Shqipëria në Bordin e Paqes, Balla: Konfirmon partneritetin strategjik me ShBA
TIRANĂ, 22 janar /ATSH/ Kuvendi u mblodh sot nĂ« seancĂ« plenare pĂ«r shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit âPĂ«r ratifikimin e marrĂ«veshjes sĂ« pranimit tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfaqĂ«suar nga Kryeministri Edi Rama, nĂ« KartĂ«n e Bordit tĂ« Paqesâ.
Në urdhrin për thirrjen e seancës nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, thuhet se marrëveshja kërkon shumicë absolute votash për miratim.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në fjalën e tij se Kuvendi i Shqipërisë thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës dhe lidhet drejtpërdrejt me rolin e ri të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Sipas Ballës, Shqipëria është ftuar të marrë pjesë në këtë organizëm si Vend Anëtar Themelues, një ftesë që, sipas tij, përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për rolin konstruktiv dhe të besueshëm të vendit në arenën ndërkombëtare.
âShqipĂ«ria nuk ftohet si vĂ«zhguese, por si bashkarkitekte nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« mekanizmi tĂ« ri ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r paqenâ, u shpreh Balla, duke theksuar se ky zhvillim e vendos vendin nga periferia e diskutimeve globale, nĂ« qendĂ«r tĂ« vendimmarrjes ndĂ«rkombĂ«tare.
Ai bëri me dije se, sipas Kartës së Bordit të Paqes, pjesëmarrja e shteteve anëtare nuk cenon sovranitetin kombëtar, ndërsa angazhimi në misione dhe financimi janë vullnetare. Po ashtu, çdo shtet anëtar gëzon të drejtë të barabartë vote dhe rol aktiv në drejtimin strategjik të organizmit.
Duke iu referuar letrës zyrtare drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Balla tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka cilësuar nismën si një përpjekje historike për ndërtimin e paqes, e bazuar në një qasje pragmatike dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sipas Ballës, ftesa për anëtarësim konfirmon forcën e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pasqyron besimin ndaj politikës së jashtme shqiptare si të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave e ka miratuar në parim marrëveshjen më 21 janar.
Marrëveshja synon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare, me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme dhe të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.
Bordi i Paqes do tĂ« ndĂ«rmarrĂ« funksione tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« paqes nĂ« pĂ«rputhje me tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe me kĂ«tĂ« KartĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« zhvillimin dhe pĂ«rhapjen e praktikave mĂ« tĂ« mira tĂ« mundshme pĂ«r tâu zbatuar nga tĂ« gjitha shtetet dhe komunitetet qĂ« kĂ«rkojnĂ« paqe.
Seanca plenare u kërkua pasditen e djeshme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, përmes një shkrese zyrtare, për ratifikimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
/gj.m/a.f/r.e/
The post Shqipëria në Bordin e Paqes, Balla: Konfirmon partneritetin strategjik me ShBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
