Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 January 2026Main stream

SHBA – DASH shpall ”Vëllazërinë myslimane” organizatë terroriste

13 January 2026 at 19:10

UASHINGTON, 13 janar /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara shpallën sot ”Vëllazërinë myslimane” në Egjipt, Liban dhe Jordani si “organizatë terroriste të huaj”, njoftoi sekretari i Shtetit, Marco Rubio në një deklaratë.

“Këto caktime pasqyrojnë hapat e parë në një përpjekje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të luftuar dhunën dhe destabilizimin e degëve të ‘Vëllazërisë myslimane’ kudo që të jenë”, tha ai në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara do të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për t’i privuar këto degë të ‘Vëllazërisë myslimane’ nga burimet e nevojshme për t’u angazhuar ose mbështetur terrorizmin”, shtoi ai.

Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në nëntor për të filluar këtë proces.

Degët e ”Vëllazërisë myslimane” në Liban, Jordani dhe Egjipt, vendi ku lëvizja u themelua në vitin 1928, “kryejnë ose inkurajojnë dhe mbështesin fushata dhune dhe destabilizimi që dëmtojnë rajonet e tyre, qytetarët amerikanë ose interesat amerikane”, thuhej në tekstin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë në atë kohë.

Përcaktimi si “organizatë terroriste e huaj” lejon, përveç presionit politik që përfshin, masa financiare dhe administrative të tilla si ngrirja e aseteve, ndalimet e transaksioneve dhe ndalimet e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.

”Vëllazëria myslimane”, një organizatë transnacionale e themeluar në shumë vende, ishte për një kohë të gjatë lëvizja kryesore opozitare në Egjipt pavarësisht dekadave të shtypjes.

E konsideruar sot një organizatë “terroriste” në vend, ajo u hoq kryesisht nga skena politike pas mandatit të shkurtër njëvjeçar (2012-2013) të njërit prej anëtarëve të saj, ish-presidentit Mohamed Morsi, i cili vdiq në vitin 2019.

”Vëllazëria myslimane” promovon një formë konservatore të Islamit politik.

Lëvizja është ndaluar në disa vende, përfshirë Arabinë Saudite./  a.jor.

The post SHBA – DASH shpall ”Vëllazërinë myslimane” organizatë terroriste appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Administrata Trump anulon më shumë se 100 mijë viza vetëm për një vit

By: Rovena
13 January 2026 at 13:12

Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 100,000 viza të huaja në vitin 2025, më shumë se dyfishi i asaj të vitit 2024, që ishte edhe viti i fundit i administratës së presidentit Joe Biden.

Ky veprim i DASH-it vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump mbi verifikimin e shtetasve të huaj. Në vitin 2024, departamenti revokoi 40,000 viza, raportoi “Fox News”.

Shumica e revokimeve ishin për udhëtarë biznesi dhe turistike që kishin tejkaluar afatin e vizave të tyre.

Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se shumica e studentëve dhe punëtorëve që kanë humbur vizat e tyre kanë pasur përplasje kriminale me forcat e ligjit.

Në gusht të vitit 2025, administrata Trump njoftoi se po shqyrton të gjithë 55 milionë të huajt që kanë viza të vlefshme amerikane.

Zëvendëszëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott, shtoi se administrata do të vazhdojë qëndrimin e saj agresiv të zbatimit të ligjit përmes qendrës së saj të re të verifikimit të vazhdueshëm.

“Administrata Trump do të vazhdojë ta vërë Amerikën në plan të parë dhe ta mbrojë kombin nga shtetasit e huaj që paraqesin rrezik për sigurinë publike ose sigurinë kombëtare”, tha ai.

Departamenti gjithashtu ka zbatuar standarde më të rrepta për marrjen e vizave amerikane.

