Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e turpshme dhe e papranueshme

9 February 2026 at 20:07

TIRANË, 9 shkurt /ATSh/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar ndaj pretencës së paraqitur sot në Hagë kundër ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të turpshme dhe si një goditje të rëndë ndaj pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Sipas Ballës, kjo pretencë përbën një batërdi të tmerrshme kundër së vërtetës historike dhe përpjekjeve të drejta të popullit të Kosovës për liri. Ai thekson se qëndresa paqësore shumëvjeçare e kosovarëve, lufta e drejtë e UÇK-së dhe eksodi masiv i civilëve që i shpëtuan spastrimit etnik, po anashkalohen duke u zëvendësuar me trillime.

“Pretenca e sotme është një alarm serioz, ndaj të cilit duhet të reagojmë me përgjegjësi për të mbrojtur legjitimitetin e luftës heroike të UÇK-së dhe të drejtën e patjetërsueshme të Kosovës për liri”, është shprehur Balla.

Ai nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe të vërtetës historike, duke mbrojtur vlerat e lirisë dhe drejtësisë.

/a.f/r.e/

The post Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e turpshme dhe e papranueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Balla uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së

6 February 2026 at 19:21

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me zëvendëspresidentin e UEFA-s dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i kanë shprehur urimet Presidentit Agim Ademi për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla vlerësoi arritjet e deritanishme të futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se këto rezultate përbëjnë një promovim të shkëlqyer të shtetit të Kosovës. Ai nënvizoi se drejtimi i mençur dhe vizionar i Presidentit Agim Ademi ka qenë një faktor kyç në këto suksese.

Gjithashtu, kryetari i grupit parlamentar të PS shprehu kënaqësinë për rritjen e bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si një vlerë të shtuar për zhvillimin e futbollit në të dy vendet.

Në përfundim, Balla u shpreh optimist se do të ishte një arritje historike që Shqipëria dhe Kosova të mbyllin me sukses fundin e muajit mars dhe të sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror.

The post Balla uron Agim Ademin për rizgjedhjen në krye të FFK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Thellësisht tronditëse ngjarja në Itali ku humbi jetën familja shqiptare

5 February 2026 at 13:25

TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, reagoi sot pas tragjedisë që i mori jetën katër anëtarëve të familjes shqiptare Kola në Itali.

Përmes një mesazhi, Balla e cilësoi ngjarjen si thellësisht tronditëse dhe shprehu ngushëllimet për humbjen e rëndë.

“Shumë, shumë i trishtë lajmi i tragjedisë së familjes shqiptare Kola, nga Grykshi i Peqinit, të cilët jetonin prej vitesh në Porcari, Lucchesia, Itali. U prehshin në paqe”, shkroi ai.

Familja shqiptare humbi jetën si pasojë e çlirimit të monoksidit të karbonit nga një kaldajë me defekt në banesën e tyre. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku babai 48 vjeç punonte në një kompani private, nëna 42 vjeçe ishte shtëpiake, djali 23-vjeçar punonte si elektricist dhe vajza 15-vjeçare ishte nxënëse.

Mediet italiane shprehen se familja shqiptare ishte prej vitesh e integruar dhe e respektuar në komunitetin lokal.

/m.m/r.e/a.f/

The post Balla: Thellësisht tronditëse ngjarja në Itali ku humbi jetën familja shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Ligjëratat kundër UÇK-së në shkollat e Kosovës, sulm ndaj historisë kombëtare

4 February 2026 at 19:20

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se ligjëratat kundër UÇK-së në shkollat e Kosovës janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj historisë sonë kombëtare dhe sakrificës për liri të popullit shqiptar.

Sipas Ballës, të tentosh ta njollosësh UÇK-në në institucione arsimore është keqinformim i qëllimshëm dhe cenim i rëndë i dinjitetit të dëshmorëve dhe familjeve të tyre. Gjykata Speciale, sipas tij, nuk ka mandat të rishkruajë historinë e Kosovës.

