Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Trafiku “mollë sherri” edhe në Belgjikë, 23-vjeçari shqiptar dhunon një person në mes të rrugës

By: Elva
4 February 2026 at 15:58

Një debat për përparësinë në trafik ka përfunduar në dhunë fizike në qytetin e Gent, duke çuar para drejtësisë një 23-vjeçar shqiptar, i cili rrezikon deri në gjashtë muaj burg. Ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt të vitit të kaluar në lagjen pranë stacionit hekurudhor. Sipas mediave belge, dy shoferë janë konfliktuar fillimisht verbalish për […]

The post Trafiku “mollë sherri” edhe në Belgjikë, 23-vjeçari shqiptar dhunon një person në mes të rrugës appeared first on BoldNews.al.

Hoxha: Nga viti 2000 kemi humbur mbi 3,000 njerëz në trafik

4 February 2026 at 12:49


Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë sot se ndër problemet kryesore është rritja e numrit të aksidenteve me fatalitet.

Hoxha i cili ishte i pranishëm në prezantimin e raportit vjetor për vitin 2025 të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë tha se nga viti 2000 deri më sot Kosova ka humbur mbi 3 mijë e 111 persona në trafik.

Hoxha theksoi se një nga prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës do të jetë siguria në trafik, ku nevojitet mbështetja e komunave dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

“Kosova që nga viti 2000 mijë deri më sot i ka humbur mbi 3 mijë e 111 njerëz në trafik. Është një numër i madh i jetëve të humbura në trafik dhe një prej prioriteteve ka me qenë siguria në trafik. Por, që këtë punë policia nuk mund ta bëjë e vetme, na duhet mbështetja e komunave, e ministrisë së infrastrukturës dhe e gjithë shoqërisë sidomos te vetëdijesimi i njerëzve”, tha Hoxha, raporton kp.

Në fund pjesëtarë të policisë së Kosovës u nderuan edhe me mirënjohje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Yesterday — 3 February 2026Main stream

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri, Kroaci – mbahet takimi trepalësh për forcimin e aftësive mbrojtëse

3 February 2026 at 13:40


Në bazë të Deklaratës së përbashkët trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë u mbajt takimi trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve.

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës bën të ditur se ky aktivitet përbën një nga veprimet në kuadër të zbatimit të fushave të bashkëpunimit të dakorduara ndërmjet palëve.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Fauk Geci, ku u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e Deklaratës”, thuhet në njoftim.

Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Po ashtu, deklarata e përbashkët trepalëshe konfirmoi angazhimin për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit trepalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, me synim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Juglindore.

Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e përpjekjeve të koordinuara për adresimin e sfidave të reja të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të cenojnë stabilitetin rajonal dhe atë ndërkombëtar. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Trafik kilometrik në autostradën e “zgjeruar” të Ballukut

By: Elva
2 February 2026 at 18:30

Mbrëmjen e sotme, në autostradën Durrës–Tiranë është regjistruar trafik i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh. Për shkak të fluksit të lartë, një pjesë e automjeteve kanë devijuar në rrugët dytësore, por edhe aty trafiku paraqitet i rënduar. Pavarësisht shqetësimeve të shpeshta të qytetarëve për trafikun në këtë aks, ankesat e tyre nuk kanë gjetur zgjidhje. […]

The post Trafik kilometrik në autostradën e “zgjeruar” të Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Epstein, trafik organesh nga Maqedonia/ Trutë e 1000 personave u trafikuan nga Shkupi për eksperimente shkencore

By: xhir jeta
2 February 2026 at 15:30

Dosja Epstein ka tronditur edhe Ballkanin.

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias – në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Në një email që mban titullin: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.

Hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.

Në emailin e datës 5 shkurt 2019, diskutohen kërkime që lidhen me shkaqet dhe aspektet biologjike të vetëvrasjeve.

