Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Topalli: Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar

By: M C
27 January 2026 at 23:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi nga Kuvendi se ministrat dhe zyrtarët e korruptuar po mbahen në detyrë, ndërkohë pas protestës së opozitës u arrestua edhe një invalide dhe një fëmijë 10-vjeçar. Demokratja theksoi se vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar.

“Dy ditë më parë, ka pasur një protestë shumë të madhe, që shprehte zemërimin e shqiptarëve, kundër korrupsionit dhe asaj që po ndodh me fatin e shqiptarëve. Si një mesazh për t’i thënë gjithkujt që ne jemi këtu dhe nuk mund të na poshtërosh kështu. Sot në parlament vjen një draft, i cili ndër të tjera, ka një angazhim shumë të madh për të luftuar korrupsionin. Ne do dënojmë me burg, ata që do guxojnë të parkojnë dysh.

Ne nuk dënojmë ministra, zyrtarë të korruptuar, i mbajmë aty në detyrë. Pas protestës, bëtë kujdesin më të madh për të arrestuar një fëmijë 10-vjeçar,. Pas protestës, ju futët në burg një invalide. Ky paradoks, midis një korrupsioni që ka përmasa të paimagjinueshme, një vend që marrin peng biznesmenët nëse nuk heqin dorë nga tenderi. Heshtja mund të ekzistojë në vende që ka frikë, por protesta ishte britma kundër frikës. Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar. I dashur ministër, nuk besoj se ka ndonjë udhëzim nga BE, që të dënohet me burg ai që parkon dysh, ai është urdhër i shefit tënd”, tha Topalli./

The post Topalli: Vetëm pushtetet që janë të zhytura në korrupsion, arrestojnë fëmijë 10-vjeçar appeared first on Albeu.com.

I dënuar më parë për vrasje/ Kapet në një fermë kanabisi dibrani në Angli (EMRI)

By: Brisi
14 December 2025 at 15:33

Një shtetas shqiptar nga Dibra, i dëbuar më herët nga Britania e Madhe për vrasje, është arrestuar sërish pasi dyshohet se u rikthye ilegalisht për të drejtuar një fermë kanabisi. Sipas gazetës The Sun, bëhet fjalë për shtetasin Flamur Topalli ndaj të cilit ka nisur procesi i ekstradimit nga Londra drejt Tiranës.  Ai është kapur në […]

The post I dënuar më parë për vrasje/ Kapet në një fermë kanabisi dibrani në Angli (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Në 2013 PD e quajti “tradhtare”, Topalli lobon për të marrë vota që Lefteri Lleshi të jetë në krye të Komisionit të Shërbimit Civil

By: redi
4 December 2025 at 21:32

Jozefina Topalli e injoroi lëvizjen e nisur së fundmi nga Ervin Salianji në bazë duke thënë se tani prioriteti i qeverisë është përballja me qeverinë. Por Topalli ka nxituar që sapo i është dhënë mundësia, ti japë një shans ish-vartëses së saj, Lefteri Lleshi për të marrë një post të rëndësishëm. 28 deputetë demokratë me Topallin në krye të listës kanë mbështetur me firmat e tyre ish-kryetaren e…

Source

Topalli: Ata që janë të dehur mos i lini të flasin në foltore

By: redi
19 November 2025 at 19:18

Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj, dhe deputeti i PS-së Eduart Shalsi rrëzuan pretendimet e opozitës, duke i cilësuar tendencioze dhe kontradiktore me mbështetjen e parashikuar për veriun në projektbuxhetin 2026. Nga një debat për projektbuxhetin, deputetja e PD-së Jozefina Topalli akuzoi deputetin Shalsi se gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ishte i dehur. ”Kur zoti Spahiu foli se si…

Source

Topalli: Reforma në Drejtësi, eksperiment më i dështuar. S’na falet që një gjyqtar vr*tet në Gjykatë

By: redi
30 October 2025 at 15:23

Ish-kryeparlamentarja dhe deputetja e PD-së, Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit teksa bëri një skanim të Reformës në Drejtësi, ku deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ajo tha se dhe qeveria e ka pranuar dështimin. ”Ndodh dhe që reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku.

