❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas përmbytjeve, rruga e Gjatit në Gjirokastër e kalueshme

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit janĂ« ndĂ«rprerĂ«, ndĂ«rsa puna pĂ«r sistemimin e dĂ«meve vijon pa ndĂ«rprerje edhe nĂ« GjirokastĂ«r, si nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Kryebashkiaku Flamur Golemi deklaron se strukturat bashkiake janë të angazhuara maksimalisht për rikthimin e normalitetit në zonat e prekura.

Sipas tij, ndĂ«rhyrjet po kryhen me durim dhe pĂ«rkushtim, duke pĂ«rdorur tĂ« gjitha kapacitetet njerĂ«zore dhe teknike, kudo ku ka nevojĂ«. “Reshjet intensive ikĂ«n, por ne s’e ndalim punĂ«n pĂ«r tĂ« sistemuar gjithçka tĂ« dĂ«mtuar. Me durim e pĂ«rkushtim e me tĂ« gjitha kapacitetet qĂ« kemi po ndĂ«rhyjmĂ« kudo ku ka nevojĂ«. Lajm i mirĂ« qĂ« sot bĂ«mĂ« tĂ« kalueshme edhe rrugĂ«n e Gjatit”, shprehet Golemi.

Bashkia Gjirokastër garanton se monitorimi i situatës do të jetë i vazhdueshëm dhe çdo problematikë do të trajtohet në kohë.

/e.i/a.f/r.e/

The post Pas përmbytjeve, rruga e Gjatit në Gjirokastër e kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta

TIRANË, 14 janar/ATSh/ QĂ«ndrim Ismajli Ă«shtĂ« bashkuar me skuadrĂ«n e TeutĂ«s. Ky lajm Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i ditur nga klubi, nĂ«pĂ«rmjet njĂ« njoftimi pĂ«r mediet.

Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i kësaj skuadre.

Sipas njoftimit, 26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në repartin e mesfushës.

Ismajli ka luajtur me ekipe si Gjilani, KF Dardana dhe Flamurtari. Eksperienca me TiranĂ«n ka qenĂ« aventura e parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, ndĂ«rsa tani Ă«shtĂ« bashkuar me fanellĂ«n e “TeutĂ«s”.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mesfushori Qëndrim Ismajli firmos për KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes për shkak të ortekëve

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Rruga e Thethit Ă«shtĂ« aktualisht e hapur pĂ«r qarkullimin e mjeteve, pas njĂ« mbylljeje tĂ« pĂ«rkohshme pĂ«r shkak tĂ« rrezikut nga ortekĂ«t.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARrSh) bën me dije se ky aks është tashmë i kalueshëm për automjetet.

ARrSh njoftoi sot se pas reshjeve të dendura të borës, në një segment me gjatësi rreth 550 metra, ishte prezent rreziku i ortekëve nga lartësitë e shpateve. Ky rrezik shtohet gjatë orëve të mesditës me diell, kur fillon procesi i shkrirjes së borës.

Për këtë arsye, gjatë ditëve me mot të kthjellët dhe për arsye sigurie, ARrSh thekson se do të ketë mbyllje provizore të qarkullimit deri në orët kur temperaturat ulen dhe bora ngrin sërish.

Sipas ARrSh-së, qarkullimi gjatë intervaleve me rrezik do të realizohet me asistencën e punonjësve të kompanisë së mirëmbajtjes, e cila është e pranishme në terren në çdo moment.

Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të situatës dhe do të informojnë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/e.i/r.e/a.f/

The post ARrSh: Rruga e Thethit e hapur për qarkullim, pas mbylljes për shkak të ortekëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, Vllaznia mund Egnatian, barazim mes Elbasanit e Flamurtarit

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Dy ndeshjet e tjera tĂ« luajtura sot tĂ« vlefshme pĂ«r JavĂ«n e 19-tĂ« tĂ« Superiores, janĂ« mbyllur njĂ«ra nĂ« barazim dhe tjetra me triumfin e skuadrĂ«s sĂ« VllaznisĂ«.

Elbasani-Flamurtari u luajt nĂ« “Elbasan Arena” dhe u mbyll me rezultatin barazim 1-1.

Elbasani dominoi ndeshjen deri në minutën e 80-të. Goli i verdhebluve erdhi nga penalltia me Diallon në minutën e 73-të, ndërsa në minutën e 80-të Oshafi vendosi baraspeshën për vlonjatët.

Në përfundim të 19 javëve, Elbasani mban vendin e dytë me 3 pikë më pak se Egnatia kryesuese. Flamurtari ndërkohë renditet i parafundit, teksa numëron 4 pikë më pak se Vora që ndodhet jashtë zonës së ftohtë.

Ndërsa, ndeshja Vllaznia-Egnatia përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Vllaznisë.

