Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kosova pjesë e operacionit ndërkombëtar “Switch Off", bastisje në Prishtinë dhe Dragash

28 January 2026 at 16:01


Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar më 22 janar një operacion policor në kuadër të hetimeve të koordinuara ndërkombëtarisht, përmes EUROPOL-it dhe Prokurorisë Distriktuale të Republikës së Katanias. Operacioni, i njohur si “Switch Off”, që synon goditjen e krimit financiar dhe piraterisë audiovizive.

Gjatë aksionit në Kosovë, janë bastisur dy lokacione – një në Prishtinë dhe një në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit – nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Cenim i të drejtave të autorit” dhe “Shpëlarja e parave”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë kryer bastisje në dy lokacione, ku është sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e të gjithë personave të implikuar”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, në mesin e të dyshuarve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicialet P.B.

Operacioni është zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Rumani, duke çrrënjosur një infrastrukturë informatike që shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, përmes një sistemi sofistikuar IPTV.

Në hetim kanë bashkëpunuar gjithashtu Kanadaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara.

“Operacioni tregon përkushtimin tonë të palëkundur në luftën kundër krimit financiar dhe ekonomik. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sundimin e ligjit”, thuhet në njoftim.

Sekuestrimi i paisjeve kompjuterike dhe bazave të të dhënave ka ndërprerë aktivitetet e paligjshme të këtij grupi në Kosovë dhe në disa shtete të tjera, duke dërguar një mesazh të qartë për goditjen e krimit financiar dhe piraterisë audiovizive. /Telegrafi/

Europol paralajmëron: Përgatituni për një valë krimesh nga robotët në vitin 2035

20 December 2025 at 22:00


Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit, Europol, publikoi së fundmi raportin e saj të parashikimit për të ardhmen për vitin 2035.

Mesazhi kryesor i tij?

Ndërsa Inteligjenca Artificiale dhe robotika vazhdojnë avancimin, ashtu do të ndryshojë edhe natyra e krimit.

Ndërsa këto përparime ofrojnë mjete të fuqishme për zbatimin e ligjit, ato gjithashtu paraqesin armë të reja të fuqishme për kriminelët.

Europol skicon një gamë të larmishme skenarësh të frikshëm krimesh për të ardhmen.

Imagjinoni këtë: një robot i projektuar për të ndihmuar në spitale, azile pleqsh, apo edhe në shtëpinë tuaj, hakohet.

Papritmas, ai nuk po ndihmon vetëm; po përdoret për mbikëqyrje, vjedhje informacioni konfidencial familjar, apo edhe shfrytëzimin e fëmijëve.

Automjetet dhe dronët autonomë gjithashtu mund të rrëmbehen, duke çuar në rrjedhje të dhënash të ndjeshme ose madje duke u bërë armë fizike. /Telegrafi/

Europol konfiskon 5 mln euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik” në Gjermani, 3 në pranga

By: Ela
11 December 2025 at 11:20

Tre persona janë arrestuar dhe mbi pesë milionë euro janë konfiskuar në kuadër të një operacioni policor gjerman kundër një qelize të grupit të ashtuquajtur “Karteli Ballkanik”, ka bërë të ditur Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) më 10 dhjetor. Shuma e parave besohet se është përfituar në kuadër të trafikimit të drogës nga Kolumbia. Në […]

The post Europol konfiskon 5 mln euro në operacionin kundër “Kartelit Ballkanik” në Gjermani, 3 në pranga appeared first on BoldNews.al.

Europoli zbardh listën me personat më të kërkuar

10 December 2025 at 15:21


Lista e të arratisurve më të kërkuar e Europol-it është përditësuar dhe faqja e re e internetit, e ridizajnuar, tashmë është funksionale.

Shtesa kryesore e fundit në faqen e internetit është funksioni i ri i njoftimeve me e-mail, i cili u mundëson përdoruesve të regjistrohen për të marrë njoftime sa herë që shtohen të arratisur të rinj.