“Duhet të përkujtojmë me nderim edhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përpjekjet e ditëve të fundit të disa përfaqësuesve të Gjykatës Speciale, të cilët shfaqen në shkollat e Kosovës, për të interpretuar sipas tyre historinë dhe rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë përpjekje që nuk gjenden askund në asnjë vend të botës dhe ju kujtojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është nderi i kombit shqiptar, në atë anë të kufirit dhe në këtë anë të kufirit”, deklaroi Balla.

Deklarata e Ballës i bashkohet zemërimit masiv që ka nxitur një leksion i mbajtur në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ku zyrtarë të Gjykatës Speciale, sipas një audioincizimi të publikuar nga media lokale, u kanë shpjeguar nxënësve përmbajtjen e aktakuzave ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kjo orë mësimi ka nxitur reagime politike për shkak të baltosjes së UÇK-së, mungesës së një perspektive të balancuar dhe mosrespektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë.

/m.m/j.p/

The post Balla: Ligjëratat kundër UÇK-së në shkollat e Kosovës, sulm ndaj historisë kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritja e sigurisë ushqimore/ Kusht për anëtarësimin në BE, qeveria ka gati paketën ligjore

By: xhir jeta
4 February 2026 at 15:17

Qeveria ka gati paketën ligjore për forcimin e kontrolleve dhe sigurisë ushqimore. Nisma është në përmbushje të rekomandimeve të Komisionit Europian për grupkapitullin e “Bujqësisë”, i cilësuar si më sfiduesi sa i përket negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

“Ligji i ri për kontrollet zyrtare dhe puna për ligjin e ri të ushqimit, përbëjnë hapa moderne dhe të besueshme për sigurinë ushqimore. Shqipëria është në rrugën e duhur, thjesht duhet të ndryshojë marshin, një marsh më të shpejtë.  Është kapitull me ndikim të drejtpërdrejt në politikë. Ajo lidhet me shëndetin e qytetarëve, besimin e konsumatorit, funksionimin e tregut të brendshëm në Shqipëri.  Një nga sfidat më të mëdha në procesin e sigurisë ushqimore, janë ushqimet e skaduara që hyjnë nga jashtë”, tha Balla.

Në një tryezën e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ministri I bujqësisë, Andis Salla, tha se prioritet mbetet rritja e kontrolleve për produktet e imporit, eksportit, dhe prodhimit vendor. Ndërsa njoftoi se janë intesifikuar negociatat për rihapjen e fondeve për bujqësinë në kuadër të IPARD 3.

Ky vit konsiderohet vendimtar për Shqipërinë, e cila duhet të përafrojë legjislacionin shqiptare me atë të Bashkimit Europian. Qeveria synon që këtë vit të mbyllë 16 kapituj, në mënyrë që brenda 2027 të përfundoi I gjithë procesi teknik. Por të vijuar me tej me votën politike, aty ku anëtarësimi duhet të ratifikohet në parlamentet e 27 vendeve anëtare./abcnews.al

Salla për sigurinë ushqimore: 90 akte nënligjore për miratim në kuadër të integrimit në BE

4 February 2026 at 12:35

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla tha sot se standardet evropiane nuk duhet të shihen si pengesë, por si rrugë e përbashkët për të rritur tregun dhe cilësinë ushqimore.

Në aktivitetin e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ministri Salla tha se adresimi i rekomandimeve në raportin e Komisionit Evropian 2025 në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë, përbën një komponent thelbësor në ecurinë e Shqipërisë në Grupkapitullin 5, Kapitulli 12.

“Përmbushja e kritereve në këtë kapitull nuk kufizon vetëm përafrimin e legjislacionit, por kërkon ndërtimin dhe funksionimin efektiv të një sistemi kontrolli të barasvlershëm me BE-në ku siguria ushqimore lidhet me shëndetin e njeriut, me besimin e konsumatorit te produktet që konsumojnë dhe me sigurinë dhe prodhimi shqiptar të hyjë dhe të kontribuojë në tregun evropian”, tha Salla.

