Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti

24 December 2025 at 14:00

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 24 dhjetor të pranojë kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekut Edvin Prifti. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave […]

The post Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Historike/ “Air Transat’ mundëson për herë të parë fluturimin direkt Shqipëri-Kanada

By: Brisi
18 December 2025 at 18:46

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Air Transat kanë kënaqësinë të njoftojnë hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë midis Tiranës dhe Torontos, duke shënuar një moment historik për aviacionin shqiptar. Ky shërbim shënon fluturimin e parë transoqeanik nga TIA dhe lidhjen e parë ajrore direkte midis Shqipërisë dhe rajonit të Atlantikut të Veriut. […]

The post Historike/ “Air Transat’ mundëson për herë të parë fluturimin direkt Shqipëri-Kanada appeared first on BoldNews.al.

Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës

16 December 2025 at 09:30

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Në kuadër të aktivitetit të zhvilluar për nder të Shën Terezës, ambientet solemne të Vatikanit u mbushën me jehonën e veçantë të Lahutës shqiptare, instrumenti i të cilit konsiderohet si ndër më të vjetrit në Evropë.

Nga malësitë e Shqipërisë, zëri i saj arriti deri në qendrën shpirtërore të Vatikanit, duke shënuar një çast të veçantë krenarie kombëtare dhe afirmimi të trashëgimisë kulturore, ndërsa publiku evropian dëgjoi zemrën e traditës shqiptare.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e cilëson momentin si historik, duke theksuar se tingulli epik i lahutës, një nga instrumentet më të lashta të traditës shqiptare, u përcoll përpara publikut europian në zemrën shpirtërore të botës.

“Nga malësitë e Shqipërisë, në zemrën shpirtërore të botës, lahuta dëshmoi se trashëgimia jonë jeton, flet dhe bashkon”, shkruan Peleshi.

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit tonë kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është tashmë pasuri botërore.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.

/gj.m/j.p/

The post Lahuta shqiptare jehon në Vatikan në aktivitetin për nder të Shën Terezës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit, njerëzorja thellësisht njerëzore e shenjtores

By: berti
11 December 2025 at 09:35

Nga Albert Vataj Njerëzorja e Nënë Terezës, e cila zbulohet përmes letrave sekrete të krizave të saj të besimit, shtron një dimension të ri dhe thellësisht destabilizues të figurës që bota mendoi se e njihte. Ajo që shpallet në Oslo më 11 dhjetor 1979, në ngjitjen e podiumit të Nobelit me sariun e bardhë e bordurat blu, është versioni i dukshëm, publik, i shenjtores së të varfërve.

Source

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

By: Elva
6 December 2025 at 20:22

Burgjet në Shqipëri janë të mbushura me të dënuar të sëmurë, nga të cilët 494 prej tyre nuk duhet të trajtohen si të burgosur mbasi janë me masë mjekësore detyruese dhe vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. 906 të tjerë vuajnë nga sëmundje kronike kurse 124 të tjerë trajtohen çdo muaj me metadon mbasi janë […]

The post Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara appeared first on BoldNews.al.

Jeta e të moshuarit mes librave/ Prej më shumë se një dekade, 75-vjeçari i shet pranë spitalit “Nënë Tereza”

By: Rovena
30 November 2025 at 12:41

Prej më shumë se 10 vitesh, pranë Spitalit “Nënë Tereza”, Bashkim Gjoka është një figurë e njohur për kalimtarët. Mes dhjetëra librave të vendosur në trotuar, 75-vjeçari nga Gramshi pret çdo ditë blerësit e tij.

“Kam 10 vite që shes libra vetëm rreth zonës së spitalit “Nënë Tereza”. Në vitin 2015-2016 fillova të shes libra, mund ta përkufizoj për të rritur fitimin, një ekonomi më të mirë nga librat. Me këtë sy e shikoja të ardhmen time ekonomike”.

Para se të shiste libra, jeta e tij ka kaluar në shumë stacione të tjera të vështira. Pas mbylljes së uzinave,  ku prodhoheshin armë, Bashkimi punoi si shitës ambulant për të siguruar të holla për familjen.

“Sa dola nga puna në 92, fillova shitës ambulant, shisja shapka, ora, gjëra që mbaja më lehtë se vija e merrja mallin në Tiranë për në Grmash. 6 orë rrugë në atë kohë”.