Ky funksion siguron që publiku të jetë i informuar për përditësimet më të fundit dhe të mund të reagojë shpejt nëse njeh ndonjë nga personat e paraqitur, duke ofruar informacione kyçe që mund të çojnë në arrestime.

Në listë janë shtuar 18 të arratisur të rinj, të akuzuar për vepra të rënda penale si trafikim njerëzor, trafikim droge dhe mashtrime në shkallë të gjerë.

Këta persona të rrezikshëm janë ende në arrati dhe arrestimi i tyre është thelbësor për drejtësinë e viktimave të tyre.

Që nga lansimi i faqes “EU Most Wanted” në vitin 2016, janë mundësuar arrestimet e 172 të arratisurve, nga të cilat 54 kanë qenë rezultat direkt i sinjalizimeve të publikut të dërguara përmes platformës.

Shtimi i funksionit të njoftimeve me e-mail përmirëson angazhimin e publikut, duke e bërë më të lehtë se kurrë ndihmën për organet e zbatimit të ligjit në gjetjen e personave që i shmangen drejtësisë.

“Duke qëndruar të informuar, publiku mund të luajë një rol kyç në mbështetjen e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit ndërkufitar”, kanë deklaruar nga Europol. /Telegrafi/







Europol godet rrjetin kriminal që pastroi 700 milionë euro

4 December 2025 at 16:31

Një operacion i madh ndërkombëtar në të cilin morën pjesë disa vende shkatërroi një rrjet mashtrimi me kriptomonedha dhe pastrimi parash që vunë në qarkullim ilegalisht mbi 700 milionë euro, njoftoi agjencia Europol.

Veprimi i koordinuar i forcave të disa vendeve i kryer gjatë muajit të kaluar dhe kësaj jave përfaqëson kulmin e një hetimi shumëvjeçar që nxori në pah një operacion kriminal që vepronte në Evropë dhe më gjerë, sipas deklaratës.

Ky rrjet operonte disa platforma të rreme investimi në kriptomonedha, duke joshur mijëra viktima me reklama tërheqëse që premtonin fitime të larta.

Vëllezërit Vuçiq përmenden në komunikimet e Sky - dyshime për korrupsion të lartë

28 November 2025 at 19:02


Shtypja e pushtetit mbi Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK) po arrin kulmin në Serbi, dhe përveç ndjekjes mediatike dhe propagandistike, po përgatitet edhe një “ndjekje institucionale” me qëllim që me ndryshimet në ligj të hiqet pavarësia e kësaj prokurorie duke e vendosur nën Prokurorinë e Lartë në Beograd.

Një nga arsyet e ndjekjes, sipas informacioneve jozyrtare që Radar ka siguruar në polici, është një paketë e re komunikimesh përmes aplikacionit Sky, e cila është dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) përmes Europolit.

Sipas Radar, kjo paketë lidhet me dyshimin për korrupsion të lartë - atë ku janë të përfshirë përfaqësues të institucioneve serbe. Veçanërisht problematike për pushtetin, që po nxitohet të përballet me TOK-un, është se në këto komunikime përmenden vëllezërit Aleksandar (presidenti i Serbisë) dhe Andrej Vuçiq. Po ashtu, është indikative që MUP-i ende nuk i ka dorëzuar këto komunikime të plota TOK-ut.

Arsye për përballje urgjente janë edhe rastet e reja të hapura nga TOK për korrupsion gjatë rindërtimit të stacionit në Novi Sad, nën të cilin humbën jetën 16 persona, si dhe për korrupsion gjatë ndërtimit të hekurudhës nga Novi Sad deri në kufi.

Po ashtu, ekziston një procedurë për falsifikim dokumentesh në rastin e Shtabit të Përgjithshëm, ku pushteti, në vend që të respektojë argumentet e TOK-ut se bëhet fjalë për një krim, i ka forcuar ato me miratimin e një ligji të veçantë (lex specialis). Nëse gjithçka do të ishte sipas ligjit, ligji i veçantë nuk do të ishte i nevojshëm.

