Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

27 të vdekur në konfliktin midis grupeve guerile në Kolumbi

By: armand
18 January 2026 at 20:46

27 anëtarë të një grupi guerilas të majtë në Kolumbi janë vrarë në përleshje me një fraksion rival në një betejë për kontrollin e një zone të mbuluar nga xhungla në jugperëndim të vendit, thanë të dielën autoritetet ushtarake. Përleshjet, të cilat ishin më të dhunshmet në muajt e fundit, ndodhën në zonën rurale të […]

The post 27 të vdekur në konfliktin midis grupeve guerile në Kolumbi appeared first on BoldNews.al.

Të paktën 15 të vdekur nga zjarret në Kili, mijëra të evakuuar

By: armand
18 January 2026 at 17:53

Numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë dy provinca të Kilit jugor është rritur në të paktën 15. Ndërsa më shumë se 50,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre. Presidenti kilian në largim, Gabriel Boric shpalli gjendje katastrofe natyrore në zonat e prekura. “Duke pasur parasysh zjarret serioze që po shpërthejnë, kam vendosur të […]

The post Të paktën 15 të vdekur nga zjarret në Kili, mijëra të evakuuar appeared first on BoldNews.al.

Fundjavë e zezë në Alpe, tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet

By: V K
18 January 2026 at 09:36

Një ortek vrau tre skiatorë çekë në Austrinë qendrore, tha policia, duke e çuar në tetë numrin e personave të vrarë nga ortekët në Alpet Austriake të shtunën.

Një ortek rrëmbeu tre nga shtatë anëtarët e një ekipi çek skijimi në rajonin Murtal të Styria-s, duke i varrosur plotësisht, tha policia në një deklaratë. Shërbimet e shpëtimit arritën të gjenin dhe të nxirrnin viktimat, por “pavarësisht të gjitha përpjekjeve”, tre viktimat “u gjetën të vdekur”, sipas autoriteteve.

Më herët dje, në rajonin Pongau pranë Salzburgut, një ortek rrëmbeu shtatë skiatorë nga pista, duke vrarë katër prej tyre dhe duke plagosur një të pestë, raportoi transmetuesi publik austriak ÖRF.

Një skiatore dhe bashkëshorti i saj u varrosën nga stuhitë e borës, kur një tjetër ortek goditi të njëjtën zonë. Shërbimet e shpëtimit, të njoftuara nga bashkëshorti, nuk arritën ta ringjallnin atë.

“Pavarësisht paralajmërimeve të qarta dhe të përsëritura, sot patëm disa ortekë, me pasoja për fat të keq fatale”, tha Gerhard Kremser, kreu i shërbimeve të emergjencës në malin Pongau.

“Kjo tragjedi tregon me dhimbje seriozitetin e situatës aktuale të ortekëve”, këmbënguli ai. Të martën, një djalë 13-vjeçar, gjithashtu nga Republika Çeke, u vra në një ortek në Bad Gastein, gjithashtu në Alpet Austriake, ndërsa ishte jashtë pistës me një fëmijë tjetër në vendpushimin e skive Sportgastein.

Të dielën e kaluar, një skiator 58-vjeçar u vra në një ortek në Werberg, Tirol (perëndim). Po atë fundjavë, gjashtë persona vdiqën kur u mbuluan nga ortekët në vendpushimet e skive në Alpet Franceze.

Dhe, në pjesën zvicerane të Alpeve, një skiator gjerman u vra në një ortek dhe katër të tjerë u plagosën.

The post Fundjavë e zezë në Alpe, tetë skiatorë të vdekur brenda një dite nga orteqet appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 17 January 2026Main stream

Protestat e përgjakshme në Iran/ Nëna qan mbi trupin e djalit të vrarë

By: Rovena
17 January 2026 at 16:42

Prej fillimit të protestave në Iran, regjimi ka nisur një shtypje brutale ndaj demonstruesve, duke përdorur snajperë, armë zjarri, plumba metalikë, gaz lotsjellës dhe ndërhyje të dhunshme, për të shpërndarë turmat paqësore dhe për të frikësuar qytetarët që kërkojnë ndryshim demokratik. Arrestimet masive dhe dhuna sistematike ndaj protestuesve kanë shënuar një nga periudhat më të ashpra të represionit në dekada në Iran.

