Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

By: armand
26 December 2025 at 21:00

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje europiane, një kontrast me Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Kjo ka tërhequr vëmendje në Brazil, ku futbolli konsiderohet pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë ekskluzive për podcast-in e ESPN Brasil, trajneri i kombëtares […]

The post Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe appeared first on BoldNews.al.

Dy ndeshje për historinë dhe shifrën rekord, zbulohet shpërblimi nga FIFA për Shqipërinë nëse shkon në Botëror

By: armand
17 December 2025 at 11:04

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në muajin mars një takim me historinë dhe me… milionat. Kuqezinjtë do të luajnë për një biletë në Botërorin 2026 me shpresën që të kapërcejnë Poloninë e më pas fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi, për të shkruar emrin për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm për kombëtare në botë. […]

The post Dy ndeshje për historinë dhe shifrën rekord, zbulohet shpërblimi nga FIFA për Shqipërinë nëse shkon në Botëror appeared first on BoldNews.al.

Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet

10 December 2025 at 15:26

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Shqipëria ka shkruar tashmë historinë, mungon vetëm një copë e vogël për të plotësuar më në fund enigmën më të bukur të viteve të fundit.

Vendi është plot entuziazëm, një komb që mund ta arrijë vërtet ëndrrën e tij të Kupës së Botës.

Vetë trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo, tregoi për këtë emocion në një intervistë për gianlucadimarzio.com.

“Pas tre pikëve që morëm në Serbi, gjërat ndryshuan dhe herën e parë që u kthyem në vend, tifozët na pritën me shumë entuziazëm. Jemi të lumtur që e nxjerrim në pah Shqipërinë nga një perspektivë tjetër: përtej vendit dhe plazheve, tani ka edhe futboll”, deklaroi trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo për gianlucadimarzio.com.

Një udhëtim i gjatë që kërkoi durim dhe shumë përkushtim: “Është vërtet një gjë e mrekullueshme në jetën time të udhëheq Shqipërinë. Kam një pasion për vendin, për njerëzit. Kemi qenë atje për tre vjet dhe po bëjmë një punë të shkëlqyer. Duhet t’i përgëzoj të gjithë lojtarët. Arritja në një fazë eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë është një arritje e madhe. Pastaj do të luajmë për një vend në Botëror tre muaj para fillimit. Jemi të lumtur, por duhet të përgatitemi mirë.”

Trajneri i Shqipërisë nuk ka frikë dhe e di se mund të mbështetet edhe në shumëllojshmërinë e stileve të lojës të sjella nga lojtarë nga liga të ndryshme të huaja: “Ata janë një ekip shumë i organizuar në fushë, duhet ta them. Ka diçka evropiane tek ata, është një përzierje. Ne kemi marrë pak nga futbolli spanjoll, por edhe intensitetin e çmendur të futbollit britanik. Por Brazili është në gjakun tim; unë jam brazilian edhe si person. E lë veten të lirë dhe nuk ndalem.”

Periudha më e ngarkuar fillon nga tani deri në mars, pasi ekipet kombëtare do të duhet të qëndrojnë në kontakt me lojtarët e tyre. Por si mund të bëhet kjo? “Kam avantazhin që kam qenë atje për disa vite dhe kur mbërrita fillova një proces për t’u njohur me lojtarët. Jam shumë komunikues dhe në fakt, unë, Doriva dhe Pablo Zabaleta do të udhëtojmë në qytete të ndryshme për të pirë një kafe të këndshme me lojtarët dhe për të biseduar pak. Gjatë javës ata përgatiten për një ndeshje, pastaj zakonisht luajnë të dielën dhe unë jam atje të martën pasardhëse. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarët, por edhe me klubet dhe nga janari duhet të fillojmë të punojmë me shumë kujdes. Po mendojmë të vizitojmë tre ose katër lojtarë në maksimum. Duam t’i shohim lojtarët në fushë sepse kjo është gjithmonë një metodë e mirë.”