Veçanërisht problematike për pushtetin janë dy aktakuzat e reja të TOK kundër Darko Shariqit, sipas të cilave ai ka vazhduar të drejtojë kartelin e drogës edhe nga burgu serb duke përdorur aplikacionin Sky.

Provave të komunikimeve Sky të kësaj grupi dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga institucionet serbe, ku përmenden edhe vëllezërit Vuçiq, nuk u mbërrijnë vetëm Serbisë, por edhe të gjitha shteteve ku zhvillohen procedura të ndara.

Së fundmi, gazeta podgoricase Vijesti publikoi bisedat e Darko Shariqit me policin e arrestuar malazez, Petar Lazoviq, nga nëntori i vitit 2020, kur bossit të drogës i ishte dhënë dënimi fillestar prej 15 vjetësh për kontrabandë 5.7 ton kokainë nga Gjykata Speciale, dënim që më pas u anulua.

Shariç shkruante se “të gjithë gënjejnë, gjithçka kanë trilluar. Pa nevojë… Ai ka të drejtë 100 për qind, nuk ka çfarë të shtohet, jam dukur budalla dhe jam dorëzuar me mëshirë për të shpëtuar gjithçka, dhe historia ishte e mirë, do të dilja së shpejti po të ishte bërë sipas marrëveshjes”.

Kjo tregon dyshimet ekzistuese të hetuesve se Shariq, para dorëzimit të tij në mars 2014, kishte bërë një marrëveshje me disa persona nga maja e pushtetit në Serbi.

Mbetet të shihet nëse TOK do të kthejë komunikimet e reja dhe të vjeta të Sky, ku përmenden vëllezërit Vuçiq, në një hetim, apo do të neutralizohet duke u shndërruar në një departament të Prokurorisë së Lartë në Beograd. /Telegrafi/

Mercenari arrestohet në Londër për komplot rrëmbimi të bosit të bandës shqiptare

By: nik
28 November 2025 at 18:35

Një mercenar i dyshuar është arrestuar në Londër në lidhje me një komplot për rrëmbimin e një bosi të një bande kriminale shqiptare. Ky rrëmbim ishte planifikuar si hakmarrje për vjedhjen e një sasie droge me vlerë miliona paund. Ainis Balodis, një shtetas letonez 45-vjeçar, ishte një nga katër burrat e ndaluar në një operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga policia gjermane në fillim të këtij…

Source

Europol: 870 milionë euro vepra të vjedhura - shkatërrohet rrjeti kriminal, 35 të arrestuar

21 November 2025 at 15:58


Një operacion i përbashkët i autoriteteve nga gjashtë vende evropiane, i koordinuar nga Eurojust dhe Europol, ka goditur një nga grupet më të mëdha kriminale të trafikut të objekteve historike në kontinent.

Sipas agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, gjatë operacionit janë arrestuar 35 persona dhe janë kontrolluar mbi 125 lokacione, ku u sekuestruan më shumë se 3000 artefakte me vlerë mbi 100 milionë euro.

Vlera e përgjithshme e objekteve të dyshuara të trafikuara nga ky grup arrin 870 milionë euro.

Operacioni u zhvillua më 19 nëntor dhe përfshiu edhe Shqipërinë, ku SPAK bashkëpunoi me autoritetet evropiane për ekzekutimin e urdhrave të hetimit dhe kontrollit të disa lokacioneve të dyshuara. Kontrolli u krye paralelisht edhe në Bullgari, Francë, Gjermani dhe Greqi.

- YouTube www.youtube.com

Sipas EUROJUST, gjatë aksionit u sekuestruan mbi 3000 objekte, duke përfshirë monedha antike ari dhe argjendi, vepra arti dhe antikitete të tjera. Përveç tyre, autoritetet konfiskuan dokumente, pajisje elektronike, mbi 50 mijë dollarë në para të gatshme dhe ar për investime.