Source

Topalli – Peleshit: Pyet Gramoz Ruçin, a është përfshirë ndonjëherë në dekret një lodër teknologjike?

By: Ela
24 September 2025 at 11:22

Deputetja demokrate Jozefina Topalli, në fjalën e saj në Kuvend, e quajti të pabesueshme futjen në rend dite të një dekreti antikushtetues, siç opozita e cilëson dekretin për Diellën. Topalli e këshilloi kryeparlamentarin Niko Peleshi që të konsultohet me Gramoz Ruçin dhe ta pyesë nëse ka ndodhur ndonjëherë që në një dekret të futet një […]

The post Topalli – Peleshit: Pyet Gramoz Ruçin, a është përfshirë ndonjëherë në dekret një lodër teknologjike? appeared first on BoldNews.al.

Jozefina Topalli: Dekreti për Diellën është antikushtetutes, ngjan me meme, pyesni Gramoz Ruçin

By: V K
24 September 2025 at 11:42

Ditën e sotme, gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, Topalli ka deklaruar se dekreti për ‘Diellën’ është antikushtetues dhe më shumë ngjan me meme.

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka marrë fjalën sot për herë të parë që nga rikthimi i saj në Kuvend. Gjatë fjalës, Topalli ka deklaruar se dekreti për ‘Diellën’ është antikushtetues dhe më shumë ngjan me meme. Në fund, Topalli i kërkoi Niko Peleshit që të marrë disa këshilla nga Gramoz Ruçi si kryetar Kuvendi.

“Neni i parë i kushtetues thotë që Shqipëria është republikë parlamentare. Para se të fillonin seancat, deputetët janë betuar mbi ketë kushtetutë dhe e kanë shkelur në mënyrë brutale. Futja në rend ditë e një dekreti antikushtetues që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Nuk e di sa deputetë ka prej vitesh, por pyesni Grmaoz Ruçi a ka ndodhur të përfshihet në dekretin e presidentit një lodër teknologjike. Pyetini a ka ndodhur në tre dekata që në parlamentin e Shqipërisë të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus. Pyeteni z.Gramoz Ruçi”, tha Topalli.

The post Jozefina Topalli: Dekreti për Diellën është antikushtetutes, ngjan me meme, pyesni Gramoz Ruçin appeared first on Albeu.com.

A kushtoi 500 mijë euro dasma e djalit të Jozefina Topallit? Laert Vasili me koment të ashpër

18 September 2025 at 16:35


Dasma e djalit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, Genar Topalli me modelen Cindy Marina, ka bërë që të ketë reagime të shumta.

E kjo u diskutua edhe në programin “Top Story” të Grida Dumës, ku të ftuar kanë qenë: Armand Peza, Laert Vasili e gazetari Ronaldo Sharka.

Të njëjtit kanë diskutuar për detajet, raportimet se dasma kushtoi 500 mijë euro dhe përse nuk u realizua në Shqipëri.

Foto: Screenshot/YouTube

Biseda në studio:

Laert Vasili: Ata të trashëgohen se në dasëm dhe në vaki ne dimë t’i qëndrojmë në krah njeri tjetrit. Të ishte në rregull ajo parti, ju zonja Duma nuk do jepnit dorëheqjen. është një propagandë këtu e 15 vjet që “nuk mbushet shporta, por papritur hapet Roma”. Kjo vërteton edhe njëherë se dashuria më vetëmohuese është e nënës për të birin. Nëse është fatura 500 mijë euro, do të doja kush e bëri këtë llogari. Sa merremi pse nuk fiton zgjedhjet PD, si do shkojnë në zgjedhjet e tjera? Na mbështesni ne se do heqim hajdutët? Si, me 500 mijë euro në Romë? Po të doni për shqiptari, aty nuk kishte as çifteli dhe as kostume popullore shqiptare.