Në vitin 2004 u zhvendos në kryeqytet për të jetuar, vetë i pesti anëtar në familje. Nga shitës ambulant, kaloi në atë të librave. Sepse siç thotë, librat janë më të lehta për tu mbajtur. Megjithatë, shitjet nuk janë më si dikur.

“Kur erdha në 2004 në Tiranë, gjeta variantin e kësaj me libra se më parë shisja ora. Puna e librave që bëj tani më e lehtë, marr nja 30-40 libra boll kam. Nuk janë të gjitha ditët e mira, sidomos pas 2023. Shumë ditë iki siç vij, nuk mërzitem, se thash e kompensoj me pensionin. Dita më e mirë është 1 mijë e dyqind lekë. Në muaj mund të fitoj këto dy ditë”.

I keqardhur ai thotë se interesi i të rinjve për librat ka rënë nga viti në vit.  Tani më së shumti, ndalen pranë tij pensionistët që kërkojnë klasikët shqiptarë.

”Ata që lexojnë libra e romane, moshat e treta më shumë. Mbi 65 vjeç kërkojnë librat e viteve  para 90-ës, Dritëro Agollin, Kotelin, Kadaren”.

Puna e librave është vetëm kapitulli i fundit i një jete të mbushur me sakrifica. Ai kujton vitet e rinisë, kur u detyrua të punonte që në moshën 16 vjeçare në uzinë për të ndihmuar familjen.

“Në fillim thashë si do t’i mësoj unë këto pajisje… Por për një javë ia mora dorën. Ishte e vështirë, shumë e vështirë. Një punëtor që kishte gjashtë muaj para meje preu dorën gjatë punës.”

Edhe pse vitet më të bukura të rinisë i kaloi duke punuar në uzinë, punë mjaftë e vështirë, ai sot, kujton me nostalgji prodhimin e armës së parë në fabrikë, një proces që kërkoi përkushtim dhe kohë.

“Prodhuam kallashnikovin e parë, për tre muaj, 300 copë. Doli me shumë sukses, gradualisht hoqëm karabinët dhe filluam kallashnikovët, në një vit shkoi 10 mijë cope”.

Sot, pas një jete të kaluar mes uzinave, maleve dhe rrugëve të fshatit Gramsh, pensionisti Bashkim Gjoka gjen qetësi mes librave, pranë rrugës së njohur “Bardhyl” në kryeqytet. Ai del çdo ditë nga ora 9 deri në 12, jo vetëm për të shitur, por, për të mos u shkëputur nga njerëzit./abcnews.al

22 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës

19 October 2025 at 08:28

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga papa Gjon Pali II.

Ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës u mbajt në maj 2011, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Në ceremoninë e lumturimit morën pjesë rreth 500 mijë njerëz nga e gjithë bota, përfshirë shumë shqiptarë.

Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo u kushtoi gjithë jetën. Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951). Për këtë përulësi të pashembullt, do të vlerësohej në vitin 1979 me çmimin Nobel për Paqe, prej nga ku u mësua faqe globit kombësia e saj shqiptare.

Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960.000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47.000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3400 të moshuarve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë (jetimë).

Nënë Tereza, pas shumë kërkesash të refuzuara, u pranua të vizitonte Shqipërinë në 1989-n. Më 16 gusht të po atij viti, mundi të shkelte për herë të parë në vendin e origjinës.

Ndërkohë, më 4 shtator 2016, ajo u shpall shenjtore nga papa Françesku, duke marrë emrin Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore në Vatikan.

/a.f//r.e/

The post 22 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot, 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen

By: Ela
19 October 2025 at 09:49

Sot shënohet 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare fituese e Çmimit Nobel për Paqen. Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II më 19 tetor të vitit 2003. Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan. Nënë Tereza […]

The post Sot, 22-vjetori i Lumturimit të Nënë Terezës, humanistja shqiptare që fitoi çmimin ‘Nobel’ për Paqen appeared first on BoldNews.al.