Së fundi janë shfaqur shumë video të të vdekurve në qeze të zeza të najlonit. Një skenë e tillë është edhe e një nëne iraniane, e cila shihet teksa rënkon mbi trupin e të birit të saj të vrarë.

Ai u ekzekutua nga regjimi islamik ndërsa dilte në rrugë, duke kërkuar liri dhe drejtësi për një Iran të lirë, vetëm për të përballuar urrejtjen dhe dhunën e autoriteteve.

Organizata të të drejtave të njeriut dhe agjenci për mbikëqyrje të krimeve tregojnë se numri i të vrarëve është shumë i lartë dhe vazhdon të rritet. Sipas disa vlerësimeve të pavarura dhe të grupimeve aktiviste, mijëra njerëz janë vrarë në dhunën shtetërore që ka shpërthyer përtej kryeqytetit dhe në qytete të tjera.

Agjencia e të drejtave të njeriut HRANA raporton se më shumë se 3000 persona janë vrarë deri më tani, përfshirë mijëra protestues që dolën në rrugë kundër regjimit.

Vlerësime të tjera, përfshirë disa burime brenda Iranit, flasin për shifra shumë më të larta, deri në dhjetëra mijëra viktima, megjithëse këto shifra janë të vështira për t’u verifikuar për shkak të bllokimit të komunikimit nga autoritetet.

Gjatë këtij shtypje brutale, autoritetet vendosën edhe bllokimin e internetit dhe komunikimit, duke e bërë të vështirë dokumentimin e ngjarjeve dhe raportimin e vërtetë të viktimave dhe arrestimeve dhe duke penguar komunitetin ndërkombëtar të marrë informacion të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë media ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut po ndjekin me shqetësim zhvillimet, duke bërë thirrje për respektim të të drejtave themelore dhe për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.

Before yesterdayMain stream

Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën

By: M C
14 January 2026 at 20:24

OJQ-ja për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHR), me seli në Norvegji, deklaroi sot se të paktën 3,428 protestues janë vrarë nga forcat iraniane të sigurisë gjatë kulmit të trazirave, në periudhën 8–12 janar.

Sipas IHR, rritja e këtij numri vjen pas informacioneve të reja të siguruara nga ministria iraniane e shëndetësisë dhe arsimit.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se të paktën 10,000 protestues janë arrestuar në lidhje me situatën.

Vlerësimi i numrit real të viktimave nga jashtë Iranit mbetet i vështirë, për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të komunikimit.

IHR ka paralajmëruar se shifra e publikuar përfaqëson vetëm “minimumin absolut” dhe se numri i vërtetë i të vdekurve mund të jetë shumë më i lartë.

The post Rritet numri i viktimave në Iran: Të paktën 3,428 protestues kanë humbur jetën appeared first on Albeu.com.

Protestat në Iran/ Numri i personave që kanë humbur jetën shkon në 2,571

By: armand
14 January 2026 at 12:12

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571 persona, njoftoi sot organizata për të drejtat e njeriut HRANA me seli në SHBA. Organizata njoftoi se deri më tani ka konfirmuar vdekjen e 2,403 protestuesve, 147 individëve të lidhur me qeverinë, 12 personave nën moshën 18 vjeç dhe nëntë civilëve që nuk […]

The post Protestat në Iran/ Numri i personave që kanë humbur jetën shkon në 2,571 appeared first on BoldNews.al.