Aksioni spektakolar i finalizuar nga Kallaku në minutën e 27-të, do të vuloste fitoren e Vllaznisë. Shkodranët u mbrojtën me kujdes duke mbajtur sa më larg portës së tyre rrogozhinasit, të cilët u ndalën para portës shkodrane në disa raste gjatë ndeshjes.

Sot u luajt dhe sfida mes Tiranës dhe Bylisit në Ballsh, ku bardheblutë triumfuan me rezultatin 1-0.

/e.i/r.e/a.f/

The post Superliga, Vllaznia mund Egnatian, barazim mes Elbasanit e Flamurtarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët

TIRANË, 14 janar /ATSH/ KĂ«shilli i EmĂ«rimeve nĂ« DrejtĂ«si (KED) me pĂ«rbĂ«rjen e re tĂ« zgjedhur me short nga Presidenti i RepublikĂ«s, zhvilloi mbledhjen e tij tĂ« parĂ« nĂ« ambientet e GjykatĂ«s sĂ« LartĂ«.

KED vlerësoi se, me konstituimin e tij, duhet të angazhohet menjëherë për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat lidhen me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli realizoi procedurat e shortit elektronik për caktimin e anëtarëve relatorë për vendet vakante të cilat janë aktualisht në proces shqyrtimi pranë KED.

Në mbledhjen e KED, u caktua që vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, i shpallur nga organi i emërtesës Presidenti i Republikës, më datë 30.10.2025 të ketë relatore Afërdita Ndoin për kandidatët: Arta Vorpsi, Brunilda Bara, Genci Gjonçaj.

KED caktoi relator Alfred Progonati për kandidatët: Lulzim Hamitaj, Jordan Daci, Naureda Llagami, Roland Ilia.

Gjithashtu, në mbledhje u caktua relatore Ornela Naqellari për kandidatët: Alaudin Mala dhe Alban Toro.

Për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, i rishpallur nga organi i emërtesës Kuvendi i Shqipërisë, më datë 10.12.2025 relatore u caktua Afërdita Ndoi për kandidatët: Arta Vorpsi dhe Genci Gjonçaj.

KED caktoi relatore Klodiana Veizin për kandidatët: Fatmira Luli, Helena Papa, Lulzim Karini.

Njëherësh, KED caktoi relator Alfred Progonatin për kandidatët: Jordan Daci, Lulzim Hamitaj, Naureda Llagami, Roland Ilia.

KED theksoi nĂ« njoftim se krahas angazhimit maksimal tĂ« kĂ«tij kĂ«shilli, shpejtĂ«sia e procesit tĂ« verifikimit, besueshmĂ«ria dhe integriteti i tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet qĂ« duhet tĂ« dĂ«rgohen nga institucionet publike e subjektet private, tĂ« cilat, sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnĂ« pĂ«rgjigjet nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« mundshme, me informacione tĂ« plota dhe tĂ« sakta nĂ« shĂ«rbim tĂ« realizimit me sukses tĂ« misionit kushtetues e ligjor tĂ« KED.

Nga mbledhja e KED
1 nga 3

/e.i/a.f/r.e/

The post Vakancat në Gjykatën Kushtetuese, KED cakton relatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Pas arratisjes sĂ« tĂ« paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i DurrĂ«sit, ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari thirri sot nĂ« njĂ« takim tĂ« posaçëm drejtuesit e tĂ« gjitha institucioneve tĂ« ekzekutimit tĂ« vendimeve penale nĂ« vend.

Lamallari tha se pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, ka kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

“KĂ«rkova nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« parametrave tĂ« sigurisĂ« dhe rishpĂ«rndarjes sĂ« IEVP DurrĂ«s, duke konsideruar transferimin e tĂ« dĂ«nuarve apo paraburgosurve me rrezikshmĂ«ri nĂ« burgje tĂ« sigurisĂ« sĂ« lartĂ«â€, tha Lamallari.

Ministri i Drejtësisë u shpreh e ka urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cenim të sigurisë.

“Siguria nĂ« burgje Ă«shtĂ« njĂ« prioritet absolut dhe nuk do tĂ« tolerohet asnjĂ« formĂ« neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, vijoi Lamallari.

“Çdo tentativĂ« pĂ«r tĂ« sfiduar rendin, sigurinĂ« dhe autoritetin e ligjit nĂ«pĂ«r burgje cenon gjithashtu sigurinĂ« publike, besimin dhe bashkĂ«punimin me agjencitĂ« ligjzbatuese dhe institucionet e drejtĂ«sisĂ«. NĂ« çdo rast pĂ«rgjegjĂ«sit do tĂ« pĂ«rballen ligjĂ«risht pa kompromis dhe pa humbur kohĂ« me pasojat e veprimeve tĂ« tyre”, tha ministri Lamallari.

Në vijim të ngjarjes së një dite më parë, pas një analize nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është shkarkuar i gjithë zinxhiri komandues në IEVP Durrës.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar edhe tetë punonjës të Policisë së Burgjeve në Durrës.


