vendet e rajonit për rastet e kontrabandës së migrantëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK sqaron shkaqet e vonesës së shqyrtimit të kërkesës për kalimin për gjykim të Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u ankua të premten më 5 dhjetor për zvarritjen tej afateve procedurale të gjykimit në seancë paraprake të kërkesës për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve të […]

The post SPAK sqaron shkaqet e vonesës së shqyrtimit të kërkesës për kalimin për gjykim të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Dritan Nushi, deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit që kanë të bëjnë me pasurinë, profesionalizmin e etikën, si dhe kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. Prokurori Nushi dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja […]

The post Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca do ta apelojë pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese

Në një konferencë për shtyp me Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do ta apelonte vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Rama sulmoi SPAK-un dhe GJKKO-n, duke i cilësuar si institucione ‘fëmijënore’ të cilat, sipas tij, kanë shfaqur reflekse të vjetra anti-demokratike. […]

The post Mazhoranca do ta apelojë pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Nga “Liria me Kusht” sërish në botën e krimit, si i lanë qelitë “të fortët” përmes raporteve fiktive

Drejtësia, nuk ka si qëllim bazë ndëshkimin e personave që kryejnë krime, kryesorja është rehabilitimi dhe riintegrimi i tyre në shoqëri. Një nga mekanizmat e parashikuar nga Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale është “Lirimi me Kusht”, i cili supozohet të jetë një instrument i përdorur për të shpërblyer sjelljen e mirë dhe rehabilitimin […]

The post Nga “Liria me Kusht” sërish në botën e krimit, si i lanë qelitë “të fortët” përmes raporteve fiktive appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle të shtuara në Pejë për parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve



Në zbatim të planit operativ “Rrjeta”, që ka për qëllim parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve, Njësia e Reagimit të Shpejtë Rajonale (NJRT) në Pejë, në bashkëpunim me ekipet policore të Stacionit Policor të Pejës, ka realizuar një aksion të gjerë kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjatë këtij operacioni janë vendosur pika të shumta kontrolli në udhëkryqe të rrugëve nacionale, rajonale dhe lokale në zonën e Pejës, përcjell Telegrafi.

Policia ka kontrolluar dhjetëra automjete të llojeve të ndryshme, ka legjitimuar persona dhe ka shqiptuar fletëgjobë ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Nga policia theksohet se të gjitha veprimet janë zhvilluar në përputhje me ligjin, me fokus në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë apel qytetarëve, veçanërisht shoferëve, që me hyrjen në sezonin dimëror të kenë kujdes maksimal gjatë qarkullimit dhe të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme dimërore, për të garantuar siguri në rrugë dhe shmangie të aksidenteve. /Telegrafi/


Rrihen dy persona në Istog, dërgohen në mbajtje



Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes.

"Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor", thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në njoftim tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /Telegrafi/



Ndreca: Gjykim nga Penalja/ Ish-sekretari i përgjithshëm: Nuk jam më subjekt i SPAK

Ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca i cili po gjykohet në Gjykatën e Posacme, si I dyshuar nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, ka kërkuar që çëshjta ndaj tij të vazhdojë gjykimin në Gjykatën Penale të Tiranës, me pretendimin se nuk është më subjekt I SPAK.

Seanca gjyqësore që ishte parashikuar të mbahej të hënën ndaj Plarent Ndrecës, është shtyrë në Gjykatën e Posaçme, për shkaqë procedurale, ndërsa është i vetmi nga 15 të pandehurit, që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por procedurë normale gjyqi.

Më 20 Mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim çështjen penale në ngarkim të Plarent Ndrecës dhe të 15 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë që akuzohen se nën udhëheqjen e Ndrecës favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.

Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale, Ndreca mbante pozicionin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme në kontratën për mirmbajtejn e disa komiasariateve të Policisë, kishte caktuar një vlerë totale prej 54 milionë lekësh, Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve nga 4 në 2 dhe reduktuar vlerën në 34 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin./abcnews.al

 

Policia shpall në kërkim Edon Bytyqin, i dyshuar për 14 vepra penale



Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Edon Bytyqin, i cili dyshohet për kryerjen e 14 veprave penale.

Sipas njoftimit zyrtar, identifikimi i personit të dyshuar është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), përmes së cilës është kërkuar asistimi i autoriteteve kompetente të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Hetimet kanë zbuluar se Bytyqi, përmes paraqitjeve të rreme dhe me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, ka përdorur emra të personave publikë dhe zyrtarë shtetërorë për të mashtruar qytetarët, duke i bindur që t’i dërgonin para përmes institucioneve të transfereve financiare.

Në bazë të këtyre provave, hetuesit policorë kanë paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, në mungesë të të dyshuarit. Sipas Policisë, ai dyshohet se ndodhet aktualisht në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Autoritetet theksojnë se Bytyqi ka urdhër-arreste aktive edhe për vepra të mëhershme penale, ndërsa ekziston mundësia që ai të lëvizë në shtetet e rajonit.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, duke i ftuar që për çdo informatë që mund të ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e tij, të njoftojnë menjëherë organet e rendit.

GJNP hedh poshtë apelimin e Izraelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut dhe Gallant

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hedhur poshtë të premten, 17 tetor, kërkesën e Izraelit për të apeluar urdhër-arrestinndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me luftën në Rripin e Gazës. Në një vendim që bëri jehonë në mbarë botën, GJNP kishte gjetur në nëntor arsye për të besuar se Netanyahu dhe […]

The post GJNP hedh poshtë apelimin e Izraelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut dhe Gallant appeared first on BoldNews.al.

❌