DASH: Administrata Trump revokon mbi 100 mijë viza, arsyeja

By: Brisi
12 January 2026 at 22:40

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka revokuar mbi 100 mijë viza, përfshirë rreth 8 mijë viza studentore dhe afro 2 500 viza të specializuara, për persona që kanë pasur kontakte me forcat e rendit amerikane për veprimtari kriminale. Sipas autoriteteve amerikane, vendimi është pjesë e masave të shtuara për forcimin e sigurisë kombëtare […]

The post DASH: Administrata Trump revokon mbi 100 mijë viza, arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

SHBA – DASH revokoi më shumë se 100 000 viza në 2025-n

12 January 2026 at 17:36

UASHINGTON, 12 janar ATSH/ – Departamenti amerikan i Shtetit revokoi më shumë se 100 000 viza të huaja në vitin 2025, më shumë se dyfishi i vitit 2024 në vitin e fundit të administratës së presidentit Joe Biden.

Shifra është një rekord i të gjitha kohërave dhe vjen pas urdhrit ekzekutiv të ditës së parë të presidentit Donald Trump mbi verifikimin e të huajve.

Në vitin 2024, DASH revokoi 40 000 viza.

Shumica e revokimeve ishin për udhëtarët e biznesit dhe turistëve që i tejkaluan vizat e tyre.

Por, rreth 8 000 studentë dhe 2 500 punëtorë të specializuar gjithashtu humbën statusin e tyre ligjor.

Një zëdhënës i departamentit tha se shumica e studentëve dhe punëtorëve që humbën vizat e tyre kishin pasur përplasje kriminale me forcat e ligjit.

Midis punonjësve të specializuar, gjysma e revokimeve bazoheshin në arrestime për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 30% për akuza sulmi, rrahjeje ose mbajtjeje në burg, dhe 20% e mbetura u revokuan për vjedhje, abuzim me fëmijë, abuzim dhe shpërndarje të substancave si dhe akuza për mashtrim dhe përvetësim.

Gati 500 studentë humbën vizat për posedim dhe shpërndarje droge dhe qindra punëtorë të huaj humbën vizat sepse besohej se po abuzonin me fëmijë, sipas një zëdhënësi të departamentit.

Në gusht 2025, administrata Trump njoftoi se po shqyrtonte të gjithë 55 milionë të huajt që kanë viza të vlefshme amerikane.

Zëvendëszëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Tommy Piggott, shtoi se administrata do të vazhdojë qëndrimin e saj agresiv të zbatimit përmes “qendrës së saj të re të verifikimit të vazhdueshëm”.

“Administrata Trump do të vazhdojë ta vërë Amerikën në radhë të parë dhe ta mbrojë kombin tonë nga shtetasit e huaj që përbëjnë rrezik për sigurinë publike ose sigurinë kombëtare”, tha ai.

Në nëntor 2025, Fox News Digital raportoi për herë të parë se departamenti do të zbatonte një rregull “barrë publike”, duke u mohuar vizat aplikantëve që konsiderohen të prirur të mbështeten në përfitimet publike.

Kjo përfshinte arsye shëndetësore – duke i vënë njerëzit e moshuar dhe mbipeshë nën një shqyrtim më të madh – kompetencën në anglisht, financat ose nevojat e tjera të mundshme për kujdes afatgjatë./  a.jor.

The post SHBA – DASH revokoi më shumë se 100 000 viza në 2025-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova kërkon vëmendjen e SHBA-së për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit

9 December 2025 at 10:14


Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim zëvendësdrejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Lyn Debevoise.

Gjatë takimit, Ahmeti është njoftuar me prioritetet e SCE për Kosovën dhe rajonin, teksa ka prezantuar progresin e Qeverisë së Kosovës në fusha të ndryshme.

“Kosova ka avancuar ndjeshëm në diplomaci, ekonomi dhe mbrojtje. Qeveria është e përkushtuar ndaj thellimit të partneritetit strategjik me SHBA-në”, u shpreh zëvendësministri Ahmeti.