Armand Peza: Nuk kam asnjë njohje personale me familjen Topalli, as me zonjën as me zotërinë. Madje unë votoj majtas. I kam organizuar festën e vajzës dy vjet më parë me rekomandimin tim në Shkodër. Ka qenë një gjë modeste sepse ashtu e deshën. Askush nuk u ngrit të bënte këtë zhurmë që po bëjmë sot. Festa ishte e përbashkët. U organizua në mënyrë të tillë me dëshirën e vajzës. Çdo vajzë do të jetë një princeshë atë ditë. Isha i ftuar në atë festë. Mu desh të bëja një llogaritje sepse në kriteret tona është që ti duhet ti çosh dhuratë çiftit diçka më shumë se sa po konsumon. Nuk doja të isha i ekzagjeruar dhe as inferior. Menuja ku kanë bërë festën është 160 euro për person. Menutë në Shqipëri fillojnë nga 3500 lekë dhe shkojnë deri në 280 euro për person. 230 të ftuar me 160 euro për person, shkon diku te 32800 euro. Edhe njëherë sa kjo për vanitetet, dekoret dhe një herë tjetër sa kjo shifër për shpenzimet e udhëtimeve, veshjeve. Po ta llogarisësh nuk është ndonjë vlerë që nuk përballohet nga binzesmenët shqiptarë. Cindy e ka kërkuar kështu dasmën, ia kanë paguar prindërit e saj. I ati ka një flotë me 100 mjete transporti. E ëma ka një perandori, ka 120 trajnerë që trajnojnë me mijëra fëmijë.

Grida Duma: Ti ke parë një dasëm të tillë politikanësh në ndonjë vend tjetër evropian për të thënë që pse shqiptarët reagojnë kështu? Ne nuk mund të themi ç’pati populli që reagoi?.

Armand Peza: Kur thua që kjo dasëm kushtoi 500 mijë euro, njerëzit thonë “ku jemi”.

Renaldo Sharka: Çështja është ku duam ta çojmë këtë çështje te romanca Eva, Cindy dhe Genari apo te fakti që politikanët shqiptarë thjesht diskutohen për luksin e tyre. Futen me veshje shumë të thjeshta dhe dalin me veshje shumë të shtrenjta. Unë e quaj llastim të djalit të Jozefinës këtë dasmë. Nuk kanë qenë 500 mijë euro por 200 mijë, nuk është ky debati. Pse nuk u bë kjo ceremoni në Shkodër?.

Armand Peza: Dasmën e vajzës e bëri siç e deshët ju.

Laert Vasili: Kush ju? ç’është ky patetizëm?.

Armand Peza: Ju pra që thoni ‘të shkojë në Shkodër’.

Laert Vasili: Edhe unë ditëlindjen e bëra në Big Brother. Aty do ndalojmë tani? është komplet jashtë teme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Genar Topalli sqaron burimin e të ardhurave pas komenteve për dasmën e tij

17 September 2025 at 21:29


Genar Topalli [djali i politikanes së njohur Jozefina Topalli] ka bërë një sqarim publik lidhur me burimin e të ardhurave të tij dhe po ashtu partneres, për sa i përket kostos së dasmës së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli deklaroi se dasma është financuar nga ai dhe partnerja e tij Cindy, me mbështetjen e prindërve të kësaj të fundit, derisa shpenzimet e darkës, ishin një kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri.

Tutje ai ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij, jetojnë dhe punojnë në SHBA, ku drejtojnë së bashku biznesin e tyre në fushën e transportit, derisa partnerja e tij Cindy, menaxhon po ashtu një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kalifoninë Jugore në pronësi të familjes së saj.

Foto: Cindy Marina / Instagram

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur. Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina. Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik”.

“Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj”, ka thënë Genar Topalli.

Foto: Cindy Marina / Instagram

“Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj. Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar”, ka theksuar ai mes tjerash.

Reagimi i tij publik, siç potencoi Topalli vjen si sqarim për të hedhur poshtë komentet me shifra të cilat i cilëson si krejtësisht të pavërteta.

Foto: Cindy Marina / Instagram

Postimi i plotë:

Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli

Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

By: gaze tare
17 September 2025 at 16:23

Genar Topalli, ka reaguar  në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media për vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Topalli ka shkruar se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare.

