Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Policia e Shtetit u bëri apel sot drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit.

Policia njoftoi se segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë është me shikueshmëri të reduktuar për shkak të mjegullës, ndaj apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Policia cilëson se në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjegull e dendur në mëngjes, rrezik në komunikacion në disa komuna - policia apelon për kujdes



Si pasojë e kushteve atmosferike të parashikuara për ditët në vijim, të karakterizuara me mot të vranët, intervale me diell dhe mjegull në orët e mëngjesit, në rajonin e Ferizajt është vërejtur prezencë e shtuar e mjegullës, e cila po vështirëson dukshmërinë në komunikacion.

Mjegulla është më e theksuar në zonat me pozitë më të ulët gjeografike dhe në afërsi të lumenjve, duke përfshirë komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.

Policia këshillon shoferët që: të ndezin dritat e shkurtra dhe dritat e mjegullës; të mos përdorin dritat me rreze të gjata; të ngadalësojnë dhe ta mbajnë shpejtësinë nën kontroll; të qëndrojnë në krahun e djathtë të rrugës; të rrisin vëmendjen ndaj ndryshimeve të papritura të dukshmërisë.

Policia paralajmëron se mjegulla mund të krijojë iluzione optike, duke rritur rrezikun e aksidenteve, sidomos në orët e hershme të mëngjesit. Për këtë arsye, kërkohet respektim maksimal i rregullave të trafikut.

Autoritetet theksojnë se siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve duke vozitur me kujdes.

Ndryshe meteorologët kanë njoftuar se mëngjeset do të shoqërohen me dukshmëri të reduktuar, ndërsa gjatë ditës priten përmirësime graduale të motit.

“Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, veçanërisht në zonat e ulëta dhe pranë sipërfaqeve ujore”, ka njoftuar IHMK. /Telegrafi/

Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e Ballukut

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Gjyqtarja e Posaçme e Gjykatës së Apelit, Miliana Muça, do të shqyrtojë ankimin e bërë nga zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Gjithashtu Muça do të shqyrtojë edhe ankimin e Erald Elezit dhe Gentian Gjylit, të cilët kundërshtojnë vendimin e Shkallës së Parë që caktoi për ta masën “arrest shtëpie”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal”, njoftoi Gjykata.

/m.q/a.f/r.e/

The post Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do të shqyrtojë ankimimin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Policia apeloi sot për më shumë kujdes nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në zonat malore, për shkak të reshjeve të dëborës.

Kështu, Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në akset ku ka ngarkesë dhe për të ndihmuar përdoruesit të rrugës, në raste nevoje.

Policia Rrugore apeloi për kujdes gjatë lëvizjes, pasi ka prezencë të lagështirës dhe në disa akse rrugore malore, prezencë të dëborës.

Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve apelohen të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në akset ku është e nevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore në shërbim.

Po ashtu, apelohen të moderojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e duhur me mjetet e tjera, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjeteve dhe motomjeteve.

The post Lagështi në rrugë dhe prani dëbore, policia apel shoferëve për kujdes në lëvizje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Belinda Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO

✇Albeu
By: V K

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO, duke kërkuar shfuqizimin e masave të gjykatës.

Me vendim të GJKKO, Belinda Balluku, është pezulluar nga ushtrimi i detyrës si zv/kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë.

Ajo akuzohet për aferën 210 mln euro të tenderit të tunelit të Llogarasë dhe atij të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në bisedat telefonike me vartësin e saj Evis Berberi, ish-zv/kryeministrja dilte zbuluar teksa ndiqte procedurat e tenderave dhe paracaktonte fituesit.

The post Belinda Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO appeared first on Albeu.com.

Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Lartë, ka prishur vendimin e Apelit për pushimin e hetimeve ndaj tre gjyqtarëve Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, të cilët lehtësuan dënimin për Dritan Dajtin.

Trupi gjykues i përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, prishën vendimin e Apelit të GJKKO të datës 27 nëntor 2020 dhe vendosën rikthimin e çështjes në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese, duke kërkuar hetimin e tre gjyqtarëve.

Dritan Dajti, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e 4 punonjësve të policisë dhe ndodhet në qeli prej vitit 2008.

Por, në shkurt te vitit 2019 një trupë gjykuese pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin duke e dënuar atë me 25 vite burg.

Tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj në shumicë, vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, ç`ka uli dënimin e tij me 1/3.