/e.i/r.e/a.f/

The post Lamallari: Masa urgjente për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arratisja e Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve bĂ«n me dije se zinxhiri komandues i Burgjeve tĂ« DurrĂ«sit Ă«shtĂ« pezulluar sot pas ngjarjes, ku u arratis i paraburgosuri Altin Ndoci.

Më herët, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se i paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore.

Në njoftim, cilësohet se të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

“PavarĂ«sisht ndĂ«rhyrjes sĂ« menjĂ«hershme nga forcat e PolicisĂ« sĂ« Burgjeve pĂ«r ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur tĂ« largohet nga spitali”, theksohet nĂ« njoftim.

Drejtoria e Burgjeve thekson se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/e.i/j.p/

The post Arratisja e Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i Burgjeve të Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I paraburgosuri Altin Doci u arratis nga Spitali i Durrësit, ishte për vizita mjekësore

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Burgjeve njofton se i paraburgosuri Altin Ndoci Ă«shtĂ« larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal tĂ« DurrĂ«sit, ku ishte shoqĂ«ruar pĂ«r kryerjen e vizitave mjekĂ«sore.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit.

Në njoftim, cilësohet se pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali.

Drejtoria e Burgjeve thekson se strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/e.i/j.p/

The post I paraburgosuri Altin Doci u arratis nga Spitali i Durrësit, ishte për vizita mjekësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

113-vjetori i themelimit, Proda: Policia, tashmë partner i besueshëm i angazhuar në skuadra hetimore ndërkombëtare

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Ilir Proda u shpreh sot se ky institucion qĂ«ndron nĂ« kĂ«mbĂ« pĂ«rballĂ« sfidave tĂ« shumta ndĂ«r vite.

Në aktivitetin e organizuar në Hotel International, me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin edhe drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, kreu i BKH-së, Joni Keta, e të tjerë përfaqësues të lartë, Proda tha se 13 janari është një ditë historike dhe jetike për vendin tonë sepse pa rend nuk ka liri dhe pa siguri nuk ka të ardhme.

“Kjo e vĂ«rtetĂ« e thjeshtĂ« ka udhĂ«hequr misionin e PolicisĂ« sĂ« Shtetit qĂ« nga dita kur plaku i mençur, kryeministri i saj kohe Ismail Qemali vendosi krijimin e PolicisĂ« sĂ« Shtetit, e cila pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«timit tĂ« saj ka qenĂ« gur themeli i rendit, i ligjit, stabilitetit shoqĂ«ror por edhe simbol i bashkimit kombĂ«tar”, tha Proda.

Proda tha se Policia shqiptare ka ecur krah për krah me historinë e vendit, ka përballuar sfida të mëdha, dhe momente vendimtare por duke ruajtur me fanatizëm misionin e mbrojtjes së jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

“Misioni i saj Ă«shtĂ« simbol sakrifice, guximi dhe pĂ«rkushtimi ku çdo uniformĂ« flet pĂ«r njĂ« detyrĂ«, çdo emblemĂ« pĂ«r njĂ« frymĂ« dhe çdo veprim pĂ«r njĂ« premtim tĂ« patundur ndaj shoqĂ«risĂ«. GjatĂ« 113 viteve, 231 punonjĂ«s tĂ« policisĂ« ranĂ« dĂ«shmorĂ« pasi dhanĂ« gjithçka duke vendosur jetĂ«n e tyre mbi çdo rrezik pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetarĂ«t dhe ligjit. NĂ« kĂ«tĂ« rrugĂ«tim 113-vjeçar kanĂ« kontribuuar gjenerata tĂ« tĂ«ra dhe sot gjejmĂ« rastin tĂ« shprehim mirĂ«njohjen pĂ«r veteranĂ«t e policisĂ«, ata janĂ« thesari i pĂ«rvojĂ«s dhe burim frymĂ«zimi i profesionalizmit pĂ«r brezat e rinj”, tha Proda.

Sipas Prodës, viti 2025 tregoi fuqinë dhe vendosmërinë e Policisë në operacione të suksesshme kundër grupeve kriminale, luftë të pandërprerë ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, zbardhje të ngjarjeve kriminale, ulje të kriminalitetit, përballim të suksesshëm të sezonit turistik dhe të aktiviteteve me famë ndërkombëtare, si dhe zhvillim të Akademisë së Sigurisë si një qendër moderne dhe konkurruese për të rinjtë.

“TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« dĂ«shmi se Policia e Shtetit nuk stepet, nuk thyhet dhe nuk ndalon kurrĂ«. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditĂ« mĂ« mirĂ«, pĂ«r qytetarin dhe ligjin. PĂ«rpos kĂ«saj, organizata jonĂ« nuk Ă«shtĂ« perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi tĂ« tillĂ«. TĂ« gjithĂ« ne jemi nĂ« sfidĂ« tĂ« pĂ«rditshme, sfidĂ« me veten, sfidĂ« me standardet, sfidĂ« me pritshmĂ«ritĂ«, pĂ«r tĂ« mĂ«suar nga gabimet dhe pĂ«r t’u pĂ«rmirĂ«suar”, vijoi ai.

