Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ministria e Shëndetësisë përgjegjëse”, Ikja e dritave në QSUT, Alimehmeti nga Foltorja: Situatë alarmante, abuzim me fondet! Nga tetori, spitali pa kontratë për gjeneratorët

By: M C
20 January 2026 at 19:49

Nga Foltorja e sotme e Partisë Demokratike në Degën e Njësisë 4 në Tiranë, ish-kandidati për deputet Ilir Alimehmeti, denoncoi skandalin e territ nga mungesa e energjisë elektrike mbrëmjen e djeshme, e që preku edhe spitalin e QSUT-së.

Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët shqiptarë të mblidhen në protestën kombëtare të 24 janarit në kryeqytet para Kryeministrisë për të rrëzuar regjimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe që t’i thonë mjaft aferave korruptive.

Ai akuzoi qeverinë për gjendjen në spitale, situatën e të sëmurëve, mungesën e ilaçeve dhe pajisjeve dhe deri tek mossigurimi i burimeve të energjisë në raste defektesh si ai i djeshmi.

“Mungesa e dritave një situatë që nuk mendohej dot. E papranueshme situata në spital. Pamë video, njerëz të panikosur. Kjo është përgjegjësi e drejtorisë QSUT, dhe sigurisht e Ministrisë së Shëndetësisë. Që prej tetorit nuk paska kontratë mirëmbajtje të gjeneratorëve”, tha ai.

Alimehmeti ngriti shqetësimin për situatën në spitale pas mungesës së dritave për disa orë në QSUT, duke e quajtur gjendje alarmante dhe që kërkon ndërhyrje emergjente.

“Gjithçka që ndodhi dje, ishte alarmante, a mund të pranojmë dot që në 2026 të themi do Zoti ka drita në spital. U fol për spitale moderne, por këtu bëhet fjalë për drita, përgjegjësi direkte që shkojnë përtej abuzimeve me fondet. Këta nuk e kishin vënë ujin në zjarr. Në 24 janar duhet të jemi në shesh, t’i themi boll më kësaj qeverie”, u shpreh Alimehmeti.

Ish-kandidati ishte sot prezent në Foltoren e radhës që mbajti kreu i PD-së, Sali Berisha, me mbështetësit në zonën e Porcelanit në kryeqytet.

The post “Ministria e Shëndetësisë përgjegjëse”, Ikja e dritave në QSUT, Alimehmeti nga Foltorja: Situatë alarmante, abuzim me fondet! Nga tetori, spitali pa kontratë për gjeneratorët appeared first on Albeu.com.

Krenari që bën me turp emrin e vet

By: armand
20 January 2026 at 18:14

Nga Boldnews.al Në vend të stetoskopit, mjeku dhe njëkohësisht shefi i Repartit të Reanimacionit Qëndror në QSUNT vendosi të merrte në duar “pincat e elektriçistit”, në një reagim të paprecedent, duke justifikuar shkëputjen e energjisë elektrike për më shumë se një orë në spital. “Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin […]

The post Krenari që bën me turp emrin e vet appeared first on BoldNews.al.

Çfarë solli ndërprerja e energjisë elektrike në QSUNT

By: FAKTOJE
20 January 2026 at 18:00

Sebi Alla- Më shumë se si mjek, shefi i Pavionit të Reanimacionit Qëndror në QSUNT, Krenar Lilaj, foli si “specialist” në fushën elektrike, për rastin e mbrëmjes së të hënës kur për më shumë se një orë u shkëput energjia, duke u rrezikuar jeta e pacientëve në repartin e Reanimacionit.

“Ndërprerja e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar. Në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve respiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar”, tha Lilaj.

Pamjet e publikuara nga familjarë të pacientëve tregonin se stafi mjekësor dhe infermieror lëvizte pacientët me pompa manuale oksigjeni, për t’i dërguar në një tjetër repart, ku energjia nuk ishte shkëputur.

Reagimi

Mjeku shqiptar që punon në Gjermani, Erion Dasho, ka komentuar ngjarjen.