Mbi 2 mijë viktima nga trazirat dhe protestat në Iran, paralajmëron Izraeli: Jemi në gatishmëri për çdo skenar

By: Fax Web
14 January 2026 at 11:15

Situata në Iran vijon të mbetet e tensionuar. Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetë si pasojë e përshkallëzimit të protestave dhe shtimit të presionit nga qeveria iraniane ndaj protestuesve iranianë. Ndërkohë Izraeli nga ana e tij ka thënë se është në gatishmëri, përballë tensioneve në Iran.

“Ushtria izraelite thotë se vazhdon të jetë “në gatishmëri për skenarë të papritur” për shkak të trazirave të vazhdueshme në Iran. Protestat në Iran janë një çështje e brendshme”, tha zëdhënësja e ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade Effie Defrin, në një reagim në platformën X.

Kujtojmë se Izraeli sulmoi Iranin në qershor, duke rezultuar në një luftë 12-ditore që vrau gati 1,200 iranianë dhe dhjetëra izraelitë.

Gjatë javës së kaluar, Irani ka kërcënuar të sulmojë Izraelin nëse ky i fundit ose Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme.

Grupi për të drejtat e njeriut: Të paktën 2.403 të vdekur në protestat në Iran

By: Rovena
14 January 2026 at 09:27

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2.403, njoftoi HRANA, grupi për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara (SHBA).

Ky numër po vazhdon të rritet sepse udhëheqësit klerikë të Republikës Islamike po bëjnë përpjekje për ta shtypur valën më të madhe të protestave antiqeveritare ndër vite, duke nxitur kërcënime për ndërhyrje nga SHBA-ja.

Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje iranianëve t’i vazhdojnë protestat, duke iu premtuar se do t’iu dalë në ndihmë.

HRANA tha të mërkurën vonë se deri më tani e ka verifikuar vdekjet e 2.403 protestuesve, 147 individëve të lidhur me Qeverinë, 12 personave nën moshën 18-vjeçare dhe nëntë civilëve që nuk kanë marrë pjesë në protesta.

Një zyrtar iranian tha të martën se rreth 2.000 njerëz janë vrarë. Kjo ishte hera e parë që autoritetet japin një shifër të përgjithshme të viktimave nga trazira mbarëkombëtare mbi dyjavore.

“Ndihma po vjen”

I pyetur se çfarë nënkuptonte kur tha se “ndihma po vjen”, Trump u tha gazetarëve se ata do të duhej ta kuptonin vetë.

Trump ka deklaruar se veprimi ushtarak është ndër mundësitë që është duke i shqyrtuar për ta ndëshkuar Iranin për shtypjen e protestave.

Në një intervistë për CBS Neës, Trump tha se SHBA-ja do të ndërmarrë “veprime shumë të forta” në Iran, nëse regjimi fillon t’i varë protestuesit.

“Nuk duam që ajo që po ndodh në Iran të vazhdojë”, tha ai. “Nuk do të përfundojë mirë”.

Ai shtoi se administrata po pret një konfirmim zyrtar të numrit të protestuesve të vrarë nga forcat iraniane të sigurisë.

Trump shpalli tarifa importi prej 25 për qind për produktet nga çdo vend që bën tregti me Iranin – i cili është eksportues i madh i naftës.

Kina, e cila blen pjesën më të madhe të eksporteve të naftës së Iranit, e kritikoi menjëherë këtë veprim.

Në një bisedë telefonike të shtunën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, diskutuan mundësinë e ndërhyrjes së SHBA-së në Iran, sipas një burimi izraelit të pranishëm në bisedë.

Irani u zotua se do të kundërpërgjigjej ndaj çdo sulmi duke goditur Izraelin dhe bazat e anijet amerikane.

Trazirat, të nxitura nga kushtet e rënda ekonomike, kanë paraqitur sfidën më të madhe të brendshme për udhëheqësit iranianë për të paktën tre vjet dhe kanë ndodhur në një kohë presioni ndërkombëtar në rritje ndaj Iranit për programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike.