Ndërsa dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Vendimi ishte i debatueshëm dhe madje në atë kohë shtyu prokurorin Klodian Braho të urdhëronte kontrolle në banesat e gjyqtarëve, nën dyshimin se ata mund të ishin përfshirë në korrupsion lidhur me vendimin lehtësues në favor të Dajtit.

Në operacionin e gushtit të 2009 për arrestimin e Dritan Dajtit, mbetën të vrarë efektivët Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

Në atë kohë, Dajti kërkohej për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

The post Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Pritje e gjatë në Apel/ Prej 17 vitesh nuk marrin dot pronën, saga e 30 familjeve krutane

Disa familje krutane protestuan përpara Gjykatës së Apelit, ku kërkuan përshpejtim të seancave gjyqësore lidhur me një ankim që është depozituar ndaj tyre në këtë gjykatë nga Nikolin Lleshi, i cili ka humbur betejën ligjore për një çeshtje pronësie ndaj këtyre familjeve në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Prej korrikut 2023, këta banorë janë në pritje të nisjes së procesit gjyqsor në Apelin e Tiranës. Vendimi i gjyqtarëve që i dha të drejtë 30 familjeve, duke kaluar në favor të tyre 3 godina pallatesh, u ankimua në Apel nga pala tjetër.

Prej më shumë se dy vitesh, në Apelin e Tiranës nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqsore, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm.

Banorët paralajmëruan se në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga gjykata, ata do protestojnë sërish, deri ne momentin qe do të fitojnë drejtësi madje disa prej tyre shprehen se janë në moshë të thyer dhe ende nuk po gëzojnë banesat e tyre.

Schieder: Partitë të punojnë bashkë për integrimin, pavarësisht diferencave politike

TIRANË, 31 tetor/ATSH-Maela Marini/ Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder u bëri thirrje sot palëve politike në Shqipëri që pavarësisht diferencave politike të punojnë bashkë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Europës, Schieder ndau mesazhin e tij për politikanët shqiptarë.

“Kam një mesazh për miqtë e mi politikanë. Jam politikan vetë dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë do të thotë që secili të përpiqet që ta bëjë të qartë pozicionin e vet, të bëjë diferencën me kundërshtarët politikë. Por është e rëndësishme që çdo palë që është pro zgjerimit të punojë për këtë qëllim”, shtoi Schieder.

Schieder theksoi se duhet të punojnë bashkë, të zbatojnë ligjet europiane sa më shumë të jetë e mundur, pavarësisht diferencave mes partive të ndryshme.

“Dihet që secila parti ka ideologjinë e sajë, përfaqëson grupe të caktuara, por është e rëndësishme që nëse duan integrimin në BE të punojmë për të njëjtin qëllim”, shtoi ai.

Duke iu referuar takimit të fundit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Schieder theksoi se në atë takim kishte shumë diferenca mes palëve.

“U morën për një kohë kaq të gjatë për të shpjeguar se çfarë nuk shkon mirë, se pse partia X bën këtë apo atë gabim. Kjo është e rëndësishme për politikën, por jo për këto takime mes Parlamentit Europian dhe parlamentit shqiptar, sepse ne duam të diskutojmë zgjerimin”, tha ai.

Ndaj apeli i Schieder për politikanët shqiptarë është që të punojnë së bashku.

“Mazhoranca duhet të ftojë opozitën, të dëgjojë se çfarë ata duan dhe të jetë e hapur, ashtu siç duhet, që edhe opozita të jetë e gatshme të marrë pjesë. Ka ligje të rëndësishme si Reforma Zgjedhore për të cilat e mira do të ishte që të gjendej një konsensus i gjerë”, shtoi ai.

/a.f/r.e/

The post Schieder: Partitë të punojnë bashkë për integrimin, pavarësisht diferencave politike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia: E-mail-e të rreme me emrin e Prodës, qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Policia e Shtetit doli sot në një njoftim zyrtar, ku informon qytetarët se së fundmi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (e-mail), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Sipas Policisë, me këtë adresë, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Policia thekson se e-mail-et janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.

Policia pohon në njoftim se qytetarët duhet të kenë parasysh se Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet e-mail-it, asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar, ndërsa qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë e-mail-e me përmbajte të tillë.

Gjithashtu, bëhet me dije se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

/e.i/r.e/a.f/

The post Policia: E-mail-e të rreme me emrin e Prodës, qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Apeli lë në burg Gjon Shkambin

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për Gjon Shkambin, i arrestuar bashkëpunëtor i nipit të tij Elvis Shkambi i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja.