“Më lejoni që të tregoj se si planifikohet mbarëvajtja në një spital. Në spital ka dy linja. Të cilat nëse dëmtohen, të cilat garantojnë energjinë, madje dhe pavionet, ku ndodhen të sëmurë në gjendje të rëndë, ato pajisje qëndrojnë në punë edhe nëse ndërpritet energjia. Më pas është gjeneratori, nëse ndërpritet energjia, që hyn në funksionim.

Dy linja të pavarura nga njëra tjetra. Jetën nga vdekja në disa raste e ndajnë disa sekonda. Ndaj këto pjesë të spitalit duhet të kenë mbështetje. Është e papranueshme që në një qendër speciale, të kemi ndërprerje me minuta apo orë të energjisë elektrike. Kjo dëmton cilësinë e kujdesit, sigurinë e pacientit, pasi vihet në rrezik jeta e tyre. Pa energji vihet në pikëpyetje siguria e pacientit me aspirim apo me probleme kardiake…”, tha ai

Spitali

Ndonëse duhet të ishin funksionale gjeneratorët në raste emergjence ata nuk janë aktivizuar menjëherë referuar pamjeve nga familjarë të pacientëve.

Zyrtarisht ka një tjetër pretendim. QSUT në një reagim zyrtar thotë se është aktivizuar sistemi (UPS Gjeneratorë).

“Për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike. Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve”, deklaroi QSUNT për mediat. Fakt mbetet se energjia ka munguar, duke e kategorizuar deklaratën zyrtare të QSUT thjesht propagandë kur thotë se situata u vu nën kontroll menjëherë si pasojë e aktivizimit të  gjeneratorëve

Ngjarja

Pacienti N.M i trasferuar nga Spitali i Burgut humbi jetën mëngjesin e ditës së sotme, por sipas shefit të repartit të Reanimacionit Qëndror në QSUNT, gjendja e tij ka qenë e rëndë dhe pasoja fatale nuk ka ardhur si shkak i mosfunksionimit të aparaturave nga shkëputja e energjisë elektrike. “Gjendja e tij ishte e rëndë që në ardhje ditën e dielë pasdite. Ka pasur cirroza hepatike dhe ka pasur hemoragji masive për të cilën është trajtuar kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri është ndarë nga jeta 4:13 minuta”, tha Lilaj.

The post Çfarë solli ndërprerja e energjisë elektrike në QSUNT appeared first on Faktoje.al.

Reanimacioni 30 minuta pa energji, mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

By: redi
20 January 2026 at 15:26

Gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike për gati 90 minuta pas një defekti në një shtyllë elektrike, që preku disa prej zonave më kryesore në kryeqytet. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë situatë është se një pavijon në QSUT, ku përfshihet edhe Reanimacioni, mbeti përkohësisht pa energji elektrike. Shefi i shërbimit të Reanimacionit në QSUT, sqaroi se pajisjet nuk u ndalën në asnjë moment…

Source

Skandali me ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Erion Dasho: E papranueshme, nuk funksiononin as dritat e emergjencës në korridor…

By: V K
20 January 2026 at 15:32

Në një intervistë për News 24, mjeku shqiptar që punon në Gjermani, Erion Dasho, e cilësoi si të papranueshme ndërprerjen e energjisë elektrike në QSUT, duke thënë se mund të kishte pasur edhe humbje jete të pacientëve.

Dasho theksoi se Prokuroria duhet të nisë një hetim urgjent, për të kuptuar nëse është garantuar cilësia dhe siguria ndaj pacientëve të shtruar aty.

Sipas tij, ky incident nuk mund të kalohet vetëm me deklarata apo masa administrative, por duhet të kryhen hetime ligjore.

Mjeku theksoi se duhet të ketë 2 linja sigurie për energjinë elektrike, që sigurojnë jetën e çdo pacienti.

“Është e papranueshme që një qendër si QSUT të kenë ndërprerje me minuta apo orë të energjisë elektrike se kjo dëmton sigurinë e pacientit dhe përbën rrezik direkt për jetën e tyre. Rrezikohet jeta e pacientit dhe jemi në humbje të jetës. Frymëmarrja e drejtuar ka për qëllim të zëvendësojë frymëmarrjen normale. Nëse kjo mundësohet me pajisje që furnizohen me energji elektrike, ndërpritet oksigjenimi i pacientit dhe rrezikon jetën. Nuk konceptohet asnjë spital, jo në Evropë por as në vendet më të humbura afrikane, të fuksionojnë pa energji elektrike”, theksoi ai.

