Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Miratohen kriteret dhe procedurat e shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit për organizatat sportive

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për shpërndarjen e granteve shtetërore për organizatat sportive, përfshirë Komitetin Olimpik dhe Paralimpik, Organizatën Kombëtare Antidoping, federatat sportive olimpike, fondacionet sportive dhe Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.

Sipas vendimit të qeverisë organizatat sportive përfitojnë nga granti i buxhetit të shtetit kur plotësojnë kriteret e përgjithshme, shoqëruar me dokumentacionin përkatës për regjistrimin si person juridik, sipas legjislacionit në fuqi.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komiteti Paralimpik Kombëtar Shqiptar, Organizata Kombëtare Antidoping, fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit, dhe Këshilli i Arbitrazhit Sportiv financohen në bazë të programeve vjetore e të planeve të zhvillimit përkatës dhe nuk i nënshtrohen sistemit të pikëzimit.

Organizatat sportive për të përfituar prej grantit nga buxheti i shtetit, dorëzojnë në ministrinë përgjegjëse për sportin dokumentacionin dhe pas marrjes së kërkesës, struktura përgjegjëse pranë ministrisë, brenda 7 ditëve nga data e regjistrimit të kërkesës, nëse konstatohen të meta, i cakton kërkuesit një afat prej 7 ditësh për plotësimin e të metave.

Për vlerësimin e aplikimeve të paraqitura në ministrinë përgjegjëse për sportin, ngrihet një komision ad hoc vlerësimi, i përbërë nga 5 anëtarë, i cili mblidhet brenda 10  ditëve nga data e fundit për paraqitjen e kërkesës.

Fondet alokohen në llogaritë bankare të nivelit të dytë të përfituesve nga ministria përgjegjëse për sportin. Fondet buxhetore, që do t’i akordohen fondacioneve nga ministria përgjegjëse për sportin, duhet t’i nënshtrohen rregullave të menaxhimit financiar dhe kontrollit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin financiar dhe kontrollin.

Përjashtimisht për vitin 2026, kërkesa për mbështetje financiare do të paraqitet brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komiteti Paralimpik Kombëtar Shqiptar, Organizata Kombëtare Antidoping, federatat sportive olimpike, fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit, dhe Këshilli i Arbitrazhit Sportiv për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

The post Miratohen kriteret dhe procedurat e shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit për organizatat sportive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EBA presin “Open Masters Games Abu Dhabi 2026”, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë

21 January 2026 at 10:57

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Emiratet e Bashkuara Arabe po përgatiten të presin “Open Masters Games Abu Dhabi 2026”, një nga ngjarjet më të mëdha shumë-sportëshe ndërkombëtare në botë, e cila do të zhvillohet nga 6 deri më 15 shkurt 2026, duke mbledhur sportistë 30 vjeç e lart nga mbarë globi nën moton “United by Sports, Active for Life”.

Sipas programit zyrtar, ceremonia hapëse do të mbahet më 6 shkurt në Zayed Sports City, ndërsa garat do të zhvillohen në Abu Dhabi, Al Ain dhe Al Dhafra, në një rrjet prej 22 impiantesh sportive të standardeve botërore. Mes tyre përfshihen Hazza Bin Zayed Stadium, Abu Dhabi Cricket and Sports Hub, Hudayriyat Island, ADNEC, Khalifa International Bowling Centre, Marina Al Mirfa, Al Wathba Race Track, Abu Dhabi Marine Sports Club, Al Ain Equestrian, Shooting & Golf Club, Abu Dhabi Golf Club, Yas Acres Golf Club, Yas Links Golf Club, Mubadala Arena, Al Ain Adventure, Abu Dhabi Padel Kingdom, Abu Dhabi Aquatics Club dhe Fatima Bint Mubarak Ladies Academy, duke reflektuar përmasat dhe shtrirjen gjeografike të eventit.

Programi kryesor i Lojërave do të zhvillohet nga 7 deri më 14 shkurt, me gara në më shumë se 30 sporte, përfshirë atletikë, basketboll, futboll, not, tenis, çiklizëm, triathlon, golf, xhudo, karate, jiu-jitsu, volejboll, peshëngritje, kriket, shah, sporte ujore, sporte luftarake dhe disiplina të tjera, duke krijuar një ritëm të pandërprerë aktivitetesh sportive gjatë gjithë eventit.