IRAN – Arrin në 65 numri i personave që humbën jetën në protesta

10 January 2026 at 17:44

TEHERAN, 10 janar /ATSH -AA/ – Numri i personave që kanë humbur jetën në protestat në Iran është rritur në 65, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran (HRANA).

Raporti, i publikuar në faqen e internetit të grupit me bazë në SHBA, thotë se demonstratat kanë zgjatur 13 ditë rresht, duke u zhvilluar në 512 vende në 180 qytete në të gjitha 31 provincat iraniane, duke rezultuar në vdekjen e 50 protestuesve, 14 zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe sigurisë, si dhe një civili të lidhur me qeverinë.

Demonstratat gjithashtu kanë çuar në dhjetëra të plagosur dhe 2.311 persona të arrestuar. Sipas raportit, plagosjet janë shkaktuar kryesisht nga të shtëna me fishekë dhe plumba plastikë.

Autoritetet nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë lidhur me të vrarët ose të plagosurit.

Irani ka përjetuar një valë protestash që nga fundi i dhjetorit, kryesisht për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së rialit iranian dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Demonstratat nisën më 28 dhjetor pranë Pazarit të Madh të Teheranit dhe më pas u zgjeruan në disa qytete.

Dje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani është “në telashe të mëdha” ndërsa protestat po përhapen dhe theksoi se SHBA-ja po i ndjek nga afër zhvillimet dhe paralajmëroi autoritetet të mos përdorin forcë vdekjeprurëse.

Irani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për nxitjen e trazirave, me zyrtarë që paralajmërojnë se forcat e sigurisë dhe gjyqësori “nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj sabotuesve”.  /os/

The post IRAN – Arrin në 65 numri i personave që humbën jetën në protesta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tragjedia në Zvicër me 40 viktima / Pronarët e barit nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe fshehje provash

By: D Marku
8 January 2026 at 13:17

Çifti që drejtonte barin në resortin zviceran Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën nga një zjarr shkatërrues natën e Vitit të Ri, akuzohen se kanë tentuar të shkatërrojnë prova duke bllokuar llogaritë në rrjetet sociale menjëherë pas tragjedisë.

Jacques Moretti (49 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Jessica Moretti (40 vjeçe) dyshohen për vrasje nga pakujdesia, mes akuzave për standarde të pamjaftueshme sigurie në lokalin e quajtur Le Constellation.

Avokati Romain Jordan, i cili përfaqëson disa nga 116 të plagosurit – shumica të rinj, disa me djegie katastrofike – tha se llogaritë e barit në Facebook dhe Instagram u pezulluan ndërkohë që operacionet e shpëtimit ishin ende në zhvillim.

Ai i tha The Times se llogaritë u bllokuan mes orës 03:00 dhe 06:30 të mëngjesit. “Është e çuditshme që, ndërsa po zhvillohej një emergjencë e tillë, dikush po mendonte për këtë,” u shpreh ai.

Sipas Jordanit, lokali kishte reklamuar festën e Vitit të Ri pak para zjarrit, dhe pezullimi i llogarive tregon se menaxherët ishin të vetëdijshëm për çështjet e sigurisë që në momentet e para pas tragjedisë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit, pasi fishekzjarre të vendosura mbi shishe shampanje i vunë flakën një materiali akustik shumë të ndezshëm në tavan. Një ish-zjarrfikës deklaroi se materiali ishte “në thelb i njëjtë” me veshjen e përdorur në kullën Grenfell në Londër.

Pamje të realizuara para zjarrit tregojnë një banakier me helmetë duke mbajtur një fishekzjarr të ndezur, ndërsa qëndronte mbi shpatullat e një kolegu të maskuar. Brenda pak minutash, zjarri u përhap në gjithë klubin nëntokësor në një fenomen të njohur si “flashover”, ku të gjitha materialet e djegshme marrin flakë njëkohësisht.