Ai theksoi se një situatë e tillë tregon paaftësinë në drejtim, teksa tha se spitalet evropiane nuk drejtohen nga “patronazhistë dhe klarinetistë”.

Gjithashtu, Dasho u shpreh se Anxhela Paparizo, drejtuesja aktuale e qendrës spitalore, nuk ka asnjë lidhje me shëndetësinë.

“Në spitalet evropiane nuk drejtojnë patronazhistë dhe as klarinetistë. Drejtorja aktuale e QSUT nuk ka lidhje me sistemin shëndetësor, e cila para disa muajsh erdhi nga Kanadaja. Bëhet fjalë për një paaftësi në drejtim. Në këto 12 vjet që qeveris PS, janë shkatërruar në themel strukturat e sistemit shëndetësor shqiptar. Kam qenë në disa akreditime spitalesh në disa vende të botës, Komiteti i Sigurisë së Spitalit kryen prova në çdo nënsistem të spitalit. Fiket linja dhe kontrollet tjetra. Fiken të dyja dhe kontrollet. Mesa pashë në rrjete sociale, as dritat e emergjencës në korridor në QSUT nuk funksiononin. Pra gjithçka kontrollohet një herë në vit”, u shpreh mjeku.

The post Skandali me ndërprerjen e energjisë në QSUT/ Erion Dasho: E papranueshme, nuk funksiononin as dritat e emergjencës në korridor… appeared first on Albeu.com.

Alimehmeti: Mungesa e energjisë elektrike në QSUT është krim, jo avari!

By: Ela
20 January 2026 at 14:47

Ilir Alimehmeti ka reaguar ashpër pas mungesës së energjisë elektrike gjatë natës në QSUT, duke e cilësuar situatën si neglizhencë mjekësore dhe krim. Sipas tij, sektore kyç si Reanimacioni dhe sallat e operacionit u vunë në rrezik të madh, ndërsa pacientët në gjendje kritike mbetën pa pajisjet jetësore. Alimehmeti akuzon Drejtorinë e QSUT-së dhe Ministrinë […]

The post Alimehmeti: Mungesa e energjisë elektrike në QSUT është krim, jo avari! appeared first on BoldNews.al.

I ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari me 10 vite burg (EMRI)

By: V K
20 January 2026 at 08:52

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, 47-vjeç, si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

I shtruar në Reanimacionin Qendror pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për hemoperitoneum, Mërkuri ishte i dënuar me 10 vjet burg për vrasje në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve.

Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 2023 dhe transferuar në IEVP Burrel më 2025.

NJOFTIMI:

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri, i shtruar në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë.

Vdeja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Pavllo Mërkuri, i datëlindjes 25.01.1979, lindur dhe banues në Sarandë, ishte i dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Ai është ekstraduar nga Greqia më datë 20.06.2023 dhe është transferuar në IEVP Burrel më datë 15.02.2025, nga IEVP Korçë.

I ndjeri është shtruar në QSUT më datë 18.01.2026, rreth orës 20:21, dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të hemorragjisë së brendshme (hemoperitoneum).

Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e përcaktuara ligjore.

The post I ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërron jetë i dënuari me 10 vite burg (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

By: Elva
19 January 2026 at 22:39

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e […]

The post Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat appeared first on BoldNews.al.

QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion

19 January 2026 at 22:55

TIRANË, 19 janar /ATSh/ Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informoi se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Sipas QSUT-së falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

“Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme”, njoftoi QSUT.

QSUT siguroi qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.

QSUT njoftoi se ka ngritur menjëherë grupin e punës për verifikimin e situatës.

Mbrëmjen e sotme, për shkak të një problemi në linjën 110kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), mbetën pa energji elektrike disa zona në Tiranë.