Ai gjithashtu ka informuar përfaqësuesin amerikan lidhur me shqetësimet për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe për situatën e rëndë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në takim u vlerësua angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zëvendësministri Ahmeti dhe zëvendësdrejtori Debevoise ripohuan se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal, promovimin e vlerave demokratike dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Bislimi: SHBA kërkon raport për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

2 December 2025 at 23:33


Gjatë dëgjimit në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, kongresisti Keith Self prezantoi rezolutën e parë ndonjëherë të Kongresit Amerikan që trajton në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e diskriminimit të shqiptarëve në Luginë.

Kjo u bë e ditur nga ish-deputeti Faton Bislimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se kryetari i Nënkomitetit për Evropë theksoi se “ka ardhur koha që Serbia të mbahet përgjegjëse” për trajtimin e shqiptarëve etnikë në këtë rajon, duke e cilësuar pasivizimin administrativ si formë të “spastrimit etnik me mjete administrative”.

"Rezoluta kërkon që Departamenti i Shtetit të përgatisë një raport zyrtar mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke përfshirë: pasivizimin e adresave, i cili prej vitesh është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare, mosnjohjen e diplomave të shqiptarëve, mungesën e përfaqësimit proporcional në institucionet shtetërore të Serbisë, si dhe praktika të tjera të dokumentuara të diskriminimit", shkroi Bislimi në Facebook.

Sipas Bislimit, ky është një moment historik dhe “kapitulli më i rëndësishëm diplomatik për Luginën në SHBA”.

Më tej shtoi se ky hap është rezultat i një pune shumëvjeçare dhe i përkushtimit të komunitetit shqiptaro-amerikan, veçanërisht në Dallas.

Bislimi vlerësoi se rezoluta dërgon një mesazh të qartë se çështja e Luginës së Preshevës nuk do të anashkalohet më dhe se të drejtat e shqiptarëve në atë zonë nuk mund të shkelën pandëshkueshëm.

“Lugina e Preshevës nuk është e harruar. Zëri ynë është dëgjuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh ai, duke e cilësuar ditën si “historike dhe motivuese për vazhdimin e angazhimit”./Telegrafi/

Dita e Pavarësisë, DASH uron popullin shqiptar: Mezi presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë

By: D Marku
28 November 2025 at 10:31

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcjellë një mesazh urimi për popullin shqiptar në këtë 113-vjetor të shpalljes së Pavarësisë.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, DASH uron popullin e Shqipërisë ndërsa feston sot Ditën e Pavarësisë.

“Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi një angazhim të përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë.

Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë dhe ne mirëpresim investimet në rritje të Shqipërisë në sigurinë tonë kolektive.

Përveç kësaj, partneriteti ynë me zbatimin e ligjit në Shqipëri i bën qytetarët tanë më të sigurt, ndërsa përballemi me kërcënimet e paraqitura nga grupet kriminale transnacionale, kartelet e trafikut të drogës dhe ata që bashkëpunojnë me to.

Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj të rëndësishëm në sigurinë kibernetike.

Ndërsa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne mezi presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë të sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e DASH-it.

The post Dita e Pavarësisë, DASH uron popullin shqiptar: Mezi presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë appeared first on Albeu.com.

Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin

By: armand
18 November 2025 at 21:42

Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan sot një takim me Mark Fleming, Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili zbardh diksutimet që demokratët zhvilluan me zyrtarin e DASH. Bardhi theksoi se Shtetet e Bashkuara […]

The post Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin appeared first on BoldNews.al.

SHBA “kthen” sytë nga Ballkani/ Në diskutim ligji për të ndaluar ndryshim territoresh në rajon

By: Re Nato
30 October 2025 at 16:55

Shtetet e Bashkuara pritet të miratojnë një ligj që detyron politika e tyre e jashtme të mos mbështesë shkëmbimin e territoreve, ndarjen, apo çdo formë tjetër të rishikimit të kufijve mbi baza etnike mes Kosovës dhe Serbisë, apo kudo tjetër në Ballkanin Perëndimor – përfshirë, këtu edhe idenë e  shkëputjes së Republikës Serbe te Bosnjes.