Onkologjiku: KLSH ekspozon mungesa në barna, staf dhe pajisje

9 October 2025 at 14:57

Sëmundjet tumorale janë ndër tre shkaqet kryesore të vdekshmërisë në Shqipëri. Por përballë kësaj statistike shqetësuese, pacientët me kancer përballen me mungesë barnash, pajisjesh dhe stafi mjekësor.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), zbulon se sistemi publik i trajtimit të sëmundjeve kancerogjene është në kolaps. Nga barna të skaduara, te aparatura që nuk punojnë dhe mungesë protokollesh klinike, raporti hedh dritë mbi një krizë që zgjat prej vitesh.

Trajtimi i kancerit në Shqipëri: Emergjencë e nënvlerësuar

Në pesë vitet e fundit, sipas INSTAT, sëmundjet tumorale mbajnë vendin e tretë për nga shkaktimi i vdekjeve. Por, raporti i fundit i KLSH-së dëshmon se shteti nuk garanton as minimumin e shërbimeve të nevojshme për pacientët “me sëmundje të këqija”.

KLSH e ka cilësuar këtë situatë “thyerje të kontratës shoqërore mes shtetit dhe qytetarëve të tij”, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për të rikthyer dinjitetin e trajtimit.

Ndër problemet kryesore që konstaton raporti janë: mungesa e barnave dhe barnat e skaduara, protokollet e trajtimeve mjekësore të papërditësuara, sistemi teknik i degraduar, pajisje që nuk punojnë, apo që mungojnë, spitali pa kondicionim, dhomat me lagështirë, të papërshtatshme për trajtim dhe të pamjaftueshme për të mbuluar të gjitha kërkesat.

KLSH thotë se kjo gjendje “ka ndikuar potencialisht negativisht në cilësinë e trajtimeve të pacientëve” ndërsa “pajisjet teknike të sektorit nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga momenti i inventarizimit të tyre”.

Në statistika, sipas KLSH-së rezulton se rreth 46% e listës së barnave antitumorale të autorizuara për tregtim në Shqipëri, (116 nga 253 barna gjithsej) nuk janë importuar asnjëherë në periudhën 2021-2025.

Ndërkohë, raporti flet për vonesa të pajustifikuara në furnizime nga importuesit farmaceutikë në 49 raste me rreth 49 milionë lekë (rreth 500,000 euro) penalitete të paaplikuara.

Mungesa e barnave bazë për kimioterapi prek barna si “Actinomycin D”, që rezulton të jetë siguruar vetëm me donacione, teksa barna si “Ifosfamide” apo dhe “Methotrexate” kishin rezultuar të skaduara, por që mbaheshin ende në sistemin e depove farmaceutike të spitaleve.

Për 39 barna antitumorale nuk kishte kontrata me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në vitin 2024. Përveç këtyre, sipas raportit të KLSH-së, procedura aktuale për tregtimin e barnave antitumorale është e gjatë dhe joefikase.

“Procesi aktual krijon vakum rregullator dhe kufizon fleksibilitetin operativ të Agjencisë Kombetare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore, duke ndikuar negativisht në furnizimin në kohë të barnave në treg dhe duke rritur rrezikun për pacientët në nevojë emergjente për trajtim,” thekson raporti.

Po ashtu problematike është parë edhe dublikimi i recetave gjatë ditës, mungesa e shënimeve të plota dhe të sakta, shkarkimet e gabuara të barnave në pacientë të tjerë etj.

“Mungesa e barnave e kombinuar me mangësitë në shpërndarje në shërbimet spitalore […] krijon një situatë me risk të lartë për sistemin shëndetësor dhe për pacientët që marrin trajtim në këto struktura”, citon më tej raporti.

Institucionet shëndetësore nuk zbatuan rekomandimet e KLSH-së

Raporti i botuar së fundmi është një rikthim pas rreth dy vitesh i KLSH-së në auditimin e trajtimeve të sëmundjeve tumorale në sistemin publik. Në vitin 2023 kontrolli kishte lënë rekomandime, prej të cilave, thuajse treçereku i tyre nuk ishin zbatuar plotësisht.

“Janë zbatuar 33% e tyre, pjesërisht 42% , në proces zbatimi 8% dhe të pazbatuara 17% tyre”, thuhet në raport.

Sipas auditimit në Spitalin Onkologjik, të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, vihet re se shpenzimet financiare për trajtimin e sëmundjeve tumorale nuk janë rritur edhe pse numri i pacientëve të diagnostikuar me këto sëmundje ka qenë vazhdimisht në rritje.