/m.q/j.p/

The post QSUT: Jeta e pacientëve nuk u cenua në asnjë moment nga ikja e energjisë, aparaturat jetike në funksion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal në QSUT, mungesa e dritave nxjerr pacientët nga kujdesi intensiv (Video)

By: armand
19 January 2026 at 21:50

Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë është raportuar mbrëmjen e sotme në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku mungesa e energjisë elektrike ka vënë në rrezik funksionimin e repartit më kritik të spitalit më të madh në vend. Sipas denoncimeve të mbërritura te JOQ nga qytetarë dhe familjarë të pacientëve, ikja e dritave ka krijuar […]

The post Skandal në QSUT, mungesa e dritave nxjerr pacientët nga kujdesi intensiv (Video) appeared first on BoldNews.al.

Mes jetës dhe vdekjes, modelja Dajana Kalo me hemorragji cerebrale, QSUT i rrezikon jetën

By: Iconstyle
19 January 2026 at 21:42

Një vajzë 25-vjeçare, deri pak javë më parë jetonte mes pasarelave, rrjeteve sociale dhe projekteve profesionale. Sot, Dajana Kalo është e shtrirë në shtratin e spitalit, e paralizuar në anën e djathtë të trupit, duke luftuar për jetën, ndërsa shteti i saj e ka lënë në pritje.

Influencerja dhe modelja Dajana ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz, një diagnozë e rëndë që kërkon reagim të menjëhershëm. Që prej 29 dhjetorit, ajo ndodhet e shtruar në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT. Qëndrimi i saj pa ndërhyrje, dëmton më tej trurin e saj dhe shanset për rikuperim.

Miqtë dhe familjarët kanë denoncuar publikisht atë që po ndodh brenda mureve të QSUT: javë të tëra pritje, mungesë vendimmarrjeje dhe heshtje.

Për të vendosur për ndërhyrjen kirurgjikale, mjekët kërkojnë kryerjen e ekzaminimit Arteriografi DSA. Në QSUT ka dy aparatura për këtë procedurë, por asnjëra nuk është vënë realisht në funksion për Dajanën. Njëra “nuk punon”, ndërsa për tjetrën kërkohet miratimi i një mjeku që refuzon të marrë përgjegjësi.

I njëjti mjek që refuzon përgjegjësinë në shtet, ushtron aktivitet edhe në një spital privat, madje është i vetmi që ofron këtë shërbim jashtë sistemit publik, me kosto që nisin nga 25,000 euro. Pritja e pafundme në QSUT është një shtyrje e heshtur drejt privatit. Një konflikt interesi që paguhet me shëndetin dhe jetën e një vajze 25-vjeçare.

I braktisur nga shteti, rasti i Dajanës ka zgjuar ndërgjegjen e njerëzve. Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë bashkuar për ta ndihmuar. Fushata GOFUNDME ka arritur të mbledhë 211,132 euro, duke tejkaluar objektivin prej 200 mijë eurosh, dhe kontributet vazhdojnë edhe sot. Njerëz që nuk e njohin personalisht, por që e shohin si bijën, motrën apo shoqen e tyre, po bëjnë atë që institucionet refuzuan të bëjnë: po i qëndrojnë pranë në ditët më të vështira të jetës së saj.

Ky solidaritet i jashtëzakonshëm e bën edhe më të dhimbshme heshtjen e shtetit. Për këtë situatë ka përgjegjës konkretë. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dhe drejtoresha e QSUT Anxhela Paparizo nuk mund të mbyllin sytë përballë një sistemi që i detyron qytetarët të mbledhin para online për të shpëtuar jetën.

Ndërsa njerëzit po bëjnë gjithçka munden për ta shpëtuar, pse shëndetësia publike shqiptare nuk bën të njëjtën gjë?

The post Mes jetës dhe vdekjes, modelja Dajana Kalo me hemorragji cerebrale, QSUT i rrezikon jetën appeared first on iconstyle.al.

Pëson hemoragji cerebrale, dërgohet në QSUT drejtori i komanduar i burgut të Durrësit

By: Brisi
19 January 2026 at 09:31

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani është dërguar mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  (QSUT), pasi ka pësuar hemoragji cerebrale. Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi mjekësor dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Edmond Llabani u komandua më 15 janar në krye […]

The post Pëson hemoragji cerebrale, dërgohet në QSUT drejtori i komanduar i burgut të Durrësit appeared first on BoldNews.al.