/gj.m/a.f/

The post Silvinjo: Arritje historike kualifikimi në Play Off-in e Botërorit, të bëjmë ëndrrën realitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hidhet shorti i Botërorit 2026, Shqipëria mëson grupin e mundshëm

By: Elva
5 December 2025 at 20:19

Vëmendja e botës së futbollit është përqendruar në Washington, ku u hodh shorti i Kampionatit Botëror “USA–Kanada–Meksikë 2026”. Nga 48 skuadrat pjesëmarrëse, 42 janë konfirmuar tashmë, ndërsa 6 vendet e fundit do të përcaktohen në mars, pas ndeshjeve të “Play Off”-it. Në ceremoninë madhështore, që u shoqërua me performanca live të artistëve të njohur Andrea […]

The post Hidhet shorti i Botërorit 2026, Shqipëria mëson grupin e mundshëm appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria mëson kundërshtarët e Botërorit në rast kualifikimi, ja me kë e luajmë ndeshjen e parë në grupe

By: M C
5 December 2025 at 20:31

Shqipërisa ka mësuar kundërshtarët për Kupën e Botës, gjithnjë nëse arrin të kualifikohen.

Kuqezinjtë e Silvinjos do t’i zhvillojnë dy ndeshje në play-off në muajin mars, teksa rast që arrijnë fitore atëherë do të presin biletën për në Kupën e Botës.

Në shortin e tërhequr në Uashington, Shqipëria ka mësuar se do të jetë në grupin F, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Nëse finalizon me sukses ëndrrën e madhe të grupeve të Botërorit, ndeshjen e parë Shqipëria e luan ndaj Tunizisë.


Kujtojmë, gjysmëfinalja e play-offit do të zhvillohet më 26 mars, finalja më 31 mars, kurse Kupa e Botës nis më 11 qershor.

The post Shqipëria mëson kundërshtarët e Botërorit në rast kualifikimi, ja me kë e luajmë ndeshjen e parë në grupe appeared first on Albeu.com.

BOTËRORI 2026 – Bocelli hap ceremoninë e hedhjes së shortit, Trump merr çmim simbolik

5 December 2025 at 18:58

UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Në qendrën ”Kennedy” në Uashington po zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2026.

Këngëtari i njohur italian, Andrea Bocelli hapi ceremoninë e hedhjes së shortit për Kupën e Botës 2026 me “Nessun dorma”.

Ndërkohë, FIFA i dhe ”Çmimin e Paqes FIFA”, të parin e këtij lloji, presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Trump mori medaljen dhe falënderoi kreun e FIFA-s, Infantinon, për organizimin e Botërorit, duke theksuar se janë shitur bileta ”si asnjëherë më parë në historinë e turneut”.

”Po punojmë me Kanadanë dhe Meksikën. Deri më tani ka qenë vërtet spektakolare”, tha Trump

Shefi i FIFA-s, Infantino tha se ”kjo ngjarje është unike, njësoj si 104 Super Bowl në një muaj”.

“Do të jetë një ngjarje unike dhe e shkëlqyer, me gjashtë miliardë njerëz që do ta shikojnë këtë Kupë Bote nga e gjithë bota, kupa më e madhe në histori”, deklaroi Infantino

“Kërkoj duartrokitje për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, por edhe për presidenten e Meksikës, Claudia Sheinbaum dhe kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney. Kjo do të jetë Kupa e Botës më e madhe e parë ndonjëherë nga njerëzimi: kemi tre vende pritëse, 16 qytete dhe 48 ekipe që konkurrojnë për t’u bërë kampioni i vetëm i botës. Do të jetë një verë e mrekullueshme”, theksoi ai./  a.jor.

The post BOTËRORI 2026 – Bocelli hap ceremoninë e hedhjes së shortit, Trump merr çmim simbolik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i Botërorit në Washington, presidenti Trump merr “Çmimin e Paqes FIFA”

By: armand
5 December 2025 at 18:44

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i shoqëruar ngas bashkëshortja e tij Melania Trump morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit të Botërorit 2026. Shefi i Shtëpisë së Bardhë u nderua me “Çmimin e Paqes 2025” nga kreu i FIFA, Gianni Infantino. Pos një trofeu, Trump i është ndarë edhe një […]

The post Shorti i Botërorit në Washington, presidenti Trump merr “Çmimin e Paqes FIFA” appeared first on BoldNews.al.