Hetimet kishin nisur pas zbulimit në vitin 2020 në Bullgari të më shumë se 7000 artefakteve të lashta, të dyshuara të vjedhura nga gërmime të paligjshme. Grupi kriminal ishte i specializuar në vjedhjen dhe trafikimin e objekteve kulturore, përfshirë maska, bizhuteri, armatura, monedha ari dhe argjendi, si dhe vepra arti, të cilat më pas shpërndaheshin nëpërmjet një rrjeti ndërkombëtar.

Mes të arrestuarve është edhe një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë, i cili dyshohet se financonte gërmime të paligjshme dhe kishte krijuar rrjete trafiku që shtriheshin në disa vende evropiane.

Operacioni vazhdon, ndërsa artefaktet e sekuestruara do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar origjinën dhe vendin e tyre të ligjshëm. Autoritetet evropiane njoftuan se hetimet do të zgjerohen për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe rrugët e trafikut që mund të përfshijnë vende të tjera të rajonit. /Telegrafi/

Europol: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

By: Ela
21 November 2025 at 10:03

Një fenomen jashtëzakonisht shqetësues po shfaqet përmes video-lojërave dhe celularëve, paralajmëron shefja e Europol-it, Catherine De Bolle, e cila thekson se rrjete kriminale po rekrutojnë dhe “po i shndërrojnë fëmijët në armë”. Sipas saj, këto organizata përbëjnë sot kërcënimin më të madh të vetëm ndaj Bashkimit Europian, duke destabilizuar shoqëritë përmes synimit ndaj më të pambrojturve, […]

The post Europol: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave appeared first on BoldNews.al.

Europol çmonton një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të veprave të artit, e përfshirë edhe Shqipëria

By: Elva
20 November 2025 at 22:40

Europol ka goditur një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të veprave të artit, në një operacion të koordinuar me autoritetet greke dhe i drejtuar nga autoritetet bullgare. Në operacion morën pjesë edhe policia dhe organet gjyqësore të Shqipërisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Greqisë. Sipas njoftimit, hetimet vazhdojnë ende. Operacioni […]

The post Europol çmonton një rrjet të madh ndërkombëtar të trafikut të veprave të artit, e përfshirë edhe Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

EUROPOL operacion në Shqipëri dhe Evropë: Mbi 100 arrestime dhe makina të sekuestruara

By: Elva
19 November 2025 at 17:59

EUROPOL, në bashkëpunim me FRONTEX dhe autoritetet e disa vendeve europiane, ka zhvilluar gjatë muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes dhe trafikimit të makinave, si dhe të qenieve njerëzore, duke përfshirë Shqipërinë. Operacioni, i koduar “JAD Mobile 8”, përqendrohej kryesisht në Greqi, ku ndodheshin bazat kryesore të celulave kriminale që drejtonin trafikun e makinave dhe […]

The post EUROPOL operacion në Shqipëri dhe Evropë: Mbi 100 arrestime dhe makina të sekuestruara appeared first on BoldNews.al.

EUROPOL superoperacion në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën/ Sekuestrohen 462 makina të vjedhura, mbi 100 arrestime dhe… (VIDEO+FOTO)

By: V K
19 November 2025 at 14:42

Gjatë javëve të fundit të muajit tetor, EUROPOL, ka zhvilluar një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre dhe qenieve njerëzore në të gjithë Evropën, përfshi edhe Shqipërinë.

Aksioni është përqendruar kryesisht në Greqi, ku kanë pasur bazat kryesore celulat kriminale dhe nga drejtonin si trafikun e mjeteve, ashtu dhe të klandestinëve.

Mbi 200 mjete të vjedhura u zbuluan dhe bllokuan, si dhe u bënë mbi 100 arrestime.

Operacioni u kodua “JAD Mobile 8” (Dita e veprimit të përbashkët) dhe u koordinua nga EUROPOL dhe FRONTEX.

Në Greqi u përfshinë 6 zona nën kontrolle të rrepta, ku u zbuluan në total 231 makina të vjedhura gjatë 11 ditëve aksion.

 

 

Aksioni i përbashkët operativ është kryer nga 20 tetori, deri më 31 tetor 2025.