Trupa gjykuese në Gjykatën e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë, duke e lënë atë në burg.

Po ashtu në masën e arrestit me burg do të vijojë të qëndrojë edhe Banush Koxhaj, roja i sigurisë në Gjykatën e Apelit ditën e krimit.

Gjyqtari Kalaja u ekzekutua me armë mesditën e 6 tetorit në sallën e gjyqit. Ai u qëllua me armë zjarri nga 30-vjeçari, Elvis Shkambi, pasi shpalli një vendim gjyqësor për një çështje pronësie ku ishin të përfshirë familjarët e autorit.

Krahas gjyqtarit, Shkambi qëlloi edhe ndaj Rakip dhe Elvis Kurtaj, babë e bir, të cilët ishin palë në këtë proces gjyqësor./abcnews.al

Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Policia e Shtetit i bën apel për kujdes për të gjithë përdoruesve të rrugës për shkak të motit të keq.

Në një postim në rrjetet sociale, Policia e Shtetit theksoi se si pasojë e motit të keq me reshje shiu në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren  për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.

Policia fton qytetarët të telefonojnë në numrin 112 në rast nevoje në rrugë.

Vendi ynë sot është përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Gjatë ditës ka pasur reshje me intensitet mesatar në veri e pjesërisht në qendër. Në orët e mbrëmjes parashikohet riaktivizim i reshjeve të shiut të herëpashershme me intensitet mesatar e hera-herës lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike, kryesisht në zonën veriperëndimore e pjesërisht në qendër.

/k.s/j.p/

The post Moti me reshje, Policia apel për respektimin e rregullave të qarkullimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

Në pamjet e mëposhtme është momenti kur 30-vjeçari Elvis Shkambi, i shoqëruar nga forca të Policisë dhe me pranga në duar, futet në Drejtorionë e Policisë së Tiranës. Bashkë me të është shoqëruar edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. . Pasditen e sotme, 30-vjeçari ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së […]

The post VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja në News24 nga ngjarja e rëndë e regjistruar sot pasdite në gjykatën e Apelit në Tiranë ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Lala thotë se ka parë pamjet e kamerave të sigurisë nga salla e gjyqit dhe janë tronditëse, teksa Elvisi […]

The post “Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka reaguar në lidhje me vrasje e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Përgjithshme të Apelit. Teksa dënon me forcë “vrasjen e paprecedentë”, SPAK thotë se ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata, forcimin e masave mbrojtëse për […]

The post Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata appeared first on BoldNews.al.

Nis vaksinimi kundër gripit i personelit në QSUT, Çomo: Mjeti më i fortë që parandalon

TIRANË, 3 tetor/ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor kundër gripit sezonal 2025-2026.

Drejtoresha e Spitalit Infektiv, prof. Najada Çomo, u bëri thirrje sot të gjitha stafeve mjekësore, infermierëve, stafeve mbështetëse dhe punonjësve të kujdesit social e shëndetësor të kryejnë vaksinën.

“Stafi i shërbimit infektiv, i cili përballet me pacientë që kanë sëmundje të ndryshme virale përfshirë edhe gripin sot nisi procesin e vaksinimit. U vaksinuan një grup mjekësh, infermierësh, sanitarësh. Në ditët në vijim do të përfundojmë vaksinimin e plotë të stafit që punon në shërbimin infektiv”, theksoi Çomo, në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Çomo vuri në dukje se vaksina kundër gripit është mjeti më i fortë që parandalon infektimin nga virozat e stinës.

“Ndaj ata që janë persona që kanë sëmundje kronike, që janë staf mjekësor apo që punojnë me pacientë siç janë psikologë, sociologë, që punojnë në azilet e të moshuarve janë të lutur që të nxitojnë për t’u vaksinuar në vendet e punës ku vaksina ka mbërritur”, tha Çomo.

Ndërkohë që MSHMS bën të ditur se të gjithë qytetarët që duan të kryejnë vaksinën mund ta rezervojnë ditën e tyre në e-Albania.

MSHMS i bën apel qytetarëve të vaksinohen në qendrat e vaksinimit më të afërta, pasi vaksina shpëton jetë dhe në këtë mënyrë mbroni veten dhe të tjerët rreth jush.

Fushata e vaksinimit antigrip ka nisur në datën 22 shtator, ndërsa janë 280 mijë doza vaksinash në dispozicion të qytetarëve të shpërndara në qendrat shëndetësore në vend.

