ProtestĂ« e âShqipĂ«ria bĂ«hetâ te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri nĂ« largimin e RamĂ«s
TIRANĂ, 17 janar /ATSH/ Partia âShqipĂ«ria BĂ«hetâ zhvilloi sot njĂ« protestĂ« nĂ« sheshin para KryeministrisĂ«, ku kryetari i saj, Adriatik Lapaj, iu drejtua qytetarĂ«ve dhe aktivistĂ«ve me thirrjen pĂ«r vijimin e qĂ«ndresĂ«s kundĂ«r qeverisĂ«.
Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se protesta është pjesë e një angazhimi disa-javor të qytetarëve, duke nënvizuar se qëndresa do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.
Ai deklaroi se, sipas tij, qeverisja aktuale nuk ka sjellë përmirësime reale për qytetarët, pavarësisht fondeve të mëdha të administruara ndër vite.
Lapaj u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, janë përdorur fondet publike gjatë 12 viteve të fundit, duke ngritur pikëpyetje mbi investimet në shëndetësi, paga dhe shërbime publike.
Ai theksoi se qytetarët përballen me vështirësi ekonomike, mungesë shërbimesh dhe emigrim të lartë, ndërsa kërkoi llogaridhënie për përdorimin e buxhetit të shtetit.
Kryetari i âShqipĂ«ria BĂ«hetâ deklaroi gjithashtu se protestuesit nuk janĂ« zmbrapsur nga kushtet e vĂ«shtira atmosferike apo ndĂ«rhyrjet e forcave tĂ« rendit, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« angazhim si njĂ« betejĂ« pĂ«r demokratizimin e vendit.
Protesta u zhvillua pa incidente dhe u shoqërua me thirrje për ndryshim politik dhe rritje të përgjegjshmërisë institucionale.
LĂ«vizja âShqipĂ«ria BĂ«hetâ ka paralajmĂ«ruar vijimin e aksioneve tĂ« saj publike nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.
Në fund të protestë pati dhe përplasje me policinë, kur protestuesit ju afruan gardhit të vendosur nga unifirmat blu për ruajtjen e godinës në Këshillit të Ministrave dhe hodhën miell ndaj policëve.
/gj.m/a.f/
The post ProtestĂ« e âShqipĂ«ria bĂ«hetâ te Kryeministria, Lapaj: Nuk ndalemi deri nĂ« largimin e RamĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.