Një element dallues i “Open Masters Games Abu Dhabi 2026” do të jenë sportet tradicionale të Emirateve, të cilat përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të programit. Garat Al Tabaa do të zhvillohen më 13–14 shkurt në Al Ain, garat me deve më 14 shkurt në Al Wathba, lundrimi tradicional me dhoë dhe zhytja tradicionale më 7–8 shkurt në Marina Al Mirfa, garat e qëndrueshmërisë në hipizëm nga 7 deri më 14 shkurt, si dhe garat e skifterisë (falconry) më 13–14 shkurt në Al Falah Falconry Club, duke i dhënë eventit një dimension autentik kulturor.

Lojërat do të përfshijnë gjithashtu kategori vetëm për gra në sporte si atletikë, volejboll në sallë, basketboll, paddle dhe futboll 7-a-side, të cilat do të zhvillohen në Fatima Bint Mubarak Ladies Academy, duke reflektuar angazhimin për zgjerimin e pjesëmarrjes femërore dhe krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës konkurrues.

Komiteti Organizues ka konfirmuar se regjistrimet do të qëndrojnë të hapura deri më 15 janar 2026, duke u mundësuar sportistëve dhe skuadrave të planifikojnë pjesëmarrjen dhe udhëtimin e tyre në kohë.

Me mbi 25,000 pjesëmarrës të pritur nga e gjithë bota, përfshirë gjashtë sporte tradicionale emirate dhe 18 disiplina të hapura për Personat me Aftësi të Kufizuara, “Open Masters Games Abu Dhabi 2026” pritet të shndërrojnë Abu Dhabin, Al Ain dhe Al Dhafran në qendra dinamike të sportit, kulturës dhe komunitetit, duke forcuar më tej pozitën e Emirateve të Bashkuara Arabe si një destinacion kryesor për evente sportive ndërkombëtare dhe stile jetese aktive.

/gj.m/a.f/

The post EBA presin “Open Masters Games Abu Dhabi 2026”, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ke naj ndeshje të sigurt?”/ Zbardhen bisedat mes policëve që vinin baste: Hë mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos

By: armand
20 January 2026 at 19:45

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi sot masat e sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi civil, si pjesë e operacionit “Last Bet”, i zhvilluar në rajonet Elbasan dhe Korçë. Efektivët, duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive të palejuara / basteve sportive. Top Channel […]

The post “Ke naj ndeshje të sigurt?”/ Zbardhen bisedat mes policëve që vinin baste: Hë mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos appeared first on BoldNews.al.

AMP godet bastet sportive, masa sigurie për gjashtë punonjës policie

20 January 2026 at 08:23


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), në kuadër të operacionit të koduar “Last Bet” dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masa sigurie ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe një shtetasi, të dyshuar për organizim dhe favorizim të veprimtarisë së paligjshme të basteve sportive, duke shpërdoruar detyrën.

Në njoftim thuhet caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se të dyshuarit duke shfrytëzuar atributet e funksionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe favorizuar ushtrimin e lotarive të palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementët e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Lexoni njoftimin:

AMP ekzekuton masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve të policisë dhe 1 shtetasi

Në kuadër të operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë), nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar:

Masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶️ Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

▶️ Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit të Pr. Penale, ndaj;

▶️ Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

▶️ Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

▶️ Inspektor E.D., me detyrë Trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, në njësinë speciale “Renea”.

Në funksion të veprimeve procedurale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511�Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”. /Telegrafi/

Elbasan, drejt përfundimit fusha në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja”

TIRANË, 12 janar/ATSH/  Punimet në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” po ecin me ritme të shpejta dhe ndodhen drejt përfundimit, duke i dhënë qytetit të Elbasanit një tjetër hapësirë sportive dinjitoze dhe bashkëkohore, e ndërtuar sipas standardeve moderne.

Aktualisht është përmbyllur me sukses ndërtimi i bazamentit të fushës, si dhe janë realizuar punimet për sistemin e drenazhimit dhe infrastrukturën e nevojshme për mirëmbajtjen e saj.

Gjatë muajit në vijim do të nisë mbjellja e barit natyral, fazë kjo që do t’i japë fushës formën përfundimtare, bën të ditur kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

Paralelisht me ndërhyrjet në fushë, po realizohet edhe rikonstruksioni i plotë i dhomave të zhveshjes, të cilat do të ofrojnë kushte më funksionale, komode dhe higjienike për sportistët dhe stafet teknike.

Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm të bashkisë Elbasan në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, në kuadër të një strategjie më të gjerë për zhvillimin e infrastrukturës sportive, mbështetjen e talenteve të reja dhe nxitjen e sportit në qytet.

 

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Elbasan, drejt përfundimit fusha në kompleksin sportiv “Shefqet Lamçja” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baste sportive në celular, procedohen 3 persona në Korçë

By: Brisi
23 December 2025 at 09:35

Tre shtetas janë proceduar penalisht nga Policia në Korçë pasi akuzohen për lojëra fati, baste sportive. Sipas Policisë, procedimi ka nisur për shtetasit me iniciale V. P., J. T. dhe R. G., pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet ku këta shtetas ndodheshin, në celularët e tyre u konstatuan faqe aktive për baste sportive, në […]

The post Baste sportive në celular, procedohen 3 persona në Korçë appeared first on BoldNews.al.

I jepet lamtumira e fundit legjendës së gazetarisë sportive, Ismet Bellova

22 December 2025 at 12:09

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Në hollin e Radio Televizionit Shqiptar u zhvilluan sot homazhet për nder të legjendës së gazetarisë sportive shqiptare, Ismet Bellova, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ceremonia e nderimit u mbajt nga ora 10:00 deri në mesditë, në ambientet ku Bellova ushtroi për dekada me radhë profesionin e tij.

Familjarë, miq, kolegë, personalitete të sportit dhe medias, si dhe përfaqësues të institucioneve, bënë homazhe pranë arkëmortit të vendosur në RTSH, duke nderuar figurën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të “zërit ikonik” të futbollit shqiptar.

Ismet Bellova ishte një nga emrat më të spikatur të gazetarisë dhe komentit sportiv në Shqipëri, i cili përmes mikrofonit të RTSH-së shoqëroi për dekada sportdashësit shqiptarë në ngjarjet më të rëndësishme sportive.

Me stilin e tij karakteristik dhe profesionalizmin e rrallë, ai u kthye në një figurë të dashur dhe të respektuar për publikun.

I lindur në Tiranë më 1 qershor 1934 dhe i arsimuar në ILKF “Vojo Kushi”, Bellova i kushtoi gjithë jetën gazetarisë sportive.

Për kontributin e tij ndër vite, ai është vlerësuar me tituj dhe çmime të shumta, ndër të cilat “Mësues i Popullit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”, si edhe çmime prestigjioze si “Çmimi i Karrierës në TVSH”, “Çmimi Anton Mazreku” dhe “Mikrofoni i Artë”.

Pas homazheve, Ismet Bellova u përcoll në banesën e fundit, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në historinë e medias dhe sportit shqiptar.

Homazhe në nder të gazetarit Ismet Bellova - Foto: Andrin HOxha
1 nga 8
Homazhe në nder të gazetarit Ismet Bellova - Foto: Andrin HOxha

/gj.m/a.f/

The post I jepet lamtumira e fundit legjendës së gazetarisë sportive, Ismet Bellova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohen bisedat e kapitenit të Fenerbahces për baste, kishte fituar gjithmonë duke qëlluar faule dhe karton të verdhë

10 December 2025 at 13:25


Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me lojtarin e Fenerbahces, Mert Hakan Yandas, dhe mikun e tij të ngushtë Ersen Dikmen, të cilët u arrestuan në lidhje me hetimin për akuzat për baste dhe manipulim ndeshjesh në futboll.

Sipas gazetës Sabah, u përcaktua se Mert Hakan i dërgoi para Dikmenit, i cili vendosi baste konkretisht për mesfushorin e Fenerbahces, İsmail Yuksek, duke luajtur se "ai do të marrë një karton të verdhë" dhe "ai do të kryejë të paktën 3 faule".

Ndeshjet në të cilat Dikmen vendosi bastet e tij u panë. U raportua se në ndeshjen e vitit të kaluar Slavia Pragë-Fenerbahçe, Yuksek kreu 5 faule dhe basti i Dikmen: "İsmail Yuksek do të kryejë të paktën 3 faule" ishte i suksesshëm.

Në ndeshjen Fenerbahçe-Stuttgart të luajtur në tetor, ishte e rëndësishme të përmendet se İsmail Yuksek mori një karton në minutën e 90+8 pas një grindjeje me një lojtar kundërshtar, pikërisht kur ai ishte gati ta përfundonte ndeshjen pa marrë karton. Kështu u bë realitet basti i Dikmen që ai të merrte një karton.