Vaksinimi i personelit shëndetësor po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa janë njoftuar qytetarët e moshës së tretë, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të gjithë personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Në udhëzimet e MSHMS-së thuhet se vaksina antigrip mund të bëhet nga personat mbi 65 vjeç, të sëmurët kronikë, ata me probleme të sistemit kardiovaskular, të sistemit pulmonar dhe të sistemit renal. E këshillueshme është që vaksina të bëhet edhe nga gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës mbi gjashtë muajsh.

/k.s/r.e/

The post Nis vaksinimi kundër gripit i personelit në QSUT, Çomo: Mjeti më i fortë që parandalon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tetori Rozë, dr. Avida apel vajzave dhe grave: Diagnostikimi i hershëm, baraz me jetë

TIRANË, 1 tetor/ATSH/ Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen në zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot mesazhin e dr. Ibrahim Avdisë, mjek kirurg i njësisë së kirurgjisë onkologjike dhe terapisë intensive, me një eksperiencë të gjatë prej 27 vitesh në shërbim të pacientëve që vuajnë nga sëmundje tumorale.

Në këtë muaj sensibilizmi, dr. Avdia u bën thirrje vajzave dhe grave që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të bërë ekzaminimet mamografike dhe ekografike dhe çdo vizitë tjetër shëndetësore në të gjitha institucionet shëndetësore, qofshin ambulanca, mamografi të lëvizshme, qendra spitalore, qendra terciare për të bërë një diagnozë sa më të hershme.

“Diagnostikimi i hershëm është baraz me jetë. Kanceri i gjirit kur diagnostikohet më herët është mbi 90% të rasteve i shërueshëm”, tha dr. Avdia, duke shtuar se diagnostikimi i hershëm dhe ekzaminimet patologjike, testet molekulare bëjnë që të realizohet trajtimi sa më adekuat dhe sa më shkencor i kancerit të gjirit.

“Çdokush që ka patur në familje një rast me kancer gjiri të nxisë motrën e vet, nënën e vet, të njohurën vet të bëjë një mamografi kudo që ajo mundet. Këtë sëmundje po të bëhemi të gjithë bashkë arrijmë t’ia dalim, arrijmë ta mposhtim”, tha dr. Avdia.

Dr. Avdia u bëri apel vajzave dhe grave ta shfrytëzojnë këtë muaj për të bërë sa më shumë ekzaminime mamografike dhe ekografike për të diagnostikuar sa më shumë raste të reja, për të fituar jetë.

Tetori Rozë është muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë, tetori është kthyer në simbolin e ndërgjegjësimit për më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, për të shpëtuar më shumë jetë.

Gjatë këtij muaji, organizohen fushata për të inkurajuar gratë që të kryejnë kontrolle të rregullta, si mamografia, që ndihmojnë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Vitet e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit.

/k.s/r.e/

The post Tetori Rozë, dr. Avida apel vajzave dhe grave: Diagnostikimi i hershëm, baraz me jetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Tetori rozë”/ Begaj apel grave dhe vajzave: Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë

SHQIPËRI- Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dhënë një mesazh sensibilizues përmes rrjeteve sociale, duke apeluar për kujdes ndaj shëndetit të grave dhe vajzave.

Kreu i shtetit inkurajoi gratë dhe vajzat që të kryejnë mamografinë, si një hap vendimtar drejt parandalimit dhe zbulimit të hershëm, që shpëton jetë.

“Çdo histori është unike, çdo rrugëtim ka rëndësi. Në Muajin e Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit, inkurajojmë gratë dhe vajzat që me guxim të jashtëzakonshëm përballen me këtë sëmundje. Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë”, apelon presidenti Begaj.

Fushata e “Tetorit Rozë” synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe edukimin mbi rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje./abcnews.al

Ylli i “La Casa de Papel” Ursula Corbero konfirmon shtatzëninë me një fotografi mahnitëse



Ursula Corbero zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin Chino Darin, duke postuar një fotografi të veçantë në Instagram me mbishkrimin: “Esto no es IA” (Kjo nuk është inteligjencë artificiale) dhe një emoji zemre.

Në fotografi, aktorja e “La Casa de Papel” duket rrezatuese, e veshur me një bluzë të bardhë sateni, duke përkëdhelur barkun e saj të dukshëm.

Ajo etiketoi direkt Chino Darin mbi bark, duke konfirmuar lajmin me një gjest të ëmbël.