Ambasada amerikane: Aplikoni tani për viza për të ndjekur Botërorin 2026

By: D Marku
30 November 2025 at 16:16

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet për herë të parë në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

Për të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin ndeshjet në kontinentin amerikan, sidomos nëse kualifikohet edhe kombëtarja kuqezi, ambasa amerikane inkurajoi sot aplikimin e menjëhershëm për viza.

“Shtetet e Bashkuara po mundësojnë udhëtime të sigurta dhe të mbrojtura për sportdashësit ndërkombëtarë që janë të interesuar të vijnë në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës FIFA 26™, dhe jemi plotësisht të përgatitur për të përpunuar aplikimet për vizat e vizitorëve.

Ne i inkurajojmë udhëtarët e huaj që kanë nevojë për viza amerikane të aplikojnë tani”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Fitorja në transfertë ndaj Andorrës e kombinuar me humbjen 2-0 të Serbisë në fushën e Anglisë, i ka dhënë Shqipërisë kualifikimin historik në fazën play-off të Botërorit – për herë të parë në historinë e saj.

The post Ambasada amerikane: Aplikoni tani për viza për të ndjekur Botërorin 2026 appeared first on Albeu.com.

A do të luajë Cristiano Ronaldo në ndeshjen e parë të Botërorit? FIFA merr vendimin për kartonin e kuq të CR7

By: M C
25 November 2025 at 17:16

FIFA ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor lidhur me kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në humbjen 2-0 ndaj Irlandës më 13 nëntor, në ndeshjen e parafundit të Grupit F për kualifikueset e Kupës së Botës.

Sipas dokumentit, sulmuesi 40-vjeçar u dënua fillimisht me tre ndeshje pezullim.

Ronaldo e kreu menjëherë dënimin tre ditë më vonë, duke munguar në fitoren bindëse 9-1 ndaj Armenisë në Porto — ndeshje që i siguroi Portugalinë pjesëmarrjen e saj të nëntë dhe të shtatë radhazi në Botëror.

Megjithatë, pas apelimit të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), FIFA rishikoi çështjen, duke pranuar argumentet e paraqitura që synonin shmangien e një pezullimi më të gjatë.

Rezultati: Ronaldo nuk do të përballet me ndëshkime shtesë përtej ndeshjes së vetme të humbur, pavarësisht se ishte përjashtimi i tij i parë pas plot 226 grumbullimesh me kombëtaren.

Vendimi u konsiderua si një lehtësim për Portugalinë, që e sheh kapitenin e saj të rikthehet i disponueshëm për fazën e ardhshme të përgatitjeve drejt Botërorit 2026.

The post A do të luajë Cristiano Ronaldo në ndeshjen e parë të Botërorit? FIFA merr vendimin për kartonin e kuq të CR7 appeared first on Albeu.com.

Mrekulli në Botërorin e Qitjes! 16-vjeçarja e kampioni shqiptar rikthejnë kuqezinjtë në podium pas 40 viteve

24 November 2025 at 15:05

Në studion e “ABC të Mëngjesit”, dyshja shqiptare e qitjes, Henri Rrufa dhe Sabina Hoti, ndanë emocionet e suksesit historik që arritën në Kampionatin Botëror të Qitjes, ku fituan medaljen e bronztë në disiplinën Target Sprint Mix, me pushkë me ajër. Kjo është medalja e dytë e bronztë që i vjen Shqipërisë pas plot 40 vitesh, duke rikthyer vendin tonë në podiumet botërore të këtij sporti.
Disiplina Target Sprint është e re për Shqipërinë dhe ka nisur të ushtrohet vetëm që prej vitit 2017. Ajo kombinon qitjen me pushkë dhe vrapimin, duke e bërë garën tërësisht dinamike dhe sfiduese.