Në dokumente përmenden gjithashtu shkencëtarë nga disa universitete të njohura amerikane, duke përfshirë Pittsburgh, Columbia, Neë York dhe Yale.

Në pjesën për Maqedoninë, thuhet se “vendi i vogël ballkanik siguron “material” referuar organit të trurit tek njerëzit, falë një anëtari të fakultetit të Universitetit të Kolumbias i cili vjen nga atje dhe ndihmoi në organizimin e të gjithë procesit”.

Sipas përshkrimit, organet janë dërguar menjëherë pas heqjes, janë transportuar me aeroplan nën eskortë speciale dhe u dërguar me anije në Shtetet e Bashkuara.

Atje, ata kanë përfunduan në kuti speciale, të shënuara me kode, sipas anës së trurit dhe datës së marrjes, pa specifikuar vendin ku organet i nënshtroheshin më pas procedurave eksperimentale.

Këto pretendime tërheqin edhe një herë vëmendjen ndaj rrjetit të kontakteve dhe aktiviteteve të lidhura me Jeffrey Epstein të shtrira në të gjithë botën.

Në gusht 2019, Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut në Nju Jork dhe vdekja e tij u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje, edhe pse rasti i tij vazhdon të gjenerojë polemika dhe dyshime…

Rritet numri i gjobave në Prishtinë

2 February 2026 at 13:28


Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka njoftuar se gjatë muajit të kaluar ka shqiptuar gjithsej 4,608 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, si pjesë e planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.

Krahasuar me janarin e vitit 2025, gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 311 gjoba më shumë, si rezultat i zbatimit të planeve “Kontrolli i shtuar i trafikut” dhe “Kontrolli i shpejtësisë”.

Gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimin e semaforit, tejkalimin e kolonës dhe në vijë të plotë, tejkalimin e shpejtësisë, si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ka ftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, për të siguruar një trafikun më të sigurt. /Telegrafi/


Kryqëzimi: Dy automjete kthehen në të njëjtën rrugë – kush kalon i pari dhe në cilën korsi?

1 February 2026 at 18:53


Një situatë e zakonshme në trafik shkakton shumë gabime. Edhe shoferët me përvojë shpesh nuk janë të sigurt për rregullin e saktë.

Klubi i njohur gjerman i automobilizmit, ADAC, prej më shumë se 100 vitesh është i përkushtuar edukimit dhe përmirësimit të sigurisë në trafik.

Në rrjetet sociale, publikojnë rregullisht detyra dhe enigma nga testet e trafikut, duke i ftuar ndjekësit të japin zgjidhjen përpara se të publikohet përgjigjja e saktë.

Një nga këto situata ka ngjallur diskutime të shumta, sepse përfshin një skenar që ndodh shpesh edhe në kryqëzimet urbane.

Qëllimi i këtij materiali është rritja e vetëdijes së shoferëve, jo ndëshkimi. Njohja e rregullave bazë dhe zbatimi i tyre në praktikë është çelësi i sigurisë në trafik, transmeton Telegrafi.

Kush ka përparësi në këtë kryqëzim?

Në një kryqëzim, dy automjete vijnë nga drejtime të ndryshme, por të dyja synojnë të kthehen në të njëjtën rrugë, e cila ka dy korsi të lira.

Situata duket e thjeshtë, por krijon dilema:

  • A mund të kthehen të dyja automjetet në të njëjtën kohë?
  • Cili automjet ka përparësi?
  • Në cilën korsi lejohet të hyjë secili?

Shikojeni me kujdes ilustrimin dhe mendoni: me çfarë rendi duhet të lëvizin automjetet në këtë kryqëzim?

⚠️ Gabime të shpeshta që bëjnë shoferët

Në situata të tilla, shoferët shpesh:

  • supozojnë se “ai që kthen më shpejt kalon i pari”
  • mendojnë se çdo automjet duhet të mbajë korsinë më të afërt me drejtimin e vet
  • harrojnë rregullin bazë të përparësisë nga ana e djathtë

Këto supozime çojnë në konfuzion, ndalesa të papritura dhe rrezik për përplasje.