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT

By: V K
19 January 2026 at 09:21

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë në QSUT.

Llabani u komandua vetëm pak ditë më parë, më 15 janar, si drejtues i burgut të Durrësit, pas shkarkimit dhe arrestimit të Indrit Cërrloj për shkak të arratisjes së Altin Ndocit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ndodhet i pranishëm në QSUT.

 

 

The post Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT appeared first on Albeu.com.

Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

19 January 2026 at 07:27
suplemente bimore

Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë, paralajmëron se “9 nga 10 njerëz janë të infektuar me parazitë”, ndërsa premton një recetë “shtëpiake” që do t’i çlirojë pacientët nga “deri në dy kilogramë krimba brenda natës”. Një klikim mbi postimin e çon lexuesin në një faqe […]

The post Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online appeared first on Reporter.al.

FLUKS FËMIJËSH NË QSUT! Urgjenca Pediatrike përballet me mbi 200 raste çdo ditë! Kollë, temperaturë, diarre, të vjella dhe …

By: D Marku
17 January 2026 at 14:32

Në këtë periudhë urgjenca pediatrike e QSUT po përballet me një fluks të shtuar të pacientëve. Mbi 200 raste paraqiten çdo ditë, kryesisht fëmijë me infeksione virale të aparatit respirator.

Albert Lama, mjek pediatër në urgjencën e QSUT-së, thotë se shumica e këtyre rasteve shfaqin kollë dhe temperaturë, ndërsa disa fëmijë shfaqin edhe diarre ose të vjella.

Lama rekomandon që në rastet me simptoma të lehta të fillohet trajtimi tek mjeku i familjes, duke evituar mbingarkesën e urgjencave.

Ndërkohë, stafi i Urgjencës Pediatrike po punon intensivisht për të përballuar numrin e madh të fëmijëve që kërkojnë ndihmë, duke u siguruar që çdo rast të marrë trajtimin e duhur.

The post FLUKS FËMIJËSH NË QSUT! Urgjenca Pediatrike përballet me mbi 200 raste çdo ditë! Kollë, temperaturë, diarre, të vjella dhe … appeared first on Albeu.com.

Punime në Spitalin Universitar të Traumës, ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht

12 January 2026 at 09:54

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Korpusi i Spitalit Universitar po modernizohet, por edhe pse disa hapësira spitalore janë në proces rikonstruksioni, sistemi shëndetësor operon me kapacitete të plota, pa ndërprerje të kujdesit ndaj pacientëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht, sallat operatore funksionojnë me dy turne, ndërsa sallat operatore të rasteve urgjente vijojnë në gatishmëri të plotë 24 orë për të garantuar reagim të menjëhershëm në çdo situatë emergjente.

Sipas MSHMS, stafi mjekësor dhe teknik po punon në koordinim të plotë për të siguruar vazhdimësinë, efikasitetin dhe cilësinë më të lartë të kujdesit shëndetësor, për të përmbushur nevojat e çdo pacienti që kërkon trajtim.

Prof.Asc. Vilson Ruci, shef shërbimi i Ortopedisë pranë SUT-së tha se këtë vit puna ka nisur plot intensitet dhe me ngarkesë maksimale që në ditët e para të vitit në shërbim të pacientëve, të komunitetit dhe gjithë njerëzve që kanë nevojë për shërbim.

“Struktura jonë është elitare, pasi ne jemi qendër traume në nivel terciar që përballon me sukses politraumën muskolo-skeletike neurokirurgjikale, të rasteve të rënda në të gjithë Shqipërinë në bashkëpunim me spitalet e mëdha rajonale dhe bashkiake”, tha Ruci.

“Jemi gjithmonë në koordinim të përsosur për menaxhimin e pacientëve të traumatizuar, aksidentuar dhe atyre që kanë nevojë për shërbimet tona. Megjithëse spitali filloi një fazë të re rikonstruksioni, i cili do të rrisë cilësisht shumë shërbime që i ofrohen pacientëve, sigurojmë të gjithë komunitetin, opinionin publik, familjarët që do i ofrojmë shërbimin tonë”, vijoi ai.