Vendimi hyn në fuqi nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” kalon në Kongresin dhe Senatin amerikan, në të gjitha komisionet përkatëse dhe në fund merr edhe miratimin e presidentit Donald Trump.

Kjo përcaktohet në nenin 11 të këtij akti, të titulluar “Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Projekligji i është parqitur javën e kaluar institucioneve nga kongresisti demokrat nga Masaçusetsi, William Keating.

Në projektligj theksohet gjithashtu se Kosova dhe Serbia duhet të “bëjnë përparim të menjëhershëm në zbatimin” e marrëveshjes se Ohrit.

Kur kjo të ndodhë, akti propozon zhvillimin e bisedimeve dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, nisma konkrete për forcimin e tregtisë dhe investimeve “në të dyja vendet” dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse bazuar në njohjen reciproke.

Pjesa e fundit e projektligjit i kushtohet ekskluzivisht ndikimit të dëmshëm rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor, përfshirë operacionet dhe fushatat me këtë qëllim. Ajo nis me kërkesën që, brenda një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj (180 ditë), Sekretari i Shtetit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (DNI) dhe drejtues të tjerë të agjencive shtetërore t’i dorëzojnë Kongresit një raport mbi ndikimet e dëmshme të Rusisë dhe Kinës në rajon./abcnews.al

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

By: Ela
30 October 2025 at 08:53

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa e Lirë se “veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të. Dodik, president i […]

The post DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut appeared first on BoldNews.al.

Raporti i DASH-it: Korrupsioni dhe gjyqësori joefektiv problem për investitorët në Serbi

3 October 2025 at 15:52


Klima e investimeve në Serbi është përmirësuar lehtë në vitet e fundit, por mbeten problemet me burokracinë, korrupsionin, ndërmarrjet shtetërore joefikase, sektorin e madh informal dhe drejtësinë joefikase, vlerësoi Departamenti Amerikan i Shtetit dhe shtoi se një arsye për shqetësim është edhe ndikimi politik.

Në raportin "Klima e investimeve në Serbi 2025" përmenden si pozitive stabiliteti financiar, disiplinë fiskale dhe reformat që mbështeten nga Bashkimi Evropian (BE), dhe theksohet se prioritet i Serbisë është tërheqja e investimeve të huaja. Thuhet se angazhimi i Serbisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe politika fiskale e arsyeshme kanë kontribuar në kushte makroekonomike përgjithësisht të mira.

Përmendet se koeficienti i borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është në një nivel relativisht të shëndetshëm, nën 50 për qind të PBB-së, dhe në tetor 2024 agjencia S&P i dha Serbisë për herë të parë një renditje investimi duke rritur vlerësimin nga BB+ në BBB- me perspektivë të qëndrueshme.

Në raport thuhet se investitorët amerikanë përgjithësisht kanë një qëndrim pozitiv ndaj Serbisë për shkak të pozicionit të saj gjeografik, fuqisë punëtore të mirë-arsimuar, kostove konkurruese, megjithëse në rritje të punës, stimujve bujarë për investime dhe marrëveshjeve për tregti të lirë me BE-në dhe tregje të tjera. Gjithashtu, investitorët amerikanë kryesisht përkrahin politikën e barazisë së mundësive.

Departamenti i Shtetit shprehu shqetësim për ndikimin e politikës, duke përmendur shembullin që si përgjigje ndaj protestave në 2022, Qeveria ndaloi projektin e propozuar për nxjerrjen e litiumit, raporton nova.rs.

Në tekst thuhet se reformat e mbështetura nga BE-ja vazhdojnë, por zbatimi nuk është gjithmonë i shpejtë apo i plotë, dhe theksohet se mundësitë për biznes do të vazhdojnë të përmirësohen nëse Qeveria do të zbatojë reformat lidhur me anëtarësimin në BE.