Hetimi zbuloi një raport të përgatitur nga MASAK (Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare). U përcaktua se llogaritë bankare të lojtarit të Fenerbahçes, Mert Hakan Yandaş, treguan 204 milionë lira turke hyrje dhe 207 milionë e 475 mijë lira turke dalje midis vitit 2017 dhe viteve të mëvonshme.

U përcaktua se Yandas i dërgoi 4,453,062 lira turke Ersen Dikmen, i cili u zbulua se kishte vendosur baste në emrin e tij, midis viteve 2021 dhe 2025, dhe se paratë u transferuan në faqet e basteve sapo u dërguan.

Zbulimi më i habitshëm në raportin e MASAK ishte vëllimi i lartë i basteve të vendosura për mesfushorin e Fenerbahçes, İsmail Yuksek. U zbulua se Dikmen, të cilit Yandas i dërgoi para, vendosi baste në "İsmail Yüksek do të kryejë të paktën 3 faulle" dhe "Lojtari do të marrë një karton" me një frekuencë të pazakontë, dhe se këto baste ishin fituese.

Mert Hakan Yandas dhe Ismael Yuksek

Të dy individët u arrestuan si pjesë e hetimit. U morën detaje në lidhje me ndeshjet e Fenerbahces për të cilat Mert Hakan dërgoi para dhe Ersen Dikmen vendosi baste. Një nga bastet më të njohura të vendosura nga Ersen Dikmen, i cili mori para nga Mert Hakan Yandas, ishte një bast i veçantë për mesfushorin e Fenerbahces, Ismail Yuksek.

Detajet se në cilën ndeshje u vendosën këto baste dhe si u vendosën ato janë zbuluar. Më 28 nëntor 2024, gjatë ndeshjes Slavia Pragë-Fenerbahçe, ai vendosi 15 baste të ndara në "Kombinim special i lojtarit: Ismail Yuksek kryen të paktën 3 faulle" me probabilitet 1.73, duke fituar secilën herë. Analiza zbuloi se Yuksek filloi si titullar në formacionin e Fenerbahces kundër Slavia Pragës, ndërsa Mert Hakan mungonte për shkak të lëndimit. Në atë ndeshje, Yuksek ishte fituesi i dytë më i lartë i topave të lirë me 7 fitime.

Ai gjithashtu u regjistrua si lojtari i katërt me më shumë ndërhyrje. Ai mori një karton të verdhë në minutën e 82-të të asaj ndeshjeje, por qëndroi në fushë për 90 minuta të plota. Fenerbahce e fitoi atë ndeshje 2-1, dhe ai u regjistrua si lojtar me 18 ndërhyrje të parregullta. Ai fitoi 10 nga 20 duele dhe kreu 5 ndërhyrje të parregullta.

U përcaktua se Dikmen kishte vendosur tre baste me koeficient 2.93 secilin për ndeshjen Fenerbahce-Stuttgart më 23 tetor, duke parashikuar se "Ismail Yuksek do të marrë një karton të verdhë", dhe ai fitoi secilin herë. Yuksek mori një karton të verdhë në minutën e 90+8 për shkak të një grindjeje.

Detaje interesante kanë dalë në dritë nga bisedat në ËhatsApp midis lojtarit të Fenerbahces, Mert Hakan Yandas, i cili u arrestua, dhe Ersen Dikmen. Në një bisedë rreth bastit më 2 maj 2025, Yandas dëgjohet duke thënë: "Nëse nuk fiton, nuk jam njeri nëse nuk e fshij bastin. Jam tifoz i Galatasarayt, do ta shihni". Dikmen u përgjigj me "Vazhdo përpara", të cilës Yandas iu përgjigj: "Po ju them se jam tifoz i Galatasarayt". /Telegrafi/

Një stol përkujtimor për Martin Canin vendoset pranë fushës sportive

By: V K
29 November 2025 at 10:07

Në përkujtim të 15-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ditën e djeshme, u vendos një stol pranë një fushe sportive.

Në stol është vendosur një pllakë metalike përkujtimore me portretin e Martin Canit, të realizuar me lazer.

Grupi Prindërit për Arsim Cilësor, bëjnë me dije se janë në pritje të aprovimit nga Bashkia Tiranë dhe Zyra Vendore Arsimore Tiranë, për vendosjen e një stoli të tillë edhe në oborrin e e shkollës “Fan Noli”.