“Starti nis me 400 metra vrap, ndalesë, 15 gjuajtje në 5 tabela, sërish vrap dhe më pas gjuajtje në ajër,” shpjeguan kampionët.

Në këtë kampionat morën pjesë 16 ekipe nga vende të forta si Gjermania, Zvicra, Italia dhe Egjipti. Gjermania dominoi finalen, ku çifti gjerman arriti kohën më të mirë, 7:14.9, duke marrë medaljen e artë. Megjithatë, dyshja shqiptare arriti një rezultat brilant, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë, një arritje që vjen pas dekadash mungesë trofesh në këtë disiplinë.
Henri Rrufa, 27 vjeç, kampion kombëtar në qitje, rrëfeu se pasioni i tij ka nisur që në moshën 13-vjeçare, kur ndiqte garat e ndryshme të babait, i cili gjithashtu ka qenë qitës profesionist.

“E kam përfaqësuar Shqipërinë në kampionate botërore dhe europiane, dhe jam krenar që kam arritur ta lartesoj vendin tim,” u shpreh ai.

Krahas sportit, Henri është i angazhuar edhe në menaxhimin e një restoranti.

Ndërsa Sabina Hoti, vetëm 16 vjeç, ka nisur rrugën e saj nga atletika. Ajo tregoi se u fut rastësisht në një garë qitjeje, ku zbuloi talentin dhe pasionin e ri që e çoi drejt këtij suksesi të jashtëzakonshëm.

“E gjeta veten më mirë në këtë sport,” tha ajo me emocion.
Të dy sportistët theksuan se qitja ka qenë dikur një nga sportet më të dashura për shqiptarët, duke nënvizuar se suksese të tilla mund ta rikthejnë sërish në vëmendjen e publikut.

Norvegjia ndez alarmin përtej Adriatikut, Italia rrezikon seriozisht Botërorin

By: M C
18 November 2025 at 16:48

Humbja e Italisë 1- 4 kundër Norvegjisë në “San Siro” ka krijuar shqetësim të madh rreth gjendjes së skuadrës së Xhenaro Gatuzos. Kombëtarja italiane, e cila për të tretën herë radhazi do të kërkojë kualifikimin në Kupën e Botës përmes playoff-eve, del nga faza e grupeve me shumë dyshime dhe pak siguri.

Në sfidën ndaj Norvegjisë, Italia e nisi me energji dhe vendosmëri. Pio Esposito, 20- vjeçari që po fiton gjithnjë e më shumë besim, shënoi një gol të bukur në minutat e para, duke ndezur entuziazmin e tifozëve. Por pjesa e dytë e ndeshjes tregoi një histori krejt tjetër. Norvegjezët përmbysën gjithçka për pak minuta, të udhëhequr nga ylli i Mançester Sitit, Erling Haland. Sulmuesi nordik shënoi dy gola të shpejtë, duke i thyer ekuilibrat dhe moralin e Italisë, e cila më pas u rrëzua si nga ana taktike, ashtu edhe psikologjike.

Për Gatuzon, kjo humbje është një sinjal serioz, jo vetëm për rezultatin, por për mungesën e stabilitetit në momente presioni. Italia dha përshtypjen e një skuadre të brishtë, që humb qartësinë sapo kundërshtari shton intensitetin. Problemet më të mëdha u panë në mbrojtje, ku dyshja qendrore dhe linjat anësore nuk arritën të mbajnë ritmin e shpejtë të Norvegjisë. Gjithashtu, mesfusha, zakonisht pika e fortë e Italisë, u duk e ngadaltë dhe pa kreativitet. Tani, Gatuzo duhet të marrë vendime të shpejta dhe të sakta.