REAGIMI:

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli”

The post Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi! appeared first on iconstyle.al.

Dasma 500 mijë euro? Genar Topalli ”qetëson” Eva Muratin, tregon për shpenzimet

By: redi
17 September 2025 at 15:43

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar për aludimet e shumta mbi vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Ai shkruan se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Source

Eva Murati vjen me deklaratën ‘bombë’ për dasmën e ish-partnerit: Rashë në kurth

16 September 2025 at 12:55


Moderatorja shqiptare, Eva Murati, ka reaguar publikisht pas bujës së madhe që shkaktoi një koment i saj në rrjete sociale në lidhje me dasmën e ish-partnerit, Genar Topalli.

Në një reagim të hapur, Murati e ka cilësuar të gjithë situatën si një kurth të padëshiruar, ku u përfshi pa dashje dhe që, sipas saj, nuk i përket aspak natyrës së saj.

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth”, u shpreh ajo për “Live from Tirana”.

Prezantuesja sqaroi se gjithçka nisi pas disa provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për ta mbyllur çështjen, ajo dha një përgjigje që më pas u keqinterpretua.

“Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme… dhe për t'ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë”, theksoi Eva.

Ajo shtoi se nuk dëshiron të jetë pjesë e asnjë ‘telenovele’ të tillë, duke nënvizuar se jeta e saj private nuk duhet të kthehet në thashetheme mediatike: “Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë”.

Ky reagim ka ardhur si një përpjekje për të qartësuar situatën dhe për të mbyllur një herë e mirë spekulimet që qarkulluan për martesën e Genarit me modelen Cindy Marina. /Telegrafi/

Eva me Genar Topallin

Deklarata “bombë” në TikTok, Eva Murati: Rashë në kurth!

By: gaze tare
16 September 2025 at 13:08

Ekskluzivisht për “Live From Tirana”, nga Ronaldo Sharka, vjen reagimi i moderatorës sportive Eva Murati pas dasmës së ish-it të saj, Genar Topallit, me prezantuesen Cindy Marina. Dasma e çiftit, e zhvilluar në Romë, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit, për atmosferën përrallore dhe luksin e ceremonisë. Pamjet e festës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur debate të shumta.

Dje, Eva reagoi me një koment në një video në TikTok, ku u shpreh:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Sot, Eva shtoi një deklaratë të re, duke shpjeguar arsyen e reagimit të saj:

“Besoj se shumë njerëzve u ka ardhur si bombë, pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

Fatkeqësisht dhe pa dashje u bëra pjesë e një telenovele, që realisht nuk dua të jem pjesë.

Jete të lumtur për të gjithë.”- shkruante ajo.

The post Deklarata “bombë” në TikTok, Eva Murati: Rashë në kurth! appeared first on iconstyle.al.

Eva Murati vjen me deklaratën ‘bombë’ për dasmën e ish-partnerit: Rashë në kurth

By: D Marku
16 September 2025 at 12:58

Moderatorja shqiptare, Eva Murati, ka reaguar publikisht pas bujës së madhe që shkaktoi një koment i saj në rrjete sociale në lidhje me dasmën e ish-partnerit, Genar Topalli.

Në një reagim të hapur, Murati e ka cilësuar të gjithë situatën si një kurth të padëshiruar, ku u përfshi pa dashje dhe që, sipas saj, nuk i përket aspak natyrës së saj.

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për këtë sepse rashë totalisht në kurth”, u shpreh ajo për “Live from Tirana”.
Prezantuesja sqaroi se gjithçka nisi pas disa provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë, dhe për ta mbyllur çështjen, ajo dha një përgjigje që më pas u keqinterpretua.

“Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme… dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë”, theksoi Eva.

Ajo shtoi se nuk dëshiron të jetë pjesë e asnjë ‘telenovele’ të tillë, duke nënvizuar se jeta e saj private nuk duhet të kthehet në thashetheme mediatike: “Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë”.
Ky reagim ka ardhur si një përpjekje për të qartësuar situatën dhe për të mbyllur një herë e mirë spekulimet që qarkulluan për martesën e Genarit me modelen Cindy Marina.

