Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet e moshuara

By: Ela
24 January 2026 at 18:48

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtunë në Korçë.  Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të pakujdesisë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca e cila i dha ndihmën e parë një të moshuare për shkak të tymit. […]

The post Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shpëtohet e moshuara appeared first on BoldNews.al.

Kokainë dhe baste sportive në lokal, në pranga pronari! 14 të tjerë nën hetim, mes tyre një polic

By: Brisi
24 January 2026 at 09:39

Një lokal i përshtatur për baste sportive dhe për shitje dhe konsum të lëndëve narkotike është zbuluar nga policia në Korçë. Si rezultat është vënë në pranga pronari i lokalit, ndërsa ka nisur hetimit për 14 persona të tjerë që gjendeshin në lokal. Gjithashtu është proceduar edhe një punonjës policie, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. […]

The post Kokainë dhe baste sportive në lokal, në pranga pronari! 14 të tjerë nën hetim, mes tyre një polic appeared first on BoldNews.al.

Lojëra fati dhe shpërndante kokainë, arrestohet pronari i lokalit në Korçë

By: Fax Web
24 January 2026 at 10:00

Në kuadër të kontrollet intensive në Korçë për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Organizatori”.

Policia njofton se, si rezultat i operacionit, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 57 vjeç, banues në Korçë, pronar i një lokali në fshatin Bulgarec, i cili organizonte lojëra fati të paligjshme dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e lokalit.

57-vjeçari akuzohet për veprat penale:

-Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin
-Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara
-Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë konstatuan se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit dhe për shitje e përdorim droge. Në banak u gjetën dhe u sekuestruan 14 doza me lëndë të dyshuar kokainë, ndërsa nga këqyrja e celularit të tij u konstatuan faqe aktive për baste sportive.

Gjatë ndërhyrjes policore, disa persona tentuan të fshihnin provat. Për këtë arsye, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj shtetasve:

-R. K., banues në Korçë
-F. A., banues në fshatin Vinçan, Korçë
-H. M., banues në fshatin Vloçisht, Maliq

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 14 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për veprimtarinë e paligjshme dhe nuk e kallëzuan atë pranë organeve kompetente.

Në lidhje me këtë rast, ka nisur procedimi penal edhe ndaj shtetasit D. L., punonjës policie pranë PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, si dhe ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Në përfundim të operacionit, Policia e Korçës njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

-14 doza kokainë
-shuma monetare në lekë, euro, paund dhe lira turke
-1 automjet
-8 telefona celularë
-letra bixhozi dhe çipsa për lojëra fati

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Gjonbabas, fshati i harruar në Korçë, pa rrugë dhe me rrjet elektrik të dëmtuar

By: Elva
23 January 2026 at 21:23

Banorët e fshatit Gjonbabas, Njësia Administrative Lekas, Korçë denoncuan në emisionin Fiks Fare problematika serioze me energjinë elektrike dhe infrastrukturën rrugore, duke ngritur shqetësime për luhatje të tensionit, rrjet elektrik të amortizuar dhe rrezik të vazhdueshëm për sigurinë e tyre. Ekipi i Fiks Fare u nis drejt Gjonbabës, rreth 5 orë larg Tiranës, ku që […]

The post Gjonbabas, fshati i harruar në Korçë, pa rrugë dhe me rrjet elektrik të dëmtuar appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Maliqit/ S’kemi bukë të hamë, thuajani atij sallatorit të gjatë

By: armand
23 January 2026 at 19:46

Emisioni “Fol” i Erion Skënderajt është ndalur sot në fshatin Orman Pojan të Maliqit.  Dikur hambari i Shqipërisë, sot fusha e Maliqit është e mbuluar nga uji. Përmbytjet e përsëritura kanë shkatërruar mbi 80% të tokave bujqësore, ndërsa institucionet shfajësohen me justifikime për “reshje të jashtëzakonshme”. Fermerët shprehen se jetojnë mes dy ekstremeve: “Në verë […]

The post Banorët e Maliqit/ S’kemi bukë të hamë, thuajani atij sallatorit të gjatë appeared first on BoldNews.al.

Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë

By: armand
23 January 2026 at 15:38

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 50-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të ndarë në doza në zonën e qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë momentit të kapjes në flagrancë, shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me […]

The post Shiste kanabis të ndarë në doza, arrestohet 50-vjeçari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Rama ndryshon prefektët e Korçës dhe Durrësit, Piro Misha largohet nga Biblioteka Kombëtare

By: armand
21 January 2026 at 17:34

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka miratuar një sërë vendimesh që prekin nivelet e larta të administratës publike dhe pushtetin vendor, duke emëruar dhe liruar figura kyçe në disa institucione. Lëvizje ka patur në krye të Bibliotekës Kombëtare, ku Piro Misha është liruar nga detyra. Emri i pasuesit të tij ende […]

The post Rama ndryshon prefektët e Korçës dhe Durrësit, Piro Misha largohet nga Biblioteka Kombëtare appeared first on BoldNews.al.

Vijon pastrimi i akseve rrugore në qarkun e Korçës, qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë

21 January 2026 at 10:15

 

TIRANË, 21 janar/ATSh/ Gjatë 24 orëve të fundit qarku i Korçës është përfshirë nga reshje dëbore.

Prefekti Nertil Jole tha se nëpër akse të ndryshme vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

Në akset Korçë–Ersekë (kilometri 3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (km 6) rekomandohet qarkullimi me goma dimërore. Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, gjatë natës ka pasur reshje dëbore deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, edhe në këtë segment këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në segmentet Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje dëbore. Aktualisht punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Ndërkohë, në territorin e bashkisë Korçë, punonjësit e NSHP-së gjenden në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe vijojnë punën për normalizimin e situatës. Ndërhyrjet po kryhen në të gjitha akset kryesore dhe njësitë administrative, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për banorët.

Situata paraqitet e qetë dhe pa problematika të evidentuara deri në këto momente.

Ndërsa OSHEE informon se në disa nënstacione të qarkut ka problematika. Numri më i madh i abonentëve të mbetur pa furnizimim me energji elektrike është në Potgozhan-Guri i Kuq, me rreth 500 abonentë ruralë, në zonat Trebinjë dhe Bishnicë. Gjithashtu në Rehovë janë 40 abonentë pa energji elektrike, 50 të tjerë në Mesmal, 140 në Dardhë etj. Ekipet e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

1 nga 3

/r.e/

The post Vijon pastrimi i akseve rrugore në qarkun e Korçës, qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëbora zbardh Korçën, bllokohet kalimi i kamionëve në pikën kufitare të Qafë Thanës

By: Brisi
21 January 2026 at 09:33

Dëbora ka zbardhur mëngjesin e kësaj të mërkure qarkun e Korçës. Sipas raportimeve, si pasojë e reshjeve, është ndaluar qarkullimi i kamionëve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, në segmentin hyrës drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë raportohet se akset Korçë-Dardhë, Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë janë të kalueshme ndërsa në disa akse rekomandohen gomat […]

The post Dëbora zbardh Korçën, bllokohet kalimi i kamionëve në pikën kufitare të Qafë Thanës appeared first on BoldNews.al.

Reshje dëbore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim

By: V K
21 January 2026 at 09:12

Këtë të mërkurë, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhë dëbore. Për shkak të reshjeve intensive, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun Korçë, ku dhjetëra zona kanë ,betur pa drita dhe vështirësi në qarkullim.

Prefektura Qarku Korçë

OSSHE Dispeçeria Rajonale Korçë informon se:

Fideri Potgozhan – NST Guri i Kuq pa energji elektrike rreth 500 abonentë ruralë, zonat Trebinjë dhe Bishnicë.

Fideri 8 Rehovë NST Ersekë pa energji elektrike zona Rehovë, 40 abonentë.

Fideri Vithkuq NST Rehovë pa energji elektrike zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.

Fideri 9 NST Lozhan pa energji elektrike zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.

Fideri 4 NST Mollas pa energji elektrike zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.

Fideri 22 – NST Korçë pa energji elektrike 3 abonentë privatë, si dhe antena në Cardhak (Stefani).

Fideri JO6 NST Leskovik, pjesërisht në punë, pa energji elektrike 2 abonentë në zonën Gërmenj.

Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë; pa energji elektrike zona Dardhë, 140 abonentë.

Fideri 3 NST Ersekë

I çkyçur.

ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton:

Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e segmenteve. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.

Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, gjatë natës ka pasur reshje bore deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur; qarkullimi vijon normal.

Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari Podgorie–k/Podgorie–Liqenas, nga mesi i natës kanë filluar reshjet e borës të shoqëruara me erë të fortë.

Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në segmentet Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika deri në këto momente.

The post Reshje dëbore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim appeared first on Albeu.com.

Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

18 January 2026 at 11:19

TIRANË, 18 janar/ATSH-Maela Marini/ Dorian Potka, i cili prej 13 vitesh ka hapur Akademinë e Arteve Marciale në Korçë, ishte sot i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

Në Qqendrën e tij sportive, të cilën e menaxhon bashkë me bashkëshorten, Anxhelën, ushtrohen mbi 100 persona të grupmoshave të ndryshme.

Doriani tregoi se si u kthye nga emigrimi në Greqi dhe vendosi që aftësitë që kishte fituar atje me artet marciale t’i vinte në dispozicion për krijimin e kësaj qendre sportive.

E krijuar në fund të vitit 2013, Akademia e Arteve Marciale në Korçë është bërë si pikë referimi për ushtrimin e këtij sporti nga grupmosha të ndryshme.

/r.e/

The post Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk i deklaroi 38 mijë dollarë në kufi, 67-vjeçarit në shtëpinë e tij në Korçë i gjenden edhe 35 mijë euro

17 January 2026 at 13:03


Policia e Shtetit ka njoftuar për një rast të mosdeklarimit të të hollave në pikën kufitare Kapshticë.

Në njoftim, Policia e Shtetit bën të ditur se i dyshuari kishte tentuar t’i fshehte në trup 38 mijë dollarë amerikanë.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit të DVKM Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Gj. F.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup 38 000 dollarë amerikanë të padeklaruara’, thuhet në njoftim.

Më tej, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën edhe 35 000 euro. Shumat monetare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, për shtetasin Gj. F., 67 vjeç, banues në Korçë, u referuan materialet në Prokurori për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Mbi 130 mln lekë për dy projekte/ Inkubatorët fantazëm gllabërojnë fondet publike në Korçë

By: Brisi
17 January 2026 at 08:18

Mbi 130 milionë lekë janë shpenzuar në Korçë për projekte të quajtura “Inkubatorë Biznesi”, por sot asnjë inkubator funksional nuk ekziston. Investimet u prezantuan si nisma për mbështetjen e të rinjve, zhvillimin e startup-eve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por në praktikë një objekt është i mbyllur dhe i kthyer në magazinë, […]

The post Mbi 130 mln lekë për dy projekte/ Inkubatorët fantazëm gllabërojnë fondet publike në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

By: Rovena
16 January 2026 at 14:35

Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy punonjëse të Postës Shqiptare, filiali Vishocicë, Devoll. Dy të rejat, 29 dhe 27 vjeç ka vjedhur nga fondi i postës një shumë prej 22 milionë lekësh të reja.

“Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja”, njofton policia.

Vodhën 22 milionë lekë të pensionistëve, procedohen dy punonjëse të postës në Bilisht

By: armand
16 January 2026 at 14:43

Policia e Korçës ka nisur hetimet për dy punonjëse të postës së Bilishtit pas kanë vjedhur përmes falsifikimit të dokumenteve një sasi të konsiderueshme parash të ndihmës ekonomike dhe pensionistëve. Janë proceduar shtetaset me iniciale P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll; dhe E. Ç., 27 vjeçe, […]

The post Vodhën 22 milionë lekë të pensionistëve, procedohen dy punonjëse të postës në Bilisht appeared first on BoldNews.al.

Digjet banesa në Korçë, ndërron jetë e moshuara – fqinjët: Jetonte e vetme, ishte e paralizuar

15 January 2026 at 11:26


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, pasi një banesë ka marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda banesës shtetasja Fluturie Potka, 70 vjeç, si pasojë e tymit.

Top Channel njofton se shërbimet zjarrfikëse dhe Policia ndodhen në vendngjarje.

Një banore e zonës u shpreh “Ajo jetonte vetëm. Ka një djalë këtu, por nuk donte të shkonte të jetonte me të edhe pse ai i thoshte që të jetonin bashkë. Ishte e paralizuar nuk dilte. E ndihmonin gratë e lagjes për t’i bërë pazaret, i nxirrte nga ballkoni me një qese me litar”.