Vlerësohet gjithashtu se digjitalizimi i disa funksioneve të Qeverisë, si lejet ndërtimore dhe Administrata Tatimore, ende nuk ka sjellë përmirësim të dukshëm dhe mungon zbatimi i qëndrueshëm.

Në lidhje me zgjidhjen e çështjes së ndërmarrjeve shtetërore joefikase, Qeveria, sipas raportit të Departamentit të Shtetit, ka bërë përparim gradual. Po ashtu planifikon të privatizojë edhe 43 kompani dhe të zvogëlojë ngadalë sektorin e madh publik dhe fuqinë punëtore të ndërmarrjeve shtetërore.

Në raport flitet edhe për rrëzimin e një strehë në Novi Sad ku humbën jetën 16 persona. Thuhet se kjo tragjedi, që shihet si pasojë e korrupsionit, nxiti protesta të mëdha të udhëhequra nga studentët.

Beogradi zyrtar pretendon se protestat e vazhdueshme ndikojnë negativisht në ekonominë e Serbisë, ndërsa kritikët thonë se Qeveria përdor retorikë të ashpër dhe mjete të tjera për frikësimin përfshirë arrestime, paraqitje negative të protestuesve në media dhe deportimin e disa prej tyre që nuk kanë shtetësi serbe, shkruhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Thuhet gjithashtu se fakti që Serbia do të jetë nikoqir i ekspozitës EXPO 2027 është një mundësi për kompanitë amerikane që furnizojnë pajisje dhe shërbime.

Theksohet se agresioni rus ndaj Ukrainës në fillim ndikoi në mënyrë të kufizuar në ekonominë e Serbisë, por që inflacioni arriti në 16 për qind në mars 2023 dhe më pas u ul në 4.5 për qind në shkurt 2025.

Gjithashtu përmendet se Zyra e Departamentit të Financave të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) në prill ka vendosur në listën e sanksionuara 30 kompani dhe 20 individë nga Serbia, dhe përmenden sanksionet ndaj kompanisë naftës NIS që janë shtyrë disa herë, më së fundi deri më 8 tetor. /Telegrafi/

Malaj i sugjeron opozitës që të mos merret me raportin e DASH, pasi nuk i intereson shqiptarëve

By: Ela
2 October 2025 at 13:16

Deputeti socialist Agron Malaj ka shpalosur talentin e tij të mënyrës së leximit në Komisionin e Ligjeve, ku i ka sugjeruar kolegëve të opozitës, që të mos merren me raportin e DASH për Shqipërinë, pasi nuk i intereson shqiptarëve. Në fjalën e tij, Malaj thekson se raporti i DASH nuk citon se siguria në Shqipëri […]

The post Malaj i sugjeron opozitës që të mos merret me raportin e DASH, pasi nuk i intereson shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

Raporti nga DASH për trafikimin e qenieve njerëzore, Xhixho: Institucionet kanë dështuar për të mbrojtur viktimat

By: redi
1 October 2025 at 17:50

Zv/presidentja dhe deputetja e PL-së Erisa Xhixho, ka komentuar raportin e fundit të DASH për Trafikimin e Qenieve Njerëzore për vitin 2025, që për të nxjerr në pah një realitet alarmant për Shqipërinë. Sipas Xhixhos, vendi ynë nuk përmbush standardet minimale për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. Ndërsa më tej ajo analizon disa nga pikat, teksa thotë që dështimi i institucioneve është…

Source

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

30 September 2025 at 17:13

E mbani mend promovimin e dy anijeve-termocentrale që na u shitën si “shpëtimi” për krizën energjetike? Ministrja Belinda Balluku dhe ambasadorja amerikane e asaj kohe, Yuri Kim, pozonin të buzëqeshura para kamerave. Ishte paraqitur si një histori suksesi, një kapitull i ri për sigurinë energjetike të Shqipërisë. Por sot, tabloja duket krejt ndryshe. Yuri Kim, […]