Salla tha se ka një fokus të veçantë në forcimin e kontrollit zyrtar që të jetë më i mirorganizuar në gjithë zinxhirin, nga ferma në tavolinë, në rritjen e kapaciteteve, më shumë përgjegjësi me terrenin, përmirësim të infrastrukturës mbështetëse me laboratorë dhe kontrollin kufitar, sepse pa to nuk ka siguri ushqimore reale.

Sipas Sallës, në fazën aktuale të negociatave me BE-në, sfidat mbeten në përafrimin e legjislacionit, për të cilin është përgatitur një plan veprimi i detajuar për gjithë afatet ligjore për Kapitullin 12.

“Për vitin 2026 për sigurinë ushqimore kemi parashikuar të miratojmë 90 akte nënligjore plus 5 akte zbatuese, ndërsa për veterinarinë 31 akte nënligjore deri në vitin 2027, për fitosanitarinë parashikohet miratimi i 10 akteve nënligjore për vitin 2026. Me mbështetjen e BE-së dhe Gjermanisë kemi nisur programin E4FoodSafity, që do të ndihmojë të përgatisë programin kombëtar për përmirësimin e standardeve të operatorëve ushqimorë që prodhojnë produkte shtazore dhe programin për qumështin e papërpunuar”, theksoi ai.

Ministri Salla shtoi se, njëherësh janë 20 milionë dollarë në dispozicion për të mbështetur ngritjen e shtatë pikave të inspektimit kufitar, pasi janë një element i rëndësishëm në procesin e kontrollit të import-eksporteve dhe integrimit në BE.

/e.i/r.e/a.f/

The post Salla për sigurinë ushqimore: 90 akte nënligjore për miratim në kuadër të integrimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

By: M C
3 February 2026 at 21:04

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet në përbërjen e Komisionit të Reformës Territoriale.

Lajmin e bëri të ditur nga foltorja kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili deklaroi se mazhoranca ka vendosur heqjen e këtij pike nga rendi i ditës, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e kësaj lëvizjeje.

“E heqim nga rendi i ditës ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale! Do vijojë puna në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.”, u shpreh Balla gjatë seancës.

Vendimi u shoqërua me reagime nga opozita. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, kërkoi që mazhoranca të mos mjaftohet vetëm me heqjen e pikës nga rendi i ditës, por të tërhiqet plotësisht nga ndryshimet e propozuara në Komisionin e Reformës Territoriale.

“Duhet të tërhiqeni nga ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale, jo thjesht ta hiqni nga rendi i ditës! Tërheqja tregon vullnetin, shtyrja nuk tregon asgjë.”, u shpreh Boçi, duke theksuar se opozita e konsideron këtë proces të njëanshëm.

The post PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale appeared first on Albeu.com.

“Do ta votoja me shumë kënaqësi…”/ Balla: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç është domosdoshmëri

By: M C
3 February 2026 at 19:33

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të rinjtë dhe fëmijët janë grupi më i ekspozuar ndaj rrezikut të drogës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi nevojën për rritjen e sigurisë brenda dhe përreth shkollave.

Gjithashtu Balla u shpreh se është detyrim i Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme dhe i të gjithë aktorëve të tjerë institucionalë të forcojnë masat për mbrojtjen e fëmijëve nga shpërndarja e lëndëve narkotike.

“Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla.

The post “Do ta votoja me shumë kënaqësi…”/ Balla: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç është domosdoshmëri appeared first on Albeu.com.

Balla i drejtohet Berishës: Lajeni gojën kur flisni për ne… (VIDEO)

By: V K
3 February 2026 at 12:29

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shpërthyer kundër Berishës, ndërsa pohoi se ky i fundit duhet të ‘lajë gojën para se të flasë për PS’. Po ashtu ai ironizoi dhe Jozefina Topallin.