“Ky veprim specifik është pjesë e një veprimi më të gjerë evropian të koordinuar nga Frontex në bashkëpunim me Autoritetet Greke, Gjermane, Spanjolle dhe Polake, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia morën pjesë në veprim. Vende të treta, si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli, morën pjesë gjithashtu”, njofton EUROPOL.

 

Nga pala greke, informon “Protothema”, u kryen kontrolle intensive të automjeteve dhe individëve si në kufijtë e jashtëm të vendit ashtu edhe brenda tij, konkretisht në Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki, Seres, si dhe në pikat e kalimit kufitar (Mertzani, Kristallopigi, Kakavia) me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura – të falsifikuara.

 

 

Gjatë aksionit operativ në Evropë, u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (232 më shumë krahasuar me aksionin përkatës të vitit të kaluar), ndërsa në Greqi u kontrolluan gjithsej 6,548 automjete (1,263 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u identifikuan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (57 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike, me një peshë totale prej 199.56 gramë.

 

The post EUROPOL superoperacion në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën/ Sekuestrohen 462 makina të vjedhura, mbi 100 arrestime dhe… (VIDEO+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Europol zbuloi një rrjet kriminal të madh që prodhonte lëndë sintetike, i ndoqën për dy vjet

15 November 2025 at 09:57


Europol ka realizuar një operacion të madh për të shkatërruar një rrjet kriminal ndërkombëtar që furnizohej me kimikate kyçe për prodhimin e metamfetaminës dhe vepronte në disa vende evropiane.

Në hetim ishin përfshirë autoritetet nga Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Rumania dhe Moldavia, me mbështetjen e Europolit.

Eurojust formoi dhe financoi një ekip hetimor bashkëpunues që përfshinte hetues nga Çekia, Rumania dhe Moldavia, gjë që i dha mundësi që të monitoronin rrjedhën e lëndëve ilegale dhe komunikimet kriminale dhe të mblidhnin prova.

Në total u arrestuan 11 persona në Çeki, 2 në Hungari dhe Moldavi dhe 1 në Bullgari.

Gjithashtu, u zbuluan dhe shkatërruan tre laboratorë sekretë droge – dy në Moldavi dhe një në Hungari.

U sekuestruan:

Mbi 5 kg metamfetaminë

Klix.ba

Rreth 40 kg tableta që përmbanin efedrin

Klix.ba

50 litra toluen (një kimikat)

Klix.ba

0.5 kg fosfor

Klix.ba

280 kg mbetje kimike nga prodhimi i metamfetaminës

Klix.ba

Pajisje specializuese për prodhim droge

Klix.ba

Gjithashtu u konfiskuan dy automjete që përdorej për transport të drogës, pajisje elektronike dhe para.

Sipas hetimeve, anëtarët e rrjetit ishin të përfshirë në çdo fazë të zinxhirit të prodhimit të drogës - nga importi i kimikateve, prodhimi i lëndëve sintetike, deri te kontrabanda në mënyra që të shmangnin kapjen (p.sh. në aeroplanë dhe në pjesë të fshehura të automjeteve).

Hetimi zgjati më shumë se dy vjet, dhe veprimi final i policisë u zhvillua më 4 dhe 5 nëntor 2025, kur u kryen bastisje dhe u arrestuan persona.

Gjatë aksionit, autoritetet konfiskuan 67 mijë euro para të gatshme në Hungari.

Sipas hetimeve, kimikatet ishin transportuar nga Kina në porte si Hamburg dhe Rotterdam, dhe pastaj anëtarët e rrjetit i grumbullonin këto kimikate për t’i dërguar në Hungari për prodhim.

Gjithashtu, ata kishin kapacitet për të prodhuar sasie të mëdha droge dhe kishin infrastrukturë që u mundësonte tyre të furnizonin rrjete të mëdha. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur

14 November 2025 at 11:11

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njoftoi të enjten se ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar, banues në Tiranë, me akuzën e veprës penale “Pornografia me të mitur”. “Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer […]

The post Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur appeared first on Reporter.al.