Personat e bllokuar brenda lokalit kishin vetëm një shkallë të ngushtë për të dalë. Dy ish-punonjës thanë se fikëset e zjarrit shpesh mbaheshin të mbyllura dhe se dera e daljes emergjente ishte shpesh e bllokuar ose e mbyllur me çelës.

Dy ish-punonjës, të identifikuar vetëm si Maxime dhe Sarah, deklaruan se trajnimet për sigurinë nga zjarri kishin qenë “të dobëta”. “Gjithmonë thosha se nëse fishekzjarrët preknin tavanin, gjithçka mund të merrte flakë,” tha Maxime për BFM.

Autoritetet lokale në Crans-Montana pranuan gjithashtu se lokali nuk kishte kaluar inspektimin vjetor të sigurisë për më shumë se pesë vjet. Presidenti i komunës, Nicolas Féraud, e quajti këtë një dështim serioz dhe tha se autoritetet “nuk do t’i shmangen përgjegjësisë”.

Policia e kantonit Valais po vazhdon hetimet ndaj çiftit Moretti për vrasje nga pakujdesia, plagosje të rëndë nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia.

Në një deklaratë të përbashkët, çifti u shpreh se është “i shkatërruar dhe i mbushur me dhimbje” dhe se po mendon vazhdimisht për viktimat, duke shtuar se nuk do të përpiqet të shmangë përgjegjësitë.

Të dielën, më shumë se 2,000 persona morën pjesë në një procesion përkujtimor në Crans-Montana, duke marshuar në heshtje nga një shërbesë fetare drejt vendit të tragjedisë. Heshtja u ndërpre vetëm nga duartrokitjet spontane për zjarrfikësit që luftuan flakët.

Një banor lokal tha: “Po kalojmë një moment errësire të thellë, por po e përballojmë së bashku./ Top Channel

The post Tragjedia në Zvicër me 40 viktima / Pronarët e barit nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe fshehje provash appeared first on Albeu.com.

Regjistrohet viktima e parë në Durrës, lumi Vjosa arrin në pikën kritike mbi 9 metra

8 January 2026 at 12:02


Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këtë të enjte është regjistruar edhe viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Në disa zona të Elbasanit si dhe në veri, shiu i ka lënë reshje dëborës, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë akse.

Ndërkaq në Vlorë, niveli i Vjosës ka kaluar mbi 9 metra, janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë.

Gjashtë viktima dhe qindra fluturime të anuluara, dëbora shkakton kaos në Europë

By: melisa
7 January 2026 at 10:52

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e rrezikshme nga akulli kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimeve në mbarë Europën, me gjashtë viktima të raportuara nga moti ekstrem, sipas BBC. Pesë persona humbën jetën në Francë për shkak të aksidenteve të lidhura me rrugët e mbuluara nga akulli, ndërsa një grua vdiq në Sarajevë pasi një pemë e rënduar nga bora u rrëzua mbi të…

Source

Irani në prag të humnerës? Çfarë dihet deri më tani për protestat masive me disa të vdekur

By: Brisi
3 January 2026 at 19:39

Pakënaqësia sociale po kthehet në protestë të hapur kundër udhëheqjes në Iran. Gjatë konfrontimeve ndërmjet demonstruesve dhe forcave të rendit në perëndim të Iranit, sipas të dhënave të mediave iraniane, deri të enjten (01.01.2026) kanë humbur jetën gjashtë vetë. Protestat filluan të dielën, por fillimisht ato patën një rrjedhë paqësore. Prej ditësh në Iran mijëra vetë […]

The post Irani në prag të humnerës? Çfarë dihet deri më tani për protestat masive me disa të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë në Alpet italiane

By: Fax Web
2 January 2026 at 19:36

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të premten (2 janar) nga orteqet në Alpet italiane, me erëra të forta që penguan operacionet e shpëtimit, thanë autoritetet lokale.