Po ashtu raporti nxjerr në dukje se ka mungesë të stafit të burimeve njerëzore, gjë e cila çon në radhë e ditë të gjata pritjesh për pacientët “duke ulur efektivitetin e shërbimit dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve”.

Shërbimi që jepet në spital, mes të tjerash është i cunguar edhe në logjistikë përveçse dhe në hapësira. Spitali Onkologjik ka vetëm 19 poltrona për mbi 75 pacientë në ditë që vijnë nga i gjithë vendi.

Raporti konstaton se pajisja e brakiterapisë nuk funksionoi për një periudhë të gjatë, duke lënë pa trajtim 600 gra. Aparatura të tjera si Ortovoltazhi dhe pajisjet për radioterapi nuk janë vënë në punë për mungesë ambientesh duke bërë që rreth 200 pacientë me melanomë të mos trajtohen.

Ndërkohë 250 pacientë të tjerë thuhet se nuk kanë marrë trajtim për shkak të mungesës së materialeve ndihmëse si tubusa, pompa dhe maska termo-plastike.

Në raport theksohet se në këtë spital ka probleme higjienike teksa mungon sistemi i kondicionimit dhe dhomat e pacientëve të katit të tretë kanë lagështirë.

“Kati nëntokë i godinës është jo funksional, i cili aktualisht shërben si vend grumbullimi për pajisjet e amortizuara. Niveli i papastërtisë në katin nëntokë është mjaft i lartë dhe përbën risk potencial për infektime.”

Ndër të tjera raporti thotë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale me QSUNT-në nuk raportojnë të dhëna të njëjta për rastet me kancer.

“Të dhënat për mortalitetin përpunohen nga Instituti i Statistikave dhe nuk integrohen në Regjistrin Kombëtar të Kancerit në administrim të Institutit të Shëndetit Publik, duke mos dhënë raportime reale mbi prevalencën e sëmundjes dhe të mortalitetit”.

Në spitalet rajonale të marra në auditim sikurse atë të Durrësit, Fierit, Vlorës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës dhe Beratit nuk thuhet se nuk ka kapacitete të plota me burime njerëzore (mjekë onkologë), shtretër të dedikuar, pajisje dhe materiale mjekësore.

Kështu në vend të një trajtimi me dinjitet, pacientët me kancer në Shqipëri duket se po luftojnë në një front të dyfishtë: në njërën anë me sëmundjen dhe në anën tjetër me sistemin shëndetësor që nuk u përgjigjet.

Lexo gjithashtu:

The post Onkologjiku: KLSH ekspozon mungesa në barna, staf dhe pajisje appeared first on Citizens.al.

Këmbët e Nënë Terezës, këmbët e deformuara nga lodhja dhe mundimet, këmbët që ecën mbi dhembje

By: berti
7 September 2025 at 08:52

Nga Albert Vataj E kemi parë Nënë Terezën në një pafundësi fotosh, fytyra e saj e rrudhur nga përkushtimi, sytë që mbartnin një paqe të thellë dhe një dhimbje të heshtur, duart e saj të vogla që përqafonin të braktisurit si të ishin fëmijët e saj. E kemi parë në altarët e bamirësisë, në podiumet e Nobelit, pranë personaliteteve botërore, si një grua shtatshkurtër që mati botën jo me trupin…

Source

Muzeu Historik Kombëtar ruan relike e sende personale të Shën Terezës

By: Kult Plus
6 September 2025 at 09:15

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të ndritura të humanizmit dhe dashurisë për njeriun.

Muzeu Historik Kombëtar bëri të ditur sot, në Ditën e Shenjtërimit të Shën Terezës, se  ruan relike të çmuara që lidhen me shenjtoren shqiptare si: kryqi, libri i lutjeve, ruzarja me të cilën ajo lutej pa pushim, si dhe sende të tjera personale.

Këto objekte Nënë Tereza ia dhuroi Patër Zef Pllumbit gjatë vizitave të saj në Shqipëri dhe, pas ndarjes së saj nga jeta, ai ia besoi Muzeut Historik Kombëtar në vitin 1997.

Ato mbeten dëshmi të përulësisë dhe përkushtimit të saj ndaj të varfërve dhe të sëmurëve.