Balla: Zotëri kur t’i drejtohesh krahut këtej duhet ta lash mirë gojën, dhe ngrije kokën. Laje gojën sepse edhe për këto që thua zotrote… je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ne s’kemi thënë asgjë më shumë se sa thanë SHBA-të të shpallën non grata. Drejtësia në Shqipëri të ka marrë të pandehur për korrupsion, të vish këtu e të bësh të ndershmin, të flasësh në emrin e drejtësisë, kur 2 herë shkon para drejtësisë dhe i merr të tërë me libër shpije.

Do merresh edhe me mua që kam nderin e jetës të jem njeriu që të kam kallëzuar. Ngrije kokën Sali, 100 herë të kthehem mbrapa do e bëja. Jozefinë mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, këtë pjesë ma kurse pak se në 2021 bashkëpunuam bashkë kundër Saliut. Por na dole huq, nuk more vota në Shkodër. Por e di si dole? Si në diasporë. Historia në 20 vjet në parlament, këto rikthimet e tua në politikë janë ‘s’ia ajo pas asaj’. Sali laj gojën kur flet për PS, ta dha përgjigjen dhe do ta japë edhe ne 2029. Çohu dhe na shpjego mbledhjen djeshme, do merrni pjesë apo jo në komision.

 

The post Balla i drejtohet Berishës: Lajeni gojën kur flisni për ne… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës

By: Ela
3 February 2026 at 12:19

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar ashpër dhe me ‘kunja’ me Jozefina Topallin. Teksa Topalli po fliste nga vendi, Balla i tha që të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, ndërsa i rikujtoi se në vitin 2021 kanë bashkëpunuar kundër Berishës. Balla tha se “në Shkodër menduam se do […]

The post “Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”, Balla: Në 2021 bashkëpunuam kundër Berishës appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Parlamenti po kryen grusht shteti, nuk pranon kërkesën e SPAK!

By: Fax Web
3 February 2026 at 12:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Parlament akuzoi mazhorancën socialiste se po bllokon drejtësinë, duke mos pranuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Berisha iu drejtua socialistëve, duke i thënë se po mbroni korrupsionin, duke theksuar se Balluku deri tani u ka vjedhur shqiptarëve 1.2 mld euor.

“Ky parlament çdo ditë nxin për aktin antikushtetues për shndërrimin e mandateve të krimit në mburojë të Lubi Ballukut. Në parzmore të vjedhjes së miliarda euro të taksave tuaja nga Ramaduro dhe Lubia e tij. Ky parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e delikuentes Lubi Balluku”, tha Berisha.

Për të treguar se po mbrojnë korrupsionin dhe janë thjesht “automatë” që zbatojnë urdhrat, Berisha tha se deputetet e PS e kane te shkruar në Ballë “e keqja banale”, ndërsa solli këtë shembull:

“Sot do sjell tek ju konstatimin e filozofes gjermane Hannah Arendt. Kjo filozofe e shquar, në vitet 60 vendosi të ndjek gjyqin kundër Hejtmanit, një nazist që kishte përcjellë në furrat e djegies miliona hebre. U ul në sallën e gjyqit dhe ndoqi të gjitha seancat. Për habinë e atyre që prisnin konkluzionet e saj, kjo filozofe tha se kemi të bëjmë me të keqen banale. Pra sipas saj, në rastin e këtij burokratit xhelat, nuk ishte një mostër, por një automat që zbatonte urdhrat sic i vinin. Ndaj ajo la trashëgimi si doktrinën e të keqes banale, me të cilën ju në mënyrë të verbër mbështesni korrupsionin, bëheni shtylla të sistemit të gjakpirës së qytetarëve. Ju bllokoni heqjen e imunitetit të njeriu që të paktën 1.2 miliardë me këto dosje me padronin e saj ua ka vjedhur shqiptarëve”.