Zgjidhja e saktë

Automjeti që vjen nga ana e djathtë e kryqëzimit (automjeti nr. 2) ka të drejtën e përparësisë së kalimit.

👉 Ai mund të kthehet i pari dhe ka të drejtë të zgjedhë cilëndo nga dy korsitë e lira në rrugën ku po hyn.

Pse është kjo zgjidhja e saktë?

Sipas rregullave të përgjithshme të trafikut, të cilat zbatohen edhe në Kosovë dhe në shumicën e vendeve evropiane:

▪ rregulli i krahut të djathtë ka përparësi në kryqëzimeku përparësia nuk është e rregulluar ndryshe
▪ automjeti që ka përparësi nuk është i detyruar të hyjëvetëm në një korsi të caktuar, përderisa korsitë janë të lira,
▪ automjeti tjetër duhet:
  • të presë
  • të sigurohet që rruga është e lirë
  • dhe vetëm pastaj të kryejë kthimin

⚠️ Pse kjo situatë është e rrezikshme në praktikë?

Sepse:

  • shoferët shpesh nisen njëkohësisht
  • ndodh futja e dy automjeteve në të njëjtën korsi
  • krijohen frenime të papritura dhe reagime nervoze

Një vendim i gabuar në këto raste mund të çojë në aksident anësor ose përplasje të lehtë, por të panevojshme.

A e dinit?

Shumë aksidente në kryqëzime ndodhin jo për shkak të shpejtësisë, por për shkak të keqinterpretimit të përparësisë së kalimit dhe zgjedhjes së korsisë. /Telegrafi/

Aksi Librazhd-Qafë Thanë mbi 3 orë i bllokuar/ Dyshime për neglizhencë nga kompania “ANK”

By: Brisi
1 February 2026 at 14:28

Aksi Librazhd-Qafë Thanë, vijon të jetë i bllokuar prej më shumë se tre orësh, si pasojë e një masivi shkëmbor që ka rënë në zonën e Dragostunjës. Situata raportohet mjaft problematike, ndërsa radhë të gjata automjetesh kanë mbetur të bllokuara duke shkaktuar shqetësim dhe indinjatë te shoferët. Sipas burimeve në terren, kompania ANK, e cila […]

The post Aksi Librazhd-Qafë Thanë mbi 3 orë i bllokuar/ Dyshime për neglizhencë nga kompania “ANK” appeared first on BoldNews.al.

Gjendet arsenal armësh në Tiranë/ Goditet baza në zonën e Selitës, katër persona të arrestuar

1 February 2026 at 09:47

Goditet një grup kriminal, i cili shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur  8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë.

Nga hetimet  dy mujore, dyshohet se këta persona, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.

Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Trafik i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, punimet paralizojnë qarkullimin

By: armand
25 January 2026 at 18:11

Trafik kilometrik raportohet në aksin Librazhd-Elbasan. Punimet në këtë aks si edhe lëvizjet e fundjavës ka bërë që qytetarët të përballen me radhë të gjatë automjetesh. Probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në akset Tiranë–Elbasan, ku qarkullimi është bërë i vështirë dhe me vonesa të gjata. Ndërkohë Policia Rrugore ndodhet në terren në rolin e […]

The post Trafik i rënduar në aksin Librazhd-Elbasan, punimet paralizojnë qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan

By: M C
25 January 2026 at 18:43

Në aksin Librazhd-Elbasan, është krijuar fluks automjetesh duke krijuar një trafik kilometrik.

Shkaqet kryesore të krijimit të kësaj radhe kilometrike mendohet të jenë punimet, por edhe lëvizjet e fundjavës.

Kjo është një situatë “e njohur” tashmë për këtë aks i cili shpesh herë sidomos gjatë fundjavave përballet me radhë kilometrike makinash.