Proda nënvizoi se çdo operacion, çdo mision dhe çdo angazhim është provë se ligji nuk është thjesht një normë, por një realitet i prekshëm për qytetarët.

“Rezultatet e vitit tĂ« kaluar tregojnĂ« se bashkĂ«punimi dhe koordinimi me partnerĂ«t kombĂ«tarĂ« dhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ« janĂ« baza e suksesit tonĂ«. Policia e Shtetit Ă«shtĂ« tashmĂ« njĂ« partner i besueshĂ«m dhe i barabartĂ«, e angazhuar nĂ« skuadra hetimore dhe operacione tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta kundĂ«r krimit tĂ« organizuar dhe krimeve globale, nĂ« funksion tĂ« rritjes sĂ« sigurisĂ« kombĂ«tare, rajonale dhe mĂ« gjerĂ«â€, tha Proda.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit shtoi se profesionalizmi dhe besueshmëria e Policisë së Shtetit, përgjatë vitit 2025, u vlerësuan me çmime dhe tituj nga partnerët ndërkombëtarë.

“Ne jemi ajo qĂ« bĂ«jmĂ« dhe jo ajo qĂ« flitet pĂ«r ne, nĂ«pĂ«rmjet sulmeve dhe pĂ«rbaltjes sĂ« padrejtĂ« ndaj kontributit tĂ« mijĂ«ra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qĂ« sakrifikojnĂ« çdo ditĂ« pĂ«r tĂ« mirĂ«n e pĂ«rgjithshme”, pĂ«rfundoi Proda.

/e.i/j.p/

The post 113-vjetori i themelimit, Proda: Policia, tashmë partner i besueshëm i angazhuar në skuadra hetimore ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tafaj: Moti i ftohtë ndikon tek pacientët me sëmundje zemre, ja si të kujdesen

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Temperaturat e ulta dhe i ftohti rrisin ngarkesĂ«n mbi zemĂ«r dhe mund tĂ« pĂ«rkeqĂ«sojnĂ« sĂ«mundjet kardiake.

Mjekët kardiologë flasin për kujdes të shtuar në këto ditë të ftohta dimri për pacientët me sëmundje zemre, për mjekim rregullisht dhe shmangien e ekspozimit të zgjatur në të ftohtë.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale ndau sot njĂ« videomesazh tĂ« Dr.Ermir Tafajt, mjek kardiolog pranĂ« QendrĂ«s Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, i cili jep disa kĂ«shilla pĂ«r kĂ«ta pacientĂ«, por edhe pĂ«r personat e shĂ«ndetshĂ«m.

Tafaj shprehet se “moti i ftohtĂ« dhe temperaturat e ulĂ«ta ndikojnĂ« nĂ« gjendjen e arterieve koronorare”.

“Kemi dy kategori njerĂ«zish, ata qĂ« mjekohen pĂ«r sĂ«mundje tĂ« zemrĂ«s dhe pacientĂ«t e shĂ«ndetshĂ«m. PacientĂ«t tĂ« cilĂ«t kanĂ« probleme me enĂ«t e zemrĂ«s duhet patjetĂ«r tĂ« jenĂ« mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m nĂ« temperaturat e ulĂ«ta. Duhet tĂ« marrin mjekimin e rregullt, duhet tĂ« kenĂ« veshur disa shtresa nĂ« momentin qĂ« janĂ« temperaturat e ulĂ«ta”, tha Tafaj.

Sipas Dr.Tafajt, në vendet me borë këto pacientë bëjnë një lloj sforcimi të shtuar duke marrë lopatat për të hequr borën në segmente të caktuara, çka mund të shfaqë edhe te pacientët që nuk kanë qenë në dijeni më përpara episode të dhimbjes së gjoksit.

“Edhe pacientĂ«t tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dhe nuk kanĂ« qenĂ« nĂ« dijeni qĂ« mund tĂ« kenĂ« pasur ose jo ngushtim tĂ« enĂ«ve koronare kuptojnĂ« qĂ« i ftohti dhe sforcimi nĂ« tĂ« ftohtĂ« shfaq klinikĂ«n e dhimbjes sĂ« gjoksit. Duhet me patjetĂ«r tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m tĂ« dy grupet e popullatave, si ato qĂ« kanĂ« probleme me enĂ«t e zemrĂ«s dhe ato qĂ« janĂ« tĂ« shĂ«ndetshĂ«m”, tha mjeku.