NJOFTIMI I PRINDËRIT PËR ARSIM CILËSOR:

Sot vendosëm stolin përkujtimor për Martinin pranë familjes së tij, pikërisht më 28 Nëntor.

Zgjodhëm këtë datë simbolike, sepse atdhedashuria fillon me dashurinë dhe përkushtimin ndaj tjetrit. Ngjarja e Martinit është një kujtesë e dhimbshme, por edhe një thirrje për më shumë siguri, kujdes dhe përgjegjësi ndaj fëmijëve tanë.

Ne, si grupim qytetarësh dhe Prindërish për Arsim Cilësor, do të vijojmë të ngremë zërin për shkolla më të sigurta dhe për një shoqëri më të ndjeshme ndaj fëmijëve. Falënderimet shkojnë Larashi Shpk dhe Prosafety Shpk që na u bashkuan në këtë nismë për sigurimin e stolit dhe pllakës përkujtimore.

PS: për stolin ne oborrin e shkollës “Fan Noli” jemi në pritje të përgjigjes së kërkesës tonë zyrtare nga Bashkia e Tiranës dhe ZVA.

Martin Cani u vra me thikë me 18 nëntor një vit më parë pas një sherri mes bashkëmoshatarësh. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për të miturin, i akuzuar si autor i ngjarjes. Megjithatë nëse shpallet fajtor, sipas Kodit Penal për të Miturit, Gjykata nuk mund ta dënojë më shumë se 12 vite.

The post Një stol përkujtimor për Martin Canin vendoset pranë fushës sportive appeared first on Albeu.com.

Baste sportive me celular, arrestohet pronari i lokalit në Kamëz

By: Brisi
22 November 2025 at 12:30

Policia ka arrestuar pronarin e një lokali në Kamëz pasi akzuzohet se vendoste baste sportive në biznesin e tij. Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit në lokalin e 46 vjeçarit SH.H, në rrugën “Skënderbeu”, në Kamëz, u gjetën dhe sekuestruan një aparat celular që përmbante faqe të përdorura për organizimin e lojërave të fatit, si dhe […]

The post Baste sportive me celular, arrestohet pronari i lokalit në Kamëz appeared first on BoldNews.al.

TVR më në fund do të ndërtojë një veturë të re sportive dhe po planifikon edhe një elektrike

16 November 2025 at 15:35


Në një nga sekuencat më qesharake nga Monty Python dhe Graali i Shenjtë, Mbreti i Kështjellës së Kënetës përshkruan planin e tij të pagabueshëm për sukses.

"Të gjithë thanë se isha i çmendur që ndërtova një kështjellë në një kënetë, por unë prapëseprapë ndërtova brenda, vetëm për t'ua treguar atyre. Ajo u fundos në kënetë. Kështu që ndërtova një të dytë. Ajo u fundos në kënetë. Kështu që ndërtova një të tretë. Ajo u dogj, ra përmbys, pastaj u fundos në kënetë. Por e katërta qëndroi lart".

Sidoqoftë, kjo ka qenë në një farë mënyre strategjia e biznesit e prodhuesit britanik TVR gjatë viteve. Një falimentim tjetër? Është vetëm një e para! Tani, TVR është kthyer, transmeton Telegrafi.

Falë një injeksioni parash nga Charge Holdings, duket se TVR do të ketë sukses në nxjerrjen në treg të Griffith-it të saj me motor V-8 më në fund.

Griffith është një emër i famshëm për TVR dhe daton që nga vitet e 60-ta, modelet e mëvonshme të mundësuara nga një Rover V-8 i fuqishëm.

Ky version i rilindur, i cili është prodhuar pas një debati të gjatë që nga viti 2017, ka të ngjarë të përdorë fuqinë e Mustang, me një motor V-8 Ford 5.0 litërsh që arrin 500 kuaj fuqi.

Të paktën, ky ishte plani kur TVR po e shpallte për herë të fundit rikthimin e tij, dhe Charge Holdings ka një histori të mëparshme pune me Ford.

Më parë ajo zotëronte Charge Cars, e cila ndërtoi një Mustang të vitit 1967 të zëvendësuar me një automjet elektrik me miratimin e plotë zyrtar nga Ford.

Ashtu si shumë prodhues makinash në Mbretërinë e Bashkuar, TVR u themelua nga një burrë (Trevor Wilkinson) në një kasolle (në Blackpool) dhe ka pasur më shumë ulje-ngritje sesa një kasolle me probleme.