FOKUS – Europol arreston 54 persona me dyshimin për shfrytëzimin në punë

6 November 2025 at 16:35

HAGË, 6 nëntor /ATSH/ – Me pjesëmarrjen edhe të autoriteteve shqiptare, gjatë javëve të fundit, forcat e rendit, rojat kufitare dhe autoritetet e punës dhe taksave në të gjithë Evropën bashkuan forcat për të identifikuar dhe luftuar shfrytëzimin në punë, sipas europol.europa.eu.

Ky operacion i fundit i Ditëve të Përbashkëta të Veprimit EMPACT synonte trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi në punë, me një theks të veçantë në sektorin bujqësor, gastronominë dhe agjencitë e punës së përkohshme.

Në veçanti, autoritetet e përfshira morën gjithashtu masa kundër shfrytëzimit të shtetasve joBE dhe refugjatëve.

Të udhëhequra nga Franca dhe Holanda, dhe të kryera nga autoritetet nga 32 vende me mbështetjen e Europol dhe Autoritetit Evropian të Punës (ELA), ditët e aksionit rezultuan në arrestimin e 54 individëve dhe identifikimin e 404 viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore.

Rezultatet e aksionit përfshinë 22 296 oficerë nga autoritetet e zbatimit të ligjit dhe të punës dhe taksave që morën pjesë në aksion; 194 995 subjekte të kontrolluara (përfshirë 73 218 persona, 11 815 vendndodhje, 26 412 automjete dhe 83 958 dokumente)
93 persona të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore të identifikuar (nga të cilët 92 për shfrytëzim në punë), 54 persona të arrestuar për krime të ndryshme (nga të cilët 44 për shfrytëzim në punë), 404 viktima të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore të identifikuara (nga të cilët 393 viktima të mundshme të shfrytëzimit në punë),
341 hetime të reja për krime të ndryshme të nisura (nga të cilat 43 në shfrytëzim në punë).

Objektivi i këtij veprimi të përsëritur është që autoritetet të përqendrohen në format e shfrytëzimit në punë më të rëndësishme ose të përhapura në vendet e tyre përkatëse.

Inspektimet u kryen në një gamë të gjerë sektorësh, duke përfshirë shërbimin e ushqimit, gastronominë, shpërndarjen e ushqimit, përpunimin e ushqimit dhe mishit, shërbimet e bukurisë, kujdesin shëndetësor vendas, logjistikën dhe shpërndarjen, bujqësinë, ndërtimin dhe minierat.

Vendet pjesëmarrëse në këto operacione ishin Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Kosova, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar./ a.jor.

The post FOKUS – Europol arreston 54 persona me dyshimin për shfrytëzimin në punë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18 October 2025 at 10:32


Policia letoneze ka shkatërruar një rrjet të madh në internet që ka mashtruar mijëra viktima në të gjithë Evropën.

Policia arrestoi shtatë të dyshuar, njoftoi agjencia e zbatimit të ligjit e BE-së, Europol.

Për të shkatërruar rrjetin kriminal, hetuesit e zbatimit të ligjit nga Austria, Estonia dhe Letonia, në partneritet me agjencitë e BE-së Europol dhe Eurojust, u bashkuan.

Hetimi kulmoi me një operacion që u zhvillua më 10 tetor.

Të dyshuarit e ndaluar besohet se janë përgjegjës për më shumë se 1,700 raste individuale të mashtrimit kibernetik në Austri dhe 1,500 në Letoni.


⚠️ International law enforcement operation takes down sophisticated criminal network that enabled criminals to commit serious crimes across Europe.

Read more in our press release: https://t.co/I8ur8sOfVq pic.twitter.com/SOsHzp4egp
— Europol (@Europol) October 17, 2025


Humbja financiare arrin në gati 5 milionë euro, nga të cilat 4.5 milionë euro ishin në Austri dhe 420,000 euro në Letoni.