“Mos bëj sikur të dhimbset Saliu, në 2021 bashkëpunove me mua”, “S’të kam takuar kurrë” replika në Kuvend ndërmjet Ballës dhe Topallit

3 February 2026 at 12:43


Një replikë është shënuar këtë të martë mes kreut të Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe deputetes së PD-së Jozefina Topalli.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që është çuar në foltore dhe ka replikuar me kreun e PD-së, Sali Berisha, duke i thënë se ai është akuzuar për korrupsion nga SHBA.

Më tej, Balla ka thënë se Jozefina Topallit nuk duhet t’i dhimbset Berisha, sipas tij, sepse ajo ka bashkëpunuar në zgjedhjet e 2021 me PS-në.

Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas saj zgjedhja e saj në 2021 ishte sepse në krye të PD-së ishte një njeri i kontrolluar nga socialistët, raporton euronews.al.

“Kur ti drejtohesh këtij krahu këtej, duhet ta lash mirë gojën, dëgjove, dhe ngrije kokën e laje mirë gojën, sepse për këto që thuaj zotrote je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ne s’kemi thënë asgjë më shumë se çfarë ka thënë SHBA, të cilat të kanë shpallur non grata për korrupsion.

Drejtësia në Shqipëri të ka marrë të pandehur për korrupsion. Je i akuzuar për korrupsion dhe vjen këtu dhe të bësh të pandershmin, të flasësh në emër të drejtësisë dhe madje të bëhesh ti emisari për të sjellë haberet e drejtësisë, ti që dy herë në muaj shkon përpara drejtësisë dhe i merr me libër shpie të gjithë ata që të kanë ngritur ty akuzën: merr prokurorin, merr gjyqtaren.

Do vish këtu, do merresh edhe me mua, që e kam nderin e madh të jetës sime që jam njeriu që të kam kallëzuar ty. Do merresh edhe me mua që kam nderin e jetës të jem njeriu që të kam kallëzuar. Ngrije kokën, Sali, 100 herë të kthehem mbrapa do e bëja. Jozefinë, mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, ma kurse, se në 2011 bashkëpunuam bashkë kundër Saliut. Por na dole huq, nuk more vota në Shkodër. Jozefinë, historia në 20 vite, rikthimet si puna jote… Ulsia ka një shprehje të bukur, ajo pas asaj.

Sali, laj gojën sa herë përmend PS-në, se ta ka dhënë përgjigjen dhe do të ta japë edhe në 2029. Tani çohu, na sqaro vendimin e djeshëm. Do vini në komision apo jo?”, tha ai.

Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar edhe Topalli.

“Për të pasur një seancë normale duhet zbatuar rregullorja, ndërsa tani po i kthej përgjigje parafolësit. Është e ditur publikisht që në vitin 2021 kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të PD-së ishte dikush që ju e kontrollonit në çdo lëvizje; e ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj, merre vetë, mos ma drejto mua, se unë s’të kam takuar ty.

Për zgjedhjet ka një raport të OSBE-së që thotë shumë gjëra: si është përdorur administrata, paraja, si janë dhënë bonuset, tenderët, parapensionet etj. Por ka një frazë që është më e rëndë, që ju nuk e thoni kurrë: thotë se në Shqipëri ndodh diçka që nuk ndodh askund tjetër. Vijë ndarëse mes pushtetit dhe partisë nuk ekziston. Shih se çfarë keni bërë: ja keni dhënë vetë zarfet diasporës, shkove në Greqi duke i kërcënuar se, nëse nuk jepnin votën për ju, do t’iu hiqnit familjarët nga puna. Ta kam thënë edhe një herë: në Bjellorusi zgjedhjet fitohen me 70%, Putini i fiton me 75%, në Shqipëri Rama i ka marrë me 90%”, tha ajo.

“Lajeni gojën kur flisni për ne”, Balla i drejtohet Topallit: E mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?

3 February 2026 at 12:28


Seanca e sotme plenare në Shqipëri është përshirë nga debate dhe tone të larta zëri.