Në vitin 2003, Papa Gjon Pali II mbolli në atriumin e muzeut një pemë në nderim të saj. Po atë vit u vendos edhe portreti reliev i saj, vepër e skulptorit Muntaz Dhrami, që nderon figurën dhe trashëgiminë e saj.

Shën Tereza është kujtim, por edhe frymëzim i përhershëm për dashuri dhe solidaritet./atsh/KultPlus.com

9 vite nga shenjtërimi i saj, Samarxhi: Nënë Tereza, gruaja që i mungonte shekullit dhe ndërtoi qytetërimin e dashurisë

By: redi
5 September 2025 at 21:33

Në përvjetorin e nëntë të shenjtërimit të Nënë Terezës, gazetari Ferdinand Samarxhi sjell një reflektim të thellë për figurën dhe trashëgiminë shpirtërore të shenjtores shqiptare, duke e cilësuar atë si një grua që i mungonte shekullit dhe që solli një vizion të ri njerëzor për botën. ”Nënë Tereza lindi si grua që i mungonte shekullit. Ajo sfidoi egërsinë dhe barbarinë me dashurinë e pastër…

Source

Trashëgimia e Nënë Terezës dhe mesazhi i Presidentes Osmani: Një thirrje për më shumë dashuri dhe humanizëm

By: Kult Plus
5 September 2025 at 11:26

Në një postim prekës dhe domethënës të publikuar në rrjetet sociale, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën e Shën Nënë Terezës në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta, duke theksuar rolin e saj të pazëvendësueshëm në historinë e humanizmit botëror dhe duke bërë një thirrje të qartë për reflektim.

“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin ‘Shën Pjetri’ në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi,” shkruan Presidentja Osmani.

Duke u ndalur te rrugëtimi i pazakontë i murgeshës shqiptare, Presidentja vë në pah se historia e Nënë Terezës nuk është vetëm një kronikë e përkushtimit shpirtëror, por një udhërrëfyes moral që vazhdon të frymëzojë breza të tërë, transmeton KultPlus.

“Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit,” vazhdon ajo. “Trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore.”

Mesazhi i Presidentes Osmani shkon përtej një përkujtimi ceremonial. Ai shndërrohet në një thirrje të qartë për rikthimin e vlerave humane në një kohë ku bota përballet me sfida të shumta: nga varfëria dhe krizat humanitare, tek ndarjet sociale dhe mungesa e solidaritetit. Në thelb të këtij mesazhi qëndron besimi se ndryshimi nis nga secili prej nesh, një ide që edhe vetë Nënë Tereza e përçoi gjatë gjithë jetës së saj./KultPlus.com

SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

By: Kult Plus
5 September 2025 at 11:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ndau sot mesazhin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, u shpreh presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson në mesazhin e publikuar se “sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj”.

“Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë. ‘Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha’. Ky mesazh i saj na kujton se vetëm duke bashkuar forcat arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Ky është gjithashtu thelbi i asaj që përfaqëson Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian./atsh/KultPlus.com

Trump dhe BE-ja nderojnë Nënë Terezën: Krenari e madhe për Shqipërinë!

5 September 2025 at 10:05

Me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, 5 shtator, ambasada e ShBA-ve në Tiranë ka publikuar mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump. “Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, ka thënë Trump, duke vlerësuar veprën […]

The post Trump dhe BE-ja nderojnë Nënë Terezën: Krenari e madhe për Shqipërinë! appeared first on BoldNews.al.

Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada amerikanë në Tiranë shpërndan mesazhin e presidentit Trump: Përfaqësonte të mirën te secili prej nesh

By: D Marku
5 September 2025 at 10:45

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë në Facebook mesazhin e presidentit amerikan, Donald Trump me rastin e ditës së shenjtërimit të shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh – Presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasada.

The post Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada amerikanë në Tiranë shpërndan mesazhin e presidentit Trump: Përfaqësonte të mirën te secili prej nesh appeared first on Albeu.com.

SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

5 September 2025 at 09:25

TIRANË, 5 shtator /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ndau sot mesazhin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, u shpreh presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson në mesazhin e publikuar se “sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj”.

“Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë. ‘Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të bëni gjëra që unë nuk mundem; së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha’. Ky mesazh i saj na kujton se vetëm duke bashkuar forcat arrijmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Ky është gjithashtu thelbi i asaj që përfaqëson Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

/gj.m/ /a.g/

The post SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e Humanizmit në Kosovë

5 September 2025 at 08:26

PRISHTINË, 5 shtator /ATSH/ Qeveria e Kosovës në shtator të vitit 2022 ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.

Data 5 shtator përkon me ditën e shkuarjes në amshim të humanistes shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.

Shpallja e kësaj date si Ditë e Humanizmit në Kosovë, do të jetë shenjë e respektit dhe përkujtimit të vazhdueshëm nga Republika e Kosovës për të.

Vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditë e Humanizmit në Kosovë e ka propozuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka hyrë në fuqi pas nënshkrimit nga kryeministri Albin Kurti. /KosovaPress/

The post Dita e Humanizmit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj për Shën Terezën: Krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike

5 September 2025 at 08:20

TIRANË, 5 shtator /ATSH/  Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sot Shën Terezën, në këtë 5 shtator ku e gjithë bota kremton Shenjtërimin e saj.

Kreu i Shtetit thekson se “si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve”.

“Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë!”, nënvizoi Presidenti Begaj.

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall shenjtore pas vdekjes më 1997 nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve.

Shenjt Tereza është shembull i jashtëzakonshëm i misionit të heshtur e të pareshtur të bamirësisë, dëshmitare e paharrueshme e dashurisë, që gjeti shprehjen e vet konkrete në shërbimin e vazhdueshëm ndaj vëllezërve e motrave më të varfër e më të braktisur të botës, pa dallim e pa përjashtim race, feje, kombësie apo përkatësie shoqërore.

/gj.m//r.e/

The post Begaj për Shën Terezën: Krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë

By: Kult Plus
5 September 2025 at 09:30

Sot është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares trupvogël me zemër të madhe, që u bë simbol i bamirësisë, vetëmohimit dhe shërbimit ndaj të pamundurve.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh sot se e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë.

“Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve”, thekesoi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

“Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë!”, nënvizoi Presidenti Begaj

Më 5 shtator 2016, Nënë Tereza fituese e çmimit Nobel për Paqen, u shpall shenjtore nga papa Françesku duke njohur dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes më 1997.

Papa Françesku e shkroi emrin e Shën Terezës së Kalkutës, murgeshës shqiptare të bamirësisë, në Kalendarin e Përgjithshëm Romak, i cili rregullon përkujtimet dhe kremtimet e vitit liturgjik. Ati i Shenjtë mori parasysh kërkesat e dëshirat e shumë ipeshkvinjve, meshtarëve, rregulltarëve dhe besimtarëve, që e kremtojnë shenjten më 5 shtator, dita e vdekjes së saj më 1997. Kjo mbetet edhe dita e përkujtimit liturgjik fakultativ, vendosur nga Papa.

Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Në ligjin “Për festat zyrtare” në Shqipëri u zëvendësua festa zyrtare e datës 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj.

Ndërsa në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 5 shtatori përkon me Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, e shpallur si e tillë prej Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në nder të Nënë Terezës.

Misionarja shqiptare që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve, pati një ndikimi të fuqishëm mbi miliona besimtarë në gjithë botën. E lindur më 26 gusht 1910, në Shkup, Nënë Tereza filloi misionin e saj në Kalkutë në vitin 1929. Pasi u largua nga Motrat e Loretos, në vitin 1950, themeloi Kongregatën e Misionareve të Dashurisë, e cila sot ka mbi gjashtë mijë murgesha aktive në 130 vende të botës, duke filluar nga më të varfrit dhe më të pazhvilluarit.

Në vitin 1979, murgeshës shqiptare iu dha Çmimi Nobel për Paqen dhe ajo kërkoi që shuma t’u dhurohej të varfërve.

Nënë Tereza vizitoi edhe Shqipërinë pas rënies së komunizmit, duke hapur shtëpitë e motrave të saj, që i shërbejnë edhe sot popullit, por sidomos i mësojnë, me shembullin e tyre, dhembshurinë e mëshirën me të cilën duhet të kujdeset për nevojtarët.

Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare./atsh/KultPlus.com

❌
❌