Një ortek i parë goditi Luginën Maira jugperëndimore të Alpeve, pranë kufirit francez në rajonin italian të Piemontes, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas Shërbimit të Ndihmës së Parë Alpine. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike.

Ekipet e shpëtimit u nisën në këmbë nga lartësi më të ulëta pasi erërat e forta i penguan ekipet e helikopterëve të arrinin në vendngjarje, tha agjencia në një deklaratë.

Një ortek i dytë ndodhi pranë Pragelato, një vendpushim i njohur skish rreth 60 kilometra në perëndim të Torinos.

Një grua që ishte bllokuar arriti të lirohej, por nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të lëndimeve të saj. Ekipet e shpëtimit po punonin për ta nxjerrë atë, me helikopterët që ishin përsëri të kufizuar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Autoritetet thanë se po monitoronin raportet për një ortek të tretë në Piemonte , por nuk u dhanë detaje menjëherë.

Më vete, në rajonin verilindor italian të Venetos, një ortek në shpatin Vaio Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një skiator 50-vjeçar, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Ekipet e shpëtimit mbërritën me helikopter në vendin ku ishte bllokuar 50-vjeçari, por nuk arritën ta shpëtonin atë.

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy mjete, dyshohet për viktima

By: Fax Web
2 January 2026 at 09:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër mëngjesin e sotëm.

Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë.

Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë.

Aksidenti me 2 viktima në Lezhë/ Identifikohen çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, pamje nga vendngjarja (EMRAT+VIDEO)

By: V K
2 January 2026 at 10:40

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident tragjik u regjistrua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona.

Janë identifikuar dy personat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Lezhë. Mësohet se viktimë mbetën Elona Florini dhe Petrit Florini, bashkëshortë.

Nga aksidenti mbetën të plagosur nëna me dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2-vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

 

The post Aksidenti me 2 viktima në Lezhë/ Identifikohen çifti i bashkëshortëve që humbën jetën, pamje nga vendngjarja (EMRAT+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bilanc tragjik/ Në dy ditët e para të vitit 5 viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet (VIDEO)

By: V K
2 January 2026 at 10:02

Dy ditët e para të vitit, në vendin tonë u regjistruan 5 viktima shkak aksidentet rrugore. Shkaqet kryesore kanë qenë shpejtësia e lartë dhe moszbatimi i kodit rrugor, kanë qenë dhe shkaqet kryesore.

Fatkeqësisht me nisjen e këtij viti, tre të rinj humbën jetën në Tepelenë, dy persona kanë ndërruar jetë këtë mëngjes në Lezhë.

Këtë mëngjes një tjetër aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimi ne Savrës. Dy mjete tip Benz janë përplasur në rreth-rrotullim.

Policia e qarkullimit rrugor, ka dokumentuar ngjarjen ndërkohë që nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një prej mjeteve që vinte nga aksi rrugor Berat Lushnje, ka përplasur një mjet që vinte nga aksi Fier – Lushnje.

Sipas policisë, së qarkullimit mos zbatimi i kodit rrugor për dhënie përparësive, ka qenë shkaku i aksidentit që ka pasur vetëm dëme materiale.

 

The post Bilanc tragjik/ Në dy ditët e para të vitit 5 viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, raportohet për 2 viktima

By: V K
2 January 2026 at 09:29

Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Edhe një ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Viktima mbetën Anxhelo Ruçi, 27-vjeç, Martin Dulaj, 25-vjeç si edhe Klejdi Myftari, 24-vjeç.

E plagosur rëndë mbeti Arsida Demiri, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

The post Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, raportohet për 2 viktima appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me 47 viktima në Zvicër/ Dëshmia tronditëse e të riut: Zjarrfikësit po qanin, ishte më keq se…

By: V K
2 January 2026 at 08:23

Pak pas orës 01:30 të mëngjesit të Vitit të Ri, një zjarr i fuqishëm përfshiu barin “Le Constellation” në vendpushimin Crans-Montana, duke shkaktuar mbi 47 viktima dhe 115 të plagosur.