Pasi Berisha iu drejtua mazhornacës duke i quajtur “E keqja banale”, kreu i grupit parlamentar i PS, Tualant Balla reagoi ashpër duke i thënë ‘Laj gojën mirë kur të flasësh për PS’, raporton tch.

Sakaq iu drejtua deputetes së PD-së, Jozefina Topalli duke i thënë “Mos bëj sikur të shemb shpirti për të. E mban mend kur bashkëpunuam kundër Berishës në 2021?”

“Kur t’i drejtohesh krahut këtej duhet ta lash mirë gojën, dhe ngrije kokën (Berishës). Laje mirë gojën sepse edhe për këto që thua, zotrote… je i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ej, për pastrim parash dhe korrupsion. Ne s’kemi thënë asgjë me shumë seç kanë thënë SHBA. Të kanë shpallur non grata, thuaj, po apo jo? Je i akuzuar për korrupsion dhe të vish të bësh të ndershmin, të flasësh në emrin e drejtësisë dhe të behësh emisari i drejtësisë që dy herë në muaj shkon në SPAK dhe merr në gojë prokurorin. Ben këtu dhe merresh me mua, që kam nderin jetës që të kam kallëzuar, ej Sali, ngrije kokën Sali, 100 herë të kthehem pas, të njëjtën gjë do bëj.

Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Berishën se në 2021 kemi bashkëpunuar kundër Berishës., këtë pjesë ma kurse pak. Ti na dole huq, mendonim se do merrje ndonjë votë në Shkodër. Por e di si dole? Si në diasporë. Këto rikthimet e tua në politikë janë ‘si ia ajo pas asaj’.

Sali laj gojën kur flet për PS, ta dha përgjigjen dhe do ta japë edhe ne 2029. Çohu dhe na shpjego mbledhjen djeshme, do merrni pjesë apo jo në komision?”, tha ai/TCH/

Debatet për “Territorialen”/ Balla replikë me opozitën: Ju ka lënë Luli pa shkollë, në mëngjes keni mend të tjera, më pas e ndryshoni…

By: V K
3 February 2026 at 11:06

Seanca e sotme parlamentare, ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se opozita ndryshon mendim nga mëngjesi në darkë.

Ndërkohë, u kërkoi atyre që të ndajnë mendjen nëse do marrin apo jo pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

PS ka paralajmëruar se nëse nuk marrin pjesë atëherë do të ndryshojnë formulën, duke marrë drejtimin dhe shumicën e komisionit.

Megjithatë, Balla i la sërish kohë deri në darkë për të vendosur nëse do të marrin apo jo pjesë në mbledhje.

“Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjen e komisionit të posaçëm? Këtë e keni deri në darkë. në rast se na thoni që ne do të vijmë në mbledhjen e komisionit, jo kjo historia që i thashë unë kryetarit, por ai bashkëkryetari nuk më la mua…se unë kisha… po nuk erdhi…nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, sepse teta është gjysma e 16. Ju ka lënë luli pa shkollë, 8 e do edhe 1 që të bëhet 9 dhe të jetë një më shumë se gjysma. Ne po ju themi nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë na e thoni këtë deri në darkë. Se ju jeni në mëngjes keni mend të tjera, në darke keni mend të tjera. Do presim deri në darkë që t’ju vijnë mende dhe kismet vendosim deri atëherë”, u shpreh Balla.

The post Debatet për “Territorialen”/ Balla replikë me opozitën: Ju ka lënë Luli pa shkollë, në mëngjes keni mend të tjera, më pas e ndryshoni… appeared first on Albeu.com.

Boçi e Zhupa për “Territorialen”: PS nuk mund t’i imponohet PD-së, jo ndryshime të njëanshme

3 February 2026 at 10:17

TIRANË, 3 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Deputetët e mazhorancës dhe opozitës debatuan sot në Kuvend lidhur me përfshirjen në rendin e ditës të ndryshimit të vendimit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale”.