“NjĂ« dhimbje shtrĂ«nguese e cila mund tĂ« pĂ«rhapet majtas-djathtas gjoksit, qĂ« mund tĂ« marrĂ« krahun e majtĂ« ose tĂ« dy, ose mund tĂ« pĂ«rhapet mbrapa shpatullave. NjĂ« dhimbje qĂ« mund tĂ« hapet dhe pushon kur ne futemi nĂ« ambient tĂ« ngrohta ose kur ndalojmĂ« sforcimin. KĂ«to dhimbje janĂ« njĂ« alarm i kuq qĂ« duhet tĂ« shkohet drejt mjekut”, vijoi Tafaj.

Mjeku kardiolog u ndal edhe te simptomat e një tjetër goditjeje në zemër, siç është infarkti akut i miokardit.

“NjĂ« emergjencĂ« e cila nuk pret. Sa mĂ« shpejt tĂ« shkojmĂ« nĂ« urgjencĂ«, aq mĂ« i madh do tĂ« jetĂ« pĂ«rfitimi qĂ« do tĂ« ketĂ« muskuli i zemrĂ«s”, pĂ«rfundoi Tafaj.

/e.i/j.p/

The post Tafaj: Moti i ftohtë ndikon tek pacientët me sëmundje zemre, ja si të kujdesen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie niveli i ujërave në zonat e prekura nga reshjet në Shkodër, 800 ha tokë ende nën ujë

TIRANË, 13 janar/ATSH/ Bashkia e ShkodrĂ«s nĂ« pĂ«rditĂ«simin e situatĂ«s pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« shiut dhe motit tĂ« keq tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, njoftoi se nga monitorimi i vazhdueshĂ«m gjatĂ« natĂ«s dhe orĂ«ve tĂ« para tĂ« mĂ«ngjesit, situata hidrologjike nĂ« territorin e bashkisĂ« ShkodĂ«r paraqitet mĂ« e pĂ«rmirĂ«suar krahasuar me ditĂ«n e djeshme, me ulje tĂ« niveleve tĂ« ujit nĂ« zonat e prekura.

Në zonën Obot, është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 100 cm, nga 110 cm që ishte një ditë më parë, duke shënuar ulje rreth 10 cm. Aksi vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Mjetet e bashkisë Shkodër dhe strukturave mbështetëse qëndrojnë edhe sot në Obot, në gatishmëri të plotë për çdo nevojë dhe për garantimin e aksesit dhe ndihmës ndaj banorëve. Varkat janë të pranishme edhe sot në terren, për të garantuar transportin dhe ndërhyrjen në rast nevoje.

Bashkia Shkodër njofton se gjatë ditës së djeshme është realizuar furnizimi i banorëve me 1 kamion.

Në Obot ka banesa me prezencë uji në oborre, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për prezencë uji në brendësi të banesave.

NĂ« NjĂ«sinĂ« Administrative Dajç, nĂ« zonĂ«n Urrelat – Shirq, Ă«shtĂ« konstatuar ulje e nivelit tĂ« ujit rreth 10 cm krahasuar me ditĂ«n e djeshme. Vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji nĂ« kanalet kulluese tĂ« tokave bujqĂ«sore, por pa depĂ«rtim nĂ« banesa.

Sipërfaqja e tokës bujqësore me prezencë uji është në Dajç rreth 80 hektarë, Velipojë rreth 120 hektarë, Ana e Malit rreth 550 hektarë, Bërdicë rreth 50 hektarë.

Bashkia Shkodër njofton se totali i sipërfaqes në ujë është 800 hektarë.

Situata paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim, ndërsa monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse. /e.i/j.p/

The post Bie niveli i ujërave në zonat e prekura nga reshjet në Shkodër, 800 ha tokë ende nën ujë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prani uji rreth 105 cm në rrugën drejt fshatit Obot të Shkodrës

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Bashkia ShkodĂ«r nĂ« pĂ«rditĂ«simin e situatĂ«s, si pasojĂ« e motit tĂ« keq dhe reshjeve tĂ« shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit vuri nĂ« dukje se nĂ« krahasim me orĂ«n 08:00 tĂ« mĂ«ngjesit, situata paraqitet me ulje tĂ« nivelit tĂ« ujit nĂ« zonat e Obotit dhe Dajçit, ndĂ«rsa vijon monitorimi i vazhdueshĂ«m nga strukturat pĂ«rgjegjĂ«se.

Sipas raportimeve nga KESH, që prej mbrëmjes së djeshme është shënuar ulje e nivelit të shkarkimeve, çka ka dhënë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të ujit në zonat me prezencë uji.

Bashkia Shkodër informoi se aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore paraqet prezencë uji rreth 105 cm, çka e bën të pamundur aksesin me mjete rrugore, përfshirë edhe mjetet e larta të Forcave të Armatosura. Në këto kushte, transporti i banorëve po realizohet me varkat e Forcave të Armatosura.

Në fshatin Obot, 65 banesa paraqesin prani uji në oborre, ndërsa nuk ka raportime për banesa me prezencë uji në brendësi. Gjatë ditës së sotme po vijon furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm dhe koncentrat për gjënë e gjallë, në ndihmë të familjeve të prekura.