Dr. Ruci shtoi se është organizuar një plan masash që ekipet dhe strukturat e SUT-së të jenë në gjendje gatishmërie, nga puna me dy turne dhe orare të zgjatura në mënyrë që të gjithë pacientët në kohën minimale të mundshme të marrin shërbim maksimal.

Ndërsa, Dr. Alfred Cake, shef shërbimi i bllokut operator në SUT, tha se ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht.

“Jemi duke punuar me dy salla, me dy turne për të mbuluar nevojat e pacientëve, ndërkohë që sallat urgjencës vijojnë të jenë në punë 24 orë për të mbuluar shërbimin e traumës. Në SUT zhvillohen ndërhyrjet për të gjitha gamat e nevojave dhe pa asnjë ndërprerje vazhdojmë me të njëjtin intensitet në koordinim me stafin mjekësor dhe stafet e tjera ndihmëse”, pohoi Cake.

/e.i/j.p/

The post Punime në Spitalin Universitar të Traumës, ndërhyrjet kirurgjikale vijojnë normalisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanceri qeveritar në Onkologjik!

By: Elva
2 January 2026 at 14:30

 Nga Boldnews.al Vetë sëmundja është e tillë që çdo pacient lufton me dhimbjen, transforimin fizik dhe ankthin e humbjes së jetës, por edhe në këtë hall jo vetëm personal por edhe familjar, ndërhyn dikush që ta bën sëmundjen dyfish të rëndë. Është ai çast ku të shtohert stresi, mllefi dhe pamundësia për të refuzuar të […]

The post Kanceri qeveritar në Onkologjik! appeared first on BoldNews.al.

Viti 2025: Shëndetësia mes propagandës dhe kolapsit

30 December 2025 at 10:00

Viti 2025 dëshmoi një sistem shëndetësor të mbingarkuar, me mungesë shërbimesh bazë, financim të pamjaftueshëm dhe boshllëqe menaxheriale. Raportime të Citizens.al treguan se pacientët dhe mjekët u përballën vazhdimisht me pasiguri dhe vonesa të rrezikshme në trajtime.

Nga onkologjiku, deri te shërbimet për personat me aftësi të kufizuara, qytetarët hasën burokraci, pengesa madje dhe pabarazi sociale në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Onkologjiku dhe “Tetori i zi”

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi mungesë barnash, personeli dhe aparaturash në Spitalin Onkologjik, qendrën më kryesore të trajtimit të kancerit në Shqipëri.

Ky ishte dhe lajmi më shqetësues i vitit sa i takon shëndetësisë, pasi konfirmoi një varg raportimesh të ardhura nga denoncime dhe gazetarë hulumtues.

Sipas KLSH-së, gjendja solli vonesa të rënda në trajtim dhe rrezik jete për pacientët duke nxjerrë në pah nevojën për reformë urgjente dhe rritje kapacitetesh.

Në këtë kontekst, tetori, që zakonisht shënjon muajin e ndërgjegjësimit për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të gjirit, u kthye në një muaj protestash.

Qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile, por dhe gazetarë të angazhuar, ngritën zërin për situatën me të cilën përballen gratë me kancer në Shqipëri.

Ata kërkuan trajtim dhe shërbim dinjitoz teksa simbolikisht e quajtën këtë muaj si “tetori i zi”, për faktin se ndërgjegjësimi nuk mjafton kur spitalet nuk kanë barna, pajisje dhe personel.

Investimet në rënie, qytetarët vuajnë pasojat

Sipas një raporti të organizatës “Together for Life”, shpenzimet për shëndetësinë zbritën në nivelin më të ulët që nga viti 2017, duke vijuar prirjen tkurrëse të dy viteve më përpara (2022, 2023).

Për vitin 2024 ato zunë vetëm 9.6% të fondeve të buxhetuara nga qeveria duke bërë që Shqipëria të renditet e fundit në rajon sa i takon këtij sektori.

Përveç mungesës së investimeve, përqendrimi i kontratave publike të shëndetësisë në pak operatorë dhe gabimet, apo vonesat në procedurat tenderuese shihen si shqetësues në raport me mbulimin e nevojave të qytetarëve.