Në nisje të seancës plenare, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se në Konferencën e Kryetarëve nuk është marrë një vendim për përfshirjen e këtij vendimi në seancën e sotme plenare.

“Diçka e pavotuar në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të futet për votim në seancën plenare”, tha Zhupa.

Zhupa siguroi se PD ka qenë gjithmonë e gatshme për t’i qëndruar vendimit që ka votuar në Kuvend për të bërë bashkërisht reformën territoriale, ndërsa kërkoi edhe nga mazhoranca që t’i qëndrojë këtij vendimi.

“Tërhiqeni atë projektvendim që keni futur sot, sepse fillimisht duhet të kalonte në Konferencën e Kryetarëve. Po ashtu janë dy bashkëkryetarë që duhet të bashkërendojnë mbledhjen. Nuk mundet PS t’i imponohet PD-së. Mos votoni në mënyrë të njëanshme për të dështuar paraprakisht reformën elektorale, siç e bëtë në vitin 2014 dhe sot pasojat i vuajnë qytetarët shqiptarë”, tha Zhupa, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës.

Nga ana e saj nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu bëri të ditur se në Konferencën e Kryetarëve u vendos se nëse opozita do të merrte pjesë në mbledhjen e djeshme të komisionit, ky projektvendim nuk do të kalonte në seancë plenare.

Duke marrë fjalën në seancë, bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm të reformës administrativo-territoriale, Luçiano Boçi u shpreh se “nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve”.

“Është dhënë vetëm një ultimatum për një mbledhje të thirrur nga komisioni i reformës territoriale. Kur ka një kryetar, sipas Rregullores mbledhja thirret përmes dakordësisë së kryesisë së komisionit. Si ndodh që për komisionin e posaçëm, që ka dy bashkëkryetarë, komisioni të mblidhet me urdhrin e njërit prej tyre. Kjo është e turpshme dhe më e turpshme është ultimatumi që u dha në Konferencën e Kryetarëve. Nëse doni që këtë parlament ta ktheni në koloni ndëshkimore për opozitën, bëjeni”, tha Boçi.

Gjatë seancës në Kuvend, Foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Luçiano Boci, bashkëkryetar i Komisionit për Territorialen, foto: Andrin Hoxha

/a.f/r.e/

The post Boçi e Zhupa për “Territorialen”: PS nuk mund t’i imponohet PD-së, jo ndryshime të njëanshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla i përgjigjet opozitës: Keni afat deri në darkë për të marrë pjesë te “Territorialja”

3 February 2026 at 12:50

TIRANË, 3 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot në Kuvend se opozita nuk është ende e qartë lidhur me pjesëmarrjen ose jo në komisionin e posaçëm të reformës administrativo-territoriale.

Opozita kundërshtoi përfshirjen në rendin e ditës të seancës së sotme plenare të projektvendimit për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës territoriale.

Duke iu përgjigjur deputetëve të opozitës, Balla tha se mazhoranca është e gatshme të presë deri në mbrëmje, kur edhe do të votohet, për një vendim nëse do të marrin apo jo pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit.

Balla kërkoi qartësi dhe përgjegjësi institucionale nga opozita, ndërsa u shpreh se shumë vendime të opozitës i kanë mësuar përmes medias.

Sipas tij, opozita ka ndryshuar qëndrim brenda një dite, duke lënë të paqartë nëse është tërhequr apo jo nga bojkoti i komisionit.

“Mbrëmë mësuam nga media se ju jeni tërhequr nga bojkoti i komisionit të posaçëm të reformës administrativo-territoriale. Sot thoni se jeni tërhequr nga ajo që keni vendosur dje, pra se nuk jeni tërhequr nga bojkoti. Jeni aq kakofonistë sa për një çështje çoheni dy veta, ndërkohë që minimalisht duhet të flasë njëri në emër të grupit. Tani jeni shpartalluar”, iu drejtua Balla deputetëve të opozitës. Ai ironizoi komunikimin e brendshëm të PD-së, duke thënë se edhe vetë deputetët socialistë janë detyruar të informohen përmes medieve dhe gazetarëve për vendimet e opozitës.