The post Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Raporti i DASH: Kosova bëri përpjekje kundër trafikimit me njerëz, por jo mjaftueshëm

By: D Marku
30 September 2025 at 14:12

Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit lidhur me Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

Sipas raportit të DASH-it kjo kategori përfshin vendet ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të luftuar trafikimin me njerëz, por ende nuk arrijnë të përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në përgjithësi në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit; prandaj, Kosova mbeti në Nivelin 2. Këto përpjekje përfshinin ndjekjen penale të më shumë trafikantëve të dyshuar dhe identifikimin e më shumë viktimave”, thuhet në raport.
Tutje siç thuhet në raport Qeveria rriti fondet për ndihmën ndaj viktimave, duke përfshirë strehimoren e drejtuar nga qeveria dhe një strehimore të drejtuar nga OJQ-ja.

“Në mënyrë të ngjashme, qeveria rriti fondet për fondin e kompensimit të viktimave, i cili pagoi kompensim për më shumë viktima. Megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe. Qeveria dënoi më pak trafikantë dhe gjykatat liruan shumicën e trafikantëve të dyshuar dhe vazhduan të jepnin dënime nën dënimin minimal të përcaktuar sipas ligjit të trafikimit”.

Siç bëhet e ditur në raport “Autoritetet hetuan dhe ndoqën penalisht lypjen e detyruar nga prindërit nga fëmijët, si neglizhencë ose abuzim prindëror në vend të trafikimit dhe, për shkak të procedurave të pamjaftueshme të identifikimit për lypjen e detyruar, qeveria nuk mori masa efektive për të parandaluar penalizimin e papërshtatshëm të viktimave të mundshme vetëm për akte të paligjshme të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit. Qeveria nuk kishte kapacitet për të ofruar ndihmë afatgjatë dhe ndau më pak fonde për fushata ndërgjegjësimi”.

The post Raporti i DASH: Kosova bëri përpjekje kundër trafikimit me njerëz, por jo mjaftueshëm appeared first on Albeu.com.

DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz

By: xhir jeta
30 September 2025 at 14:44

Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore.

Kjo kategori përfshin vendet ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të luftuar trafikimin me njerëz, por ende nuk arrijnë të përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare.

Në të njëjtën kategori renditen edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Raporti, i publikuar më 29 shtator nga Departamenti amerikan i Shtetit, vë në pah se Kosova ka intensifikuar përpjekjet për të luftuar trafikimin krahasuar me vitin e kaluar, duke përfshirë ndjekjen penale të një numri më të madh personash të dyshuar për trafikim dhe identifikimin e shumë viktimave.

Gjithashtu, është rritur edhe financimi për mbështetjen e viktimave, si dhe fondi për kompensimin e tyre.

Megjithatë, Qeveria nuk i ka përmbushur disa standarde minimale në fusha kyçe, ndaj Kosova mbetet në Nivelin 2, sikurse edhe në raportimin e mëparshëm. Mangësitë kryesore përfshijnë: dënimin e paktë të trafikantëve dhe shqiptimin e dënimeve nën minimumin e parashikuar me ligj.

Raporti, gjithashtu, thekson se rastet e fëmijëve të detyruar nga prindërit për të lypur rrugëve, trajtohen shpesh si neglizhencë ose keqtrajtim, e jo si trafikim, duke ngritur shqetësime për identifikimin e pasaktë të viktimave.

“Qeveria nuk ka pasur kapacitet për të ofruar ndihmë afatgjate dhe ka ndarë më pak fonde për fushatat e ndërgjegjësimit”, thekson raporti. Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit kujton se ligji në Kosovë penalizon trafikimin për qëllime seksuale dhe të punës me dënime deri në 15 vjet burg, por thekson se zbatimi i tij ka qenë i mangët.