Foto: Ursula Corbero/Instagram

Fansat dhe miqtë e famshëm reaguan menjëherë me urime, ndërsa Ursula tregoi edhe më parë se gjithmonë e kishte imagjinuar veten si nënë të re, por koha dhe karriera ndryshuan pak vizionin e saj.

Në një intervistë për Vogue España në gusht 2023, ajo foli për instinktet e saj amërore dhe lidhjen me familjen e Chino-s gjatë pandemisë, që ia forcoi vendosmërinë.

Foto: Ursula Corbero (La Casa De Papel)

Historia e dashurisë së Ursula Corbero dhe Chino Darin filloi në vitin 2016 në sheshxhirimin e dramës “La Embajada” dhe ka qëndruar gjithmonë private dhe e qetë.

Me ardhjen e fëmijës së tyre të parë, çifti po nis një kapitull të ri, i pritur me gëzim nga të dy vendet, Spanja dhe Argjentina. /Telegrafi/

Mashtrimet online/ Skema piramidale “XUEX”, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos bini pre

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit vjen me një apel për qytetarët, që të mos bien pre e mashtrimeve online.

Duke marrë shkas nga denoncimet sa i takon rastit të skemës piramidale ‘XUEX’, policia fton qytetarët që të denoncojnë nëse kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, po vijojnë hetimet e thelluara në kuadër të operacionit “XUEX”, për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve dhe agjentëve që kanë organizuar skema mashtruese të firmave piramidale online.

Gjithashtu, po vijon ndjekja dhe dokumentimi i lëvizjeve të kriptovalutave të përdorura në këto aktivitete kriminale.

Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe goditjes së këtyre skemave mashtruese, grupet kriminale po përpiqen të përdorin forma të reja mashtrimi online për të përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në këtë kontekst, është konstatuar se në platforma komunikimi si “Viber”, “Telegram” dhe të ngjashme, po qarkullojnë grupe që ofrojnë “mësime falas” mbi funksionimin e kriptomonedhave. Qëllimi i tyre i vërtetë është të fitojnë besimin e qytetarëve dhe më pas t’i nxitin ata të investojnë në platforma mashtruese.

Policia e Shtetit fton të gjithë qytetarët që kanë humbur para, duke investuar në platforma si “Xuex”, “Txex” apo të tjera të ngjashme, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe në sektorin për Hetimin e Krimit Kibernetik në çdo drejtori vendore të Policisë, për të denoncuar rastet.

Denoncimet tuaja janë thelbësore për dokumentimin e plotë të këtyre aktiviteteve dhe për mbrojtjen e qytetarëve të tjerë, që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të çdo forme tjetër mashtrimi online.

The post Mashtrimet online/ Skema piramidale “XUEX”, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos bini pre appeared first on Albeu.com.

Më 22 shtator nis vaksinimi kundër gripit, mjekja pediatre: I rekomandueshëm nga të gjitha protokollet

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Me afrimin e vjeshtës pritet të shtohen edhe virozat e stinës tek fëmijët.

Për këtë arsye mjekët pediatër i bëjnë apel prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që ta kalojnë më lehtë periudhën e virozave në vjeshtë, por edhe në dimër.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu përcolli në rrjetet sociale disa këshilla nga mjekja pediatre Dr. Meribane Zela, në prag të nisjes së Programit Kombëtar të Vaksinimit, më 22 shtator.

“Kryerja e vaksinës së gripit tek grupmoshat pediatrike është e rekomandueshme nga të gjitha protokollet e fundit, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Akademinë Pediatrike Amerikane, dhe nga shoqatat pediatrike europiane”, tha mjekja pediatre Zela.

Sipas saj, aplikimi i vaksinës së gripit rekomandohet tek të gjitha moshat pediatrike nga 6-muajsh e sipër.

“Do t’iu sugjeroja të gjithë prindërve veçanërisht prindërve që kanë fëmijë me sëmundshmëri kronike që janë edhe më të riskuarit e moshave pediatrike, t’i sjellin fëmijët e tyre për aplikimin e vaksinës së gripit”, tha Zela.

Këtë vit, për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ofron për të gjithë qytetarët mundësinë e zgjedhjes së vendit dhe kohës së vaksinimit, përmes platformës “e-Albania”.

MSHMS ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal, të cilat janë shpërndara në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit.

/k.s/j.p/

 

The post Më 22 shtator nis vaksinimi kundër gripit, mjekja pediatre: I rekomandueshëm nga të gjitha protokollet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