Bëhet e ditur se si pjesë e operacionit, i cili u quajt SIMCARTEL, policia sekuestroi 1,200 pajisje SIM dhe 40,000 karta SIM aktive.

“Vepra të tjera penale të lehtësuara nga ky shërbim kriminal përfshijnë mashtrimin, zhvatjen, kontrabandën e emigrantëve dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë”, shkroi Europol në një deklaratë. /Telegrafi/

Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prost*tucion, Europol: Ja si u zbulua rrjeti

By: Ela
5 October 2025 at 11:26

Europol ka dhënë detaje në lidhje me një rrjet kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ku vajza nga Amerika Latine, kryesisht nga Kolumbia rekrutohesh për prostitucion. Europol sqaron se më 1 tetor 2025, u zhvilluan bastisje të njëkohshme në Shqipëri dhe Kolumbi, gjatë të cilave u kryen: 16 kontrolle në banesa (7 në Shqipëri […]

The post Rekrutimi i vajzave nga Kolumbia për prost*tucion, Europol: Ja si u zbulua rrjeti appeared first on BoldNews.al.

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara!

By: Elva
3 October 2025 at 17:43

Europol dhe Eurojust, kanë reaguar pas goditjes së një rrjeti kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine në Shqipëri për shfrytëzim seksual. Sipas njoftimeve, rrjeti kryesohej kryesisht nga shtetas kolumbianë, të cilët rekrutuan dhe transportuan gra të cenueshme për të punuar si prostituta në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. Viktimat i nënshtroheshin dhunës […]

The post Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, Europol dhe Eurojust: Mbi 50 vajza kolumbiane të shfrytëzuara! appeared first on BoldNews.al.

Goditet në Tiranë një grup ndërkombëtar i shfrytëzimit të prostitucionit

3 October 2025 at 14:01

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 3 tetor rezultatet e hetimit ndaj një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin e dhjetëra vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Shqipëri. Në njoftim sqarohet se rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine e […]

The post Goditet në Tiranë një grup ndërkombëtar i shfrytëzimit të prostitucionit appeared first on Reporter.al.

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin prostitucion, 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi

By: Fax Web
3 October 2025 at 10:43

Hetimet proaktive disa mujore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çuan në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikimin të qenieve njerëzore nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion nëpërmjet platformave online ‘eskort’.

Operacioni, i cili u zhvillua në kuadër të procedimit penal nr.846, 2025, u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë Kroate, EUROPOL dhe EUROJUST u lëshuan 19 masa sigurie, 9 të cilat u ekzekutuara në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme.

Hetimet zbuluan se shtetasi L. B., 25 vjeç (i arrestuar në Kolumbi gjatë ditës së operacionit), kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast se ndonjë nga shtetaset refuzonte të vazhdonte këtë veprimtari, mbajtja e vajzave bëhej me anë të forcës dhe kanosjes ndaj tyre e familjarëve në Kolumbi, duke përfshirë edhe persona të afërt.

Ndërkohë, shtetasi D.S., bashkëpunonte ngushtë me shtetasin L.B. në sigurimin e kushteve logjistike për akomodimin dhe menaxhimin e rrjetit. Një nga të arrestuarit, shtetasi K. P., mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e L. B.

Një nga të arrestuarit, shtetasi I. G., kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, duke e shndërruar në vend për ushtrim prostitucioni nga vajzat e trafikuara. Në këtë hotel shfrytëzoheshin për prostitucion disa shtetase me origjinë nga Kazakistani dhe i strehonin në këtë hotel. Ndërkohë që shtetasi D. B. sigurohej për shpërndarjen e lëndëve narkotike për disa nga vajzat dhe lehtësonte kontaktet me klientët.

Operacioni u mundësua me mbështetjen e Wester Balkans Criminal Justice projekt i Eurojust (WBCrimJust) në bashkëpunim me EMPACT (European Multidisiplinary Platform Against Criminal Threats) dhe EU4FAST (EU Support to Strengthen the Fight against Migrant Smuggling and Traficking in Human Beings in the Western Balkans).

❌
❌