Playoffet nuk ofrojnë hapësirë për eksperimente: trajneri duhet të mbështetet tek lojtarët më në formë dhe tek themelet e pakta të sigurta që skuadra ka aktualisht. Bastoni, Barela, Kean, Retegui dhe Pio Esposito përfaqësojnë boshtin mbi të cilin mund të ndërtohet formacioni për ndeshjet vendimtare të pranverës. Një opsion i mundshëm është rikthimi në një skemë më sulmuese, si 4-2-4, ku lojtarë si Orsolini dhe Zakanji mund të japin shpërthim ofensiv. Megjithatë, çështja më e madhe mbetet rindërtimi i mbrojtjes, e cila në “San Siro” tregoi pasiguri të frikshme.

Në javët në vazhdim, Gatuzo do të analizojë çdo detaj për të kuptuar se ku ka gabuar skuadra dhe çfarë duhet ndryshuar me urgjencë. Italia pret tani shortin në Zyrih, që do të përcaktojë kundërshtarin e saj në playoff. Emrat që mund të dalin përballë nuk janë aspak të lehtë, por Italia ka mësuar tashmë se nuk ekziston më asnjë ndeshje e thjeshtë. E rëndësishme është që skuadra të reagojë, të gjejë identitetin e humbur dhe të paraqitet me mentalitet të ri në ndeshjet vendimtare. Pranvera ofron një mundësi të fundit për të shpëtuar këtë cikël dhe për të shmangur katastrofën e mungesës në Botëror për herë të tretë radhazi. Tifozët shpresojnë që kjo humbje të shërbejë si një shuplakë zgjimi, ndërsa Gatuzo duhet të tregojë se është njeriu i duhur për t’i dhënë Italisë krenarinë e munguar.

The post Norvegjia ndez alarmin përtej Adriatikut, Italia rrezikon seriozisht Botërorin appeared first on Albeu.com.

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

By: armand
16 November 2025 at 20:43

Shqipëria ka mbyllur grupin e kualifikuesve të Botërorit 2026 duke siguruar kualifikimin në play-off për herë të parë në histori. Një rrugëtim, vazhdimin e të cilit do ta mësojë në shortin që hidhet të enjten. Tashmë, pas rezultateve të sotme, Shqipëria di edhe se në cilën vazo do të jetë në short. Kuqezinjve u duhej […]

The post ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja në vazon e tretë për play-off-in e Botërorit, shmang përballjen me Kosovën

By: redi
16 November 2025 at 21:45

Shqipëria dhe Kosova do të kërkojnë një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2026. Të dyja skuadrat i mbyllën grupet respektive në vendin e dytë. Shqipëria dhe Kosova do jenë në vazon tre të play-off-it të Kupës së Botës 2026, duke shmangur një përballje mes tyre në gjysmëfinale, por ndeshjet do ti zhvillojnë në transfertë. Për momentin rivalët e mundshëm të dy skuadrave janë Skocia…

Source

Harry Kane prish festën kuqezi, Anglia i shënon në 8 minuta 2 gola Shqipërisë

By: redi
16 November 2025 at 19:44

Festa kuqezi u ndalua në ”Air Albania” në pjesën e dytë, ku Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me dy gola nga Harry Kane. Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase ‘u thye’ në pjesën e dytë, kur Kane shënoi. Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol…

Source

Irlanda eliminon Hungarinë dhe gëzon Shqipërinë

By: redi
16 November 2025 at 17:19

Rezultate të tjera janë mësuar këtë të dielë. Hungaria mori një disfatë në fundin e takimit kundër Irlandës, e cila në mënyrë spektakolare përmbysi skuadrën e Marco Rossit 2-3. Me këtë fitore, Irlanda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën play off të Boërorit 2026, ndërsa Hungaria e mbyll ëndrrën për në Kupën e Botës. Nga ana tjetër kjo fitore e Irlandës shërben edhe si një asist për Shqipërinë…

Source

Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit

By: M C
15 November 2025 at 23:07

Shqiptarët vijojnë të shkruajnë historinë. Dy ditë pas arritjes së Shqipërisë në play off-in e Botërorit, të njëjtën arritje e bëri dhe Kosova.

“Dardanëve” u mjaftonte vetëm një pikë përballë Slovenisë, por ata shkuan në Ljubljanë dhe morën maksimumin, duke triumfuar 0-2.