MĂ« tej, nĂ« njoftim thuhet se nĂ« zonĂ«n Urrelat – Shirq, uji ka dalĂ« nĂ« kanalet kulluese tĂ« tokave bujqĂ«sore. Deri nĂ« kĂ«to momente, nuk ka raportime pĂ«r prezencĂ« uji brenda banesave.

Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë sipas njësive administrative është në Dajç rreth 120 hektarë, në Velipojë rreth 195 hektarë, Ana e Malit rreth 600 hektarë dhe Bërdicë rreth 30 hektarë.

Monitorimi në terren vijon pa ndërprerje nga strukturat përgjegjëse dhe çdo zhvillim i mëtejshëm do të komunikohet në vijim.

/e.i/j.p/

The post Prani uji rreth 105 cm në rrugën drejt fshatit Obot të Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Kriposje e aksit Bogë-Theth në kushte ekstreme moti

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Ekipet e punĂ«s sĂ« bashkisĂ« ShkodĂ«r, janĂ« nĂ« terren duke punuar pĂ«r kriposjen e aksit BogĂ«-Theth.

Kryetari i bashkisĂ« ShkodĂ«r, Benet Beci njoftoi se pavarĂ«sisht kushteve ekstreme tĂ« motit, me temperatura shumĂ« tĂ« ulĂ«ta, nga -8°C deri nĂ« -15°C, po punohet intensivisht pĂ«r kriposjen e aksit Bogë–Theth.

Beci tha se qëllimi është që të garantohet qarkullimi i mjeteve në këtë aks dhe rritja e sigurisë për drejtuesit e tyre.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në zonat malore dhe të përdorin goma dimërore, ndërsa aksioni do të vijojë.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat veriore të vendit, por pastrimi i akseve kombëtare po bëhet rregullisht duke i mbajtur ato të hapura për qarkullimin.

/e.i/j.p/

The post Beci: Kriposje e aksit Bogë-Theth në kushte ekstreme moti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Punime në Spitalin Universitar të Traumës, ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Korpusi i Spitalit Universitar po modernizohet, por edhe pse disa hapĂ«sira spitalore janĂ« nĂ« proces rikonstruksioni, sistemi shĂ«ndetĂ«sor operon me kapacitete tĂ« plota, pa ndĂ«rprerje tĂ« kujdesit ndaj pacientĂ«ve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht, sallat operatore funksionojnë me dy turne, ndërsa sallat operatore të rasteve urgjente vijojnë në gatishmëri të plotë 24 orë për të garantuar reagim të menjëhershëm në çdo situatë emergjente.

Sipas MSHMS, stafi mjekësor dhe teknik po punon në koordinim të plotë për të siguruar vazhdimësinë, efikasitetin dhe cilësinë më të lartë të kujdesit shëndetësor, për të përmbushur nevojat e çdo pacienti që kërkon trajtim.

Prof.Asc. Vilson Ruci, shef shërbimi i Ortopedisë pranë SUT-së tha se këtë vit puna ka nisur plot intensitet dhe me ngarkesë maksimale që në ditët e para të vitit në shërbim të pacientëve, të komunitetit dhe gjithë njerëzve që kanë nevojë për shërbim.

“Struktura jonĂ« Ă«shtĂ« elitare, pasi ne jemi qendĂ«r traume nĂ« nivel terciar qĂ« pĂ«rballon me sukses politraumĂ«n muskolo-skeletike neurokirurgjikale, tĂ« rasteve tĂ« rĂ«nda nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« nĂ« bashkĂ«punim me spitalet e mĂ«dha rajonale dhe bashkiake”, tha Ruci.

“Jemi gjithmonĂ« nĂ« koordinim tĂ« pĂ«rsosur pĂ«r menaxhimin e pacientĂ«ve tĂ« traumatizuar, aksidentuar dhe atyre qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r shĂ«rbimet tona. MegjithĂ«se spitali filloi njĂ« fazĂ« tĂ« re rikonstruksioni, i cili do tĂ« rrisĂ« cilĂ«sisht shumĂ« shĂ«rbime qĂ« i ofrohen pacientĂ«ve, sigurojmĂ« tĂ« gjithĂ« komunitetin, opinionin publik, familjarĂ«t qĂ« do i ofrojmĂ« shĂ«rbimin tonĂ«â€, vijoi ai.

Dr. Ruci shtoi se është organizuar një plan masash që ekipet dhe strukturat e SUT-së të jenë në gjendje gatishmërie, nga puna me dy turne dhe orare të zgjatura në mënyrë që të gjithë pacientët në kohën minimale të mundshme të marrin shërbim maksimal.

Ndërsa, Dr. Alfred Cake, shef shërbimi i bllokut operator në SUT, tha se ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht.