The post Fundjava “rikthen” trafikun kilometrik në aksin Librazhd-Elbasan appeared first on Albeu.com.

Monitorimi me kamera, Policia e Kryeqytetit ndëshkon mbi 1300 kundërvajtës

20 January 2026 at 14:15


Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se po vazhdon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë në trafik.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit është duke realizuar shqiptimin e gjobave ndaj kundërvajtësve në bazë të monitorimit të kamerave të sigurisë.

Nga data 13.01.2026 deri më 19.01.2026 nga kjo njësi janë shqiptuar 1369 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë edhe përdorimin e telefonit mobil gjatë vozitjes, të cilat janë evidentuar nga kamerat e sigurisë apo gjatë zbatimit të detyrave të rregullta.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u bën apel të gjithë shoferëve që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve. /Telegrafi/

telegrafi.com

Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, trafik kilometrik

By: Ela
17 January 2026 at 16:36

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës – Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit. Që prej orës 14:30, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e […]

The post Rikthehet kaosi në aksin Tiranë-Elbasan, trafik kilometrik appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh

By: M C
17 January 2026 at 16:17

Rikthehet sërish kaosi dhe trafiku i rënduar në aksin e rrugës kombëtare Tuneli i Krrabës-Rrethrrotullimi i Bradasheshit, në hyrje të Elbasanit.

Që prej orës 14:30 të së shtunës, drejtuesit e mjeteve po përballen me radhë të gjata dhe lëvizje tepër të ngadalësuara, në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, Librazhdin dhe më tej me Juglindjen e Shqipërisë.

Shkak kryesor i situatës është fluksi i shtuar i automjeteve në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku me qindra familje nga kryeqyteti udhëtojnë për të kaluar fundjavën.

Ky fluks ka rënduar ndjeshëm qarkullimin dhe ka vështirësuar lëvizjen normale të automjeteve, sidomos në segmentet më problematike të aksit.

Në pikun e trafikut janë shtuar edhe shërbimet e Policisë Rrugore, e cila po punon për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale.

Megjithatë, sipas drejtuesve të mjeteve, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme mbetet problemi kryesor që çon në krijimin e radhëve tejet të gjata dhe në përsëritjen e këtij skenari pothuajse çdo fundjavë.

Gjatë javës së parë të këtij viti, për shkak të fluksit të lartë të automjeteve dhe mbizotërimit të motit të keq, radhët e mjeteve të bllokuara në këtë aks kanë arritur deri në 25 kilometra, duke sjellë vonesa të gjata dhe lodhje për qytetarët.

Drejtuesit e automjeteve apelojnë për zgjidhje afatgjata infrastrukturore, ndërsa këshillohen të planifikojnë udhëtimet jashtë orareve të pikut për të shmangur pritjet e gjata në trafik.

The post Rikthehet kaosi në aksin rrugën Tiranë-Elbasan, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike automjetesh appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës intensifikon angazhimet për rritjen e sigurisë në trafik në rajonin e Prishtinës

16 January 2026 at 08:51


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës po vazhdojnë angazhimet e shtuara për rritjen e sigurisë në trafik, pavarësisht fokusit të deritanishëm në zbatimin e planit operativ “Sezoni Dimëror”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor, në periudhën nga 1 janari deri më 14 janar 2026, ka vepruar në kushte të vështira atmosferike, duke u angazhuar në rregullimin dhe menaxhimin e trafikut rrugor, veçanërisht në zonat ku qarkullimi ka qenë i vështirësuar. Këto aktivitete janë realizuar në koordinim me zyrtarët e ministrisë përkatëse dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve.

Paralelisht me menaxhimin e situatës në terren, Policia ka theksuar se është punuar edhe në rritjen e nivelit të sigurisë në trafik. Vetëm gjatë dy javëve të para të këtij viti, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar gjithsej 1.883 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik.