Megjithatë, edhe pse prodhues të tjerë britanikë të specializuar në prodhimin e makinave janë zbehur në mjegullën e kohës, njerëzit nuk duken të gatshëm ta lënë TVR të mbetet i vdekur.

Ndoshta kjo ndodh sepse është lehtësisht ndërtuesi më i çmendur i makinave me vëllim të vogël që ka dalë nga Mbretëria e Bashkuar.

Makina si Sagaris me tubat e shkarkimit të kthyer anash, ose Speed 12 me motor V12 që shpërtheu dinamometrin e kompanisë gjatë testimit, vërtetuan se Too Much ishte tamam i duhuri kur bëhej fjalë për dizajnin e makinave.

Siç pritej nga një kompani që ka përvojë të mëparshme në rinovimin e automjeteve elektrike, Charge Holdings sugjeron që elektrifikimi do të jetë pjesë e së ardhmes për TVR.

Ndoshta kjo do të thotë mbështetëse baterish dhe motorë hibridë, ndoshta kjo do të thotë një ulëse që periodikisht e lë paksa shoferin me rrymë elektrike. Të dyja do të ishin në markë për TVR. /Telegrafi/

Fushë e re futbolli në Durrës për stërvitjen e talenteve të reja

7 November 2025 at 16:41

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Qyteti i Durrësit do të pasurohet me një fushë të re futbolli, që po ndërtohet në ambientet e shkollës sportive “Benardina Qerraxhia”.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjete sociale, pamje nga kantieri i punimeve që po kryhen në këtë fushë të re futbolli, ndërsa u shpreh se ato po ecin me ritme të mira.

Sipas Ramës, ky është një investim që do të shërbejë për stërvitjen e talenteve të reja të futbollit shqiptar.

Ky projekt vjen si bashkëpunim mes FSHF-së dhe bashkisë së Durrësit. Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, drenazhimin, vendosjen e portave, rrethimin e fushës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka financuar ndërtimin e bazamentit të fushës.

Fusha është ndërtuar me tapet artificial modern, ndërsa FSHF ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, drenazhimin, vendosjen e portave, rrethimin e fushës dhe instalimin e sistemit të ndriçimit. Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit ka financuar ndërtimin e bazamentit të fushës.

Kjo fushë do t’i shërbejë edhe akademisë së FSHF-së “Elite Youth”, për zhvillimin e seancave stërvitore, por edhe talenteve të tjerë sportiv.

/e.i/a.f/r.e/

The post Fushë e re futbolli në Durrës për stërvitjen e talenteve të reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendosnin baste sportive/ Arrestohet pronari i lokalit në Durrës, procedohen 4 të tjerë

By: armand
24 October 2025 at 13:15

Një lokal në Durrës është vënë në qendër të një operacioni policor, pas dyshimeve se aty zhvillohej aktivitet i paligjshëm bastesh sportive përmes celularëve. Pas ndërhyrjes në ambientet e lokalit, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi E. K., 32 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit, u konstatuan katër persona të tjerë – G. […]

The post Vendosnin baste sportive/ Arrestohet pronari i lokalit në Durrës, procedohen 4 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Komuna e Kaçanikut hap qendrën më të re sportive në Doganaj dhe Soponicë

24 October 2025 at 09:39


Një qendër e re sportive është ndërtuar në fshatrat Doganaj dhe Soponicë nga Komuna e Kaçanikut, duke krijuar një hapësirë moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për të rinjtë e zonës.

Sipas komunës, objekti i ri është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore dhe është i pajisur me ndriçim publik, rrethojë mbrojtëse dhe ulëse për shikuesit, duke ofruar kushte të përshtatshme për gara dhe aktivitete sportive të ndryshme, përcjell Telegrafi.



Kjo hapësirë, përveç funksionit sportiv, synon të shërbejë edhe si vend takimi dhe bashkimi për të rinjtë, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e tyre personal dhe në forcimin e lidhjeve komunitare.

Komuna ka uruar banorët e kësaj ane që ta shfrytëzojnë me kujdes dhe ta gëzojnë këtë investim të ri në shërbim të komunitetit. /Telegrafi/

Prodhuesi holandez i veturave sportive Spyker refuzon ‘të vdesë’

15 October 2025 at 09:40


Spyker, kompania holandeze e makinave sportive me probleme të gjata, është shpëtuar nga falimentimi. Përsëri.