Sfida nisi në mënyrë të vrullshme për skuadrën e Franco Fodës, e cila gjeti golin e avantazhit që në minutën e 6-të me anë të Fisnik Asllanit, i cili pas një lëvizjeje të bukur në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën mposhti Oblakun.

Në minutën e 16-të Vojvoda gjuajti dhe Asllani devijoi topin në drejtim të Oblakut, por ky i fundit e largoi topin në momentin e fundit. Pjesa e parë përfundoi pikërisht me avantazhin 1-0 të Kosovës.

Në të dytën, gjërat u bënë më të lehta për “Dardanët”, kjo falë nervozizmit të Stojanoviçit, i cili u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda 6 minutave, duke lënë vendasit me 10 lojtarë.

Menjëherë pas kësaj, të besuarit e Fodës u hodhën në sulm për të gjetur edhe golin e qetësisë, i cili erdhi në mënyrë spektakolare nga vetë sllovenët.

Në minutën e 64-t, Muslija hodhi një top për në krahun tjetër të fushës, por Karniçnik, i cili u mundua ta largonte, gabimisht e çoi në portën e tij, duke realizuar një superautogol që la të shtangur edhe Oblakun.

Me këtë fitore, Kosova arrin të sigurojë vendin e dytë në Grupin B dhe ndeshja e fundit do të jetë me Zvicrën në Prishtinë, e cila praktikisht e ka mbyllur çështjen e kualifikimit.

The post Tjetër mbrëmje historike, Kosova mund Slloveninë dhe i bashkohet Shqipërisë në ‘play off-in’ e Botërorit appeared first on Albeu.com.

Shqipëria shkoi zyrtarisht në “play off” të Botërorit, por në Serbi e shfrenojnë gjithë fantazinë: Ky skenar na dërgon edhe ne

By: M C
14 November 2025 at 20:06

Serbët kanë pësuar një tronditje të madhe në këto kualifikuese të Botërorit 2026. Shqipëria e mbylli si vend i dytë duke u bërë përfaqësuesja e parë që siguron fazën “play off”.

Në Serbi megjithatë kanë shfrenuar fantazinë, duke treguar skenarin e vetëm që do i dërgonte edhe ata në “play off”. Teoria e tyre është e vetmja që tregon se ekziston një mundësi.

Duhet të përmbushen tre nga katër skenaret që do përmenden në vazhdim, për të ndodhur mrekullia. Rumania, Irlanda e Veriut dhe Suedia të jenë në dy vendet e para të grupeve të tyre. Po ashtu Belgjika të mos jetë në një nga dy vendet e para.

The post Shqipëria shkoi zyrtarisht në “play off” të Botërorit, por në Serbi e shfrenojnë gjithë fantazinë: Ky skenar na dërgon edhe ne appeared first on Albeu.com.

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

By: Elva
13 November 2025 at 22:44

Shqipëria arriti të fitojë 1-0 ndaj Andorrës dhe siguroi matematikisht vendin e dytë në grup, duke u kualifikuar për herë të parë në play-off-in e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e balancuar, me zotërim të topit nga Shqipëria, por pa raste konkrete për […]

The post Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë appeared first on BoldNews.al.

Andorra, “viktima” e preferuar/ Kombëtarja luan ndaj rivalit që e ka mundur më shumë herë

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:31

Është ndoshta “armiku” ynë më i dashur. Andorra mbetet “tabela e preferuar e qitjes” për kombëtaren shqiptare, e cila ka një bilanc tepër pozitiv ndaj “liliputëve” të grupit tonë eliminator të Botërorit, e ndoshta kjo mund të jetë një arsye më shumë për të besuar tek fitorja e sotme.

Luhet për të siguruar plej ofin për të shkuar në Kupën e Botës, dhe një fitore atje është detyrim absolut, përtej asaj që Serbia mund të bëjë në Angli.

Kuqezinjtë kanë statistikat me 6 fitore, 1 barazim e vetëm 1 humbje, por që nga disfata 0-2 në 2002, kemi gjashtë rezultate të dobishme radhazi, ndër to 5 fitore.