“Jemi duke punuar me dy salla, me dy turne pĂ«r tĂ« mbuluar nevojat e pacientĂ«ve, ndĂ«rkohĂ« qĂ« sallat urgjencĂ«s vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« punĂ« 24 orĂ« pĂ«r tĂ« mbuluar shĂ«rbimin e traumĂ«s. NĂ« SUT zhvillohen ndĂ«rhyrjet pĂ«r tĂ« gjitha gamat e nevojave dhe pa asnjĂ« ndĂ«rprerje vazhdojmĂ« me tĂ« njĂ«jtin intensitet nĂ« koordinim me stafin mjekĂ«sor dhe stafet e tjera ndihmĂ«se”, pohoi Cake.

/e.i/j.p/

The post Punime në Spitalin Universitar të Traumës, ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kuotat e lumenjve nën kontroll, 945 hektarë tokë bujqësore me prani uji në Shkodër

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Bashkia e ShkodrĂ«s njoftoi sot se situata hidrologjike paraqitet e qĂ«ndrueshme dhe nĂ«n monitorim tĂ« vazhdueshĂ«m, me nivele uji nĂ«n kuotat kritike dhe pa banesa me prezencĂ« uji nĂ« brendĂ«si tĂ« tyre.

Sipas bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë sipas njësive administrative Dajç rreth 120 hektarë, Velipojë rreth 195 hektarë, Ana e Malit rreth 600 hektarë dhe Bërdicë 30 hektarë.

Sipas bashkisë, prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë, është i bllokuar kalimi me mjete për shkak të rritjes së nivelit të ujit në rrugë.

Bashkia Shkodër bën me dije se situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.64 metra. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.70 metra, rreth 0.50 metra nën kuotën kritike (9.50 metra). Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.70 metra, rreth 2.30 metra nën kuotën kritike (10.00 metra).

Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal. Argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesit e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.

/e.i/j.p/

The post Kuotat e lumenjve nën kontroll, 945 hektarë tokë bujqësore me prani uji në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rrugët drejt destinacioneve turistike dimërore, lehtësisht të kalueshme me goma dimri

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Bujtina Trojani nĂ« LĂ«pushĂ« Ă«shtĂ« “ftesĂ«â€ pĂ«r tĂ« shijuar bukuritĂ« e Alpeve shqiptare nĂ« dimĂ«r.

Mes petkut të bardhë të dëborës, sportit të skive, bukurive të natyrës alpine dhe ushqimit tradicional, ky investim i familjes Trojani mikpret vizitorët që shkojnë në Lepushë dhe Këlmend.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale videon e guesthousetrojani, ku vajza 11- vjeçare me emrin Suela, së bashku me familjen e saj mikpresin mes traditës dhe bukurive natyrore.

“Aty ku mrekullia e natyrĂ«s dhe e shqiptarit jetojnĂ« mĂ« bukur se kudo. KĂ«to vende jetojnĂ« me turizĂ«m nĂ« tĂ« 4 stinĂ«t. RrugĂ«t janĂ« lehtĂ«sisht tĂ« kalueshme me goma dimri pĂ«r LepushĂ« dhe KĂ«lmend”, shkruan Rama.

Ndërkohë, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh se destinacionet turistike malore vijojnë të jenë të aksesueshme.

Sipas tij, “edhe pse ka pasur reshje tĂ« dendura dĂ«bore, falĂ« punĂ«s sĂ« koordinuar nĂ« terren nga bashkitĂ« dhe autoritetet pĂ«rkatĂ«se, akset rrugore qĂ« lidhin pikat turistike janĂ« pastruar dhe funksionale, duke mundĂ«suar lĂ«vizje tĂ« sigurt pĂ«r vizitorĂ«t dhe operatorĂ«t turistikĂ«â€.

“Fundjavat nĂ« zonat malore po kthehen nĂ« njĂ« alternativĂ« ndryshe pushimi pĂ«r familjet dhe tĂ« rinjtĂ«, duke kombinuar natyrĂ«n, sportet dimĂ«rore dhe mikpritjen lokale, si njĂ« mundĂ«si e mirĂ« pĂ«r zhvillim dhe promovim tĂ« turizmit gjatĂ« gjithĂ« vitit”, tha Gonxhja.

Gonxhja shtoi se “nĂ« disa raste trafiku dhe numri i lartĂ« i mjeteve rrugore nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, drejt destinacioneve fundore, ka krijuar ngadalĂ«sim lĂ«vizjeje e radhĂ« pritjeje por kĂ«rkohet mirĂ«kuptimi i qytetarĂ«ve, ndĂ«rsa policia dhe autoritetet rrugore vijojnĂ« monitorimin dhe informimin”.

/e.i/j.p/

The post Rrugët drejt destinacioneve turistike dimërore, lehtësisht të kalueshme me goma dimri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Procedim penal 33-vjeçares në Durrës, braktisi 3 fëmijët e mitur

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Tri fĂ«mijĂ« tĂ« mitur nĂ« DurrĂ«s janĂ« marrĂ« nĂ« mbrojtje nga ShĂ«rbimi Social, pas denoncimit nga gjyshja se ish-nusja e djalit i kishte lĂ«nĂ« vetĂ«m.