Vitin e kaluar, autoritetet ndoqën penalisht 17 raste të reja që përfshinin 49 trafikantë të dyshuar, krahasuar me tetë raste në vitin 2023, që përfshinin 10 trafikantë të dyshuar.

Autoritetet vazhduan të ndiqnin penalisht edhe gjashtë raste me 14 trafikantë të dyshuar, të iniciuara në vitet e mëparshme.

Por, gjykatat dënuan vetëm një trafikant seksual – një rënie kjo e madhe krahasuar me 14 trafikantë të dënuar në vitin 2023, thekson raporti.

Ai u dënua me tetë muaj burgim, që ishte nën dënimin minimal prej pesë vjetësh burgim.

Dënimet nën këtë minimum dëmtojnë përpjekjet për t’i mbajtur trafikantët përgjegjës dhe nuk pasqyrojnë seriozitetin e krimit, thuhet në raport. Por, krahas mangësive, dokumenti nxjerr në pah edhe përmirësimet në mbrojtjen e viktimave.

Gjatë vitit të kaluar u identifikuan 14 viktima, krahasuar me 17 viktima në vitin 2023, dhe shumica e tyre morën asistencë ligjore, mjekësore dhe psikologjike, këshillim, edukim dhe mbështetje për riintegrim.

Qeveria, sipas raportit, ka rritur financimin për këto shërbime, duke alokuar 150.000 euro për qendrën e sigurisë për viktimat e rrezikuara, krahasuar me 75.000 euro të ndara në vitin 2023.

Gjithashtu, fondi për kompensimin e viktimave është rritur në 200.000 euro vitin e kaluar, krahasuar me 150.000 euro në vitin 2023. Për periudhën e ardhshme, raporti thekson se Kosova duhet të përforcojë dukshëm përpjekjet kundër trafikimit.

Mes rekomandimeve kryesore përmenden hetimi dhe ndjekja penale e trafikantëve dhe shqiptimi i dënimeve të rënda.

Raporti sugjeron, gjithashtu, trajnime të avancuara për gjyqtarët, prokurorët dhe policinë për identifikimin e trafikimit dhe qasjen e përshtatshme te viktimat.

Kapacitetet dhe financimet për qendrat sociale dhe strehimoret e organizatave joqeveritare, rekomandohet të rriten, ashtu si edhe mbështetja për trajnime profesionale dhe integrim të viktimave.

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm

By: Ela
30 September 2025 at 13:20

Shtetet e Bashkuara e renditën Kosovën në Nivelin 2 në raportin e fundit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Kjo kategori përfshin vendet ku qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për të luftuar trafikimin me njerëz, por ende nuk arrijnë të përmbushin plotësisht standardet minimale ndërkombëtare. Në të njëjtën kategori renditen edhe vendet e tjera të Ballkanit […]

The post Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm appeared first on BoldNews.al.

Raporti nga DASH për Shqipërinë, Balluku: Ju keni kryetarin non-grata, është për ju Bibël apo jo?

By: redi
29 September 2025 at 15:21

Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës në Kuvend i është përgjigjur deputetit të opozitës, Flamur Noka, lidhur me raportin e fundit të DASH për Shqipërinë. Sipas Ballukut, PD-ja duhet të përdorë një standard kur i referohet DASH-it, i cili është institucioni që ka shpallur ”non-grata” liderin e opozitës. ”Ju këtu duket që jeni në ditë të keqe. Sa i përket DASH që i referoheni…

Source

Raporti i DASH për investimet, Tabaku: Korrupsioni dhe klientelizmi po shkatërrojnë Shqipërinë

By: Elva
29 September 2025 at 10:47

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, reagoi sot pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri. Tabaku thekson se dokumenti pasqyron problemet më të thella të qeverisjes në vend: korrupsion galopant, ligje të bëra me […]

The post Raporti i DASH për investimet, Tabaku: Korrupsioni dhe klientelizmi po shkatërrojnë Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