Dëshmia e një 19-vjeçari italian, i cili ndodhej aty pranë, ka tronditur opinionin publik.

I riu Gianni, student i inxhinierisë mekanike në Gjenevë, thotë se mori vesh ngjarjen nga një shoqe e tij, e cila kishte mbërritur në bar pak minuta pas shpërthimit.

“Ajo dëgjoi shpërthime të forta dhe pa flakë. E kuptova menjëherë se ishte diçka shumë serioze”, rrëfen ai për gazetën L’Essentiel.

Ai arriti në vendin e ngjarjes përpara se të mbërrinin ekipet e emergjencës. Sipas tij, situata përkeqësohej minutë pas minute.

“Njerëzit ishin shtrirë përtokë, të plagosur dhe të djegur”, kujton i riu, i cili ofroi ndihmën e tij duke qenë se kishte pak përvojë në mbrojtjen civile.

Për të ndihmuar të plagosurit, kalimtarët krijuan barela të improvizuara me pajisje nga lokali, ndërsa mungesa e personelit dhe pajisjeve e bëri situatën edhe më të vështirë.

“Ndonjëherë na duhej t’i linim njerëzit në tokë për të shpëtuar ata që ishin ende brenda”, tregon ai, duke folur për skena kaotike.

Operacionet e shpëtimit zgjatën deri në orën 05:00, në temperatura deri në –11°C.

“Po kërkoja batanije në baret aty pranë”, thotë i riu, i cili shton se plagët e rënda bënë thuajse të pamundur identifikimin e viktimave.

Gianni beson se ndihma e tij shpëtoi jetë, edhe pse pranon se përjetimet e asaj nate do ta shoqërojnë gjatë. Ai shprehet i zhgënjyer që nuk iu ofrua asnjë mbështetje psikologjike apo mjekësore pas ngjarjes, pavarësisht se kishte qenë i ekspozuar ndaj tymit.

“Jam i sigurt se kam ndihmuar njerëz. Shumë pak civilë erdhën për të ndihmuar, vetëm tre ose katër”. Edhe profesionistët, thotë ai, u tronditën.

“Zjarrfikësit po qanin. Ishte më keq se një film horror. Adrenalina më mbajti gjallë gjithë natën. Ende nuk e kam kuptuar”, thotë ai, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e mbështetjes pas incidentit.

“Nuk më ofruan asnjë ndihmë apo kujdes mjekësor, edhe pse isha ekspozuar ndaj tymit. I vetmi person që më foli ishte një oficer policie i cili më kërkoi të largohesha”.

Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore raportuan se situata ka qenë një nga më të rëndat e dekadave të fundit në zonë. Hetimet për shkaqet e tragjedisë vijojnë.

The post Tragjedia me 47 viktima në Zvicër/ Dëshmia tronditëse e të riut: Zjarrfikësit po qanin, ishte më keq se… appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik që përgjaku nisjen e Vitit të Ri në Gjirokastër/ Mes viktimave, instrumentisti 24-vjeçar Klejdi Myftari

By: V K
1 January 2026 at 14:07

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik u regjistrua në Gjirokastër në vendin e quajtur “Bypass”, ku për pasojë humbën jetën tre të rinj si dhe një 19-vjeçare u plagos rëndë.

Sipas uniformave blu, mes viktimave nga aksidenti tragjik ishte edhe Klejdi Myftari, 24-vjeçari i cili punonte si instumentist muzikor.

Aksidenti tragjik që la pas tre viktima dhe një vajzë të plagosur, ndodhi rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”.

Ai po udhëtonte së bashku me Anxhelo Rucin 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe u përplasën me mjetin tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.

The post Aksidenti tragjik që përgjaku nisjen e Vitit të Ri në Gjirokastër/ Mes viktimave, instrumentisti 24-vjeçar Klejdi Myftari appeared first on Albeu.com.

❌
❌