Ndërsa një fqinje tjetër u shpreh “Ka qenë një grua që kujdesej për të e cila ka hapur derën e jashtme dhe ka parë tymin ndërsa ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë të pallatit për të lajmëruar zjarrfikësen. Fqinjët jashtë kamerave thonë se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një cigare e ndezur nga e moshuara pasi ajo ishte duhanpirëse”.

E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

By: V K
15 January 2026 at 10:33

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara.

Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

The post E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

E moshuara u gjet e asfiksuar në banesë/ Korçë, flasin fqinjët: Jetonte vetëm, ishte e paralizuar

By: Rovena
15 January 2026 at 10:38

Një grua e moshuar, rreth moshën 73-vjeçe, Flutura Potka u gjet e asfiksuar në banesën e saj. Shtëpia i ishte përfshirë nga flakët, dyshohet për shkak të një dysheku elektrik.

Fqinjët tregojnë se ajo jetonte e vetme, ndërkohë që kishte kohë që vuante nga probleme shëndetësore, prej disa muajsh ishte paralizuar.

“Ishte një zonjë që punonte për veten e saj. Ndihma nuk kishte. Fëmijët i thoshin hajde me ne, por nuk shkonte. Jetonte vetëm kishte vite. Ishte e sëmurë, nuk hidhte këmbët, pastaj ishte një që i bënte hyzmet”, tha fqinja.

Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave

14 January 2026 at 13:12

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Në Bashkinë Maliq ka nisur puna e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë nga reshjet intensive të shiut që përfshinë vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Bujqësinë në qarkun Korçë, Vullnet Gjolla, informoi për ATSH se procesi i vlerësimit po zhvillohet në terren dhe po ndiqet nga afër nga strukturat përkatëse.

Sipas Gjollës, zonat më të prekura në qarkun Korçë janë fusha e Maliqit, e cila paraqet problematika të përsëritura për shkak të strukturës së tokës torfike, e cila mban ujë në sipërfaqe gjatë reshjeve intensive.

Ai sqaroi se dëmet janë evidentuar në disa njësi administrative, përfshirë Pojanin, Pirgun, Vreshtasin dhe bashkinë Maliq.

“Dëmet janë konstatuar kryesisht në të mbjellat bujqësore, veçanërisht në drithërat e mbjella gjatë muajit nëntor, të cilat janë dëmtuar si pasojë e reshjeve të rëna gjatë këtij muaji” bëri të ditur Gjolla.

Sa i përket sektorit të blegtorisë, drejtori i Drejtorisë Rajonale për qarkun Korçë theksoi se nuk janë konstatuar dëme.

Procesi i evidentimit të dëmeve vijon dhe të dhënat përfundimtare do të përpilohen pas përfundimit të verifikimeve në terren, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile. e.xh/j.p/

The post Nis evidentimi i pasojave të përmbytjeve në Maliq, dëme në të mbjellat e drithërave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çelet qendra për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakë në Korçë

13 January 2026 at 20:05

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Në Bashkinë e Korçës është vënë në funksion qendra e re për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacak, një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e mirëqenies së katërputroshve dhe rritjen e sigurisë për komunitetin.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet ku janë akomoduar katërputroshët teksa u shpreh se qendra ka një kapacitet të konsiderueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për trajtimin e qenve endacakë, të cilët kapen dhe menaxhohen sipas standardeve të përcaktuara.

“Qentë vaksinohen, ushqehen rregullisht dhe mbahen në kushte të përshtatshme nga një staf i specializuar, veçanërisht në këto ditë të ftohta, kur kujdesi është edhe më i domosdoshëm”, tha Filo.

Ai theksoi se funksionimi i kësaj qendre kontribuon jo vetëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për kafshët, por edhe në garantimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

Në këtë kuadër, Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve, organizatave të mbrojtjes së kafshëve dhe të gjithë dashamirësve të kafshëve që, nëse dëshirojnë, mund të kontribuojnë në kujdesin për qentë endacakë ose t’i adoptojnë ata, duke u ofruar një familje dhe një ambient të ngrohtë.

“Kujdesi për kafshët është një tregues qytetarie dhe humanizmi. Së bashku mund të bëjmë më shumë për të përmirësuar standardet e jetesës dhe bashkëjetesën në komunitetin tonë”, u shpreh kryebashkiaku Filo.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Çelet qendra për trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakë në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