Themeluesi i kompanisë, Victor Muller, ka siguruar të drejtat e pronësisë intelektuale të markës dhe tani do të "përqendrohet në prodhimin e makinave super sportive të ndërtuara me dorë", sipas një postimi në mediat sociale, transmeton Telegrafi.

Spyker u ringjall fillimisht në vitin 1999 nga Muller, por një blerje e dështuar e Saab mbi një dekadë më vonë do ta detyronte kompaninë të ristrukturohej financiarisht në fund të vitit 2014. Operacionet do të rifillonin deri në fund të vitit 2015, me C8 Preliator të zbuluar një vit më vonë në Panairin në Gjenevë.

Por gjërat nuk do të zgjasnin. Deri në vitin 2021, investimet nga investitorët dështuan të materializoheshin dhe Muller u detyrua të paraqiste përsëri falimentimin.

Kjo rezultoi në një betejë të gjatë ligjore midis Muller dhe kreditorëve që tani është zgjidhur. Sipas postimit në mediat sociale, të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale dhe markat tregtare të Spyker janë liruar plotësisht.

Spyker do të njoftojë plane më të detajuara në lidhje me ringjalljen e saj së shpejti. Nuk është e qartë se çfarë roli do të luajë Muller në të ardhmen e kompanisë.

Kompania u themelua fillimisht në vitin 1880, duke ndërtuar një shumëllojshmëri produktesh transporti, por kompania ndërpreu operacionet në vitin 1926.

Spyker ndërtoi gjithçka, nga makinat te aeroplanët, ky i fundit ndikoi shumë në Spyker-in e ri që Muller krijoi në fillim të shekullit.

Spyker nuk pati kurrë sukses të madh dhe pati mjaft vështirësi para marrëveshjes me Saab. Gjithashtu nuk e dimë nëse bota është gati për një tjetër prodhues makinash të personalizuar.

Nuk ka mungesë makinash me çmime të larta dhe performancë të lartë, me vëllim të ulët, të disponueshme nga mbretër të automobilave si Koenigsegg dhe Rimac.

C8 Preliator është një ide dhjetëvjeçare, dhe nëse Spyker dëshiron të dallohet dhe të tërheqë blerës, do të kërkojë një linjë të re produktesh. /Telegrafi/

Nisin punimet për rikonstruksionin e fushës sportive në Krujë

7 October 2025 at 17:12

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Në kuadër të investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive që Federata e Futbollit po realizon në disa qytete të vendit, së fundmi kanë nisur punimet për rikonstruksionin e fushës së vjetër të sportit në qytetin e Krujës.

Në bashkëpunim me bashkinë e Krujës, Federata e Futbollit është bashkëfinancuese në masën 50% në këtë projekt, që parashikon rikonstruksionin e fushës sportive me bar artificial.

FSHF bën të ditur se, përmirësimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i fushave të reja mbeten ndër prioritetet kryesore të saj për zhvillimin e futbollit në mbarë vendin.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Nisin punimet për rikonstruksionin e fushës sportive në Krujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Edicioni IV i ekipeve sportive nis me trajnimin e mësuesve dhe trajnerëve të basketbollit

30 September 2025 at 17:19

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Mbi 12 mijë nxënës do të jenë pjesë e programit të ekipeve sportive në shkolla për vitin shkollor 2025-2026.

Këtë vit ky program përfshin për herë të parë, veç basketbollit dhe volejbollit, edhe shahun.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bëri të ditur sot se ka nisur zyrtarisht edicioni IV i projektit ekipet sportive në shkolla, me trajnimin e mësuesve dhe trajnerëve të basketbollit.

“160 trajnerë kanë zhvilluar trajnim praktik dhe teorik për grupmoshat U19, U16 dhe U18 me lektorët Afrim Bilali dhe Bruno Hoxha”, theksoi KOKSH në një postim në rrjetet sociale.

Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH që ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla vitin e kaluar shkollor u angazhuan më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik.

/k.s/j.p/

The post Edicioni IV i ekipeve sportive nis me trajnimin e mësuesve dhe trajnerëve të basketbollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Programi qeverisës për sportin, 4 stadiume të reja dhe akademi sportive sipas modeleve ndërkombëtare

26 September 2025 at 09:12

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Gjatë dekadës së fundit sporti është shndërruar nga një sektor i lënë pas dore në një shtyllë të zhvillimit social e shëndetësor, me investime në infrastrukturë dhe rritje të mundësive për fëmijët e të rinjtë.