Balla i kërkoi opozitës të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit, duke theksuar se pa praninë e nevojshme të anëtarëve, komisioni nuk mund të funksionojë normalisht.

/a.f/r.e/

The post Balla i përgjigjet opozitës: Keni afat deri në darkë për të marrë pjesë te “Territorialja” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Debatet për “Territorialen”, Balla replikë me opozitën: Në mëngjes keni mend të tjera, më pas e ndryshoni

By: Fax Web
3 February 2026 at 10:36

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita ndryshon mendim nga mëngjesi në darkë. Ndërkohë i kërkoi atyre që të ndajnë mendjen nëse do marrin apo jo pjesë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale.

PS ka paralajmëruar se nëse nuk marrin pjesë atëherë do të ndryshojnë formulën, duke marrë drejtimin dhe shumicën e komisionit.

Megjithatë Balla i la sërish kohë deri në darkë për të vendosur nëse do të marrin apo jo pjesë në mbledhje.

“Zonja dhe zotërinj të PD ju angazhoheni që të merrni pjesë rregullisht në mbledhjen e komisionit të posaçëm? Këtë e keni deri në darkë. në rast se na thoni që ne do të vijmë në mbledhjen e komisionit, jo kjo historia që i thashë unë kryetarit, por ai bashkëkryetari nuk më la mua…se unë kisha… po nuk erdhi…nuk bëhet dot mbledhja e komisionit me 8, sepse teta është gjysma e 16. Ju ka lënë luli pa shkollë, 8 e do edhe 1 që të bëhet 9 dhe të jetë një më shumë se gjysma. Ne po ju themi nëse ju vini nuk ka nevojë të ndryshojmë na e thoni këtë deri në darkë.  Se ju jeni në mëngjes keni mend të tjera, në darke keni mend të tjera. Do presim deri në darkë që t’ju vijnë mende dhe kismet vendosim deri atëherë”, tha Balla.

Balla i përgjigjet opozitës: Integrimi europian dikton agjendë të ngjeshur në Kuvend

2 February 2026 at 12:01

TIRANË, 2 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se për shkak të agjendës së ngjeshur që dikton procesi i integrimit europian, seancat plenare në Kuvend do të jenë më të ngarkuara.

Gjatë një konference për shtyp nga kryesia e Kuvendit, Balla iu përgjigj pretendimeve të deputetëve të opozitës mbi seancat e zgjatura të Kuvendit.

“Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder deklaroi këtu në Tiranë se me këtë ritëm reformash Shqipëria i ka të gjitha shanset të anëtarësohet në BE brenda vitit 2029”, tha Balla.

Ndaj sipas tij, çdo deputet i Kuvendit, pavarësisht grupit parlamentar që i përket, duhet të kuptojë që është një mandat historik.

“Kjo legjislaturë është historike për sa i përket intensitetit të punës në Kuvend. Opozita ankohet përse Kuvendi ka seanca të gjata dhe duhet të punojmë deri vonë. Seanca të tilla të gjata do jenë më të shpeshta, ndoshta dhe me nevojën për të shtuar numrin e seancave plenare gjatë një jave. Viti 2026 do jetë një prej viteve parlamentare me intensitet më të madh, për shkak të numrit të madh të çështjeve”, sqaroi Balla.

/r.e/a.f/

The post Balla i përgjigjet opozitës: Integrimi europian dikton agjendë të ngjeshur në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Balla i ‘bindet liderit’: Po presim vendimin e Kushtetueses

By: Ela
2 February 2026 at 11:50

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për Ballukun, nuk do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Pas urdhërit që kanë marrë nga lideri Rama, Balla citoi sërish se Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk mund të mbajnë një qëndrim pa folur […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Balla i ‘bindet liderit’: Po presim vendimin e Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

❌
❌