Sipas statistikave të Policisë, përveç tejkalimit të shpejtësisë, sidomos në kushtet e dimrit, një sfidë e vazhdueshme mbetet edhe numri i madh i automjeteve të paregjistruara.

Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 353 automjete të paregjistruara, të cilat përbëjnë rrezik serioz për sigurinë rrugore, pasi qarkullojnë pa kontrollim teknik.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që t’u përmbahen rregullave dhe shenjave të trafikut, duke paralajmëruar se Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor – Prishtinë do të vazhdojë aktivitetet policore me qëllim të mbarëvajtjes dhe rritjes së sigurisë në rrugë. /Telegrafi/

Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit

11 January 2026 at 19:00

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Reshjet e borës të orëve të fundit kanë qenë një arsye më shumë që qytetarët t’i drejtohen Parkut Kombëtar të Dajtit për një aventurë mes natyrës dhe borës.

Por, e gjithë situatë ka sjellë trafik të rënduar dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin që lidh Tiranën me Dajtin.

Fluksi i lartë i qytetarëve që kanë zgjedhur Dajtin për të shijuar dëborën, ka krijuar radhë të gjata automjetesh dhe lëvizje të ngadaltë në këtë zonë.

Më herët, drejtuesja e komanduar e bashkisë Tiranë, Anuela Ristani u shpreh se aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u është bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.

/e.i/j.p/

The post Trafik i rënduar në rrugën e Dajtit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli

By: D Marku
11 January 2026 at 19:08

Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.

Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën.

Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt në Kolumbi.
Për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit dhe policisë, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.

Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.

Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.

Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar.

The post VIDEO/ Hiqej si shqiptar dhe trafikonte drogë, arrestohet në Kolumbi një shtetas zviceran me pasuri marramendëse. Kërkohej nga Interpoli appeared first on Albeu.com.

Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete të bllokuara në rrugë

By: armand
11 January 2026 at 17:36

Reshjet e borës e kthyen Malin e Dajtit këtë fundjavë në një destinacion mjaft të kërkuar këtë të diel për qytetarët e Tiranës. Kërkesa për ta vizituar atë ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në trafik, ku disa akse të kryeqytetit kanë qenë tërësisht të bllokuara. Pamjet me radhë kilometrike të automjeteve i përkasin rrugës […]

The post Trafik i rënduar nga Dajti në Tiranë, qindra automjete të bllokuara në rrugë appeared first on BoldNews.al.

Voziti 209 km/h në zonën 50, mërgimtari gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për 12 muaj

7 January 2026 at 20:19


Policia e Ferizajt ka marrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, pas publikimit të kundërvajtjeve të tyre në rrjetet sociale.

Shoferi L.B., 21 vjeç, duke drejtuar një BMW X6 me targa të huaja, në fshatin Greme ka arritur shpejtësi 209 km/h në një zonë me kufizim 50 km/h.

Ai është ndëshkuar me gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe heqje të patentës për 12 muaj. Shoferi e ka pranuar shkeljen e shkaktuar.

Ndërsa shoferi tjetër, E.K., 27 vjeç, duke drejtuar një Seat Ibiza me targa vendore në fshatin Zllatar, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Ai është ndëshkuar me gjobë prej 150 euro dhe 1 pikë negative dhe gjithashtu ka pranuar kundërvajtjen.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo kundërvajtje në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, duke garantuar konfidencialitet të plotë për identitetin e raportuesve.

Tirana në kolaps nga trafiku, bllokohet qarkullimi në rrugët hyrëse

By: redi
7 January 2026 at 18:09

Rrugët hyrëse për në Tiranë janë ende të bllokuara nga trafiku i rënduar që ka nisur që në orët e para të mëngjesit. E bllokuar plotësisht raportohet dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë, por kritike është situata dhe në rrugët e shtrira më brenda kryeqytetit. Problematik është qarkullimi në Rrugën e Laprakës, te 21 Dhjetori, në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Rruga e Kavajës…

Source

❌
❌