Nga qeveria shqiptare është investuar në ndërtimin e 150 terreneve sportive në shkolla e komunitete, ndërsa stadiumet si “Air Albania”, “Elbasan Arena”, në Shkodër e Kukës përmbushin standardet FIFA/UEFA.

Gjithashtu programi i ekipeve sportive në shkolla ka rezultuar histori suksesi dhe parashikohet të vijojë zgjerimi në numër disiplinash dhe investime vjetore në infrastrukturë, për të rritur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete sportive.

Në politikën sektoriale, sporti trajtohet si pjesë thelbësore e edukimit, shëndetit dhe kulturës shoqërore.

Në programin qeverisës 2025-2029 parashikohet forcimi i sportit si politikë publike horizontale për shëndetin, edukimin dhe kohezionin shoqëror, duke rritur pjesëmarrjen masive, duke zhvilluar talentin me infrastrukturë sportive dhe kushte të standardeve ndërkombëtare dhe duke garantuar përfshirje të barabartë, dhe duke përfshirë dhe infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë program parashikohet ndërtimi i 4 stadiumeve të reja në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlorë, me standarde të unifikuara për sportin profesionist.

Gjithashtu synohet themelimi i akademive sportive sipas modeleve më të mira ndërkombëtare Manchester City, Rafael Nadal dhe NBA për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve.

Parashikohet investimi në ndërtimin e 200 palestrave dhe terreneve të reja sportive në shkolla, duke garantuar akses të barabartë për çdo nxënës në hapësira moderne për edukim dhe aktivitet fizik.

Gjithashtu do të zgjerohet programi kombëtar “Ekipet Sportive në Shkolla” me disiplina të reja sportive, duke aktivizuar më shumë se 20 mijë nxënës në shkolla.

Po ashtu, parashikohet krijimi i Komitetit Paraolimpik Kombëtar Shqiptar dhe Olimpiku Special Shqiptar si dhe rritja e mbështetjes për sportistët elitarë e federatat, për përgatitje në garat ndërkombëtare.

Gjithashtu synohet ndërtimi i infrastrukturës së përshtatur për personat me aftësi të kufizuara, duke mundësuar përfaqësimin në Olimpiadat Speciale dhe Paraolimpike.

Në program thuhet se, Shqipëria do të mikpresë gjithnjë e më shumë ngjarje sportive ndërkombëtare, duke u shndërruar në një qendër rajonale të sportit.

Këto angazhime do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në promovimin e potencialeve ekonomike, turistike dhe kulturore të vendit, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e organizimit të eventeve të mëdha sportive.

/gj.m/j.p/

The post Programi qeverisës për sportin, 4 stadiume të reja dhe akademi sportive sipas modeleve ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komuna e Shtimes përfundon rinovimin e palestrës sportive

25 September 2025 at 12:47


Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, mbrëmë vizitoi palestrën sportive të qytetit, e cila së fundmi ka përfunduar renovimin në vlerë rreth 400 mijë euro, investim që ka krijuar kushte më moderne dhe më të përshtatshme për sportistët e komunitetit.

Gjatë vizitës, kryetari Aliu u takua me futbollistët dhe stafin e klubit më të ri të futsallit në Shtime, “Shtimja 26”, i cili është gati të debutojë në garat e Superligës së Kosovës, përcjell Telegrafi.



Sportistët e rinj shpalosën përkushtimin dhe energjinë e tyre, duke premtuar lojëra emocionuese dhe suksese që do të bëjnë krenarë qytetarët e Shtimes.

Kryetari Aliu theksoi se komuna do të vazhdojë të mbështesë klubet sportive në çdo hap të rrugëtimit të tyre, duke e bërë sportin një prioritet të rëndësishëm për zhvillimin e rinisë dhe komunitetit lokal. /Telegrafi/

Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë

By: Elva
19 September 2025 at 12:28

Policia e Tiranës ka arrestuar 34-vjeçarin R.U., pasi u kap duke vendosur baste sportive në celular në ambientet e një lokali në rrugën “Mikel Maruli”. Gjithashtu një 32-vjeçar, E.P., shpallet në kërkim pasi në çantën e tij të lënë në lokal u gjet një sasi kokaine. Pronari i lokalit, I.K., 32 vjeç, u procedua në […]

The post Baste sportive dhe ko*ainë, një i arrestuar dhe një në kërkim në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