Citizens.al raportoi për rastin e rindërtimit të Spitalit të Dibrës, premtuar që prej vitit 2023, por që mbetet ende i pakryer duke reflektuar kështu për mungesë serioze planifikimi strategjik në infrastrukturë shëndetësore.

Në këtë gjendje, pasojat bien mbi qytetarët. Gjatë vitit, pati protesta para Ministrisë së Shëndetësisë për neglizhencë trajtimi teksa përkrahja për personat me aftësi të kufizuara mbetet e papërfillshme.

5 vite nga pandemia e COVID-19, ende asnjë bilanc

Viti 2025 shënoi edhe 5-vjetorin e rasteve të para zyrtare me infeksionin viral që tronditi botën për rreth tre vite me radhë.

Citizens.al tregoi sesi Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, por edhe Universiteti i Mjekësisë nuk kishin studime apo të dhëna të reja rreth mënyrës se si u kalua pandemia në Shqipëri.

Përkundrazi, bilanci zyrtar ishte hequr nga faqet e institucioneve, ndërsa vendi nuk ka datë zyrtare se kur ka dalë nga emergjenca e pandemisë.

Përveç kësaj, në statistika mbeten shifrat propagandistike e raportuara nga qeveria se në Shqipëri gjatë pandemisë pati vetëm 3,625 vdekje nga COVID-19. Ndërkohë mbi 17,500 vdekje (periudha 2020-2023) mbi mesataren vjetore, të reflektuara në regjistrat e gjendjes civile, janë ende pa arsye zyrtare.

Fertilizimi “in vitro”: Shpresa që kushton shumë

Përmes rrëfimeve të disa çifteve, Citizens.al tregoi realitetin e ashpër mes dëshirës dhe mundësive që janë në Shqipëri për ata që duan të bëhen prindër.

Diagnostikimi i shtrenjtë, apo i vonuar, udhëtime të pafundme nëpër klinika dhe kosto që e shtyjnë fertilizimin “in vitro” jashtë mundësive për shumicën e çifteve.

Mjekët shpesh i drejtojnë pacientët drejt sektorit privat, ndërsa mbështetja publike mbetet minimale.

Disa familje zgjedhin emigrimin për të përfituar politika sociale më të aksesueshme, si në disa vende të Bashkimit Evropian. Por edhe kur procedura nis, procesi është i gjatë, emocionalisht i vështirë dhe pa garanci suksesi.

Ndërkohë, rasti i programeve shtetërore për stimulimin e lindshmërisë tregon kontrastin në këtë drejtim: fondet ekzistojnë, por nuk përkthehen në akses real për çiftet që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.

The post Viti 2025: Shëndetësia mes propagandës dhe kolapsit appeared first on Citizens.al.

Fruthi, nuk ka raste të reja/ ISHP: Fëmija i shtruar në QSUT, rast i izoluar

By: Rovena
29 December 2025 at 13:40

Asnjë rast tjetër me fruth nuk është regjistruar pas fëmijës se diagnostikuar një javë më parë, që u shtrua për trajtim në pediatrinë e QSUT. ISHP sqaron se rasti është izoluar pasi fëmija i ardhur nga jashtë Shqipërisë nuk frekuentonte çerdhet, ç’ka ka bërë edhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të virusit, ndërsa prindërit e tij janë të vaksinuar.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe kryesisht prek fëmijët. Pasojat janë të rënda, deri në humbje jetë. Ka prindër që refuzojnë të aplikojnë vaksinën MMR tek fëmijët, pasi shpesh e lidhin atë me autizmin. Specialistët e Shëndetit Publik sigurojnë qytetarët se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt negativ në organizëm, dhe apelojnë për marrjen e saj sipas planifikimit kalendarik.

Aktualisht mbulesa vaksinale për MMR-në është 92%, por, synimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që mbulesa të arrij në 95%, në mënyrë që të bllokohet qarkullimi i virusit dhe të shmangen shpërthimet e mëtejshme. Gjatë vitit 2025 në vend u regjistruan 18 raste të reja në Fier dhe Tiranë. Numrin më të lartë të diagnostikuarve e mbanin fëmijët e pavaksinuar, ndërsa një pjesë e tyre kishin aplikuar vetëm dozën e parë.

❌
❌