Policia DurrĂ«s njofton se specialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« Stacionit tĂ« PolicisĂ« Plazh referuan materialet nĂ« Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases B. B., 33 vjeçe, pĂ«r veprĂ«n penale “Keqtrajtimi i tĂ« miturve”.

Sipas Policisë, procedimi penal nisi pasi ditën e sotme, rreth orës 17:20, është paraqitur shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte, rasti i publikuar dhe në rrjete sociale.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, u bë e mundur marrja në mbrojtje e tre fëmijëve, të cilët u dërguan në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u morën në kujdes nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MSHMS: Grupi Teknik Ndërsektorial do të vendosë mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve

Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre.

Sipas një njoftimi nga MSHMS, tre fëmijët u dërguan në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme.

Në vijim, do të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, për të vendosur mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen e fëmijëve.

/e.i/j.p/

The post Procedim penal 33-vjeçares në Durrës, braktisi 3 fëmijët e mitur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e borĂ«s tĂ« orĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« qenĂ« njĂ« arsye mĂ« shumĂ« qĂ« qytetarĂ«t t’i drejtohen Parkut KombĂ«tar tĂ« Dajtit pĂ«r njĂ« aventurĂ« mes natyrĂ«s dhe borĂ«s.

Por, e gjithë situatë ka sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin që lidh Tiranën me Dajtin.

Fluksi i lartë i qytetarëve që kanë zgjedhur Dajtin për të shijuar dëborën, ka krijuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadaltë në këtë zonë.

MĂ« herĂ«t, drejtuesja e komanduar e bashkisĂ« TiranĂ«, Anuela Ristani u shpreh se aksi rrugor QafĂ« PriskĂ« – ShĂ«ngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, Ă«shtĂ« pastruar dhe Ă«shtĂ« trajtuar me kripĂ« pĂ«r tĂ« mundĂ«suar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u është bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.

/e.i/j.p/

The post Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Situata nga reshjet në Fier e qëndrueshme, hidrovorët në punë

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Pas reshjeve tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, situata nĂ« territorin e bashkisĂ« Fier Ă«shtĂ« e qĂ«ndrueshme dhe nĂ«n monitorim tĂ« vazhdueshĂ«m nga strukturat pĂ«rgjegjĂ«se dhe specialistĂ«t e terrenit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u shpreh sot nga inspektimi në hidrovorët Hoxhara 1 dhe 3 në Darzezë të Fierit, se situata është në monitorim të plotë.

Salla tha se hidrovorët Hoxhara 1 dhe Hoxhara 3, ashtu si të gjithë hidrovorët në të gjithë territorin e Shqipërisë, kanë qenë në punë pa ndërprerje gjatë reshjeve intensive, për menaxhimin e prurjeve të larta dhe lehtësimin e situatës në zonat bujqësore.

Ministri Salla u shpreh se ekipet kanë monitoruar në terren 24/7 gjithë situatën e shkaktuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Salla falënderoi të gjithë ekipet që kanë qenë në gatishmëri të plotë ndaj këtyre ditëve të vështira, por shtoi se duhet akoma vigjilencë.

/e.i/j.p/

The post Salla: Situata nga reshjet në Fier e qëndrueshme, hidrovorët në punë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spitali Rajonal Shkodër, në gatishmëri për çdo shërbim shëndetësor në kushte të vështira të motit

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« shiut dhe borĂ«s dhe pĂ«rkeqĂ«simi i motit tĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve ka nxjerrĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« gjitha ekipet shĂ«ndetĂ«sore dhe emergjencat nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.

Spitali Rajonal Shkodër, ka funksionuar pa asnjë ndërprerje 24/7, përmes masave të menjëhershme organizative dhe operacionale të ndërmarra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi se falë këtyre masave, nuk është cenuar në asnjë moment shërbimi ndaj shëndetit të qytetarëve.

Stafi mjekësor me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim ka përballuar me sukses situatën dhe duke garantuar vijimësinë e çdo shërbimi.

Sipas MSHMS, spitali Rajonal Shkodër mbetet i angazhuar e në gatishmëri të plotë duke dhënë shërbim shëndetësor 24/7 dhe duke qenë pranë çdo qytetari edhe në kushte të jashtëzakonshme.

Koordinimi i vazhdueshëm me spitalet rajonale, 36 njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe katër drejtoritë rajonale vazhdon në të gjithë vendin. MSHMS bëri me dije se përmes raportimeve të përditësuara dhe komunikimit të drejtpërdrejtë, me qëllim garantimin e një reagimi të shpejtë, është ndërtuar një sistem shëndetësor efektiv për çdo situatë.

/e.i/j.p/

The post Spitali Rajonal Shkodër, në gatishmëri për çdo shërbim shëndetësor në kushte të vështira të motit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