Dueli I fundit ishte në “Arenën Air Albania” në 24 mars të këtij viti, një fitore 3-0, me dy gola nga Rej Manaj dhe një në fund nga Myrto Uzuni, në prani të mbi 17 000 spektatorëve.

Edhe kjo tregon se çfarë interesimi ka pasur për kombëtaren në këto eliminatore, e madje që në eliminatoret e Kampionatit Europian, kur Shqipëria siguroi biletën për të qenë në fazën finale në Gjermani vitin e kaluar.

Andorra ka qenë edhe si moment shpërthimi e reagimi për të fituar besimin e humbur, siç ndodhi në 25 mars 2019, menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Panuçi, e kur në stol u ul provizorisht Ervin Bulku.

Sfida eliminatore e Europianit u fitua në “Estadi Nasional” në Andorra La Vela me shifrat 3-0, me rrjetat nga Sadiku, Balaj e Abrashi.

Gjithsesi, kemi pasur edhe mbrëmje të vështira, edhe pse me pikatore, dhe jo vetëm humbjen e pësuar mbi dy dekada më parë.

Nuk harrohet barazimi 2-2 në Elbasan, nën drejtimin e Edi Rejës, pak ditë pas inaugurimit të pafat të “Arenës Air Albania” me humbjen 0-2 ndaj Francës.

Forca “çunat e Londrës!”, Shqipëria pret dhuratë nga “Wembley”, Anglia pret Serbinë

By: xhir jeta
13 November 2025 at 12:27

Do të jetë një finale, por edhe një “mision thuajse i pamundur”. E tillë ndeshja e Serbisë në stadiumin “Uembli” të Londrës ndaj Anglisë vendase dhe kryesuese e grupit tonë eliminator, e kualifikuar për në Botëror.

Vendasit janë favoritë absolutë, ndërsa miqtë duan rezultat.  “Tre luanët” kanë 3 mungesa, si mbrojtësin Gehi, ashtu si dhe dy lojtarët e Njukasëllit, Gordon e Poup.

Ndoshta Gehi mund të jetë ndaj Shqipërisë. Gjithsesi, nënkampionët e Europës janë në formë shumë të mirë, dhe shumicën e yjeve i kanë në ekip, madje në formë tepër të mirë.

Të tillë janë kapiteni Harri Kejn, Fil Foden, Xhud Belingham apo Saka, Rajs apo Xhejms.

Edhe Anderson e ka kaluar dëmtimin.

Trajneri i anglezëve, Tomas Tuhel, deklaron se ekipi I tij do të luajë për të fituar ndeshjen, siç bën gjithmonë, ndërsa nuk deshi t’i referohej fitores 5-0 në Beograd.

Gjermani theksoi se tashmë është sfidë tjetër, dhe se Serbia ka tjetër trajner e duket me më shumë energji.

Po Serbia?

Skuadra ballkanase ka pasur dy paraqitje krejt të ndryshme ndaj Anglisë, sepse vërtet humbi 0-5 në Beograd para pak javësh në këto eliminatore, por edhe pësoi një disfatë minimale, 0-1 në fazën e grupeve në finalet e Kampionatit Europian.

Trajneri I ri, Paunoviç, ka injektuar më shumë energji dhe besim, dhe shpresa ekziston edhe pse misioni në pamje të parë duket i pamundur. Serbët kanë mungesë kapitenin Aleksandër Mitrovic të dëmtuar si dhe vëllezërit Milinkovic-Savic, që nuk kanë qenë në ekip në kohën e ish-trajnerit Stojkovic.

Gjithsesi, talent dhe ka Paunoviç deklaroi se nëse ekipi nuk ka besim për fitoren, është e kotë që udhëton për në Angli. Skuadra ballkanase shkoi pikërisht me moral të lartë drejt Londrës, pavarësisht se fantazmat e humbjes 0-5 në “Rajko Mitic” nuk mund të largohen. Synimi është fitorja, por ndoshta një shpresë ua lejon edhe barazimi./abcnews.al

❌
❌