The post Eva Murati vjen me deklaratën ‘bombë’ për dasmën e ish-partnerit: Rashë në kurth appeared first on Albeu.com.

Eva Murati reagon pas komenteve ‘bombastike’ për dasmën e Genar Topallit

By: Ela
16 September 2025 at 11:47

Moderatorja e sportive Eva Murati ka bërë një reagim për “Live From Tirana” rreth një komenti që ka bërë bujë për dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli. Moderatori i njohur e ka kontaktuar Evën për të qenë pjesë e programit, për të folur rreth komentit të saj që tashmë është bërë viral në rrjetet […]

The post Eva Murati reagon pas komenteve ‘bombastike’ për dasmën e Genar Topallit appeared first on BoldNews.al.

Nga dasma e të birit në Kuvend, betohet edhe Jozefina Topalli (VIDEO)

By: V K
16 September 2025 at 10:42

Ditën e sotme, Jozefina Topalli është paraqitur në Kuvend, pas mungesës së një jave më parë.

Pasi ka ardhur, Topalli është betuar si deputete.

Jozefina Topalli prej vitit 2013 mungonte në parlament, duke u rikthyer sot pas shumë vitesh si deputete.

Topalli vjen në Kuvend pas një gëzimi familjar, që kulmoi me martesën e të birit këtë fundjavë në Itali.

 

The post Nga dasma e të birit në Kuvend, betohet edhe Jozefina Topalli (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Para të vjedhura nga fonde publike”, Eva Murati shpërthen pas dasmës së ish të dashurit, Genar Topallit

By: Ela
16 September 2025 at 08:43

Moderatorja e njohur sportive, Eva Murati, e cila ka qenë në një lidhje disavjeçare me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka shpërthyer në rrjete sociale pas dasmës së ish-it të saj. Teksa dasma e Genarit me moderatoren tjetër sportive, Cindy Marina në Romë bëri bujë në mediat sociale dhe u cilësua si “përrallore”, […]

The post “Para të vjedhura nga fonde publike”, Eva Murati shpërthen pas dasmës së ish të dashurit, Genar Topallit appeared first on BoldNews.al.

“Para të vjedhura nga fondet publike”, Eva Murati ‘shpërthen’ pas dasmës së ish-partnerit Genar Topalli

16 September 2025 at 08:28


Dasma e modeles Cindy Marina me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topallin, bëri bujë gjithandej e mori komente të shumta.

Ceremonia, e organizuar në Romë mes miqve dhe familjarëve, tërhoqi vëmendje shumë të madhe.

E një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe prezantuesja Eva Murati, e cila ma parë ka qenë në një romancë me Genarin.

“Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time”, ka qenë një koment që mori në rrjete sociale.

"Nuk dua që milionë shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike”.

Eva dhe Genari

“E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”, tha ajo mes tjerash.

E kjo duket të jetë bërë për shkak të raportit që ka pasur më herët me të birin e politikanes së njohur. /Telegrafi/

Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike

By: gaze tare
15 September 2025 at 23:10

Dasma e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, ka qenë ndër më të komentuarat e ditëve të fundit. Ceremonia madhështore e zhvilluar në Romë u shoqërua me një atmosferë përrallore dhe tërhiqte vëmendjen e publikut jo vetëm për shkak të luksit, por edhe për shkak të emrave të njohur që ishin të ftuar. Pamjet nga festa qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta.

Mes atyre që nuk i shpëtuan reagimeve të ndjekësve ishte edhe moderatorja sportive Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një marrëdhënie me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok u bë menjëherë virale, duke u komentuar gjerësisht.

Përmes komenteve, disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa të tjerë e komplimentuan. Njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore.

Eva Murati nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:

Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”

Ky reagim i saj ndezi diskutime të tjera në rrjet, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e dikurshme me Genar Topallin.

The post Dasma përrallore e djalit të Jozefina Topallit, “shpërthen” ish e dashura Eva Murati: Me lekë të vjedhura nga fondet publike appeared first on iconstyle.al.

❌
❌